{"id":57314,"date":"2024-12-26T00:02:34","date_gmt":"2024-12-25T23:02:34","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=57314"},"modified":"2024-12-24T22:48:21","modified_gmt":"2024-12-24T21:48:21","slug":"26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/","title":{"rendered":"&#8211; 26 Dhjetor &#8211; Mbledhja p\u00ebr Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Omologjet Efthimi. Osh\u00ebnar Nikodhimi n\u00eb Tismana."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><strong>Mbledhja per Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi i ofruam dje s\u00eb bashku me engj\u00ebjt, mag\u00ebt dhe barinjt\u00eb adhurimin ton\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb b\u00ebr\u00eb njeri, i Cili lindi si f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb, sot duhet t\u00eb nderojm\u00eb N\u00ebn\u00ebn e Tij, Marin\u00eb, Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb. Kisha sot na e paraqet pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb shpell\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht si instrumentin e zgjedhur dhe t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Per\u00ebndia n\u00eb t\u00eb gjitha breznit\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e misterit t\u00eb madh t\u00eb Mish\u00ebrimit t\u00eb Tij dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht si Ev\u00ebn e re, p\u00ebrfaq\u00ebsuesen e par\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb gjinis\u00eb s\u00eb rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb njer\u00ebzore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si mundet mendja njer\u00ebzore t\u00eb kuptoj\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e pad\u00ebgjuar me t\u00eb cil\u00ebn Per\u00ebndia zgjodhi t\u00eb q\u00ebndronte dhe t\u00eb shfaqej n\u00eb mes t\u00eb njer\u00ebzve? Biri i vet\u00ebm i Per\u00ebndis\u00eb, i lindur nga Ati para gjith\u00eb jet\u00ebve, i pandar\u00eb dhe i pashk\u00ebputur prej Tij, zihet n\u00eb barkun e Virgj\u00ebresh\u00ebs, pa ndihm\u00eb njer\u00ebzore, me an\u00eb t\u00eb veprimit t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe i n\u00ebnshtrohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vullnetshme ligjeve t\u00eb lindjes dhe t\u00eb rritjes, duke i rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb ato. Pa dal\u00eb nga natyra e Tij, pa reshtur s\u00eb qeni n\u00eb gjirin e Atit, Ai merr mbi veten e Tij natyr\u00ebn njer\u00ebzore dhe b\u00ebhet bir i vet\u00ebm i Virgj\u00ebresh\u00ebs, duke endur n\u00eb barkun e saj tunik\u00ebn e trupit t\u00eb Tij. Dy lindje: nj\u00ebra hyjnore dhe e p\u00ebrjetshme, tjetra njer\u00ebzore dhe q\u00eb i n\u00ebnshtrohet koh\u00ebs; por nj\u00eb Bir i vet\u00ebm, Fjala e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb b\u00ebhet njeri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb person i vet\u00ebm lind prej saj, Per\u00ebndi-njeriu (Theanthropos); pa n\u00ebn\u00eb sipas natyr\u00ebs s\u00eb Tij hyjnore dhe pa at\u00eb sipas natyr\u00ebs njer\u00ebzore. Ai bashkon kaq ngusht\u00ebsisht ato q\u00eb ishin t\u00eb ndara nga nj\u00eb humner\u00eb e pakalueshme, t\u00eb cilat, pa u ngat\u00ebrruar cil\u00ebsit\u00eb e natyr\u00ebs hyjnore dhe ato t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore, shk\u00ebmbehen n\u00eb At\u00eb n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb patregueshme. \u00cbsht\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb sikur t\u00eb fut\u00ebsh n\u00eb zjarr nj\u00eb cop\u00eb hekuri, zjarri merr nga hekuri fort\u00ebsin\u00eb dhe hekuri mbulohet me ngroht\u00ebsin\u00eb dhe drit\u00ebn e zjarrit, po k\u00ebshtu Hyjnia vuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vullnetshme dob\u00ebsin\u00eb e mishit dhe natyra njer\u00ebzore vishet me lavdin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb mund t\u00eb kremtojm\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebn, si Per\u00ebndilind\u00ebse (Theotokos).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">F\u00ebmija i vog\u00ebl q\u00eb lind n\u00eb grazhd nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i thjesht\u00eb, q\u00eb thirret p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb vijim hirin hyjnor n\u00eb shp\u00ebrblim t\u00eb virtyteve t\u00eb tij, si shenjtor\u00ebt, ose si profet\u00ebt, nj\u00eb i zgjedhur i Per\u00ebndis\u00eb, ose nj\u00eb njeri i hyjnizuar (theofor), por, Ai \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb Fjala, Personi i dyt\u00eb i Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb ka marr\u00eb mbi Vete natyr\u00ebn njer\u00ebzore p\u00ebr ta rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb, p\u00ebr ta rikrijuar dhe p\u00ebr t\u00eb restauruar n\u00eb At\u00eb ikon\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb ishte hijesuar dhe deformuar nga m\u00ebkati.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Parajs\u00eb shpirt\u00ebrore e \u201cAdamit t\u00eb dyt\u00eb\u201d, Tempull i Hyjnis\u00eb, Ur\u00eb q\u00eb lidh tok\u00ebn me Qiellin, Shkall\u00eb me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs Per\u00ebndia zbret n\u00eb tok\u00eb dhe me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs njeriu ngjitet n\u00eb qiell, N\u00ebna e Per\u00ebndis\u00eb b\u00ebhet m\u00eb e nderuar se Keruvimet, Serafimet dhe t\u00eb gjitha Fuqit\u00eb qiellore; meq\u00eb Krishti banoi n\u00eb gjirin e saj, ajo shfaqet \u201cm\u00eb e gjer\u00eb se qielli,\u201d sepse \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb Froni i Per\u00ebndis\u00eb. Fal\u00eb asaj, njeriu \u00ebsht\u00eb ngjitur m\u00eb lart se Engj\u00ebjt dhe lavdia e Per\u00ebndis\u00eb shk\u00eblqen n\u00eb trup.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrpara nj\u00eb misteri t\u00eb till\u00eb mendja njer\u00ebzore pushtohet nga trallisja dhe do q\u00eb t\u00eb falet n\u00eb heshtje dhe n\u00eb besim, \u201csepse aty ku do Per\u00ebndia, ligjet e natyr\u00ebs munden\u201d. Bashk\u00eb me Josifin e heshtur, t\u00eb ndri\u00e7uar prej drit\u00ebs s\u00eb \u00e7uditshme q\u00eb ndri\u00e7onte n\u00eb humnerat e shpell\u00ebs, shpirti yn\u00eb sodit t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebn, t\u00eb qet\u00eb dhe rrezatuese, t\u00eb ulur pran\u00eb F\u00ebmij\u00ebs q\u00eb ajo vet\u00eb e ka mb\u00ebshtjell\u00eb dhe vendosur n\u00eb grazhd. Tek ajo nuk kishte asnj\u00eb gjurm\u00eb prej dhimbjeve t\u00eb lindjes dhe prej mundimit q\u00eb ndodh n\u00eb grat\u00eb e tjera, sepse duhej q\u00eb ajo, e cila n\u00eb fakt, ishte e virgj\u00ebr n\u00eb shpirt dhe n\u00eb trup, foshnja e s\u00eb cil\u00ebs nuk ishte z\u00ebn\u00eb n\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi, t\u00eb mos lindte n\u00eb dhimbje. Virgj\u00ebresh\u00eb para z\u00ebnies, virgj\u00ebresh\u00eb para lindjes dhe virgj\u00ebresh\u00eb p\u00ebrher\u00eb pas lindjes s\u00eb Shp\u00ebtimtarit, ajo u b\u00ebri t\u00eb ditur k\u00ebshtu grave g\u00ebzimin dhe \u00e7lirimin prej mallkimit t\u00eb Ev\u00ebs, n\u00ebn\u00ebs s\u00eb par\u00eb, dit\u00ebn e shkeljes (Gjen. 3:16).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e re ekzistence hapet p\u00ebrpara natyr\u00ebs njer\u00ebzore: sepse nj\u00ebsoj si Per\u00ebndia q\u00eb ka zgjedhur virgj\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb lindur trup\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, po nj\u00ebsoj Per\u00ebndia me an\u00eb t\u00eb virgj\u00ebris\u00eb do t\u00eb shfaqet dhe do t\u00eb madh\u00ebshtohet n\u00eb shpirtin e \u00e7do t\u00eb krishteri q\u00eb do t\u00eb ndjek\u00eb n\u00eb bot\u00eb modelin e sjelljes s\u00eb N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Omologjet Efthimi.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Efthimi, me origjin\u00eb nga Uzares, n\u00eb kufi me Likaonin\u00eb, u d\u00ebrgua nga prind\u00ebrit e tij n\u00eb Aleksandri p\u00ebr t\u00eb ndjekur studimet. Pas disa vjet\u00ebsh, kur u kthye n\u00eb atdhe, veshi rrob\u00ebn murg\u00ebrore n\u00eb nj\u00eb manastir t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb tij, ku tregoi nj\u00eb sjellje aq shembullore n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi, bindje dhe n\u00eb virtytet e tjera, saq\u00eb shum\u00eb shpejt u b\u00eb dhjak e p\u00ebr pak koh\u00eb prift.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fama e dituris\u00eb dhe e virtytit t\u00eb tij u p\u00ebrhap\u00ebn kudo, ndaj u thirr nga besimtar\u00ebt e Kish\u00ebs s\u00eb Sard\u00ebs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb detyr\u00ebn e episkopit q\u00eb ishte duke vdekur. Me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimin e tij, murgu i shenjt\u00eb iu n\u00ebnshtrua vullnetit hyjnor dhe u b\u00eb ikon\u00eb e Krishtit, nj\u00eb bari plot zell p\u00ebr shp\u00ebtimin e grigj\u00ebs s\u00eb tij. Sh\u00ebrb\u00ebtor i t\u00eb gjith\u00ebve, dhe jo zot\u00ebri i tyre, ai u m\u00ebsonte me autoritet fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe shk\u00eblqente n\u00eb zellin e tij p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrkujdesur p\u00ebr t\u00eb varfrit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 787, kur perandoresha Irini dhe biri i saj Konstandini mblodh\u00ebn Sinodin VII Ekumenik n\u00eb Nikea, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar armiqt\u00eb e ikonave t\u00eb shenjta, sh\u00ebn Efthimi ishte midis 367 et\u00ebrve dhe shk\u00eblqeu me autoritetin e tij, p\u00ebr shkak t\u00eb njohuris\u00eb s\u00eb thell\u00eb t\u00eb tradit\u00ebs kishtare. Gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb 4-t, ishte ai q\u00eb shpalli p\u00ebrcaktimin zyrtar p\u00ebr nderimin e ikonave t\u00eb shenjta. Ai luajti nj\u00eb rol par\u00ebsor vendimtar gjat\u00eb k\u00ebtij sinodi dhe fitoi mb\u00ebshtetjen dhe mir\u00ebbesimin e perandorit Konstandin VI dhe u ngarkua prej tij me shum\u00eb misione zyrtare gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit (780-797).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb Niqiforit I (802-811), mitropoliti i Sard\u00ebs, i ofroi streh\u00eb nj\u00eb vajze q\u00eb donte t\u00eb arratisej nga t\u00eb sajt\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt donin ta martonin kund\u00ebr d\u00ebshir\u00ebs me nj\u00eb prej dinjitar\u00ebve t\u00eb oborrit dhe e mbuloi me mbrojtjen e Skim\u00ebs s\u00eb padhunueshme murg\u00ebrore. I t\u00ebrbuar dhe plot inat, pretendenti shkoi dhe u ankua pran\u00eb perandorit, duke e quajtur veten t\u00eb g\u00ebnjyer dhe duke i b\u00ebr\u00eb akuza t\u00eb rreme episkopit. K\u00ebshtu perandori vendosi ta largonte nga mitropolia e tij dhe e d\u00ebrgoi n\u00eb internim n\u00eb ishullin Patelaria. Efthimi q\u00ebndroi aty p\u00ebr shum\u00eb vjet, i n\u00ebnshtruar ndaj keqtrajtimeve t\u00eb barbar\u00ebve dhe n\u00eb vitin 814 u thirr n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebsuar mundime t\u00eb tjera. Perandori Leon V Armeni (813-820), i cili nd\u00ebrmori nj\u00eb persekutim tjet\u00ebr kund\u00ebr ikonave t\u00eb shenjta, e thirri dhe donte ta detyronte q\u00eb t\u00eb bashkohej me partin\u00eb e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, kur pa refuzimin energjik t\u00eb shenjtorit dhe k\u00ebmb\u00ebnguljen e tij n\u00eb pohimin e besimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, e internoi n\u00eb qytetin e Asonit. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb sprov\u00eb t\u00eb re, Efthimi e ruajti t\u00eb plot\u00eb g\u00ebzimin q\u00eb po vuante p\u00ebr emrin e Krishtit, tek i Cili kishte vendosur t\u00ebr\u00eb shpres\u00ebn e tij. Pas vdekjes s\u00eb Leonit, u rithirr n\u00eb Konstandinopoj\u00eb dhe u paraqit te perandori i ri, Mihail II (820-829), n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb pohuesi tjet\u00ebr t\u00eb njohur t\u00eb ikonave t\u00eb shenjta, t\u00eb sh\u00ebn Methodit (kujtohet m\u00eb 14 qershor).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pa pasur frik\u00eb p\u00ebr fuqin\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuese t\u00eb sovranit dhe i rr\u00ebmbyer prej zellit hyjnor, nj\u00ebsoj si t\u00eb profetit dikur, Efthimi thirri p\u00ebrpara perandorit ikonoklast: \u201cAi q\u00eb nuk nderon Zotin ton\u00eb Jisu Krisht, t\u00eb paraqitur n\u00eb ikon\u00eb sipas natyr\u00ebs s\u00eb tij njer\u00ebzore, qoft\u00eb i mallkuar\u201d. I t\u00ebrbuar nga zem\u00ebrimi p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb fyerjeje t\u00eb till\u00eb, perandori urdh\u00ebroi menj\u00ebher\u00eb internimin e ri t\u00eb shenjtorit n\u00eb kepin Akritas, n\u00eb skajin e Detit t\u00eb Zi, ku u mbajt n\u00eb burg p\u00ebr 3 vjet n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb ngusht\u00eb dhe me er\u00eb t\u00eb keqe. U thirr m\u00eb pas n\u00eb Bizant p\u00ebr t\u2019u shfaqur p\u00ebrpara perandorit Theofil (829-842), i cili ishte armik i p\u00ebrbetuar i ikonave t\u00eb shenjta. Pohuesi i shenjt\u00eb i besimit tregoi t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim t\u00eb patrembur dhe duroi pa u trembur 400 t\u00eb rrahura me shkop. Pasi perandori e mori p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb pyetje, shenjti e qortoi p\u00ebr pabesin\u00eb e tij me t\u00eb nj\u00ebjtin guxim, ndaj e rrah\u00ebn m\u00eb eg\u00ebrsisht me kamxhik t\u00eb b\u00ebr\u00eb me l\u00ebkur\u00eb bualli, saq\u00eb trupi i tij u b\u00eb t\u00ebr\u00eb plag\u00eb dhe u fry si kacek. I flakur n\u00eb nj\u00eb bodrum t\u00eb err\u00ebt, sikur t\u00eb ishte kafsh\u00eb, i lumuri mbijetoi edhe 8 dit\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb vuajtje t\u00eb tmerrshme, pastaj e dha m\u00eb n\u00eb fund shpirtin te Per\u00ebndia, si nj\u00eb luft\u00ebtar trim q\u00eb p\u00ebrmbushi detyr\u00ebn e tij, m\u00eb 26 dhjetor 831.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lipsani i vyer i sh\u00ebn Efthimit kreu menj\u00ebher\u00eb mrekulli t\u00eb shumta dhe sh\u00ebrime. I nderuar p\u00ebr shum\u00eb shekuj n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, m\u00eb pas lipsanin e transferuan n\u00eb Hersona (Krimeja e sotme), pas marrjes s\u00eb kryeqytetit nga turqit (1453). M\u00eb pas e transferuan fshehtazi n\u00eb Kile, pran\u00eb Kalqedonis\u00eb. Gjat\u00eb d\u00ebbimit t\u00eb popullis\u00eb greke t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl, n\u00eb vitin 1922, banor\u00ebt e Kiles\u00eb e mor\u00ebn me vete n\u00eb Greqi kafk\u00ebn e shenjtorit, si thesarin e tyre m\u00eb t\u00eb vyer dhe nd\u00ebrtuan m\u00eb pas n\u00eb Pire nj\u00eb kish\u00eb, ku nderohet edhe sot me shum\u00eb besim.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mbledhja per Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Pasi i ofruam dje s\u00eb bashku me engj\u00ebjt, mag\u00ebt dhe barinjt\u00eb adhurimin ton\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb b\u00ebr\u00eb njeri, i Cili lindi si f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb, sot duhet t\u00eb nderojm\u00eb N\u00ebn\u00ebn e Tij, Marin\u00eb, Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb. Kisha sot na e paraqet pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb shpell\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht si instrumentin e zgjedhur dhe t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Per\u00ebndia n\u00eb t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":57319,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-57314","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 26 Dhjetor - Mbledhja p\u00ebr Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Omologjet Efthimi. Osh\u00ebnar Nikodhimi n\u00eb Tismana. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 26 Dhjetor - Mbledhja p\u00ebr Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Omologjet Efthimi. Osh\u00ebnar Nikodhimi n\u00eb Tismana. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Mbledhja per Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Pasi i ofruam dje s\u00eb bashku me engj\u00ebjt, mag\u00ebt dhe barinjt\u00eb adhurimin ton\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb b\u00ebr\u00eb njeri, i Cili lindi si f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb, sot duhet t\u00eb nderojm\u00eb N\u00ebn\u00ebn e Tij, Marin\u00eb, Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb. Kisha sot na e paraqet pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb shpell\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht si instrumentin e zgjedhur dhe t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Per\u00ebndia n\u00eb t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-25T23:02:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 26 Dhjetor &#8211; Mbledhja p\u00ebr Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Omologjet Efthimi. Osh\u00ebnar Nikodhimi n\u00eb Tismana.\",\"datePublished\":\"2024-12-25T23:02:34+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/\"},\"wordCount\":1847,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/\",\"name\":\"- 26 Dhjetor - Mbledhja p\u00ebr Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Omologjet Efthimi. Osh\u00ebnar Nikodhimi n\u00eb Tismana. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-25T23:02:34+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg\",\"width\":\"749\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 26 Dhjetor &#8211; Mbledhja p\u00ebr Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Omologjet Efthimi. Osh\u00ebnar Nikodhimi n\u00eb Tismana.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 26 Dhjetor - Mbledhja p\u00ebr Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Omologjet Efthimi. Osh\u00ebnar Nikodhimi n\u00eb Tismana. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 26 Dhjetor - Mbledhja p\u00ebr Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Omologjet Efthimi. Osh\u00ebnar Nikodhimi n\u00eb Tismana. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Mbledhja per Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Pasi i ofruam dje s\u00eb bashku me engj\u00ebjt, mag\u00ebt dhe barinjt\u00eb adhurimin ton\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb b\u00ebr\u00eb njeri, i Cili lindi si f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb, sot duhet t\u00eb nderojm\u00eb N\u00ebn\u00ebn e Tij, Marin\u00eb, Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb. Kisha sot na e paraqet pran\u00eb f\u00ebmij\u00ebs s\u00eb saj n\u00eb shpell\u00eb, nj\u00ebkoh\u00ebsisht si instrumentin e zgjedhur dhe t\u00eb p\u00ebrgatitur nga Per\u00ebndia n\u00eb t\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-12-25T23:02:34+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 26 Dhjetor &#8211; Mbledhja p\u00ebr Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Omologjet Efthimi. Osh\u00ebnar Nikodhimi n\u00eb Tismana.","datePublished":"2024-12-25T23:02:34+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/"},"wordCount":1847,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/","name":"- 26 Dhjetor - Mbledhja p\u00ebr Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Omologjet Efthimi. Osh\u00ebnar Nikodhimi n\u00eb Tismana. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg","datePublished":"2024-12-25T23:02:34+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51765803806_9c02326aef_b.jpg","width":"749","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/26\/26-dhjetor-mbledhja-per-virgjereshen-e-tereshenjte-mari-omologjet-efthimi-oshenar-nikodhimi-ne-tismana\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 26 Dhjetor &#8211; Mbledhja p\u00ebr Virgj\u00ebresh\u00ebn e T\u00ebr\u00ebshenjt\u00eb Mari. Omologjet Efthimi. Osh\u00ebnar Nikodhimi n\u00eb Tismana."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57314","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57314"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57314\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62953,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57314\/revisions\/62953"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57319"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57314"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57314"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57314"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}