{"id":57158,"date":"2024-12-12T00:02:05","date_gmt":"2024-12-11T23:02:05","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=57158"},"modified":"2024-12-24T22:36:51","modified_gmt":"2024-12-24T21:36:51","slug":"12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/","title":{"rendered":"&#8211; 12 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Hermani i Alask\u00ebs. Osh\u00ebnar Finiani. Osh\u00ebnar Anthi. D\u00ebshmor Sinesi."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb, Spiridhoni, jetoi n\u00eb ishullin e Qipros, n\u00eb agimin e shekullit t\u00eb 4-t dhe ushtronte n\u00eb paqe zanatin e thjesht\u00eb t\u00eb bariut. Me sjellje t\u00eb thjesht\u00eb nga fshati dhe pak i arsimuar, ai nuk kishte t\u00eb ngjash\u00ebm me veten sa i takon dashuris\u00eb ndaj t\u00eb af\u00ebrmit, but\u00ebsis\u00eb, delikates\u00ebs, l\u00ebmosh\u00ebs, mikpritjes dhe zbatimit t\u00eb t\u00eb gjitha virtyteve. Nj\u00ebsoj si patriarku Abraham, ai priste me dashuri t\u00eb madhe n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb vinin aty dhe tregonte t\u00eb nj\u00ebjtin respekt e devocion, si\u00e7 do t\u00eb b\u00ebnte vet\u00eb Krishti n\u00ebse do t\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij n\u00eb ato \u00e7aste. Nuk kishte t\u00eb varf\u00ebr dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00eb q\u00eb t\u00eb mos gjenin ndihm\u00eb pran\u00eb tij. Spiridhoni i vinte parat\u00eb e tij n\u00eb nj\u00eb ark\u00eb q\u00eb e linte p\u00ebrher\u00eb t\u00eb hapur, aty mund t\u00eb merrte kushdo dhe ai kurr\u00eb nuk shqet\u00ebsohej n\u00ebse ishte bosh ose plot, ose n\u00ebse ata q\u00eb vinin p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ishin t\u00eb denj\u00eb ose jo p\u00ebr ndihm\u00ebn e tij. Duke jetuar me past\u00ebrti dhe shpres\u00ebtari jet\u00ebn bashk\u00ebshortore, Per\u00ebndia i fali nj\u00eb vajz\u00eb, Irinin, por pas pak vitesh gruaja e tij nd\u00ebrroi jet\u00eb. At\u00ebher\u00eb, i \u00e7liruar nga p\u00ebrkujdesjet jet\u00ebsore, Spiridhoni u mor vet\u00ebm me p\u00ebrparimin n\u00eb virtyt dhe pasurimin e shpirtit t\u00eb tij me dhuratat e p\u00ebrjetshme t\u00eb Hirit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai fitoi, pa e dashur vet\u00eb nj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb, nj\u00eb fam\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb ishull. Kur vdiq episkopi i Trimithund\u00ebs, nj\u00eb qytet i vog\u00ebl af\u00ebr Salamin\u00ebs, besimtar\u00ebt e zgjodh\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb unanime n\u00eb vend t\u00eb tij, p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb bariu i grigj\u00ebs shpirt\u00ebrore t\u00eb Krishtit. Edhe pse u nderua me k\u00ebt\u00eb ofiq, bariu i p\u00ebrulur nuk e braktisi n\u00eb asnj\u00eb \u00e7ast m\u00ebnyr\u00ebn e tij t\u00eb t\u00eb jetuarit: ai mbante po t\u00eb nj\u00ebjtat veshje t\u00eb varfra, shkonte kudo m\u00eb k\u00ebmb\u00eb, punonte n\u00ebp\u00ebr ara dhe vazhdonte si m\u00eb par\u00eb t\u00eb kulloste dhent\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb, disa kusar\u00eb hyn\u00eb n\u00eb vath\u00ebn e dhenve t\u00eb tij p\u00ebr t\u00eb vjedhur; por, kur desh\u00ebn t\u00eb dilnin jasht\u00eb, ndjen\u00eb se i kishin k\u00ebmb\u00ebt t\u00eb lidhura dhe se nuk mund t\u00eb l\u00ebviznin dot nga vendi, ngaq\u00eb ishin t\u00eb gozhduar nga nj\u00eb forc\u00eb e padukshme. Kur Spiridhoni i pa her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes, t\u00eb turp\u00ebruar, ata i rr\u00ebfyen fajin e tyre. Duke ndier dhembshuri p\u00ebr ta, shenjti i \u00e7liroi nga lidhjet e padukshme dhe i qortoi t\u00eb jetonin tani e tutje nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb shenjt\u00eb. Por nuk i la t\u00eb iknin pa u b\u00ebr\u00eb dhurat\u00eb 2 desh, duke i th\u00ebn\u00eb buzagaz se ky ishte shp\u00ebrblimi i mundit t\u00eb q\u00ebndrimit zgjuar gjat\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I ashp\u00ebr me veten, Spiridhoni tregonte gjithmon\u00eb dhembshuri p\u00ebr bashk\u00ebnjer\u00ebzit e tij dhe nj\u00eb but\u00ebsi t\u00eb madhe ndaj dob\u00ebsive t\u00eb tyre. P.sh. q\u00eb t\u00eb ndihmonte ndonj\u00eb udh\u00ebtar, ai nuk hezitonte q\u00eb t\u00eb prishte edhe Kreshm\u00ebn. Nj\u00ebsoj si Krishti, Bariu i mir\u00eb, ai ishte p\u00ebrher\u00eb i gatsh\u00ebm t\u00eb jepte jet\u00ebn p\u00ebr hir t\u00eb grigj\u00ebs s\u00eb tij shpirt\u00ebrore, q\u00eb ta kulloste at\u00eb n\u00eb kullotat e Hirit. Me an\u00eb t\u00eb but\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb dhe thjesht\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij, ai fitoi guxim t\u00eb madh para Per\u00ebndis\u00eb, sa dhe kreu nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh mrekullish p\u00ebr shp\u00ebtimin dhe ngush\u00ebllimin e Kish\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur ishulli i Qipros u godit nga nj\u00eb that\u00ebsir\u00eb e tmerrshme, q\u00eb solli afrimin e zis\u00eb s\u00eb uris\u00eb, sh\u00ebn Spiridhoni hapi qiejt fal\u00eb lutjes s\u00eb tij dhe mori nga Per\u00ebndia nj\u00eb shi bamir\u00ebs, i cili i solli tok\u00ebs p\u00ebrs\u00ebri pjellorin\u00eb e saj. Kur disa t\u00eb pasur mblodh\u00ebn sasi t\u00eb m\u00ebdha gruri, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfituar nga mungesa e tij n\u00eb treg dhe p\u00ebr ta shitur me \u00e7mime m\u00eb t\u00eb larta, episkopi b\u00ebri q\u00eb t\u00eb shembeshin hambar\u00ebt e tyre me an\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb tij t\u00eb zjarrt\u00eb dhe ua shp\u00ebrndau banor\u00ebve grurin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb barabart\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, nj\u00ebsoj si Moisiu n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb (shih Numrat 21:8) ai shnd\u00ebrroi nj\u00eb gjarp\u00ebr n\u00eb ar p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00eb njeri t\u00eb varf\u00ebr. Pasi e ndihmoi t\u00eb varfrin, ai e ktheu gjarprin n\u00eb form\u00ebn e m\u00ebparshme, q\u00eb t\u00eb mos e kthente shenj\u00ebn e ndihm\u00ebs hyjnore n\u00eb nj\u00eb shkak koprracie. Gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rendur n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb kishin nevoj\u00eb, ai u nis nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndihmuar nj\u00eb t\u00eb d\u00ebnuar me vdekje. Rrug\u00ebs ndali v\u00ebrshimin e nj\u00eb p\u00ebrroi t\u00eb vrullsh\u00ebm q\u00eb i pengonte kalimin dhe k\u00ebshtu e kaloi shtratin e tij pa iu lagur k\u00ebmb\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke jetuar n\u00eb Krishtin me an\u00eb t\u00eb virtyteve t\u00eb tij dhe duke vepruar Krishti p\u00ebrbrenda tij me an\u00eb t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, Spiridhoni fitoi edhe pushtetin mbi vdekjen. Nj\u00eb grua barbare iu lut q\u00eb t\u00eb sillte n\u00eb jet\u00eb djalin e saj t\u00eb vog\u00ebl, kufom\u00ebn e t\u00eb cilit ia vuri p\u00ebrpara k\u00ebmb\u00ebve dhe, pasi shenjtori u lut, djali u ngjall p\u00ebrs\u00ebri. Kur vajza e tij Irini vdiq, episkopi i shenjt\u00eb, duke mos pasur koh\u00eb t\u2019i zbulonte njeriu vendin ku kishte vendosur pasurin\u00eb q\u00eb ia kishte besuar asaj, u p\u00ebrkul sip\u00ebr varrit dhe e pyeti t\u00eb ndjer\u00ebn, e cila iu p\u00ebrgjigj menj\u00ebher\u00eb duke i treguar se ku ishte thesari. Pasi kreu nj\u00eb mrekulli t\u00eb till\u00eb me an\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, sh\u00ebn Spiridhoni hodhi tej \u00e7do lloj ngush\u00ebllimi njer\u00ebzor p\u00ebr veten dhe nuk i k\u00ebrkoi Zotit q\u00eb ta ngjallte as edhe vajz\u00ebn e tij t\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Virtyti i tij ishte aq shum\u00eb i ndritsh\u00ebm, saq\u00eb ky ndri\u00e7im p\u00ebrshkonte t\u00eb fshehtat e nd\u00ebrgjegjeve dhe i shtynte m\u00ebkatar\u00ebt t\u00eb pendoheshin dhe t\u00eb vinin p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebfyer fajet e tyre, q\u00eb t\u00eb nisnin p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb jet\u00eb pendimi. Nj\u00eb her\u00eb nj\u00eb grua, nj\u00ebsoj si gruaja e penduar e Ungjillit mbi t\u00eb cil\u00ebn njeriu i Per\u00ebndis\u00eb hodhi nj\u00eb v\u00ebshtrim plot dhembshuri, ra n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tij dhe ia lau ato me lot\u00ebt e saj, nd\u00ebrsa i rr\u00ebfeu m\u00ebkatet. Spiridhoni u p\u00ebrkul mbi kryet e saj, e ngriti dhe i tha: \u201cT\u00eb jan\u00eb ndjer\u00eb m\u00ebkatet\u201d (Llk. 7:48), nj\u00ebsoj si t\u00eb fliste vet\u00eb Shp\u00ebtimtari me an\u00eb t\u00eb goj\u00ebs s\u00eb tij. Pastaj i dha leje gruas t\u00eb largohej me paqe, duke u g\u00ebzuar vet\u00eb si bariu i mir\u00eb q\u00eb ka gjetur delen e humbur dhe q\u00eb th\u00ebrret edhe miqt\u00eb e fqinj\u00ebt e tij t\u00eb g\u00ebzohen, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cG\u00ebzohuni bashk\u00eb me mua, se gjeta delen time q\u00eb pati humbur\u201d (Llk. 15:6).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Spiridhoni ishte jo i ditur p\u00ebr diturin\u00eb e k\u00ebsaj bote, por i pasur n\u00eb dhuratat e profecis\u00eb dhe t\u00eb njohjes shpirt\u00ebrore. Ai zot\u00ebronte nj\u00eb njohje t\u00eb thell\u00eb t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb. Nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebruli nj\u00eb episkop lavdidash\u00ebs, q\u00eb donte t\u00eb tregonte elokuenc\u00ebn e tij duke p\u00ebrdorur me paramendim fjal\u00eb t\u00eb zgjedhura t\u00eb Ungjillit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur perandori besimtar, Konstandini i Madh, mblodhi n\u00eb Nikea Sinodin e Par\u00eb Ekumenik (325), p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar herezin\u00eb e Ariosit, shkoi edhe Spiridhoni, i veshur me rrob\u00ebn e tij t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb bariut, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs s\u00eb bashku me episkop\u00ebt e shenjt\u00eb dhe pohuesit e m\u00ebdhenj, q\u00eb ishin personalitetet m\u00eb t\u00eb shquara t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb tij. Gjat\u00eb diskutimeve, nj\u00eb filozof arianist, egoist, sfidoi orthodhoks\u00ebt p\u00ebr nj\u00eb debat rreth Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb. Bariu i p\u00ebrulur nga Qiproja, erdhi at\u00ebher\u00eb dhe, p\u00ebr habi t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, shkat\u00ebrroi argumentet e kund\u00ebrshtarit t\u00eb tij me thjesht\u00ebsin\u00eb dhe autoritetin e fjal\u00ebve t\u00eb frym\u00ebzuara nga Shpirti i Shenjt\u00eb. Duke mos pasur nj\u00eb p\u00ebrgjigje, filozofi pranoi q\u00eb u mund; p\u00ebrqafoi besimin orthodhoks me sinqeritet dhe u b\u00ebri thirrje edhe pasuesve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Ariosit, q\u00eb t\u00eb braktisnin rrug\u00ebt mashtruese t\u00eb dijes njer\u00ebzore p\u00ebr t\u00eb gjetur n\u00eb Kish\u00eb burimin e Ujit t\u00eb Gjall\u00eb dhe fuqin\u00eb e Shpirtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb sh\u00ebn Konstandinit, biri i tij, Konstanci, q\u00eb trash\u00ebgoi pjes\u00ebn per\u00ebndimore t\u00eb perandoris\u00eb, shfaqi nj\u00eb prirje p\u00ebr arianizmin. Ai u s\u00ebmur kur ishte n\u00eb Antioki dhe, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e mjek\u00ebve, jeta e tij ishte n\u00eb rrezik. N\u00eb ato \u00e7aste pa n\u00eb vizion sh\u00ebn Spiridhonin dhe vendosi ta th\u00ebrriste n\u00eb pallat, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e nx\u00ebn\u00ebsit t\u00eb tij, sh\u00ebn Trifilit (12 qershor). Sh\u00ebn Spiridhoni e sh\u00ebroi prej s\u00ebmundjes trupore dhe perandori i premtoi se do t\u00eb kujdesej edhe p\u00ebr sh\u00ebndetin e shpirtit t\u00eb tij, duke i q\u00ebndruar besnik m\u00ebsimit t\u00eb Kish\u00ebs dhe duke qen\u00eb i m\u00ebshirsh\u00ebm ndaj n\u00ebnshtetasve t\u00eb tij. Kur u kthye n\u00eb Qipro, ai shp\u00ebrndau te t\u00eb varfrit t\u00eb gjith\u00eb arin q\u00eb ia b\u00ebri dhurat\u00eb perandori.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke qen\u00eb i shk\u00ebputur nga gj\u00ebrat e dheut dhe i p\u00ebrthithur i gjithi prej hyjnoreve dhe pritjes s\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme, sh\u00ebn Spiridhoni kryente Liturgjin\u00eb Hyjnore dhe sh\u00ebrbesat e Kish\u00ebs sikur t\u00eb gjendej para fronit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e engj\u00ebjve dhe t\u00eb shenjtor\u00ebve. Nj\u00eb dit\u00eb, nd\u00ebrsa po kryente Liturgjin\u00eb n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb q\u00eb ishte l\u00ebn\u00eb pas dore prej besimtar\u00ebve, ai u kthye nga populli q\u00eb mungonte dhe tha: \u201cPaqe t\u00eb gjith\u00ebve!\u201d e nx\u00ebn\u00ebsi i tij d\u00ebgjoi z\u00ebrin e nj\u00eb numri engj\u00ebjsh q\u00eb iu p\u00ebrgjigj\u00ebn: \u201cDhe n\u00eb shpirtin t\u00ebnd\u201d, dhe m\u00eb pas sh\u00ebrbesa vazhdoi n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e himneve engj\u00ebllore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fund t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb gjat\u00eb q\u00eb e jetoi n\u00ebn frym\u00ebzimin e vazhduesh\u00ebm t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, sh\u00ebn Spiridhoni dha shpirtin e tij n\u00eb paqe te Per\u00ebndia m\u00eb 12 dhjetor 348, n\u00eb mosh\u00ebn 78-vje\u00e7are, pasi u dha kuraj\u00eb atyre q\u00eb ishin pran\u00eb tij q\u00eb t\u00eb ndiqnin Krishtin, duke marr\u00eb mbi vete barr\u00ebn e Tij t\u00eb \u00ebmb\u00ebl dhe t\u00eb leht\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Trupi i tij u b\u00eb burim i pashtersh\u00ebm sh\u00ebrimesh p\u00ebr besimtar\u00ebt e Qipros deri n\u00eb shekullin e 7-t\u00eb, kur u mor n\u00eb Konstandinopoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i shp\u00ebtuar invazionit arab dhe q\u00ebndroi n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb af\u00ebr Sh\u00ebn Sofis\u00eb. Pasi Qyteti ra n\u00eb duart e turqve, lipsani i tij u \u00e7ua fshehurazi n\u00eb Korfuz (1456), ku ruhet i paprishur deri m\u00eb sot, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme. Atje jan\u00eb kryer shum\u00eb mrekulli si p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, ashtu edhe p\u00ebr mbar\u00eb popullat\u00ebn, zhdukja e epidemis\u00eb s\u00eb koler\u00ebs dhe d\u00ebbimi i pushtuesve t\u00eb huaj saq\u00eb sh\u00ebn Spiridhoni nderohet si mbrojt\u00ebsi i par\u00eb i Korfuzit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>D\u00ebshmor Sinesi.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Sinesi ishte anagnost n\u00eb Kish\u00ebn e Rom\u00ebs, kur Sh\u00ebn Ksisti I (10 gusht) ishte pap\u00eb, n\u00eb koh\u00ebn e perandorit Aurelian (270- 275). Nj\u00eb dit\u00eb Sinesi i tha perandorit me shaka se ishte gati t\u2019u ofronte sakrific\u00eb idhujve. Tirani u kap pas fjal\u00ebs q\u00eb i tha dhe, kur Sinesi nuk e b\u00ebri at\u00eb gj\u00eb, e rrah\u00ebn me kamxhik prej l\u00ebkure bualli. Martirin e shtrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb skar\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb e t\u00eb madhe, por nj\u00eb z\u00eb u d\u00ebgjua prej qiellit duke i dh\u00ebn\u00eb kuraj\u00eb n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij. Perandori e hodhi m\u00eb pas n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb thell\u00eb ku ishin ngulur shkopinj me maj\u00eb t\u00eb mpreht\u00eb, por Sinesi u ruajt i paprekur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb pas, e mbyll\u00ebn n\u00eb Panteon p\u00ebr 12 dit\u00eb q\u00eb t\u2019u sh\u00ebrbente idhujve. Atje, i fuqizuar prej hirit, atleti i Zotit e theu n\u00eb copa statuj\u00ebn e art\u00eb t\u00eb Jupiterit dhe dyert e tempullit u hap\u00ebn nga nj\u00eb engj\u00ebll. Sinesi doli dhe ua shp\u00ebrndau t\u00eb varf\u00ebrve, vejushave dhe jetim\u00ebve copat e arit. Kur perandori pa idhujt t\u00eb shkat\u00ebrruar, urdh\u00ebroi t\u00eb nxirrnin jasht\u00eb Sinesin, i cili me paqe priste atje dhe, pasi e torturuan, dha urdh\u00ebr t\u2019i prisnin kok\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb, Spiridhoni, jetoi n\u00eb ishullin e Qipros, n\u00eb agimin e shekullit t\u00eb 4-t dhe ushtronte n\u00eb paqe zanatin e thjesht\u00eb t\u00eb bariut. Me sjellje t\u00eb thjesht\u00eb nga fshati dhe pak i arsimuar, ai nuk kishte t\u00eb ngjash\u00ebm me veten sa i takon dashuris\u00eb ndaj t\u00eb af\u00ebrmit, but\u00ebsis\u00eb, delikates\u00ebs, l\u00ebmosh\u00ebs, mikpritjes dhe zbatimit t\u00eb t\u00eb gjitha virtyteve. Nj\u00ebsoj si<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":57162,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-57158","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 12 Dhjetor - Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Hermani i Alask\u00ebs. Osh\u00ebnar Finiani. Osh\u00ebnar Anthi. D\u00ebshmor Sinesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 12 Dhjetor - Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Hermani i Alask\u00ebs. Osh\u00ebnar Finiani. Osh\u00ebnar Anthi. D\u00ebshmor Sinesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb, Spiridhoni, jetoi n\u00eb ishullin e Qipros, n\u00eb agimin e shekullit t\u00eb 4-t dhe ushtronte n\u00eb paqe zanatin e thjesht\u00eb t\u00eb bariut. Me sjellje t\u00eb thjesht\u00eb nga fshati dhe pak i arsimuar, ai nuk kishte t\u00eb ngjash\u00ebm me veten sa i takon dashuris\u00eb ndaj t\u00eb af\u00ebrmit, but\u00ebsis\u00eb, delikates\u00ebs, l\u00ebmosh\u00ebs, mikpritjes dhe zbatimit t\u00eb t\u00eb gjitha virtyteve. Nj\u00ebsoj si\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-11T23:02:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-12-24T21:36:51+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 12 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Hermani i Alask\u00ebs. Osh\u00ebnar Finiani. Osh\u00ebnar Anthi. D\u00ebshmor Sinesi.\",\"datePublished\":\"2024-12-11T23:02:05+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:36:51+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/\"},\"wordCount\":2134,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/\",\"name\":\"- 12 Dhjetor - Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Hermani i Alask\u00ebs. Osh\u00ebnar Finiani. Osh\u00ebnar Anthi. D\u00ebshmor Sinesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-11T23:02:05+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:36:51+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 12 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Hermani i Alask\u00ebs. Osh\u00ebnar Finiani. Osh\u00ebnar Anthi. D\u00ebshmor Sinesi.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 12 Dhjetor - Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Hermani i Alask\u00ebs. Osh\u00ebnar Finiani. Osh\u00ebnar Anthi. D\u00ebshmor Sinesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 12 Dhjetor - Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Hermani i Alask\u00ebs. Osh\u00ebnar Finiani. Osh\u00ebnar Anthi. D\u00ebshmor Sinesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb, Spiridhoni, jetoi n\u00eb ishullin e Qipros, n\u00eb agimin e shekullit t\u00eb 4-t dhe ushtronte n\u00eb paqe zanatin e thjesht\u00eb t\u00eb bariut. Me sjellje t\u00eb thjesht\u00eb nga fshati dhe pak i arsimuar, ai nuk kishte t\u00eb ngjash\u00ebm me veten sa i takon dashuris\u00eb ndaj t\u00eb af\u00ebrmit, but\u00ebsis\u00eb, delikates\u00ebs, l\u00ebmosh\u00ebs, mikpritjes dhe zbatimit t\u00eb t\u00eb gjitha virtyteve. Nj\u00ebsoj si","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-12-11T23:02:05+00:00","article_modified_time":"2024-12-24T21:36:51+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 12 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Hermani i Alask\u00ebs. Osh\u00ebnar Finiani. Osh\u00ebnar Anthi. D\u00ebshmor Sinesi.","datePublished":"2024-12-11T23:02:05+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:36:51+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/"},"wordCount":2134,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/","name":"- 12 Dhjetor - Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Hermani i Alask\u00ebs. Osh\u00ebnar Finiani. Osh\u00ebnar Anthi. D\u00ebshmor Sinesi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg","datePublished":"2024-12-11T23:02:05+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:36:51+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740369118_8a008db2df_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/12\/12-dhjetor-oshenar-spiridhoni-i-trimithundes-hermani-i-alaskes-oshenar-finiani-oshenar-anthi-deshmor-sinesi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 12 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar Spiridhoni i Trimithund\u00ebs. Hermani i Alask\u00ebs. Osh\u00ebnar Finiani. Osh\u00ebnar Anthi. D\u00ebshmor Sinesi."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57158","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57158"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57158\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57161,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57158\/revisions\/57161"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57162"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57158"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57158"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57158"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}