{"id":56509,"date":"2025-11-14T00:02:17","date_gmt":"2025-11-13T23:02:17","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=56509"},"modified":"2025-11-07T22:20:25","modified_gmt":"2025-11-07T21:20:25","slug":"14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/","title":{"rendered":"&#8211; 14 N\u00ebntor &#8211; Apostull Filipi. Osh\u00ebnar Grigor Pallamai. D\u00ebshmor i ri Konstandini nga Idra."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Apostull Filipi.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Filipi ishte nga Betsaida e Galiles\u00eb, nga i nj\u00ebjti vend me apostujt Petro dhe Andrea. Ishte kaq i kujdessh\u00ebm n\u00eb studimin e Ligjit dhe t\u00eb profet\u00ebve, sa i p\u00ebrbuzi t\u00eb t\u00ebra p\u00ebrkujdesjet e bot\u00ebs dhe q\u00ebndroi i virgj\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Pak pas pag\u00ebzimit t\u00eb tij nga Joani dhe thirrjes s\u00eb sh\u00ebn Andreas, Zoti Krisht takoi Filipin dhe i tha: \u201cM\u00eb ndiq!\u201d Ai menj\u00ebher\u00eb e ndoqi dhe shkoi t\u00eb gjente Nathanailin p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb: \u201cE gjet\u00ebm at\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin foli Moisiu n\u00eb Ligj dhe profet\u00ebt; \u00ebsht\u00eb Jisui, biri i Josifit nga Nazareti\u201d (Jn 1.45). M\u00eb pas, ai e ndoqi besnik\u00ebrisht Jisuin gjat\u00eb predikimit t\u00eb tij. Ishte ai q\u00eb e pyeti M\u00ebsuesin: \u201cZot, na trego Atin, dhe kjo na mjafton\u201d. Dhe Krishti iu p\u00ebrgjigj me trishtim: \u201cKaq koh\u00eb jam me ju dhe nuk po m\u00eb njeh, o Filip! Ai q\u00eb m\u00eb ka par\u00eb mua, ka par\u00eb Atin\u201d (Jn. 14.9).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas Ngjitjes s\u00eb Zotit ton\u00eb n\u00eb qiej dhe zbritjes s\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, Filipit i ra n\u00eb short t\u00eb shkonte e t\u00eb ungjill\u00ebzonte krahinat e Azis\u00eb (pjesa per\u00ebndimore e Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl). I shoq\u00ebruar nga apostull Vartholomeu (11 qershor) dhe nga e motra, Mariamni (17 shkurt), p\u00ebrshkoi Lidin\u00eb dhe Misin\u00eb, duke shpallur Ungjillin mes shum\u00eb sprovash. Duroi fshikullime, burgosje dhe goditje me gur\u00eb nga pagan\u00ebt, pa e humbur kurr\u00eb g\u00ebzimin dhe shpres\u00ebn te Krishti q\u00eb u jepte zem\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb kalimit t\u00eb tyre, shum\u00eb u b\u00ebn\u00eb t\u00eb krishter\u00eb dhe arrit\u00ebn sa t\u00eb kthenin n\u00eb besim edhe vet\u00eb gruan e kryekonsullit t\u00eb Azis\u00eb, Nikanorit. Pasi takuan sh\u00ebn Joan Theologun, Filipi u kthye n\u00eb Ierapoj\u00eb, ku u zu rob nga pagan\u00ebt. E hoq\u00ebn zvarr\u00eb n\u00eb sheshin qendror dhe e kryq\u00ebzuan me kok\u00ebn posht\u00eb bashk\u00eb me sh\u00ebn Vartholomeun. Me gjith\u00eb vuajtjet, shenjti lutej nxeht\u00ebsisht.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur dha shpirt, papritur u hap toka dhe g\u00eblltiti shum\u00eb pagan\u00eb, prift\u00ebrinjt\u00eb e tyre dhe vet\u00eb kryekonsullin. U tmerruan t\u00eb pabes\u00ebt e tjer\u00eb dhe vrapuan drejt Vartholomeut dhe Mariamn\u00ebs, q\u00eb ishin ende gjall\u00eb. I zbrit\u00ebn posht\u00eb nga kryqi dhe k\u00ebrkuan t\u2019i pranonin n\u00eb kish\u00ebn e Krishtit. Trupin e sh\u00ebn Filipit e varros\u00ebn denj\u00ebsisht dhe si episkop t\u00eb vendit vun\u00eb Stakin, nd\u00ebrsa sh\u00ebn Vartholomeu dhe sh\u00ebn Mariamni vazhduan predikimin e tyre, nj\u00ebri n\u00eb Indi dhe tjetra n\u00eb Likaoni.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27405%27%20height%3D%27495%27%20viewBox%3D%270%200%20405%20495%27%3E%3Crect%20width%3D%27405%27%20height%3D%27495%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664038033_c59126faa8_b.jpg\" width=\"405\" height=\"495\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Grigor Pallamai.<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Grigori lindi n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, m\u00eb 1296. Prind\u00ebrit e tij, aristokrat\u00eb q\u00eb emigruan nga Azia e Vog\u00ebl p\u00ebr shkak t\u00eb invazionit osman, b\u00ebnin pjes\u00eb n\u00eb oborrin e perandorit bes\u00ebmir\u00eb, Androniku II Paleologu (1282-1328). Me gjith\u00eb funksionet e tij t\u00eb larta, i ati b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb plot lutje. Madje dhe kur ndodhej n\u00eb senat, i ndodhte q\u00eb t\u00eb mos e d\u00ebgjonte perandorin kur i drejtohej, sepse ishte i zhytur n\u00eb lutje. Vdiq kur Grigori ishte i ri, pasi veshi skim\u00ebn murg\u00ebrore. Edhe e shoqja donte t\u00eb b\u00ebhej murgesh\u00eb, por e shtyu p\u00ebr pak koh\u00eb, q\u00eb t\u00eb siguronte edukimin e 7 f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb saj. M\u00eb i madhi, Grigori, u besua te m\u00ebsuesit m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb shkencave dhe pas disa vjet\u00ebsh arriti nj\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb shk\u00eblqyer t\u00eb arsyetimit filozofik, n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa m\u00ebsuesi i tij besonte se d\u00ebgjonte vet\u00eb Aristotelin, kur ai fliste. Me gjith\u00eb sukseset e tij intelektuale, i riu kishte interes t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr gj\u00ebrat e Per\u00ebndis\u00eb. Vizitonte murgjit e famsh\u00ebm t\u00eb kryeqytetit dhe kishte si at\u00eb shpirt\u00ebror Theoliptin e Filadelfis\u00eb (1250-1325), i cili e futi n\u00eb vigjilenc\u00ebn e shenjt\u00eb dhe n\u00eb lutjen e zemr\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rreth vitit 1316, Grigori vendosi t\u00eb braktiste kot\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs dhe t\u00ebrhoqi p\u00ebr n\u00eb jet\u00ebn murg\u00ebrore t\u00eb \u00ebm\u00ebn, dy motra, dy v\u00ebllez\u00ebr dhe nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebsh. Kur arriti n\u00eb Malin Athos, Grigori dhe dy v\u00ebllez\u00ebrit e tij shkuan n\u00eb rrethinat e Manastirit t\u00eb Vatopedit, n\u00ebn drejtimin e jeront Nikodhimit, q\u00eb kishte ardhur nga Mali i Sh\u00ebn Afksentit. I ushtruar q\u00eb f\u00ebmij\u00eb n\u00eb praktikimin e virtyteve themelore, si: bindja, p\u00ebrul\u00ebsia, but\u00ebsia, kreshma, agripnit\u00eb dhe ashp\u00ebrsi t\u00eb tjera t\u00eb ndryshme, q\u00eb ia n\u00ebnshtrojn\u00eb trupin shpirtit, djaloshi i ri p\u00ebrparoi shpejt n\u00eb aktivitetin e shenjt\u00eb t\u00eb lutjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dit\u00eb e nat\u00eb i drejtohej Per\u00ebndis\u00eb me lot, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cNdri\u00e7o err\u00ebsir\u00ebn time!\u201d. Pas ca koh\u00ebsh Hyjlind\u00ebsja, s\u00eb cil\u00ebs ia besonte problemet q\u00eb i ri, i d\u00ebrgoi sh\u00ebn Joan Theologun q\u00eb t\u2019i premtonte mbrojtjen e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb dhe n\u00eb tjetr\u00ebn. Por, pas 3 vjet\u00ebsh, vdekja e parakohshme e v\u00ebllait t\u00eb tij, Theodhosit, e m\u00eb pas edhe ajo e Nikodhimit, e shtyn\u00eb Grigorin dhe v\u00ebllain tjet\u00ebr, Makarin, t\u00eb shkonin n\u00eb Lavr\u00ebn e Madhe. Grigori u caktua psalt dhe fitoi admirimin e murgjve p\u00ebr zellin n\u00eb virtytet e shenjta ungjillore. B\u00ebnte jet\u00eb t\u00eb ashp\u00ebr, sa ngjante se ishte \u00e7liruar nga pesha e trupit: mund t\u00eb q\u00ebndronte pa fjetur p\u00ebr 3 muaj. I p\u00ebrsosur n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt, shpirti i tij ishte i etur p\u00ebr \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e vetmis\u00eb; prandaj dhe u t\u00ebrhoq, pas 3 muajsh, n\u00eb Skitin e Glosias, n\u00ebn drejtimin e nj\u00eb murgu t\u00eb shquar, i quajtur Grigori i Bizantit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga pastrimi i pasioneve, mundi, p\u00ebrmes lutjes, t\u00eb ngrihej drejt soditjes s\u00eb mistereve t\u00eb krijimit. Fal\u00eb vetmis\u00eb dhe qet\u00ebsis\u00eb s\u00eb brendshme (isihias\/hezikias), Grigori e p\u00ebrqendroi n\u00eb \u00e7do koh\u00eb mendjen e tij thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte emrin e Zotit Jisu me pendim, n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sa u b\u00eb i t\u00ebri lutje dhe lot q\u00eb kullonin nga syt\u00eb e tij si uj\u00ebvar\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Megjithat\u00eb, sulmet e shpeshta t\u00eb pirat\u00ebve turq e detyruan Grigorin dhe murgjit t\u00eb braktisnin banes\u00ebn e tyre. S\u00eb bashku me 12 murgj, shenjti vendosi t\u00eb shkonte p\u00ebr t\u2019u falur n\u00eb Vendet e Shenjta dhe t\u00eb gjente streh\u00eb n\u00eb Malin Sina, por i dol\u00ebn pengesa dhe s\u2019arriti dot t\u00eb realizonte k\u00ebt\u00eb plan. Ndaj q\u00ebndroi p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb Selanik, ku mori pjes\u00eb n\u00eb aktivitetet e nj\u00eb rrethi shpirt\u00ebror, t\u00eb frym\u00ebzuar nga patriarku i ardhsh\u00ebm, Isidori, i cili, duke p\u00ebrfituar nga p\u00ebrvoja e murgjve, u p\u00ebrpoq t\u00eb p\u00ebrhapte praktik\u00ebn e lutjes s\u00eb Jisuit te besimtar\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb 1326, u hirotonis prift, pasi mori n\u00eb nj\u00eb vegim sigurin\u00eb se ky ishte vullneti i Per\u00ebndis\u00eb. M\u00eb pas u nis p\u00ebr t\u00eb themeluar nj\u00eb skit rreth Verias (Berries), ku gjat\u00eb 5 vjet\u00ebve u dha n\u00eb asketiz\u00ebm t\u00eb ashp\u00ebr: 5 dit\u00eb n\u00eb jav\u00eb kreshmonte, me agripni dhe lutje me lot dhe shfaqej vet\u00ebm t\u00eb shtun\u00ebn dhe t\u00eb diel\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb celebruar Liturgjin\u00eb Hyjnore, p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb bashk\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit dhe q\u00eb t\u00eb bisedonte p\u00ebr tema shpirt\u00ebrore me shok\u00ebt e tij t\u00eb asketizmit. Vazhdoi k\u00ebshtu t\u00eb lart\u00ebsohej n\u00eb soditje dhe t\u00eb hynte n\u00eb nj\u00eb bashkim t\u00eb ngusht\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb zem\u00ebr.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes t\u00eb s\u00eb \u00ebm\u00ebs, u kthye n\u00eb Konstandinopoj\u00eb dhe i mori motrat e tij dhe i solli n\u00eb nj\u00eb skit pran\u00eb t\u00eb vetit. Por qet\u00ebsin\u00eb s\u2019e pati p\u00ebr shum\u00eb koh\u00eb, sepse krahina shkat\u00ebrrohej vazhdimisht nga sulmet e serb\u00ebve. Vendosi t\u00eb kthehej n\u00eb Athos, n\u00eb qelin\u00eb e Sh\u00ebn Sav\u00ebs, pak m\u00eb lart se Lavra. Ky q\u00ebndrim i ri ishte p\u00ebr t\u00eb rasti p\u00ebr t\u2019u izoluar m\u00eb shum\u00eb nga njer\u00ebzit, p\u00ebr t\u00eb biseduar me Per\u00ebndin\u00eb. Shkonte n\u00eb raste t\u00eb jasht\u00ebzakonshme n\u00eb manastir dhe komunikonte me vizitor\u00ebt e tij t\u00eb rrall\u00eb vet\u00ebm t\u00eb diel\u00ebn dhe dit\u00ebt e festave. K\u00ebshtu, nga soditja e jashtme, Grigori arriti n\u00eb vizionin e Per\u00ebndis\u00eb, n\u00eb drit\u00ebn e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe hyjnizimin, premtuar nga Krishti dishepujve t\u00eb shk\u00eblqyer.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb pa n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur ishte i mbushur me nj\u00eb lloj qum\u00ebshti q\u00eb vinte nga qielli, i cili, pasi e p\u00ebrshkoi, u shnd\u00ebrrua n\u00eb ver\u00eb dhe mbushi atmosfer\u00ebn p\u00ebrreth me er\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme. Kjo ishte nj\u00eb shenj\u00eb, e cila i zbuloi se kishte ardhur tashm\u00eb koha t\u2019u m\u00ebsonte v\u00ebllez\u00ebrve misteret q\u00eb Per\u00ebndia i kishte zbuluar. Hartoi at\u00ebher\u00eb disa shkrime asketike dhe u caktua igumen i Manastirit t\u00eb Esfigmenit (1335). Por zelli i tij dhe k\u00ebrkesat shpirt\u00ebrore q\u00eb kishte nuk u kuptuan nga 200 murgjit q\u00eb jetonin atje, k\u00ebshtu q\u00eb pas nj\u00eb viti u kthye n\u00eb skitin e vet.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, nj\u00eb murg nga Kalabria, Varlaami, kishte fituar fam\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer n\u00eb qarqet intelektuale t\u00eb kryeqytetit, fal\u00eb shkatht\u00ebsis\u00eb p\u00ebr spekullimet arbitrare. I p\u00eblqente, ve\u00e7an\u00ebrisht, t\u00eb komentonte shkrimet mistike t\u00eb sh\u00ebn Dionis Areopagjitit (3 tetor), por u jepte nj\u00eb interpretim filozofik, duke e b\u00ebr\u00eb njohjen e Per\u00ebndis\u00eb objekt t\u00eb arsyetimeve t\u00eb thata dhe jo t\u00eb p\u00ebrvoj\u00ebs. Pasi kishte njohur disa murgj t\u00eb thjesht\u00eb, ky humanist i brisht\u00eb ishte skandalizuar nga metodat e tyre t\u00eb lutjes dhe vendit q\u00eb i linin elementit t\u00eb ndjenj\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Varlaami gjeti rast p\u00ebr t\u00eb shpifur p\u00ebr murgjit dhe t\u2019i akuzonte p\u00ebr herezi. Hezikast\u00ebt thirr\u00ebn Grigorin, i cili hartoi shum\u00eb ligj\u00ebrata polemike, n\u00eb t\u00eb cilat i p\u00ebrgjigjej akuzave t\u00eb Varlaamit, duke e vendosur spiritualitetin murg\u00ebror n\u00eb nj\u00eb sintez\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dogmatike. Ai tregonte se asketizmi dhe lutja jan\u00eb shtegu i \u00e7do misteri t\u00eb Shpengimit dhe se jan\u00eb mjet p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb hiri q\u00eb mori n\u00eb pag\u00ebzim. Ai mbronte t\u00eb mir\u00ebn e themeluar nga metodat e p\u00ebrdorura nga hezikast\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqendruar mendjen n\u00eb zem\u00ebr: sepse, pas Mish\u00ebrimit, n\u00eb trupat tan\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebruar nga misteret dhe nga Eukaristia e Trupit t\u00eb Krishtit duhet t\u00eb rik\u00ebrkojm\u00eb hirin e Shpirtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ky hir \u00ebsht\u00eb lavdia e vet\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, i cili, duke buruar nga trupi i Krishtit n\u00eb dit\u00ebn e Shp\u00ebrfytyrimit, i \u00e7uditi dishepujt (Matth. 17) dhe q\u00eb, duke shk\u00eblqyer tani n\u00eb zemr\u00ebn e pastruar nga pasionet, na bashkon v\u00ebrtet me Per\u00ebndin\u00eb, na ndri\u00e7on, na hyjnizon dhe na jep siguri t\u00eb lavdis\u00eb q\u00eb do t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb n\u00eb trupin e shenjtor\u00ebve pas Ngjalljes s\u00eb p\u00ebrgjithshme. Duke siguruar k\u00ebshtu realitetin e plot\u00eb t\u00eb hyjnizimit, Grigori nuk mohonte q\u00eb Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb absolutisht transhendent dhe i panjohur n\u00eb esenc\u00ebn e Tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb gjurm\u00ebt e Et\u00ebrve t\u00eb shenjt\u00eb, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb, ai dallon te Per\u00ebndia esenc\u00ebn, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn nuk merret pjes\u00eb dhe energjit\u00eb e p\u00ebrjetshme, krijuese dhe providenciale, p\u00ebrmes t\u00eb cilave Zoti i b\u00ebn qeniet e veta t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb Qenien, n\u00eb Jet\u00ebn dhe n\u00eb Drit\u00ebn e Tij, sidoqoft\u00eb pa futur asnj\u00eb ndarje n\u00eb unitetin e natyr\u00ebs hyjnore. P\u00ebr sh\u00ebn Grigorin, Per\u00ebndia nuk \u00ebsht\u00eb, pra, koncepti i filozof\u00ebve, por \u00ebsht\u00eb Dashuri, Person i gjall\u00eb dhe \u201czjarr q\u00eb konsumon\u201d, si\u00e7 m\u00ebson Shkrimi, i cili b\u00ebn gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb na hyjnizuar. Fillimisht, t\u00eb njohura nga autoritetet e Athosit n\u00eb Tomosin Agjiorit, p\u00ebrkufizimet e ndritura t\u00eb shenjtit u adoptuan nga Kisha, e cila d\u00ebnoi Varlaamin dhe bashk\u00eb me t\u00eb humanizmin filozofik gjat\u00eb dy sinodeve, t\u00eb mbledhura n\u00eb Sh\u00ebn Sofi, m\u00eb 1341.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Varlaami u d\u00ebnua dhe gjeti streh\u00eb n\u00eb Itali, por, megjithat\u00eb, polemika nuk ishte mbyllur. Grigori, i cili p\u00ebr t\u00eb shkruar ligj\u00ebratat e tij kishte jetuar disa koh\u00eb i izoluar n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb Selanik, gjeti me v\u00ebshtir\u00ebsi koh\u00eb dhe u kthye n\u00eb skitin e tij n\u00eb Athos, sepse nj\u00eb nga miqt\u00eb e vjet\u00ebr, Akindini, rimerrte thelbin e argumenteve t\u00eb kalabrezit, duke e akuzuar Grigorin se po fuste risi me dallimin mes esenc\u00ebs dhe energjive. Fillimisht, arbit\u00ebr mes Varlaamit dhe Grigorit, Akindini ishte nj\u00eb nga konservator\u00ebt formal\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt k\u00ebnaqeshin me p\u00ebrs\u00ebritjen e formulave t\u00eb thjeshta p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar \u201chumanist\u00ebt\u201d, pa k\u00ebrkuar t\u00eb dep\u00ebrtonin n\u00eb frym\u00ebn e tradit\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb at\u00eb koh\u00eb shp\u00ebrtheu edhe nj\u00eb luft\u00eb e tmerrshme civile nga rivaliteti mes Duk\u00ebs s\u00eb madh Aleksi Apokavkos dhe ambiciozit Joan Kantakuzeni, mik i Pallamait. Patriarku Joan Kalekasi mori an\u00ebn e Apokavkosit dhe, n\u00ebp\u00ebrmjet Akindinit, i ngriti Grigorit nj\u00eb proces, pas t\u00eb cilit e shkish\u00ebruan shenjtin dhe e d\u00ebnuan me burgim. Gjat\u00eb 4 viteve t\u00eb izolimit, Grigori nuk hoqi dor\u00eb nga veprimtaria e tij: mbajti nj\u00eb korrespodenc\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe hartoi nj\u00eb fjalim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm kund\u00ebr Akindinit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rreth vitit 1346, duke par\u00eb se p\u00ebrpar\u00ebsia po i kalonte Kantakuzenit, regjentja Ana e Savuas\u00eb mori mbrojtjen e shenjtit dhe e shkarkoi patriarkun, dit\u00ebn e hyrjes triumfale t\u00eb Kantakuzenit n\u00eb kryeqytet. Ky em\u00ebroi si patriark Isidorin (1347-1350) dhe mblodhi nj\u00eb sinod t\u00eb ri p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebsuar isihast\u00ebt (hezikast\u00ebt). Polemika gjeti nj\u00eb zgjidhje p\u00ebrfundimtare m\u00eb 1351, gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb nj\u00eb sinodi t\u00eb tret\u00eb kund\u00ebr humanistit Niqifor Gregora. N\u00eb Tomosin sinodal, doktrina e sh\u00ebn Grigor Pallamait p\u00ebr energjit\u00eb e pakrijuara dhe p\u00ebr natyr\u00ebn e Hirit u njoh si rregull i bes\u00ebs p\u00ebr Kish\u00ebn Orthodhokse.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Isidori mori pjes\u00eb n\u00eb dor\u00ebzimin e nj\u00eb s\u00ebr\u00eb episkop\u00ebsh t\u00eb rinj dhe i besoi Grigorit fronin e Selanikut (mars 1347). Por, meq\u00eb qyteti ishte n\u00eb duart e partis\u00eb zelote, kund\u00ebrshtare e Kantakuzenit, mitropoliti i ri nuk hipi dot n\u00eb fron. I strehuar p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb Limnos, ku tregoi devotshm\u00ebri heroike gjat\u00eb nj\u00eb epidemie, m\u00eb n\u00eb fund Grigori mundi t\u00eb hynte n\u00eb qytet, i shoq\u00ebruar me brohoritje, si Krishti kur hyri n\u00eb Jerusalem.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb veprimtarit\u00eb e tij t\u00eb shumta baritore, besimtar\u00ebt p\u00ebrfituan nga hiret e shumta q\u00eb kishte fituar n\u00eb vetmi. B\u00ebri t\u00eb shk\u00eblqente n\u00eb qytet drita q\u00eb i ndri\u00e7onte zemr\u00ebn dhe shp\u00ebrndau me boll\u00ebk m\u00ebsimet e tij shpirt\u00ebrore, duke k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb lidhjen e ngusht\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb bashkoj\u00eb lutjen dhe jet\u00ebn e mistereve n\u00eb jet\u00ebn e \u00e7do t\u00eb krishteri. Me fuqin\u00eb e Krishtit, b\u00ebri shum\u00eb mrekulli dhe sh\u00ebrime.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtimi p\u00ebr n\u00eb Bizant, ra n\u00eb duart e turqve dhe u burgos p\u00ebr nj\u00eb vit n\u00eb Azin\u00eb e Vog\u00ebl. Liria e pjesshme q\u00eb kishte dhe fryma e tij e hapur i lejuan t\u00eb hynte n\u00eb biseda theologjike miq\u00ebsore me theolog\u00eb mysliman\u00eb dhe me birin e emirit Orkham. I liruar nga nj\u00eb shp\u00ebrblim q\u00eb erdhi nga Serbia, u kthye n\u00eb Selanik, ku vazhdoi vepr\u00ebn e tij baritore dhe \u00e7udib\u00ebr\u00ebse. U s\u00ebmur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe, pak para fjetjes, pa sh\u00ebn Joan Gojartin t\u2019i shfaqej e ta ftonte t\u00eb bashkohej me korin e hierark\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb, kur do t\u00eb kremtohej festa e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 1359, shenjti dor\u00ebzoi shpirtin te Per\u00ebndia. Kur dha shpirt, fytyra i shk\u00eblqente plot drit\u00eb si sh\u00ebn Stefanit (Vep. 6-7). Per\u00ebndia tregoi, n\u00eb personin e sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb tij, t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e doktrin\u00ebs s\u00eb tij mbi realitetin e hyjnizimit nga drita e pakrijuar e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Grigori u kanonizua m\u00eb 1368 dhe, p\u00ebr mrekullit\u00eb e tij, konsiderohet si mbrojt\u00ebsi i dyt\u00eb i Selanikut, pas sh\u00ebn Dhimitrit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Apostull Filipi. Sh\u00ebn Filipi ishte nga Betsaida e Galiles\u00eb, nga i nj\u00ebjti vend me apostujt Petro dhe Andrea. Ishte kaq i kujdessh\u00ebm n\u00eb studimin e Ligjit dhe t\u00eb profet\u00ebve, sa i p\u00ebrbuzi t\u00eb t\u00ebra p\u00ebrkujdesjet e bot\u00ebs dhe q\u00ebndroi i virgj\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Pak pas pag\u00ebzimit t\u00eb tij nga Joani dhe thirrjes s\u00eb sh\u00ebn Andreas, Zoti Krisht takoi Filipin dhe i tha: \u201cM\u00eb ndiq!\u201d<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":56514,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-56509","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 14 N\u00ebntor - Apostull Filipi. Osh\u00ebnar Grigor Pallamai. D\u00ebshmor i ri Konstandini nga Idra. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 14 N\u00ebntor - Apostull Filipi. Osh\u00ebnar Grigor Pallamai. D\u00ebshmor i ri Konstandini nga Idra. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Apostull Filipi. Sh\u00ebn Filipi ishte nga Betsaida e Galiles\u00eb, nga i nj\u00ebjti vend me apostujt Petro dhe Andrea. Ishte kaq i kujdessh\u00ebm n\u00eb studimin e Ligjit dhe t\u00eb profet\u00ebve, sa i p\u00ebrbuzi t\u00eb t\u00ebra p\u00ebrkujdesjet e bot\u00ebs dhe q\u00ebndroi i virgj\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Pak pas pag\u00ebzimit t\u00eb tij nga Joani dhe thirrjes s\u00eb sh\u00ebn Andreas, Zoti Krisht takoi Filipin dhe i tha: \u201cM\u00eb ndiq!\u201d\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-11-13T23:02:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 14 N\u00ebntor &#8211; Apostull Filipi. Osh\u00ebnar Grigor Pallamai. D\u00ebshmor i ri Konstandini nga Idra.\",\"datePublished\":\"2025-11-13T23:02:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/\"},\"wordCount\":2676,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/\",\"name\":\"- 14 N\u00ebntor - Apostull Filipi. Osh\u00ebnar Grigor Pallamai. D\u00ebshmor i ri Konstandini nga Idra. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-11-13T23:02:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 14 N\u00ebntor &#8211; Apostull Filipi. Osh\u00ebnar Grigor Pallamai. D\u00ebshmor i ri Konstandini nga Idra.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 14 N\u00ebntor - Apostull Filipi. Osh\u00ebnar Grigor Pallamai. D\u00ebshmor i ri Konstandini nga Idra. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 14 N\u00ebntor - Apostull Filipi. Osh\u00ebnar Grigor Pallamai. D\u00ebshmor i ri Konstandini nga Idra. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Apostull Filipi. Sh\u00ebn Filipi ishte nga Betsaida e Galiles\u00eb, nga i nj\u00ebjti vend me apostujt Petro dhe Andrea. Ishte kaq i kujdessh\u00ebm n\u00eb studimin e Ligjit dhe t\u00eb profet\u00ebve, sa i p\u00ebrbuzi t\u00eb t\u00ebra p\u00ebrkujdesjet e bot\u00ebs dhe q\u00ebndroi i virgj\u00ebr gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs. Pak pas pag\u00ebzimit t\u00eb tij nga Joani dhe thirrjes s\u00eb sh\u00ebn Andreas, Zoti Krisht takoi Filipin dhe i tha: \u201cM\u00eb ndiq!\u201d","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-11-13T23:02:17+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 14 N\u00ebntor &#8211; Apostull Filipi. Osh\u00ebnar Grigor Pallamai. D\u00ebshmor i ri Konstandini nga Idra.","datePublished":"2025-11-13T23:02:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/"},"wordCount":2676,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/","name":"- 14 N\u00ebntor - Apostull Filipi. Osh\u00ebnar Grigor Pallamai. D\u00ebshmor i ri Konstandini nga Idra. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg","datePublished":"2025-11-13T23:02:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51664682200_9d07600781_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/14\/14-nentor-apostull-filipi-oshenar-grigor-pallamai-deshmor-i-ri-konstandini-nga-idra\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 14 N\u00ebntor &#8211; Apostull Filipi. Osh\u00ebnar Grigor Pallamai. D\u00ebshmor i ri Konstandini nga Idra."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56509","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56509"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56509\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":56624,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56509\/revisions\/56624"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56514"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56509"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56509"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56509"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}