{"id":56302,"date":"2021-10-31T15:00:35","date_gmt":"2021-10-31T14:00:35","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=56302"},"modified":"2021-11-07T21:40:40","modified_gmt":"2021-11-07T20:40:40","slug":"e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/","title":{"rendered":"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve &#038; durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 (Tekst)"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve &amp; durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, <\/strong><br \/>\n<strong>Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021<\/strong><\/h4>\n<h4 class=\"entry-title fusion-responsive-typography-calculated\" data-fontsize=\"19\" data-lineheight=\"26.6px\"><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u201cO djal\u00eb, kujtohu, se ti i more t\u00eb mirat e tua n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, dhe Llazari gjithashtu t\u00eb k\u00ebqijat;<\/em><br \/>\n<em>po tani ky prehet, e ti mundohesh.\u201d (v.5)<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb pjes\u00ebn e sotme t\u00eb Ungjillit, Zoti, me sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e t\u00eb pasurit dhe Llazarit, na paraqet jet\u00ebn e k\u00ebtushme, por edhe jet\u00ebn pas vdekjes. Tha Zoti: Ishte nj\u00eb njeri i pasur, q\u00eb vishej me rroba purpuri e liri t\u00eb \u00e7muesh\u00ebm. Hante dhe pinte dhe ia kalonte mir\u00eb \u00e7do dit\u00eb, brenda nj\u00eb luksi dhe shp\u00ebrdorimi t\u00eb madh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Te dera e tij rrinte edhe nj\u00eb i varf\u00ebr me emrin Llazar. Ai ishte i mbushur me plag\u00eb e d\u00ebshironte t\u00eb ngopej me th\u00ebrrimet q\u00eb binin nga tryeza e pasanikut. Kaq i d\u00ebrrmuar ishte sa nuk mundej t\u00eb d\u00ebbonte as qent\u00eb, q\u00eb vinin e l\u00ebpinin plag\u00ebt e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I ashp\u00ebr ishte, i pasuri i sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs. Vet\u00ebm p\u00ebr veten e tij kujdesej. Asnj\u00eb mendim p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, asnj\u00eb shikim ndaj Llazarit t\u00eb plagosur, q\u00eb torturohej jasht\u00eb pallatit t\u00eb tij, asnj\u00eb pik\u00eb dashurie p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo \u00ebsht\u00eb jeta jon\u00eb. E p\u00ebrzier, e mira me t\u00eb keqen, pasuria me varf\u00ebrin\u00eb, s\u00ebmundja dhe sh\u00ebndeti, lavdia dhe p\u00ebrbuzja, madh\u00ebshtia dhe posht\u00ebrimi, g\u00ebzimi dhe hidh\u00ebrimi. Dhe Per\u00ebndia i shikon, i d\u00ebgjon dhe i duron. Por p\u00ebrse i duron? Q\u00eb t\u00eb provohen karakteret dhe t\u00eb kultivohen shpirtrat. Sepse ekziston dita e gjykimit dhe e shp\u00ebrblimit, dita e drejt\u00ebsis\u00eb hyjnore, dhe k\u00ebshtu, secili do t\u00eb gjykohet sipas veprave t\u00eb tij dhe do t\u00eb marr\u00eb shp\u00ebrblimin e lig\u00ebsis\u00eb apo t\u00eb virtytit t\u00eb tij. Dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto, p\u00ebrjet\u00ebsisht.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-2\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, jeta e njer\u00ebzve, me sado lumturi t\u00eb jet\u00eb mb\u00ebshtjell\u00eb apo sado mjerim t\u00eb mbyll\u00eb brenda saj, ka kufijt\u00eb e vet\u00eb. E p\u00ebrkohshme \u00ebsht\u00eb jeta k\u00ebtu mbi dh\u00e9. Kalimtare. Erdhi, pra, momenti i bekuar, q\u00eb t\u00eb prehet \u201cLlazari i varf\u00ebr\u201d nga dhimbjet e jet\u00ebs s\u00eb tashme. T\u00eb shkret\u00eb dhe t\u00eb p\u00ebrbuzur e gjeti vdekja. Por, \u00e7far\u00eb ndryshimi! Kortezh nderues Engj\u00ebjsh t\u00eb ndritsh\u00ebm shoq\u00ebrojn\u00eb shpirtin e tij. E drejtojn\u00eb p\u00ebr n\u00eb pallatet e ndritsh\u00ebm t\u00eb qiellit. N\u00eb gjirin e Patrikut Abraham.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u201cVdiq\u201d pas pak koh\u00ebsh, \u201cedhe i pasuri, dhe u varros\u201d. Asgj\u00eb nuk arriti ta mbante n\u00eb jet\u00eb. Asgj\u00eb nuk e shoq\u00ebroi n\u00eb jet\u00ebn pas vdekjes. I zhveshur nga \u00e7do mir\u00ebsi dhe \u00e7do virtyt. I vet\u00ebm. Pa asnj\u00eb person t\u00eb dashur p\u00ebr ta pritur atje. Torturohet. V\u00ebrtitet n\u00eb mosmikpritje, n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn e frikshme t\u00eb Hadhit. Dh\u00ebmb\u00ebt k\u00ebrcasin. P\u00ebrplasen fuqish\u00ebm nga tmerri dhe dhimbja. Zemra e tij digjet. Brejtjet e nd\u00ebrgjegjes e rrahin pa pushim. E gllab\u00ebrojn\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke u torturuar n\u00eb Hadh, pa nga larg t\u00eb njohurin e tij, Llazarin, t\u00eb d\u00ebfrej\u00eb n\u00eb gjirin e Abrahamit, dhe thirri: \u201cAt\u00eb Abraham, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua! D\u00ebrgoje Llazarin q\u00eb t\u00eb lyej\u00eb maj\u00ebn e gishtit t\u00eb tij n\u00eb uj\u00eb e t\u00eb m\u00eb ftoh\u00eb gjuh\u00ebn; sepse po mundohem n\u00eb k\u00ebt\u00eb flak\u00eb\u201d. -\u201cBiri im\u201d, iu p\u00ebrgjigj Abrahami, \u201ckujtohu, se ti i more t\u00eb mirat e tua n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, kurse Llazari vuante vazhdimisht. Por tani prehet si i drejt\u00eb, e ti mundohesh! Pastaj, midis jush e nesh \u00ebsht\u00eb caktuar nj\u00eb hendek i madh, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, ata q\u00eb do t\u00eb donin t\u00eb kalonin q\u00eb k\u00ebtej te ju, t\u00eb mos munden dhe askush nuk mund t\u00eb kaloj\u00eb q\u00eb andej te ne\u201d.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-3\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00cbsht\u00eb ligj, dhe madje ligj hyjnor. U kujdese t\u00eb jetosh me nder dhe moral n\u00eb jet\u00ebn mbi dh\u00e9? Do t\u00eb shp\u00ebrblehesh me t\u00eb mira n\u00eb qiej. Jetove k\u00ebtu n\u00eb tok\u00eb brenda paudh\u00ebsis\u00eb, pa m\u00ebshir\u00eb dhe keqardhje p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin t\u00ebnd? Do t\u00eb kesh n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr, shoq\u00ebrues t\u00eb pandash\u00ebm, dhimbjen dhe mjerimin. Rrjedhimisht, p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb kan\u00eb vler\u00eb vet\u00ebm veprat e virtytshme. P\u00ebrkundrazi, veprat e paudh\u00ebsis\u00eb jan\u00eb t\u00eb papranueshme dhe sjellin d\u00ebnimin e p\u00ebrjetsh\u00ebm. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, sa i urt\u00eb dhe i drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb ky ligj! Nd\u00ebrgjegjja e sh\u00ebndosh\u00eb gjen k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e saj t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrderisa n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb nuk ekziston drejt\u00ebsi e p\u00ebrsosur, duhet t\u00eb ekzistoj\u00eb ndonj\u00eb mbret\u00ebri tjet\u00ebr, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn drejt\u00ebsia t\u00eb gjej\u00eb shp\u00ebrblimin e saj t\u00eb plot\u00eb. Dhe kjo mbret\u00ebri \u00ebsht\u00eb jeta tjet\u00ebr. K\u00ebshtu rivendoset ekuilibri i plot\u00eb, t\u00eb cilin e trazon paudh\u00ebsia njer\u00ebzore, kur vjen n\u00eb kund\u00ebrshtim me vullnetin hyjnor.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Jeta nuk \u00ebsht\u00eb, vazhdimisht, ashtu si\u00e7 duket zakonisht. Njeriu, kur vdes, nuk zhduket krejt\u00ebsisht. Sigurisht trupi shp\u00ebrb\u00ebhet \u201cn\u00eb l\u00ebnd\u00ebn prej s\u00eb cil\u00ebs u mor\u201d. N\u00eb dh\u00e9 dhe n\u00eb uj\u00eb, dometh\u00ebn\u00eb, n\u00eb balt\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet s\u00eb cil\u00ebs Per\u00ebndia e gatoi. Por shpirti mbetet n\u00eb jet\u00eb t\u00eb jet\u00ebve, i pavdeksh\u00ebm dhe i pandryshuesh\u00ebm, duke pasqyruar t\u00eb shkuar\u00ebn ton\u00eb edhe k\u00ebtu edhe n\u00eb Qiej. Dhe, n\u00ebse jeta mbi tok\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbushur me virtyt, jemi mir\u00eb. Lavdi dhe nder do t\u00eb jet\u00eb shp\u00ebrblimi. Por, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e mbushur me paudh\u00ebsi, mjer\u00eb. Posht\u00ebrsi, pandershm\u00ebri dhe turp do t\u00eb jet\u00eb shpagimi. P\u00ebrjet\u00ebsia \u00ebsht\u00eb jehona e jet\u00ebs son\u00eb mbi tok\u00eb. N\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb mbi tok\u00eb, dhe t\u00eb pasurit dhe t\u00eb varfrit, provohemi. Japim provime, q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb hyjm\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e lumur t\u00eb Parajs\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mendoni, se i pasuri shkoi n\u00eb ferr vet\u00ebm e vet\u00ebm se ishte i pasur? I pasur ishte edhe Abrahami dhe e shikojm\u00eb t\u00eb parin dhe m\u00eb t\u00eb mirin midis t\u00eb drejt\u00ebve. Nuk e kan\u00eb fajin gj\u00ebrat, por njer\u00ebzit. Nuk e ka fajin argjendi, por argjendashja. Pasuria n\u00eb vetvete nuk \u00ebsht\u00eb as e mir\u00eb as e keqe; n\u00eb duart e njer\u00ebzve b\u00ebhet e mir\u00eb apo e keqe. I pasuri nuk shkoi n\u00eb torturat e Hadhit, vet\u00ebm e vet\u00ebm se ishte i pasur, por ngaq\u00eb ishte i pasur i lig, njeri i pam\u00ebshirsh\u00ebm dhe zem\u00ebrgur. Do t\u00eb mundej q\u00eb, me pasurin\u00eb e tij, t\u00eb kishte bler\u00eb Parajs\u00ebn, n\u00ebp\u00ebrmjet bamir\u00ebsis\u00eb dhe njeridashjes; por p\u00ebr shkak t\u00eb pasuris\u00eb, me argjendashjen dhe lakmin\u00eb e tij, ra n\u00eb ferr.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Po Llazari, si mendoni, shkoi pran\u00eb Abrahamit, vet\u00ebm e vet\u00ebm se ishte i varf\u00ebr? N\u00ebse do t\u00eb ishte k\u00ebshtu, do t\u00eb duhej t\u00eb shkonte pran\u00eb ndonj\u00eb t\u00eb varfri dhe jo pran\u00eb Abrahamit t\u00eb pasur. Dhe at\u00ebher\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb ishte i ndar\u00eb vendi i njer\u00ebzve, n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr; t\u00eb pasurit n\u00eb ferr dhe t\u00eb varfrit n\u00eb Parajs\u00eb. Sepse, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb dikush i pasur, nuk do t\u00eb thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb edhe i keq, dhe nuk mjafton t\u00eb jesh i varf\u00ebr p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb edhe i drejt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shenjtor\u00ebt d\u00ebshirojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe e ngren\u00eb me durim dhe krenari varf\u00ebrin\u00eb e tyre. Po ti, nuk d\u00ebshiron t\u00eb jesh i varf\u00ebr dhe i trembesh varf\u00ebris\u00eb? Puno me ndershm\u00ebri dhe b\u00ebj ekonomi, q\u00eb t\u00eb jesh i vet\u00ebmjaftuesh\u00ebm; ki edhe shpres\u00ebtari, dhe me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb do t\u00eb jesh i pasur. I pasur \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mjaftohet me t\u00eb pakta dhe i varf\u00ebr ai q\u00eb i nevojiten shum\u00eb.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><span class=\"ez-toc-section\" id=\"i-4\"><\/span><strong>* * *<\/strong><span class=\"ez-toc-section-end\"><\/span><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">V\u00ebllez\u00ebrit e mi t\u00eb dashur!<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Krishti, p\u00ebr t\u00eb pasurit dhe t\u00eb ngopurit tha: \u201cMjer\u00eb ju t\u00eb ngopurit\u201d, duke n\u00ebnkuptuar zem\u00ebrgur\u00ebt, t\u00eb pasurin e sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebs. Dhe tha p\u00ebrs\u00ebri: \u201cLum ju t\u00eb varfrit\u201d, duke n\u00ebnkuptuar t\u00eb varfrit si Llazari; q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb varf\u00ebr nga kok\u00ebfort\u00ebsia dhe se varf\u00ebrin\u00eb e ngren\u00eb me durim. T\u00eb jemi t\u00eb pasur n\u00eb virtyte dhe t\u00eb varf\u00ebr n\u00eb lig\u00ebsi. \u201cTeprica e t\u00eb pasurit tek mungesa e t\u00eb varfrit\u201d, thot\u00eb apostull Pavli. T\u00eb pasur dhe t\u00eb varf\u00ebr le t\u00eb jemi k\u00ebtu v\u00ebllez\u00ebr, q\u00eb t\u00eb jemi edhe n\u00eb jet\u00ebn tjet\u00ebr bashk\u00eb n\u00eb Parajs\u00eb. U b\u00ebft\u00eb!<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><em>ME URIME T\u00cb P\u00cbRZEM\u00cbRTA DHE BEKIME T\u00cb SHUMTA:<br \/>\n<\/em><em>MITROPOLITI I BERATIT, VLOR\u00cbS DHE KANIN\u00cbS<br \/>\n<\/em><em>\u2020 IGNATI<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve &amp; durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 &nbsp; \u201cO djal\u00eb, kujtohu, se ti i more t\u00eb mirat e tua n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, dhe Llazari gjithashtu t\u00eb k\u00ebqijat; po tani ky prehet, e ti mundohesh.\u201d (v.5) &nbsp; N\u00eb pjes\u00ebn e sotme t\u00eb Ungjillit, Zoti, me sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e t\u00eb pasurit dhe<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":56305,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[2777],"tags":[2783,2779],"class_list":["post-56302","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-predikimet-e-se-dieles-festive","tag-mitropolia-e-beratit","tag-predikimet-e-se-dieles-festive"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve &amp; durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve &amp; durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve &amp; durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 &nbsp; \u201cO djal\u00eb, kujtohu, se ti i more t\u00eb mirat e tua n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, dhe Llazari gjithashtu t\u00eb k\u00ebqijat; po tani ky prehet, e ti mundohesh.\u201d (v.5) &nbsp; N\u00eb pjes\u00ebn e sotme t\u00eb Ungjillit, Zoti, me sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e t\u00eb pasurit dhe\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-10-31T14:00:35+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-11-07T20:40:40+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve &#038; durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 (Tekst)\",\"datePublished\":\"2021-10-31T14:00:35+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-07T20:40:40+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/\"},\"wordCount\":1470,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg\",\"keywords\":[\"Mitropolia e Beratit\",\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"articleSection\":[\"Predikimet e se Dieles &amp; Festive\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/\",\"name\":\"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve & durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-10-31T14:00:35+00:00\",\"dateModified\":\"2021-11-07T20:40:40+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg\",\"width\":\"874\",\"height\":\"965\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve &#038; durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 (Tekst)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve & durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve & durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve &amp; durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &amp; Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 &nbsp; \u201cO djal\u00eb, kujtohu, se ti i more t\u00eb mirat e tua n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde, dhe Llazari gjithashtu t\u00eb k\u00ebqijat; po tani ky prehet, e ti mundohesh.\u201d (v.5) &nbsp; N\u00eb pjes\u00ebn e sotme t\u00eb Ungjillit, Zoti, me sh\u00ebmb\u00eblltyr\u00ebn e t\u00eb pasurit dhe","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-10-31T14:00:35+00:00","article_modified_time":"2021-11-07T20:40:40+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve &#038; durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 (Tekst)","datePublished":"2021-10-31T14:00:35+00:00","dateModified":"2021-11-07T20:40:40+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/"},"wordCount":1470,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg","keywords":["Mitropolia e Beratit","Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"articleSection":["Predikimet e se Dieles &amp; Festive"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/","name":"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve & durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs & Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 (Tekst) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg","datePublished":"2021-10-31T14:00:35+00:00","dateModified":"2021-11-07T20:40:40+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51646605268_bdefac29d0_b.jpg","width":"874","height":"965"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/10\/31\/e-diela-v-e-llukait-dashuria-e-te-pasurve-durimi-i-te-varferve-nga-mitropoliti-i-beratit-vlores-kanines-ignati-31-10-2021-text\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"E Diela V e Llukait, Dashuria e t\u00eb pasurve &#038; durimi i t\u00eb varf\u00ebrve, nga Mitropoliti i Beratit, Vlor\u00ebs &#038; Kanin\u00ebs Ignati. 31.10.2021 (Tekst)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=56302"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56302\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":56402,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/56302\/revisions\/56402"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/56305"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=56302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=56302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=56302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}