{"id":57302,"date":"2024-12-25T00:02:49","date_gmt":"2024-12-24T23:02:49","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=57302"},"modified":"2024-12-24T22:26:15","modified_gmt":"2024-12-24T21:26:15","slug":"25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/","title":{"rendered":"&#8211; 25 Dhjetor &#8211; Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb kulmin e mbret\u00ebrimit t\u00eb tij, Cezar Augusti (30 p\u00ebrpara Krishtit, deri n\u00eb 14 pas Krishtit), perandori i par\u00eb romak, pasi i n\u00ebnshtroi t\u00eb gjith\u00eb popujt e bot\u00ebs s\u00eb njohur n\u00eb nj\u00eb autoritet t\u00eb vet\u00ebm, vendosi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb regjistrim t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha subjekteve t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, u b\u00eb, pa dashur ai vet\u00eb, vegla e realizimit t\u00eb planit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fakt, duke mbledhur n\u00eb nj\u00eb unitet t\u00eb gjer\u00eb popuj me zakone dhe gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme, ai i p\u00ebrgatiti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb zbules\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb vet\u00ebm n\u00eb tre persona dhe i hapi k\u00ebshtu rrug\u00ebn shpalljes universale, t\u00eb mbar\u00ebbotshme t\u00eb Ungjillit sipas premtimit hyjnor: \u201cDo t\u00eb t\u00eb jap kombe si trash\u00ebgimi\u201d (Ps. 2:8). P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ky regjistrim i par\u00eb u b\u00eb lajm\u00ebrimi profetik i regjistrimit t\u00eb t\u00eb zgjedhurve n\u00eb Librin e jet\u00ebs (Fil. 4:3; Zbul. 21:27).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dekreti i perandorit, q\u00eb kishte mb\u00ebrritur n\u00eb Palestin\u00eb, kur Kuirinusi ishte guvernatori i provinc\u00ebs s\u00eb Siris\u00eb, lejoi realizmin e profecis\u00eb sipas s\u00eb cil\u00ebs Mesia do t\u00eb lindte n\u00eb pasardhjen e Jud\u00ebs, n\u00eb Betlehem, atdheu i mbretit David (Mikea 5:1; Malakia 2:6). Sepse Josifit, q\u00eb at\u00ebher\u00eb ndodhej me Marin\u00eb n\u00eb Nazaret (n\u00eb Galile), iu desh t\u00eb merrte rrug\u00ebn p\u00ebr t\u2019u regjistruar n\u00eb atdheun e et\u00ebrve t\u00eb tij, Betlehem, me gjith\u00eb faktin e shtatz\u00ebnis\u00eb s\u00eb avancuar t\u00eb asaj q\u00eb n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve ishte gruaja e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb vendin p\u00ebr ku ishin nisur, njer\u00ebzit q\u00eb kishin mb\u00ebrritur nga t\u00eb gjitha vendet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb regjistrimin ishin aq t\u00eb shumt\u00eb, saq\u00eb ata nuk mund\u00ebn t\u00eb gjenin vend n\u00eb bujtinat e qytetit dhe u detyruan ta kalonin nat\u00ebn jasht\u00eb tij, n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb, q\u00eb sh\u00ebrbente si stall\u00eb p\u00ebr kafsh\u00ebt. Maria e ndjeu se kishte ardhur momenti i lindjes. Josifi e vendosi si\u00e7 mundej n\u00eb kasht\u00eb, pastaj doli me nxitim dhe shkoi p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb mami.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb po ecte, vuri re se natyra po ndalej papritur, si e pushtuar nga frika: zogjt\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb pal\u00ebvizur, t\u00eb ngrir\u00eb n\u00eb fluturim, njer\u00ebzit dhe kafsh\u00ebt, edhe ata ishin t\u00eb ngrir\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje, rrjedha e uj\u00ebrave ishte ndalur. Kjo rrjedh\u00eb e pareshtur l\u00ebvizjeje q\u00eb i \u00e7on t\u00eb gjitha gj\u00ebrat nga lindja n\u00eb vdekje dhe i mbyll n\u00eb kot\u00ebsi (Ps. 38:6-7; 102, 15; Kishtari 1; Isaia 40:7 etj.), ishte ndalur, sepse n\u00eb at\u00eb \u00e7ast i P\u00ebrjetshmi po dep\u00ebrtonte n\u00eb zem\u00ebr t\u00eb koh\u00ebs. Per\u00ebndia i parajetsh\u00ebm po b\u00ebhej f\u00ebmij\u00eb i sapolindur. Nj\u00eb dimension i ri i koh\u00ebs dhe i historis\u00eb po inaugurohej. Pas k\u00ebsaj ndalese t\u00eb papritur t\u00eb koh\u00ebs, gjith\u00e7ka rifitoi rrjedh\u00ebn normale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Josifi gjeti nj\u00eb mami q\u00eb po zbriste nga mali dhe e \u00e7oi drejt shpell\u00ebs, duke i treguar se ku ndodhej ajo q\u00eb do t\u00eb lindte. Por ata nuk mund t\u00eb hynin dot brenda shpell\u00ebs, sepse nj\u00eb re e dendur i pengonte dhe nuk i lejonte t\u00eb hynin, nj\u00ebsoj si dikur n\u00eb Malin Sina kur Per\u00ebndia iu zbulua Moisiut (Eks. 19:6). Gruaja ra p\u00ebrtok\u00eb duke thirrur: \u201cShpirti \u00ebsht\u00eb madh\u00ebruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, sepse syt\u00eb e mi kan\u00eb par\u00eb nj\u00eb mrekulli; nj\u00eb Shp\u00ebtimtar ka lindur n\u00eb Izrael\u201d. Reja u largua, duke i l\u00ebn\u00eb vendin nj\u00eb drite t\u00eb mrekullueshme, q\u00eb duke u pak\u00ebsuar, i lejoi t\u00eb hynin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb me habi t\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebn t\u00eb ulur n\u00eb cep t\u00eb grazhdit, ku kishte vendosur f\u00ebmij\u00ebn e lidhur n\u00eb shp\u00ebrg\u00ebnj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I m\u00ebsuar qysh m\u00eb par\u00eb nga nj\u00eb engj\u00ebll, se Virgj\u00ebresha e Shenjt\u00eb kishte z\u00ebn\u00eb n\u00eb barkun e saj Shp\u00ebtimtarin me an\u00eb t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb (Matth.1:21), Josifi po shikonte dhe po e sodiste n\u00eb heshtje at\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb kishte lindur n\u00eb kasht\u00eb, si Mesian e pritur dhe t\u00eb lajm\u00ebruar nga et\u00ebrit e tij p\u00ebrgjat\u00eb kaq shum\u00eb brezash. Sa e mrekullueshme ishte ajo pamje dhe sa e pamundur q\u00eb ishte p\u00ebr ta shprehur me fjal\u00eb!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Per\u00ebndia i t\u00ebr\u00ebfuqish\u00ebm dhe Krijuesi i t\u00eb gjithave b\u00ebhet krijes\u00eb e p\u00ebrulur dhe delikate, ai b\u00ebhet foshnj\u00eb, pa \u00e7ati, pa reshtur s\u00eb qeni Per\u00ebndi i pafund. Fjala hyjnore mori mish dhe veshi natyr\u00ebn ton\u00eb njer\u00ebzore p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb at\u00eb nj\u00eb zbukurim mbret\u00ebror. At\u00eb q\u00eb nuk mund ta mbaj\u00eb dot t\u00ebr\u00eb gjith\u00ebsia, q\u00eb \u00ebsht\u00eb i ulur mbi nj\u00eb fron qiellor dhe q\u00eb e lavd\u00ebron pareshtur oborri i fuqive t\u00eb panum\u00ebrta qiellore, lejon q\u00eb t\u00eb mbahet n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb dhe t\u00eb err\u00ebt, duke u b\u00ebr\u00eb objekt i refuzimit dhe i p\u00ebrbuzjes s\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. At\u00eb q\u00eb \u201cduke qen\u00eb n\u00eb form\u00eb Per\u00ebndie\u201d \u201ce zbrazi veten e tij, duke marr\u00eb form\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtori, duke u b\u00ebr\u00eb i ngjash\u00ebm me njer\u00ebzit\u201d (Fil. 2:7). Ai b\u00ebhet i varf\u00ebr \u201cp\u00ebr t\u00eb na pasuruar n\u00eb varf\u00ebrin\u00eb e Tij\u201d (2 Kor. 8:9).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I paprekshmi pranon t\u00eb mbulohet me shp\u00ebrg\u00ebnj p\u00ebr t\u00eb na \u00e7liruar prej m\u00ebkateve dhe p\u00ebr t\u00eb mbuluar me lavdi hyjnore ata q\u00eb ndodheshin n\u00eb \u00e7nderim. Biri i Vet\u00ebm i Per\u00ebndis\u00eb, Ai q\u00eb ndodhet n\u00eb gjirin e Atit gjat\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb, b\u00ebhet Bir i njeriut dhe i Virgj\u00ebresh\u00ebs pa pushuar s\u00eb qeni Per\u00ebndi, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u201ci par\u00eblinduri i nj\u00eb numri t\u00eb madh v\u00ebllez\u00ebrish\u201d (Rom. 8:29), duke iu kthyer njer\u00ebzve dinjitetin e t\u00eb qenurit bij t\u00eb adoptuar t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb (Jn. 1:11; Lluk. 6:35; Gal. 4:4-7). Ai q\u00ebndron i shtrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb djep dhe soditet prej gomarit dhe kaut, duke plot\u00ebsuar k\u00ebshtu profecit\u00eb q\u00eb thon\u00eb: \u201cMidis dy kafsh\u00ebve ti do t\u00eb njihesh\u201d (Habak. 3:2 sipas t\u00eb Shtat\u00ebdhjet\u00ebve), \u201cKau e njeh at\u00eb q\u00eb e ka krijuar dhe gomari grazhdin e t\u00eb Zotit t\u00eb tij\u201d (Isaia 1:3 sipas t\u00eb Shtat\u00ebdhjet\u00ebve).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai q\u00eb ushqen \u00e7do qenie me an\u00eb t\u00eb P\u00ebrkujdesjes s\u00eb Tij, \u00ebsht\u00eb i shtrir\u00eb n\u00eb grazhd t\u00eb k\u00ebtyre kafsh\u00ebve pa arsye, simbole t\u00eb dy popujve hebre dhe pagan, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar njer\u00ebzit nga marr\u00ebzia e tyre, p\u00ebr t\u00eb pajtuar ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb nga urrejtja (Efes. 2:16) dhe p\u00ebr t\u2019u ofruar si ushqim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, si Buka e v\u00ebrtet\u00eb e jet\u00ebs (Jn. 6:51). N\u00eb k\u00ebt\u00eb sken\u00eb mund t\u00eb sodit\u00ebsh, thon\u00eb et\u00ebrit e shenjt\u00eb, nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs: djepi \u00ebsht\u00eb kupa q\u00eb mban At\u00eb q\u00eb b\u00ebhet njeri sot dhe q\u00eb jep veten si ushqim p\u00ebr jet\u00ebn e bot\u00ebs. Virgj\u00ebresha \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht froni dhe altari i sakrific\u00ebs, shpella nj\u00eb tempull; engj\u00ebjt, Josifi dhe barinjt\u00eb, sh\u00ebrbejn\u00eb si dhjakon\u00eb dhe vet\u00eb Zoti \u00ebsht\u00eb Kryeprifti q\u00eb kremton k\u00ebt\u00eb Liturgji Hyjnore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Salomeja, nj\u00eb grua e zon\u00ebs, erdhi t\u00eb kaloj\u00eb s\u00eb andejmi. E v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni nga mamia, ajo nuk tregoi t\u00eb nj\u00ebjtin besim. \u00cbsht\u00eb e pamundur q\u00eb nj\u00eb Virgj\u00ebresh\u00eb t\u00eb lind\u00eb, dhe madje t\u00eb mbetet Virgj\u00ebresh\u00eb pas lindjes. N\u00eb mosbesimin e saj, nj\u00ebsoj si m\u00eb von\u00eb apostull Thomai (Jn. 20, 26), ajo iu afrua dhe k\u00ebrkoi t\u00eb shihte pa pasur frik\u00eb trupin e panjoll\u00eb t\u00eb s\u00eb T\u00ebr\u00ebshenjt\u00ebs. Por menj\u00ebher\u00eb dora e saj ngriu dhe ajo thirri: \u201cMjer\u00eb un\u00eb p\u00ebr munges\u00ebn e besimit dhe t\u00eb shpres\u00ebtaris\u00eb! Kam tunduar Per\u00ebndin\u00eb e jet\u00ebs! Dhe ja dora ime, si e thar\u00eb prej zjarrit, po shk\u00ebputet prej meje!\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke r\u00ebn\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb, ajo iu lut Zotit me lot p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00ebshir\u00eb. Me nd\u00ebrhyrjen e nj\u00eb engj\u00eblli, ajo mori f\u00ebmij\u00ebn-Per\u00ebndi n\u00eb duart e saj, duke shpallur me nj\u00eb besim t\u00eb sinqert\u00eb dhe plot frik\u00eb: \u201cPo i falem Atij, sepse nj\u00eb mbret i madh \u00ebsht\u00eb lindur n\u00eb Izrael\u201d. Ajo u sh\u00ebrua menj\u00ebher\u00eb, por engj\u00eblli e porositi t\u2019i mbante t\u00eb fshehura k\u00ebto mrekulli, deri n\u00eb shfaqjen publike t\u00eb Zotit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo mrekulli e jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb kryhet sot n\u00eb shpell\u00ebn e p\u00ebrulur t\u00eb Betlehemit, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushja e t\u00eb gjitha profecive t\u00eb th\u00ebna nga profet\u00ebt e Izraelit, p\u00ebrfundimi i p\u00ebrgatitjes s\u00eb duruar, t\u00eb kryer n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shekujt nga ana e njer\u00ebzimit, q\u00eb nga Davidi, Avrahami, Noeu dhe Adami.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb, \u201cn\u00eb k\u00ebto koh\u00eb t\u00eb fundit\u201d, Per\u00ebndia na d\u00ebrgon Birin e Tij t\u00eb vet\u00ebm, \u201cme an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit ka b\u00ebr\u00eb shekujt\u201d (Hebr. 1:2) dhe i zbulon k\u00ebshtu bot\u00ebs Misterin e Madh t\u00eb Shp\u00ebtimit ton\u00eb, i mb\u00ebshtjell\u00eb n\u00eb heshtje dhe i mbajtur i fsheht\u00eb nga Per\u00ebndia, n\u00eb vendimin e pashprehur me fjal\u00eb t\u00eb Tre Personave t\u00eb Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, para krijimit t\u00eb bot\u00ebs (Rom. 16:25; 1 Kor. 2:7; Efes. 3:5,10; Kol. 1:26). Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi: t\u00eb parit e k\u00ebsaj dite, p\u00ebr t\u00eb cilin jan\u00eb krijuar qielli dhe toka, sip\u00ebrfaqja e saj dhe gjith\u00eb qeniet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mister i \u00e7uditsh\u00ebm, i pakuptuesh\u00ebm, i pakapsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7do mendje njer\u00ebzore dhe madje edhe p\u00ebr vet\u00eb mendjen e engj\u00ebjve: \u201cFjala u b\u00eb mish dhe banoi nd\u00ebr ne\u201d (Jn. 1:14). Ai q\u00eb \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi nga natyra, merr mbi vete t\u00ebr\u00eb natyr\u00ebn ton\u00eb njer\u00ebzore, e merr n\u00eb gjirin e Virgj\u00ebresh\u00ebs, e merr si nj\u00eb rrob\u00eb p\u00ebr t\u00eb na kunguar me Hyjnin\u00eb e Tij. Per\u00ebndi dhe njeri, nj\u00eb Person i vet\u00ebm, Jisu Krishti, \u201ci njohur n\u00eb dy natyra\u201d q\u00eb jan\u00eb t\u00eb bashkuara tek Ai \u201cpa p\u00ebrzierje, pa ndarje dhe pa shk\u00ebputje\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Per\u00ebndia b\u00ebhet njeri sot n\u00eb shpell\u00ebn e Betlehemit, q\u00eb njeriu t\u00eb b\u00ebhet Per\u00ebndi. Ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi final p\u00ebr t\u00eb cilin Per\u00ebndia ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat nga hi\u00e7i dhe q\u00eb i ka sjell\u00eb n\u00eb qenie; q\u00eb Fjala, Personi i dyt\u00eb i Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, t\u00eb zbres\u00eb deri te ne, t\u00eb marr\u00eb natyr\u00ebn ton\u00eb njer\u00ebzore t\u00eb plakur dhe t\u00eb deformuar nga m\u00ebkati, p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebruar plag\u00ebt tona me an\u00eb t\u00eb vuajtjeve t\u00eb tij, q\u00eb t\u00eb pastroj\u00eb ikon\u00ebn e tij t\u00eb ndotur, p\u00ebr t\u00eb na rip\u00ebrt\u00ebrir\u00eb n\u00eb At\u00eb (Efes. 2:15). K\u00ebshtu na ngre lart nga humnera e vdekjes ku kishim r\u00ebn\u00eb dhe na ngjit n\u00eb lart\u00ebsi, m\u00eb lart se t\u00eb gjitha fuqit\u00eb qiellore, derisa t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb rrim\u00eb bashk\u00eb me At\u00eb, n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb (Efes. 1:22).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jisu Krishti, Emanueli \u201cPer\u00ebndia me ne\u201d (Isaia 7:14; Matth. 1:23) lind n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb si nj\u00eb foshnj\u00eb i brisht\u00eb, mbi t\u00eb cilin engj\u00ebjt p\u00ebrkulen me admirim. \u201cDrita e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ndri\u00e7on \u00e7do njeri q\u00eb vjen n\u00eb bot\u00eb\u201d (Jn. 1:9) shk\u00eblqen n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e shpell\u00ebs s\u00eb varf\u00ebr, dhe koha e vdekjes dhe e prishjes merr fund. Solomoni nuk ka m\u00eb arsye t\u00eb ankohet duke thirrur me t\u00eb madhe: \u201cNuk ka asgj\u00eb t\u00eb re n\u00ebn diell\u201d (Kishtari 1:9), sepse ky f\u00ebmij\u00eb i vog\u00ebl \u00ebsht\u00eb Adami i dyt\u00eb q\u00eb vjen t\u00eb inauguroj\u00eb nj\u00eb krijim t\u00eb ri, nj\u00eb njeri t\u00eb ri (2 Kor. 5:17). Tashm\u00eb, duke ndjekur Krishtin, duke iu bindur urdh\u00ebrimeve t\u00eb tij, duke vuajtur me At\u00eb p\u00ebr t\u2019u ngjallur prej Tij, njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb thirrur p\u00ebr t\u00eb shijuar pavdek\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fjala b\u00ebhet mish, Ai merr t\u00eb gjitha dob\u00ebsit\u00eb tona, i vjen keq p\u00ebr k\u00ebto, por pa marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb fajin ton\u00eb. Ai vishet me trup dhe shpirt, f\u00ebmij\u00eb i vog\u00ebl ai iu n\u00ebshtrohet ligjeve t\u00eb natyr\u00ebs son\u00eb t\u00eb r\u00ebn\u00eb: uris\u00eb, etjes, gjumit, mosdijes, edhe pse \u00ebsht\u00eb i pam\u00ebkatsh\u00ebm. Ai vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb pa m\u00ebkat (Rom. 5:21) dhe vjen t\u00eb banoj\u00eb n\u00eb mishin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar m\u00ebkatit dhe vdekjes, \u201cq\u00eb mishi t\u00eb b\u00ebhet Fjal\u00eb\u201d. Ai merr trupin q\u00eb i \u00ebsht\u00eb kushtuar varrit p\u00ebr ta mbushur me lavdi dhe drit\u00eb, duke bashk\u00ebndar\u00eb me at\u00eb pavdek\u00ebsin\u00eb e tij. N\u00eb At\u00eb \u201cbanon trup\u00ebrisht e t\u00ebr\u00eb plot\u00ebsia e hyjnis\u00eb\u201d (Kol. 2:9), n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt e ndjekin me an\u00eb t\u00eb besimit, do t\u00eb bashk\u00ebndajn\u00eb k\u00ebt\u00eb plot\u00ebsi n\u00eb qenien e tyre: n\u00eb frym\u00eb, n\u00eb shpirt dhe n\u00eb trupin e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke kremtuar sot zbritjen e Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb mes t\u00eb njer\u00ebzve, Mish\u00ebrimin e Fjal\u00ebs, ne pohojm\u00eb plot\u00ebsimin e t\u00eb gjith\u00eb misterit t\u00eb shp\u00ebtimit ton\u00eb: Krishti lind dhe tashm\u00eb njeriu b\u00ebhet trash\u00ebgimtar i lavdis\u00eb s\u00eb tij. Sigurisht, kundrojm\u00eb ende nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb djep, por et\u00ebrit e shenjt\u00eb nuk kan\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb dallojm\u00eb n\u00eb shpell\u00ebn e p\u00ebrulur t\u00eb Betlehemit shenjat e plot\u00ebsimit final t\u00eb Misterit t\u00eb Krishtit. Festa e Lindjes dhe e Kremtja e t\u00eb Kremteve, Pashka, n\u00eb fakt jan\u00eb nj\u00eb kremtim i vet\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shpella b\u00ebn t\u00eb ditur varrin, pelenat paraqesin shp\u00ebrg\u00ebnjt\u00eb; k\u00ebtu Krishti shfaqet n\u00eb bot\u00eb pa cenuar virgj\u00ebrin\u00eb e N\u00ebn\u00ebs s\u00eb Tij, Ai triumfon mbi vdekjen dhe del nga varri pa prishur vulat; n\u00eb Betlehem nj\u00eb engj\u00ebll u d\u00ebrgohet barinjve, n\u00eb Jerusalem nj\u00eb engj\u00ebll q\u00eb shk\u00eblqen u b\u00ebn t\u00eb ditur grave miroprur\u00ebse Ngjalljen.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kudo dhe p\u00ebrher\u00eb nj\u00eb Krisht i vet\u00ebm, i b\u00ebr\u00eb njeri si ne deri n\u00eb vdekje, q\u00eb r\u00ebnia e kryer nga nj\u00eb njeri, Adami, t\u00eb ndreqet nga nj\u00eb njeri, Adami i dyt\u00eb (1 Kor. 15:45). \u201cSepse nj\u00eb \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia, nj\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe nd\u00ebrmjet\u00ebsi midis Per\u00ebndis\u00eb dhe njer\u00ebzve, njeriu Jisu Krisht, q\u00eb dha veten e tij shp\u00ebrblim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d (1 Tim. 2:5). \u00cbsht\u00eb Ai, pra, Shp\u00ebtimtari, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Zoti t\u00eb cilit i falen dhe ngaz\u00ebllohen p\u00ebr at\u00eb t\u00eb gjitha qeniet e universit, t\u00eb pajtuara me an\u00eb t\u00eb Tij me Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb Trupin e Tij, Kish\u00ebn e shenjt\u00eb: \u201cPlot\u00ebsia e atij q\u00eb i plot\u00ebson t\u00eb gjitha n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb\u201d (Efes. 1:23).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht. N\u00eb kulmin e mbret\u00ebrimit t\u00eb tij, Cezar Augusti (30 p\u00ebrpara Krishtit, deri n\u00eb 14 pas Krishtit), perandori i par\u00eb romak, pasi i n\u00ebnshtroi t\u00eb gjith\u00eb popujt e bot\u00ebs s\u00eb njohur n\u00eb nj\u00eb autoritet t\u00eb vet\u00ebm, vendosi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb regjistrim t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha subjekteve t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, u b\u00eb, pa dashur ai<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":57307,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-57302","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 25 Dhjetor - Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 25 Dhjetor - Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht. N\u00eb kulmin e mbret\u00ebrimit t\u00eb tij, Cezar Augusti (30 p\u00ebrpara Krishtit, deri n\u00eb 14 pas Krishtit), perandori i par\u00eb romak, pasi i n\u00ebnshtroi t\u00eb gjith\u00eb popujt e bot\u00ebs s\u00eb njohur n\u00eb nj\u00eb autoritet t\u00eb vet\u00ebm, vendosi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb regjistrim t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha subjekteve t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, u b\u00eb, pa dashur ai\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-24T23:02:49+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 25 Dhjetor &#8211; Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht.\",\"datePublished\":\"2024-12-24T23:02:49+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/\"},\"wordCount\":2394,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/\",\"name\":\"- 25 Dhjetor - Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-24T23:02:49+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 25 Dhjetor &#8211; Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 25 Dhjetor - Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 25 Dhjetor - Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht. N\u00eb kulmin e mbret\u00ebrimit t\u00eb tij, Cezar Augusti (30 p\u00ebrpara Krishtit, deri n\u00eb 14 pas Krishtit), perandori i par\u00eb romak, pasi i n\u00ebnshtroi t\u00eb gjith\u00eb popujt e bot\u00ebs s\u00eb njohur n\u00eb nj\u00eb autoritet t\u00eb vet\u00ebm, vendosi t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb regjistrim t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb t\u00eb gjitha subjekteve t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, u b\u00eb, pa dashur ai","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-12-24T23:02:49+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 25 Dhjetor &#8211; Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht.","datePublished":"2024-12-24T23:02:49+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/"},"wordCount":2394,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/","name":"- 25 Dhjetor - Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg","datePublished":"2024-12-24T23:02:49+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51764946667_cb453c30bf_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/25\/25-dhjetor-lindja-trupore-e-zotit-tone-jisu-krisht\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 25 Dhjetor &#8211; Lindja Trupore e Zotit Ton\u00eb Jisu Krisht."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57302"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57302\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":62943,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57302\/revisions\/62943"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57307"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}