{"id":57540,"date":"2025-01-17T00:02:23","date_gmt":"2025-01-16T23:02:23","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=57540"},"modified":"2025-01-12T19:18:40","modified_gmt":"2025-01-12T18:18:40","slug":"17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/","title":{"rendered":"&#8211; 17 Janar &#8211; Osh\u00ebnar Andoni i Madh. D\u00ebshmore Junila. D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Andoni i Madh.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Andoni, lulja e par\u00eb e shkret\u00ebtir\u00ebs, lindi rreth vitit 250, n\u00eb fshatin e vog\u00ebl Komas, n\u00eb Egjiptin e Sip\u00ebrm. Prind\u00ebrit e tij, t\u00eb krishter\u00eb fisnik\u00eb e t\u00eb pasur, e rrit\u00ebn me besimin dhe frik\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Vet\u00eb ata u mor\u00ebn me edukimin e djalit t\u00eb tyre, sepse Andoni nuk i d\u00ebshironte loj\u00ebrat e zhurmshme t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe i p\u00ebrbuzte shkencat profane. Dilte nga sht\u00ebpia vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb kish\u00eb, ku ndiqte me v\u00ebmendje leximin e librave t\u00eb shenjt\u00eb dhe tregimet p\u00ebr luft\u00ebn e shenjtor\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb mosh\u00ebn 20-vje\u00e7are, vdekja e prind\u00ebrve e la n\u00eb krye t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb familjare dhe t\u00eb vetmin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr edukimin e motr\u00ebs s\u00eb tij m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Nj\u00eb dit\u00eb, tek shkonte n\u00eb kish\u00eb duke medituar p\u00ebr jet\u00ebn paq\u00ebsore t\u00eb apostujve dhe t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb par\u00eb, t\u00eb \u00e7liruar nga \u00e7do shqet\u00ebsim, d\u00ebgjoi t\u00eb lexoheshin k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb Ungjillit: \u201cN\u00ebse do q\u00eb t\u00eb b\u00ebhesh i p\u00ebrsosur, shko e shit pasurin\u00eb t\u00ebnde dhe jepua t\u00eb varf\u00ebrve; dhe do t\u00eb kesh thesar n\u00eb qiell, dhe eja e ndiqm\u00eb pas\u201d (Matth. 19.21). I bindur se ato ishin th\u00ebn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, u nis t\u2019i ndante pa humbur koh\u00eb t\u00ebr\u00eb tokat q\u00eb zot\u00ebronte mes fqinj\u00ebve, shiti mobiliet dhe u dha t\u00eb varf\u00ebrve parat\u00eb, duke ruajtur nj\u00eb pakic\u00eb p\u00ebr sistemimin e s\u00eb motr\u00ebs. Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, pasi d\u00ebgjoi t\u00eb lexoheshin k\u00ebto fjal\u00eb: \u201cMos u mendoni, pra, p\u00ebr t\u00eb nes\u00ebrmen\u201d (Matth. 6.34), vendosi p\u00ebrfundimisht t\u00eb hiqte dor\u00eb nga bota, shp\u00ebrndau pjes\u00ebn e pasuris\u00eb q\u00eb i kishte mbetur, t\u00eb motr\u00ebn ia besoi nj\u00eb gruaje t\u00eb virtytshme, dhe la sht\u00ebpin\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar jet\u00ebn asketike.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkaq, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, nuk ekzistonte ende ndonj\u00eb manastir i organizuar, vet\u00ebm disa burra, t\u00eb cil\u00ebt jetonin si eremit\u00eb pran\u00eb fshatit t\u00eb tyre, me kreshm\u00eb dhe lutje. Nj\u00eb nga k\u00ebta et\u00ebr banonte af\u00ebr me Andonin, t\u00eb cilin shenjti mendoi ta imitonte. U vendos n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb izoluar, me mendje t\u00eb \u00e7liruar nga preokupimet dhe kujtimi i jet\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme. B\u00ebnte pun\u00eb krahu, shp\u00ebrndante tepricat te t\u00eb vobekt\u00ebt, studionte librat e shenjt\u00eb dhe p\u00ebrpiqej t\u00eb ruante t\u00eb paturbulluar lutjen n\u00eb zem\u00ebr. Si nj\u00eb blet\u00eb pun\u00ebtore, sa her\u00eb q\u00eb d\u00ebgjonte t\u00eb lavd\u00ebrohej virtyti i ndonj\u00eb eremiti, e vizitonte, v\u00ebzhgonte p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb tjetri, ushtrimin, p\u00ebrqendrimin n\u00eb lutje dhe studimin e nj\u00eb t\u00eb treti e k\u00ebshtu me radh\u00eb, dhe, me t\u2019u kthyer n\u00eb qeli, p\u00ebrpiqej t\u2019i b\u00ebnte t\u00eb vetat t\u00eb gjitha k\u00ebto virtyte.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Demoni, ziliqar i t\u00eb gjitha veprave t\u00eb mira t\u00eb njer\u00ebzve, ngaq\u00eb nuk duronte dot t\u00eb shikonte zellin e t\u00eb riut, vendosi ta luftonte. Fillimisht i solli n\u00eb kujtes\u00eb pasurin\u00eb q\u00eb kishte braktisur, t\u00eb motr\u00ebn q\u00eb e kishte l\u00ebn\u00eb dhe t\u00eb gjitha k\u00ebnaq\u00ebst\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb m\u00ebparshme. Pastaj i paraqiti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb tmerrshme v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e jet\u00ebs asketike, dob\u00ebsimin e trupit, luft\u00ebn e gjat\u00eb q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb duronte p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra dhe nj\u00eb re t\u00eb dendur mendimesh t\u00eb shum\u00ebllojshme. Por Andoni, me besimin e fuqish\u00ebm q\u00eb kishte, durimin dhe lutjen e vazhdueshme, u b\u00ebri ball\u00eb k\u00ebtyre sulmeve, prandaj i ligu e sulmoi n\u00eb nj\u00eb front tjet\u00ebr. I paraqiti n\u00eb mendje mendime jo t\u00eb pastra dhe i nxiti shqisat rinore me shum\u00eb sugjerime t\u00eb turpshme. Por, si pa q\u00eb shenjti rezistonte, nat\u00ebn mori pamjen e nj\u00eb gruaje q\u00eb e ftonte n\u00eb m\u00ebkat me gjeste t\u00eb ndyra. Por atleti i Krishtit e d\u00ebboi satanin me kujtimin e mundimeve t\u00eb ferrit. Demoni, i lodhur, iu shfaq si f\u00ebmij\u00eb i sh\u00ebmtuar dhe i zi dhe, duke iu paraqitur si fryma e imoralitetit, pranoi se u mund prej tij. Para k\u00ebsaj pamjeje kaq qesharake, Andoni e p\u00ebrbuzi me himne: \u201cZoti \u00ebsht\u00eb ndihma ime, dhe do t\u2019i p\u00ebr\u00e7moj gjith\u00eb armiqt\u00eb e mi\u201d (Ps. 117.7). Ai ishte faktikisht i bindur se nuk ishte fitorja e tij, por Hiri i Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb ishte me t\u00eb (I Kor. 15.10). Prandaj, i m\u00ebsuar urt\u00ebsisht nga Shkrimet e Shenjta p\u00ebr makinacionet e ndryshme t\u00eb demon\u00ebve, nuk dremiti n\u00eb sigurin\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebrt; por gjithmon\u00eb vigjilent, punonte me m\u00eb shum\u00eb kujdes t\u00eb rob\u00ebronte trupin, nga frika se mos n\u00eb betej\u00ebn e dyt\u00eb dilte humb\u00ebs. E p\u00ebrforcoi edhe m\u00eb tep\u00ebr vendimin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet disiplin\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb; ai nuk ndiente m\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi kur kalonte nat\u00ebn n\u00eb lutje, hante pak buk\u00eb e krip\u00eb, nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dy dit\u00eb, dhe refuzonte \u00e7do ngush\u00ebllim njer\u00ebzor. Duke harruar koh\u00ebn q\u00eb kalonte me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese dhe duke vrapuar pa pushim p\u00ebrpara (Fil. 3.14), e konsideronte \u00e7do dit\u00eb si fillimin e asketizmit dhe i b\u00ebri t\u00eb tijat fjal\u00ebt e profetit Ilia: \u201cZoti \u00ebsht\u00eb i gjall\u00eb, dhe duhet q\u00eb sot t\u00eb dal n\u00eb prani t\u00eb tij\u201d (III Mbret. 18.5).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj dhe u hodh n\u00eb sulm dhe zgjodhi si vendbanim nj\u00eb nga varrezat e vjetra q\u00eb kishin hapur pagan\u00ebt. Duke mos e duruar k\u00ebt\u00eb provokim, satani erdhi p\u00ebr ta sulmuar nat\u00ebn me nj\u00eb lukuni demon\u00ebsh. E godit\u00ebn mizorisht dhe e lan\u00eb p\u00ebrtok\u00eb, t\u00ebr\u00eb plag\u00eb. Kur miku i tij, i cili kujdesej p\u00ebr t\u00eb, e gjeti gjysm\u00eb t\u00eb vdekur, e transportoi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb kish\u00eb. Kur u p\u00ebrmir\u00ebsua, Andoni iu lut ta \u00e7onte p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb varr. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, lutej i shtrir\u00eb dhe i sfidonte me guxim demon\u00ebt. K\u00ebta t\u00eb fundit, turreshin n\u00eb varr, duke marr\u00eb pamje bishash apo zvarranik\u00ebsh. Luft\u00ebtari trim sulmohej nga \u00e7do an\u00eb, por i largonte duke thirrur me forc\u00eb: \u201cN\u00ebse do t\u00eb kishit ndonj\u00eb pushtet, nj\u00eb nga ju do t\u00eb m\u00eb mjaftonte p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mundur; por meq\u00eb Zoti ua mori forc\u00ebn, p\u00ebrpiqeni t\u00eb m\u00eb frik\u00ebsoni duke qen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb num\u00ebr. Shenja e dob\u00ebsis\u00eb suaj duket kur shnd\u00ebrroheni n\u00eb kafsh\u00eb pa arsye. N\u00ebse keni pushtet mbi mua, ejani, mos vononi m\u00eb tep\u00ebr, sulmom\u00ebni! N\u00ebse nuk keni asgj\u00eb, e kot\u00eb q\u00eb t\u00ebrboheni k\u00ebshtu. Shenja e Kryqit dhe besimi jan\u00eb p\u00ebr mua mur i pakap\u00ebrcyesh\u00ebm!\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Demon\u00ebt e pafuqish\u00ebm k\u00ebrc\u00ebllinin dh\u00ebmb\u00ebt nga inati. P\u00ebrfundimisht, Zoti Jisu Krisht i erdhi n\u00eb ndihm\u00eb dhe i d\u00ebboi frym\u00ebt e err\u00ebsir\u00ebs, duke u shfaqur lart n\u00eb qiell i rrethuar nga nj\u00eb drit\u00eb rrez\u00ebllit\u00ebse. Andoni e pyeti: \u201cKu ishe Ti, o Zot? P\u00ebrse nuk e ndalove m\u00eb her\u00ebt k\u00ebt\u00eb betej\u00eb?\u201d. Krishti iu p\u00ebrgjigj: \u201cK\u00ebtu isha, p\u00ebrkrah teje. Por doja t\u00eb shihja p\u00ebrpjekjen t\u00ebnde. P\u00ebrderisa rezistove me kaq guxim, do t\u00eb jem q\u00eb tani e tutje mbrojt\u00ebsi yt dhe do ta b\u00ebj t\u00eb njohur emrin t\u00ebnd mbi dh\u00e9\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img decoding=\"async\" class=\"lazyload alignleft\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27466%27%20height%3D%27650%27%20viewBox%3D%270%200%20466%20650%27%3E%3Crect%20width%3D%27466%27%20height%3D%27650%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51801862963_20de9f45d7_b.jpg\" width=\"466\" height=\"650\" \/>Andonin, at\u00ebher\u00eb 35 vje\u00e7 (286), e pushtoi nj\u00eb zjarr i p\u00ebrflakt\u00eb zelli pas atyre betejave dhe vendosi i vet\u00ebm t\u00eb futej m\u00eb thell\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Arriti n\u00eb bregun lindor t\u00eb Nilit, gjeti mbi mal nj\u00eb rr\u00ebnoj\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr e t\u00eb braktisur dhe, pasi e spastroi nga zvarranik\u00ebt q\u00eb banonin atje, q\u00ebndroi n\u00eb vetmi t\u00eb plot\u00eb, duke ndaluar hyrjen e kujtdo. Kaloi k\u00ebshtu 20 vjet n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb t\u00ebrhequr, ku nj\u00eb her\u00eb n\u00eb gjasht\u00eb muaj i vinte nj\u00eb mik dhe ia hidhte buk\u00ebn nga nj\u00eb mur i madh. T\u00eb shumt\u00eb ishin ata q\u00eb u t\u00ebrhoq\u00ebn nga fama e tij dhe vinin p\u00ebr ta vizituar. Q\u00ebndronin p\u00ebrjashta, duke d\u00ebgjuar nga brenda potere t\u00eb madhe dhe z\u00ebrat e demon\u00ebve t\u00eb ul\u00ebrinin kund\u00ebr tij, se u kishte zaptuar banes\u00ebn me kaq burr\u00ebri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, nga zelli i tep\u00ebrt, admiruesit e tij e shtyn\u00eb me forc\u00eb port\u00ebn dhe pan\u00eb Andonin me pamje t\u00eb shk\u00eblqyer, sikur t\u00eb dilte nga shenjt\u00ebrorja mistike, dhe me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pamje si para 20 vjet\u00ebsh, me gjith\u00eb mundimet e trupit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00eb nga ajo dit\u00eb priste dishepuj (rreth vitit 306), t\u00eb cil\u00ebt sa vinin e shtoheshin. Ngriti dy manastire: nj\u00ebrin n\u00eb lindje t\u00eb Nilit, n\u00eb Pispir, tjetrin n\u00eb bregun e majt\u00eb, jo larg Arsinoes\u00eb. Me zem\u00ebr t\u00eb paq\u00ebsuar, me mendje t\u00eb p\u00ebrqendruar te Per\u00ebndia dhe pa u l\u00ebkundur, sh\u00ebn Andoni kishte pushtetin t\u00eb pajtonte armiqt\u00eb, qoft\u00eb edhe vet\u00ebm me pranin\u00eb e tij, b\u00ebnte q\u00eb t\u00eb mbret\u00ebronte rreth tij dashuria mes njer\u00ebzve dhe sh\u00ebronte t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt me lutjen e tij. I frym\u00ebzuar nga Shpirti i Shenjt\u00eb, i drejtonte murgjit n\u00eb shkenc\u00ebn shpirt\u00ebrore. I porosiste t\u00eb mos e l\u00ebshonin zemr\u00ebn n\u00eb sprova apo t\u00eb linin pas dore zellin e tyre t\u00eb par\u00eb, por, n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, ta shtonin nga dita n\u00eb dit\u00eb, sikur t\u00eb rinisnin nga e para, duke medituar p\u00ebr k\u00ebto fjal\u00eb t\u00eb apostullit: \u201cP\u00ebrdit\u00eb vdes\u201d (I Kor. 15.3).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai thoshte: \u201cLe t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb mos zot\u00ebrojm\u00eb asgj\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 atyre q\u00eb do marrim me vete n\u00eb varr: pra dashurin\u00eb, but\u00ebsin\u00eb, drejt\u00ebsin\u00eb etj&#8230; Virtytit, d.m.th. Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Qiejve, i nevojitet vullneti yn\u00eb, pasi ajo \u00ebsht\u00eb brenda nesh. Virtyti nuk konsiston n\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb, ve\u00e7se ta ruaj\u00eb pjes\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb shpirtit ton\u00eb n\u00eb past\u00ebrtin\u00eb e bukurin\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilat ai u krijua\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cDuke e ruajtur me vigjilenc\u00eb zemr\u00ebn ton\u00eb kund\u00ebr njollosjes nga mendimet e k\u00ebqija, kund\u00ebr nxitjes s\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsive dhe kund\u00ebr rr\u00ebmbimit t\u00eb zem\u00ebrimit, do t\u00eb mund t\u2019u rezistonim sulmeve t\u00eb demon\u00ebve q\u00eb na rrethojn\u00eb dhe p\u00ebrpiqen me q\u00ebllimin e vet\u00ebm t\u2019i pengojn\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt t\u00eb ngjiten n\u00eb qiell dhe t\u00eb z\u00ebn\u00eb vendet ku ata u d\u00ebbuan p\u00ebr shkak t\u00eb krenaris\u00eb dhe revolt\u00ebs s\u00eb tyre. Vet\u00ebm duke k\u00ebmb\u00ebngulur me asketiz\u00ebm t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm dhe me shum\u00eb lutje mund t\u00eb marrim nga Shpirti i Shenjt\u00eb karizm\u00ebn e dallueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb frym\u00ebve, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i prishim dredhit\u00eb e tyre. Fillimisht na sulmojn\u00eb me mendime t\u00eb papastra, pastaj, n\u00eb qoft\u00eb se i kemi zmbrapsur me besim, kreshm\u00eb dhe lutje, i rikthehen sulmit me imagjinata t\u00eb ndryshme, me synimin p\u00ebr t\u00eb na frik\u00ebsuar. P\u00ebrs\u00ebri t\u00eb shtyr\u00eb nga fuqia e Krishtit, ata p\u00ebrpiqen t\u00eb na g\u00ebnjejn\u00eb duke u shtirur sikur parathon\u00eb ngjarjet q\u00eb do t\u00eb ndodhin, gj\u00eb q\u00eb vet\u00ebm Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb ta b\u00ebj\u00eb, por q\u00eb arrijn\u00eb ta imitojn\u00eb n\u00eb saje t\u00eb shkatht\u00ebsis\u00eb s\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb patrup. Edhe n\u00ebse na gjejn\u00eb s\u00ebrish t\u00eb pathyesh\u00ebm, at\u00ebher\u00eb vet\u00eb princi i tyre, satani, shfaqet me t\u00ebr\u00eb salltanetin e tij, rrethuar nga nj\u00eb drit\u00eb e rreme, parafigurim i zjarrit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb, dhe na sugjeron vizione, zbulesa, luft\u00ebra asketike, dhe nj\u00eb shum\u00ebllojshm\u00ebri marifetesh, q\u00eb t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb biem n\u00eb krenari dhe iluzion. Mos u frik\u00ebsoni nga k\u00ebto sulme. Duke qen\u00eb se e kan\u00eb humbur fuqin\u00eb e tyre q\u00eb prej Mish\u00ebrimit t\u00eb Zotit ton\u00eb Jisu Krisht dhe duke mos mundur t\u00eb rrin\u00eb n\u00eb prehje, na k\u00ebrc\u00ebnojn\u00eb me fjal\u00eb, zhurma dhe shfaqje t\u00eb kota. N\u00ebse do t\u00eb kishin ndonj\u00eb pushtet, nuk do kishin nevoj\u00eb t\u00eb shpalosnin k\u00ebt\u00eb shk\u00eblqim dhe me koh\u00eb do ta kishin ndaluar rritjen dhe p\u00ebrparimin e t\u00eb krishter\u00ebve. Vet\u00ebm Per\u00ebndis\u00eb duhet t\u2019i druhemi, prandaj nuk duhet t\u2019ua kemi frik\u00ebn demon\u00ebve, por vet\u00ebm t\u2019i p\u00ebrbuzim. Pasi asgj\u00ebje s\u2019i tremben m\u00eb tep\u00ebr se kreshm\u00ebs s\u00eb murgjve, p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb, durimit t\u00eb tyre, dashuris\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit. N\u00ebse ju vjen ndonj\u00eb shfaqje, mos u trazoni, por pyete at\u00eb q\u00eb t\u00eb shfaqet: Kush je ti? Nga po vjen? N\u00ebse ky vizion \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00eb, do t\u2019i shp\u00ebrndaj\u00eb menj\u00ebher\u00eb dyshimet dhe do ta kthej\u00eb frik\u00ebn tuaj n\u00eb g\u00ebzim; n\u00ebse vjen nga djalli, ai do t\u00eb arratiset p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh kur t\u00eb shikoj\u00eb q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb tuaj. T\u00eb gjitha k\u00ebto sprova jan\u00eb me dobi p\u00ebr ju: n\u00ebse mungojn\u00eb tundimet, askush nuk mund t\u00eb shp\u00ebtohet\u201c.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00ebn ndikimin e Andonit, shkret\u00ebtira u b\u00eb qytet i v\u00ebrtet\u00eb, u popullua me murgj t\u00eb shumt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt e kishin mohuar bot\u00ebn p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb qytetar\u00eb t\u00eb k\u00ebtij qyteti qiellor. T\u00eb gjitha k\u00ebto manastire u ngjanin tempujve, ku njer\u00ebzit, t\u00eb bashkuar n\u00eb harmoni t\u00eb \u00ebmb\u00ebl me q\u00ebllimin e p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb kishin vendosur, e kalonin jet\u00ebn duke psalur, duke studiuar Shkrimet e Shenjta, duke agj\u00ebruar, duke u lutur me g\u00ebzimin dhe me shpres\u00ebn e t\u00eb mirave t\u00eb ardhshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb, Maksimini rindezi n\u00eb Egjipt zjarrin e persekutimit dhe b\u00ebri t\u00eb rridhte gjaku lum\u00eb n\u00eb qytetin e Aleksandris\u00eb (311). Andoni, i djegur nga d\u00ebshira p\u00ebr t\u2019u martirizuar, shkoi n\u00eb Aleksandri dhe doli me trim\u00ebri para rrezikut dhe, duke vizituar rr\u00ebfyesit e bes\u00ebs n\u00ebp\u00ebr burgje e miniera, i nxiste ta \u00e7onin deri n\u00eb fund luft\u00ebn e mir\u00eb. Me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e tij t\u00eb flakt\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur t\u00eb nj\u00ebjtin fund si ata, Per\u00ebndia e ruajti n\u00eb manastirin e tij, ku vazhdoi martirizimin e vet t\u00eb pagjaksh\u00ebm t\u00eb nd\u00ebrgjegjes, duke i dyfishuar p\u00ebrpjekjet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ndon\u00ebse rrinte i mbyllur, ai vazhdonte t\u00eb kryente mrekulli dhe vizitor\u00ebt shtoheshin dita-dit\u00ebs. Prandaj dhe vendosi t\u00eb t\u00ebrhiqej m\u00eb thell\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. U bashkua me nj\u00eb karvan t\u00eb sara\u00e7en\u00ebve dhe arriti m\u00eb k\u00ebmb\u00eb deri n\u00eb malin Kolzim (sot Mali i Sh\u00ebn Andonit), i cili gjendet n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, af\u00ebr Detit t\u00eb Kuq, tri dit\u00eb m\u00eb k\u00ebmb\u00eb q\u00eb nga Nili, ku u vendos pasi u sigurua me nj\u00eb zbulim nga Per\u00ebndia. Meq\u00eb bishat e egra vinin dhe turbullonin ujin e burimit q\u00eb rridhte atje, shenjti i d\u00ebbonte me delikates\u00eb vet\u00ebm me tingullin e z\u00ebrit t\u00eb tij. Kultivonte at\u00eb pak kopsht q\u00eb kishte p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dhe, p\u00ebrve\u00e7 disa vizitave t\u00eb rralla t\u00eb dishepujve t\u00eb tij, ai jepej pa u dor\u00ebzuar n\u00eb soditje dhe n\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr demon\u00ebve t\u00eb furish\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas shum\u00eb vjet\u00ebsh, Andoni, tashm\u00eb i plakur, shkoi t\u00eb vizitonte nx\u00ebn\u00ebsit e tij n\u00eb Pispir, n\u00eb bregun e djatht\u00eb t\u00eb Nilit. Gjat\u00eb udh\u00ebs, b\u00ebri t\u00eb buronte uj\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb shuar etjen e shok\u00ebve q\u00eb ishin me t\u00eb. I madh ishte g\u00ebzimi kur mb\u00ebrriti njeriu i Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb gjith\u00eb murgjit gjet\u00ebn rastin p\u00ebr t\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb zellin e tyre n\u00eb luft\u00ebrat e virtytit. Kur u nis p\u00ebr n\u00eb mal, nj\u00eb turm\u00eb e madhe e ndoqi pas: disa k\u00ebrkonin sh\u00ebrimin e s\u00ebmundjeve t\u00eb trupit, t\u00eb tjer\u00eb vinin p\u00ebr t\u00eb gjetur ngush\u00ebllim dhe m\u00ebsime p\u00ebr shpirtin; shenjti i jepte kujtdo sipas nevoj\u00ebs, si Per\u00ebndia. E theu heshtjen vet\u00ebm pasi mori frym\u00ebzimin nga Shpirti i Shenjt\u00eb, dhe fliste me fjal\u00ebt e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, sikur t\u00eb ishte ai autori. Ai thoshte me besim: \u201cNuk e kam frik\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, sepse e dua. Dashuria e p\u00ebrsosur e nxjerr jasht\u00eb frik\u00ebn\u201d. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, n\u00eb m\u00ebsimet e tij, k\u00ebmb\u00ebngulte p\u00ebr dashurin\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore dhe pastrimin e zemr\u00ebs. Gjithashtu thoshte: \u201cNga i af\u00ebrmi varet jeta dhe vdekja. N\u00eb fakt, n\u00ebse e fitojm\u00eb v\u00ebllan\u00eb ton\u00eb, vet\u00eb Per\u00ebndin\u00eb fitojm\u00eb; por n\u00ebse b\u00ebhemi p\u00ebr v\u00ebllan\u00eb ton\u00eb nxitje m\u00ebkati, m\u00ebkatojm\u00eb kund\u00ebr Krishtit\u201d. At\u00eb plot dhembshuri, dinte ta nd\u00ebrthurte n\u00eb koh\u00ebn e duhur asketizmin e dishepujve t\u00eb tij me ndonj\u00eb zbavitje, dhe u transmetonte m\u00ebsimin q\u00eb ai vet\u00eb kishte marr\u00eb nga engj\u00eblli, t\u00eb nd\u00ebrthurte me heshtjen lutjen e past\u00ebr, psalmodin\u00eb dhe pun\u00ebn e dor\u00ebs, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb luftonte plog\u00ebshtin\u00eb. I konsideronte si t\u00eb tijat vuajtjet e atyre q\u00eb i vinin dhe lutej p\u00ebr secilin. Kur Per\u00ebndia kryente n\u00ebp\u00ebrmjet tij sh\u00ebrim, fal\u00ebnderonte dhe, kur Ai refuzonte, p\u00ebrs\u00ebri fal\u00ebnderonte dhe i nxiste k\u00ebta fatkeq\u00eb t\u00eb mbeteshin n\u00eb shpres\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, gjat\u00eb lutjes s\u00eb tij, sh\u00ebn Andoni u ngaz\u00ebllua n\u00eb frym\u00eb dhe u ngrit trup\u00ebrisht n\u00eb aj\u00ebr nga engj\u00ebjt, t\u00eb cil\u00ebt hoq\u00ebn prej tij hordhin\u00eb e demon\u00ebve, q\u00eb donin t\u00eb ekzaminonin paturp\u00ebsisht sjelljen e tij q\u00eb nga lindja. Fytyra rrezatonte nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb till\u00eb past\u00ebrtie dhe t\u00eb gjitha l\u00ebvizjet e trupit d\u00ebftonin gjendjen pa pasion t\u00eb shpirtit t\u00eb shenjtit, i cili shp\u00ebrndante rreth tij drit\u00eb paqeje, g\u00ebzimi dhe but\u00ebsie. Pa pasur nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb i njohur, t\u00eb gjitha sa e shikonin, t\u00ebrhiqeshin drejt tij. Ai lexonte n\u00eb zemrat e tyre si n\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb hapur dhe, si mjek i zoti, u jepte ila\u00e7in e p\u00ebrshtatsh\u00ebm. K\u00ebshtu, mbar\u00eb Egjipti e mbante si atin dhe mjekun e tij, njer\u00ebzit me pozit\u00eb vinin thell\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb biseduar me t\u00eb dhe, madje, vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bekimin e tij; dhe perandori Konstandini i Madh shk\u00ebmbeu letra me murgun e p\u00ebrulur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I pandikuar nga gjith\u00eb k\u00ebto ndere dhe me mendje t\u00eb drejtuar vazhdimisht te Per\u00ebndia, Andoni ishte pajisur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hyjnore edhe me t\u00eb gjith\u00eb njohurin\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb turbulluar diturin\u00eb e k\u00ebsaj bote. Disa filozof\u00eb pagan\u00eb, t\u00eb fryr\u00eb nga krenaria p\u00ebr shkak t\u00eb dijes q\u00eb pretendonin se zot\u00ebronin, menduan me p\u00ebr\u00e7mim ta vizitonin k\u00ebt\u00eb t\u00eb pashkolluar, p\u00ebr t\u00eb cilin fliste t\u00ebr\u00eb Egjipti. Me pak fjal\u00eb, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb ngat\u00ebrroi sigurin\u00eb e tyre. Ai u tregoi se si urt\u00ebsia e k\u00ebsaj bote u b\u00eb e marr\u00eb me marr\u00ebzin\u00eb e Kryqit, u v\u00ebrtetoi marr\u00ebzin\u00eb e miteve t\u00eb tyre, q\u00eb e ulnin Per\u00ebndin\u00eb me ngjashm\u00ebrin\u00eb e kafsh\u00ebve dhe t\u00eb objekteve t\u00eb sajuara, nd\u00ebrsa doktrina e Krishtit e ngre njeriun n\u00eb kungim me natyr\u00ebn hyjnore, dhe u b\u00ebri t\u00eb njohin se at\u00eb q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt njohin me besimin dhe fuqin\u00eb e p\u00ebrjetimit, ata p\u00ebrpiqen m\u00eb kot ta arrijn\u00eb me ligj\u00ebrata dhe arsyetime. M\u00eb n\u00eb fund, vulosi fitoren e tij duke \u00e7liruar t\u00eb demonizuar me fuqin\u00eb e Krishtit dhe k\u00ebshtu i la vizitor\u00ebt e tij t\u00eb turp\u00ebruar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Andoni kishte respekt t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr klerik\u00ebt dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsit e Kish\u00ebs. Pa dyshim, ishte i huaj n\u00eb \u00e7do \u00e7\u00ebshtje kishtare; sidoqoft\u00eb, ai e mb\u00ebshteti fuqish\u00ebm besimin orthodhoks, i cili rrezikohej seriozisht n\u00eb ato koh\u00eb t\u00eb trazuara. Kur arian\u00ebt e Aleksandris\u00eb kishin hapur thashetheme se eremiti i ndritur kishte t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn doktrin\u00eb me ta, shenjti nuk duroi dot, por doli nga shpella p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb qytetin e zhurmsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb shpallur hapur, para t\u00eb gjith\u00eb popullit q\u00eb kishte ardhur p\u00ebr ta par\u00eb, besimin e tij n\u00eb hyjnin\u00eb e Birit dhe Fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, bashkimin e tij t\u00eb pandash\u00ebm me doktrin\u00ebn e Sinodit t\u00eb Nikeas dhe p\u00ebr t\u00eb afirmuar mb\u00ebshtetjen e tij p\u00ebr sh\u00ebn Athanasin (338).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb mosh\u00ebn 105-vje\u00e7are, u nis, sipas zakonit, t\u00eb vizitonte murgjit q\u00eb ishin vendosur n\u00eb nj\u00eb mal akoma m\u00eb thell\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebs dhe t\u2019u thoshte me g\u00ebzim se Per\u00ebndia do ta th\u00ebrriste s\u00eb shpejti n\u00eb atdheun e tij t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. I nxiti t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulnin p\u00ebrdit\u00eb n\u00eb pun\u00ebt asketike, sikur vdekja t\u00eb ishte shum\u00eb af\u00ebr, t\u00eb imitonin shembullin e shenjtor\u00ebve dhe t\u00eb ruanin me kujdes tradit\u00ebn e Et\u00ebrve t\u00eb frym\u00ebzuar nga Per\u00ebndia, duke shmangur \u00e7do lidhje me heretik\u00ebt; pastaj u t\u00ebrhoq n\u00eb nj\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb t\u00eb thell\u00eb, ku i sh\u00ebrbenin dy dishepujt e tij: Makari (19 janar) dhe Amathi. N\u00eb \u00e7astin e vdekjes, i porositi t\u00eb mos e transportonin trupin e tij n\u00eb Egjipt, nga frika se mos e balsamosnin sipas zakoneve pagane ende n\u00eb fuqi, dhe i urdh\u00ebroi ta varrosnin n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb panjohur. Nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb veshjeve t\u00eb tij ua la dy rr\u00ebfyesve t\u00eb Orthodhoksis\u00eb: sh\u00ebn Athanasit dhe sh\u00ebn Serapionit t\u00eb Thmuisit (21 mars), dhe tunik\u00ebn e tij prej l\u00ebkure kafsh\u00ebsh dy dishepujve m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt, me q\u00ebllim q\u00eb k\u00ebta, duke i mbajtur k\u00ebto veshje, t\u00eb mbuloheshin me mbrojtjen e tij t\u00eb padukshme. Pastaj shtriu k\u00ebmb\u00ebt, dhe me fytyr\u00ebn e mbushur me g\u00ebzim, sikur do t\u00eb takonte miq, fjeti n\u00eb paqe. Ishte 17 janar 356. Fama e Atit t\u00eb murgjve u shtri n\u00eb t\u00ebr\u00eb skajet e dheut dhe nd\u00ebr shekuj biografia e tij, e shkruar me dashuri nga sh\u00ebn Athanasi i Aleksandris\u00eb, u dhuroi shpirtrave t\u00eb dashuruar me Per\u00ebndin\u00eb nj\u00eb model t\u00eb p\u00ebrsosur t\u00eb udh\u00ebs q\u00eb duhet t\u00eb ndjek\u00eb dikush p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Trupi i sh\u00ebn Andonit mendohet t\u00eb jet\u00eb zbuluar n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vegimi, n\u00eb vitin 561, dhe u transferua n\u00eb Aleksandri. Rreth vitit 635, p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit t\u00eb invazionit arab, u transportua n\u00eb Konstandinopoj\u00eb dhe rreth vitit 1050, sipas d\u00ebshmis\u00eb s\u00eb tradit\u00ebs per\u00ebdimore, nj\u00eb zot\u00ebri i Dofines\u00eb solli nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb lipsaneve t\u00eb tij n\u00eb Franc\u00eb (Sh\u00ebn Andoni n\u00eb Dofine), t\u00eb cilat u b\u00ebn\u00eb objekt i njohur pelegrinazhi.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb.<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Gjergji vinte nga nj\u00eb familje e varf\u00ebr e Xurklit n\u00eb dioqez\u00ebn e Grevenas\u00eb (Epir, 1810). Pas vdekjes s\u00eb prind\u00ebrve, hyri n\u00eb sh\u00ebrbimin e nj\u00eb oficeri turk si grazhdar. Ndon\u00ebse ishte i lidhur me besimin e krishter\u00eb, sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e tjer\u00eb turq e kishin b\u00ebr\u00eb zakon ta quanin me nj\u00eb em\u00ebr mysliman: Jaur Hasan. Pas 8 vjet\u00ebsh, tek po p\u00ebrgatitej p\u00ebr fejes\u00ebn me nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb varf\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb me emrin Elena, nj\u00eb turk u ankua te gjykat\u00ebsi vendor (kadiu), duke th\u00ebn\u00eb se Hasani ishte mysliman dhe donte t\u00eb martohej me nj\u00eb t\u00eb krishter\u00eb. Pas shum\u00eb thashethemesh, Gjergji, i cili ishte i p\u00ebrmbajtur dhe fjal\u00eb pak, arriti t\u00eb tregonte se ishte lindur i krishter\u00eb dhe k\u00ebshtu do t\u00eb mbetej p\u00ebrjet\u00eb. U martua dhe hyri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb nj\u00eb titullari otoman n\u00eb qytetin e Filatit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dit\u00ebn kur e shoqja i lindi djal\u00eb (12 janar 1838), shkoi n\u00eb Janin\u00eb p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje, por p\u00ebrs\u00ebri akuzuesi i tij i par\u00eb nuk e la t\u00eb qet\u00eb. Gjergjin e nxor\u00ebn para gjykat\u00ebsit ku rr\u00ebfeu pa u l\u00ebkundur se kishte qen\u00eb i krishter\u00eb dhe kurr\u00eb nuk e kishte mohuar besimin e et\u00ebrve. E fut\u00ebn n\u00eb burg, dhe atje u nxit nga t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb tjer\u00eb ta \u00e7onte betej\u00ebn deri n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb e martirizimit. Nj\u00eb qenie e ndritshme iu shfaq, e leht\u00ebsoi nga v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb q\u00eb e r\u00ebndonin dhe i dha guxim mbinjer\u00ebzor. K\u00ebshtu, me g\u00ebzim t\u00eb pap\u00ebrshkruar, n\u00eb m\u00ebngjesin e 17 janarit, ai priti vendimin e d\u00ebnimit me vdekje. Shkoi pas xhelat\u00ebve drejt ekzekutimit, si dreri i etur drejt burimit t\u00eb ujit t\u00eb gjall\u00eb (Ps. 41.1). Trupi i tij mbeti i varur p\u00ebr 3 dit\u00eb. Prej tij rrodhi arom\u00eb er\u00ebmir\u00eb dhe rojat pan\u00eb me syt\u00eb e tyre ta rrethonte nj\u00eb drit\u00eb qiellore. P\u00ebrfundimisht, lipsani i tij iu dor\u00ebzua mitropolitit Joakim, i cili i mblodhi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt e Janin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb celebruar me solemnitet funeralin e neomartirit t\u00eb Krishtit. Gjat\u00eb ceremonis\u00eb ndodh\u00ebn shum\u00eb mrekulli dhe lipsanet e tij vazhdojn\u00eb t\u00eb kryejn\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Andoni i Madh. Sh\u00ebn Andoni, lulja e par\u00eb e shkret\u00ebtir\u00ebs, lindi rreth vitit 250, n\u00eb fshatin e vog\u00ebl Komas, n\u00eb Egjiptin e Sip\u00ebrm. Prind\u00ebrit e tij, t\u00eb krishter\u00eb fisnik\u00eb e t\u00eb pasur, e rrit\u00ebn me besimin dhe frik\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Vet\u00eb ata u mor\u00ebn me edukimin e djalit t\u00eb tyre, sepse Andoni nuk i d\u00ebshironte loj\u00ebrat e zhurmshme t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe i<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":63094,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-57540","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 17 Janar - Osh\u00ebnar Andoni i Madh. D\u00ebshmore Junila. D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 17 Janar - Osh\u00ebnar Andoni i Madh. D\u00ebshmore Junila. D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Andoni i Madh. Sh\u00ebn Andoni, lulja e par\u00eb e shkret\u00ebtir\u00ebs, lindi rreth vitit 250, n\u00eb fshatin e vog\u00ebl Komas, n\u00eb Egjiptin e Sip\u00ebrm. Prind\u00ebrit e tij, t\u00eb krishter\u00eb fisnik\u00eb e t\u00eb pasur, e rrit\u00ebn me besimin dhe frik\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Vet\u00eb ata u mor\u00ebn me edukimin e djalit t\u00eb tyre, sepse Andoni nuk i d\u00ebshironte loj\u00ebrat e zhurmshme t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe i\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-01-16T23:02:23+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 17 Janar &#8211; Osh\u00ebnar Andoni i Madh. D\u00ebshmore Junila. D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb.\",\"datePublished\":\"2025-01-16T23:02:23+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/\"},\"wordCount\":4182,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/\",\"name\":\"- 17 Janar - Osh\u00ebnar Andoni i Madh. D\u00ebshmore Junila. D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-01-16T23:02:23+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg\",\"width\":\"843\",\"height\":\"955\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 17 Janar &#8211; Osh\u00ebnar Andoni i Madh. D\u00ebshmore Junila. D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 17 Janar - Osh\u00ebnar Andoni i Madh. D\u00ebshmore Junila. D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 17 Janar - Osh\u00ebnar Andoni i Madh. D\u00ebshmore Junila. D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Andoni i Madh. Sh\u00ebn Andoni, lulja e par\u00eb e shkret\u00ebtir\u00ebs, lindi rreth vitit 250, n\u00eb fshatin e vog\u00ebl Komas, n\u00eb Egjiptin e Sip\u00ebrm. Prind\u00ebrit e tij, t\u00eb krishter\u00eb fisnik\u00eb e t\u00eb pasur, e rrit\u00ebn me besimin dhe frik\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Vet\u00eb ata u mor\u00ebn me edukimin e djalit t\u00eb tyre, sepse Andoni nuk i d\u00ebshironte loj\u00ebrat e zhurmshme t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe i","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-01-16T23:02:23+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 17 Janar &#8211; Osh\u00ebnar Andoni i Madh. D\u00ebshmore Junila. D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb.","datePublished":"2025-01-16T23:02:23+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/"},"wordCount":4182,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/","name":"- 17 Janar - Osh\u00ebnar Andoni i Madh. D\u00ebshmore Junila. D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg","datePublished":"2025-01-16T23:02:23+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#primaryimage","url":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/farm66.staticflickr.com\/65535\/52623108705_b65a5ec47c_b.jpg","width":"843","height":"955"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/01\/17\/17-janar-oshenar-andoni-i-madh-deshmore-junila-deshmor-i-ri-gjergji-ne-janine\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 17 Janar &#8211; Osh\u00ebnar Andoni i Madh. D\u00ebshmore Junila. D\u00ebshmor i ri Gjergji n\u00eb Janin\u00eb."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57540"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57540\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":63093,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57540\/revisions\/63093"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/63094"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}