{"id":57909,"date":"2025-02-12T00:02:29","date_gmt":"2025-02-11T23:02:29","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=57909"},"modified":"2025-02-13T14:23:25","modified_gmt":"2025-02-13T13:23:25","slug":"12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/","title":{"rendered":"&#8211; 12 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Llambadhe e Orthodhoksis\u00eb dhe model i jet\u00ebs ungjillore, njeri i paqes dhe i pajtimit, sh\u00ebn Meleti punoi p\u00ebr rivendosjen e paqes dhe t\u00eb unitetit t\u00eb Kish\u00ebs, q\u00eb ishte shkat\u00ebrruar nga pasuesit e Ariosit, gjat\u00eb shekullit t\u00eb 4-t, me gjith\u00eb vendimet e Sinodit t\u00eb Nikeas (325).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai vinte nga nj\u00eb familje fisnike nga Melitina, n\u00eb Armenin\u00eb e Poshtme, dhe shihej si nj\u00eb nga klerik\u00ebt m\u00eb t\u00eb shkolluar dhe t\u00eb virtytsh\u00ebm. Duke qen\u00eb i zellsh\u00ebm n\u00eb ruajtjen e porosive t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, u b\u00eb nj\u00eb en\u00eb e zgjedhur e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe burim mir\u00ebsie, duke ofruar paqe, g\u00ebzim dhe qet\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb i afroheshin. I p\u00ebrulur n\u00eb zem\u00ebr si Davidi, i urt\u00eb si Solomoni dhe i pajisur q\u00eb lartazi me autoritet t\u00eb madh shpirt\u00ebror si ai i Moisiut, ai jepte m\u00ebsim doktrin\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ekuilibruar dhe me gjykim t\u00eb drejt\u00eb, duke e bashkuar grigj\u00ebn e Kish\u00ebs, q\u00eb ishte e ndar\u00eb n\u00eb shum\u00eb grupe. \u00cbmb\u00eblsia e pamjes s\u00eb tij, e \u00e7liruar duksh\u00ebm nga pasionet, dhe buz\u00ebqeshja e tij t\u00ebrheq\u00ebse tregonin se ai ishte nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues autentik i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Meleti u zgjodh episkop i Sebast\u00ebs, pas largimit t\u00eb Efstathit nga kjo detyr\u00eb m\u00eb 358, por e gjeti popullin t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb dhe ishte e pamundur ta qeveriste, prandaj e braktisi selin\u00eb e tij. Ai shkoi n\u00eb Beroea (Alepo), por vazhdoi t\u00eb interesohej p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e episkopat\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas largimit t\u00eb arianistit Evdoks, Meleti u zgjodh kryepiskop i Antiokis\u00eb, i mitropolis\u00eb s\u00eb Lindjes (360), q\u00eb ishte katandisur n\u00eb nj\u00eb gjendje t\u00eb mjer\u00eb q\u00eb nga koha e internimit t\u00eb sh\u00ebn Efstathit (21 shkurt). Konsensusi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i popullit ishte n\u00eb favor t\u00eb Meletit. Arianist\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm besonin se ai do t\u00eb kishte t\u00eb nj\u00ebjtat bindje t\u00eb gabuara si ata dhe shpresonin t\u00eb fitonin n\u00ebp\u00ebrmjet tij t\u00eb gjith\u00eb Lindjen, nd\u00ebrsa orthodhoks\u00ebt ishin t\u00eb bindur p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e besimit t\u00eb tij. Mosmarr\u00ebveshjet u lan\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht m\u00ebnjan\u00eb dhe episkopi i zgjedhur u prit n\u00eb qytet si nj\u00eb ikon\u00eb e gjall\u00eb e Krishtit nga populli q\u00eb festonte me madh\u00ebshti ardhjen e tij. Madje kishin dal\u00eb p\u00ebr ta pritur edhe hebrenj e pagan\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fron\u00ebzimi i tij u krye n\u00eb pranin\u00eb e perandorit Konstant, q\u00eb ishte n\u00eb an\u00ebn e arianist\u00ebve. Ai i k\u00ebrkoi episkopit dhe klerik\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, q\u00eb t\u2019i shpjegonin popullit tekstin p\u00ebr t\u00eb cilin debatohej aq shum\u00eb: \u201cZoti m\u00eb krijoi n\u00eb fillimet e rrug\u00ebve t\u00eb tij, p\u00ebrpara veprave t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb lashta\u201d (Fjal. Urt. 8:22). Kur mori fjal\u00ebn pas arianist\u00ebve ekstremist\u00eb, Gjergjit dhe Akakit t\u00eb Qesaris\u00eb, Meleti shpjegoi me qart\u00ebsi doktrin\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Paraqitja e besimit prej tij u duartrokit me entuziaz\u00ebm nga orthodhoks\u00ebt dhe u prit me zem\u00ebrim nga arianist\u00ebt, q\u00eb pan\u00eb se shpresat e tyre po veniteshin. Kryedhjaku, nj\u00eb arianist i njohur, arriti deri n\u00eb paturp\u00ebsin\u00eb sa t\u2019i mbyllte goj\u00ebn me dor\u00eb kryebariut. Por, Meleti, shtriu dor\u00ebn e tij p\u00ebrpara popullit me tre gisht\u00ebrinjt\u00eb e bashkuar dhe me dy t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb mbledhur, p\u00ebr t\u00eb treguar se t\u00eb Tre personat e Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb nga natyra e jan\u00eb nj\u00eb dhe i vetmi Per\u00ebndi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Arianist\u00ebt, t\u00eb zhg\u00ebnjyer dhe t\u00eb zem\u00ebruar, nis\u00ebn menj\u00ebher\u00eb t\u00eb komplotonin kund\u00ebr episkopit t\u00eb ri dhe arrit\u00ebn ta bindnin perandorin q\u00eb ta internonte n\u00eb Melitin\u00eb dhe ta z\u00ebvend\u00ebsonte me nj\u00eb arianist. Por, at\u00eb e donte aq shum\u00eb populli, saq\u00eb zyrtari i ngarkuar p\u00ebr ta shkarkuar dhe arrestuar rrezikohej t\u00eb vritej nga turma. Meleti i shp\u00ebtoi jet\u00ebn duke e mbuluar me rrob\u00ebn e tij, duke na dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb m\u00ebsim zem\u00ebrgjer\u00ebsie ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve. Mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb shumt\u00eb udh\u00ebtuan p\u00ebr n\u00eb Melitin\u00eb, nga vende t\u00eb larg\u00ebta si Armenia, p\u00ebr t\u00eb vizituar episkopin e internuar dhe p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar m\u00ebsimin e tij. N\u00eb Antioki njer\u00ebzit i th\u00ebrrisnin f\u00ebmij\u00ebt me emrin e tij, e kishin pikturuar n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre dhe silleshin nj\u00ebsoj sikur ai t\u00eb ndodhej atje i pranish\u00ebm, duke mos e pranuar kungimin me episkopin e caktuar me forc\u00eb nga autoritetet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur vdekja e goditi perandorin Konstant (361), si nj\u00eb nd\u00ebshkim i merituar p\u00ebr herezin\u00eb e tij, pasuesi i tij, Julian Apostati, nxori nj\u00eb edikt q\u00eb lejonte praktikimin e lir\u00eb t\u00eb \u00e7do feje n\u00eb perandori, si nj\u00eb mas\u00eb paraprake p\u00ebr t\u00eb vendosur m\u00eb von\u00eb fen\u00eb e idhujve pagan\u00eb. Meleti ishte tashm\u00eb i lir\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb selin\u00eb e tij, bashk\u00eb me episkop\u00eb t\u00eb tjer\u00eb orthodhoks\u00eb, t\u00eb internuar nga Konstanti. Populli orthodhoks rendi si nj\u00eb i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb puthur duart dhe k\u00ebmb\u00ebt e episkopit t\u00eb tyre t\u00eb rikthyer, si t\u00eb nj\u00eb ikone t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb Zotit dhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bekimin e Per\u00ebndis\u00eb nga prekja e trupit t\u00eb tij frym\u00ebmbajt\u00ebs. Populli, vet\u00ebm duke e par\u00eb at\u00eb, i kuptonte se \u00e7far\u00eb ishin t\u00eb gjitha virtytet ungjillore dhe, kur e d\u00ebgjonte, m\u00ebsonte doktrin\u00ebn e past\u00ebr nga goja e tij. Megjithat\u00eb, sapo p\u00ebrfundoi festimi p\u00ebr kthimin e tij, mori vesh me hidh\u00ebrim se orthodhoks\u00ebt e qytetit ishin t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb disa grupe.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa i kishin mbetur besnik\u00eb atij, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb, duke mbajtur me dashuri kujtimin e sh\u00ebn Efstathit dhe t\u00eb ngulitur pas kanoneve t\u00eb Nikeas, vinin n\u00eb dyshim vlefshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb zgjedhjeje, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn arianist\u00ebt kishin qen\u00eb pjes\u00eb. Duke mos pranuar Meletin si episkopin legjitim, ata zgjodh\u00ebn priftin Paulin. Kjo skizm\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur bashk\u00ebpunimi i ngusht\u00eb ishte m\u00eb se i nevojsh\u00ebm, zgjati 85 vjet (deri m\u00eb 485) dhe e shtyu fitoren p\u00ebrfundimtare t\u00eb orthodhoksis\u00eb mbi arianizmin. Meleti donte t\u00eb punonte me dashuri t\u00eb madhe me Paulinin dhe t\u00eb fuqizonte popullin n\u00eb besimin e v\u00ebrtet\u00eb, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballohej si\u00e7 duhej k\u00ebrc\u00ebnimi n\u00eb rritje i persekutimit pagan n\u00ebn sundimin e Julianit. Shum\u00eb shpejt, pasi e rid\u00ebrgoi Meletin n\u00eb internim, Apostati vdiq dhe u pasua nga orthodhoksi Joviani, i cili rithirri shenjtorin dhe episkop\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb internuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur Joviani nd\u00ebrroi jet\u00eb, pasi mbret\u00ebroi vet\u00ebm 8 muaj (364) dhe n\u00eb pushtet erdhi Valensi, nj\u00eb arianist fanatik, Meletit iu desh t\u00eb merrte rrug\u00ebn e internimit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb, bashk\u00eb me rr\u00ebfyes t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb besimit. Ai u t\u00ebrhoq n\u00eb nj\u00eb prej pronave t\u00eb tij n\u00eb kufijt\u00eb e Armenis\u00eb me Kapadokin\u00eb, ku pati mund\u00ebsi t\u00eb takohej shum\u00eb her\u00eb me sh\u00ebn Vasilin e Madh, doktrin\u00ebn e t\u00eb cilit e mb\u00ebshteste plot\u00ebsisht. Sh\u00ebn Vasili i Madh u b\u00eb nj\u00eb nga mbrojt\u00ebsit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe m\u00eb aktiv\u00eb t\u00eb sh\u00ebn Meletit, duke b\u00ebr\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bindur episkop\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb q\u00eb t\u00eb hynin n\u00eb kungim me t\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Meleti la shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebs besnik\u00eb n\u00eb Antioki, si Diodorin, episkopin e m\u00ebvonsh\u00ebm t\u00eb Tarsit; Flavianin, pasuesin e tij n\u00eb fronin e Antiokis\u00eb dhe, sidomos, sh\u00ebn Joan Gojartin, q\u00eb e kishte pag\u00ebzuar dhe e kishte marr\u00eb nga dija shekullare dhe e kishte iniciuar n\u00eb studimin e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, para se ta dor\u00ebzonte dhjak. Shembulli i episkopit t\u00eb tyre t\u00eb shenjt\u00eb dhe k\u00ebshillat e asket\u00ebve q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb qytet nga malet atje pran\u00eb, e ndez\u00ebn m\u00eb shum\u00eb zellin e popullit t\u00eb Antiokis\u00eb, q\u00eb u p\u00ebrball me trim\u00ebri me pasojat e persekutimit dhe k\u00ebrc\u00ebnimet e perandorit (378), derisa liria fetare u shpall nga Graciani, perandori i Per\u00ebndimit, pas Valensit. Pas k\u00ebsaj Meleti mblodhi nj\u00eb sinod t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 150 episkop\u00eb, i cili pohoi doktrin\u00ebn e Nikeas dhe d\u00ebnoi herezit\u00eb, duke shpallur unitetin e besimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pak para ngjitjes s\u00eb tij n\u00eb fron, perandori besimtar, Theodhosi i Madh (379-395), pa n\u00eb nj\u00eb vizion sh\u00ebn Meletin teksa e vishte me purpurin perandorak dhe i vendoste kuror\u00ebn n\u00eb kok\u00eb. Theodhosi vendosi t\u2019u jepte fund ndasive t\u00eb shkaktuara nga arianizmi dhe herezi t\u00eb tjera, duke mbledhur nj\u00eb sinod ekumenik, q\u00eb do t\u00eb konfirmonte vendimet e Nikeas. D\u00ebrgoi njer\u00ebz q\u00eb t\u2019i sillnin sh\u00ebn Meletin, t\u00eb cilin e priti me shum\u00eb nderime dhe e caktoi t\u00eb kryesonte Sinodin e Dyt\u00eb Ekumenik, q\u00eb u mblodh n\u00eb Konstandinopoj\u00eb n\u00eb maj t\u00eb vitit 381.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi mori aprovimin e et\u00ebrve p\u00ebr vlefshm\u00ebrin\u00eb e transferimit t\u00eb sh\u00ebn Grigor Theologut nga Sasima p\u00ebr n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, Meleti u s\u00ebmur dhe ia dor\u00ebzoi shpirtin e tij Per\u00ebndis\u00eb, nd\u00ebrsa sinodi vazhdonte punimet. I t\u00ebr\u00eb Qyteti mori pjes\u00eb n\u00eb varrimin e tij, n\u00eb pranin\u00eb e perandorit dhe t\u00eb et\u00ebrve t\u00eb Sinodit. Sh\u00ebn Grigori i Nis\u00ebs vajtoi humbjen e Kish\u00ebs s\u00eb Antiokis\u00eb, t\u00eb Sinodit dhe t\u00eb mbar\u00eb Lindjes, t\u00eb atij q\u00eb \u201ckishte qen\u00eb mjeku i shpirtrave, komandanti i ushtris\u00eb s\u00eb Krishtit dhe timonieri i anijes s\u00eb Kish\u00ebs, t\u00eb kamxhikuar nga stuhia e herezive\u201d. Lipsani i tij i shenjt\u00eb u transferua me nderime t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb Antioki. Pasi u prit gjat\u00eb rrug\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha qytetet me nderimet e nj\u00eb fitimtari, lipsani u vendos n\u00eb varrin e sh\u00ebn Vavilas.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27462%27%20height%3D%27672%27%20viewBox%3D%270%200%20462%20672%27%3E%3Crect%20width%3D%27462%27%20height%3D%27672%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51876735021_d25f512ec3_b.jpg\" width=\"462\" height=\"672\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Kristoja la Shqip\u00ebrin\u00eb, vendlindjen e tij, kur ishte 40 vje\u00e7, p\u00ebr t\u00eb punuar si kopshtar n\u00eb Konstandinopoj\u00eb. N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb pazari nj\u00eb turk u zu me t\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7mimit t\u00eb produkteve q\u00eb ai po shiste dhe k\u00ebt\u00eb e pasoi nj\u00eb shk\u00ebmbim fjal\u00ebsh t\u00eb hidhura. Turku u hakmor duke e akuzuar Kriston se i kishte premtuar q\u00eb do t\u00eb konvertohej n\u00eb Islam. Ai e \u00e7oi shenjtorin n\u00eb gjykat\u00eb, ku 2 d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb rrem\u00eb pohuan akuzat e tij. Meq\u00eb mbeti i pal\u00ebkundur n\u00eb pohimin e besimit t\u00eb tij te Krishti, e rrah\u00ebn n\u00eb shputat e k\u00ebmb\u00ebve dhe e fut\u00ebn n\u00eb burg.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Poeti i madh, i njohur dhe si njeriu i letrave Cezar Daponte (1713-1784), q\u00eb m\u00eb pas u b\u00eb murg athonit, u burgos edhe ai n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, p\u00ebr arsye politike. Me k\u00ebrkes\u00ebn e tij ia hoq\u00ebn shenjtorit k\u00ebmb\u00ebt nga nj\u00eb mors\u00eb druri, q\u00eb ia shtr\u00ebngonte fort dhe e k\u00ebshilloi Kriston t\u00eb hante di\u00e7ka sa p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb veten. Por ushtari i Krishtit nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cP\u00ebrse duhet t\u00eb ha? Dua t\u00eb vdes i uritur dhe i etur p\u00ebr Krishtin!\u201d. Ai i dha Cezarit gurin ku mprehte thikat, i cili varej n\u00eb rripin e tij, duke i k\u00ebrkuar ta shiste dhe, me parat\u00eb q\u00eb do t\u00eb merrte, t\u00eb b\u00ebnte disa Liturgji n\u00eb kujtim t\u00eb tij. Shenjtorit ia pren\u00eb kok\u00ebn po at\u00eb dit\u00eb, m\u00eb 12 shkurt 1748.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. &nbsp; Llambadhe e Orthodhoksis\u00eb dhe model i jet\u00ebs ungjillore, njeri i paqes dhe i pajtimit, sh\u00ebn Meleti punoi p\u00ebr rivendosjen e paqes dhe t\u00eb unitetit t\u00eb Kish\u00ebs, q\u00eb ishte shkat\u00ebrruar nga pasuesit e Ariosit, gjat\u00eb shekullit t\u00eb 4-t, me gjith\u00eb vendimet e Sinodit t\u00eb Nikeas (325). Ai vinte nga nj\u00eb familje fisnike nga Melitina, n\u00eb Armenin\u00eb e Poshtme, dhe shihej si<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":57914,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-57909","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 12 Shkurt - Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 12 Shkurt - Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. &nbsp; Llambadhe e Orthodhoksis\u00eb dhe model i jet\u00ebs ungjillore, njeri i paqes dhe i pajtimit, sh\u00ebn Meleti punoi p\u00ebr rivendosjen e paqes dhe t\u00eb unitetit t\u00eb Kish\u00ebs, q\u00eb ishte shkat\u00ebrruar nga pasuesit e Ariosit, gjat\u00eb shekullit t\u00eb 4-t, me gjith\u00eb vendimet e Sinodit t\u00eb Nikeas (325). Ai vinte nga nj\u00eb familje fisnike nga Melitina, n\u00eb Armenin\u00eb e Poshtme, dhe shihej si\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-02-11T23:02:29+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2025-02-13T13:23:25+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 12 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar.\",\"datePublished\":\"2025-02-11T23:02:29+00:00\",\"dateModified\":\"2025-02-13T13:23:25+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/\"},\"wordCount\":1895,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/\",\"name\":\"- 12 Shkurt - Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-02-11T23:02:29+00:00\",\"dateModified\":\"2025-02-13T13:23:25+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 12 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 12 Shkurt - Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 12 Shkurt - Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. &nbsp; Llambadhe e Orthodhoksis\u00eb dhe model i jet\u00ebs ungjillore, njeri i paqes dhe i pajtimit, sh\u00ebn Meleti punoi p\u00ebr rivendosjen e paqes dhe t\u00eb unitetit t\u00eb Kish\u00ebs, q\u00eb ishte shkat\u00ebrruar nga pasuesit e Ariosit, gjat\u00eb shekullit t\u00eb 4-t, me gjith\u00eb vendimet e Sinodit t\u00eb Nikeas (325). Ai vinte nga nj\u00eb familje fisnike nga Melitina, n\u00eb Armenin\u00eb e Poshtme, dhe shihej si","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-02-11T23:02:29+00:00","article_modified_time":"2025-02-13T13:23:25+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 12 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar.","datePublished":"2025-02-11T23:02:29+00:00","dateModified":"2025-02-13T13:23:25+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/"},"wordCount":1895,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/","name":"- 12 Shkurt - Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg","datePublished":"2025-02-11T23:02:29+00:00","dateModified":"2025-02-13T13:23:25+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51875770047_d81b60665a_b.jpg","width":"706","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/12\/12-shkurt-oshenar-meleti-i-antiokise-deshmor-i-ri-kristo-kopshtari-shqiptar\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 12 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Meleti i Antiokis\u00eb. D\u00ebshmor i ri Kristo Kopshtari, shqiptar."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57909","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57909"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57909\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63303,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57909\/revisions\/63303"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57914"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57909"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57909"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57909"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}