{"id":54051,"date":"2023-04-16T00:02:53","date_gmt":"2023-04-15T22:02:53","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=54051"},"modified":"2023-04-17T19:53:27","modified_gmt":"2023-04-17T17:53:27","slug":"pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/","title":{"rendered":"&#8211; 16 Prill &#8211; Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht."},"content":{"rendered":"<h4><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht.<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb festimet. Kjo vjen si nj\u00eb nevoj\u00eb e brendshme e njeriut p\u00ebr tu shk\u00ebputur nga puna, angazhimet dhe rutina e p\u00ebrditshme, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb shkuar\u00ebn, duke e sjell\u00eb at\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e s\u00eb tashmes, duke aspiruar dhe synuar t\u00eb ardhmen. Festat t\u00eb cilat shoq\u00ebria njer\u00ebzore feston mb\u00ebshteten n\u00eb ngjarje e persona dhe mbi t\u00eb gjitha mbi mesazhin q\u00eb ato transmetojn\u00eb. E till\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe festa e Pashk\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Zanafill\u00ebn e saj do ta gjejm\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e historis\u00eb fetare dhe komb\u00ebtare t\u00eb popullit judaik. Gjendet n\u00eb kalimin e Detit t\u00eb Kuq, n\u00eb koh\u00ebn kur populli i Izraelit n\u00ebn udh\u00ebheqjen e Moisiut (rreth shek. XIV para Krishtit) u \u00e7lirua nga rob\u00ebria egjiptiane dhe marshoi drejt tok\u00ebs s\u00eb premtuar. Pik\u00ebrisht \u201cPashka\u201d e gjen rr\u00ebnj\u00ebn e vet\u00eb n\u00eb fjal\u00ebn aramaishte \u201cpasha\u201d apo hebraishte \u201cpesah\u201d, ku m\u00eb e mundshme \u00ebsht\u00eb e para. Kjo fjal\u00eb shpreh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb metaforike k\u00ebt\u00eb kalim t\u00eb popullit t\u00eb Izraelit nga rob\u00ebria egjiptiane drejt tok\u00ebs s\u00eb premtuar (Eksodi 12:13,23,27), por nj\u00ebkoh\u00ebsisht shpreh dhe ceremonin\u00eb teleturgjikale me k\u00ebng\u00eb dhe lutje rreth flijimit (III Mbret\u00ebrit 18:21,26).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo festohej gjithmon\u00eb n\u00eb mbr\u00ebmje, m\u00eb 14 t\u00eb muajit Abib ose Nisan (Eksodi 12:14, Levitiku 23:5). Festimi i Pashk\u00ebs judaike kremtohej n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb simbolike t\u00eb trefisht\u00eb: Flijimi i qengjit, m\u00eb 14 ose 15 t\u00eb muajit Nisan; ngr\u00ebnia e buk\u00ebs pa maja, sepse nuk kishin mund\u00ebsi t\u00eb merrnin maja apo brum\u00eb t\u00eb ardhur, kur u nis\u00ebn nga Egjipti; si dhe ngr\u00ebnia e barishteve t\u00eb hidhura, duke kujtuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb hidh\u00ebrimet q\u00eb kishin kaluar n\u00eb tok\u00ebn e Egjiptit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pashka \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fest\u00eb q\u00eb vazhdon t\u00eb festohet nga t\u00eb krishter\u00ebt, por q\u00eb nuk i referohet kalimit t\u00eb popullit izraelit nga rob\u00ebria egjiptiane n\u00eb tok\u00ebn e premtuar. P\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt Pashk\u00eb \u00ebsht\u00eb momenti i kalimit nga vdekja n\u00eb jet\u00eb dhe ky moment lidhet me personin e Jisu Krishtit, i cili ndryshoi rr\u00ebnj\u00ebsisht historin\u00eb njer\u00ebzore. Pashka e krishter\u00eb lidhet me Krishtin, i cili \u201cu ngjall s\u00eb vdekurish, me vdekje, vdekjen shkeli dhe t\u00eb varrosurve jet\u00ebn u fali\u201d &#8211; psalet n\u00eb p\u00ebrl\u00ebshoren e Ngjalljes. Gjat\u00eb shekullit II-III lindi problemi i festimit t\u00eb Pashk\u00ebs, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e kishave t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl e festonin m\u00eb 14 t\u00eb muajit Nisan, pavar\u00ebsisht nga dita e jav\u00ebs. Nd\u00ebrsa nj\u00eb pjes\u00eb tjet\u00ebr e kishave e festonte Pashk\u00ebn t\u00eb Diel\u00ebn e par\u00eb pas Ekuinoksit pranveror.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Sinodin e I-r\u00eb Ekumenik (325, n\u00eb Nikea t\u00eb Azis\u00eb s\u00eb Vog\u00ebl) u vendos q\u00eb Pashka t\u00eb festohej t\u00eb Diel\u00ebn e par\u00eb pas Ekuinoksit pranveror, q\u00eb bie nga 22 Marsi \u2013 25 Prill, sipas kalendarit Julian (p\u00ebr nder t\u00eb emrit Perandorit romak Jul \u00c7ezarit, fillimet rreth vitit 44 para Krishtit). Por futja e kalendarit t\u00eb ri, Gregorian (p\u00ebr nder t\u00eb papa Grigorit t\u00eb Rom\u00ebs, fillimet n\u00eb vitin 1582 pas Krishtit) b\u00ebn q\u00eb koha e festimit t\u00eb Pashk\u00ebs t\u00eb shkoj\u00eb nga 3 Prilli \u2013 8 Maj, p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb diference 13 dit\u00ebsh midis tyre. Duhet th\u00ebn\u00eb se t\u00eb krishter\u00ebt orthodhoks\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e festojn\u00eb Pashk\u00ebn e tyre para ose t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb me Pashk\u00ebn Judaike. Gjithashtu duhet th\u00ebn\u00eb se kishat orthodhokse ecin nj\u00eb pjes\u00eb me kalendarin Gregorian, ku nj\u00eb prej tyre \u00ebsht\u00eb dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb dhe nj\u00eb pjes\u00eb me kalendarin Julian, e megjithat\u00eb t\u00eb gjitha kishat orthodhokse e festojn\u00eb Pashk\u00ebn n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb, por n\u00eb data kalendarike fetare t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pashka p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt do t\u00eb thot\u00eb kalimi nga vdekja n\u00eb jet\u00eb, fest\u00eb kjo q\u00eb lidhet me shum\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ku m\u00eb thelb\u00ebsore jan\u00eb Kryq\u00ebzimi, Vdekja dhe Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. Jan\u00eb k\u00ebto ngjarje, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb ngarkuara me nj\u00eb ngarkes\u00eb emocionale, pasi p\u00ebrballen mohimi, m\u00ebkat\u00ebsia dhe kund\u00ebrv\u00ebnia e qenies njer\u00ebzore me dashurin\u00eb, faljen dhe sakrific\u00ebn e Krishtit. Duke pasur k\u00ebto ngarkesa emocionale duhet q\u00eb besimtar\u00ebt t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrgatitur shpirt\u00ebrisht, p\u00ebr t\u00eb kuptuar dhe p\u00ebrjetuar k\u00ebto ngjarje. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga q\u00ebllimet q\u00eb besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb kreshmojn\u00eb plot 7 jav\u00eb para Pashk\u00ebs. Kreshmimi \u00ebsht\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb heqja dor\u00eb nga konsumi i mishit dhe n\u00ebnprodukteve t\u00eb tij, qum\u00ebshtit dhe n\u00ebnprodukteve t\u00eb tij, vez\u00ebs dhe peshkut dhe nga ana tjet\u00ebr lutje m\u00eb t\u00eb gjata, nj\u00eb reflektim dhe nj\u00eb dedikim m\u00eb t\u00eb madh ndaj Zotit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00ebnjanimi i p\u00ebrkohsh\u00ebm nga produktet ushqimore q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm m\u00eb sip\u00ebr nuk konsiderohet si nj\u00eb p\u00ebrbuzje ndaj k\u00ebtyre produkteve, pasi ato jan\u00eb t\u00eb mira t\u00eb dhuruara nga Per\u00ebndia dhe p\u00ebr besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e papast\u00ebr. Por ky veprim b\u00ebhet q\u00eb besimtar\u00ebt t\u00eb ushtrojn\u00eb vetveten e tyre, t\u00eb kuptojn\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsohen p\u00ebr urin\u00eb q\u00eb kan\u00eb t\u00eb uriturit e k\u00ebsaj bote, t\u00eb kuptojn\u00eb vuajtjet e t\u00eb vuajturve t\u00eb k\u00ebsaj bote. Gjithashtu me an\u00eb t\u00eb kreshmimit t\u2019i l\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebrkujdesjes dhe angazhimit shpirt\u00ebror. Besimtar\u00ebt, duke kreshmuar dhe lutur m\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, p\u00ebrpiqen t\u00eb rregullojn\u00eb balanc\u00ebn midis angazhimit trupor dhe atij shpirt\u00ebror, pasi vet\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do arrijn\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb ngjarjet e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Pashk\u00ebs, ngjarje t\u00eb cilat shtrihen si n\u00eb bot\u00ebn shpirt\u00ebrore edhe n\u00eb at\u00eb materiale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kreshma e Pashk\u00ebs nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb diskutim, pavar\u00ebsisht se n\u00eb fillim t\u00eb shekullit t\u00eb III-t\u00eb filloi t\u00eb mbahej gjat\u00eb gjith\u00eb jav\u00ebs para Pashk\u00ebs n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb kishave t\u00eb krishtera dhe nga shekulli IV-\u00ebt zbatohej nga t\u00eb gjitha kishat. M\u00eb pas Kreshm\u00ebs nj\u00eb javore iu shtuan plot dhe gjasht\u00eb jav\u00eb t\u00eb tjera dhe arsyet ishin: Parap\u00ebrgatitja m\u00eb e madhe p\u00ebr katikumen\u00ebt, ata q\u00eb do pag\u00ebzoheshin dit\u00ebn e Pashk\u00ebs dhe nj\u00eb \u201cripajtim\u201d i besimtar\u00ebve me Kish\u00ebn, pasi shpesh shikohej nj\u00eb lloj ftohje n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e tyre me Per\u00ebndin\u00eb. Megjith\u00eb shtimin e gjasht\u00eb jav\u00ebve kreshm\u00eb, Java e Madhe, pra java para Pashk\u00ebs nuk e humbi ritmin dhe rolin e saj parap\u00ebrgatitor. N\u00eb fakt ajo fillon 8 dit\u00eb para Pashk\u00ebs nga mbr\u00ebmja e diel\u00ebs paraardh\u00ebse, nga e Diela e Dafinave ose Palmave ku kremtohet Hyrja e Zotit Jisu Krisht n\u00eb Jerusalem. Java e Madhe e arrin kulmin n\u00eb tre dit\u00ebt para Pashk\u00ebs sepse n\u00eb ato dit\u00eb kremtojm\u00eb ngjarjet m\u00eb prek\u00ebse, ngjarje ku hidh\u00ebrimi dhe g\u00ebzimi, frika dhe guximi, m\u00ebkati dhe shenjt\u00ebria, err\u00ebsira dhe drita, vdekja dhe jeta ndeshen midis tyre n\u00eb fund t\u00eb fundit triumfon Ngjallja q\u00eb p\u00ebrmban brenda saj g\u00ebzimin, shenjt\u00ebrin\u00eb, drit\u00ebn dhe jet\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb Kisha me an\u00eb t\u00eb lutjeve, psaljes s\u00eb tropareve, leximeve nga Shkrimi i Shenjt\u00eb, veprimeve simbolike kuptimplot\u00eb, litania dhe nderimi i Kryqit dhe Epitafit t\u00eb Zotin Jisu Krisht, na fut n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb, e cila i kap\u00ebrcen kufijt\u00eb e saj. N\u00eb k\u00ebto dit\u00eb do na vijn\u00eb n\u00eb mendje dhe do na jepet m\u00eb shum\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb kuptuar Dark\u00ebn e fundit, Dark\u00ebn mistike, q\u00eb Jisu Krishti ndau me apostujt e vet, q\u00eb kremtohet t\u00eb Enjten n\u00eb m\u00ebngjes, arrestimin, gjykimin, kryq\u00ebzimin t\u00eb Enjten n\u00eb mbr\u00ebmje, varrosjen n\u00eb varr t\u00eb Premten n\u00eb mbr\u00ebmje, zbritjen n\u00eb Hadh dhe mbi t\u00eb gjitha Ngjalljen e Tij n\u00eb mesnat\u00eb midis s\u00eb Shtun\u00ebs dhe s\u00eb Diel\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke qen\u00eb se Pashka p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt orthodhoks\u00eb do t\u00eb thot\u00eb kalim nga vdekja n\u00eb jet\u00eb \u00ebsht\u00eb e lidhur me Ngjalljen e Zotit Jisu Krisht. K\u00ebshtu q\u00eb Ngjallja e Jisu Krishtit \u00ebsht\u00eb ngjarja qendrore e jet\u00ebs shpirt\u00ebrore t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse. Ky q\u00ebndrim vjen nga fakti se m\u00ebkati p\u00ebr teologjin\u00eb dhe besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thyerje rregulli apo ofendim ndaj Per\u00ebndis\u00eb, por nj\u00eb tronditje e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb njeriut me Per\u00ebndin\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb err\u00ebsim i \u201cimazhit\u201d (\u201cikon\u00ebs\u201d) e me pasoj\u00eb vdekjen e njeriut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">K\u00ebto element\u00eb na tregojn\u00eb se m\u00ebkati kishte pasoja ontologjike dhe jo thjesht morale apo ligjore te njeriu, prandaj dhe \u00e7lirimi i njeriut nga kjo situat\u00eb mund t\u00eb ndodhte me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb veprimi po aq ontologjik si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ngjallja. G\u00ebzimi dhe hareja, q\u00eb ofron Ngjallja e Krishtit, dhe q\u00eb besimtar\u00ebt e p\u00ebrjetojn\u00eb duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb lutjet dhe jet\u00ebn adhuruese t\u00eb Kish\u00ebs, zbukurohet dhe me respektimin e disa traditave t\u00eb cilat u formuan me p\u00ebrjetimin p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur i referohemi traditave n\u00eb lidhje me Pashk\u00ebn, n\u00eb mendje na vjen veza e kuqe. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ve\u00e7ori karakteristike e dit\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebs dhe m\u00eb tep\u00ebr \u00e7ukitja e vez\u00ebve. Veza simbolizon jet\u00ebn, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mbyllur dhe e p\u00ebrgjumur brenda l\u00ebvozhg\u00ebs s\u00eb saj, q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb shp\u00ebrthen del n\u00eb drit\u00eb. Ngjyra e kuqe e vez\u00ebve simbolizon flijimin dhe n\u00eb rastin konkret simbolizon flijimin e Krishtit, simbolik\u00eb e fitores, g\u00ebzimit dhe jet\u00ebs. K\u00ebshtu l\u00ebvozhga e vez\u00ebs simbolizon varrin e Krishtit, q\u00eb u hap dhe dha jet\u00eb. Po p\u00ebr vez\u00ebn e kuqe ekziston dhe nj\u00eb goj\u00ebdh\u00ebn\u00eb e Kish\u00ebs: Kur Maria Magdalena, pas ngjalljes s\u00eb Krishtit, vajti te Pilati t\u2019i njoftonte ngjarjen dhe i shpuri si dhurat\u00eb nj\u00eb shport\u00eb me vez\u00eb t\u00eb bardha, sipas zakonit t\u00eb at\u00ebhersh\u00ebm, ai i tha: Sa mund t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb kuqe vez\u00ebt q\u00eb solle, aq mund t\u00eb jet\u00eb ngjallur Krishti. Dhe p\u00ebr \u00e7udi, vez\u00ebt u b\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb t\u00eb kuqe.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Atmosfer\u00ebn e Pashk\u00ebs besimtar\u00ebt e shprehin, duke uruar \u201cG\u00ebzuar p\u00ebr shum\u00eb vjet Pashk\u00ebt\u201d, por ajo q\u00eb shpreh m\u00eb shum\u00eb frym\u00ebn e periudh\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebs \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndetja \u201cKrishtit u ngjall\u201d dhe si p\u00ebrgjigje jepet \u201cV\u00ebrtet u ngjall\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;<br \/>\nIkon\u00eb e Ngjalljes s\u00eb Krishtit. Vep\u00ebr e ikonografit Onufrit, Neokastritit, shek. XVI.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. &nbsp; N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb festimet. Kjo vjen si nj\u00eb nevoj\u00eb e brendshme e njeriut p\u00ebr tu shk\u00ebputur nga puna, angazhimet dhe rutina e p\u00ebrditshme, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb shkuar\u00ebn, duke e sjell\u00eb at\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e s\u00eb tashmes, duke aspiruar dhe synuar t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":54062,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2728,2101],"class_list":["post-54051","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-pashka-e-madhe","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>- 16 Prill - Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"- 16 Prill - Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. &nbsp; N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb festimet. Kjo vjen si nj\u00eb nevoj\u00eb e brendshme e njeriut p\u00ebr tu shk\u00ebputur nga puna, angazhimet dhe rutina e p\u00ebrditshme, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb shkuar\u00ebn, duke e sjell\u00eb at\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e s\u00eb tashmes, duke aspiruar dhe synuar t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2023-04-15T22:02:53+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2023-04-17T17:53:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"&#8211; 16 Prill &#8211; Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht.\",\"datePublished\":\"2023-04-15T22:02:53+00:00\",\"dateModified\":\"2023-04-17T17:53:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/\"},\"wordCount\":1778,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"Pashka e Madhe\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/\",\"name\":\"- 16 Prill - Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg\",\"datePublished\":\"2023-04-15T22:02:53+00:00\",\"dateModified\":\"2023-04-17T17:53:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg\",\"width\":\"722\",\"height\":\"1023\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"&#8211; 16 Prill &#8211; Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"- 16 Prill - Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"- 16 Prill - Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. &nbsp; N\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore z\u00ebn\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb festimet. Kjo vjen si nj\u00eb nevoj\u00eb e brendshme e njeriut p\u00ebr tu shk\u00ebputur nga puna, angazhimet dhe rutina e p\u00ebrditshme, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me t\u00eb shkuar\u00ebn, duke e sjell\u00eb at\u00eb n\u00eb p\u00ebrjetimin e s\u00eb tashmes, duke aspiruar dhe synuar t\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2023-04-15T22:02:53+00:00","article_modified_time":"2023-04-17T17:53:27+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"&#8211; 16 Prill &#8211; Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht.","datePublished":"2023-04-15T22:02:53+00:00","dateModified":"2023-04-17T17:53:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/"},"wordCount":1778,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg","keywords":["leximet e dites","Pashka e Madhe","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/","name":"- 16 Prill - Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg","datePublished":"2023-04-15T22:02:53+00:00","dateModified":"2023-04-17T17:53:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/51145313882_5ef644ffb5_b.jpg","width":"722","height":"1023"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2023\/04\/16\/pashka-e-madhe-ngjallja-e-zotit-jisu-krisht\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"&#8211; 16 Prill &#8211; Pashka e Madhe. Ngjallja e Zotit Jisu Krisht."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54051","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=54051"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54051\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":64008,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/54051\/revisions\/64008"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/54062"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=54051"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=54051"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=54051"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}