{"id":57133,"date":"2024-12-11T00:02:53","date_gmt":"2024-12-10T23:02:53","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=57133"},"modified":"2024-12-24T22:37:58","modified_gmt":"2024-12-24T21:37:58","slug":"11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/","title":{"rendered":"&#8211; 11 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar\u00ebt Danieli e Llukai, stilit\u00eb. D\u00ebshmor Varsava Persiani. D\u00ebshmor Miraku."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Daniel stiliti.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Ylli ndri\u00e7ues, q\u00eb ndriti bot\u00ebn me shk\u00eblqimin e virtyteve t\u00eb tij dhe, duke jetuar si nj\u00eb shkall\u00eb q\u00eb me shembullin e tij na fton t\u00eb ngjitemi nga toka n\u00eb qiell, sh\u00ebn Danieli, ishte me origjin\u00eb nga nj\u00eb fshat i vog\u00ebl i Merathas, af\u00ebr Samosat\u00ebs n\u00eb Siri. N\u00ebna e tij, q\u00eb kishte mbetur pa f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, arriti t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb djal\u00eb pas shum\u00eb lutjesh, pasi pa nj\u00eb vizion t\u00eb ndritsh\u00ebm, si shenj\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb djalit t\u00eb saj. Kur mbushi 5 vje\u00e7, ai u \u00e7ua nga prind\u00ebrit e tij n\u00eb manastirin e af\u00ebrt p\u00ebr ta p\u00ebrkushtuar te Per\u00ebndia, ashtu si profetin Samuel (shih I Samuel 1:19).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ai mori at\u00ebher\u00eb emrin Daniel, pasi kishte hapur rast\u00ebsisht me urdh\u00ebr t\u00eb igumenit, librin e profetit Daniel, q\u00eb ndodhej p\u00ebrpara altarit. Por nuk u pranua n\u00eb manastir, p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tij f\u00ebmij\u00ebrore. Kur mbushi 12 vje\u00e7, ai d\u00ebgjoi n\u00ebn\u00ebn e tij q\u00eb i tha: \u201cBiri im, un\u00eb t\u00eb kam p\u00ebrkushtuar te Per\u00ebndia\u201d. Pa pritur m\u00eb, ai shkoi vet\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga manastiret e rrethinave dhe me lutje k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse arriti t\u00eb pranohej mes v\u00ebllez\u00ebrve, me gjith\u00eb ngurrimet e igumenit. Danieli b\u00ebri nj\u00eb p\u00ebrparim aq t\u00eb madh n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore dhe shfaqi nj\u00eb zell aq t\u00eb madh n\u00eb p\u00ebrpjekjet p\u00ebr virtytin, saq\u00eb shum\u00eb shpejt igumeni e qethi dhe e veshi me rrob\u00ebn engj\u00ebllore, n\u00eb prani t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb g\u00ebzimi t\u00eb madh. Pas k\u00ebsaj e paraqiti si nx\u00ebn\u00ebsin e tij t\u00eb dashur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I ftuar nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb nj\u00eb mbledhje arkimandrit\u00ebsh, e cila u b\u00eb nga kryepiskopi i Antiokis\u00eb, drejtuesi i tij shpirt\u00ebror mori me vete Danielin p\u00ebr ta shoq\u00ebruar n\u00eb udh\u00ebtim dhe i dha n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushte d\u00ebshir\u00ebn e tij m\u00eb t\u00eb madhe: faljen n\u00eb Vendet e Shenjta dhe t\u2019i b\u00ebnte nj\u00eb vizit\u00eb sh\u00ebn Simeon Stilitit (m\u00eb 1 shtator). Asketizmi i k\u00ebtij shenjtori t\u00eb madh kishte t\u00ebrhequr nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb shumt\u00eb admiruesish si edhe kritikat e nj\u00eb pjese tjet\u00ebr. Kur mb\u00ebrriti te k\u00ebmb\u00ebt e shtyll\u00ebs s\u00eb shenjtorit, pamja e asaj p\u00ebrpjekjeje aq heroike, e kryer p\u00ebr hir t\u00eb Krishtit dhe rrezatimi i jerondit t\u00eb madh, i habiti t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kishin v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim shenjt\u00ebrin\u00eb e tij. Danieli ishte i vetmi q\u00eb kap\u00ebrceu frik\u00ebn, e cila kishte kapur t\u00eb gjith\u00eb igumen\u00ebt q\u00eb ai shoq\u00ebronte dhe, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb shkalle, ai u ngjit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb bekimin e shenjtorit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb i tha: \u201cKi kuraj\u00eb, Daniel, merr fuqi dhe durim, sepse ti do t\u00eb heq\u00ebsh po aq vuajtje sa un\u00eb, p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb. Por un\u00eb kam besim te Zoti q\u00eb i sh\u00ebrbej se do t\u00eb t\u00eb forcoj\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebhet miku i rrug\u00ebtimit t\u00ebnd\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me kalimin e koh\u00ebs, kur igumeni i tij u thirr p\u00ebr t\u00eb shkuar te Zoti, Danieli, q\u00eb at\u00ebher\u00eb ishte 37 vje\u00e7, u caktua p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar. Pasi ai provoi aft\u00ebsit\u00eb e z\u00ebvend\u00ebsit t\u00eb tij, shkoi p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr 2 jav\u00eb pran\u00eb sh\u00ebn Simeonit; pastaj u nis p\u00ebr t\u2019u falur n\u00eb Vendet e Shenjta dhe p\u00ebr t\u2019u futur thell\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Palestin\u00ebs. N\u00eb rrug\u00eb, iu shfaq nj\u00eb plak me pamjen e sh\u00ebn Simeonit dhe e bindi t\u00eb mos e fuste veten n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padobishme n\u00eb rreziqe t\u00eb shumta p\u00ebr shkak t\u00eb samaritan\u00ebve rebel\u00eb, por t\u00eb merrte rrug\u00ebn e Konstandinopoj\u00ebs, \u201cJerusalemit t\u00eb Ri\u201d, q\u00eb shk\u00eblqente nga prania e shum\u00eb lipsaneve dhe e altar\u00ebve. Aty pran\u00eb tij mund t\u00eb gjente qet\u00ebsin\u00eb e shum\u00ebd\u00ebshiruar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mb\u00ebrriti pran\u00eb qytetit perandorak, n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb quajtur Anapli, Danieli q\u00ebndroi n\u00eb fillim 7 dit\u00eb n\u00eb lutje n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb q\u00eb i ishte p\u00ebrkushtuar sh\u00ebn Mihailit. Pastaj, duke ndjekur shembullin e heronjve t\u00eb besimit, Andonit, Pavlit dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, ai u fut me guxim t\u00eb madh n\u00eb nj\u00eb tempull pagan\u00ebsh, t\u00eb molepsur plot me demon\u00eb q\u00eb keqtrajtonin shum\u00eb nga udh\u00ebtar\u00ebt e ndrysh\u00ebm, i armatosur me armatimin e Per\u00ebndis\u00eb, me mburoj\u00ebn e besimit dhe shpat\u00ebn e lutjes (shih Efes. 6:14). I pashqet\u00ebsuar ndaj thirrjeve t\u00eb egra q\u00eb prishnin qet\u00ebsin\u00eb e nat\u00ebs dhe gur\u00ebve t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb fluturonin n\u00eb aj\u00ebr, atleti i Krishtit q\u00ebndroi n\u00eb lutje p\u00ebr dit\u00eb dhe net t\u00eb t\u00ebra dhe i d\u00ebboi shpirtrat e ndyr\u00eb me an\u00eb t\u00eb zjarrit t\u00eb Kryqit jet\u00ebb\u00ebr\u00ebs. I mbyllur n\u00eb k\u00ebt\u00eb tempull, komunikonte me vizitor\u00ebt q\u00eb vinin aty n\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh, t\u00eb t\u00ebrhequr nga fama e tij, vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb dritareje t\u00eb vog\u00ebl.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I t\u00ebrbuar nga nj\u00eb gjendje e till\u00eb, demoni nxiti xhelozin\u00eb e disa klerik\u00ebve t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Mihailit, q\u00eb shkuan dhe e denoncuan shenjtorin pran\u00eb kryepiskopit t\u00eb shenjt\u00eb Anatol (3 korrik), duke e akuzuar p\u00ebr herezi. Pasi arriti t\u00eb hidhte posht\u00eb fjal\u00ebt e akuzuesve, kryepiskopi Anatol e mori Danielin n\u00eb Bizant. K\u00ebtu ai u ndihmua shum\u00eb nga rr\u00ebfimi i past\u00ebr i besimit t\u00eb shenjtorit. Pasi u \u00e7lirua nga nj\u00eb s\u00ebmundje e r\u00ebnd\u00eb me an\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb shenjtorit, kryepiskopi, plot me mir\u00ebnjohje, u b\u00eb nj\u00eb prej admiruesve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb tij dhe vendosi me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi t\u2019i jepte leje q\u00eb ai t\u00eb rikthehej p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vendin e tij t\u00eb asketizmit, i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb turm\u00eb e madhe njer\u00ebzish.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 9 vjet\u00ebsh, kur ishte 51 vje\u00e7, Danieli ra nj\u00eb her\u00eb n\u00eb ekstaz\u00eb dhe pa sh\u00ebn Simeon Stilitin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb p\u00ebrpara tij, n\u00eb maj\u00ebn e nj\u00eb shtylle resh, i rrethuar nga dy njer\u00ebz me pamje t\u00eb shndritshme, q\u00eb e b\u00ebn\u00eb gati Danielin t\u00eb ngjitej n\u00eb shtyll\u00eb sipas urdhrit t\u00eb shenjtorit. Aty, sh\u00ebn Simeoni e p\u00ebrqafoi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb at\u00ebrore dhe u zhduk n\u00eb qiell, duke l\u00ebn\u00eb birin e tij shpirt\u00ebror t\u00eb vet\u00ebm n\u00eb shtyll\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e dy engj\u00ebjve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky vizion iu konfirmua me an\u00eb t\u00eb ardhjes s\u00eb nj\u00eb prej nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb stilitit t\u00eb madh, murgut Sergi, pran\u00eb perandorit Leon I (457-474) q\u00eb erdhi aty p\u00ebr ta njoftuar p\u00ebr largimin nga kjo bot\u00eb t\u00eb sh\u00ebn Simeonit dhe p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kukulin (mbules\u00ebn e kok\u00ebs) prej l\u00ebkure. Por, meq\u00eb takimi me sovranin po vonohej, ai ia dha k\u00ebt\u00eb relike t\u00eb \u00e7muar sh\u00ebn Danielit, i cili u b\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb trash\u00ebgimtar i shenjtorit, ashtu si profeti Elise, i cili trash\u00ebgoi g\u00ebzofin e profetit Ilia, pas ngjitjes s\u00eb tij n\u00eb qiell (shih 4 Mbret. 12, 13).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi mori konfirmim nga kjo shenj\u00eb dhe i lajm\u00ebruar p\u00ebr \u00e7astin e duhur nga \u00ebndrra q\u00eb pa, Danieli, me ndihm\u00ebn e disa miqve t\u00eb tij besimtar\u00eb, vendosi t\u00eb dilte nga kisha, p\u00ebr t\u00eb ndjekur rrug\u00ebn e sh\u00ebn Simeonit, dhe u ngjit mbi nj\u00eb shtyll\u00eb, t\u00eb lart\u00eb sa shtati i 2 burrave, t\u00eb cil\u00ebn ia zbuloi nj\u00eb p\u00ebllumb, i d\u00ebrguar nga Per\u00ebndia. Pronari i vendit, Gelanios, q\u00eb ishte nj\u00eb i af\u00ebrm i perandorit, nuk donte ta pranonte shenjtorin dhe ishte shum\u00eb i zem\u00ebruar. Por, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb rrebeshi t\u00eb madh shiu q\u00eb shkat\u00ebrroi vreshtat e tij dhe p\u00ebrpara durimit t\u00eb madh t\u00eb shenjtorit q\u00eb rrinte n\u00eb shtyll\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb till\u00eb, ai nd\u00ebrroi mendje. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, i nd\u00ebrtoi shenjtorit nj\u00eb shtyll\u00eb akoma m\u00eb t\u00eb lart\u00eb se e para, n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs u vendos murg Sergi p\u00ebr t\u00eb drejtuar numrin e nx\u00ebn\u00ebsve, i cili sa vinte dhe rritej.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I ekspozuar p\u00ebrpara njer\u00ebzve dhe engj\u00ebjve, si Krishti mbi Kryq, Danieli q\u00ebndronte aty i pal\u00ebvizur, duke jetuar vet\u00ebm p\u00ebr qiellin dhe n\u00eb shk\u00ebmbim t\u00eb k\u00ebsaj, Per\u00ebndia e p\u00ebrdorte shtyll\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrhapur kudo hirin e Tij mbi besimtar\u00ebt. Mrekulli, shenja, sh\u00ebrime, fjal\u00eb shp\u00ebtimi dhe urt\u00ebsie qiellore t\u00ebrhoq\u00ebn pran\u00eb tij nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh besimtar\u00ebsh, midis t\u00eb cil\u00ebve ndodheshin personat m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb koh\u00ebs: konsulli Kirus, bijt\u00eb e t\u00eb cilit u sh\u00ebruan nga shenjtori, perandoresha Evdhoksia, pas kthimit t\u00eb saj nga Afrika dhe vet\u00eb perandor Leo I, q\u00eb u denj\u00ebsua t\u00eb kishte nj\u00eb trash\u00ebgimtar me an\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb Danielit dhe q\u00eb, si shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje, hodhi themelet e nj\u00eb shtylle t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb pushtuar nga demoni i xhelozis\u00eb, disa heretik\u00eb d\u00ebrguan te shenjtori nj\u00eb grua immorale t\u00eb njohur, p\u00ebr ta nxjerr\u00eb nga udha; por ajo u sulmua dhe u torturua eg\u00ebrsisht nga nj\u00eb demon. N\u00eb fund, u \u00e7lirua nga lutja e Danielit dhe i denoncoi n\u00eb publik intrigant\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrpara nj\u00eb fame t\u00eb till\u00eb t\u00eb njeriut t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, perandori shpres\u00ebtar i tha patriarkut Genad (458-471) q\u00eb ta dor\u00ebzonte prift shenjtorin, me gjith\u00eb kund\u00ebrshtimet e tij. Danieli, ngaq\u00eb e kuptoi k\u00ebt\u00eb plan kur patriarku vizitoi shtyll\u00ebn bashk\u00eb me suit\u00ebn e tij, nuk i la t\u00eb ngjiteshin deri sip\u00ebr tek ai. Patriarku Genadi shqiptoi lutjen e hirotonisjes n\u00eb distanc\u00eb, duke i k\u00ebrkuar Krishtit ta vinte q\u00eb lartazi dor\u00ebn e Tij mbi nx\u00ebn\u00ebsin, gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb turma e ndodhur aty th\u00ebrriste: \u201cI denj\u00eb!\u201d. Danieli deshi q\u00eb patriarku t\u00eb ngjitej aty me nj\u00eb shkall\u00eb dhe, kur episkopi u ngjit lart, u p\u00ebrqafuan dhe gjithashtu u kunguan s\u00eb bashku, midis tok\u00ebs dhe qiellit, me Misteret e Panjollshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pak pas vendosjes s\u00eb Danielit n\u00eb shtyll\u00ebn e tret\u00eb, kryeqyteti u shkat\u00ebrrua brenda nj\u00eb jave nga nj\u00eb zjarr shum\u00eb i madh (1 shtator 465), gj\u00eb q\u00eb ishte parath\u00ebn\u00eb nga shenjtori, por perandori dhe oborri i tij nuk i kishin kushtuar r\u00ebnd\u00ebsi. M\u00eb pas erdhi tek ai vet\u00eb perandori bashk\u00eb me gruan, p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar t\u00eb falur dhe p\u00ebr ta lutur q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjetonte te Per\u00ebndia p\u00ebr popullin q\u00eb ndodhej n\u00eb fatkeq\u00ebsi. Pak m\u00eb von\u00eb shp\u00ebrtheu nj\u00eb stuhi e tmerrshme dhe era nisi ta l\u00ebkundte fort shtyll\u00ebn q\u00eb nuk ishte vendosur mir\u00eb, duke frik\u00ebsuar jasht\u00eb mase nx\u00ebn\u00ebsit e shenjtorit p\u00ebr jet\u00ebn e tij. Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, kur ishte dim\u00ebr, era ia mori tunik\u00ebn prej l\u00ebkure dhe ai q\u00ebndroi t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn i mbuluar nga d\u00ebbora. M\u00eb von\u00eb, kur erdh\u00ebn nx\u00ebn\u00ebsit e tij, e gjet\u00ebn pa shpirt dhe t\u00eb mbuluar me d\u00ebbor\u00eb. Pasi e gjall\u00ebruan me uj\u00eb t\u00eb nxeht\u00eb, ata m\u00ebsuan t\u00eb habitur se shenjtori gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe ishte marr\u00eb n\u00eb frym\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend \u00e7lodhjeje, ku kishte biseduar me sh\u00ebn Simeon Stilitin. Pas k\u00ebsaj ngjarjeje, perandori k\u00ebrkoi t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb streh\u00eb e vog\u00ebl sip\u00ebr shtyll\u00ebs, p\u00ebr ta mbrojtur Danielin nga t\u00eb papriturat e motit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Perandori Leon ushqente nj\u00eb admirim aq t\u00eb madh p\u00ebr shenjtorin, saq\u00eb nd\u00ebrtoi nj\u00eb banes\u00eb p\u00ebr vete pran\u00eb shtyll\u00ebs dhe i \u00e7onte aty t\u00eb gjith\u00eb vizitor\u00ebt e oborrit t\u00eb tij, mbret\u00ebr, perandor\u00eb ose ambasador\u00eb. K\u00ebshtu Danieli luajti rolin e ambasadorit midis Leonit dhe mbretit t\u00eb lazove, Gubazios, p\u00ebr t\u00eb rregulluar mosmarr\u00ebveshjet e tyre politike. N\u00eb shum\u00eb raste t\u00eb tjera njeriu i Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebrdori dhurat\u00ebn e tij t\u00eb profecis\u00eb, t\u00eb urt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb pushtetit t\u00eb lutjes s\u00eb tij n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur Vasilisku uzurpoi pushtetin dhe d\u00ebboi perandorin Zenon (475), duke marr\u00eb mbrojtjen e monofizit\u00ebve, ai deshi t\u00eb hidhte posht\u00eb vendimet e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb t\u00eb Halkidon\u00ebs dhe k\u00ebrc\u00ebnoi kryepiskopin e shenjt\u00eb Akaki i cili gjeti streh\u00eb n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Sofis\u00eb, s\u00eb bashku me murgjit e kryeqytetit. Pasi hodhi posht\u00eb p\u00ebrpjekjet e Vasiliskut q\u00eb donte ta merrte me an\u00ebn e tij, Danieli, duke marr\u00eb pohimin edhe t\u00eb nj\u00eb shenje hyjnore, vendosi t\u00eb zbriste nga shtylla dhe t\u00eb shkonte n\u00eb qytet, nj\u00ebsoj si sh\u00ebn Andoni dikur, p\u00ebr t\u00eb ndihmuar Kish\u00ebn q\u00eb ndodhej n\u00eb sprov\u00eb t\u00eb madhe. I mbajtur n\u00eb krah\u00eb nga nj\u00eb turm\u00eb e madhe dhe entuziaste, q\u00eb shtohej edhe p\u00ebr shkak t\u00eb mrekullive t\u00eb shumta e t\u00eb sh\u00ebrimeve t\u00eb shenjtorit teksa kalonte n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, sh\u00ebn Danieli hyri fillimisht n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Sofis\u00eb p\u00ebr t\u00eb predikuar besimin orthodhoks dhe m\u00eb pas vazhdoi marshimin e tij triumfal n\u00eb pallatin e Hebdomonit, ku ndodhej uzurpatori i fronit. N\u00eb shenj\u00eb mallkimi, ai shkundi pluhurin e k\u00ebmb\u00ebve t\u00eb tij p\u00ebrpara der\u00ebs s\u00eb pallatit, sipas fjal\u00ebs s\u00eb Ungjillit, i imituar edhe nga turma q\u00eb b\u00ebri t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. Vasilisku, i tmerruar p\u00ebrpara asaj shenje force, u bind p\u00ebrfundimisht p\u00ebr gabimin e tij kur kulla e pallatit u shemb n\u00eb \u00e7astin q\u00eb aty mb\u00ebrriti shenjtori, ndaj vendosi t\u00eb shkonte n\u00eb qytet ku b\u00ebri pohimin e bes\u00ebs orthodhokse dhe u pajtua me Akakin n\u00eb prani t\u00eb popullit t\u00eb tij. Kur u kthye n\u00eb shtyll\u00ebn e tij, pasi kreu rrug\u00ebs mrekulli t\u00eb shumta, Danieli predikoi vdekjen e af\u00ebrme t\u00eb Vasiliskut dhe kthimin n\u00eb pushtet t\u00eb Zenonit (486-91), i cili e vler\u00ebsonte shum\u00eb shenjtorin, si\u00e7 b\u00ebri edhe Anastasi, pasuesi i tij n\u00eb fron (491-518).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shtylla e shenjtorit u kthye n\u00eb nj\u00eb nga vendet m\u00eb t\u00eb dashura dhe t\u00eb nderuara t\u00eb krahin\u00ebs s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, ku vinin njer\u00ebz nga t\u00eb gjitha vendet dhe, me gjith\u00eb kund\u00ebrshtit\u00eb e Danielit, perandori nd\u00ebrtoi nj\u00eb bujtin\u00eb t\u00eb madhe dhe pran\u00eb saj nj\u00eb kish\u00eb ku ishin vendosur lipsanet e sh\u00ebn Simeon Stilitit, t\u00eb ardhura nga Antiokia. Duke qen\u00eb si nj\u00eb engj\u00ebll tok\u00ebsor, me zemr\u00ebn dhe syt\u00eb e kthyer pa pushim te Per\u00ebndia, shenjtori mbeti i paprekur nga lavdia e kot\u00eb e bot\u00ebs dhe nga krenaria. P\u00ebrkundrazi, mrekullit\u00eb e shumta t\u00eb lutjes s\u00eb tij, u b\u00ebn\u00eb nj\u00eb rast i mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrparuar n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi, sepse nuk mendonte se ato vinin si pasoj\u00eb e virtytit t\u00eb tij. Sh\u00ebn Danieli u k\u00ebrkonte atyre q\u00eb i vinin p\u00ebr ndihm\u00eb, t\u00eb shkonin t\u00eb nderonin lipsanet e sh\u00ebn Simeonit ose t\u00eb lyheshin me vaj nga kandili q\u00eb ishte ndezur mbi varrin e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo p\u00ebrul\u00ebsi kaq e madhe ishte e pranishme tek ai deri n\u00eb momentin e largimit nga kjo bot\u00eb. Pasi kishte parath\u00ebn\u00eb fjetjen e tij, Danieli u s\u00ebmur dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb admiruesi i tij i flakt\u00eb, perandori Anastas, b\u00ebri p\u00ebrgatitje t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t\u2019i kryer nj\u00eb varrim madh\u00ebshtor, ai e detyroi perandorin q\u00eb t\u2019i premtonte se do ta varroste trupin e tij shum\u00eb thell\u00eb, posht\u00eb lipsaneve t\u00eb shenjtor\u00ebve Anania, Azaria dhe Misael (17 dhjetor), q\u00eb ishin transferuar s\u00eb fundmi nga Babilonia n\u00eb Konstandinopoj\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e d\u00ebshironte me q\u00ebllim q\u00eb \u00e7do njeri q\u00eb do t\u00eb vinte n\u00eb varrin e tij dhe do t\u2019i plot\u00ebsohej k\u00ebrkesa e lutjes, t\u2019ia atribuonte plot\u00ebsimin e saj shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb martir\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa dit\u00eb para se t\u00eb vdiste, ai mblodhi nx\u00ebn\u00ebsit e tij t\u00eb shumt\u00eb p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsimet e fundit dhe p\u00ebr t\u2019u k\u00ebrkuar ndihm\u00ebn e lutjes s\u00eb tyre. Pastaj, meq\u00eb nj\u00eb turm\u00eb e madhe po vinte nga kryeqyteti p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb \u00e7astet e fundit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij k\u00ebtu mbi tok\u00eb, ai ra n\u00eb ekstaz\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs dhe soditi mbledhjen e t\u00eb gjith\u00eb shenjtor\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, pasi e p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebn me radh\u00eb, i than\u00eb t\u00eb celebronte me ta Liturgjin\u00eb Hyjnore. Pasi erdhi n\u00eb vete, u kungua me Misteret e shenjta dhe fjeti n\u00eb paqe, t\u00eb nes\u00ebrmen, duke \u00e7liruar nj\u00eb t\u00eb demonizuar, n\u00eb \u00e7astin kur po jepte frym\u00ebn e fundit. Me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi arrit\u00ebn ta zbrisnin trupin e shenjtorit nga maja e shtyll\u00ebs, ku ai jetoi p\u00ebr 33 vjet dhe, pasi iu la popullit p\u00ebr ta nderuar, u varros n\u00eb pranin\u00eb e personave m\u00eb n\u00eb z\u00eb t\u00eb kryeqytetit. Ishte 11 dhjetori i vitit 493 dhe shenjtori kishte arritur n\u00eb mosh\u00ebn 84-vje\u00e7are.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27368%27%20height%3D%27884%27%20viewBox%3D%270%200%20368%20884%27%3E%3Crect%20width%3D%27368%27%20height%3D%27884%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51740220470_f9bcd9033a_b.jpg\" width=\"368\" height=\"884\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Lluka stiliti.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Llukai lindi n\u00eb vitin 879, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb pasur n\u00eb qytetin e Tem\u00ebs s\u00eb Anatolikis\u00eb n\u00eb Azis\u00eb e Vog\u00ebl. Kur shp\u00ebrtheu lufta kund\u00ebr mbretit ambicioz Simeon bullgarit (897), djaloshi i ri, at\u00ebher\u00eb 18-vje\u00e7ar, u mobilizua n\u00eb ushtri dhe mori pjes\u00eb trim\u00ebrisht n\u00eb betejat e m\u00ebsoi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb jet\u00ebn e v\u00ebshtir\u00eb asketike, n\u00ebn influenc\u00ebn e 2 shok\u00ebve t\u00eb tij, q\u00eb ishin nx\u00ebn\u00ebsit e nj\u00eb stiliti t\u00eb shenjt\u00eb. Pas disfat\u00ebs s\u00eb Bulgarofigonit, ai la ushtrin\u00eb e k\u00ebsaj bote p\u00ebr t\u2019u rreshtuar n\u00eb at\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb ushtar\u00ebve t\u00eb Krishtit. Llukai shkoi pran\u00eb stilitit, p\u00ebr t\u00eb veshur Skim\u00ebn murg\u00ebrore dhe nisi menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb luft\u00eb t\u00eb fort\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb kund\u00ebr kryengritjeve t\u00eb trupit, duke e ngarkuar at\u00eb me zinxhir\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe duke ngr\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb n\u00eb jav\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 6 vjet\u00ebsh ashp\u00ebrsish t\u00eb tilla, ai u dor\u00ebzua prift dhe iu ribashkua ushtris\u00eb perandorake n\u00eb funksionin e priftit ushtarak, kapelan, por pa e braktisur aspak asketizmin e tij. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ai b\u00ebnte edhe shum\u00eb l\u00ebmosha duke u dhuruar ushtar\u00ebve nevojtar\u00eb t\u00eb gjitha burimet financiare q\u00eb i kalonin n\u00ebp\u00ebr duar. Gjat\u00eb nj\u00eb zie buke, ai u kthye fshehurazi n\u00eb pron\u00ebn e prind\u00ebrve t\u00eb tij dhe ua ndau t\u00eb varf\u00ebrve t\u00eb gjitha ato q\u00eb ndodheshin n\u00ebp\u00ebr hambar\u00eb. Shum\u00eb her\u00eb p\u00ebrdori k\u00ebt\u00eb marifet t\u00eb shenjt\u00eb p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb nevoj\u00eb, duke p\u00ebrdorur t\u00eb mirat e t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb ai braktisi atdheun e tij pa e marr\u00eb vesh njeri dhe shkoi n\u00eb malin Olimp (n\u00eb Bitini), n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Zaharis\u00eb, ku p\u00ebr 3 vjet sh\u00ebrbeu n\u00eb qilar. Atje q\u00ebndroi n\u00eb heshtje t\u00eb plot\u00eb, sipas shembullit t\u00eb shenjtorit t\u00eb manastirit, atit t\u00eb sh\u00ebn Joan Pararend\u00ebsit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mbante nj\u00eb gur t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb goj\u00eb dhe komunikonte me v\u00ebllez\u00ebrit duke shkruar n\u00eb nj\u00eb pllak\u00eb. Ua kalonte t\u00eb gjith\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve n\u00eb asketiz\u00ebm dhe lutje, duke u lutur gjat\u00eb gjith\u00eb net\u00ebve me lutje t\u00eb zjarrta, i hipur n\u00eb nj\u00eb pem\u00eb jasht\u00eb n\u00eb qiell t\u00eb hapur. Pasi u zbuluan k\u00ebto praktika t\u00eb tij, ai braktisi manastirin dhe u kthye n\u00eb atdhe, ku g\u00ebrmoi nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb err\u00ebt n\u00eb nj\u00eb mal dhe hyri atje brenda, duke duruar me burr\u00ebri sulmet e demon\u00ebve p\u00ebr dy vjet e gjysm\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj e la k\u00ebt\u00eb vendbanim, sepse trupi iu mbush me plag\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pickimit t\u00eb insekteve t\u00eb ndryshme dhe u vendos pran\u00eb kish\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Sh\u00ebn Dhimitrit, n\u00eb maj\u00eb t\u00eb nj\u00eb shtylle. Sipas shembullit t\u00eb paraardh\u00ebsve t\u00eb tij t\u00eb ndritur Simeon Plakut, Simeonit t\u00eb Ri, Danielit dhe Alipit, Llukai nd\u00ebrmori i vet\u00ebm nd\u00ebrmjet tok\u00ebs dhe qiellit p\u00ebrpjekje t\u00eb reja asketike kund\u00ebr elementeve t\u00eb natyr\u00ebs, t\u00eb ftohtit t\u00eb akullt t\u00eb dimrit, t\u00eb nxehtit p\u00ebrv\u00eblues t\u00eb ver\u00ebs, kund\u00ebr er\u00ebrave dhe shirave. Ai u rezistonte m\u00eb s\u00eb miri k\u00ebtyre sprovave, pa i l\u00ebn\u00eb kreshm\u00ebt dhe ushtrimet e tjera t\u00eb ashpra shpirt\u00ebrore, duke e ruajtur syrin e shpirtit t\u00eb tij t\u00eb pashqet\u00ebsuar, t\u00eb kthyer gjithmon\u00eb drejt t\u00eb mirave t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 3 vjet\u00ebsh, nj\u00eb z\u00eb qiellor e urdh\u00ebroi t\u00eb shkonte dhe t\u00eb vendosej (si nj\u00eb shenj\u00eb, jo vet\u00ebm p\u00ebr engj\u00ebjt, por edhe p\u00ebr njer\u00ebzit) mbi nj\u00eb shtyll\u00eb t\u00eb vendosur n\u00eb hyrje t\u00eb kryeqytetit, n\u00eb lagjen e Eftropit. Ai u bind pa hezituar dhe, me bekimin e episkopit t\u00eb vendit, u ngjit n\u00eb shtyll\u00eb m\u00eb 11 dhjetor 935. Jetonte gjithnj\u00eb i drejtuar nga qielli n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend t\u00eb ngritur dhe e lart\u00ebsonte p\u00ebrdit\u00eb shpirtin e tij, duke duruar me trim\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb t\u00eb dyfisht\u00eb: luft\u00eb kund\u00ebr mishit rebel p\u00ebr t\u2019ia n\u00ebnshtruar shpirtit, si dhe kund\u00ebr sulmeve t\u00eb frikshme t\u00eb frym\u00ebve t\u00eb papastra me an\u00eb t\u00eb durimit dhe shpres\u00ebs s\u00eb fort\u00eb n\u00eb ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb ai lart\u00ebsohej drejt Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, aq m\u00eb tep\u00ebr hiri derdhej me boll\u00ebk tek ata q\u00eb vinin te shtylla e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Meq\u00eb i p\u00ebrkiste i gjithi Per\u00ebndis\u00eb, shenjtori \u201cb\u00ebhej gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u201d (1 Kor. 9:22). Vuante me fatkeq\u00ebsit\u00eb e secilit, nga m\u00eb fisniku deri tek m\u00eb i fundit i bashk\u00ebqytetar\u00ebve t\u00eb tij, dhe u ofronte me an\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb tij sh\u00ebrimin e s\u00ebmundjeve t\u00eb tyre, ngush\u00ebllim nd\u00ebr hidh\u00ebrime, dallim n\u00eb mendimet e tyre t\u00eb fshehta, parath\u00ebnien e s\u00eb ardhmes dhe faljen e m\u00ebkateve q\u00eb ai rr\u00ebfente. Shtylla e tij ishte shnd\u00ebrruar p\u00ebr banor\u00ebt e Konstandinopoj\u00ebs n\u00eb liman shp\u00ebtimi, ku shpirtrat m\u00eb t\u00eb vuajtur mund t\u00eb gjenin paqen dhe g\u00ebzimin e pendimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Llukai q\u00ebndroi m\u00eb shum\u00eb se 40 vjet n\u00eb at\u00eb shtyll\u00eb, si nj\u00eb engj\u00ebll mbi tok\u00eb, pasi mposhti n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur si armiqt\u00eb e brendsh\u00ebm, ashtu edhe ata t\u00eb jasht\u00ebm, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb n\u00eb syt\u00eb e njer\u00ebzve drita e virtyteve t\u00eb tij, q\u00eb ata t\u00eb lavd\u00ebrojn\u00eb Atin qiellor (Matth. 5:16). Ai fjeti n\u00eb paqe m\u00eb 11 dhjetor 979, n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100 vje\u00e7 dhe u varros n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Vasianit, t\u00eb cilin e kishte restauruar me ndihm\u00ebn e mikut t\u00eb tij, patriarkut Theofilakt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Daniel stiliti. Ylli ndri\u00e7ues, q\u00eb ndriti bot\u00ebn me shk\u00eblqimin e virtyteve t\u00eb tij dhe, duke jetuar si nj\u00eb shkall\u00eb q\u00eb me shembullin e tij na fton t\u00eb ngjitemi nga toka n\u00eb qiell, sh\u00ebn Danieli, ishte me origjin\u00eb nga nj\u00eb fshat i vog\u00ebl i Merathas, af\u00ebr Samosat\u00ebs n\u00eb Siri. N\u00ebna e tij, q\u00eb kishte mbetur pa f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, arriti t\u00eb ket\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":57138,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-57133","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 11 Dhjetor - Osh\u00ebnar\u00ebt Danieli e Llukai, stilit\u00eb. D\u00ebshmor Varsava Persiani. D\u00ebshmor Miraku. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 11 Dhjetor - Osh\u00ebnar\u00ebt Danieli e Llukai, stilit\u00eb. D\u00ebshmor Varsava Persiani. D\u00ebshmor Miraku. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Daniel stiliti. Ylli ndri\u00e7ues, q\u00eb ndriti bot\u00ebn me shk\u00eblqimin e virtyteve t\u00eb tij dhe, duke jetuar si nj\u00eb shkall\u00eb q\u00eb me shembullin e tij na fton t\u00eb ngjitemi nga toka n\u00eb qiell, sh\u00ebn Danieli, ishte me origjin\u00eb nga nj\u00eb fshat i vog\u00ebl i Merathas, af\u00ebr Samosat\u00ebs n\u00eb Siri. N\u00ebna e tij, q\u00eb kishte mbetur pa f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, arriti t\u00eb ket\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-10T23:02:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-12-24T21:37:58+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 11 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar\u00ebt Danieli e Llukai, stilit\u00eb. D\u00ebshmor Varsava Persiani. D\u00ebshmor Miraku.\",\"datePublished\":\"2024-12-10T23:02:53+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:37:58+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/\"},\"wordCount\":3815,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/\",\"name\":\"- 11 Dhjetor - Osh\u00ebnar\u00ebt Danieli e Llukai, stilit\u00eb. D\u00ebshmor Varsava Persiani. D\u00ebshmor Miraku. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-10T23:02:53+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:37:58+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg\",\"width\":\"346\",\"height\":\"625\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 11 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar\u00ebt Danieli e Llukai, stilit\u00eb. D\u00ebshmor Varsava Persiani. D\u00ebshmor Miraku.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 11 Dhjetor - Osh\u00ebnar\u00ebt Danieli e Llukai, stilit\u00eb. D\u00ebshmor Varsava Persiani. D\u00ebshmor Miraku. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 11 Dhjetor - Osh\u00ebnar\u00ebt Danieli e Llukai, stilit\u00eb. D\u00ebshmor Varsava Persiani. D\u00ebshmor Miraku. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Daniel stiliti. Ylli ndri\u00e7ues, q\u00eb ndriti bot\u00ebn me shk\u00eblqimin e virtyteve t\u00eb tij dhe, duke jetuar si nj\u00eb shkall\u00eb q\u00eb me shembullin e tij na fton t\u00eb ngjitemi nga toka n\u00eb qiell, sh\u00ebn Danieli, ishte me origjin\u00eb nga nj\u00eb fshat i vog\u00ebl i Merathas, af\u00ebr Samosat\u00ebs n\u00eb Siri. N\u00ebna e tij, q\u00eb kishte mbetur pa f\u00ebmij\u00eb p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, arriti t\u00eb ket\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-12-10T23:02:53+00:00","article_modified_time":"2024-12-24T21:37:58+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 11 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar\u00ebt Danieli e Llukai, stilit\u00eb. D\u00ebshmor Varsava Persiani. D\u00ebshmor Miraku.","datePublished":"2024-12-10T23:02:53+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:37:58+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/"},"wordCount":3815,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/","name":"- 11 Dhjetor - Osh\u00ebnar\u00ebt Danieli e Llukai, stilit\u00eb. D\u00ebshmor Varsava Persiani. D\u00ebshmor Miraku. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg","datePublished":"2024-12-10T23:02:53+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:37:58+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739561563_a713fb78a4_b.jpg","width":"346","height":"625"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/11\/11-dhjetor-oshenaret-danieli-e-llukai-stilite-deshmor-varsava-persiani-deshmor-miraku\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 11 Dhjetor &#8211; Osh\u00ebnar\u00ebt Danieli e Llukai, stilit\u00eb. D\u00ebshmor Varsava Persiani. D\u00ebshmor Miraku."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57133","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57133"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57133\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57137,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57133\/revisions\/57137"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57138"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57133"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57133"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57133"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}