{"id":57777,"date":"2025-02-06T00:02:24","date_gmt":"2025-02-05T23:02:24","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=57777"},"modified":"2025-02-03T17:36:35","modified_gmt":"2025-02-03T16:36:35","slug":"06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/","title":{"rendered":"&#8211; 06 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar i madh Varsanufi."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I p\u00ebrkushtuar q\u00eb n\u00eb rini p\u00ebr t\u00eb pastruar veten prej pasioneve e njollave t\u00eb bot\u00ebs, ati yn\u00eb i shenjt\u00eb, Bukoli, u b\u00eb banes\u00eb p\u00ebr Shpirtin e Shenjt\u00eb dhe kur apostull Joan Theologu themeloi Kish\u00ebn e Smirn\u00ebs, e caktoi episkop t\u00eb qytetit. I udh\u00ebhequr nga hiri, sh\u00ebn Bukoli i ndri\u00e7oi pagan\u00ebt me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs dhe shembullit t\u00eb tij, duke i b\u00ebr\u00eb ata bij t\u00eb drit\u00ebs n\u00ebp\u00ebrmjet Pag\u00ebzimit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe duke i \u00e7liruar nga demon\u00ebt me an\u00eb t\u00eb lutjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur e kuptoi se kishte mb\u00ebrritur koha p\u00ebr t\u2019u larguar dhe p\u00ebr t\u00eb takuar Zotin, e dor\u00ebzoi sh\u00ebn Polikarpin (23 shkurt) pasues t\u00eb tij, duke i besuar p\u00ebrkujdesjen e grigj\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe pas k\u00ebsaj dha frym\u00ebn te Zoti. Pas fjetjes s\u00eb shenjtit, te varri i tij mbiu nj\u00eb pem\u00eb me veti sh\u00ebruese, ku shum\u00eb njer\u00ebz fituan sh\u00ebndetin.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27565%27%20height%3D%27819%27%20viewBox%3D%270%200%20565%20819%27%3E%3Crect%20width%3D%27565%27%20height%3D%27819%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51863178907_fb7f7c09c8_b.jpg\" width=\"565\" height=\"819\" \/><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb, Foti i Madh, lindi m\u00eb 810, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb madhe t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. Ati i tij, oborrtari Sergi, ishte v\u00ebllai i patriarkut t\u00eb shenjt\u00eb Taras (25 shkurt) dhe v\u00ebllai i n\u00ebn\u00ebs s\u00eb tij, Irinit, ishte martuar me motr\u00ebn e perandoresh\u00ebs Theodhora. Prind\u00ebrit e tij i donin murgjit dhe u martirizuan gjat\u00eb persekutimit ikonoklast; ata donin q\u00eb i biri t\u00eb ishte pjes\u00ebtar i nj\u00eb trash\u00ebgimie m\u00eb t\u00eb madhe sesa lavdia dhe rangu i lart\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashuria p\u00ebr besimin e v\u00ebrtet\u00eb deri n\u00eb vdekje. Ai pati shkollimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb \u00e7do deg\u00eb t\u00eb dijes, si asaj t\u00eb shenjt\u00eb edhe t\u00eb asaj shekullare. Kalonte net t\u00eb t\u00ebra n\u00eb studim dhe kishte nj\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb madhe intelektuale, nuk kishte deg\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebs bashk\u00ebkohore q\u00eb t\u00eb mos dinte. Sa i takon gjer\u00ebsis\u00eb dhe thell\u00ebsis\u00eb s\u00eb t\u00eb nx\u00ebnit, ai ishte njeriu m\u00eb i ditur i Bizantit n\u00eb koh\u00ebn e tij dhe nj\u00eb figur\u00eb qendrore n\u00eb rilindjen intelektuale pas trazirave t\u00eb ikonoklazm\u00ebs. Sh\u00ebrbente n\u00eb shkoll\u00ebn perandorake t\u00eb vendosur n\u00eb pallatin Magnaura, ku jepte filozofin\u00eb e Aristotelit dhe theologji. Kur u d\u00ebrgua n\u00eb nj\u00eb mision diplomatik te kalifi i Bagdatit, hartoi i mb\u00ebshtetur n\u00eb kujtes\u00ebn e tij, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, nj\u00eb p\u00ebrmbledhje kritike t\u00eb rreth 280 librave Miriobiblos (Bibloteka), nj\u00eb prov\u00eb e gjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb dijeve t\u00eb tij. Kur u kthye nga Bagdati, pasi e kishte p\u00ebrmbushur misionin, u caktua kryesekretar i kancelaris\u00eb perandorake (protasecretis), por gjente p\u00ebrs\u00ebri koh\u00eb p\u00ebr detyrimet e tij akademike dhe p\u00ebr studimet e dashura.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb 857, Vardasi, ungji i perandorit Mihail III, mori p\u00ebrsip\u00ebr pushtetin me titullin e Cezarit. Ai e detyroi t\u00eb dor\u00ebhiqej patriarkun e shenjt\u00eb Ignat (23 tet.), sepse denoncoi sjelljen e tij imorale. Perandori ndikoi te klerik\u00ebt q\u00eb t\u00eb zgjidhnin Fotin e ditur dhe shpres\u00ebtar si pasues t\u00eb tij. Foti nuk pranoi dhe e kund\u00ebrshtonte gjithmon\u00eb sa her\u00eb q\u00eb ia ofronin si post, sepse parap\u00eblqente m\u00eb shum\u00eb vdekjen sesa detyr\u00ebn shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb rrezikshme. Por, i detyruar nga urdhrat e prer\u00eb dhe k\u00ebrc\u00ebnimet, m\u00eb n\u00eb fund pranoi dhe sakrifikoi paqen e studimeve dhe t\u00eb diskutimeve filozofike me miq t\u00eb cil\u00ebt ishin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mendje me t\u00eb. M\u00eb 25 dhjetor 858 u fron\u00ebzua patriark i Konstandinopoj\u00ebs, pasi mori brenda 6 dit\u00ebve t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e prift\u00ebris\u00eb. N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr drejtuar Cezarit Vardas ai shkruan: \u201cZgjedhja ime nuk \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb e kam dashur dhe jam fron\u00ebzuar si i burgosur&#8230;\u201d. Mbrojt\u00ebsit m\u00eb fanatik\u00eb t\u00eb Ignatit p\u00ebrdor\u00ebn \u00e7do mjet p\u00ebr t\u00eb penguar dhe diskredituar hierarkun e ri, duke iu referuar faktit se ai i kishte marr\u00eb shum\u00eb shpejt t\u00eb gjitha shkall\u00ebt e prift\u00ebris\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb n\u00eb pak dit\u00eb nga laik-patriark.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Foti shmangu t\u00eb gjitha p\u00ebrplasjet dhe b\u00ebri \u00e7do gj\u00eb q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb rivendosur unitetin dhe paqen n\u00eb Kish\u00eb, duke i bashkuar ata n\u00eb dashuri, q\u00eb \u00ebsht\u00eb lidhja e p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb. Ai nd\u00ebrmori aksione t\u00eb forta kund\u00ebr manikeist\u00ebve q\u00eb kishin mbetur dhe ikonoklast\u00ebve heretik\u00eb dhe shfaqi nj\u00eb interes t\u00eb madh p\u00ebr t\u00eb restauruar shum\u00eb kisha e manastire, si dhe d\u00ebrgoi misionar\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur Ungjillin n\u00eb fiset barbare. Por p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb zbutur p\u00ebrkrah\u00ebsit e Ignatit d\u00ebshtuan dhe, nd\u00ebrsa shprehu pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ndaj masave shtyp\u00ebse t\u00eb qeveris\u00eb kund\u00ebr tyre, u detyrua t\u00eb th\u00ebrriste nj\u00eb sinod m\u00eb 859, i cili konfirmoi largimin e Ignatit dhe e internoi n\u00eb Mitilini e pastaj n\u00eb Terebinthus. Kund\u00ebrshtimi ndaj Fotit vazhdoi edhe m\u00eb tej, pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj mase, e nj\u00eb tjet\u00ebr sinod u mblodh n\u00eb vitin 861, q\u00eb njihet si \u201ci Pari-i Dyt\u00eb\u201d, i mbledhur n\u00eb kish\u00ebn e Apostujve, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb aprovuar rivendosjen e plot\u00eb t\u00eb Orthodhoksis\u00eb dhe d\u00ebnimin p\u00ebrfundimtar t\u00eb ikonoklazm\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, sinodi vendosi t\u00eb njihte vlefshm\u00ebrin\u00eb e em\u00ebrimit t\u00eb Fotit, me pranimin e plot\u00eb t\u00eb legat\u00ebve t\u00eb pap\u00ebs q\u00eb ishin aty t\u00eb pranish\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebt menduan se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb arrinin triumfin e autoritetit papal, megjith\u00ebse vepruan n\u00eb kund\u00ebrshtim me udh\u00ebzimet e dh\u00ebna nga papa.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Papa Nikolla I (858-868), ambicioz dhe arrogant, mb\u00ebshtet\u00ebs i Ignatit, e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb rast p\u00ebr t\u00eb mbrojtur haptazi, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, pretendimin e pap\u00ebve t\u00eb Rom\u00ebs p\u00ebr t\u00eb pasur juridiksion \u201cmbi t\u00eb gjith\u00eb dheun dhe mbi Kish\u00ebn universale\u201d. Par\u00ebsis\u00eb s\u00eb nderit t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs dhe autoritetit t\u00eb saj si arbit\u00ebr n\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb dogm\u00ebs, q\u00eb ishte pranuar nga Kishat e tjera ve\u00e7an\u00ebrisht kur herezia ariane monoteliste dhe herezit\u00eb ikonoklaste u promovuan nga perandor\u00ebt n\u00eb Konstandinopoj\u00eb papati i shtoi edhe k\u00ebrkesat hegjemoniste, t\u00eb cilat perandoria franke, pas vdekjes s\u00eb Karlit t\u00eb Madh dhe traktatit t\u00eb Verdunit (843), nuk mund t\u2019i arrinte dot. Me iniciativ\u00ebn e pap\u00ebve autoritar\u00eb, papati k\u00ebrkoi t\u00eb ushtronte nj\u00eb supremaci mbi t\u00eb gjith\u00eb Kish\u00ebn, t\u00eb cil\u00ebn supozohej se ia kishte dh\u00ebn\u00eb vet\u00eb Krishti, si dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr pap\u00ebt q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynin n\u00eb \u00e7do \u00e7ast n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb Kishave t\u00eb tjera dhe t\u00eb impononin zakonet e Kish\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs, si celibatin klerikal, kreshm\u00ebn e s\u00eb shtun\u00ebs dhe buk\u00ebn pa maja p\u00ebr Eukaristin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kund\u00ebrshtimi i pap\u00ebs Nikolla I dhe nd\u00ebrhyrja e tij n\u00eb pun\u00ebt e brendshme t\u00eb Kish\u00ebs Bizantine, kur i ishte k\u00ebrkuar t\u00eb shprehte q\u00ebndrimin e tij vet\u00ebm n\u00eb rastin e ikonoklazm\u00ebs, e detyroi Fotin t\u00eb d\u00ebnonte k\u00ebto zakone t\u00eb reja t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs. \u201cShfuqizimi i gj\u00ebrave t\u00eb vogla q\u00eb kemi marr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Tradit\u00ebs\u201d, shkroi ai, \u201cdo t\u00eb na \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb konflikt t\u00eb plot\u00eb rreth dogmave\u201d. I nxehur nga kjo p\u00ebrgjigje, papa Nikolla shkroi nj\u00eb let\u00ebr p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb episkop\u00ebt e Lindjes, duke e akuzuar Fotin p\u00ebr kuror\u00ebshkelje, meqen\u00ebse ai mbante fronin e dikujt tjet\u00ebr dhe dekretoi me iniciativ\u00ebn e tij shfron\u00ebzimin e patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb m\u00eb par\u00eb ishte di\u00e7ka e pad\u00ebgjuar. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duke mbrojtur t\u00eb drejt\u00ebn e pap\u00ebs p\u00ebr njohjen ose jo t\u00eb sinodeve, ai deklaroi se vendimet e Sinodit \u201cT\u00eb Par\u00eb-t\u00eb Dyt\u00eb\u201d ishin t\u00eb pavlefshme. Nuk u mjaftua me aq, por thirri nj\u00eb sinod t\u00eb episkop\u00ebve t\u00eb Per\u00ebndimit, ku e shpalli Fotin t\u00eb shfron\u00ebzuar dhe t\u00eb aforizuar bashk\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb klerin e dor\u00ebzuar prej tij. Kur perandori Mihail III i b\u00ebri t\u00eb ditur pap\u00ebs kund\u00ebrshtimet e tij, papa e vuri n\u00eb dijeni (865) se supremacia e tij buronte nga vet\u00eb Krishti. N\u00eb letrat e m\u00ebvonshme, ai e fyeu Fotin me akuza t\u00eb r\u00ebnda, t\u00eb cilave dishepulli i Krishtit nuk iu p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Patriarku i shenjt\u00eb nuk i lejoi k\u00ebto konflikte q\u00eb t\u00eb pengonin aktivitetin e tij apostolik. Me mb\u00ebshtetjen e perandorit nxiti ungjill\u00ebzimin e popujve sllav\u00eb, duke angazhuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim kolegun dhe mikun e tij Konstandin (t\u00eb cilin e nderojm\u00eb si sh\u00ebn Kirili) dhe v\u00ebllan\u00eb e tij, Metodin, nj\u00eb asket nga mali Olimp, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb m\u00eb 860 nj\u00eb mision paraprak te hazar\u00ebt e Rusis\u00eb Jugore. Pas tre vjet\u00ebsh, me k\u00ebrkes\u00ebn e princit t\u00eb Moravis\u00eb, ai i d\u00ebrgoi dy v\u00ebllez\u00ebrit n\u00eb at\u00eb mision t\u00eb madh, q\u00eb sh\u00ebnoi fillimin e konvertimit t\u00eb popujve sllav\u00eb t\u00eb Ballkanit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, Borisi (Mihaili), Khani i Bullgaris\u00eb, q\u00eb ishte pag\u00ebzuar s\u00eb fundmi nga Foti me perandorin Mihail si kumbar, duke sjell\u00eb t\u00ebr\u00eb popullin e tij n\u00eb Krishterim, u kthye kund\u00ebr Konstandinopoj\u00ebs, q\u00eb kishte refuzuar caktimin e nj\u00eb patriarku p\u00ebr Bullgarin\u00eb dhe pa nga Roma p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb mb\u00ebshtetje (866). Duke e shfryt\u00ebzuar menj\u00ebher\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, papa d\u00ebrgoi misionar\u00eb latin\u00eb n\u00eb Bullgari, me udh\u00ebzim q\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapnin ndryshimet n\u00eb Kish\u00ebn e re, q\u00eb bizantin\u00ebt e kishin ungjill\u00ebzuar, ve\u00e7an\u00ebrisht q\u00eb t\u00eb shtonin shtes\u00ebn e re t\u00eb Filioques n\u00eb Simbolin e Besimit. Duke par\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprim rrezikun e prekjes s\u00eb doktrin\u00ebs s\u00eb Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, sh\u00ebn Foti ishte i mendimit se erdhi koha q\u00eb i buti t\u00eb b\u00ebhej luft\u00ebtar (Joel 4:9) dhe se ishte i detyruar t\u00eb prishte heshtjen dhe t\u00eb fliste. Ai u drejtoi nj\u00eb Let\u00ebr Qarkore t\u00eb gjith\u00eb episkop\u00ebve t\u00eb Lindjes, ku d\u00ebnonte fuqish\u00ebm gabimet e latin\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht at\u00eb t\u00eb Filioques. Mblodhi nj\u00eb sinod t\u00eb madh n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, i cili n\u00eb vitin 867 shpalli fitoren e doktrin\u00ebs orthodhokse mbi t\u00eb gjitha herezit\u00eb dhe shkish\u00ebroi pap\u00ebn Nikolla dhe misionar\u00ebt e tij n\u00eb Bullgari. T\u00eb dyja Kishat u ndan\u00eb nga nj\u00eb skizm\u00eb, q\u00eb do t\u00eb ishte pararend\u00ebsja e skizm\u00ebs finale t\u00eb vitit 1054.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mihaili III u vra n\u00eb fund t\u00eb vitit 867 dhe Vasili I, themeluesi i dinastis\u00eb maqedonase, u b\u00eb perandor. Ai e shfron\u00ebzoi menj\u00ebher\u00eb sh\u00ebn Fotin dhe rithirri sh\u00ebn Ignatin. Edhe pse Ignati b\u00ebri p\u00ebrpjekje paq\u00ebsuese, armiqt\u00eb e Fotit nis\u00ebn nj\u00eb persekutim t\u00eb vazhduesh\u00ebm ndaj klerik\u00ebve t\u00eb dor\u00ebzuar prej tij. Duke par\u00eb shqet\u00ebsimin gjithnj\u00eb e n\u00eb rritje, perandori vendosi t\u00eb \u00e7onte \u00e7\u00ebshtjen e k\u00ebtij debati n\u00eb lidhje me fronin e Patriarkan\u00ebs n\u00eb Kish\u00ebn e Rom\u00ebs p\u00ebr ta gjykuar, nj\u00eb akt q\u00eb ishte nj\u00eb dhurat\u00eb e papritur p\u00ebr papatin. Adriani II, pasuesi i Nikoll\u00ebs, mblodhi nj\u00eb sinod m\u00eb 869, ku d\u00ebnoi Fotin edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, sinodin e vitit 867 e deklaroi si t\u00eb pavlefsh\u00ebm, i dogji publikisht aktet e tij dhe urdh\u00ebroi t\u00eb mblidhej nj\u00eb sinod i ri n\u00eb Konstandinopoj\u00eb. Episkop\u00ebt e pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr, q\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sinod t\u00eb rrem\u00eb i quajtur Sinodi i Tet\u00eb Ekumenik prej latin\u00ebve u detyruan nga perandori t\u00eb pranonin diktatin dhe n\u00eb burracak\u00ebrin\u00eb e tyre d\u00ebnuan Fotin, shtyll\u00ebn e Kish\u00ebs dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e tij i d\u00ebbuan n\u00eb kufijt\u00eb e perandoris\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb u d\u00ebbuan prej episkopatave t\u00eb tyre m\u00eb tep\u00ebr se 200 episkop\u00eb dhe shum\u00eb prift\u00ebrinj u aforizuan. I paraqitur si keqb\u00ebr\u00ebs p\u00ebrpara sinodit dhe i thirrur q\u00eb t\u2019iu p\u00ebrgjigjej akuzave t\u00eb b\u00ebra kund\u00ebr tij, hierarku i shenjt\u00eb foli pas nj\u00eb heshtjeje t\u00eb gjat\u00eb: \u201cPer\u00ebndia e d\u00ebgjon z\u00ebrin e atij q\u00eb hesht. Sepse edhe Jisui q\u00eb nuk u p\u00ebrgjigj, por heshti, p\u00ebrs\u00ebri nuk i shp\u00ebtoi d\u00ebnimit\u201d. Meq\u00eb po ngulnin k\u00ebmb\u00eb, ai u p\u00ebrgjigj: \u201cDrejt\u00ebsia ime nuk \u00ebsht\u00eb prej k\u00ebsaj bote\u201d. Imitues i denj\u00eb i P\u00ebsimit t\u00eb Jisuit t\u00eb shum\u00ebmb\u00ebl dhe t\u00eb shum\u00ebduruar, shenjtori, edhe pse i s\u00ebmur\u00eb, duroi p\u00ebr tre vjet t\u00eb gjitha mundimet e nj\u00eb burgosjeje t\u00eb padrejt\u00eb, privimin e \u00e7do shoq\u00ebrie dhe madje t\u00eb librave, pa u ankuar. Ai nuk akuzoi ask\u00ebnd, as Ignatin, q\u00eb ishte i pafajsh\u00ebm ndaj t\u00ebr\u00eb k\u00ebtyre mundimeve, duke menduar vet\u00ebm q\u00eb t\u2019u jepte zem\u00ebr me an\u00eb t\u00eb letrave miqve t\u00eb tij q\u00eb vuanin dhe t\u00eb lutej p\u00ebr perandorin, si dhe p\u00ebr p\u00ebrndjek\u00ebsit e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe, episkop\u00ebt, pasi e kuptuan se oportunizmi i tyre prej burracaku i kishte \u00e7uar drejt n\u00ebnshtrimit t\u00eb Kish\u00ebs Bizantine ndaj despotizmit roman, e bind\u00ebn perandorin t\u00eb deklaronte si t\u00eb pavlefshme vendimet e sinodit t\u00eb vitit 870 dhe t\u00eb lironte Fotin. Sovrani e rithirri shenjtorin p\u00ebrs\u00ebri me nderime t\u00eb m\u00ebdha dhe e em\u00ebroi m\u00ebsues t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij. Veprimi i par\u00eb i Fotit ishte t\u00eb shkonte tek Ignati p\u00ebr t\u2019u pajtuar me t\u00eb. T\u00eb dy shenjtor\u00ebt, viktima t\u00eb rivalitetit midis grupimeve q\u00eb kishin shfryt\u00ebzuar emrin e tyre, u p\u00ebrqafuan me dashuri t\u00eb madhe dhe Foti i ofroi t\u00eb gjith\u00eb ndihm\u00ebn e tij patriarkut t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, t\u00eb cilin e vizitonte vazhdimisht. Pas fjetjes s\u00eb sh\u00ebn Ignatit, 23 tetor 877, Kisha, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime, e rivendosi Fotin n\u00eb fronin patriarkal. Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, Foti caktoi kremtimin e kujtimit t\u00eb sh\u00ebn Ignatit. Prandaj \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e drejt\u00eb q\u00eb Kisha i bashkoi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin lavd\u00ebrim n\u00eb Sinodikonin e s\u00eb Diel\u00ebs s\u00eb Orthodhoksis\u00eb: \u201cKujtim i p\u00ebrjetsh\u00ebm i shenjtor\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj, i patriark\u00ebve t\u00eb vendosur orthodhoks\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb famsh\u00ebm Ignati dhe Foti!\u201d M\u00eb pas, n\u00ebn kryesimin e Fotit dhe me pranin\u00eb e legat\u00ebve t\u00eb Pap\u00ebs, u mblodh nj\u00eb sinod (879-880) ku mor\u00ebn pjes\u00eb 383 et\u00ebr. Ata konfirmuan rehabilitimin e patriarkut, anuluan sinodin e vitit 869 dhe rivendos\u00ebn kungimin midis Kishave, duke shkish\u00ebruar \u00e7do lloj inovacioni, n\u00eb ve\u00e7anti shtes\u00ebn heretike n\u00eb Simbolin e Besimit. D\u00ebshira m\u00eb e madhe e hierarkut ishte p\u00ebrmbushur: rivendosja e paqes dhe e unitetit t\u00eb Kish\u00ebs. Ai nd\u00ebrmori p\u00ebrs\u00ebri vepr\u00ebn e pajtimit, duke iu propozuar me dashuri armiqve t\u00eb tij pajtimin dhe duke u kujdesur larg \u00e7do m\u00ebrie, me nj\u00eb p\u00ebrkujdesje at\u00ebrore p\u00ebr pasuesit e Ignatit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur Leoni VI i Dituri (886-912), pasoi t\u00eb atin n\u00eb fronin perandorak, i nxitur nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u hakmarr\u00eb ndaj nj\u00eb miku t\u00eb Fotit, sepse, si\u00e7 e besonte ai, e kishte denoncuar tek i ati p\u00ebr nj\u00eb komplot t\u00eb thurur kund\u00ebr tij, e largoi pa e gjykuar fare sh\u00ebn Fotin (886) dhe e mbylli si keqb\u00ebr\u00ebs n\u00eb manastirin e Armeniak\u00ebs. Atje shenjtori q\u00ebndroi i mbyllur p\u00ebr 5 vjet, i privuar nga \u00e7do lloj ngush\u00ebllimi njer\u00ebzor, por duke shk\u00eblqyer si ari i sprovuar n\u00eb furr\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb ai shkroi, pa ndihm\u00ebn e asnj\u00eb libri, Mistagogjin\u00eb e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb: refuzimin sistematik t\u00eb herezis\u00eb s\u00eb Filioques, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn tregon qart\u00eb se Shpirti i Shenjt\u00eb buron p\u00ebrjet\u00ebsisht prej Atit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Burim i Hyjnis\u00eb dhe na d\u00ebrgohet nga Biri, p\u00ebr t\u00eb na b\u00ebr\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb Tij hyjnore. Duke e l\u00ebn\u00eb k\u00ebt\u00eb traktat si nj\u00eb testament p\u00ebr Kish\u00ebn e Shenjt\u00eb, meq\u00eb parapa problemet e ardhshme, ai u nis q\u00eb t\u00eb bashkohej me korin e et\u00ebrve t\u00eb shenjt\u00eb dhe t\u00eb m\u00ebsuesve t\u00eb saj, m\u00eb 6 shkurt 891.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mrekullit\u00eb e shumta n\u00eb varrin e tij, b\u00ebn\u00eb q\u00eb edhe armiqt\u00eb e tij m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb ktheheshin n\u00eb fen\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. I p\u00ebrulur, i qet\u00eb dhe i duruar n\u00eb sprova, ky pohues i besimit, i akuzuar padrejt\u00ebsisht nga armiqt\u00eb e tij p\u00ebr fanatiz\u00ebm, mbeti nj\u00eb nga ndri\u00e7uesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Orthodhoksis\u00eb dhe nj\u00eb nga d\u00ebshmitar\u00ebt m\u00eb autentik\u00eb t\u00eb frym\u00ebs ungjillore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. &nbsp; I p\u00ebrkushtuar q\u00eb n\u00eb rini p\u00ebr t\u00eb pastruar veten prej pasioneve e njollave t\u00eb bot\u00ebs, ati yn\u00eb i shenjt\u00eb, Bukoli, u b\u00eb banes\u00eb p\u00ebr Shpirtin e Shenjt\u00eb dhe kur apostull Joan Theologu themeloi Kish\u00ebn e Smirn\u00ebs, e caktoi episkop t\u00eb qytetit. I udh\u00ebhequr nga hiri, sh\u00ebn Bukoli i ndri\u00e7oi pagan\u00ebt me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs dhe shembullit t\u00eb tij, duke i<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":63278,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-57777","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 06 Shkurt - Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar i madh Varsanufi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 06 Shkurt - Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar i madh Varsanufi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. &nbsp; I p\u00ebrkushtuar q\u00eb n\u00eb rini p\u00ebr t\u00eb pastruar veten prej pasioneve e njollave t\u00eb bot\u00ebs, ati yn\u00eb i shenjt\u00eb, Bukoli, u b\u00eb banes\u00eb p\u00ebr Shpirtin e Shenjt\u00eb dhe kur apostull Joan Theologu themeloi Kish\u00ebn e Smirn\u00ebs, e caktoi episkop t\u00eb qytetit. I udh\u00ebhequr nga hiri, sh\u00ebn Bukoli i ndri\u00e7oi pagan\u00ebt me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs dhe shembullit t\u00eb tij, duke i\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-02-05T23:02:24+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 06 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar i madh Varsanufi.\",\"datePublished\":\"2025-02-05T23:02:24+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/\"},\"wordCount\":2781,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/\",\"name\":\"- 06 Shkurt - Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar i madh Varsanufi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-02-05T23:02:24+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg\",\"width\":\"578\",\"height\":\"700\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 06 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar i madh Varsanufi.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 06 Shkurt - Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar i madh Varsanufi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 06 Shkurt - Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar i madh Varsanufi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. &nbsp; I p\u00ebrkushtuar q\u00eb n\u00eb rini p\u00ebr t\u00eb pastruar veten prej pasioneve e njollave t\u00eb bot\u00ebs, ati yn\u00eb i shenjt\u00eb, Bukoli, u b\u00eb banes\u00eb p\u00ebr Shpirtin e Shenjt\u00eb dhe kur apostull Joan Theologu themeloi Kish\u00ebn e Smirn\u00ebs, e caktoi episkop t\u00eb qytetit. I udh\u00ebhequr nga hiri, sh\u00ebn Bukoli i ndri\u00e7oi pagan\u00ebt me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs dhe shembullit t\u00eb tij, duke i","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-02-05T23:02:24+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 06 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar i madh Varsanufi.","datePublished":"2025-02-05T23:02:24+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/"},"wordCount":2781,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/","name":"- 06 Shkurt - Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar i madh Varsanufi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg","datePublished":"2025-02-05T23:02:24+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662951453_deb7fa3965_b.jpg","width":"578","height":"700"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/06\/06-shkurt-oshenar-bukoli-i-smirnit-oshenar-foti-i-madh-i-konstandinopojes-oshenar-i-madh-varsanufi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 06 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Bukoli i Smirnit. Osh\u00ebnar Foti i Madh i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar i madh Varsanufi."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57777","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57777"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57777\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63277,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57777\/revisions\/63277"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63278"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57777"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57777"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57777"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}