{"id":57763,"date":"2025-02-04T00:02:38","date_gmt":"2025-02-03T23:02:38","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=57763"},"modified":"2025-02-03T11:19:11","modified_gmt":"2025-02-03T10:19:11","slug":"04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/","title":{"rendered":"&#8211; 04 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. D\u00ebshmor Theoktisti. Osh\u00ebnar Jasim \u00e7udib\u00ebr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Nikolla Studiti."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Osh\u00ebnar Isidori lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb madhe fisnike t\u00eb Aleksandris\u00eb, lidhjet e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrfshinin edhe patriarkun Theofil dhe nipin e tij, sh\u00ebn Kirilin. Ai ndoqi nj\u00eb shkollim t\u00eb shk\u00eblqyer shekullar, po ashtu edhe n\u00eb theologji, n\u00eb shkollat e famshme t\u00eb Aleksandris\u00eb. Osh\u00ebnari ishte nx\u00ebn\u00ebs besnik i m\u00ebsimit t\u00eb Et\u00ebrve, ve\u00e7an\u00ebrisht i sh\u00ebn Joan Gojartit dhe konsiderohet nga shum\u00eb si dishepull i tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr osh\u00ebnar Isidori dha m\u00ebsim retorik\u00ebn n\u00eb Pelusium, n\u00eb lindje t\u00eb Delt\u00ebs s\u00eb Nilit. Por shpejt, dashuria e tij p\u00ebr gj\u00ebrat e Per\u00ebndis\u00eb e b\u00ebri q\u00eb t\u00eb braktiste shk\u00eblqimin e k\u00ebsaj jete t\u00eb p\u00ebrkohshme dhe t\u00eb t\u00ebrhiqej n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Nitris\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas nj\u00eb viti asketizmi, shqet\u00ebsimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin shpirt\u00ebror t\u00eb Kish\u00ebs e detyroi q\u00eb t\u00eb kthehej n\u00eb Pelusium, ku u dor\u00ebzua prift nga episkopi Amona, i cili e ngarkoi t\u2019u jepte m\u00ebsim besimtar\u00ebve dhe katikumen\u00ebve. Talenti i tij n\u00eb retorik\u00eb dhe njohja e thell\u00eb e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb e kishte fituar n\u00eb jet\u00ebn hezikaste, i dhan\u00eb fam\u00ebn e nj\u00eb m\u00ebsuesi t\u00eb madh n\u00eb mbar\u00eb Egjiptin dhe shum\u00eb pagan\u00eb e judenj u kthyen n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb prej tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur u dor\u00ebzua episkop i ri i Pelusiumit (413), Evsevi ushtroi nj\u00eb trysni t\u00eb madhe n\u00eb Kish\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb Isidori u detyrua t\u00eb arratisej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Ai u t\u00ebrhoq n\u00eb nj\u00eb manastir pran\u00eb Afneonit, ku kaloi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb vetmi. E vetmja veshje e tij ishte nj\u00eb tunik\u00eb prej leshi t\u00eb ashp\u00ebr, barishtet e gjethet, ushqimi i tij; ishte nj\u00eb imitim i v\u00ebrtet\u00eb i jet\u00ebs s\u00eb sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzorit. I par\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb si modeli i jet\u00ebs s\u00eb virtytshme dhe i dijes s\u00eb Per\u00ebndis\u00ebsi nj\u00eb llamb\u00eb n\u00eb llambadar q\u00eb p\u00ebrhap drit\u00eb mbi t\u00eb gjith\u00eb, sh\u00ebn Isidori, duke mos pyetur p\u00ebr persekutimin dhe urrejtjen e njer\u00ebzve t\u00eb bot\u00ebs, i m\u00ebsoi t\u00eb tjer\u00ebt me autoritet p\u00ebr shum\u00eb vjet me an\u00eb t\u00eb letrave t\u00eb tij t\u00eb thella dhe plot dituri, prej t\u00eb cilave kan\u00eb mbijetuar m\u00eb tep\u00ebr se dy mij\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Personat q\u00eb kishin let\u00ebrk\u00ebmbim me t\u00eb, i p\u00ebrkisnin t\u00eb gjitha shtresave dhe ai u jepte p\u00ebrgjigje me shum\u00eb dallueshm\u00ebri e kuptim shpirt\u00ebror. Shpjegonte \u00e7\u00ebshtje t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, tregonte gabimet e interpretimit q\u00eb b\u00ebnin hebrenjt\u00eb dhe qart\u00ebsonte misteret e Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb B\u00ebrjes Njeri t\u00eb Zotit, duke i mposhtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arianist\u00ebt, nestorian\u00ebt dhe sabelian\u00ebt, si dhe t\u00eb gjith\u00eb heretik\u00ebt e tjer\u00eb. Ai e shpjegonte lart\u00ebsin\u00eb e prift\u00ebris\u00eb me tone lirike dhe qortonte episkop\u00eb, prift\u00ebrinj, dhjak\u00eb e murgj, sjellja e t\u00eb cil\u00ebve ishte e padenj\u00eb p\u00ebr thirrjen e tyre. Pa marr\u00eb parasysh postin politik, qortonte magjistrat\u00eb, guvernator\u00eb, madje edhe vet\u00eb perandorin Theodhos II (408-50), duke u rikujtuar atyre detyrimet ndaj popullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe Kish\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb. Duke mos e toleruar aspak paudh\u00ebsin\u00eb, frym\u00ebzonte dashurin\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb dhe mir\u00ebb\u00ebrjen dhe, nd\u00ebrsa nuk kishte fare lidhje me k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, ai gjykonte dhe vendoste me shum\u00eb autoritet edhe p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb saj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur sh\u00ebn Kirili u b\u00eb patriark i Aleksandris\u00eb, nuk pranoi t\u00eb kujtonte emrin e sh\u00ebn Joan Gojartit n\u00eb diptik\u00eb gjat\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore, duke ndjekur k\u00ebshill\u00ebn e pamatur t\u00eb ungjit t\u00eb tij, Theofilit. Sh\u00ebn Isidori i shkroi nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb fort\u00eb, duke i kujtuar se, p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb gjykim t\u00eb drejt\u00eb, Per\u00ebndia vet\u00eb na ka m\u00ebsuar t\u00eb mos u v\u00ebm\u00eb veshin fjal\u00ebve dhe thashethemeve apo paragjykimeve tona. Kjo let\u00ebr, e ndjekur nga nj\u00eb zbules\u00eb hyjnore, ndryshoi plot\u00ebsisht mendjen e sh\u00ebn Kirilit. Ai jo vet\u00ebm q\u00eb e vendosi emrin e kryepiskopit t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs n\u00eb diptik\u00eb, por edhe u b\u00eb nj\u00eb prej mbrojt\u00ebsve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb nderimit t\u00eb shenjtorit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa vite m\u00eb von\u00eb (433), Isidori, pasi vuri re tonin e ashp\u00ebr t\u00eb debatit mes sh\u00ebn Kirilit dhe patriarkut Joan t\u00eb Antiokis\u00eb, q\u00eb pasoi me d\u00ebnimin e Nestorit n\u00eb Sinodin e Efesit, i shkroi atij duke e nxitur t\u00eb b\u00ebnte l\u00ebshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr hir t\u00eb paqes. \u201cSi ati yt, meq\u00eb t\u00eb p\u00eblqen t\u00eb m\u00eb th\u00ebrras\u00ebsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb em\u00ebr, ose m\u00eb mir\u00eb si biri yt, t\u00eb lutem t\u2019i jap\u00ebsh fund mosmarr\u00ebveshjes, sepse do t\u00eb ndodh\u00eb nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje e p\u00ebrhershme n\u00ebn pretekstin e besimit\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ushtrimi i nj\u00eb autoriteti t\u00eb till\u00eb, t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb t\u00eb profet\u00ebve t\u00eb hersh\u00ebm, nd\u00ebrsa ishte di\u00e7ka e pranueshme p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb si sh\u00ebn Kirili, solli persekutime t\u00eb shumta ndaj sh\u00ebn Isidorit. Thuhet se edhe e kan\u00eb d\u00ebbuar nga shkret\u00ebtira e tij. Ai q\u00ebndroi i pal\u00ebkundur n\u00eb t\u00eb gjitha mundimet, me gjith\u00eb problemet e m\u00ebdha q\u00eb e shqet\u00ebsonin Kish\u00ebn n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Ishte i bindur se ne fitojm\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme, sepse Kisha na parap\u00ebrgatit p\u00ebr lavdin\u00eb e saj t\u00eb ardhshme n\u00ebp\u00ebrmjet mundimeve t\u00eb Kryqit. K\u00ebshtu, rreth vitit 449, e priti vdekjen si \u00e7liruese dhe si kuror\u00ebzim t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tij shum\u00ebvje\u00e7are.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/gif;base64,R0lGODlhAQABAAAAACH5BAEKAAEALAAAAAABAAEAAAICTAEAOw==\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/52662400556_9e53b8f1fc_b.jpg\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Osh\u00ebnar Nikolla Studiti.<\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Osh\u00ebnar Nikolla lindi n\u00eb Kidoni t\u00eb Kret\u00ebs, n\u00eb vitin 793. N\u00eb mosh\u00ebn 10 &#8211; vje\u00e7are prind\u00ebrit e d\u00ebrguan n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, p\u00ebr t\u2019u bashkuar me ungjin e tij, q\u00eb ishte murg i Studionit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebrfitoi shum\u00eb prej m\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebn Theodhorit (11 n\u00ebntor) dhe u b\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i tij shembullor p\u00ebr gjith\u00eb jet\u00ebn. Ai u rrit n\u00eb virtyt e n\u00eb urt\u00ebsi dhe, pasi mori qethjen murg\u00ebrore, u b\u00eb shkruesi personal i sh\u00ebn Theodhorit. I vdekur p\u00ebr vullnetin e tij vetjak, ai jetonte vet\u00ebm p\u00ebr Krishtin, q\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb personin e atit t\u00eb tij shpirt\u00ebror dhe ishte nj\u00eb an\u00ebtar i p\u00ebrulur e pun\u00ebtor i komunitetit murg\u00ebror ku jetonte.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa zbriste akoma m\u00eb shum\u00eb n\u00eb thell\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb, zjarri i dashuris\u00eb hyjnore konsumonte\/dob\u00ebsonte pasionet trupore dhe nevojat natyrore t\u00eb trupit. P\u00ebrmbajtja, agripnit\u00eb, qet\u00ebsia dhe lutja e tij e vazhdueshme t\u00ebrhoq\u00ebn admirimin e t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebmurgjve. Ata e dor\u00ebzuan prift, t\u00eb detyruar vet\u00ebm nga p\u00ebrul\u00ebsia e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shenjti jetonte n\u00eb paqe n\u00eb manastir, sikur t\u00eb ishte n\u00eb parajs\u00eb tok\u00ebsore, brenda drit\u00ebs s\u00eb m\u00ebsimdh\u00ebnieve t\u00eb sh\u00ebn Theodhorit, kur perandori ikonoklast Leon V Armeni nisi nj\u00eb persekutim t\u00eb ri (815). Komuniteti i Studionit u shp\u00ebrnda dhe Theodhorin e internuan n\u00eb fortes\u00ebn e Metopas n\u00eb Helespond, i ndjekur nga Nikolla, q\u00eb bashk\u00ebndau me d\u00ebshir\u00eb keqtrajtimet dhe privimet e atit t\u00eb tij shpirt\u00ebror. Ai kujdesej p\u00ebr t\u00eb dhe transkriptonte shkrimet e tij, t\u00eb cilat ua d\u00ebrgonte fshehurazi nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb. K\u00ebto shkrime ishin nj\u00eb mb\u00ebshtetje e fort\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet orthodhokse.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00ebher\u00eb, kur kap\u00ebn nj\u00eb prej letrave t\u00eb Theodhorit, u b\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr perandorin se internimi i studit\u00ebve ishte kthyer n\u00eb avantazh p\u00ebr ta dhe urdh\u00ebroi q\u00eb t\u00eb dy pohuesit e bes\u00ebs t\u00eb kamxhikoheshin pa m\u00ebshir\u00eb. T\u00eb gjakosur dhe gjysm\u00eb t\u00eb vdekur mbi tok\u00ebn e ngrir\u00eb, ata u sh\u00ebruan duke i mjekuar plag\u00ebt nj\u00ebri-tjetrit me rreckat q\u00eb u jepnin gardian\u00ebt. Pas k\u00ebsaj i internuan n\u00eb fortes\u00ebn e larg\u00ebt t\u00eb Bonit\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb af\u00ebr Smirn\u00ebs, ku u mbyll\u00ebn n\u00eb burg dhe vuajt\u00ebn nga uria pothuajse deri n\u00eb vdekje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb Leonit V, m\u00eb 820, Mihaili II, perandori i ri edhe pse ikonoklast, i la t\u00eb lir\u00eb pohuesit e bes\u00ebs. Theodhori dhe Nikolla e b\u00ebn\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00eb rrug\u00ebn deri n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, por, meqen\u00ebse me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb dekreti perandorak iu ishte mohuar hyrja n\u00eb qytet dhe n\u00eb manastirin e tyre, ata k\u00ebrkuan streh\u00eb n\u00eb Halkidon\u00eb. Atje u g\u00ebzuan kur takuan patriarkun Niqifor (2 qersh.), i cili i vler\u00ebsoi jasht\u00eb mase shenjat dhe t\u00eb djegurat q\u00eb kishin n\u00eb trupin e tyre, nj\u00ebsoj si shenjat e P\u00ebsimit t\u00eb Zotit ton\u00eb (shih Gal. 6:17). Ata jetuan p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Trifonit n\u00eb kepin Akritas, pastaj shkuan n\u00eb ishullin e Prinkipos, ku m\u00eb 11 n\u00ebntor 826 sh\u00ebn Theodhori ia dor\u00ebzoi shpirtin e tij Zotit. Sh\u00ebn Nikolla, duke qen\u00eb nx\u00ebn\u00ebs besnik i m\u00ebsuesit t\u00eb tij edhe pas vdekjes, nd\u00ebrtoi nj\u00eb banes\u00eb pran\u00eb varrit t\u00eb tij dhe jetoi aty me kreshm\u00eb, agripni dhe lutje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb persekutimit t\u00eb eg\u00ebr n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Theofil (829-842), murgjit u shp\u00ebrndan\u00eb p\u00ebrs\u00ebri dhe iu n\u00ebnshtruan keqtrajtimeve t\u00eb shumta mizore. Sh\u00ebn Nikolla gjeti streh\u00eb n\u00eb Firmopolis, nj\u00eb lagje evropiane e Konstandinopoj\u00ebs, n\u00eb pron\u00ebn e nj\u00eb gruaje t\u00eb devotshme, q\u00eb u b\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb filial i manastirit t\u00eb Studionit. Pas vdekjes s\u00eb tiranit, kur Orthodhoksia po rim\u00ebk\u00ebmbej n\u00eb saje t\u00eb kujdesit t\u00eb perandoresh\u00ebs s\u00eb devotshme Theodhora dhe t\u00eb patriarkut Metod, pohuesit e bes\u00ebs ia dol\u00ebn mban\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb Konstandinopoj\u00eb dhe n\u00eb manastiret e tyre. Studit\u00ebt, me n\u00eb krye sh\u00ebn Nafkratin (18 prill), arrit\u00ebn ta lul\u00ebzonin p\u00ebrs\u00ebri manastirin e tyre, nj\u00ebsoj si n\u00eb koh\u00ebn e sh\u00ebn Theodhorit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb pas, kur lipsani i sh\u00ebn Theodhorit u kthye n\u00eb Studion (shih 26 jan.), sh\u00ebn Nikolla u kthye atje dhe jetoi nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mbyllur e t\u00eb bekuar n\u00eb mes t\u00eb komunitetit. Por, kur fjeti sh\u00ebn Nafkrati, v\u00ebllez\u00ebrit k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebn q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej ai igumeni i tyre i ri. Pas tre vjet\u00ebsh, meqen\u00ebse i p\u00eblqente m\u00eb tep\u00ebr qet\u00ebsia, ai caktoi Sofronin e virtytsh\u00ebm pasues t\u00eb tij dhe vet\u00eb shkoi t\u00eb jetonte si eremit n\u00eb Firmopolis (850). Megjithat\u00eb, kur Sofroni vdiq, v\u00ebllez\u00ebrit erdh\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri tek ai p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar atit t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb kthehej. Largimi i patriarkut Ignat nga froni p\u00ebr shkak t\u00eb mospranimit t\u00eb martes\u00ebs s\u00eb Mihailit II p\u00ebr shkaqe antikanonike dhe trazirat q\u00eb shkaktoi n\u00eb Kish\u00eb zgjedhja e sh\u00ebn Fotit, u b\u00ebn\u00eb shkak p\u00ebr mundime t\u00eb reja p\u00ebr sh\u00ebn Nikoll\u00ebn adhuruesin e qet\u00ebsis\u00eb. Duke e par\u00eb si t\u00eb pavlefshme ngritjen e papritur t\u00eb nj\u00eb laiku n\u00eb rangun e patriarkut, Nikolla zgjodhi t\u00eb jetonte n\u00eb Prenetos, filial i manastirit t\u00eb Studionit n\u00eb gjirin e Nikomedis\u00eb. Atje e vizitoi edhe perandori, q\u00eb donte ta bindte t\u00eb pranonte situat\u00ebn e re.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por shenjti nuk pranoi. I d\u00ebbuar nga banesa e tij, shkoi t\u00eb gjente streh\u00eb n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e nj\u00eb bamir\u00ebsi t\u00eb pasur, t\u00eb cil\u00ebn e transformoi n\u00eb manastir. I ndodhur n\u00eb presion t\u00eb vazhduesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb pranuar sh\u00ebn Fotin dhe duke mos dashur t\u00eb sillej kund\u00ebr nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij, e la k\u00ebt\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb ishullin Prokonesus dhe nga atje p\u00ebr n\u00eb Mitilini e m\u00eb pas p\u00ebr n\u00eb Kerson\u00eb. Pas 7 vjet\u00ebsh u soll me forc\u00eb n\u00eb Studion dhe q\u00ebndroi atje si i burgosur, duke provuar p\u00ebr dy vjet shum\u00eb keqtrajtime, derisa erdhi n\u00eb fron Vasil Maqedonasi (867-886). Ai e caktoi Ignatin n\u00eb fronin patriarkal dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb bindte Nikoll\u00ebn t\u00eb pranonte p\u00ebrs\u00ebri igumenin\u00eb e manastirit t\u00eb Studionit. Por shenjtori ishte i s\u00ebmur\u00eb dhe i thyer n\u00eb mosh\u00eb; preferoi t\u00eb q\u00ebndronte larg nga shqet\u00ebsimet njer\u00ebzore, duke u p\u00ebrgatitur p\u00ebr banes\u00ebn e p\u00ebrjetshme, q\u00eb e gjeti m\u00eb 4 shkurt 868, n\u00eb mosh\u00ebn 75-vje\u00e7are.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrpjekjeve asketike dhe mohimit t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij, sh\u00ebn Nikolla arriti t\u00eb mposhtte mentalitetin mishor dhe e ofroi veten si nj\u00eb instrument i but\u00eb i Hirit, i cili kreu shum\u00eb mrekulli me an\u00eb t\u00eb tij. Ai sh\u00ebroi Evdhoksin\u00eb, gruan e perandorit Vasil, dhe Helen\u00ebn, gruan e patricit Manuel, duke iu shfaqur atyre n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. Ai ua tregonte t\u00eb ardhmen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profetike atyre q\u00eb vinin p\u00ebr ta takuar dhe paratha dit\u00ebn e largimit t\u00eb tij nga kjo bot\u00eb. Sh\u00ebn Nikolla i thirri murgjit pran\u00eb vetes dhe i pyeti n\u00ebse kishin nevoj\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb. \u201cGrur\u00eb!\u201d u p\u00ebrgjigj\u00ebn ata. At\u00ebher\u00eb ai u tha atyre: \u201cAi q\u00eb ngush\u00eblloi Egjiptin n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, do t\u2019ju d\u00ebrgoj\u00eb grur\u00eb me boll\u00ebk n\u00eb tri dit\u00eb\u201d. Dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, tri dit\u00eb m\u00eb von\u00eb pas prehjes s\u00eb shenjtorit, nj\u00eb anije me grur\u00eb, e d\u00ebrguar nga perandori Vasil, mb\u00ebrriti n\u00eb portin e manastirit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. &nbsp; Osh\u00ebnar Isidori lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb madhe fisnike t\u00eb Aleksandris\u00eb, lidhjet e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrfshinin edhe patriarkun Theofil dhe nipin e tij, sh\u00ebn Kirilin. Ai ndoqi nj\u00eb shkollim t\u00eb shk\u00eblqyer shekullar, po ashtu edhe n\u00eb theologji, n\u00eb shkollat e famshme t\u00eb Aleksandris\u00eb. Osh\u00ebnari ishte nx\u00ebn\u00ebs besnik i m\u00ebsimit t\u00eb Et\u00ebrve, ve\u00e7an\u00ebrisht i sh\u00ebn Joan Gojartit dhe konsiderohet nga shum\u00eb si<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":57767,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-57763","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 04 Shkurt - Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. D\u00ebshmor Theoktisti. Osh\u00ebnar Jasim \u00e7udib\u00ebr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Nikolla Studiti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 04 Shkurt - Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. D\u00ebshmor Theoktisti. Osh\u00ebnar Jasim \u00e7udib\u00ebr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Nikolla Studiti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. &nbsp; Osh\u00ebnar Isidori lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb madhe fisnike t\u00eb Aleksandris\u00eb, lidhjet e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrfshinin edhe patriarkun Theofil dhe nipin e tij, sh\u00ebn Kirilin. Ai ndoqi nj\u00eb shkollim t\u00eb shk\u00eblqyer shekullar, po ashtu edhe n\u00eb theologji, n\u00eb shkollat e famshme t\u00eb Aleksandris\u00eb. Osh\u00ebnari ishte nx\u00ebn\u00ebs besnik i m\u00ebsimit t\u00eb Et\u00ebrve, ve\u00e7an\u00ebrisht i sh\u00ebn Joan Gojartit dhe konsiderohet nga shum\u00eb si\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-02-03T23:02:38+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 04 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. D\u00ebshmor Theoktisti. Osh\u00ebnar Jasim \u00e7udib\u00ebr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Nikolla Studiti.\",\"datePublished\":\"2025-02-03T23:02:38+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/\"},\"wordCount\":2244,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/\",\"name\":\"- 04 Shkurt - Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. D\u00ebshmor Theoktisti. Osh\u00ebnar Jasim \u00e7udib\u00ebr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Nikolla Studiti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-02-03T23:02:38+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 04 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. D\u00ebshmor Theoktisti. Osh\u00ebnar Jasim \u00e7udib\u00ebr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Nikolla Studiti.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 04 Shkurt - Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. D\u00ebshmor Theoktisti. Osh\u00ebnar Jasim \u00e7udib\u00ebr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Nikolla Studiti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 04 Shkurt - Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. D\u00ebshmor Theoktisti. Osh\u00ebnar Jasim \u00e7udib\u00ebr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Nikolla Studiti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. &nbsp; Osh\u00ebnar Isidori lindi n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb madhe fisnike t\u00eb Aleksandris\u00eb, lidhjet e s\u00eb cil\u00ebs p\u00ebrfshinin edhe patriarkun Theofil dhe nipin e tij, sh\u00ebn Kirilin. Ai ndoqi nj\u00eb shkollim t\u00eb shk\u00eblqyer shekullar, po ashtu edhe n\u00eb theologji, n\u00eb shkollat e famshme t\u00eb Aleksandris\u00eb. Osh\u00ebnari ishte nx\u00ebn\u00ebs besnik i m\u00ebsimit t\u00eb Et\u00ebrve, ve\u00e7an\u00ebrisht i sh\u00ebn Joan Gojartit dhe konsiderohet nga shum\u00eb si","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-02-03T23:02:38+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 04 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. D\u00ebshmor Theoktisti. Osh\u00ebnar Jasim \u00e7udib\u00ebr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Nikolla Studiti.","datePublished":"2025-02-03T23:02:38+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/"},"wordCount":2244,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/","name":"- 04 Shkurt - Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. D\u00ebshmor Theoktisti. Osh\u00ebnar Jasim \u00e7udib\u00ebr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Nikolla Studiti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg","datePublished":"2025-02-03T23:02:38+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51860550218_4e67947200_b.jpg","width":"706","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/02\/04\/04-shkurt-oshenar-isidor-pilusioti-deshmor-theoktisti-oshenar-jasim-cudiberesi-oshenar-nikolla-studiti\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 04 Shkurt &#8211; Osh\u00ebnar Isidor Pilusioti. D\u00ebshmor Theoktisti. Osh\u00ebnar Jasim \u00e7udib\u00ebr\u00ebsi. Osh\u00ebnar Nikolla Studiti."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57763","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57763"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57763\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63269,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57763\/revisions\/63269"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57767"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57763"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57763"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57763"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}