{"id":56498,"date":"2025-11-13T00:02:50","date_gmt":"2025-11-12T23:02:50","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=56498"},"modified":"2025-11-07T22:17:44","modified_gmt":"2025-11-07T21:17:44","slug":"oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/","title":{"rendered":"&#8211; 13 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Damaskini."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma.<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img decoding=\"async\" class=\"lazyload alignleft\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27243%27%20height%3D%27350%27%20viewBox%3D%270%200%20243%20350%27%3E%3Crect%20width%3D%27243%27%20height%3D%27350%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg\" width=\"243\" height=\"350\" \/>Ky yll i shk\u00eblqyer n\u00eb kup\u00ebn qiellore t\u00eb shenjtor\u00ebve, kjo shtyll\u00eb e Kish\u00ebs dhe doktor i universit, lindi n\u00eb Antioki m\u00eb 344 (ose ndoshta m\u00eb 354), nga prind\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb: I ati, Sekundi, ishte gjeneral i ushtris\u00eb dhe e \u00ebma, Anthusa, grua plot besim dhe devotshm\u00ebri, por mbeti e ve n\u00eb mosh\u00ebn 20-vje\u00e7are. Nuk u martua dhe preferoi t\u2019ia p\u00ebrkushtonte jet\u00ebn Per\u00ebndis\u00eb dhe edukimit t\u00eb t\u00eb birit. I frym\u00ebzoi Joanit dashurin\u00eb p\u00ebr d\u00eblir\u00ebsin\u00eb dhe mbolli n\u00eb t\u00eb farat e virtytit. Edhe vet\u00eb ai kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb zjarrt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrd\u00ebllim dhe mbrojtjen e drejt\u00ebsis\u00eb, zell t\u00eb guximsh\u00ebm dhe kuraj\u00eb t\u00eb paepur. E \u00ebma i dha edukim t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb n\u00eb let\u00ebrsin\u00eb pagane pran\u00eb m\u00ebsuesve m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, mes t\u00eb cil\u00ebve ishte dhe i famshmi Libanius. Dhuntit\u00eb e tij p\u00ebr oratorin\u00eb ishin t\u00eb tilla, sa mendonin ta b\u00ebnin avokat t\u00eb shk\u00eblqyer dhe Libaniusi d\u00ebshironte ta kishte si pasues.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por Joani nuk e la veten t\u00eb shp\u00ebrndahej n\u00eb kot\u00ebsit\u00eb e bot\u00ebs; u pag\u00ebzua n\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are dhe u b\u00eb lexues disa koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, dhe q\u00eb at\u00ebher\u00eb u kthye drejt Filozofis\u00eb s\u00eb shenjtor\u00ebve. Pas pag\u00ebzimit, asnj\u00eb s\u2019e d\u00ebgjoi t\u00eb thoshte ndonj\u00eb fyerje, as g\u00ebnjesht\u00ebr, as shpifje, as t\u00eb k\u00ebnaqej me talljen dhe kritik\u00ebn e t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb tij. U vesh v\u00ebrtet me Krishtin, duke u zbukuruar me stolin\u00eb e virtyteve n\u00ebp\u00ebrmjet betej\u00ebs intensive t\u00eb p\u00ebrditshme. Sipas shembullit t\u00eb mikut t\u00eb tij, Vasilit, me t\u00eb cilin kishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dashuri p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, la \u00e7do lidhje me bot\u00ebn dhe u t\u00ebrhoq p\u00ebr t\u00eb asketizuar n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e familjes. I ashp\u00ebr me veten, djaloshi i ri kreshmonte me zell, b\u00ebnte agripni dhe lutej, pa lejuar kurr\u00eb t\u2019i shp\u00ebrqendrohej mendja. Q\u00ebndronte vazhdimisht n\u00eb heshtje me Per\u00ebndin\u00eb, i kujdessh\u00ebm n\u00eb shtypjet e vrulleve t\u00eb mishit dhe t\u00eb zem\u00ebrimit. P\u00ebrparoi kaq shum\u00eb, sa shum\u00eb her\u00ebt u b\u00eb i denj\u00eb p\u00ebr lutjen pa shp\u00ebrqendrim e n\u00eb ruajtjen e mendjes pa pasion dhe n\u00eb but\u00ebsi t\u00eb pal\u00ebkundur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb von\u00eb, kur rastiste t\u00eb zem\u00ebrohej n\u00eb fjalimet e tij, e b\u00ebnte p\u00ebr korrigjimin e besimtar\u00ebve, por pa e humbur vet\u00ebkontrollin. N\u00eb mosh\u00ebn 25-vje\u00e7are fama e virtytit t\u00eb tij ishte p\u00ebrhapur dhe episkopi i Antiokis\u00eb donte ta b\u00ebnte prift, por Joani i p\u00ebrulur, i frik\u00ebsuar nga madh\u00ebshtia e tmerrshme e k\u00ebtij funksioni, p\u00eblqeu t\u00eb largohej dhe, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb dredhie t\u00eb shenjt\u00eb, arriti q\u00eb ta dor\u00ebzonin mikun e tij, Vasilin, n\u00eb vend t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur i vdiq e \u00ebma, arriti t\u00eb plot\u00ebsonte d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb kishte prej vitesh, q\u00eb ta braktiste plot\u00ebsisht bot\u00ebn e t\u00eb t\u00ebrhiqej me murgjit q\u00eb jetonin n\u00eb malet rreth Antiokis\u00eb. Jetoi n\u00ebn drejtimin e nj\u00eb asketi sirian, n\u00eb bindje, varf\u00ebri absolute dhe n\u00eb kreshm\u00eb e lutje. K\u00ebta murgj ngriheshin \u00e7do dit\u00eb n\u00eb mesnat\u00eb dhe luteshin s\u00eb bashku deri n\u00eb lindjen e diellit, pastaj secili t\u00ebrhiqej n\u00eb qelin\u00eb e vet, q\u00eb t\u00eb kalonte n\u00eb heshtje pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb dit\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrulura ose duke medituar mbi Shkrimet e Shenjta. Hanin pak buk\u00eb dhe krip\u00eb, pas per\u00ebndimit t\u00eb diellit, pastaj bisedonin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje shpirt\u00ebrore, para se t\u00eb \u00e7lodheshin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 4 vjet\u00ebsh me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jetese, gjat\u00eb t\u00eb cilave u tregua nj\u00eb model p\u00ebr v\u00ebllez\u00ebrit, Joani vendosi t\u00eb t\u00ebrhiqej n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb i vet\u00ebm me Per\u00ebndin\u00eb. Atje u dha n\u00eb beteja m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019ia n\u00ebnshtruar trupin shpirtit. E kaloi k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb pa u shtrir\u00eb asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u00eb fjetur, por \u00e7lodhej duke u varur nga shpatullat n\u00eb nj\u00eb litar t\u00eb lidhur n\u00eb tavan. Lutej dhe sodiste Shkrimet, prej t\u00eb cilave p\u00ebrfitoi njohje me thell\u00ebsi unike. Pas nj\u00eb viti, kreshma e ashp\u00ebr dhe t\u00eb ftoht\u00ebt b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb s\u00ebmurej r\u00ebnd\u00eb nga veshkat, ndaj iu desh t\u00eb kthehej n\u00eb Antioki. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs murg\u00ebrore, Joani fitoi dije t\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr gj\u00ebrat hyjnore dhe, megjith\u00ebse ishte i ri n\u00eb mosh\u00eb, nisi t\u00eb jepte m\u00ebsime n\u00ebp\u00ebrmjet hartimit t\u00eb shum\u00eb fjalimeve p\u00ebr jet\u00ebn shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pak pas kthimit t\u00eb tij n\u00eb Antioki (380), u dor\u00ebzua dhjak nga sh\u00ebn Meleti (12 shkurt), pastaj, 5 vjet m\u00eb von\u00eb, prift nga pasuesi i tij, Flaviani (386). U prit me dashuri nga populli dhe kreu p\u00ebr 12 vjet drejtimin shpirt\u00ebror t\u00eb mitropolis\u00eb s\u00eb madhe, e cila vuante prej shum\u00eb vitesh nga nj\u00eb gjendje e mjerueshme kishtare. Tregohet se n\u00eb \u00e7astin e hirotonisjes, disa pan\u00eb nj\u00eb kolon\u00eb t\u00eb bardh\u00eb t\u00eb q\u00ebndronte mbi kok\u00ebn e tij, dhe n\u00eb fakt, hiri i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb dit\u00ebn e Pentikostis\u00eb zbriti mbi apostujt n\u00eb form\u00eb gjuh\u00ebsh zjarri, banoi q\u00eb prej asaj dite te Joani dhe i dha fjal\u00ebs s\u00eb tij fuqin\u00eb e zjarrit hyjnor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Elokuenca e tij ishte brilante. Arrinte t\u00eb mblidhte gjith\u00eb qytetin n\u00eb \u00e7do ligj\u00ebrat\u00eb q\u00eb b\u00ebnte n\u00ebp\u00ebr kishat e ndryshme dhe ngjallte nj\u00eb entuziaz\u00ebm kaq t\u00eb zjarrt\u00eb te d\u00ebgjuesit, sa shpesh nd\u00ebrpritej nga gj\u00ebmimi i duartrokitjeve. Fjal\u00ebt e tij u ngjanin uj\u00ebrave t\u00eb bollshme t\u00eb lumit \u201cq\u00eb rrethon qytetin e Per\u00ebndis\u00eb\u201d (Ps. 45.5); dep\u00ebrtonin thell\u00eb n\u00eb zemra dhe i ngrinin shpirtrat drejt Per\u00ebndis\u00eb dhe dashuris\u00eb p\u00ebr virtytin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga t\u00eb gjith\u00eb Et\u00ebrit, Joani shk\u00eblqeu m\u00eb shum\u00eb n\u00eb elokuenc\u00eb, prandaj e b\u00ebn\u00eb zakon ta quanin GOJART\u00cb. Predikimi i tij bazohej kryesisht n\u00eb Shkrimin e Shenjt\u00eb, mjaltin e t\u00eb cilit e kishte shijuar me mund n\u00eb vetmi: i p\u00eblqente t\u00eb shpjegonte kuptimin literal dhe tregonte unitetin e planit hyjnor q\u00eb Shkrimi zbulon, duke e zbatuar p\u00ebrher\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e krishter\u00eb. Sodiste thell\u00ebsit\u00eb e mistereve hyjnore dhe zot\u00ebronte pasurin\u00eb e dogmave, por dinte edhe t\u00eb tregonte se k\u00ebto e gjejn\u00eb rrezatimin e tyre n\u00eb virtytet e shenjta;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb l\u00ebmosh\u00eb, drejt\u00ebsi, p\u00ebrul\u00ebsi, pendim dhe d\u00ebrrmimin e zemr\u00ebs, bazuar n\u00eb besimin te madh\u00ebshtia e pafund e m\u00ebshir\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Shpesh i thoshin \u201cPredikuesi i M\u00ebshir\u00ebs\u201d dhe \u201cSyri i ndritsh\u00ebm i pendimit\u201d. Nuk mjaftohej vet\u00ebm me predikimin, por organizonte bamir\u00ebsi, drejtonte ceremoni dhe lutje, kujdesej p\u00ebr cilindo si p\u00ebr shpirtin e vet, ishte arbit\u00ebr n\u00eb \u00e7\u00ebshtje publike, si p\u00ebrmbysja nga populli e statujave t\u00eb perandorit Theodhos n\u00eb revolt\u00ebn e vitit 387, i cili, pa nd\u00ebrhyrjen e shenjtit, do t\u2019i kishte shtypur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjakshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb 397, fjeti kryepiskopi i Konstandinopoj\u00ebs, sh\u00ebn Nektari, (kremtohet m\u00eb 11 tetor) dhe vendi i tij vakant u b\u00eb objekt i lakmive t\u00eb hidhura, ve\u00e7an\u00ebrisht nga Theofili, kryepiskopi i Aleksandris\u00eb, i cili, nga xhelozia p\u00ebr influenc\u00ebn e ndjeshme t\u00eb qytetit perandorak, donte t\u00eb vendoste n\u00eb fron Isidorin, nj\u00eb nga njer\u00ebzit e vet t\u00eb besuar. Megjithat\u00eb, fama e Joanit ishte p\u00ebrhapur shum\u00eb dhe i kishte kaluar limitet e provinc\u00ebs s\u00eb Antiokis\u00eb dhe shfaqej si i vetmi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i denj\u00eb t\u00eb merrte p\u00ebrsip\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb. N\u00ebn presionin e kryeministrit Eftropi, perandori Arkad e caktoi si kryepiskop dhe me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb manovre e solli n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, sepse dihej se, nga p\u00ebrul\u00ebsia e tij, nuk do ta pranonte kurr\u00eb k\u00ebt\u00eb funksion. U fron\u00ebzua n\u00eb shkurt t\u00eb vitit 398, nga Theofili, i cili i mbante m\u00ebri. Sapo u b\u00eb kryepiskop, Joani b\u00ebri t\u00eb shk\u00eblqente dhuntia e tij si orator, ashtu dhe shenjt\u00ebria e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Predikonte kudo dhe pa u lodhur dhe turma njer\u00ebzish mblidheshin p\u00ebr ta d\u00ebgjuar me entuziaz\u00ebm. Kishte dashurin\u00eb e atit p\u00ebr besimtar\u00ebt e tij dhe u fliste me familjaritet: g\u00ebzohej p\u00ebr p\u00ebrparimin e tyre n\u00eb virtyt dhe derdhte lot kur m\u00ebsimet e tij mbeteshin pa rezultat. I huaj p\u00ebr servilizma ndaj t\u00eb m\u00ebdhenjve t\u00eb oborrit, i sulmoi pa vones\u00eb p\u00ebr teprin\u00eb e luksit, t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsive dhe m\u00ebshir\u00ebn hipokrite t\u00eb t\u00eb pasurve, por gjithmon\u00eb, pa i akuzuar me emra. Vet\u00eb ai dha shembullin e varf\u00ebris\u00eb ungjillore, duke u privuar nga t\u00ebr\u00eb luksi q\u00eb i p\u00ebrkiste personit t\u00eb kryepiskopit. Shiti t\u00eb mirat e kryepiskopat\u00ebs dhe objektet e \u00e7muara, q\u00eb t\u2019i shp\u00ebrndante te t\u00eb varfrit dhe t\u00eb nd\u00ebrtonte spitale dhe streh\u00eb p\u00ebr t\u00eb huajt. Nuk zot\u00ebronte asgj\u00eb p\u00ebr veten e vet dhe ishte \u00e7liruar nga t\u00ebr\u00eb p\u00ebrkujdesjet, lidhur me ftesat dhe darkat zyrtare: hante gjithmon\u00eb vet\u00ebm, q\u00eb t\u00eb mbante trupin e tij t\u00eb s\u00ebmur\u00eb dhe t\u00eb dob\u00ebsuar dhe nuk pranonte kurr\u00eb ftesa, q\u00eb t\u2019u shmangej bisedave t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Praktikonte gjer\u00ebsisht mikpritjen dhe vet\u00eb ai vizitonte t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt dhe t\u00eb burgosurit e u q\u00ebndronte pran\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve dhe nevojtar\u00ebve. Q\u00eb t\u2019i evitonte loj\u00ebrat dhe spektaklet shpirtprish\u00ebse, organizonte n\u00eb qytet procesione dhe psalmodi q\u00eb nga m\u00ebngjesi e deri nat\u00ebn. Celebronte shpesh agripni p\u00ebr ata q\u00eb punonin dit\u00ebn, q\u00eb t\u00eb vinin n\u00eb qet\u00ebsin\u00eb e nat\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u lutur. Joani i nxiste q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrprisnin gjumin, q\u00eb t\u2019i kushtonin pak koh\u00eb lutjes. Prandaj shkroi lutjet e Liturgjis\u00eb Hyjnore, t\u00eb cil\u00ebn e kremtojm\u00eb edhe sot.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur kremtonte, shikonte shpesh t\u00eb zbrisnin nga qielli nj\u00eb shumic\u00eb engj\u00ebjsh q\u00eb rrethonin kish\u00ebn. Me gjith\u00eb k\u00ebto pun\u00eb baritore, preokupimi i tij i par\u00eb ishte soditja dhe meditimi i Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb. Ishte kaq shum\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb, sa harronte shpesh t\u00eb hante dhe t\u00eb \u00e7lodhej. Nj\u00eb nat\u00eb, dishepulli i tij, Prokli, i cili i sh\u00ebrbente, e vuri re fshehtazi n\u00eb qeli dhe pa se vet\u00eb apostull Pavli i rrinte pran\u00eb dhe i diktonte komentarin e Letrave t\u00eb tij. Zelli i Joanit p\u00ebr virtytin shtrihej n\u00eb t\u00ebr\u00eb rrethin e tij dhe plot energji ndreqte sjelljet e klerit dhe p\u00ebrjashtonte nga Kungata disa episkop\u00eb simoniak\u00eb. Kujdesej p\u00ebr misionet dhe p\u00ebrhapjen e Ungjillit te barbar\u00ebt dhe n\u00eb ve\u00e7anti te got\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve iu dha nj\u00eb kish\u00eb n\u00eb Konstandinopoj\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Megjithat\u00eb, e gjith\u00eb kjo veprimtari dhe kjo vendosm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb reformuar zakonet ngjall\u00ebn shpejt armiq\u00ebsi t\u00eb shumta tek disa fisnik\u00eb t\u00eb devotsh\u00ebm dhe episkop\u00eb mondan\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt shfryt\u00ebzuan t\u00ebr\u00eb pretekstet p\u00ebr t\u00eb shpifur. Edhe Theofili i Aleksandris\u00eb p\u00ebrfitoi nga k\u00ebto thashetheme dhe nga mbrojtja q\u00eb u kishte b\u00ebr\u00eb Joani disa murgjve origjenian\u00eb q\u00eb ishin larguar nga Nitria, p\u00ebr ta akuzuar dhe p\u00ebr ta detyruar q\u00eb t\u00eb hiqte dor\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb sinodi t\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb vet\u00ebm nga partizan\u00ebt e vet (Sinodi i Ken\u00ebs, 403). N\u00eb vend q\u00eb t\u2019u p\u00ebrgjigjej akuzave t\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebrta dhe intrigave t\u00eb oborrit, Joani preferoi t\u00eb imitonte Krishtin, M\u00ebsuesin e tij, i cili ruajti heshtjen para akuzuesve t\u00eb tij dhe e la veten t\u00eb vuante si qengji n\u00eb thertore. Pra, pranoi d\u00ebnimin dhe dor\u00ebheqjen edhe pse populli ishte gati p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb kryengritje p\u00ebr bariun e tij t\u00eb dashur dhe u dor\u00ebzua tek ushtar\u00ebt, q\u00eb e internuan n\u00eb Bitini. Por, menj\u00ebher\u00eb pas k\u00ebtij largimi t\u00eb shenjtit, nj\u00eb t\u00ebrmet shkundi kryeqytetin, shoq\u00ebruar me katastrofa, t\u00eb cilat e soll\u00ebn n\u00eb vete perandoresh\u00ebn Evdhoksia dhe e b\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptonte fajin, ndaj e thirr\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri Joanin n\u00eb fronin e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sapo u kthye n\u00eb fron, Joani nuk ishte aspak i gatsh\u00ebm t\u00eb b\u00ebnte kompromise. Ruajti mir\u00ebkuptim me perandoresh\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr disa muaj; derisa ajo inauguroi nj\u00eb statuj\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb saj n\u00eb mes t\u00eb festave dhe manifestimeve t\u00eb zhurmshme, q\u00eb trazuan sh\u00ebrbesat e kish\u00ebs dhe soll\u00ebn qortimin e Joanit. Intrigant\u00ebt p\u00ebrfituan nga kjo situat\u00eb, p\u00ebr ta sulmuar edhe nj\u00eb her\u00eb: Theofili dhe t\u00eb tijt\u00eb arrit\u00ebn ta bindnin perandorin q\u00eb t\u00eb mos merrte pjes\u00eb n\u00eb ceremonit\u00eb e Pashk\u00ebs, kryesuar nga Joani (404), me pretekstin se ishte i paligjsh\u00ebm si patriark. Arkadi e d\u00ebboi kryepiskopin nga kisha e tij dhe dha urdh\u00ebr t\u00eb d\u00ebbonte klerik\u00ebt q\u00eb i mbet\u00ebn besnik\u00eb dhe besimtar\u00ebt, n\u00eb \u00e7astin kur kryheshin pag\u00ebzime, t\u00eb Shtun\u00ebn e Madhe, aq sa dhuna b\u00ebri q\u00eb gjaku t\u00eb rridhte n\u00eb pag\u00ebzimoret. Trazirat zgjat\u00ebn edhe dit\u00ebn tjet\u00ebr pas Pashk\u00ebs. Joani u mbyll n\u00eb pallatin e tij, i ruajtur nga ushtar\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrfundimisht, disa dit\u00eb pas Pentikostis\u00eb, me gjith\u00eb frik\u00ebn e Evdhoksis\u00eb se mos shtoheshin katastrofat, si me largimin e tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, perandori vendosi ta syrgjynosnin p\u00ebrs\u00ebri. Joani u dor\u00ebzua vet\u00eb, por populli i mbledhur rreth Sh\u00ebn Sofis\u00eb protestoi, shp\u00ebrthyen p\u00ebrleshje dhe ran\u00eb zjarre, duke shkat\u00ebrruar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb katedrales dhe t\u00eb pallatit t\u00eb senatit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb u akuzuan edhe pasuesit e shenjtit dhe gjet\u00ebn pretekst q\u00eb t\u2019i p\u00ebrndiqnin e t\u2019i persekutonin me urrejtje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas k\u00ebsaj, kaloi t\u00ebr\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e nj\u00eb internimi t\u00eb hidhur. Si fillim, u d\u00ebrgua n\u00eb Nikea dhe pastaj e zhvendos\u00ebn n\u00eb Kukuz (Armeni), ku vuajti ashp\u00ebrsit\u00eb e klim\u00ebs, uris\u00eb, sulmeve barbare dhe izolimit. Por, i pathyesh\u00ebm n\u00eb guximin dhe shpres\u00ebn e tij, ngush\u00eblloi n\u00ebp\u00ebrmjet letrave q\u00eb shkruante ata q\u00eb ishin internuar dhe persekutuar p\u00ebr shkak t\u00eb tij. Situata e tij ngjalli interesin e pap\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs, Inocentit, i cili u p\u00ebrpoq pa sukses q\u00eb ta mb\u00ebshteste. Meq\u00eb vet\u00eb prania e tij ishte d\u00ebnim p\u00ebr armiqt\u00eb, k\u00ebta t\u00eb fundit u p\u00ebrpoq\u00ebn ta \u00e7onin n\u00eb nj\u00eb vend edhe m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr, n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e Kaukazit, n\u00eb brigjet e Detit t\u00eb Zi. Pa pyetur p\u00ebr mosh\u00ebn dhe dob\u00ebsit\u00eb e tij, kryepiskopin e shenjt\u00eb e detyruan t\u00eb ecte n\u00eb monopate t\u00eb v\u00ebshtira.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 3 muajsh, mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb qytetin e Komanit n\u00eb Pont dhe ndaluan pran\u00eb kish\u00ebs kushtuar martirit lokal, Vasiliskut (22 maj). Gjat\u00eb nat\u00ebs, kur Joani po lutej, me gjith\u00eb d\u00ebrrmimin e tejskajsh\u00ebm, shenjti iu shfaq e i tha: \u201cB\u00ebj durim, se nes\u00ebr do t\u00eb jemi s\u00eb bashku\u201d. N\u00eb m\u00ebngjes, ai k\u00ebrkoi rroba t\u00eb bardha, u kungua me Misteret e Shenjta dhe dha shpirt duke th\u00ebn\u00eb: \u201cLavdi Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha!\u201d (14 shtator 407).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kisha e Konstandinopoj\u00ebs vuajti edhe m\u00eb tej p\u00ebr vite me radh\u00eb nga skizma: dishepujt e Joanit nuk i njoh\u00ebn z\u00ebvend\u00ebsuesit q\u00eb caktoi perandori. Kur erdhi paqja dhe shenjt\u00ebria e Joanit u njoh unanimisht, lipsanet e tij t\u00eb shenjta i soll\u00ebn me triumf n\u00eb kryeqytet (438).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. &nbsp; Ky yll i shk\u00eblqyer n\u00eb kup\u00ebn qiellore t\u00eb shenjtor\u00ebve, kjo shtyll\u00eb e Kish\u00ebs dhe doktor i universit, lindi n\u00eb Antioki m\u00eb 344 (ose ndoshta m\u00eb 354), nga prind\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb: I ati, Sekundi, ishte gjeneral i ushtris\u00eb dhe e \u00ebma, Anthusa, grua plot besim dhe devotshm\u00ebri, por mbeti e ve n\u00eb mosh\u00ebn 20-vje\u00e7are. Nuk u<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":56502,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-56498","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 13 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Damaskini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 13 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Damaskini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. &nbsp; Ky yll i shk\u00eblqyer n\u00eb kup\u00ebn qiellore t\u00eb shenjtor\u00ebve, kjo shtyll\u00eb e Kish\u00ebs dhe doktor i universit, lindi n\u00eb Antioki m\u00eb 344 (ose ndoshta m\u00eb 354), nga prind\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb: I ati, Sekundi, ishte gjeneral i ushtris\u00eb dhe e \u00ebma, Anthusa, grua plot besim dhe devotshm\u00ebri, por mbeti e ve n\u00eb mosh\u00ebn 20-vje\u00e7are. Nuk u\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2025-11-12T23:02:50+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 13 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Damaskini.\",\"datePublished\":\"2025-11-12T23:02:50+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/\"},\"wordCount\":2602,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/\",\"name\":\"- 13 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Damaskini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg\",\"datePublished\":\"2025-11-12T23:02:50+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 13 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Damaskini.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 13 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Damaskini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 13 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Damaskini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. &nbsp; Ky yll i shk\u00eblqyer n\u00eb kup\u00ebn qiellore t\u00eb shenjtor\u00ebve, kjo shtyll\u00eb e Kish\u00ebs dhe doktor i universit, lindi n\u00eb Antioki m\u00eb 344 (ose ndoshta m\u00eb 354), nga prind\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb: I ati, Sekundi, ishte gjeneral i ushtris\u00eb dhe e \u00ebma, Anthusa, grua plot besim dhe devotshm\u00ebri, por mbeti e ve n\u00eb mosh\u00ebn 20-vje\u00e7are. Nuk u","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2025-11-12T23:02:50+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 13 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Damaskini.","datePublished":"2025-11-12T23:02:50+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/"},"wordCount":2602,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/","name":"- 13 N\u00ebntor - Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Damaskini. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg","datePublished":"2025-11-12T23:02:50+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51662980727_8c978e759e_b.jpg","width":"662","height":"960"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2025\/11\/13\/oshenar-joan-gojarti-i-konstandinopojes-dhe-anthusa-e-ema-oshenar-deshmor-i-ri-damaskini\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 13 N\u00ebntor &#8211; Osh\u00ebnar Joan Gojarti i Konstandinopoj\u00ebs dhe Anthusa, e \u00ebma. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Damaskini."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56498","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56498"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56498\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":56505,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56498\/revisions\/56505"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56502"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56498"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56498"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56498"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}