{"id":56520,"date":"2025-11-15T00:02:50","date_gmt":"2025-11-14T23:02:50","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=56520"},"modified":"2025-11-07T22:22:03","modified_gmt":"2025-11-07T21:22:03","slug":"15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/","title":{"rendered":"&#8211; 15 N\u00ebntor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Osh\u00ebnar Pais Velickofski."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi).<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Martir\u00ebt e shenjt\u00eb Guria dhe Samonai ishin prift\u00ebrinj n\u00eb krahin\u00ebn e Edes\u00ebs, kur perandori Dioklecian nisi persekutimin e madh (303). T\u00eb akuzuar se ndihmonin t\u00eb krishter\u00ebt n\u00ebp\u00ebr burgje dhe se u jepnin zem\u00ebr besimtar\u00ebve q\u00eb t\u2019i kund\u00ebrshtonin k\u00ebrc\u00ebnimet dhe t\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb fort\u00eb n\u00eb besim, ata i nxor\u00ebn para qeveritarit, i cili u p\u00ebrpoq t\u2019i bindte q\u00eb t\u00eb mohonin fen\u00eb e tyre. Por t\u00eb dy rr\u00ebfyesit refuzuan, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cNuk e tradhtojm\u00eb Per\u00ebndin\u00eb e vet\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb qiell, nuk p\u00ebrkulemi para nj\u00eb imazhi t\u00eb b\u00ebr\u00eb me dor\u00eb njeriu. Adhurojm\u00eb Krishtin Per\u00ebndi, q\u00eb nga mir\u00ebsia na shp\u00ebtoi nga faji; Ai \u00ebsht\u00eb drita jon\u00eb, mjeku dhe jeta jon\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Qeveritari i akuzoi se u rebeluan kund\u00ebr urdhrave t\u00eb perandorit dhe i k\u00ebrc\u00ebnoi se, n\u00ebse k\u00ebmb\u00ebngulnin, do t\u2019i linte t\u00eb vdisnin n\u00eb tortura t\u00eb tmerrshme. \u201cNuk do t\u00eb vdesim, si\u00e7 thua, por do t\u00eb jetojm\u00eb, sipas bes\u00ebs son\u00eb, n\u00ebse b\u00ebjm\u00eb vullnetin e Atij q\u00eb na krijoi, u p\u00ebrgjigj\u00ebn ata. Nuk na trembin torturat. P\u00ebr pak jan\u00eb dhe kalojn\u00eb pa l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb. U druhemi mundimeve t\u00eb p\u00ebrjetshme q\u00eb jan\u00eb ruajtur p\u00ebr t\u00eb pabes\u00ebt dhe mohuesit. Per\u00ebndia yn\u00eb do t\u00eb na ndihmoj\u00eb t\u00eb durojm\u00eb torturat q\u00eb nuk zgjasin shum\u00eb dhe pastaj do t\u00eb zhduken, kur shpirti t\u00eb l\u00ebr\u00eb trupin\u201d. I t\u00ebrbuar nga k\u00ebto fjal\u00eb, qeveritari dha urdh\u00ebr t\u2019i burgosin me prift\u00ebrinjt\u00eb dhe dhjakon\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, i nxor\u00ebn nga burgu dhe i var\u00ebn p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb nga nj\u00eb dor\u00eb. Meq\u00eb nuk nxor\u00ebn z\u00eb gjat\u00eb torturave dhe fjal\u00ebve t\u00eb xhelat\u00ebve u p\u00ebrgjigjeshin me nj\u00eb shenj\u00eb mohimi t\u00eb kok\u00ebs, i hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb biruc\u00eb q\u00eb quhej \u201cvrima e err\u00ebt\u201d, ku ndenj\u00ebn p\u00ebr tre muaj e gjysm\u00eb n\u00eb err\u00ebsir\u00eb t\u00eb plot\u00eb, pothuajse pa pir\u00eb e pa ngr\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur i nxor\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri para gjyqit, ata treguan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn vendosm\u00ebri dhe i than\u00eb qeveritarit: \u201cE tham\u00eb se besimi dhe fjala jon\u00eb nuk ndryshojn\u00eb: b\u00ebj \u00e7\u2019t\u00eb ka urdh\u00ebruar perandori. Ke pushtet mbi trupat tan\u00eb, por jo mbi shpirtrat.\u201d I var\u00ebn nga k\u00ebmb\u00ebt, por ata vazhduan t\u2019i luteshin Per\u00ebndis\u00eb t\u2019u jepte durimin e patriark\u00ebve, t\u00eb profet\u00ebve, t\u00eb apostujve dhe t\u00eb martir\u00ebve q\u00eb vuajt\u00ebn m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb V\u00ebrtet\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrfundimisht, vendimi i vdekjes u dha m\u00eb 15 n\u00ebntor. Ushtar\u00ebt mor\u00ebn Samonain, t\u00eb cilit i kishin thyer kupat e gjurit, dhe e \u00e7uan n\u00eb gjyq, edhe Gurian e mbanin p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tij. Kur d\u00ebgjuan vendimin, fytyra iu ndri\u00e7ua nga g\u00ebzimi dhe than\u00eb: \u201cJemi m\u00eb t\u00eb mjer\u00ebt e njer\u00ebzve. Nuk e meritojm\u00eb t\u00eb llogaritemi me t\u00eb drejt\u00ebt dhe t\u00eb krahasohemi me ta. Por fjala e m\u00ebsuesit ton\u00eb na ngush\u00ebllon: Ai q\u00eb humb jet\u00ebn e tij p\u00ebr shkakun tim, do ta gjej\u00eb at\u00eb (Matth. 10.39). Lavdi Jisu Krishtit q\u00eb na gjykoi t\u00eb denj\u00eb t\u00eb durojm\u00eb mundime p\u00ebr emrin e Tij\u201d. Para se t\u2019u prisnin kokat, xhelati u tha: \u201cLutuni p\u00ebr mua, ju p\u00ebrgj\u00ebrohem, sepse po b\u00ebj keq para Per\u00ebndis\u00eb\u201d. Samonai dhe Guria ran\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb, t\u00eb kthyer drejt lindjes dhe iu drejtuan Per\u00ebndis\u00eb duke th\u00ebn\u00eb: \u201cAt\u00eb i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, prano shpirtrat tan\u00eb dhe ruaji trupat tan\u00eb p\u00ebr ngjalljen.\u201d Ul\u00ebn qaf\u00ebn para xhelatit dhe ua pren\u00eb kokat nj\u00ebri pas tjetrit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur populli i qytetit mori vesh ekzekutimin e dy martir\u00ebve, vrapoi p\u00ebr n\u00eb vendin e ngjarjes p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb trupat dhe mblodh\u00ebn edhe pluhurin q\u00eb thithi gjakun e tyre. U varros\u00ebn me temjan, er\u00ebra t\u00eb mira, psalme e k\u00ebndime q\u00eb ofroheshin p\u00ebr lavdi t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, i Cili kishte d\u00ebftuar forc\u00ebn e Vet n\u00eb k\u00ebmb\u00ebnguljen e martir\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Habibi ishte dhjak n\u00eb koh\u00ebn kur Liciniusi, pas Dioklecianit, shpalli nj\u00eb p\u00ebrndjekje t\u00eb re kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve (309). Shkonte fshehtazi n\u00ebp\u00ebr fshatrat e Edes\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb mbledhur besimtar\u00ebt n\u00eb kish\u00eb, u lexonte Shkrimet dhe i nxiste t\u00eb ngulmonin n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e bes\u00ebs. Kur e mori vesh qeveritari, Lisani, u inatos dhe nisi t\u00eb k\u00ebrkonte dhjakun. Nuk arriti ta gjente, ndaj kapi familjen dhe njer\u00ebzit e fshatit t\u00eb tij. Kur Habibi e m\u00ebsoi k\u00ebt\u00eb lajm, u nis p\u00ebr n\u00eb Edes\u00eb dhe u dor\u00ebzua te komandanti i gard\u00ebs s\u00eb qeveritarit. Ky i fundit u p\u00ebrpoq ta bindte q\u00eb t\u00eb largohej fshehurazi, duke i th\u00ebn\u00eb se familja e tij nuk rrezikonte asgj\u00eb, por shenjti k\u00ebmb\u00ebnguli, i bindur se vullneti i Per\u00ebndis\u00eb ishte t\u00eb martirizohej.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur e mor\u00ebn n\u00eb pyetje, Habibi u tregua i vendosur dhe i p\u00ebrbuzi idhujt, prandaj dhe qeveritari e kamxhikoi pa m\u00ebshir\u00eb. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, e paraqit\u00ebn para Lisanit. E var\u00ebn dhe i shqyen mishin, duke ia \u00e7ar\u00eb me kreh\u00ebr hekuri. K\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb reja dhe t\u00eb tmerrshme, shenjti iu p\u00ebrgjigj: \u201cK\u00ebto vuajtje ma forcojn\u00eb m\u00eb tep\u00ebr vullnetin, si pema q\u00eb ujitim dhe jep frut.\u201d Duke par\u00eb pafuqin\u00eb e tij, tirani i tha: \u201cFeja jote t\u00eb m\u00ebson t\u00eb urresh trupin t\u00ebnd dhe t\u00eb gjesh k\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb vuajtje?\u201d &#8211; \u201cNuk i urrejm\u00eb trupat tan\u00eb, u p\u00ebrgjigj Habibi, por g\u00ebzohemi duke par\u00eb realitetet e padukshme, t\u00eb v\u00ebrtetuara nga ky premtim q\u00eb vuajtjet e k\u00ebsaj jete nuk jan\u00eb asgj\u00eb para lavdis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb ruajtur p\u00ebr ata q\u00eb duan Krishtin (Rom. 8.18)\u201d. Meq\u00eb vdekja nga shpata i dukej e \u00ebmb\u00ebl, qeveritari urdh\u00ebroi ta digjnin me zjarr t\u00eb ngadalt\u00eb. E mor\u00ebn p\u00ebr ta vrar\u00eb, duke e t\u00ebrhequr me nj\u00eb rrip q\u00eb ia kishin lidhur n\u00eb goj\u00eb. E \u00ebma i shkonte nga pas, e veshur me t\u00eb bardha si p\u00ebr dit\u00eb feste. Kur arriti n\u00eb vendin e ekzekutimit, Habibi u lut, pastaj u kthye duke bekuar turm\u00ebn q\u00eb kishte ardhur p\u00ebr ta shoq\u00ebruar dhe q\u00eb e uroi shenjtin t\u00eb gjente paqen. Kur zjarri nisi t\u00eb k\u00ebrciste, ai hapi goj\u00ebn dhe dha shpirt p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">T\u00eb krishter\u00ebt e nxor\u00ebn nga zjarri, e vajos\u00ebn dhe e lyen me er\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Trupi i tij i shenjt\u00eb u varros n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin varr ku ishin vendosur edhe Guria me Samonain.<\/p>\n<h4><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27488%27%20height%3D%27707%27%20viewBox%3D%270%200%20488%20707%27%3E%3Crect%20width%3D%27488%27%20height%3D%27707%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg\" width=\"488\" height=\"707\" \/><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Pais Velickofski.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb Paisi lindi m\u00eb 1722, n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb madhe. I ati ishte prift i qytetit t\u00eb Poltav\u00ebs n\u00eb Ukrain\u00eb. I but\u00eb, i p\u00ebrmbajtur, me nj\u00eb zgjuarsi t\u00eb gjall\u00eb, m\u00ebsoi shpejt t\u00eb lexonte dhe u zhyt me pasion n\u00eb studimin e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, t\u00eb jet\u00ebve t\u00eb murgjve t\u00eb shenjt\u00eb, si dhe t\u00eb shkrimeve t\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb Kish\u00ebs, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr asketizmin dhe d\u00ebrrmimin e shpirtit. U d\u00ebrgua p\u00ebr t\u00eb vazhduar studimet n\u00eb Akademin\u00eb kishtare t\u00eb Kievit, por shpejt u zhg\u00ebnjye nga m\u00ebsimdh\u00ebnia e that\u00eb, e ndikuar nga skolastika latine dhe kultura pagane, si dhe nga shembujt e k\u00ebqij q\u00eb pa atje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 4 vjet\u00ebsh, braktisi studimet dhe u nis n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb ati shpirt\u00ebror dhe t\u00eb nj\u00eb manastiri, ku do t\u00eb mund t\u00eb jetonte n\u00eb varf\u00ebri si Krishti. Q\u00ebndroi n\u00eb shum\u00eb manastire, u b\u00eb rasofor me emrin Platon, m\u00eb pas d\u00ebgjoi t\u00eb lavd\u00ebrohej jeta q\u00eb b\u00ebhej n\u00eb skitet e Moldavo-Vllahis\u00eb (Rumania sot), ku ishin strehuar murgjit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb rus\u00eb, t\u00eb p\u00ebrndjekur nga reformat e Pjetrit t\u00eb Madh dhe shkoi shpejt atje bashk\u00eb me murgj t\u00eb tjer\u00eb. Jetoi p\u00ebr disa vjet n\u00eb kushtet ideale p\u00ebr jet\u00ebn murg\u00ebrore, pran\u00eb et\u00ebrve q\u00eb ndiqnin besnik\u00ebrisht m\u00ebsimdh\u00ebniet e Et\u00ebrve t\u00eb shenjt\u00eb, dhe tregoi cil\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb dishepulli t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb: bindje absolute, p\u00ebrul\u00ebsi, dashuri p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit, q\u00ebndrueshm\u00ebri e g\u00ebzim n\u00eb prova, zell p\u00ebr meditimin e lutjen. Et\u00ebrit, kur pan\u00eb p\u00ebrparimin e shenjtit, donin ta dor\u00ebzonin prift para mosh\u00ebs kanonike (30 vje\u00e7), por, duke iu druajtur udh\u00ebzimeve t\u00eb Tradit\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb, ai braktisi manastirin e tij dhe Rumanin\u00eb, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb destinacionin e shum\u00ebd\u00ebshiruar, n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr shkak t\u00eb pushtimit turk, situata n\u00eb Malin Athos nuk ishte e mir\u00eb: padituria mbret\u00ebronte dhe njer\u00ebzit shpirt\u00ebror\u00eb ishin t\u00eb rrall\u00eb, si midis murgjve grek\u00eb, ashtu edhe atyre sllav\u00eb. Ngaq\u00eb nuk gjeti nj\u00eb at\u00eb shpirt\u00ebror pas p\u00ebrpjekjeve q\u00eb b\u00ebri, Platoni u vendos vet\u00eb pran\u00eb Manastirit Pantokrator, duke pasur si udh\u00ebzues Ungjillin, shkrimet e Et\u00ebrve dhe d\u00ebshmin\u00eb e nd\u00ebrgjegjes s\u00eb tij. Jetonte n\u00eb varf\u00ebri ekstreme, hante nj\u00eb her\u00eb n\u00eb dy dit\u00eb, luftonte shum\u00eb kund\u00ebr mendimeve dekurajuese. Pas 4 vjet p\u00ebrpjekjesh, Vasili, nj\u00eb jeront q\u00eb kishte njohur n\u00eb Rumani, gjat\u00eb nj\u00eb vizite n\u00eb Malin Athos, e qethi murg me emrin Pais dhe e k\u00ebshilloi t\u00eb kishte pran\u00eb edhe shok\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebtuar rreziqeve t\u00eb jet\u00ebs vetmitare t\u00eb parakohshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb murg rumun i quajtur Visarion, i cili, ashtu si Paisi nuk kishte gjetur at\u00eb shpirt\u00ebror, i k\u00ebrkoi shenjtit me lot ta pranonte si nx\u00ebn\u00ebsin e tij. Duke e gjykuar veten t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb tjer\u00ebt ai e pranoi, por jo si dishepull, por si shok asketizmi. Jetuan n\u00eb bindje ndaj nj\u00ebri-tjetrit, duke pasur nj\u00eb shpirt e nj\u00eb zem\u00ebr vet\u00ebm p\u00ebr Zotin. Jeta e tyre ishte kaq e p\u00eblqyeshme, saq\u00eb erdh\u00ebn edhe v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb rreth tyre, rumun\u00eb e sllav\u00eb. Kur numri i v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb arriti n\u00eb 12, filloi jeta e p\u00ebrbashk\u00ebt, pasi jeta n\u00eb nj\u00eb manastir me jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb ikona e jet\u00ebs s\u00eb apostujve t\u00eb shenjt\u00eb, mbledhur rreth Zotit dhe e Liturgjis\u00eb s\u00eb vazhdueshme rreth fronit t\u00eb Mbretit Qiellor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb 1758, me k\u00ebrkes\u00ebn e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb tjer\u00eb, pranoi t\u00eb b\u00ebhej prift dhe ati i tyre shpirt\u00ebror. Me gjith\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb materiale, v\u00ebllaz\u00ebria u rrit, ndaj ndryshuan vend. Shkuan te Skiti i Profetit Ilia dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u2019i jepnin jet\u00eb Manastirit t\u00eb Simonopetr\u00ebs. Por turqit nuk i lan\u00eb t\u00eb qet\u00eb, prandaj u larguan nga Athosi p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb Rumani (1763).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Paisi dhe 70 dishepujt e tij u prit\u00ebn me g\u00ebzim nga mitropoliti i Moldavis\u00eb, i cili u dha Manastirin e vog\u00ebl t\u00eb Ngush\u00ebllimtarit, n\u00eb Dragomirna. Paisi vendosi jet\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt sipas modelit athonit dhe n\u00eb p\u00ebrputhje me porosit\u00eb t\u00eb Et\u00ebrve t\u00eb shenjt\u00eb. I zhveshur nga \u00e7do e mir\u00eb materiale dhe \u00e7do lidhje me bot\u00ebn, duke hequr dor\u00eb vazhdimisht nga vullneti vetjak, secili q\u00ebndronte me nd\u00ebrgjegje t\u00eb zbrazur para Per\u00ebndis\u00eb, duke pasur si nd\u00ebrmjetues atin e tyre t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, simbol i gjall\u00eb i Krishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cBindja, m\u00ebsonte ai, \u00ebsht\u00eb shkalla, e cila t\u00eb \u00e7on nga toka n\u00eb qiell, rruga q\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb papasionshm\u00ebri. Duke hequr dor\u00eb nga vullneti personal n\u00eb shum\u00eb raste q\u00eb ofron jeta e p\u00ebrbashk\u00ebt, me p\u00ebrul\u00ebsi, paqe e frik\u00eb Per\u00ebndie, murgu mund t\u00eb ruaj\u00eb vazhdimisht kujtimin e Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb th\u00ebrras\u00eb n\u00eb fsheht\u00ebsi emrin e shenjt\u00eb t\u00eb Jisuit\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur hynte n\u00eb qeli, meditonte gjat\u00eb p\u00ebr Shkrimet e b\u00ebnte metani me lot. N\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb murg\u00ebrore t\u00eb Paisit t\u00eb lumur u adaptuan p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb kushtet e jet\u00ebs kinoviake metodat e lutjes s\u00eb brendshme, q\u00eb deri at\u00ebher\u00eb ishin rezervuar vet\u00ebm p\u00ebr eremit\u00ebt dhe asket\u00ebt. N\u00eb kish\u00eb sh\u00ebrbesat ishin t\u00eb rregulluara n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, nj\u00eb kor psalte n\u00eb sllavisht dhe tjetri p\u00ebrgjigjej n\u00eb rumanisht. \u00c7do mbr\u00ebmje murgjit rr\u00ebfeheshin te jeronti, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb per\u00ebndimi i diellit t\u00eb mos i gjente t\u00eb zem\u00ebruar (Ef. 4.26) ose n\u00eb grindje. Por n\u00ebse ndonj\u00ebher\u00eb nj\u00eb v\u00eblla ishte i zem\u00ebruar me nj\u00eb tjet\u00ebr, e kishte t\u00eb ndaluar t\u00eb hynte n\u00eb kish\u00eb, madje edhe t\u00eb thoshte lutjen \u201cAti yn\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I lumuri Pais e udh\u00ebhiqte grigj\u00ebn e tij, e cila shtohej pa pushim, duke u thelluar me devotshm\u00ebri n\u00eb shkrimet e m\u00ebsuesve t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb murg\u00ebris\u00eb. I trajtonte tekstet me gjith\u00eb respektin, p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb, dashurin\u00eb e nj\u00eb dishepulli p\u00ebr atin e tij shpirt\u00ebror. Q\u00eb nga vitet q\u00eb kishte studiuar n\u00eb Kiev, kishte p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb hidhur t\u00eb pamjaftueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb p\u00ebrkthimeve t\u00eb vjetra sllave, q\u00eb e b\u00ebnin shpesh tekstin t\u00eb pakuptuesh\u00ebm dhe t\u00eb cilat m\u00eb kot p\u00ebrpiqej t\u2019i krahasonte midis tyre.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur ishte n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, Paisi filloi t\u00eb m\u00ebsonte greqishten e vjet\u00ebr dhe nd\u00ebrmori me durim shqyrtimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb dor\u00ebshkrimesh t\u00eb teksteve t\u00eb et\u00ebrve n\u00eb gjuh\u00ebn e tyre origjinale. N\u00eb Dragomirna punoi pa pushim, me respekt t\u00eb admiruesh\u00ebm dhe me nj\u00eb metod\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr e kritike n\u00eb korrigjimin dhe dal\u00ebngadal\u00eb edhe n\u00eb p\u00ebrkthimin nga greqishtja t\u00eb shum\u00eb veprave t\u00eb Et\u00ebrve, si: sh\u00ebn Andoni, sh\u00ebn Hezikiusi, sh\u00ebn Makari, sh\u00ebn Diadoku, sh\u00ebn Filothe Sinaiti, sh\u00ebn Theodhor Studiti, sh\u00ebn Simeoni Theologu i Ri, sh\u00ebn Grigor Sinaiti e mbi t\u00eb gjitha ava Isak Siriani. Me ndihm\u00ebn e nj\u00eb grupi bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebsh q\u00eb shtohej vazhdimisht, korrigjonte shpesh p\u00ebrkthimet dhe i p\u00ebrdorte n\u00eb praktik\u00eb me leximin dhe komentimin e tyre n\u00eb mbledhjen e v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb, nj\u00eb nat\u00eb n\u00eb sllavisht dhe nat\u00ebn tjet\u00ebr n\u00eb rumanisht.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas luft\u00ebs ruso-turke (1774) v\u00ebllaz\u00ebria e braktisi Dragomirn\u00ebn dhe u vendos n\u00eb Seku. Por v\u00ebllaz\u00ebria u rrit shum\u00eb, prandaj Paisi vendosi ta ndante n\u00eb dy pjes\u00eb familjen shpirt\u00ebrore dhe u vendos me shumic\u00ebn e murgjve n\u00eb manastirin af\u00ebr Neamtsit (1779), qend\u00ebr e jet\u00ebs shpirt\u00ebrore e Moldavis\u00eb q\u00eb nga shekulli i 14-t\u00eb. Ushtria murgj\u00ebrore arriti shum\u00eb shpejt numrin e 1000 murgjve: 700 n\u00eb Neamts dhe 300 n\u00eb Seku dhe, p\u00ebrve\u00e7 aktiviteteve liturgjike e shpirt\u00ebrore, u organizuan edhe aktivitete bamir\u00ebse q\u00eb vareshin nga manastiri. Vizitor\u00eb vinin nga Rusia dha nga t\u00ebr\u00eb an\u00ebt e Ballkanit. Admironin rregullin, paqen, dashurin\u00eb reciproke, devotshm\u00ebrin\u00eb q\u00eb ekzistonte dhe shum\u00eb prej tyre q\u00ebndronin p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb murgj. Paisi, me gjith\u00eb pun\u00ebn e madhe t\u00eb p\u00ebrkthimit, pranonte k\u00ebdo q\u00eb i k\u00ebrkonte k\u00ebshilla dhe mbante nj\u00eb korrespondenc\u00eb t\u00eb gjer\u00eb me gjith\u00eb bot\u00ebn sllave.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Fjeti n\u00eb paqe m\u00eb 15 n\u00ebntor 1794, nj\u00eb vit pas publikimit t\u00eb p\u00ebrkthimit t\u00eb par\u00eb sllavisht t\u00eb Filokalis\u00eb, botuar 10 vjet m\u00eb par\u00eb n\u00eb greqisht nga sh\u00ebn Makari i Korinthit (17 prill) dhe sh\u00ebn Nikodhim Agjioriti, e cila p\u00ebrb\u00ebhej kryesisht nga p\u00ebrkthimet e p\u00ebrgatitura q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara nga Paisi e nx\u00ebn\u00ebsit e tij. P\u00ebrkthimet dhe rrezatimi i tij shpirt\u00ebror ishin origjina e nj\u00eb l\u00ebvizjeje p\u00ebr rip\u00ebrt\u00ebritjen e jet\u00ebs shpirt\u00ebrore dhe p\u00ebr rim\u00ebk\u00ebmbjen e murgj\u00ebris\u00eb tradicionale, e cila zgjati deri n\u00eb Revolucionin e vitit 1917.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Martir\u00ebt e shenjt\u00eb Guria dhe Samonai ishin prift\u00ebrinj n\u00eb krahin\u00ebn e Edes\u00ebs, kur perandori Dioklecian nisi persekutimin e madh (303). T\u00eb akuzuar se ndihmonin t\u00eb krishter\u00ebt n\u00ebp\u00ebr burgje dhe se u jepnin zem\u00ebr besimtar\u00ebve q\u00eb t\u2019i kund\u00ebrshtonin k\u00ebrc\u00ebnimet dhe t\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb fort\u00eb n\u00eb besim, ata i nxor\u00ebn para qeveritarit, i cili u p\u00ebrpoq t\u2019i bindte q\u00eb t\u00eb mohonin fen\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":56522,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-56520","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 15 N\u00ebntor - D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Osh\u00ebnar Pais Velickofski. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 15 N\u00ebntor - D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Osh\u00ebnar Pais Velickofski. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Martir\u00ebt e shenjt\u00eb Guria dhe Samonai ishin prift\u00ebrinj n\u00eb krahin\u00ebn e Edes\u00ebs, kur perandori Dioklecian nisi persekutimin e madh (303). T\u00eb akuzuar se ndihmonin t\u00eb krishter\u00ebt n\u00ebp\u00ebr burgje dhe se u jepnin zem\u00ebr besimtar\u00ebve q\u00eb t\u2019i kund\u00ebrshtonin k\u00ebrc\u00ebnimet dhe t\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb fort\u00eb n\u00eb besim, ata i nxor\u00ebn para qeveritarit, i cili u p\u00ebrpoq t\u2019i bindte q\u00eb t\u00eb mohonin fen\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-11-14T23:02:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 15 N\u00ebntor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Osh\u00ebnar Pais Velickofski.\",\"datePublished\":\"2025-11-14T23:02:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/\"},\"wordCount\":2641,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/\",\"name\":\"- 15 N\u00ebntor - D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Osh\u00ebnar Pais Velickofski. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-11-14T23:02:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg\",\"width\":\"808\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 15 N\u00ebntor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Osh\u00ebnar Pais Velickofski.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 15 N\u00ebntor - D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Osh\u00ebnar Pais Velickofski. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 15 N\u00ebntor - D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Osh\u00ebnar Pais Velickofski. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Martir\u00ebt e shenjt\u00eb Guria dhe Samonai ishin prift\u00ebrinj n\u00eb krahin\u00ebn e Edes\u00ebs, kur perandori Dioklecian nisi persekutimin e madh (303). T\u00eb akuzuar se ndihmonin t\u00eb krishter\u00ebt n\u00ebp\u00ebr burgje dhe se u jepnin zem\u00ebr besimtar\u00ebve q\u00eb t\u2019i kund\u00ebrshtonin k\u00ebrc\u00ebnimet dhe t\u00eb q\u00ebndronin t\u00eb fort\u00eb n\u00eb besim, ata i nxor\u00ebn para qeveritarit, i cili u p\u00ebrpoq t\u2019i bindte q\u00eb t\u00eb mohonin fen\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-11-14T23:02:50+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 15 N\u00ebntor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Osh\u00ebnar Pais Velickofski.","datePublished":"2025-11-14T23:02:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/"},"wordCount":2641,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/","name":"- 15 N\u00ebntor - D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Osh\u00ebnar Pais Velickofski. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg","datePublished":"2025-11-14T23:02:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51663820576_a12212d30c_b.jpg","width":"808","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/15\/15-nentor-deshmoret-guria-samonai-habibi-avivi-oshenar-pais-velickofski\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 15 N\u00ebntor &#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Guria, Samonai, Habibi (Avivi). Osh\u00ebnar Pais Velickofski."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56520","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56520"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56520\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":56523,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56520\/revisions\/56523"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56522"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56520"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56520"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56520"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}