{"id":57010,"date":"2021-11-27T10:00:59","date_gmt":"2021-11-27T09:00:59","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=57010"},"modified":"2021-12-11T15:47:56","modified_gmt":"2021-12-11T14:47:56","slug":"kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/","title":{"rendered":"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb moderne t\u00eb popullit shqiptar, e cila ishte kuror\u00ebzim i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh shekullore. E realizuar n\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 nga nj\u00eb kuvend komb\u00ebtar i mbledhur n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, ajo njihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike edhe si akti i \u2018\u2019ngritjes s\u00eb flamurit\u2019\u20191.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por nj\u00eb kontribut t\u00eb madh n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ashtu si t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebt, kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb edhe shqiptar\u00ebt e komunitetit ortodoks. N\u00eb k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb gjer\u00eb ata u p\u00ebrfshin\u00eb masivisht qysh n\u00eb fillimet e Rilindjes Komb\u00ebtare2.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebshtu t\u00eb pandar\u00eb nga shqiptar\u00ebt, v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb besimeve t\u00eb tjera, edhe ata treguan vlera t\u00eb m\u00ebdha liridash\u00ebse dhe ndjenja t\u00eb forta patriotike.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb viteve 1830-1912, koh\u00eb kur u zhvillua kjo l\u00ebvizje e Rilindjes, nga ky komunitet spikat\u00ebn nj\u00eb s\u00ebr\u00eb njer\u00ebzish t\u00eb shquar, t\u00eb pushk\u00ebs dhe t\u00eb pen\u00ebs3. Ata ishin jo vet\u00ebm inisiator\u00eb t\u00eb krijimit t\u00eb ideve p\u00ebr shk\u00ebputjen e Shqip\u00ebris\u00eb nga Perandoria Osmane, por kontribuan n\u00eb krijimin e alfabetit t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe, \u00e7el\u00ebn shkollat e para, botuan nj\u00eb s\u00ebr\u00eb veprash, gazetash apo revistash me karakter historik, letrar e kulturor, si dhe luftuan me arm\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr autonomin\u00eb dhe pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Natyrisht q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sprov\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb radhis\u00ebsh n\u00eb panteonin e madh t\u00eb emrave t\u00eb patriot\u00ebve, mendimtar\u00ebve, shkrimtar\u00ebve dhe luft\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj epoke. Gjith\u00ebsesi ne do t\u00eb p\u00ebrpiqemi t\u00eb p\u00ebrfshijm\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Do t\u00eb nisim fillimisht me pionierin e arsimit shqip dhe krijuesin e abetares s\u00eb par\u00eb, iluministin Naum Veqilharxhi. N\u00eb vitin e larg\u00ebt 1844 ai botoi Ev\u00ebtarin, apo abetaren e tij me 33 g\u00ebrma e cila do t\u00eb sh\u00ebrbente si pik\u00ebnisje e alfabetit t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb gjuh\u00ebs shqipe4. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb veprimtari patriotike do t\u00eb vijonin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb rilindasish, veprimtaria e t\u00eb cil\u00ebve daton q\u00eb n\u00eb fillimet e k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje. Disa nga emrat q\u00eb shtruan platformat ideore dhe politike ishin edhe Dora D\u2019istria, Thimi Mitko apo Spiro Dine5. Nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu edhe kontributin e arb\u00ebresh\u00ebve t\u00eb Italis\u00eb, ku vendin kryesor e z\u00eb intelektuali dhe dijetari nga fshati Makje i Kalabris\u00eb: Jeronim De Rada. Me krijimtarin\u00eb e tij si nj\u00eb nd\u00ebr figurat e shkenc\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb komb\u00ebtare, ai, i b\u00ebri t\u00eb njohur bot\u00ebs lasht\u00ebsin\u00eb, identitetin dhe vlerat e kombit shqiptar6.Po k\u00ebshtu p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur n\u00eb p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs dhe t\u00eb shkrimit shqip jan\u00eb edhe Kostandin Kristoforidhi dhe Jani Vreto.I mbiquajtur \u2018\u2019Babai i gjuh\u00ebs shqipe\u2019\u2019, Kristoforidhi me p\u00ebrkthimet e shumta p\u00ebrfshir\u00eb edhe Dhiat\u00ebn e Re n\u00eb t\u00eb dydialektet, krijimin e Gramatik\u00ebs dhe t\u00eb Fjalorit, ndikoi n\u00eb krijimin e gjuh\u00ebs letrare shqipe7. Nd\u00ebrsa, i dyti me botimin e Apologjis\u00eb dhe me aktivitetin n\u00eb Shoq\u00ebrin\u00eb e Stambollit, do t\u00eb kontribonte p\u00ebr unifikimin e alfabetit dhe botimin e t\u00eb parit lib\u00ebr p\u00ebr shkollat shqipe: Alfabetaren8.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e arsimit komb\u00ebtar mund t\u00eb sjellim n\u00eb memorje edhe m\u00ebsonjtoren e par\u00eb shqipe t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, t\u00eb \u00e7elur n\u00eb 7 mars t\u00eb vitit 1887. Duhet th\u00ebn\u00eb se ajo ishte e para shkoll\u00eb me karakter laik, komb\u00ebtar dhe demokratik q\u00eb u hap n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb q\u00eb dhuroi patrioti Diamant T\u00ebrpo. Drejtori i par\u00eb i saj ishte Pandeli Sotiri nga Gjirokastra, q\u00eb do t\u00eb pasohej m\u00eb von\u00eb nga drejtuest\u00eb tjer\u00eb si Petro Nini Luarasi, Kristaq Vaja, dhe Nu\u00e7i Na\u00e7i.Nd\u00ebrsa si m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb k\u00ebsaj skolie mund t\u00ebp\u00ebrmenden emrat e m\u00ebsuesve Nikolla Zografi, Thanas Nona, Kristo Vodica, etj9.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Merita e m\u00ebsonjtores s\u00eb Kor\u00e7\u00ebs dhe m\u00ebsueve t\u00eb saj patriot ishte se n\u00eb bangat e k\u00ebsaj shkolle mund t\u00eb ndiqnin m\u00ebsimdh\u00ebnien t\u00eb krishter\u00eb dhe myslyman\u00eb nga t\u00eb gjitha shtresat e shoq\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, hapja e m\u00ebsonjtores ishte nj\u00eb arritje e madhe n\u00eb fush\u00ebn e arsimit komb\u00ebtar, fakt q\u00eb ndikoi n\u00eb \u00e7eljen e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb shkollash t\u00eb tjera shqipe n\u00eb vise t\u00eb tjera t\u00eb vendit, si n\u00eb Kolonj\u00eb, Elbasan, Pogradec, Tiran\u00eb,Dib\u00ebr, Berat, Vlor\u00eb, Gjirokast\u00ebr, Skrapar, Fier, Mallakast\u00ebr, etj10.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket botimeve periodike t\u00eb revistave dhe gazetave ishin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb titujsh dhe intelektual\u00ebsh q\u00eb lidhen me to, si: \u2018\u2019Kombi\u2019\u2019 i Sotir Pecit, \u2018\u2019Shkopi\u2019\u2019 i Thanas Tashkos, \u2018\u2019Shqypeja\u2019\u2019 e Josif Bagerit, \u2018\u2019Kombi\u2019\u2019 i Milto Sotirit11. Por n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00ebnj\u00eb vend me r\u00ebnd\u00ebsi z\u00eb edhe \u2018\u2019Kalendari Kombiar\u2019\u2019. Botues i saj ishte veprimtari i arsimit komb\u00ebtar Kristo Luarasi \u2018\u2019Kalendari\u2019\u2019 ishte nj\u00eb periodik i p\u00ebrvitsh\u00ebm q\u00eb u botua gjat\u00eb viteve 1897-1928 dhe kishte karakter politik, historik, letrar dhe kulturor. Fillimisht n\u00eb Sofje n\u00eb vitin 1897 dhe m\u00eb pas n\u00eb Selanik, ai botohej n\u00eb shtyshshkronj\u00ebn \u201cMbroth\u00ebsia\u201d dhe n\u00eb faqet e saj shkruan nj\u00eb pjes\u00eb e personaliteteve m\u00eb t\u00eb shquar t\u00eb Rilindjes Komb\u00ebtare12.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por kontributi i ortodoks\u00ebve shqiptar\u00eb nuk do t\u00eb ndalej k\u00ebtu. Edhe n\u00eb kongreset arsimore t\u00eb viteve 1908-1909, si ata t\u00eb zhvilluar n\u00eb Manastir dhe Elbasan, ku do t\u00eb merreshin disa nga vendimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, do t\u00eb ndihej ndikimi dhe roli i tyre13. T\u00eb tilla ishin vendimet e marra p\u00ebr unifikimin e alfabetit, hapjen e shkoll\u00ebs Normale t\u00eb Elbasanit, ngritjen e shoq\u00ebris\u00eb P\u00ebrparimi t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, q\u00eb do t\u00eb botonte libra, do t\u00eb hapte shkolla t\u00eb reja dhe do t\u00eb drejtonte zhvillimin e pro\u00e7esit t\u00eb arsimit. Jo vet\u00ebm kaq, por n\u00eb komisionin prej tet\u00eb vet\u00ebsh t\u00eb Kongresin t\u00eb Manastirit p\u00ebr unifikimin e alfabetit p\u00ebrmenden emrat e Dhimit\u00ebr Bud\u00ebs dhe Sotir Pecit, krahas atyre t\u00eb Mithat Frash\u00ebrit, Gjergj Fisht\u00ebs, Ndre Mjed\u00ebs, Shahin Kolonj\u00ebs, Bajo Topullit, Nyzhet Vrionit apo Gjergj Qiriazit dhe Grigor Cilk\u00ebs14.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebsaj plejade t\u00eb shquar i p\u00ebrket edhe Heroi i Popullit Mihal Grameno, nj\u00eb figur\u00eb e kompletuar e patriotizmit shqiptar. Ai ishte jo vet\u00ebm luft\u00ebtar n\u00eb \u00e7et\u00ebn e \u00c7er\u00e7iz Topullit15. Por ai ishte edhe nj\u00eb publicist i shquar demokrat, q\u00eb botoi n\u00eb Kor\u00e7\u00eb gazetat \u2018\u2019Lidhja Ortodokse\u2019\u2019 dhe \u2018\u2019Koha\u2019\u201916.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por kontributet vijojn\u00eb edhe n\u00eb ngjarjet q\u00eb pasojn\u00eb periudh\u00ebn e fundit t\u00eb Rilindjes, sic jan\u00eb kryngritjet e m\u00ebdha t\u00eb viteve 1908-1912. Le t\u00eb p\u00ebrmendim k\u00ebtu Kuvendin e Sinj\u00ebs gjat\u00eb zhvillimit t\u00eb kryengritjes s\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb vitit 1912. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, n\u00eb 23 korrik, udh\u00ebheq\u00ebsit e komiteteve kryengrit\u00ebse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Jugut u mblodh\u00ebn n\u00eb Sinj\u00eb, n\u00eb jug t\u00eb malit t\u00eb Shpiragut dhe hartuan nj\u00eb memorandum autonomie prej 12 pikash17. Midis 49 komandant\u00ebve t\u00eb \u00e7etave patriotike dhe udh\u00ebheq\u00ebsve politik\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb t\u00eb, bien n\u00eb sy emrat e Llambi Bimblit, Pandeli Cales, Caci Griz\u00ebs, Lili Pandos, Kosta Priftit dhe Tasi Nakos, t\u00eb cil\u00ebt me vendimet e tyre autorizuan Hasan Prishtin\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte n\u00eb bisedimet me pal\u00ebn turke edhe k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb18.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Po k\u00ebshtu, vendimin p\u00ebr shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Ismail Qemali, e prezantoi s\u00eb pari n\u00eb mbledhjen me kolonin\u00eb shqiptare t\u00eb Bukureshtit, n\u00eb 5 n\u00ebntorit 1912. N\u00eb k\u00ebt\u00eb takim mor\u00ebn pjes\u00eb disa nga personalitetet e diaspor\u00ebs s\u00eb Rumanis\u00eb si Asdreni, poeti i himnit t\u00eb flamurit, kryeministri dhe kryetari i parlamentit t\u00eb ardhsh\u00ebm Pandeli Evangjeli dhe patriot\u00ebt Dhimit\u00ebr Ilo, Dhimit\u00ebr Berati, Dhimit\u00ebr Zografi, Kristo Meksi, Akile Eftimiu, Athanas Kantili, Milto Sotiri, Vasil Zografi, Anastas Mih, Ilia Kosturi, Dhimit\u00ebr Emanoili, etj.19 Pik\u00ebrisht aty u vendos t\u00eb themelohej \u201cnj\u00eb komitet drejtues\u201d q\u00eb t\u00eb merrte n\u00eb dor\u00eb qeverin\u00eb e vendit. Gjithashtu do t\u00eb krijohej edhe nj\u00eb komision q\u00eb do t\u00eb shkonte n\u00eb Evrop\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur p\u00ebrpara qeverive t\u00eb fuqive t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb drejtat e popullit shqiptar. Nd\u00ebrsa nj\u00eb tjet\u00ebr komitet do t\u00eb formohej n\u00eb Bukuresht, dhe q\u00eb do t\u00eb bashk\u00ebrendonte veprimtarin\u00eb e komiteteve t\u00eb tjera brenda e jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar pavar\u00ebsin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb20.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E nd\u00ebrsa nga Bukureshti, Ismail Qemali, do t\u00eb vijonte udh\u00ebtimin e tij drejt Budapestit dhe Vjen\u00ebs, dy kryeq\u00ebndrave t\u00eb perandoris\u00eb austro-hungareze, kontributi i k\u00ebtij komuniteti do t\u00eb vijonte edhe m\u00eb tej. Kjo u pa, pas mb\u00ebrritjes s\u00eb Ismail Qemalit n\u00eb Shqip\u00ebri n\u00eb 21 n\u00ebntor 191221. Pasi nuk arriti t\u00eb realizonte p\u00ebrpjekjet e tij p\u00ebr t\u00eb \u201cngritur\u201d flamurin n\u00eb Durr\u00ebs, Ismail Qemali dhe grupi i patriot\u00ebve q\u00eb e shoq\u00ebronte vendosi t\u00eb nisej p\u00ebr ta realizuar shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb drejt Vlor\u00ebs. Ata u nis\u00ebn n\u00eb 23 n\u00ebntor 1912 nga Durr\u00ebsi dhe mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Kavaj\u00eb ku patrioti Qazim Merhori i vuri n\u00eb sh\u00ebrbim kuajt e vet22. N\u00eb dalje t\u00eb Kavaj\u00ebs gjat\u00eb udh\u00ebtimit u mor lajmi se n\u00eb Lushnje kishte ardhur urdhri nga komandanti i ushtris\u00eb turke n\u00eb Janin\u00eb, q\u00eb t\u00eb arrestonin Ismail Qemalin me \u00e7do kusht. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u d\u00ebrgua nj\u00eb repart xhandarm\u00ebrie n\u00eb fshatin Gramsh p\u00ebrgjat\u00eb rrug\u00ebs Rrogozhin\u00eb-Lushnje. N\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb vazhduar k\u00ebt\u00eb rrug\u00eb drejt qytetit t\u00eb Lushnjes, grupi u kthye n\u00eb \u00c7erm\u00eb dhe kaloi Shkumbinin me sandallin e vaut t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Sh\u00ebn Kollit n\u00eb fshatin \u00c7erm\u00eb-Bi\u00e7ak. K\u00ebtu ata u strehuan gjat\u00eb nat\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e Dervish bej Bi\u00e7akut dhe t\u00eb nes\u00ebrmen vijuan rrug\u00ebn m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb gjat\u00eb Myzeqes\u00eb bregdetare. Me v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb m\u00ebdha duke \u00e7ar\u00eb balt\u00ebn dhe ujin n\u00eb mesdit\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Divjak\u00eb, pasi p\u00ebrshkuan itinerarin \u00c7erm\u00eb-Bi\u00e7ak, \u00c7erm\u00eb-Proshek, \u00c7erm\u00eb-Pasha, \u00c7erm\u00eb-\u00c7iflik, Sulzotaj, Divjak\u00eb. Q\u00eb k\u00ebtu duke udh\u00ebtuar n\u00eb rrug\u00ebn Xeng, Miz\u00eb, Kryekuq dhe Babunj\u00eb, grupi mb\u00ebrriti n\u00eb mb\u00ebmjen e dat\u00ebs 24 n\u00ebntor n\u00eb Libofsh\u00eb. N\u00eb hyrje t\u00eb saj ata u prit\u00ebn nga \u00e7eta e klerikut dhe m\u00ebsuesit patriot Ikonom Dhima. At\u00eb nat\u00eb Ismail Qemali fjeti n\u00eb konak\u00ebt e Nedin Bej Leskovikut, kujdestarit t\u00eb \u00e7ifligjeve shteterore turke t\u00eb Myzeqes\u00eb i mir\u00ebpritur nga patriot\u00ebt vendas si Tuni Gjergji, Zoi Marini, Zoi Ndreko, dhe t\u00eb tjer\u00eb. Ky i fundit e shoq\u00ebroi Ismail Qemalin deri ne Vlor\u00eb, ku mori pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Udh\u00ebtimi nisi p\u00ebrs\u00ebri t\u00eb nes\u00ebrmen drejt qytetit t\u00eb Fierit. Tek vau i Petov\u00ebs, ku do t\u00eb kalohej lumi Seman, grupi i Ismail Qemalit u takua me delegat\u00ebt e Elbasanit q\u00eb vinin p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb. V\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e udh\u00ebtimit ishin t\u00eb m\u00ebdha pasi n\u00ebntori i atij viti kishte shum\u00eb shira dhe Semani e kishte zgjeruar shtratin e tij. N\u00eb Fier, Ismail Qemali, u prit nga kryetari i bashkis\u00eb Ton\u00e7 Kilica dhe nga Omer Pash\u00eb Vrioni. N\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e k\u00ebtij t\u00eb fundit ai drekoi mesdit\u00ebn e 25 n\u00ebntorit dhe p\u00ebrpara nisjes p\u00ebr n\u00eb Vlor\u00eb zhvilloi edhe nj\u00eb miting spontan me qytetar\u00ebt fierak\u00eb. Udh\u00ebtimi vijoi p\u00ebrs\u00ebri dhe n\u00eb bregun e lumit Vjos\u00eb ata do te priteshin nga nj\u00eb grup i madh njer\u00ebzish t\u00eb drejtuar nga Jani Minga, t\u00eb cil\u00ebt kishin p\u00ebrgatitur situat\u00ebn n\u00eb Vlor\u00eb, p\u00ebr mbajtjen e kongresit historik23.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmendur n\u00eb k\u00ebto ngjarje \u00ebsht\u00eb edhe patriotja demokrate Marigo Pozio, e cila e kishte nisur veprimtarin\u00eb e saj qysh n\u00eb vitin 1904 kur u vendos n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs. Ajo ishte nj\u00eb fem\u00ebr me kultur\u00eb e arsimuar n\u00eb m\u00ebsonjtoren e vajzave n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe veprimtare e l\u00ebvizjes p\u00ebr emancipimin e gruas. Marigoja pati merit\u00ebn se q\u00ebndisi flamurin q\u00eb u val\u00ebvit gjat\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Edhe n\u00eb vitet n\u00eb vazhdim ajo vijoi aktivitetin e saj derisa vdiq n\u00eb vitin 1932 dhe u varros n\u00eb varrezat e manastirit t\u00eb Zv\u00ebrnecit ku prehet edhe sot24.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa do t\u00eb ishin 11 personalitete nga radh\u00ebt e k\u00ebtij komuniteti t\u00eb cil\u00ebt u zgjodh\u00ebn delegat\u00eb n\u00eb kuvendin Komb\u00ebtar t\u00eb Vlor\u00ebs. Ata do t\u00eb firmosnin midis 40 pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb aktin e shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb 28 n\u00ebntor 1912. T\u00eb till\u00eb ishin patriot\u00ebt Jani Minga dhe Aristidh Ruci-delegat\u00eb t\u00eb Vlor\u00ebs, Lef Nosi-delegat i Elbasanit, Bab Dud Karbunara dhe Dhimit\u00ebr Tutulani-delegat\u00eb t\u00eb Beratit, Pandeli Cale, Spiridon Ilo, Thanas Floqi-delegat\u00eb t\u00eb Kor\u00e7\u00ebs, Dhimit\u00ebr Mborja, Dhimit\u00ebr Zografi dhe Dhimit\u00ebr Berati-delegat\u00eb t\u00eb kolonis\u00eb shqiptare t\u00eb Bukureshtit25.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr t\u2019u ve\u00e7uar k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb Lef Nosi, ministri i Post-Telegraf\u00ebs n\u00eb qeverin\u00eb e Ismail Qemalit, prej t\u00eb cilit kemi publikimin e dokumenteve t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb edhe deklarat\u00ebn e saj26.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa akti i fundit q\u00eb do t\u00eb mbyllte siparin e k\u00ebsaj periudhe, do t\u00eb ishte ai i Ton\u00e7 Kilic\u00ebs, nj\u00eb tjet\u00ebr veprimtari t\u00eb L\u00ebvizjes Komb\u00ebtare Shqiptare. Si kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Fierit pati merit\u00ebn se b\u00ebri lidhjet midis zonave kryengrit\u00ebse me k\u00ebt\u00eb qytet, si nj\u00eb prej q\u00ebndrave t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kryengritjes n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb e jugut. S\u00eb bashku me Omer Pash\u00eb Vrionin ishte nd\u00ebr patriot\u00ebt q\u00eb mir\u00ebprit\u00ebn n\u00eb Fier, Ismail Qemalin, gjat\u00eb udh\u00ebtimit t\u00eb tij historik drejt Vlor\u00ebs27. N\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, kryesoi aktin e ngritjes s\u00eb flamurit komb\u00ebtar n\u00eb Fier, n\u00eb 29 n\u00ebntor 1912.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky do t\u00eb ishte me pak fjal\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim i shkurt\u00ebr i kontributit t\u00eb ortodoks\u00ebve n\u00eb rilindjen ton\u00eb komb\u00ebtare dhe shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Ndoshta duhet p\u00ebrdorur termi \u201ci nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tyre,\u201d sepse n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb till\u00eb nuk mund t\u00eb p\u00ebrmenden t\u00eb gjith\u00eb emrat e pjes\u00ebmarr\u00ebsve t\u00eb shumt\u00eb. Gjithsesi, merita e tyre ishte se p\u00ebrve\u00e7 arritjes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb dhe krijimit t\u00eb shtetit t\u00eb ri, u hodh\u00ebn edhe bazat e disa prej vlerave t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb kultur\u00ebs shqiptare: toleranc\u00ebs dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs mes komuniteteve fetare, si dhe laicitetit t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>Nga Ilirjan Gjika<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * *<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: left;\"><em>Literatura<\/em><\/h4>\n<p>1-Historia e Shqip\u00ebris\u00eb, II, Akademia e Shkencave, Tiran\u00eb 1984, f. 499.<\/p>\n<p>2-Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave, Tiran\u00eb 1985, f. 1155.<\/p>\n<p>3-Historia e Shqip\u00ebris\u00eb, II, Akademia e Shkencave, Tiran\u00eb 1984, f. 99.<\/p>\n<p>4-Hysni Myzyri, Shkollat e para komb\u00ebtare shqipe, 8 n\u00ebntori, Tiran\u00eb 1978, f. 24.<\/p>\n<p>5-Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave, Tiran\u00eb 1985, f. 195, 341.<\/p>\n<p>6-Historia e Shqiperise, II, Akademia e Shkencave, Tiran\u00eb 1984, f. 139.<\/p>\n<p>7-Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave, Tiran\u00eb 1985, f. 551.<\/p>\n<p>8-Hysni Myzyri, Shkollat e para komb\u00ebtare shqipe, \u2018\u20198 n\u00ebntori\u2019\u2019, Tiran\u00eb 1978, f. 38.<\/p>\n<p>9-Po aty, f. 67-71 dhe 157-162.<\/p>\n<p>10-Po aty, f. 119, 133, 137, 139, 145.<\/p>\n<p>11-Thanas Gjika, Mihal Grameno publicist demokrat, Tiran\u00eb 1980, f. 15.<\/p>\n<p>12-Kalendari Kombiar 1908-1912, ALSAR, Tiran\u00eb 2017.<\/p>\n<p>13-Historia e Shqip\u00ebris\u00eb, II, Akademia e Shkencave, Tiran\u00eb 1984, f. 422, 432.<\/p>\n<p>14-Xhejms Klark, 1912 dhe Ungjilli, AEM-Misioni Ungjillor, Tiran\u00eb 2012.<\/p>\n<p>15-Fjalori Enciklopedik Shqiptar, Akademia e Shkencave, Tiran\u00eb 1985, f. 318.<\/p>\n<p>16-Thanas Gjika, Mihal Grameno publicist demokrat, Tiran\u00eb 1980, f. 15, 26.<\/p>\n<p>17-Historia e Shqip\u00ebris\u00eb, II, Akademia e Shkencave, Tiran\u00eb 1984, f. 477.<\/p>\n<p>18-Memorandumi i Sinj\u00ebs, Fondi i Dokumenteve, Muzeu Historik Fier.<\/p>\n<p>19-Kopi Ky\u00e7yku, Shqiptar\u00ebt e Rumanis\u00eb, <a href=\"https:\/\/l.facebook.com\/l.php?u=http%3A%2F%2FOld.njekomb.com%2F%3Ffbclid%3DIwAR1FZAxchEDxcYEJMhk-A56sgHlWw3hN4HkvHretY57cp5NJzlqhf6Bzns4&amp;h=AT194cgc1Q6UjMSADNFELydsevexkz6Fcg-_OJFAnVTgEDMSLKfYUXD3Dl7N-0Urt4wfxpg1VsWZNugPl8RjmwhdiX64nvOzBfY7IW5jmZWnKC07G-Z8A4jq7vD0G6Xyog&amp;__tn__=-UK-R&amp;c%5b0%5d=AT0r817_Uj0zXMbTSonZHGugK8H1U2QmwEWv6FE2fsINHp1JJcD1l-2Jdt-6efVu0waSZYBSsgr7LExZqzcwWWlhoipik7NnB1OnARz8DhPKYDin91A-Ic1Oux9_jcKnbRxdXBrexUyPsYphHbSc565b7J9AQQ-QrJBiHxKU_9ccsQxd-bo71Jt8HoCPRxpWUZ9IiFU\">Old.njekomb.com<\/a>, 25 August 2018.<\/p>\n<p>20-Po aty.<\/p>\n<p>21-Historia e Shqip\u00ebris\u00eb, II, Akademia e Shkencave, Tiran\u00eb 1984, f. 496.<\/p>\n<p>22-Ilirjan Gjika, Fieri n\u00eb shekuj, Ymeraj, Fier 2004, f. 108-109.<\/p>\n<p>23-Po aty, f. 109.<\/p>\n<p>24-Ilirjan Gjika, Historia e Flamurit q\u00eb u ngrit n\u00eb Vlor\u00eb, Gazeta Dita, dt 18 n\u00ebntor 2018.<\/p>\n<p>25-Lef Nosi, Dokumente Historike, Instituti i Historis\u00eb, Tiran\u00eb 2007, f. 99.<\/p>\n<p>26-Po aty, Parath\u00ebnie.<\/p>\n<p>27-Ilirjan Gjika, Fieri n\u00eb shekuj, Ymeraj, Fier 2004, f. 109.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb moderne t\u00eb popullit shqiptar, e cila ishte kuror\u00ebzim i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh shekullore. E realizuar n\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 nga nj\u00eb kuvend komb\u00ebtar i mbledhur n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, ajo njihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike edhe si akti i \u2018\u2019ngritjes s\u00eb flamurit\u2019\u20191. Por nj\u00eb kontribut<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":57151,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108,1935],"tags":[2680,212],"class_list":["post-57010","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","category-news-sq","tag-2680","tag-lajme-d27"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb moderne t\u00eb popullit shqiptar, e cila ishte kuror\u00ebzim i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh shekullore. E realizuar n\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 nga nj\u00eb kuvend komb\u00ebtar i mbledhur n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, ajo njihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike edhe si akti i \u2018\u2019ngritjes s\u00eb flamurit\u2019\u20191. Por nj\u00eb kontribut\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-11-27T09:00:59+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-12-11T14:47:56+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\",\"datePublished\":\"2021-11-27T09:00:59+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-11T14:47:56+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/\"},\"wordCount\":2676,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg\",\"keywords\":[\"2021\",\"lajme\"],\"articleSection\":[\"Lajme\",\"Lajme AL\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/\",\"name\":\"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-11-27T09:00:59+00:00\",\"dateModified\":\"2021-12-11T14:47:56+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg\",\"width\":\"640\",\"height\":\"360\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Shpallja e Pavar\u00ebsis\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb historis\u00eb moderne t\u00eb popullit shqiptar, e cila ishte kuror\u00ebzim i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb p\u00ebrpjekjesh shekullore. E realizuar n\u00eb 28 n\u00ebntor 1912 nga nj\u00eb kuvend komb\u00ebtar i mbledhur n\u00eb qytetin e Vlor\u00ebs, ajo njihet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike edhe si akti i \u2018\u2019ngritjes s\u00eb flamurit\u2019\u20191. Por nj\u00eb kontribut","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-11-27T09:00:59+00:00","article_modified_time":"2021-12-11T14:47:56+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.","datePublished":"2021-11-27T09:00:59+00:00","dateModified":"2021-12-11T14:47:56+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/"},"wordCount":2676,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg","keywords":["2021","lajme"],"articleSection":["Lajme","Lajme AL"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/","name":"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg","datePublished":"2021-11-27T09:00:59+00:00","dateModified":"2021-12-11T14:47:56+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51739595303_71a3ed36c5_b.jpg","width":"640","height":"360"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/11\/27\/kontributi-i-orthodhokseve-ne-shpalljen-e-pavaresise-se-shqiperise\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kontributi i Orthodhoks\u00ebve n\u00eb shpalljen e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57010","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=57010"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57010\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":57150,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/57010\/revisions\/57150"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/57151"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=57010"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=57010"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=57010"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}