{"id":58035,"date":"2025-02-18T00:02:07","date_gmt":"2025-02-17T23:02:07","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=58035"},"modified":"2025-02-18T17:26:00","modified_gmt":"2025-02-18T16:26:00","slug":"18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/","title":{"rendered":"&#8211; 18 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. Omologjet Agapiti i Sinait. D\u00ebshmor Agripa."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb koh\u00ebn kur Kisha e Per\u00ebndimit ishte pjes\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb pandar\u00eb, Papa i Rom\u00ebs, si episkopi i qytetit t\u00eb vjet\u00ebr perandorak dhe patriarku i Per\u00ebndimit, g\u00ebzonte nj\u00eb nder t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe shikohej nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt si ruajt\u00ebsi i par\u00eb i tradit\u00ebs apostolike dhe i sakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dogmave. Sh\u00ebn Leoni u ngjit n\u00eb selin\u00eb e Rom\u00ebs gjat\u00eb nj\u00eb prej periudhave m\u00eb kritike t\u00eb historis\u00eb, q\u00eb pa kolapsin e Perandoris\u00eb Romake n\u00eb Per\u00ebndim dhe Kish\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnuar nga \u00e7do an\u00eb prej heretik\u00ebve. Ai shpalli doktrin\u00ebn e plot\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs dhe b\u00ebri \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur unitetin e Kish\u00ebs e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nderohet si n\u00eb Lindje, dhe n\u00eb Per\u00ebndim si sh\u00ebn Leoni i Madh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Leoni lindi n\u00eb Rom\u00eb n\u00eb nj\u00eb familje fisnike me origjin\u00eb nga Toskana. Ai hyri n\u00eb kler i ri n\u00eb mosh\u00eb dhe u b\u00eb kryedhjak i Kish\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb e shtyu t\u00eb tregonte interes p\u00ebr t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet kishtare, si edhe n\u00eb kund\u00ebrshtit\u00eb doktrinare t\u00eb koh\u00ebs. Ishte me nj\u00eb mision n\u00eb Gali, kur mori vesh p\u00ebr vdekjen e papa Celestit dhe q\u00eb populli e zgjodhi at\u00eb unaninimisht p\u00ebr ta pasuar n\u00eb fron. N\u00eb fron\u00ebzimin e tij, n\u00eb shtator 440 dhe n\u00eb \u00e7do p\u00ebrvjetor, ai d\u00ebshmonte n\u00eb predikimet e tij p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e madhe q\u00eb mbante dhe p\u00ebr faktin se p\u00ebrmbushjen e k\u00ebsaj detyre ia kishte besuar vet\u00ebm hirit hyjnor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, iu desh t\u00eb p\u00ebrballej me nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb. Perandoria, e k\u00ebrc\u00ebnuar nga barbar\u00ebt, ishte e minuar prej korrupsionit moral dhe e cop\u00ebtuar prej herezive, duke e l\u00ebn\u00eb popullin e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb dhe injoranc\u00eb. Duke bashkuar me zot\u00ebsi rrept\u00ebsin\u00eb me dhembshurin\u00eb, Sh\u00ebn Leoni nisi t\u00eb reformonte klerin dhe t\u00eb rivendoste rregullin n\u00eb Kishat e Afrik\u00ebs dhe t\u00eb Sicilis\u00eb, pas shkat\u00ebrrimit q\u00eb solli pushtimi i vandal\u00ebve. Ai riforcoi autoritetin e mitropolitit t\u00eb Selanikut mbi Kish\u00ebn e Ilirikumit, q\u00eb varej nga Roma n\u00eb at\u00eb koh\u00eb dhe rivendosi respektin p\u00ebr episkop\u00ebt e Galis\u00eb. Shenjti zb\u00ebrtheu dhe shfaqi haptazi gabimet e heretik\u00ebve manikeist\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb paqortueshme, p\u00ebrkujdesjes p\u00ebr adhurimin hyjnor dhe elokuenc\u00ebs s\u00eb p\u00ebrkor\u00eb t\u00eb homelive t\u00eb tij, ai dha shembullin e bariut t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr episkop\u00ebt dhe prift\u00ebrinjt\u00eb. Gjat\u00eb Kreshm\u00ebve t\u00eb M\u00ebdha, ai shpjegonte misteret e besimit p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar popullin e Per\u00ebndis\u00eb dhe i nxiste ata t\u00eb jetonin n\u00eb p\u00ebrputhje me m\u00ebsimet e Ungjillit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrmbi dhe p\u00ebrtej p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij pastorale, sh\u00ebn Leoni nderohet me t\u00eb drejt\u00eb nga Kisha p\u00ebr kontributin e madh n\u00eb l\u00ebmin e dogmave. Me rastin e d\u00ebnimit t\u00eb sh\u00ebn Flavianit (16 shkurt) n\u00eb Sinodin e rrem\u00eb t\u00eb Efesit, \u201cSinodi Kusar\u201d, si\u00e7 e quajti vet\u00eb sh\u00ebn Leoni, ai nuk hezitoi t\u00eb d\u00ebnonte vendimet e tij dhe t\u00eb th\u00ebrriste nj\u00eb sinod t\u00eb episkop\u00ebve per\u00ebndimor\u00eb p\u00ebr t\u00eb anuluar dekretet e tij dhe p\u00ebr t\u00eb riafirmuar besimin e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka lidhje me personin e Krishtit. Edhe para \u201cSinodit Kusar\u201d, sh\u00ebn Leoni i shkroi nj\u00eb let\u00ebr sh\u00ebn Flavianit, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn, pasi pohonte dhe shfaqte me qart\u00ebsi t\u00eb madhe besimin e Kish\u00ebs n\u00eb hyjnin\u00eb e Krishtit, ai thot\u00eb:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cCil\u00ebsit\u00eb e dy natyrave (hyjnore dhe njer\u00ebzore), mbeten t\u00eb plota, por bashkohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pap\u00ebrzier n\u00eb nj\u00eb Person t\u00eb vet\u00ebm: madh\u00ebshtia lidhet me p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb, pushteti me dob\u00ebsin\u00eb, p\u00ebrjet\u00ebsia me qenien e vdekshme. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e aft\u00eb p\u00ebr t\u00eb paguar borxhin q\u00eb ka lidhje me gjendjen ton\u00eb, natyra e paprishshme hyjnore bashkohet me at\u00eb q\u00eb prishet dhe vuan, meq\u00eb kjo ishte e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb na shp\u00ebtuar. Jisu Krishti u b\u00eb njeri, i vetmi dhe i nj\u00ebjti Nd\u00ebrmjet\u00ebsues midis Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut, vdiq n\u00eb natyr\u00ebn e tij njer\u00ebzore, nd\u00ebrsa ishte i pavdeksh\u00ebm n\u00eb natyr\u00ebn e tij hyjnore&#8230; Ai mori form\u00ebn e skllavit pa njoll\u00ebn e m\u00ebkatit, duke e ngritur lart natyr\u00ebn njer\u00ebzore, pa u shk\u00ebputur nga Hyjnia. Me an\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj p\u00ebrul\u00ebsie t\u00eb vullnetshme, i Padukshmi u b\u00eb i duksh\u00ebm, dhe Krijuesi, Zoti i t\u00eb gjitha gj\u00ebrave, deshi t\u00eb b\u00ebhej si nj\u00eb prej krijesave t\u00eb Tij t\u00eb vdekshme, e kjo nuk \u00ebsht\u00eb pak\u00ebsim i fuqis\u00eb s\u00eb Tij, por nj\u00eb denjim i m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Tij t\u00eb pamas\u00eb&#8230;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshtu, Biri i Per\u00ebndis\u00eb erdhi n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, duke zbritur prej banes\u00ebs s\u00eb Tij qiellore, por pa e braktisur lavdin\u00eb e Tij pran\u00eb Atit&#8230; I nj\u00ebjti Person, \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb Per\u00ebndi i v\u00ebrtet\u00eb dhe njeri i v\u00ebrtet\u00eb; dhe ky bashkim \u00ebsht\u00eb i past\u00ebr, sepse p\u00ebrfshin njer\u00ebzoren e njeriut dhe madh\u00ebshtin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb&#8230; Kisha Katholike jeton dhe do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjithmon\u00eb me k\u00ebt\u00eb besim, se n\u00eb Jisu Krishtin, nuk ka natyr\u00eb njer\u00ebzore pa at\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb hyjnore ose nuk ka Hyjni pa natyr\u00ebn njer\u00ebzore\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Thuhet se sh\u00ebn Leoni e hartoi k\u00ebt\u00eb let\u00ebr n\u00ebn frym\u00ebzimin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb pas shum\u00eb dit\u00ebsh kreshmimi, agripnie dhe lutjeje dhe se e vendosi mbi varrin e sh\u00ebn Petros, duke e lutur protokorifeun e apostujve, q\u00eb t\u00eb korrigjonte \u00e7do lloj gabimi q\u00eb mund t\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore. Pas 40 dit\u00ebsh, apostull Petroja iu shfaq n\u00eb lutje dhe i tha: \u201cE kam lexuar dhe e kam korrigjuar\u201d. Kur e hapi letr\u00ebn, sh\u00ebn Leoni gjeti me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb korrigjimet e b\u00ebra nga sh\u00ebn Petroja, t\u00eb shkruara me dor\u00eb. Kjo let\u00ebr, q\u00eb legat\u00ebt e pap\u00ebs e soll\u00ebn n\u00eb Sinodin e Efesit, u la m\u00ebnjan\u00eb, pa u lexuar nga heretik\u00ebt. Megjithat\u00eb, kur perandori i devotsh\u00ebm, Markiani, dhe sh\u00ebn Pulkeria thirr\u00ebn Sinodin Ekumenik t\u00eb Kalqedonis\u00eb (451), u lexua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb solemne p\u00ebrpara gjith\u00eb et\u00ebrve t\u00eb shenjt\u00eb, q\u00eb e mir\u00ebprit\u00ebn dhe e pranuan, duke th\u00ebn\u00eb me nj\u00eb z\u00eb: \u201cKy \u00ebsht\u00eb besimi i apostujve, ky \u00ebsht\u00eb besimi i et\u00ebrve, Petroja ka foluar me goj\u00ebn e Leonit\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Lindje po ndodhnin k\u00ebto ngjarje t\u00eb m\u00ebdha, Per\u00ebndimi po shkat\u00ebrrohej prej dyndjeve t\u00eb hordhive hune t\u00eb Atil\u00ebs. Pasi mboll\u00ebn vdekjen n\u00eb Gjermani dhe n\u00eb Gali, ata kap\u00ebrcyen Alpet, shkat\u00ebrruan krahin\u00ebn e Milanit dhe erdh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar Rom\u00ebn. Perandori, senati dhe populli i trembur i k\u00ebrkuan shenjtorit t\u00eb negocionte p\u00ebr paqe me tiranin barbar, para t\u00eb cilit dridhej e t\u00ebr\u00eb bota. Pasi veshi rrob\u00ebn e tij episkopale, episkopi i shenjt\u00eb, n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb procesioni t\u00eb gjat\u00eb prift\u00ebrinjsh dhe dhjak\u00ebsh, u paraqit tek Atila. P\u00ebr habi t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, ky barbar, q\u00eb e quanin \u201cKamxhiku i Per\u00ebndis\u00eb\u201d, tregoi nj\u00eb respekt t\u00eb ndrojtur dhe pranoi t\u00eb largohej, duke marr\u00eb edhe nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb madhe parash me vete. Kur luft\u00ebtar\u00ebt e tij i k\u00ebrkuan t\u00eb shpjegonte zem\u00ebrbut\u00ebsin\u00eb e tij t\u00eb pazakont\u00eb, Atila iu p\u00ebrgjigj atyre se papa kishte pran\u00eb tij apostull Petron, q\u00eb mbante n\u00eb dor\u00eb nj\u00eb shpat\u00eb dhe q\u00eb e shikonte me k\u00ebrc\u00ebnim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Roma shp\u00ebtoi k\u00ebshtu me nj\u00eb mrekulli, por jo p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, sepse njer\u00ebzit mosmir\u00ebnjoh\u00ebs e harruan bekimin e Per\u00ebndis\u00eb dhe, t\u00eb udh\u00ebhequr nga perandori, rifilluan jet\u00ebn e tyre t\u00eb shthurur. Zoti nuk e p\u00ebrmbajti m\u00eb zem\u00ebrimin e Tij kund\u00ebr popullit mosmir\u00ebnjoh\u00ebs t\u00eb qytetit kryelart\u00eb dhe lejoi q\u00eb vandal\u00ebt e Genserikut t\u00eb pushtonin dhe t\u00eb bastisnin Rom\u00ebn m\u00eb 455. Papa shkoi p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr t\u00eb takuar pushtuesin q\u00eb premtoi se do t\u00eb kursente jet\u00ebt e banor\u00ebve t\u00eb qytetit dhe nd\u00ebrtesat e tij. Ushtria pushtuese u k\u00ebnaq me pla\u00e7k\u00ebn e madhe t\u00eb luft\u00ebs dhe me rob\u00ebrimin e nj\u00eb numri t\u00eb madh banor\u00ebsh, si nga fisnik\u00ebt ashtu edhe nga populli i thjesht\u00eb. Sapo u rikthye paqja, Leoni u mor me ngush\u00ebllimin e t\u00eb mbijetuarve, duke ringritur kishat e shkat\u00ebrruara dhe duke rehabilituar edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, me sa ishte e mundur, jet\u00ebn e krishter\u00eb, n\u00eb qytetin dikur t\u00eb lavdish\u00ebm. Ai pati sukses n\u00eb d\u00ebrgimin e ndihmave dhe prift\u00ebrinjve p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb internuarit n\u00eb Afrik\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs ia p\u00ebrkushtoi p\u00ebrkujdesjes baritore dhe ruajtjes s\u00eb besimit t\u00eb Sinodit t\u00eb Kalqedonis\u00eb, i cili k\u00ebrc\u00ebnohej nga monofizit\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kish\u00ebn e Aleksandris\u00eb. Fjeti m\u00eb 461, pas nj\u00eb baritimi q\u00eb zgjati 21 vjet.<\/p>\n<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Omologjet Agapiti i Sinait.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Agapiti ishte me origjin\u00eb nga Kapadokia. Kur ishte i ri, hyri n\u00eb nj\u00eb manastir q\u00eb kishte m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb mij\u00eb murgj. Si nj\u00eb blet\u00eb q\u00eb shkon nga nj\u00ebra lule n\u00eb tjetr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nektarin, ai merrte shembullin e mir\u00eb t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb virtyte dhe n\u00eb p\u00ebrpjekjet asketike, p\u00ebr t\u00eb ofruar edhe ai mjaltin e \u00ebmb\u00ebl t\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb te Zoti. Ai mposhti prirjen natyrore, duke u ushqyer p\u00ebr 30 vjet vet\u00ebm me bim\u00eb t\u00eb egra mali dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se 18 dit\u00eb h\u00ebngri hirin n\u00eb vend t\u00eb buk\u00ebs. Agapiti e mposhti aq shum\u00eb gjumin, saq\u00eb nj\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb pushimi i mjaftonte dhe e kalonte pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb mbetur t\u00eb nat\u00ebs duke u lutur. Ishte gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur \u00e7do bindje n\u00eb jet\u00ebn murg\u00ebrore dhe e shikonte veten si sh\u00ebrb\u00ebtorin e t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, para t\u00eb cil\u00ebve ulej me nderim t\u00eb madh, duke i quajtur zot\u00ebrinjt\u00eb e tij. K\u00ebshtu fitoi dashamir\u00ebsin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, admirimin e njer\u00ebzve dhe hirin e kryerjes s\u00eb shum\u00eb mrekullive. Vet\u00ebm duke b\u00ebr\u00eb shenj\u00ebn e Kryqit, ngordhi nj\u00eb dragua q\u00eb terrorizonte njer\u00ebzit e krahin\u00ebs dhe sh\u00ebroi nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb munduar p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fama e jet\u00ebs dhe e virtytit t\u00eb tij n\u00eb p\u00ebrpjekjen shpirt\u00ebrore arriti n\u00eb vesh\u00ebt e perandorit Licinius (313-324), i cili e mobilizoi n\u00eb ushtri. Megjithat\u00eb shenjtori vazhdoi p\u00ebrpjekjen e tij asketike dhe i trajtonte shok\u00ebt e ushtris\u00eb si v\u00ebllez\u00ebr manastiri. Vet\u00ebm prania e tij ishte e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar s\u00ebmundjet e njer\u00ebzve e t\u00eb kafsh\u00ebve, t\u00eb d\u00ebbonte demon\u00ebt, madje t\u00eb ngjallte edhe t\u00eb vdekurit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Agapiti ishte i pranish\u00ebm n\u00eb betejat e lavdishme t\u00eb martir\u00ebve Viktori, Dorotheu, Theodhuli dhe Agripa, madje u pushtua edhe vet\u00eb nga nj\u00eb d\u00ebshir\u00eb e flakt\u00eb p\u00ebr t\u2019u martirizuar, q\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrinte n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb e k\u00ebsaj lavdie shpirt\u00ebrore. Ai u paraqit vet\u00eb tek ekzekutuesit e martir\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt e godit\u00ebn me hesht\u00eb, por P\u00ebrkujdesja Hyjnore e ruajti t\u00eb pacenuar p\u00ebr hir t\u00eb shp\u00ebtimit t\u00eb shum\u00eb shpirtrave.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb Liciniusit, sh\u00ebn Konstandini i Madh u b\u00eb perandor i vet\u00ebm. Nj\u00eb nga sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tij, ngaq\u00eb ishte i pushtuar nga nj\u00eb frym\u00eb e keqe, th\u00ebrriste vazhdimisht p\u00ebr Agapitin. Perandori dha urdh\u00ebr q\u00eb Agapiti t\u00eb vinte n\u00eb pallat dhe, sapo shenjtori nisi t\u00eb lutej, demoni u d\u00ebbua prej njeriut. Gjith\u00e7ka q\u00eb Agapiti k\u00ebrkoi si shp\u00ebrblim ishte ta lironin nga ushtria, q\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb jet\u00ebn e tij t\u00eb shtrenjt\u00eb t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb. Pasi u kthye n\u00eb manastir, u hirotonis prift nga episkopi i Sinait (n\u00eb Lidi, Simavi i sot\u00ebm) dhe m\u00eb von\u00eb, pas vdekjes s\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, Agapiti u zgjodh unanimisht nga kleri dhe populli i qytetit si episkop i tyre. Hiri hyjnor, q\u00eb e kishte lart\u00ebsuar Agapitin n\u00eb ofiqin episkopal, tani e b\u00ebri nj\u00eb burim t\u00eb pareshtur mrekullish e profecish. Me an\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb tij fashiteshin furtunat, binte shi, largoheshin karkaleca e mushkonja dhe d\u00ebboheshin demon\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00ebher\u00eb, kur donte t\u00eb nd\u00ebrtonte nj\u00eb kish\u00eb, zhvendosi me lutjen e tij nj\u00eb shk\u00ebmb t\u00eb madh, q\u00eb i b\u00ebnte pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb dyshonin p\u00ebr suksesin e vepr\u00ebs s\u00eb tyre; ndryshoi rrjedh\u00ebn e nj\u00eb lumi q\u00eb p\u00ebrmbytte tokat e besimtar\u00ebve t\u00eb nj\u00eb episkopate fqinj\u00eb etj. Ai i nxirrte m\u00ebkatet e fshehura t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb drit\u00eb dhe korrigjonte me vendosm\u00ebri gabimet e klerit e t\u00eb popullit. M\u00ebshira e tij ishte e pakufishme p\u00ebr t\u00eb varfrit, t\u00eb cil\u00ebve ishte gati t\u2019u jepte edhe tunik\u00ebn e tij t\u00eb vetme. Ishte mik i ngusht\u00eb i sh\u00ebn Parthenit t\u00eb Lampsak\u00ebs (7 shkurt), i cili, para hirotonisjes e k\u00ebshilloi rreth detyrave t\u00eb episkopit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Meqen\u00ebse sh\u00ebrbeu p\u00ebr shum\u00eb vjet si nj\u00eb kujdestar i mir\u00eb i Hirit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, sh\u00ebn Agapiti fjeti n\u00eb Zotin i g\u00ebzuar, nd\u00ebrsa lutej p\u00ebr shp\u00ebtimin e grigj\u00ebs s\u00eb tij shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. &nbsp; N\u00eb koh\u00ebn kur Kisha e Per\u00ebndimit ishte pjes\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb pandar\u00eb, Papa i Rom\u00ebs, si episkopi i qytetit t\u00eb vjet\u00ebr perandorak dhe patriarku i Per\u00ebndimit, g\u00ebzonte nj\u00eb nder t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe shikohej nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt si ruajt\u00ebsi i par\u00eb i tradit\u00ebs apostolike dhe i sakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dogmave. Sh\u00ebn Leoni u ngjit n\u00eb selin\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":58039,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-58035","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 18 Shkurt - Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. Omologjet Agapiti i Sinait. D\u00ebshmor Agripa. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 18 Shkurt - Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. Omologjet Agapiti i Sinait. D\u00ebshmor Agripa. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. &nbsp; N\u00eb koh\u00ebn kur Kisha e Per\u00ebndimit ishte pjes\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb pandar\u00eb, Papa i Rom\u00ebs, si episkopi i qytetit t\u00eb vjet\u00ebr perandorak dhe patriarku i Per\u00ebndimit, g\u00ebzonte nj\u00eb nder t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe shikohej nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt si ruajt\u00ebsi i par\u00eb i tradit\u00ebs apostolike dhe i sakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dogmave. Sh\u00ebn Leoni u ngjit n\u00eb selin\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-02-17T23:02:07+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-02-18T16:26:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 18 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. Omologjet Agapiti i Sinait. D\u00ebshmor Agripa.\",\"datePublished\":\"2025-02-17T23:02:07+00:00\",\"dateModified\":\"2025-02-18T16:26:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/\"},\"wordCount\":2329,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/\",\"name\":\"- 18 Shkurt - Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. Omologjet Agapiti i Sinait. D\u00ebshmor Agripa. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-02-17T23:02:07+00:00\",\"dateModified\":\"2025-02-18T16:26:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 18 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. Omologjet Agapiti i Sinait. D\u00ebshmor Agripa.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 18 Shkurt - Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. Omologjet Agapiti i Sinait. D\u00ebshmor Agripa. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 18 Shkurt - Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. Omologjet Agapiti i Sinait. D\u00ebshmor Agripa. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. &nbsp; N\u00eb koh\u00ebn kur Kisha e Per\u00ebndimit ishte pjes\u00eb e Kish\u00ebs s\u00eb pandar\u00eb, Papa i Rom\u00ebs, si episkopi i qytetit t\u00eb vjet\u00ebr perandorak dhe patriarku i Per\u00ebndimit, g\u00ebzonte nj\u00eb nder t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe shikohej nga t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt si ruajt\u00ebsi i par\u00eb i tradit\u00ebs apostolike dhe i sakt\u00ebsis\u00eb n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e dogmave. Sh\u00ebn Leoni u ngjit n\u00eb selin\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-02-17T23:02:07+00:00","article_modified_time":"2025-02-18T16:26:00+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 18 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. Omologjet Agapiti i Sinait. D\u00ebshmor Agripa.","datePublished":"2025-02-17T23:02:07+00:00","dateModified":"2025-02-18T16:26:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/"},"wordCount":2329,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/","name":"- 18 Shkurt - Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. Omologjet Agapiti i Sinait. D\u00ebshmor Agripa. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg","datePublished":"2025-02-17T23:02:07+00:00","dateModified":"2025-02-18T16:26:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51883979987_da7a7988e4_b.jpg","width":"706","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/18\/18-shkurt-oshenar-leoni-i-madh-i-romes-omologjet-agapiti-i-sinait-deshmor-agripa\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 18 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Leoni i Madh i Rom\u00ebs. Omologjet Agapiti i Sinait. D\u00ebshmor Agripa."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58035","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=58035"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58035\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63369,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/58035\/revisions\/63369"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/58039"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=58035"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=58035"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=58035"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}