{"id":57126,"date":"2024-12-10T00:02:46","date_gmt":"2024-12-09T23:02:46","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=57126"},"modified":"2024-12-24T22:38:31","modified_gmt":"2024-12-24T21:38:31","slug":"10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/","title":{"rendered":"&#8211; 10 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. D\u00ebshmor\u00ebt Gemeli, Mariani. Osh\u00ebnar Thoma Defurkinos."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi.<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb perandorin\u00eb e Lindjes, t\u00eb Maksiminit t\u00eb Thrak\u00ebs, nj\u00eb njeri mizor dhe shum\u00eb i rrept\u00eb (235), qyteti i Aleksandris\u00eb ishte i p\u00ebrfshir\u00eb nga mosmarr\u00ebveshje politike dhe nga suksesi i vazhduesh\u00ebm q\u00eb korrnin mb\u00ebshtet\u00ebsit e Ungjillit mbi adhuruesit e idhujve t\u00eb kot\u00eb. U d\u00ebrgua edhe nj\u00eb delegacion pran\u00eb Maksiminit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrjen e tij dhe sovrani caktoi nj\u00eb prej k\u00ebshilltar\u00ebve t\u00eb tij, Minain, p\u00ebr t\u00eb pajtuar pal\u00ebt kund\u00ebrshtare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Minai, nj\u00eb njeri i shkolluar dhe fisnik nga Athina, ishte quajtur edhe Melodiozi (Kalikelados), p\u00ebr shkak t\u00eb elokuenc\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb famshme. Por perandori nuk e dinte faktin se ai ishte kthyer n\u00eb Krishterim prej shum\u00eb viteve dhe se ishte n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb shenje nga Per\u00ebndia p\u00ebr t\u00eb pohuar besimin e tij, sepse kishte frik\u00eb se mos ndoshta nuk ishte gati p\u00ebr nj\u00eb vdekje t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mb\u00ebrriti n\u00eb Egjipt, nuk e pati t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb vendoste mir\u00ebkuptimin dhe paqen midis banor\u00ebve, p\u00ebr hir t\u00eb fjal\u00ebs s\u00eb tij plot urt\u00ebsi dhe autoritetit t\u00eb marr\u00eb nga perandori. Por, p\u00ebr sa i takon Ungjillit, ai, n\u00eb vend q\u00eb ta ndalonte, u shfaq si mbrojt\u00ebsi i tij m\u00eb i flakt\u00eb. Duke p\u00ebrbuzur artificet e diskutimeve t\u00eb ndryshme t\u00eb dituris\u00eb s\u00eb bot\u00ebs, ai d\u00ebshironte t\u00eb shpallte p\u00ebrher\u00eb me forc\u00eb mesazhin e shp\u00ebtimit nd\u00ebr pagan\u00ebt dhe t\u00eb fuqizonte t\u00eb krishter\u00ebt n\u00eb besimin e tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr k\u00ebt\u00eb e shfaqte edhe me an\u00eb t\u00eb shum\u00eb mrekullive q\u00eb kryheshin n\u00ebp\u00ebrmjet tij, fakt q\u00eb zbulonte se Krishti banonte tek ai me fuqi. I mjaftonte t\u00eb vinte dor\u00ebn mbi t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt q\u00eb shkonin tek ai dhe t\u2019i sh\u00ebnonte me shenj\u00ebn e Kryqit, q\u00eb ata t\u00eb sh\u00ebroheshin menj\u00ebher\u00eb dhe t\u00eb lavd\u00ebronin Per\u00ebndin\u00eb. P\u00ebrpara k\u00ebtyre mrekullive t\u00eb panum\u00ebrta, shum\u00eb banor\u00eb t\u00eb Aleksandris\u00eb, kryeqytetit t\u00eb paganizmit, hiqnin dor\u00eb nga mashtrimi i idhujve, i p\u00ebrmbysnin ato dhe shkonin t\u00eb takonin shenjtorin, p\u00ebr t\u00eb shuar etjen me ujin e gjall\u00eb t\u00eb m\u00ebsimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur perandori m\u00ebsoi se metropoli i Egjiptit rrezikonte t\u00eb kthehej i gjithi n\u00eb Krishterim me an\u00eb t\u00eb atij q\u00eb e kishte d\u00ebrguar si njeriun e tij t\u00eb besuar, ai dyshoi se brenda k\u00ebsaj fshihej nj\u00eb komplot dhe se Minai synonte uzurpimin e pushtetit t\u00eb tij. Ai vendosi ta lironte nga detyrat e tij dhe d\u00ebrgoi n\u00eb Aleksandri nj\u00eb tjet\u00ebr magjistrat, Hermogjenin, p\u00ebr t\u00eb rivendosur autoritetin e tij dhe p\u00ebr t\u00eb bindur Minain t\u00eb braktiste besimin e krishter\u00eb n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin se, n\u00eb rast refuzimi, do t\u2019i pritej koka pasi m\u00eb par\u00eb t\u00eb vihej n\u00eb tortura t\u00eb frikshme. Edhe Hermogjeni ishte me origjin\u00eb nga Athina. I mir\u00eb dhe i drejt\u00eb, ai besonte, duke mos e njohur Krishtin, se i sh\u00ebrbente drejt\u00ebsis\u00eb duke mbrojtur interesat e perandorit. Ai hyri n\u00eb qytet i shoq\u00ebruar nga nj\u00eb eskort\u00eb e fort\u00eb dhe, pasi e futi Minain n\u00eb burg, urdh\u00ebroi ta sillnin p\u00ebr ta gjykuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por Minai iu p\u00ebrgjigjej me shum\u00eb qet\u00ebsi dhe siguri n\u00eb vetvete t\u00eb gjitha pyetjeve t\u00eb Hermogjenit. Ai pohoi edhe nj\u00eb her\u00eb besnik\u00ebrin\u00eb e tij ndaj perandorit n\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb nuk binte n\u00eb kund\u00ebrshtim me besimin e tij n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb e vet\u00ebm triadik dhe n\u00eb Birin e Tij t\u00eb mish\u00ebruar, p\u00ebr hir t\u00eb shp\u00ebtimit ton\u00eb. Ai tregoi se si ishte konvertuar dhe se si Per\u00ebndia, q\u00eb nga ajo koh\u00eb, nuk kishte reshtur s\u00eb b\u00ebri mrekulli me an\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Populli i mbledhur atje, ndjeu admirim t\u00eb madh teksa d\u00ebgjonte shenjtorin q\u00eb po pohonte publikisht fuqin\u00eb e Krishtit dhe po hidhte posht\u00eb me aq shum\u00eb autoritet kultin e idhujve t\u00eb rrem\u00eb. Ishin kaq shum\u00eb t\u00eb pranishmit q\u00eb d\u00ebshmonin mrekullit\u00eb e b\u00ebra nga ai, saq\u00eb u b\u00eb nj\u00eb zhurm\u00eb e madhe dhe mbledhja po kthehej n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve. Prefekti e mbylli seanc\u00ebn dhe urdh\u00ebroi q\u00eb gjykimi t\u00eb vazhdonte t\u00eb nes\u00ebrmen.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb agimin e dit\u00ebs tjet\u00ebr, u mblodh\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb amfiteat\u00ebr. Hermogjeni urdh\u00ebroi t\u00eb sillnin p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrpara tij martirin dhe, pasi i paraqiti t\u00eb gjitha mjetet e tortur\u00ebs, shpresonte ta kthente at\u00eb nga besimi i tij dhe t\u00eb mohonte Krishtin. Por as fjal\u00ebt dhe as pamja e frikshme e mjeteve t\u00eb tortur\u00ebs nuk mund t\u00eb tronditnin dot sh\u00ebrb\u00ebtorin e Per\u00ebndis\u00eb. I rrop\u00ebn l\u00ebkur\u00ebn e k\u00ebmb\u00ebve, duke e mbuluar vendin me gjak, por martiri, me gjith\u00eb dhimbjen e madhe, kishte fytyr\u00eb paq\u00ebsore dhe plot drit\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, psalte lavd\u00ebrime p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe k\u00ebshtu duroi tortura t\u00eb shumta, i duartrokitur edhe nga turma e madhe entuziaste. Duroi prerjen e gjuh\u00ebs dhe nxjerrjen e t\u00eb dy syve dhe n\u00eb fund fare Hermogjeni urdh\u00ebroi ta \u00e7onin n\u00eb qeli dhe t\u00eb nes\u00ebrmen t\u2019ua flaknin bishave t\u00eb egra.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb nat\u00ebs, Zoti Jisu Krisht iu shfaq Minait n\u00eb burg dhe e sh\u00ebroi nga t\u00eb gjitha plag\u00ebt. Dit\u00ebn tjet\u00ebr, Hermogjeni, i penduar p\u00ebr mizorin\u00eb e tij, vendosi ta mblidhte p\u00ebrs\u00ebri turm\u00ebn n\u00eb amfiteat\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb nderuar heroizmin e atij q\u00eb mendonte se tanim\u00eb duhej t\u00eb kishte vdekur. Por sa e madhe ishte habia e tij kur pa sh\u00ebn Minain t\u00eb paraqitej p\u00ebrpara tij sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb, i shoq\u00ebruar nga dy engj\u00ebj me pamje t\u00eb shk\u00eblqyer, q\u00eb ishin d\u00ebrguar nga Per\u00ebndia p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer si truproja. Hermogjeni pranoi fuqin\u00eb e besimit t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve, e cila \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se vdekja dhe \u00e7do pushtet tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb dhe u kthye n\u00eb t\u00eb krishter\u00eb, i brohoritur nga populli.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb u pag\u00ebzua n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e shum\u00eb banor\u00ebve t\u00eb Aleksandris\u00eb dhe pas 8 dit\u00ebsh, sipas k\u00ebshill\u00ebs s\u00eb sh\u00ebn Minait, ai u zgjodh episkop i qytetit t\u00eb madh egjiptian nga nj\u00eb asamble e p\u00ebrb\u00ebr\u00eb prej 13 episkop\u00ebsh q\u00eb ndodheshin aty p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur luft\u00ebn e shenjtor\u00ebve. Hermogjeni, n\u00eb detyr\u00ebn e episkopit, nisi t\u00eb tregonte me an\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij shembullin e jetes\u00ebs ungjillore: i shp\u00ebrndau te t\u00eb varfrit pasurit\u00eb e tij, p\u00ebrmbysi altar\u00ebt e idhujve dhe i ktheu ato n\u00eb kisha t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Ai predikonte pareshtur fjal\u00ebn e s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, vizitonte t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe tregohej i dhembshur p\u00ebr fatkeq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb ndodheshin n\u00eb mundime dhe vuajtje, nj\u00ebsoj si Krishti.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Perandori, kur mori vesh k\u00ebto lajme t\u00eb reja, i t\u00ebrbuar, vendosi t\u00eb linte \u00e7do pun\u00eb tjet\u00ebr dhe t\u00eb shkonte vet\u00eb n\u00eb Aleksandri me nj\u00eb ushtri t\u00eb madhe, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar k\u00ebta rebel\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm. Pas nj\u00eb gjykimi, n\u00eb t\u00eb cilin perandori doli shum\u00eb i ngat\u00ebrruar, fal\u00eb mbrojtjes s\u00eb b\u00ebr\u00eb nga martir\u00ebt, Maksimini urdh\u00ebroi xhelat\u00ebt t\u2019i prisnin k\u00ebmb\u00ebt dhe duart Hermogjenit dhe t\u2019ia flaknin n\u00eb nj\u00eb furr\u00eb t\u00eb ndezur p\u00ebrpara tij. Pastaj dha urdh\u00ebr t\u2019ia shponin trupin me heshta dhe t\u2019ia shp\u00ebrndanin n\u00eb tok\u00eb t\u00eb p\u00ebrbrendshmet, para se ta flaknin trupin n\u00eb lum\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj u kthye nga Minai, q\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjitha sa kishin ngjar\u00eb. Duke pasur frik\u00eb se mos b\u00ebhej p\u00ebrs\u00ebri qesharak p\u00ebrpara popullit nga ndonj\u00eb mrekulli e shenjtorit, apo edhe nga frika se mos provokonte kryengritje popullore po ta ekzekutonte at\u00eb n\u00eb publik, perandori vendosi ta varte Minain n\u00eb burg. N\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb err\u00ebt, e vari shenjtin nga krah\u00ebt dhe i vuri gur\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, q\u00eb t\u00eb vdiste me ngadal\u00eb dhe me dhimbje, pa asnj\u00eb ngush\u00ebllim njer\u00ebzor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por t\u00eb dy shenjtor\u00ebt shp\u00ebtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mrekullueshme nga Per\u00ebndia dhe u paraqit\u00ebn p\u00ebrpara tiranit, t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetur nga britma entuziaste t\u00eb turm\u00ebs q\u00eb th\u00ebrriste: \u201cNuk ka per\u00ebndi tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7se Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: Krishtit\u201d. P\u00ebrpara k\u00ebsaj pamjeje t\u00eb mrekullueshme, nj\u00ebfar\u00eb Efgrafi, sekretar i Minait, me zemr\u00ebn t\u00eb mbushur plot me guxim t\u00eb shenjt\u00eb, k\u00ebrceu n\u00eb pist\u00eb dhe, duke b\u00ebr\u00eb shenj\u00ebn e Kryqit, shpalli se ishte i krishter\u00eb dhe k\u00ebrkoi nderin q\u00eb t\u00eb vdiste p\u00ebr Zotin. Maksimini, n\u00eb kulmin e t\u00ebrbimit p\u00ebrpara heroizmit t\u00eb atij djali t\u00eb ri, si dhe nga qortimi q\u00eb i b\u00ebri ai, kapi shpat\u00ebn e nj\u00eb prej truprojave t\u00eb tij dhe e vrau me duart e veta. Pastaj, pa humbur koh\u00eb, ua preu kok\u00ebn Minait dhe Hermogjenit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lipsanet shenjta t\u00eb martir\u00ebve u transferuan m\u00eb pas n\u00eb Bizant, t\u00eb shoq\u00ebruara me shum\u00eb mrekulli, prov\u00eb q\u00eb Shpirti i Shenjt\u00eb banonte dhe banon gjithnj\u00eb n\u00eb trupin e shenjtor\u00ebve, edhe pas vdekjes s\u00eb tyre.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>D\u00ebshmor Gemeli.<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Perandori Julian Apostati (361-363), duke kaluar nj\u00eb dit\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Ankir\u00ebs n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim t\u00eb tij n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl, takoi nj\u00eb t\u00eb krishter\u00eb shpres\u00ebtar nga enoria e Klimaksin\u00ebs, i cili e qortoi me aq shum\u00eb ashp\u00ebrsi p\u00ebr blasfemit\u00eb e tij, saq\u00eb tirani u nxeh tej mase. Urdh\u00ebroi ta arrestojn\u00eb dhe ta torturojn\u00eb aty n\u00eb vend. Pastaj, ai dha urdh\u00ebr ta merrnin me vete n\u00eb gjith\u00eb udh\u00ebtimet e tij, duke e torturuar gjat\u00eb ndalesave n\u00eb qytete t\u00eb ndryshme t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl. I fort\u00eb si diamant, martiri i shenjt\u00eb vazhdoi t\u00eb q\u00ebndronte i pal\u00ebkundur n\u00eb besimin e tij dhe madje u pag\u00ebzua me Pag\u00ebzimin e Shenjt\u00eb, gjat\u00eb k\u00ebtij marshimi, nd\u00ebrsa plag\u00ebt e tij u sh\u00ebruan dhe u d\u00ebgjua nj\u00eb z\u00eb prej qiellit, q\u00eb tha: \u201cTi je i bekuar, Gemel, sepse luftove me trim\u00ebri!\u201d. M\u00eb pas shenjtorin e kryq\u00ebzuan n\u00eb kryq dhe ai dor\u00ebzoi shpirtin te Zoti. T\u00eb krishter\u00ebt besimtar\u00eb e mor\u00ebn trupin n\u00eb fsheht\u00ebsi, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nj\u00eb varrim t\u00eb denj\u00eb martirit t\u00eb Krishtit.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. &nbsp; Gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb perandorin\u00eb e Lindjes, t\u00eb Maksiminit t\u00eb Thrak\u00ebs, nj\u00eb njeri mizor dhe shum\u00eb i rrept\u00eb (235), qyteti i Aleksandris\u00eb ishte i p\u00ebrfshir\u00eb nga mosmarr\u00ebveshje politike dhe nga suksesi i vazhduesh\u00ebm q\u00eb korrnin mb\u00ebshtet\u00ebsit e Ungjillit mbi adhuruesit e idhujve t\u00eb kot\u00eb. U d\u00ebrgua edhe nj\u00eb delegacion pran\u00eb Maksiminit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrjen e tij dhe sovrani<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":65540,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-57126","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 10 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. D\u00ebshmor\u00ebt Gemeli, Mariani. Osh\u00ebnar Thoma Defurkinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 10 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. D\u00ebshmor\u00ebt Gemeli, Mariani. Osh\u00ebnar Thoma Defurkinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. &nbsp; Gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb perandorin\u00eb e Lindjes, t\u00eb Maksiminit t\u00eb Thrak\u00ebs, nj\u00eb njeri mizor dhe shum\u00eb i rrept\u00eb (235), qyteti i Aleksandris\u00eb ishte i p\u00ebrfshir\u00eb nga mosmarr\u00ebveshje politike dhe nga suksesi i vazhduesh\u00ebm q\u00eb korrnin mb\u00ebshtet\u00ebsit e Ungjillit mbi adhuruesit e idhujve t\u00eb kot\u00eb. U d\u00ebrgua edhe nj\u00eb delegacion pran\u00eb Maksiminit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrjen e tij dhe sovrani\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2024-12-09T23:02:46+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2024-12-24T21:38:31+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 10 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. D\u00ebshmor\u00ebt Gemeli, Mariani. Osh\u00ebnar Thoma Defurkinos.\",\"datePublished\":\"2024-12-09T23:02:46+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:38:31+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/\"},\"wordCount\":1771,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/\",\"name\":\"- 10 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. D\u00ebshmor\u00ebt Gemeli, Mariani. Osh\u00ebnar Thoma Defurkinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg\",\"datePublished\":\"2024-12-09T23:02:46+00:00\",\"dateModified\":\"2024-12-24T21:38:31+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 10 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. D\u00ebshmor\u00ebt Gemeli, Mariani. Osh\u00ebnar Thoma Defurkinos.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 10 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. D\u00ebshmor\u00ebt Gemeli, Mariani. Osh\u00ebnar Thoma Defurkinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 10 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. D\u00ebshmor\u00ebt Gemeli, Mariani. Osh\u00ebnar Thoma Defurkinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. &nbsp; Gjat\u00eb mbret\u00ebrimit t\u00eb shkurt\u00ebr, n\u00eb perandorin\u00eb e Lindjes, t\u00eb Maksiminit t\u00eb Thrak\u00ebs, nj\u00eb njeri mizor dhe shum\u00eb i rrept\u00eb (235), qyteti i Aleksandris\u00eb ishte i p\u00ebrfshir\u00eb nga mosmarr\u00ebveshje politike dhe nga suksesi i vazhduesh\u00ebm q\u00eb korrnin mb\u00ebshtet\u00ebsit e Ungjillit mbi adhuruesit e idhujve t\u00eb kot\u00eb. U d\u00ebrgua edhe nj\u00eb delegacion pran\u00eb Maksiminit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrjen e tij dhe sovrani","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2024-12-09T23:02:46+00:00","article_modified_time":"2024-12-24T21:38:31+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 10 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. D\u00ebshmor\u00ebt Gemeli, Mariani. Osh\u00ebnar Thoma Defurkinos.","datePublished":"2024-12-09T23:02:46+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:38:31+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/"},"wordCount":1771,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/","name":"- 10 Dhjetor - D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. D\u00ebshmor\u00ebt Gemeli, Mariani. Osh\u00ebnar Thoma Defurkinos. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg","datePublished":"2024-12-09T23:02:46+00:00","dateModified":"2024-12-24T21:38:31+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/53389397344_17ec2bbf99_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2024\/12\/10\/10-dhjetor-deshmoret-minai-hermogjeni-efgrafi-deshmoret-gemeli-mariani-oshenar-thoma-defurkinos\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 10 Dhjetor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Minai, Hermogjeni, Efgrafi. D\u00ebshmor\u00ebt Gemeli, Mariani. Osh\u00ebnar Thoma Defurkinos."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57126","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57126"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57126\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":65503,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57126\/revisions\/65503"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/65540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57126"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57126"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57126"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}