{"id":5737,"date":"2017-12-21T10:46:01","date_gmt":"2017-12-21T10:46:01","guid":{"rendered":""},"modified":"2020-04-06T21:01:47","modified_gmt":"2020-04-06T19:01:47","slug":"lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/","title":{"rendered":"Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb &#8211; Lutja, fitore mbi tragjedin\u00eb (Pj.3)"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>LUTJA, FITORE MBI TRAGJEDIN\u00cb<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>Arkimandrit Sofroni<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">N\u00eb rinin\u00eb time e kam ndeshur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nocionin e tragjedis\u00eb. Jo n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time t\u00eb jet\u00ebs, por n\u00eb leximet e mia. E konceptoja si di\u00e7ka q\u00eb paraqitet n\u00eb mendjen e njeriut dhe e rob\u00ebron krejt\u00ebsisht. Dikur, ky objekt t\u00ebrheqjeje quhej \u201cideal\u201d. P\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb q\u00eb ka kapur me intuit\u00eb, njeriu \u00ebsht\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb sakrifikoj\u00eb, madje deri edhe t\u00eb rrezikoj\u00eb jet\u00ebn. <br \/> Megjithat\u00eb, kur e arrin q\u00ebllimin, nj\u00eb zhg\u00ebnjim mizor e pushton: realiteti nuk korrespondon me at\u00eb q\u00eb kishte nd\u00ebr mend. Zhg\u00ebnjimi q\u00eb pason natyrsh\u00ebm i plagos shpirtin dhe gjith\u00e7ka p\u00ebrfundon me vdekje t\u00eb dhimbshme dhe shpesh t\u00eb neveritshme. Ideale t\u00eb ndryshme u paraqiten njer\u00ebzve t\u00eb fuqish\u00ebm, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb etja p\u00ebr pushtet, te rasti i Boris Godunovit. N\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr t\u00eb realizuar ambicien e tij t\u00eb fsheht\u00eb, duke ndjekur shembullin e shum\u00eb prej paraardh\u00ebsve t\u00eb tij gjat\u00eb brezave, edhe ky nuk hezitoi t\u00eb derdhte gjak. Por kur arriti n\u00eb fundin e dit\u00ebve t\u00eb tij, e kuptoi se s\u2019kishte fituar at\u00eb q\u00eb shpresonte: \u201cE arrita pushtetin suprem, por shpirti nuk po m\u00eb njeh lumturi.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">K\u00ebrkime t\u00eb tjera n\u00eb fush\u00ebn e logjik\u00ebs, t\u00eb artit apo t\u00eb shkenc\u00ebs jan\u00eb m\u00eb fisnike. Gjeniu ka intuita intelektuale, t\u00eb cilat nuk mund t\u2019i v\u00ebr\u00eb n\u00eb praktik\u00eb, sepse k\u00ebto e kap\u00ebrcejn\u00eb kufirin e arritsh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb. I bindur p\u00ebr paaft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur vizionin e tij fillestar &#8211; i cili \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb e vetmja arsye p\u00ebr t\u00eb jetuar &#8211; ai p\u00ebson nj\u00eb rr\u00ebnim t\u00eb thell\u00eb n\u00eb shpirt dhe k\u00ebshtu p\u00ebrfundon n\u00eb vdekje. N\u00eb radh\u00ebt e poet\u00ebve e v\u00ebrejm\u00eb shpesh k\u00ebt\u00eb fund tragjik.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Me drith\u00ebrima v\u00ebzhgoja &#8211; dhe vazhdoj t\u00eb v\u00ebzhgoj mir\u00eb &#8211; fatet e bot\u00ebs. Cilido qoft\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimi yn\u00eb, jeta njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb tragjike. Vet\u00eb dashuria \u00ebsht\u00eb plot kontradikta t\u00eb habitshme dhe p\u00ebrshkon shpesh kriza fatale. K\u00ebshtu, \u00e7do manifestim i jet\u00ebs tok\u00ebsore sh\u00ebnjohet q\u00eb prej origjin\u00ebs nga vula e shp\u00ebrb\u00ebrjes.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Isha ende i ri, vet\u00ebm 18 vje\u00e7, kur fati m\u00eb b\u00ebri t\u00eb jetoja ngjarje historike, karakteri tragjik i t\u00eb cilave kap\u00ebrcente gjith\u00e7ka q\u00eb kisha ndeshur n\u00ebp\u00ebr libra: Lufta e Par\u00eb Bot\u00ebrore dhe Revolucioni shoq\u00ebror q\u00eb vijoi m\u00eb pas n\u00eb Rusi, me gjith\u00eb kortezhin e lemerive. Tablo katastrofike \u00ebsht\u00eb r\u00ebnia e nj\u00eb perandorie t\u00eb madhe! Betej\u00eb mizore dhe e pam\u00ebshirshme \u00ebsht\u00eb kur \u201cata q\u00eb mundohen dhe p\u00ebrkulen n\u00ebn barr\u00eb\u201d (Matth. 11.28) vendosin, n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimin e tyre, t\u00eb luftojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe dinjitetin e tyre njer\u00ebzor. Jetoja mes vuajtjeve t\u00eb miliona njer\u00ebzve, t\u00eb masave t\u00eb panum\u00ebrta; nj\u00eb \u201cbetej\u00eb p\u00ebr vdekje\u201d dhe me koh\u00ebzgjatje t\u00eb madhe kishte nisur.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Paralelisht, \u00ebndrrat dhe shpresat e mia t\u00eb rinis\u00eb u shemb\u00ebn. \u00c7udit\u00ebrisht, kjo p\u00ebrkoi me nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb re e m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb t\u00eb kuptuarit t\u00eb qenies n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Vdekja dhe shkat\u00ebrrimi shkojn\u00eb paralelisht me rilindjen. Qenia \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtore n\u00eb rr\u00ebnj\u00ebt e saj metafizike, dhe e nj\u00eb madh\u00ebshtie t\u00eb st\u00ebrmadhe n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e saj. N\u00ebse shtrihemi drejt njohuris\u00eb s\u00eb plot\u00eb t\u00eb gjith\u00e7kaje q\u00eb ekziston, n\u00ebse n\u00eb thell\u00ebsit\u00eb e nd\u00ebrgjegjes son\u00eb nuk e heqim nga syt\u00eb Qenien absolute, at\u00ebher\u00eb mendja do t\u00eb jet\u00eb gati t\u00eb pres\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb ndodh me qenien kozmike t\u00eb krijuar.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Krijuesi i k\u00ebsaj bote \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht i gjall\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb themeli i qenies son\u00eb; fuqia e Tij \u00ebsht\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb na ngjallur pas vdekjes. Por kemi nevoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb vdekjen, p\u00ebr t\u00eb kuptuar se u nxor\u00ebm nga \u201casgj\u00ebja\u201d nga vullneti i Atit ton\u00eb qiellor. Njohja e vetes \u00ebsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr t\u00eb kryer \u00e7do hap sipas p\u00eblqimit t\u00eb Qenies s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e t\u00eb pal\u00ebkundur. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb as e leht\u00eb, as e thjesht\u00eb! Me qindra her\u00eb, zjarri i tmerrit do t\u00eb na afrohet dhe gjith\u00e7ka tek ne do t\u00eb tkurret n\u00ebn efektin e nj\u00eb dhimbjeje t\u00eb pamas\u00eb. Por Ai fitoi e na th\u00ebrret Ta ndjekim. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, duke e ndjekur do t\u00eb heqim vuajtjet e \u00e7do etape q\u00eb kap\u00ebrcejm\u00eb. Shpirtin do t\u00eb na i pushtoj\u00eb frika dhe,&nbsp;me mendje do t\u00eb hyjm\u00eb ndoshta n\u00eb konflikt me T\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00ebr\u00eb vuajtjet tona. Na nevojitet nj\u00eb besim i pathyesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mos u shk\u00ebputur prej Tij. Por kur nata e err\u00ebt e padijes son\u00eb, qoft\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrshkuar nga drita e nj\u00eb shk\u00ebndije dhe kur, n\u00eb drit\u00ebn e k\u00ebsaj shk\u00ebndije hyjnore, marrim n\u00eb shpirt vendimin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithmon\u00eb me T\u00eb n\u00eb absolutizmin e Tij &#8211; t\u00ebr\u00ebsisht, p\u00ebrndryshe do t\u00eb ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vdisnim, sepse s\u2019ka kusht t\u00eb mes\u00ebm &#8211; at\u00ebher\u00eb mundet q\u00eb dhe ne t\u00eb njohim g\u00ebzimin e fitores s\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">N\u00ebse Ati yn\u00eb qiellor na t\u00ebrheq drejt Birit t\u00eb Tij t\u00eb Vet\u00ebmlindur dhe t\u00eb bashk\u00ebp\u00ebrjetsh\u00ebm, pasi na tregoi &#8211; qoft\u00eb kjo n\u00eb kufijt\u00eb e aft\u00ebsis\u00eb son\u00eb perceptuese &#8211; urt\u00ebsin\u00eb e pafundme t\u00eb Fjal\u00ebs s\u00eb Tij (Logos) dhe lart\u00ebsin\u00eb e paarritshme t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Tij, do t\u00eb shohim se nuk ka tragjedi te Per\u00ebndia. Tragjedia \u00ebsht\u00eb e pranishme vet\u00ebm n\u00eb fatin e njer\u00ebzve, ideali i t\u00eb cil\u00ebve nuk i ka kap\u00ebrcyer kufijt\u00eb e k\u00ebsaj toke. N\u00eb Krishtin nuk ka absolutisht di\u00e7ka tragjike, madje as edhe n\u00eb vuajtjet e Tij me p\u00ebrmasa pankozmike. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb Krishti q\u00ebndroi n\u00eb tok\u00eb me ne, dashuria e Tij ishte e lidhur ngusht\u00eb me nj\u00eb vuajtje t\u00eb thell\u00eb: \u201cO brez i pabes\u00eb dhe i shtremb\u00ebr, [&#8230;] deri kur do t\u00eb jem bashk\u00eb me ju?\u201d (Matth. 17.17). Qau p\u00ebr Llazarin dhe motrat e tij (shih Jn. 11.35). U hidh\u00ebrua p\u00ebr ashp\u00ebrsin\u00eb e zemr\u00ebs s\u00eb judenjve, t\u00eb cil\u00ebt i vran\u00eb profet\u00ebt e tyre (shih Matth. 23.37). N\u00eb Gjethsemani shpirti i tij ishte \u201ci trishtuar deri n\u00eb vdekje\u201d dhe \u201cdjersa e tij u b\u00eb si t\u00eb ngrira pikash gjaku duke r\u00ebn\u00eb mbi dh\u00e9\u201d (Matth. 26.38; Lluk. 22.44). Ai jetoi tragjedin\u00eb e t\u00ebr\u00eb njer\u00ebzimit, por tek Ai nuk kishte tragjedi. Kjo del qart\u00eb nga fjal\u00ebt q\u00eb u tha dishepujve ndoshta pak para se t\u00eb thoshte lutjen \u00e7lirimtare p\u00ebr bot\u00ebn mbar\u00eb n\u00eb Malin e Ullinjve: \u201cPaqen time po ju jap juve\u201d (Jn. 14.27). Edhe m\u00eb: \u201cPo s\u2019jam vet\u00ebm, sepse Ati \u00ebsht\u00eb bashk\u00eb me mua. Jua fola juve k\u00ebto, q\u00eb t\u00eb keni paqe n\u00eb mua. N\u00eb bot\u00eb do t\u00eb keni shtr\u00ebngim; po kini guxim, un\u00eb e kam mundur bot\u00ebn\u201d (Jn. 16.32-33). Dhe p\u00ebrs\u00ebri, disa jav\u00eb para Golgothas\u00eb: \u201cJisui zuri t\u2019u tregoj\u00eb nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb tij se duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb Jerusalem dhe t\u00eb p\u00ebsoj\u00eb shum\u00eb [&#8230;] dhe t\u00eb vritet, dhe t\u00eb tret\u00ebn dit\u00eb t\u00eb ngjallet\u201d (Matth. 16.21). Edhe k\u00ebt\u00eb: \u201cMos qani p\u00ebr mua! Po qani p\u00ebr veten tuaj dhe p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt tuaj!\u201d (Lluk. 23.28). Tragjedia nuk q\u00ebndron tek Ai, por te ne.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe me t\u00eb krishterin, i cili ka marr\u00eb dhurat\u00ebn e dashuris\u00eb s\u00eb Krishtit; me gjith\u00eb vet\u00ebdijen e tij se ende nuk e ka arritur p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb, ai i shp\u00ebton karakterit tragjik t\u00eb vdekjes q\u00eb p\u00ebrpin gjith\u00e7ka. Kur n\u00eb dhembshurin\u00eb e tij t\u00eb dhimbshme ai lutet dhe qan p\u00ebr bot\u00ebn, nuk bie n\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim pa rrug\u00ebdalje q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb shkat\u00ebrrim t\u00eb pashmangsh\u00ebm. Vizioni b\u00ebhet m\u00eb i paqsh\u00ebm kur lutja hyn n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre n\u00eb rrjedh\u00ebn e p\u00ebrjetshme t\u00eb lutjes s\u00eb Jisuit n\u00eb kopshtin e Gjethsemanis\u00eb, d.m.th. kur limitet e ngushta t\u00eb individit prishen, kur muri i koh\u00ebs kap\u00ebrcehet dhe at\u00ebher\u00eb njeriu p\u00ebrjeton gjendjen ku mund t\u00eb thot\u00eb: \u201cUn\u00eb jam\u201d. Me t\u00eb perceptuar frym\u00ebn jet\u00ebdhuruese t\u00eb Frym\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb q\u00eb lutet tek ai, e parandien fitoren p\u00ebrfundimtare t\u00eb Drit\u00ebs. Deri n\u00eb dhembshurin\u00eb q\u00eb shkon n\u00eb shkall\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb tensionit &#8211; esenca e \u201cferrit t\u00eb dashuris\u00eb\u201d &#8211; dashuria e Krishtit mbetet e lir\u00eb nga \u00e7do pasion, sepse \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme. Kjo dashuri nuk e p\u00ebrjeton realisht e plot\u00ebsisht m\u00eb pak tragjedin\u00eb e njer\u00ebzimit, pasi ajo merr pjes\u00eb n\u00eb vuajtjet e \u00e7do krijese dhe ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb njeriut.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Nuk di si ta p\u00ebrshkruaj nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb till\u00eb shpirt\u00ebrore, aspak imagjinare, por tep\u00ebr reale, e cila mund t\u00eb duket se bie n\u00eb kund\u00ebrshtim nga pik\u00ebpamja logjike. Hiri \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i pasur n\u00eb shfaqjet e tij. Le t\u00eb marrim si shembull nj\u00eb rast tep\u00ebr dometh\u00ebn\u00ebs: N\u00eb Krishtin ne kemi marr\u00eb zbulimin e vler\u00ebs s\u00eb pandryshueshme t\u00eb njeriut. Ne e duam si vet\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Ngandonj\u00ebher\u00eb, na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb soditim bukurin\u00eb e pa\u00e7mueshme t\u00eb k\u00ebsaj ikone t\u00eb t\u00eb Shum\u00eblartit. Duke par\u00eb k\u00ebt\u00eb qenie t\u00eb \u00e7muar n\u00eb gjendjen e saj t\u00eb r\u00ebn\u00eb &#8211; edhe aq m\u00eb tep\u00ebr, q\u00eb Zoti ka shp\u00ebrndar\u00eb hirin tek ne p\u00ebr t\u00eb njohur udh\u00ebn e Tij &#8211; zemra \u00e7ahet krejt natyrsh\u00ebm; ajo k\u00ebrkon mjetet p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar ata q\u00eb duam. Meqen\u00ebse fjala e predikimit n\u00eb kish\u00eb bie shpesh buz\u00eb rrug\u00ebs, apo n\u00eb vende me gur\u00eb, apo akoma dhe mes gjembash (shih Matth. 13.4-7), shpirtit nuk i mbetet gj\u00eb tjet\u00ebr ve\u00e7se t\u00eb kthehet n\u00eb lutjen drejtuar Atij q\u00eb krijoi njeriun. Jemi t\u00eb bindur se Per\u00ebndia nuk do t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb lirin\u00eb e njer\u00ebzve, aft\u00ebsin\u00eb e tyre t\u00eb vet\u00ebp\u00ebrcaktimit. N\u00eb p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb fituar, p\u00ebrmes lutjes s\u00eb dhembshur, mbi ngurt\u00ebsimin e zemr\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve tan\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb, shpirti p\u00ebrjeton realisht p\u00ebrballjen e tij para murit t\u00eb vdekjes. Kjo p\u00ebrvoj\u00eb ngjan me dhimbjen e n\u00ebn\u00ebs q\u00eb mban n\u00eb krah\u00eb frytin e barkut t\u00eb saj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke vdekur. Ndjenja se nuk ka rrug\u00ebdalje, se fundi \u00ebsht\u00eb i pazgjidhsh\u00ebm, g\u00eblltit \u00e7do lloj ndjenje tjet\u00ebr; shpirti i atij q\u00eb lutet \u201cvdes\u201d me ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt lutet.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Biri i vet\u00ebm i Atit mori nga ne vdekjen. Vdiq mbi kryq duke mbajtur nga dashuria e Tij \u201cderi n\u00eb fund\u201d humbjen ton\u00eb. Por Per\u00ebndia e ngjalli (shih I Petr. 1.21). E nj\u00ebjta gj\u00eb u \u00ebsht\u00eb premtuar atyre q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb Krishtin-Per\u00ebndi (shih Jn. 3.15; 3.36; 6.40; 6.47; 11.26). Gjendja njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb komplekse. Vet\u00eb ne ende nuk jemi t\u00eb \u00e7liruar plot\u00ebsisht nga m\u00ebkati. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, mbajm\u00eb vdekjen ton\u00eb me vete. Nuk vdesim trup\u00ebrisht kur lutemi p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit tan\u00eb e p\u00ebr bot\u00ebn n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, por n\u00eb frym\u00eb, jetojm\u00eb realisht vdekjen e tyre. Sigurisht, do t\u00eb vij\u00eb dita kur edhe ne do t\u00eb vdesim. Me vdekjen e Tij, Krishti mundi vdekjen e Adamit dhe t\u00eb pasardh\u00ebsve t\u00eb tij; kjo \u00ebsht\u00eb garancia e vet\u00eb ngjalljes son\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Lutja p\u00ebr bot\u00ebn \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb mundimshmet e m\u00eb dekurajueset, n\u00eb kuptimin q\u00eb, shpirti yn\u00eb nuk e arrin kurr\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebrisht q\u00ebllimin e tij. Kur ai lutet p\u00ebr veten e vet, njeriu ndien thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb gufoj\u00eb dashuri dhe paqe, dhe kjo gjendje q\u00ebndron p\u00ebr pak. N\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, kur ai lutet gjat\u00eb p\u00ebr bot\u00ebn plot zjarr, shpirti kupton menj\u00ebher\u00eb se nj\u00eb re e r\u00ebnd\u00eb urrejtjeje vazhdon t\u00eb r\u00ebndoj\u00eb mbi tok\u00eb: shum\u00eb njer\u00ebz \u201cpreferuan m\u00eb shum\u00eb err\u00ebsirat [e urrejtjes] sesa drit\u00ebn\u201d e dashuris\u00eb hyjnore (shih Jn. 3.19).<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">\u00cbsht\u00eb e \u00e7uditshme dhe e dhimbshme: pjesa m\u00eb e madhe e bot\u00ebs nuk e pranon Shpirtin Hyjnor. Prandaj lutja rikthehet tek ai q\u00eb lutet jo vet\u00ebm duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb ndjenj\u00eb pafuqie, por duke ia shtuar edhe m\u00eb tep\u00ebr dhimbjen. Sigurisht, kjo p\u00ebrshtypje \u00ebsht\u00eb e gabuar. N\u00eb fakt, edhe n\u00ebse nuk v\u00ebrejm\u00eb ndryshime n\u00eb atmosfer\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb bot\u00ebs, e dim\u00eb se n\u00ebse nuk do kishte njer\u00ebz q\u00eb luten, \u201cpushteti i err\u00ebsir\u00ebs\u201d (Lluk. 22.53) do t\u00eb p\u00ebrforcohej me nj\u00eb fuqi edhe m\u00eb t\u00eb madhe.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Ata q\u00eb ende nuk e kan\u00eb p\u00ebrjetuar fuqish\u00ebm p\u00ebrvoj\u00ebn q\u00eb po p\u00ebrshkruaj, do t\u00eb m\u00eb kuptojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb n\u00ebse, t\u00eb frym\u00ebzuar nga Per\u00ebndia, jan\u00eb lutur p\u00ebr bot\u00ebn ose p\u00ebr njer\u00ebzit e tyre t\u00eb shtrenjt\u00eb. Gjat\u00eb k\u00ebsaj lutjeje, zemra hyn shpesh pa vonuar n\u00eb jet\u00ebn e atyre p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt lutet dhe e di se n\u00eb \u00e7\u2019gjendje ndodhen. Kjo ndoshta mund t\u00eb jet\u00eb g\u00ebzim dhe qet\u00ebsi, ose ankth dhe trishtim, ndonj\u00ebher\u00eb dhe err\u00ebsirat e tmerrshme t\u00eb ferrit dhe e keqja n\u00eb nj\u00eb form\u00eb analoge. Ai q\u00eb lutet mund t\u2019i marr\u00eb k\u00ebto gjendje si t\u00eb tijat, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim, sepse realisht lutja i lejon shpirtit t\u00eb \u201cshikoj\u00eb\u201d e t\u00eb \u201cndiej\u00eb\u201d ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt lutet, dhe t\u00eb bashkohet me ta. At\u00ebher\u00eb, n\u00ebse ndjenja e hidhur q\u00eb kemi p\u00ebrjetuar shnd\u00ebrrohet n\u00eb g\u00ebzim ose \u00e7lirim, \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb e sigurt se lutja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb d\u00ebgjuar; i s\u00ebmuri do t\u00eb sh\u00ebrohet, i d\u00ebshp\u00ebruari do t\u00eb marr\u00eb drit\u00ebn e shpres\u00ebs, nj\u00eb fatkeq\u00ebsi e af\u00ebrt do t\u00eb largohet, e k\u00ebshtu n\u00eb vazhdim.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Nj\u00eb kungim i till\u00eb me njer\u00ebzit, madje dhe me gjith\u00eb universin, \u00ebsht\u00eb shenja karakteristike e nj\u00eb lutjeje autentike. Perceptimi i asaj q\u00eb ndodh n\u00eb bot\u00eb mund t\u00eb zhvillohet deri n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb, e cila i shp\u00ebton \u00e7do p\u00ebrshkrimi. Jeta e shpirtit q\u00eb lutet mund, dhe madje t\u00eb marr\u00eb dimensionet kozmike q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nga ne urdh\u00ebrimet ungjillore t\u00eb Krishtit. Tek Ai, njeriu b\u00ebhet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb universal. Jo n\u00eb kuptimin e nj\u00eb sinkretizmi filozofik, por sipas shkall\u00ebs dhe shtrirjes n\u00eb t\u00eb cilat ai kap qenien reale, gjithashtu, sipas afrimit t\u00eb tij pran\u00eb limiteve t\u00eb fundit p\u00ebr sa \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb eksperimentoj\u00eb n\u00eb planin e shpirtit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">N\u00eb librin tim mbi starec Siluanin, sjell rastin e nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje t\u00eb menj\u00ebhershme q\u00eb iu dha lutjes. Stareci i lumur m\u00eb kishte treguar se kishte lexuar letr\u00ebn e nj\u00eb mitropoliti2. Ai ishte kthyer drejt Zotit dhe, q\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn e par\u00eb, kishte ndier\u00eb n\u00eb zem\u00ebr nj\u00eb ndjenj\u00eb paqeje dhe g\u00ebzimi. Stareci u p\u00ebrgjigj menj\u00ebher\u00eb me nj\u00eb let\u00ebr se \u201cvajza e k\u00ebsaj gruaje ishte gjall\u00eb dhe e lumtur\u201d. K\u00ebrkimet q\u00eb u kryen m\u00eb pas konfirmuan sakt\u00ebsin\u00eb e ndjenj\u00ebs s\u00eb starecit. Vajza i tha gruas, q\u00eb kishte shkuar p\u00ebr ta vizituar: \u201cI thoni n\u00ebn\u00ebs se jam mir\u00eb dhe e lumtur me bashk\u00ebshortin tim. Por do t\u2019i lutesha shum\u00eb t\u00eb mos e p\u00ebrs\u00ebrit\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr k\u00ebt\u00eb p\u00ebrpjekje, q\u00eb t\u00eb mos na d\u00ebmtoj\u00eb mua dhe burrin tim.\u201d Kjo ndodhi n\u00eb koh\u00ebn e Stalinit, ku \u00e7do kontakt me njer\u00ebzit q\u00eb vinin nga jasht\u00eb ngjallte dyshime dhe rrezikonte internim n\u00eb Siberi.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">\u00cbsht\u00eb e nevojshme p\u00ebr ne t\u00eb p\u00ebrjetojm\u00eb karakterin tragjik t\u00eb fateve tok\u00ebsore. Kjo p\u00ebrvoj\u00eb na zbulon kufijt\u00eb e dhuratave tona t\u00eb krijuara kur pushojm\u00eb s\u00eb bashk\u00eb- vepruari me Per\u00ebndin\u00eb. Pas d\u00ebshtimit t\u00eb t\u00eb gjitha p\u00ebrpjekjeve dhe vuajtjeve tona, \u00ebsht\u00eb normale t\u00eb drejtohemi p\u00ebr nga horizontet e reja t\u00eb nj\u00eb bote tjet\u00ebr, pa- krahasimisht m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. At\u00ebher\u00eb, n\u00eb vend t\u00eb \u201crrug\u00eb-daljes fatale\u201d e cila, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve, \u00ebsht\u00eb shorti q\u00eb u rezervohet gjenive t\u00eb njer\u00ebzimit, nj\u00eb fillim i bekuar agon, i cili mund t\u00eb paraqitet te njeriu si Drit\u00eb e ngjalljes, si hyrja n\u00eb bot\u00ebn e paprishjes. Dhe atje, nuk ka vend p\u00ebr tragjedin\u00eb, sepse aty p\u00ebrjet\u00ebsia mbret\u00ebron.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Eksperienca jon\u00eb personale na lejon t\u00eb konstatojm\u00eb se deri n\u00eb dit\u00ebt tona, njer\u00ebzimi n\u00eb t\u00ebr\u00ebsin\u00eb e tij nuk \u00ebsht\u00eb lart\u00ebsuar deri te krishterimi i Ungjillit. Duke i kthyer kurrizin Krishtit si njeri i p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe para s\u00eb gjithash si Per\u00ebndi i v\u00ebrtet\u00eb &#8211; cilado qoft\u00eb forma e k\u00ebsaj apostazie dhe cilido qoft\u00eb preteksti &#8211; njer\u00ebzit humbasin drit\u00ebn e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrjetshme dhe lavdin\u00eb e bir\u00ebsimit hyjnor. \u201cO At\u00eb, dua t\u00eb jen\u00eb bashk\u00eb me mua atje ku jam un\u00eb edhe ata q\u00eb m\u00eb dhe; q\u00eb t\u00eb v\u00ebshtrojn\u00eb lavdin\u00eb time, q\u00eb m\u00eb ke dh\u00ebn\u00eb, sepse m\u00eb deshe para se t\u00eb ngrihet bota\u201d (Jn. 17.24). Ata q\u00eb u prek\u00ebn nga flaka e shenjt\u00eb e dashuris\u00eb s\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, banojn\u00eb n\u00eb frym\u00eb n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, t\u00eb p\u00ebrpir\u00eb nga nj\u00eb etje e pashuar p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb t\u00eb denj\u00eb t\u00eb b\u00ebhen bijt\u00eb e saj. N\u00ebp\u00ebrmjet veprimit t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb &#8211; q\u00eb buron nga Ati &#8211; u mund m\u00ebkati i hedhjes posht\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb Atit, dashuri q\u00eb na u d\u00ebftua nga Biri. Kur e perceptojm\u00eb Krishtin si Per\u00ebndi-Shp\u00ebtimtar, lart\u00ebsohemi n\u00eb frym\u00eb p\u00ebrtej kufijve t\u00eb koh\u00ebs dhe t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs, hyjm\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb qenies, tek e cila nuk gjen zbatim nocioni \u201ctragjedi\u201d.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8211;<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">2. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb starec rus, mitropolitin Benjamin, i cili mbante korrespondenc\u00eb me starec Siluanin. Ai tregon rastin e nj\u00eb n\u00ebne emigrante, e cila shqet\u00ebsohej p\u00ebr fatin e vajz\u00ebs s\u00eb saj q\u00eb banonte n\u00eb Rusi. Nga lutja dhe dhurata e largpam\u00ebsis\u00eb, starec Siluani mundi ta qet\u00ebsonte se vajza ishte gjall\u00eb.<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>LUTJA, FITORE MBI TRAGJEDIN\u00cb &nbsp; Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb Arkimandrit Sofroni &nbsp; N\u00eb rinin\u00eb time e kam ndeshur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nocionin e tragjedis\u00eb. Jo n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time t\u00eb jet\u00ebs, por n\u00eb leximet e mia. E konceptoja si di\u00e7ka q\u00eb paraqitet n\u00eb mendjen e njeriut dhe e rob\u00ebron krejt\u00ebsisht. Dikur, ky objekt t\u00ebrheqjeje quhej \u201cideal\u201d. P\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb q\u00eb ka kapur me intuit\u00eb,<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[112],"tags":[610,609,611],"class_list":["post-5737","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-materiale-shpirterore-d72","tag-lutja","tag-materiale-shpirterore","tag-pervoje-e-perjetesise"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb - Lutja, fitore mbi tragjedin\u00eb (Pj.3) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb - Lutja, fitore mbi tragjedin\u00eb (Pj.3) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"LUTJA, FITORE MBI TRAGJEDIN\u00cb &nbsp; Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb Arkimandrit Sofroni &nbsp; N\u00eb rinin\u00eb time e kam ndeshur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nocionin e tragjedis\u00eb. Jo n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time t\u00eb jet\u00ebs, por n\u00eb leximet e mia. E konceptoja si di\u00e7ka q\u00eb paraqitet n\u00eb mendjen e njeriut dhe e rob\u00ebron krejt\u00ebsisht. Dikur, ky objekt t\u00ebrheqjeje quhej \u201cideal\u201d. P\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb q\u00eb ka kapur me intuit\u00eb,\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-12-21T10:46:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-06T19:01:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"172\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb &#8211; Lutja, fitore mbi tragjedin\u00eb (Pj.3)\",\"datePublished\":\"2017-12-21T10:46:01+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T19:01:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/\"},\"wordCount\":3077,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"keywords\":[\"Lutja\",\"Materiale Shpirterore\",\"p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb\"],\"articleSection\":[\"Materiale Shpirt\u00ebrore\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/\",\"name\":\"Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb - Lutja, fitore mbi tragjedin\u00eb (Pj.3) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-12-21T10:46:01+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T19:01:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb &#8211; Lutja, fitore mbi tragjedin\u00eb (Pj.3)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb - Lutja, fitore mbi tragjedin\u00eb (Pj.3) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb - Lutja, fitore mbi tragjedin\u00eb (Pj.3) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"LUTJA, FITORE MBI TRAGJEDIN\u00cb &nbsp; Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb Arkimandrit Sofroni &nbsp; N\u00eb rinin\u00eb time e kam ndeshur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nocionin e tragjedis\u00eb. Jo n\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebn time t\u00eb jet\u00ebs, por n\u00eb leximet e mia. E konceptoja si di\u00e7ka q\u00eb paraqitet n\u00eb mendjen e njeriut dhe e rob\u00ebron krejt\u00ebsisht. Dikur, ky objekt t\u00ebrheqjeje quhej \u201cideal\u201d. P\u00ebr t\u00eb arritur at\u00eb q\u00eb ka kapur me intuit\u00eb,","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2017-12-21T10:46:01+00:00","article_modified_time":"2020-04-06T19:01:47+00:00","og_image":[{"width":200,"height":172,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png","type":"image\/png"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb &#8211; Lutja, fitore mbi tragjedin\u00eb (Pj.3)","datePublished":"2017-12-21T10:46:01+00:00","dateModified":"2020-04-06T19:01:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/"},"wordCount":3077,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"keywords":["Lutja","Materiale Shpirterore","p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb"],"articleSection":["Materiale Shpirt\u00ebrore"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/","name":"Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb - Lutja, fitore mbi tragjedin\u00eb (Pj.3) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"datePublished":"2017-12-21T10:46:01+00:00","dateModified":"2020-04-06T19:01:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/12\/21\/lutja-pervoje-e-perjetesise-lutja-fitore-mbi-tragjedine-pj-3\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Lutja, p\u00ebrvoj\u00eb e p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb &#8211; Lutja, fitore mbi tragjedin\u00eb (Pj.3)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5737","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5737"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5737\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14438,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5737\/revisions\/14438"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5737"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5737"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5737"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}