{"id":57818,"date":"2025-02-07T00:02:16","date_gmt":"2025-02-06T23:02:16","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=57818"},"modified":"2025-02-03T17:55:46","modified_gmt":"2025-02-03T16:55:46","slug":"07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/","title":{"rendered":"&#8211; 07 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri. Osh\u00ebnare Mastridia. D\u00ebshmor i ri Gjergji."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs.<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Partheni ishte biri i dhjakut Kristodhulos, nga Melitopolis n\u00eb Helespont. Edhe pse i pashkolluar, d\u00ebgjonte me v\u00ebmendje leximin e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb kish\u00eb dhe p\u00ebrpiqej ta zbatonte at\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Merrej me peshkim dhe fitimet ua jepte t\u00eb varf\u00ebrve, duke mos mbajtur asgj\u00eb p\u00ebr vete. P\u00ebrd\u00ebllimi i tij u b\u00eb i njohur te t\u00eb gjith\u00eb, dhe Fileti, episkopi i Melitopolis, e bindi t\u00eb pranonte hirotonisjen n\u00eb prift\u00ebri, me detyr\u00eb q\u00eb t\u00eb kujdesej p\u00ebr dioqez\u00ebn, duke vizituar besimtar\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e tyre. Hiri i Per\u00ebndis\u00eb solli shum\u00eb fryte tek ai, duke kryer shum\u00eb mrekulli dhe sh\u00ebrime. Nj\u00eb dit\u00eb, takoi nj\u00eb njeri n\u00eb rrug\u00eb, t\u00eb cilit i kishte dal\u00eb syri, sepse e kishte goditur me brir\u00eb nj\u00eb buall. Shenjti i rivendosi syrin dhe ia sh\u00ebroi. N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, sh\u00ebroi nj\u00eb grua nga nj\u00eb tumor vdekjeprur\u00ebs, vet\u00ebm duke i b\u00ebr\u00eb shenj\u00ebn e Kryqit. Gjithashtu, kur nj\u00eb qen i t\u00ebrbuar e sulmoi, ai b\u00ebri q\u00eb kafsha t\u00eb binte e ngordhur n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tij, thjesht pasi i fryu.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur pa kaq shum\u00eb shenja t\u00eb dashamir\u00ebsis\u00eb hyjnore, Askali, mitropoliti i Kizik\u00ebs, e dor\u00ebzoi episkop t\u00eb qytetit t\u00eb Lampsak\u00ebs, q\u00eb ishte ende n\u00eb prangat e idhujtaris\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb kreshm\u00ebve, lutjeve dhe fjal\u00ebve t\u00eb frym\u00ebzuara, por, mbi t\u00eb gjitha, me an\u00eb t\u00eb shembullit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij ungjillore, shenjtori ia doli mban\u00eb t\u00eb konvertonte t\u00eb gjith\u00eb qytetin. Kur vizitoi oborrin e sh\u00ebn Konstandinit t\u00eb Madh, ai u autorizua t\u00eb shkat\u00ebrronte tempujt pagan\u00eb t\u00eb Lampsak\u00ebs dhe mori fondet p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb kish\u00eb. Kur u p\u00ebrfundua nd\u00ebrtesa, soll\u00ebn nj\u00eb gur t\u00eb madh p\u00ebr ta vendosur mbi altar, por kau q\u00eb t\u00ebrhiqte karroc\u00ebn u t\u00ebrbua nga nxitja e djallit dhe gjith\u00eb pesha e saj ra mbi karrocierin. Shenjtori iu lut me gjith\u00eb shpirt Per\u00ebndis\u00eb dhe i vdekuri u rikthye n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Partheni ishte ati i dashur dhe p\u00ebrkujdesja e v\u00ebrtet\u00eb e atij qyteti. Ai sh\u00ebronte \u00e7do s\u00ebmundje, duke i nxjerr\u00eb mjek\u00ebt t\u00eb tep\u00ebrt, e kjo gj\u00eb shkaktonte smir\u00ebn e tyre. Nj\u00ebsoj si drita q\u00eb shp\u00ebrndan err\u00ebsir\u00ebn, me ardhjen e tij demon\u00ebt u larguan. Nj\u00eb dit\u00eb ai urdh\u00ebroi nj\u00eb demon t\u00eb dilte nga nj\u00eb njeri i varf\u00ebr, por shpirti i keq i tha: \u201cM\u00eb jep nj\u00eb vend ku t\u00eb jetoj deri n\u00eb dit\u00ebn e frikshme t\u00eb Gjyqit ose, t\u00eb pakt\u00ebn, t\u00eb shkoj t\u00eb banoj n\u00eb tuf\u00ebn e derrave (Matth. 8:32). \u201cAs nuk b\u00ebhet fjal\u00eb\u201d, u p\u00ebrgjigj shenjtori, \u201cpor kur t\u00eb dal\u00ebsh nga ky njeri i gjor\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb po t\u00eb pret t\u00eb shkosh\u201d. \u201cCili \u00ebsht\u00eb ky?\u201d- \u201cJam un\u00eb! Eja dhe bano tek un\u00eb!\u201d. Shpirti i keq iku kur d\u00ebgjoi k\u00ebto fjal\u00eb, duke thirrur sikur po e rrihte njeri me kamxhik: \u201cSi mund t\u00eb futem n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb? E madhe \u00ebsht\u00eb fuqia e t\u00eb krishter\u00ebve!\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb Partheni shkoi n\u00eb Heraklea, kryeqytet i Thrak\u00ebs, ku episkop Hipatiani ishte shum\u00eb i s\u00ebmur\u00eb. Per\u00ebndia ia zbuloi se arsyeja e s\u00ebmundjes ishte koprracia e tij. \u201cNgrihu!\u201d i tha ai episkopit. \u201cNuk vuan nga s\u00ebmundje trupore, por nga shkaqe shpirt\u00ebrore. L\u00ebri t\u00eb varfrit t\u00eb ken\u00eb t\u00eb mirat q\u00eb ti i ke marr\u00eb prej tyre dhe do t\u00eb sh\u00ebrohesh\u201d. I nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr m\u00ebkatin e tij, Hipatiani ia dha Parthenit gjith\u00eb pasurin\u00eb, q\u00eb t\u2019ua ndante njer\u00ebzve t\u00eb varf\u00ebr. \u201cJo, i tha Partheni p\u00ebrderisa Per\u00ebndia t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb fuqi, t\u00eb takon ty t\u2019u jap\u00ebsh t\u00eb varf\u00ebrve at\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb marrin\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mitropoliti shkoi m\u00eb pas n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Gliqeris\u00eb, mbrojt\u00ebsja e qytetit, dhe atje ua shp\u00ebrndau t\u00eb varf\u00ebrve gjith\u00eb pasurin\u00eb. Pas 3 dit\u00ebsh u sh\u00ebrua.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr sa koh\u00eb q\u00ebndroi n\u00eb Heraklea, sh\u00ebn Partheni sh\u00ebroi shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe bekoi fushat e t\u00eb mbjellat, duke parashikuar edhe t\u00eb korrat. Kur u nda me mitropolitin, shenjtori i paratha se atij vet\u00eb po i afrohej largimi nga kjo bot\u00eb dhe i tregoi se kush do t\u00eb ishte pasuesi. Pak koh\u00eb pasi u kthye n\u00eb Lampsak\u00eb, dha frym\u00ebn te Per\u00ebndia, duke shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb grigj\u00ebn e tij arom\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb mrekullive dhe shembullin e shk\u00eblqyer t\u00eb jet\u00ebs. Sapo m\u00ebsuan p\u00ebr largimin e tij nga kjo bot\u00eb, episkop\u00ebt e krahinave p\u00ebrreth erdh\u00ebn p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nderimet e duhura, duke iu p\u00ebrgj\u00ebruar Per\u00ebndis\u00eb me lutje dhe fal\u00ebnderime t\u00eb nxehta.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Paraardh\u00ebsit e sh\u00ebn Llukait emigruan nga Egjina, n\u00eb pjes\u00ebn kontinentale t\u00eb Greqis\u00eb, sepse ishulli i tyre ishte i ekspozuar ndaj sulmeve t\u00eb sara\u00e7en\u00ebve. Pas shum\u00eb mundimesh, n\u00eb vitin 890, u vendos\u00ebn n\u00eb fshatin Kastorion, ku jetonin mir\u00eb dhe atje, lindi sh\u00ebn Llukai, djali i tret\u00eb i familjes me shtat\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re, tregoi prirje p\u00ebr jet\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe asketizmin, nj\u00ebsoj sikur t\u00eb ishte nj\u00eb jerond i vjet\u00ebr me p\u00ebrvoj\u00eb. Nuk hante mish, vez\u00eb, prodhime bulmeti dhe gj\u00ebra t\u00eb tjera t\u00eb shijshme. Ushqehej vet\u00ebm me buk\u00eb dhe perime. Nuk pinte asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 ujit, dhe \u00e7do t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb e t\u00eb premte mbante kreshm\u00eb t\u00eb plot\u00eb. Punonte gjith\u00eb dit\u00ebn duke kullotur bag\u00ebtin\u00eb ose n\u00eb fush\u00eb e, megjithat\u00eb, ua jepte t\u00eb varf\u00ebrve ushqimin e tij t\u00eb thjesht\u00eb e n\u00eb disa raste dhe rrobat, dhe kthehej n\u00eb sht\u00ebpi i zhveshur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit, Llukai la pun\u00ebn e bujq\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrkushtuar t\u00ebr\u00ebsisht jet\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe arriti n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb aq t\u00eb lart\u00eb virtyti, saq\u00eb, kur lutej, ngrihej nga toka. Duke pasur d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb murg, nj\u00eb dit\u00eb e la sht\u00ebpin\u00eb e tij dhe shkoi n\u00eb Thesali, por u ndalua nga ushtar\u00ebt, q\u00eb e mor\u00ebn p\u00ebr skllav t\u00eb arratisur dhe donin t\u00eb dinin se cili ishte zot\u00ebria i tij. Kur Llukai u tha me past\u00ebrti zemre se ishte Krishti zot\u00ebria i tij, ata e rrah\u00ebn dhe e fut\u00ebn n\u00eb burg. Kur e d\u00ebrguan n\u00eb sht\u00ebpi, duroi t\u00eb gjitha qortimet dhe t\u00eb sharat q\u00eb i b\u00ebn\u00eb. Per\u00ebndia e pa me mir\u00ebsi durimin e tij, derisa dy murgj q\u00eb vinin nga Roma, ndaluan n\u00eb fshatin e shenjtit rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Jerusalem.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai ia doli mban\u00eb t\u00eb bindte t\u00eb \u00ebm\u00ebn, q\u00eb ta linte t\u00eb ikte me murgjit. Kur mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Athin\u00eb, murgjit e lan\u00eb kat\u00ebrmb\u00ebdhjet\u00ebvje\u00e7arin n\u00ebn kujdesin e nj\u00eb igumeni manastiri t\u00eb qytetit, i cili pas nj\u00eb far\u00eb kohe, e veshi me veshjen e vog\u00ebl murg\u00ebrore. Nd\u00ebrkoh\u00eb e \u00ebma qante p\u00ebr Llukain, e kishte marr\u00eb malli p\u00ebr t\u00eb. Qante aq shum\u00eb me vajtime, saq\u00eb igumeni, duke e par\u00eb at\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr \u00e7do nat\u00eb me lot n\u00eb sy, thirri djalin e ri dhe i dha bekimin t\u00eb kthehej n\u00eb sht\u00ebpi. Pas 4 muajsh, e \u00ebma e lejoi t\u00eb jetonte si murg atje pran\u00eb, n\u00eb malin e Joanic\u00ebs (Bardos), ku ndodhej nj\u00eb kish\u00eb kushtuar Anargjend\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb Kozma e Damian.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Qelia e tij e varf\u00ebr ishte vendi i p\u00ebrpjekjeve shpirt\u00ebrore, q\u00eb e ndihmonte t\u00eb fshihte nga syt\u00eb e bot\u00ebs luft\u00ebrat e tij shpirt\u00ebrore, t\u00eb kryera p\u00ebr hir t\u00eb dashuris\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Ai luftonte ashp\u00ebr me tiranin\u00eb e gjumit dhe \u00e7do nat\u00eb rrinte zgjuar, duke b\u00ebr\u00eb metani t\u00eb panum\u00ebrta me lutjen: \u201cO Zot, m\u00ebshirom\u00eb!\u201d Mbante edhe nj\u00eb kopsht t\u00eb vog\u00ebl, produktet e t\u00eb cilit ua jepte vizitor\u00ebve ose fqinj\u00ebve. Sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje asketike q\u00eb nd\u00ebrmerrte, aq m\u00eb tep\u00ebr i \u00ebmb\u00ebl b\u00ebhej, duke shfaqur dashuri dhe mir\u00ebsi p\u00ebr njer\u00ebzit, madje edhe p\u00ebr kafsh\u00ebt e egra dhe p\u00ebr gjarp\u00ebrinjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, erdh\u00ebn ta takonin dy murgj t\u00eb devotsh\u00ebm, q\u00eb po shkonin p\u00ebr n\u00eb Rom\u00eb. Kur e pan\u00eb sjelljen e tij, q\u00eb nuk dallonte nga ajo e nj\u00eb murgu t\u00eb p\u00ebrsosur, edhe pse ishte vet\u00ebm 18 vje\u00e7, ata e vesh\u00ebn me Veshjen e Madhe Engj\u00ebllore. Pasi u vesh me mburoj\u00ebn e nj\u00eb luft\u00ebtari me p\u00ebrvoj\u00eb dhe t\u00eb sprovuar mir\u00eb, Llukai hyri n\u00eb beteja m\u00eb t\u00eb forta asketike dhe n\u00eb izolim m\u00eb t\u00eb madh nga bota. Arriti n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb aq t\u00eb lart\u00eb me kreshm\u00eb, lot dhe me lutje, saq\u00eb Per\u00ebndia i fali dhurat\u00ebn e mrekullis\u00eb dhe t\u00eb profecis\u00eb. K\u00ebshtu, ai paratha sulmin e bullgar\u00ebve, q\u00eb shkat\u00ebrroi Greqin\u00eb n\u00eb vitin 917.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shum\u00eb njer\u00ebz vinin nga zonat aty pran\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bekimin e k\u00ebtij njeriu t\u00eb famsh\u00ebm p\u00ebr jet\u00ebn e tij ose p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer m\u00ebkatet. Ai i ndihmonte n\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, duke ua zbuluar mendimet e m\u00ebkatet e fshehta dhe, pasi u caktonte pendesat e nevojshme, u jepte faljen n\u00eb emrin e Zotit. N\u00eb nj\u00eb nga k\u00ebto takime, djalli shfryt\u00ebzoi rastin p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar tek ai, me pretekstin e rr\u00ebfimit, tri gra dhe, pas largimit t\u00eb tyre, frym\u00ebzoi mendime t\u00eb k\u00ebqija tek ai. Shenjti luftoi kund\u00ebr tundimit p\u00ebr tri dit\u00eb dhe net me lot e lutje, dhe u \u00e7lirua me an\u00eb t\u00eb shfaqjes s\u00eb nj\u00eb engj\u00eblli, q\u00eb i dha dhurat\u00ebn e papasionshm\u00ebris\u00eb. K\u00ebshtu, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb engj\u00ebll n\u00eb mish, ai nuk pati m\u00eb asnj\u00eb shqet\u00ebsim nga mendimet e k\u00ebqija trupore apo nga prania e grave.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi kaloi 7 vjet n\u00eb malin Joanica, k\u00ebrc\u00ebnimi i sulmeve bullgare b\u00ebri q\u00eb Llukai dhe grupi rreth tij, t\u00eb shkonin n\u00eb nj\u00eb ishull atje pran\u00eb. Por, p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb sulm i papritur i detyroi t\u00eb largoheshin. Shenjtorit iu desh t\u00eb notonte p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar dhe, sipas gjas\u00ebs, p\u00ebrfundoi n\u00eb Korinth. Kur ishte atje, vendosi t\u00eb m\u00ebsonte n\u00eb shkoll\u00ebn fillore, edhe pse tani ishte i rritur, sepse kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb lexuar Shkrimin e Shenjt\u00eb. Por nx\u00ebn\u00ebsit ishin aq t\u00eb padisiplinuar, saq\u00eb ai preferoi m\u00eb mir\u00eb t\u00eb mbetej i paarsimuar, sesa t\u00eb duronte sjelljen e tyre. Mendoi t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u00eb jetuar pran\u00eb nj\u00eb stiliti n\u00eb Patra, kur nj\u00eb tjet\u00ebr stilit, q\u00eb jetonte pran\u00eb Korinthit, i k\u00ebrkoi t\u00eb jetonte me t\u00eb. Llukai u g\u00ebzua shum\u00eb q\u00eb do t\u00eb merrte rrug\u00ebn e bindjes. P\u00ebr 10 vjet gjuante peshk, mbartte uj\u00eb e dru dhe b\u00ebnte \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb jerondi i k\u00ebrkonte, me bindje t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas rivendosjes s\u00eb paqes m\u00eb 927, n\u00eb sundimin e mbretit t\u00eb ri bullgar Petro, Llukai u kthye p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb qelin\u00eb e tij n\u00eb malin Joanica, ku dyfishoi zellin n\u00eb asketiz\u00ebm dhe dashurin\u00eb e tij p\u00ebr vizitor\u00ebt. Nj\u00eb dit\u00eb, kur d\u00ebgjoi se kryepiskopi i Korinthit po kalonte andej, shkoi t\u2019i shprehte respektin dhe t\u2019i ofronte disa perime nga kopshti. Kryepiskopi i k\u00ebrkoi t\u00eb vizitonte qelin\u00eb e tij. Ai p\u00ebrfitoi shum\u00eb kur pa varf\u00ebrin\u00eb e jetes\u00ebs s\u00eb asketit dhe donte t\u2019i jepte para, por asketi nuk pranoi, duke i th\u00ebn\u00eb se ajo q\u00eb donte t\u00eb merrte prej tij nuk ishin parat\u00eb, por lutja dhe m\u00ebsimi. N\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb pyetjeve t\u00eb tij, kryepiskopi i tha se asket\u00ebt q\u00eb jetonin larg kishave mund t\u00eb kungoheshin me Misteret e Shenjta t\u00eb Parashenjt\u00ebruara. N\u00eb nj\u00eb rast tjet\u00ebr, shenjtori u pyet p\u00ebrse nuk shkonte n\u00eb manastire p\u00ebr t\u00eb kremtet e m\u00ebdha dhe ai dha k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje: \u201cT\u00eb kremtet dhe himnet kan\u00eb si q\u00ebllim t\u00eb tyre fitimin e frik\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Por \u00e7far\u00eb mund t\u2019i sjellin ato nj\u00eb njeriu q\u00eb ka fituar frik\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb me an\u00eb t\u00eb qet\u00ebsis\u00eb dhe lutjes?\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, kur sh\u00ebn Llukai ndodhej n\u00eb nj\u00eb manastir af\u00ebr Thiv\u00ebs, t\u00eb cilin e kishte zakon ta vizitonte, nj\u00eb prej t\u00eb par\u00ebve t\u00eb qytetit erdhi p\u00ebr t\u2019iu lutur q\u00eb t\u2019i sh\u00ebronte t\u00eb birin, i cili ishte i s\u00ebmur\u00eb r\u00ebnd\u00eb. N\u00eb fillim shenjtori refuzoi, duke i th\u00ebn\u00eb se Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb i vetmi mjek i shpirtrave dhe i trupave, por, i nxitur nga miku i tij, Andoni, igumeni i manastirit shkoi tek i s\u00ebmuri p\u00ebr t\u2019u lutur. N\u00eb m\u00ebngjes, djali i ri u ngrit i sh\u00ebruar, mori kalin e tij dhe u largua.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mrekullit\u00eb dhe profecit\u00eb e tij kishin marr\u00eb fam\u00eb. Vinin aq shum\u00eb vizitor\u00eb, sa shenjtit iu prish qet\u00ebsia dhe u detyrua t\u00eb linte Joanic\u00ebn e t\u00eb shkonte n\u00eb qytetin e qet\u00eb t\u00eb Kalamionit. Atje jetoi 3 vjet, derisa nj\u00eb tjet\u00ebr inkursion hungarez e detyroi t\u00eb shkonte n\u00eb ishullin djerr t\u00eb Ampelonit. Her\u00eb pas here, e motra e furnizonte me buk\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai e ndante me marinar\u00ebt e varf\u00ebr dhe nevojtar\u00ebt q\u00eb i zinte rruga, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe i ngush\u00ebllonte n\u00eb hidh\u00ebrime me \u00e7do lloj m\u00ebnyre, duke i siguruar se dit\u00eb m\u00eb t\u00eb mira do t\u00eb vinin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb atyre 3 viteve q\u00eb jetoi n\u00eb ishull provoi shum\u00eb mundime: duroi me vet\u00ebmohim nj\u00eb s\u00ebmundje, duke preferuar m\u00eb mir\u00eb dhimbjen si shp\u00ebrblim shpirt\u00ebror, sesa t\u00eb p\u00ebrdorte ila\u00e7in q\u00eb iu zbulua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hyjnore me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb vizioni. N\u00eb fund, iu bind lutjeve t\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij dhe u kthye n\u00eb vendin e quajtur Stiri (Stirion ose Soterion), vend me bukuri t\u00eb jasht\u00ebzakonshme natyrore, tek i cili mund t\u00eb shkoje me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastroi vendin, e ktheu n\u00eb nj\u00eb kopsht t\u00eb bukur dhe nd\u00ebrtoi edhe qelin\u00eb e tij. Jetoi pjes\u00ebn e mbetur t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsve m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt , duke i fshehur virtytet. Por fama e tij, si nj\u00eb profet i ri, sillte shum\u00eb vizitor\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt b\u00ebnin gar\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin se kush do ta b\u00ebnte shenjtorin mikun e tij. Ai u thoshte t\u00eb ardhmen e jet\u00ebs s\u00eb tyre dhe parashikoi 20 vjet p\u00ebrpara rimarrjen e Kret\u00ebs nga arab\u00ebt prej Niqifor Fokasit (961).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb sulmeve t\u00eb pareshtura pirate dhe barbare, ai lajm\u00ebrohej nga qielli n\u00eb koh\u00eb p\u00ebr rrezikun dhe k\u00ebshtu i paralajm\u00ebronte njer\u00ebzit e krahin\u00ebs q\u00eb t\u00eb strehoeshin n\u00eb pyjet dhe malet p\u00ebrreth. Nj\u00eb besimtar, q\u00eb kishte mendim jo t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr shenjtorin, e pa at\u00eb n\u00eb nj\u00eb vizion t\u00eb q\u00ebndronte mbi nj\u00eb qilim t\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe t\u00eb purpurt n\u00eb qiell.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin e shtat\u00eb t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Stiri, sh\u00ebn Llukai zuri shtratin. Ai p\u00ebrqafoi nx\u00ebn\u00ebsit dhe t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb vinin p\u00ebr ta takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit. U k\u00ebrkoi t\u00eb luteshin p\u00ebr t\u00eb dhe e dor\u00ebzoi paq\u00ebsisht shpirtin e tij te Per\u00ebndia m\u00eb 7 shkurt 953. Nga varri i tij buroi vaj er\u00ebmir\u00eb dhe u mblodh n\u00eb nj\u00eb en\u00eb, nd\u00ebrsa varri vet\u00eb u b\u00eb burimi i shum\u00eb mrekullive. Si\u00e7 paratha shenjtori, m\u00eb pas u nd\u00ebrtuan atje dy kisha dhe nj\u00eb manastir, i cili edhe sot \u00ebsht\u00eb vend i famsh\u00ebm pelegrinazhi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. &nbsp; Sh\u00ebn Partheni ishte biri i dhjakut Kristodhulos, nga Melitopolis n\u00eb Helespont. Edhe pse i pashkolluar, d\u00ebgjonte me v\u00ebmendje leximin e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb kish\u00eb dhe p\u00ebrpiqej ta zbatonte at\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Merrej me peshkim dhe fitimet ua jepte t\u00eb varf\u00ebrve, duke mos mbajtur asgj\u00eb p\u00ebr vete. P\u00ebrd\u00ebllimi i tij u b\u00eb i njohur te t\u00eb gjith\u00eb, dhe Fileti, episkopi<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":57823,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-57818","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 07 Shkurt - Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri. Osh\u00ebnare Mastridia. D\u00ebshmor i ri Gjergji. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 07 Shkurt - Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri. Osh\u00ebnare Mastridia. D\u00ebshmor i ri Gjergji. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. &nbsp; Sh\u00ebn Partheni ishte biri i dhjakut Kristodhulos, nga Melitopolis n\u00eb Helespont. Edhe pse i pashkolluar, d\u00ebgjonte me v\u00ebmendje leximin e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb kish\u00eb dhe p\u00ebrpiqej ta zbatonte at\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Merrej me peshkim dhe fitimet ua jepte t\u00eb varf\u00ebrve, duke mos mbajtur asgj\u00eb p\u00ebr vete. P\u00ebrd\u00ebllimi i tij u b\u00eb i njohur te t\u00eb gjith\u00eb, dhe Fileti, episkopi\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-02-06T23:02:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 07 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri. Osh\u00ebnare Mastridia. D\u00ebshmor i ri Gjergji.\",\"datePublished\":\"2025-02-06T23:02:16+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/\"},\"wordCount\":2674,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/\",\"name\":\"- 07 Shkurt - Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri. Osh\u00ebnare Mastridia. D\u00ebshmor i ri Gjergji. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-02-06T23:02:16+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 07 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri. Osh\u00ebnare Mastridia. D\u00ebshmor i ri Gjergji.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 07 Shkurt - Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri. Osh\u00ebnare Mastridia. D\u00ebshmor i ri Gjergji. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 07 Shkurt - Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri. Osh\u00ebnare Mastridia. D\u00ebshmor i ri Gjergji. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. &nbsp; Sh\u00ebn Partheni ishte biri i dhjakut Kristodhulos, nga Melitopolis n\u00eb Helespont. Edhe pse i pashkolluar, d\u00ebgjonte me v\u00ebmendje leximin e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb kish\u00eb dhe p\u00ebrpiqej ta zbatonte at\u00eb n\u00eb praktik\u00eb. Merrej me peshkim dhe fitimet ua jepte t\u00eb varf\u00ebrve, duke mos mbajtur asgj\u00eb p\u00ebr vete. P\u00ebrd\u00ebllimi i tij u b\u00eb i njohur te t\u00eb gjith\u00eb, dhe Fileti, episkopi","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-02-06T23:02:16+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 07 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri. Osh\u00ebnare Mastridia. D\u00ebshmor i ri Gjergji.","datePublished":"2025-02-06T23:02:16+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/"},"wordCount":2674,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/","name":"- 07 Shkurt - Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri. Osh\u00ebnare Mastridia. D\u00ebshmor i ri Gjergji. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg","datePublished":"2025-02-06T23:02:16+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51864201032_f2ae33241c_b.jpg","width":"706","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/07\/07-shkurt-oshenar-partheni-i-lampsakes-oshenar-llukai-ne-stiri-oshenare-mastridia-deshmor-i-ri-gjergji\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 07 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Partheni i Lampsak\u00ebs. Osh\u00ebnar Llukai n\u00eb Stiri. Osh\u00ebnare Mastridia. D\u00ebshmor i ri Gjergji."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57818","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57818"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57818\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63285,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57818\/revisions\/63285"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57823"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57818"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57818"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57818"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}