{"id":5258,"date":"2017-05-31T07:54:44","date_gmt":"2017-05-31T07:54:44","guid":{"rendered":""},"modified":"2020-04-06T21:58:20","modified_gmt":"2020-04-06T19:58:20","slug":"pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><em><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #800000;\"><strong>Vizit\u00eb e Kryepiskopit Anastas n\u00eb Shkoll\u00ebn Amerikane Bujq\u00ebsore t\u00eb Selanikut,<\/strong><\/span><\/em><br \/><em><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #800000;\"><strong>q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb n\u00eb krijimin e Institutit t\u00eb Shkencave Agronomike n\u00eb Sukth,<\/strong><\/span><\/em><br \/><em><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #800000;\"><strong>si pjes\u00eb e Kolegjit Universitar \u201cLogos\u201d<\/strong><\/span><\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">Nga 20-22 maj 2017, Kryepiskopi Anastas vizitoi Shkoll\u00ebn Amerikane Bujq\u00ebsore t\u00eb Selanikut. Vizita kishte p\u00ebr q\u00ebllim intensifikimin e kontakteve dhe konkretizimin e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr programin e zhvillimit t\u00eb veprimtarive n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor e agroushqimor t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe n\u00eb ve\u00e7anti at\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb specialist\u00ebve n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Kryepiskopi shoq\u00ebrohej nga Mitropoliti i Amantias, Nathanaili, dhe dhjakon Spiro Topanxha e z. Orfea Beci.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">Fortlumturia e Tij u njoh nga af\u00ebr me ecurin\u00eb historike t\u00eb k\u00ebsaj shkolle, e cila ka form\u00ebn e nj\u00eb kolegji t\u00eb plot\u00eb me disa nj\u00ebsi arsimore, duke filluar nga kopshti i f\u00ebmij\u00ebve e deri te studimet p\u00ebr nivelin bachelor n\u00eb drejtimin agroushqimor. Ai u njoh me arritjet e saj n\u00eb formim e n\u00eb k\u00ebrkimin shkencor, si dhe me drejtimet ku p\u00ebrvoja e saj m\u00eb shum\u00eb se shekullore mund t\u2019i vij\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb p\u00ebrpjekjes p\u00ebr themelimin e Institutit t\u00eb Shkencave Agronomike, pjes\u00eb e Kolegjit \u201cLogos\u201d.Kryepiskopi Anastas u prit nga Presidenti i Shkoll\u00ebs, dr. Panos Kanelis, nd\u00ebrsa gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb q\u00ebndrimit pati takime me drejtor\u00ebt e nj\u00ebsive p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse t\u00eb Institucionit edhe me pjes\u00ebtar\u00ebt e bordit t\u00eb shkoll\u00ebs. Me z. Kanelis pati dhe takim t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr t\u00eb detajuar m\u00eb tej hapat q\u00eb parashikon marr\u00ebveshja e firmosur muaj m\u00eb par\u00eb mes tij, n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Presidentit t\u00eb \u201cLogos\u201d dhe z. Kanelis, si President i Shkoll\u00ebs Amerikane Bujq\u00ebsore, p\u00ebr projektin e themelimit t\u00eb qendr\u00ebs son\u00eb n\u00eb Sukth.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, z. Kanelis komunikoi se tashm\u00eb Shkolla Amerikane Bujq\u00ebsore e ka marr\u00eb n\u00eb patronazh t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt, si p\u00ebr studimet baz\u00eb sipas legjislacionit shqiptar, ashtu edhe p\u00ebr veprimtari t\u00eb tjera, si kualifikimi n\u00eb vijim i fermer\u00ebve, aplikimi pilot i metodave t\u00eb avancuara t\u00eb kultivimit bimor e mbar\u00ebshtimit shtazor, kultur\u00eb ekologjike etj. Nga ana e Institutit t\u00eb tyre dhe Fakultetit t\u00eb Kualifikimit Profesional Agroushqimor \u00ebsht\u00eb ngritur nj\u00eb grup pune i posa\u00e7\u00ebm, q\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me homolog\u00ebt tan\u00eb dhe t\u2019u p\u00ebrgjigjet t\u00eb gjitha nevojave p\u00ebr p\u00ebrmbylljen e projektit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">Kryepiskopi Anastas u takua me nx\u00ebn\u00ebsit e t\u00eb dyja shkollave t\u00eb mesme t\u00eb Kolegjit, at\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe profesionale agroushqimore dhe i bekoi ata me rastin e provimeve t\u00eb fundvitit dhe t\u00eb pjekuris\u00eb. Ai pati edhe nj\u00eb takim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb dalluar t\u00eb klasave t\u00eb fundit, ku ishte emocionues fakti q\u00eb kishte nx\u00ebn\u00ebse edhe nga Shqip\u00ebria. Kryepiskopi iu drejtua posa\u00e7\u00ebrisht atyre, duke i nxitur q\u00eb kudo ku t\u00eb ndodhen dhe me gjith\u00eb ecurin\u00eb e tyre t\u00eb suksesit n\u00eb arsimim dhe kualifikim t\u00eb mos harrojn\u00eb kurr\u00eb vendlindjen dhe t\u00eb gjejn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr ta ndihmuar dhe kontribuuar.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><\/span><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Nd\u00ebrsa n\u00eb sall\u00ebn e madhe t\u00eb ceremonive t\u00eb kolegjit Kryepiskopi u prit me k\u00ebng\u00eb mir\u00ebseardhjeje nga kori i nx\u00ebn\u00ebsve dhe bekoi vog\u00eblush\u00ebt e shkoll\u00ebs fillore dhe kopshteve.<\/span><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">Kryepiskopi Anastas u njoh nga af\u00ebr edhe me gjith\u00eb infrastruktur\u00ebn e ferm\u00ebs s\u00eb tyre, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebher\u00ebsh didaktike, k\u00ebrkimore dhe prodhuese, nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e vyer kjo p\u00ebr t\u00eb drejtuar t\u00eb gjith\u00eb hapat q\u00eb edhe Kisha jon\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">Presidenti i Shkoll\u00ebs, dr. Kanelis, u shpreh se kjo vizit\u00eb do t\u00eb mbetet nj\u00eb ngjarje shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr institucionin, stafin m\u00ebsimor, punonj\u00ebsit dhe sidomos komunitetin e nx\u00ebn\u00ebsve dhe student\u00ebve. Ai shprehu mir\u00ebnjohjen p\u00ebr dhuratat e drit\u00ebs, t\u00eb bekimit dhe t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij unikale i p\u00ebrcolli Kryepiskopi. Ai shpalli nj\u00ebher\u00ebsh vendimin e bordit t\u00eb shkoll\u00ebs p\u00ebr akordimin e dy bursave studentore: nj\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb fermave dhe nj\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb p\u00ebrpunimit t\u00eb produktit ushqimor, p\u00ebr t\u00eb rinj q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrzgjidhen nga Kisha jon\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">Kryepiskopi shprehu fal\u00ebnderimin p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhurat\u00eb, por edhe p\u00ebr gatishm\u00ebrin\u00eb e shprehur q\u00eb n\u00eb fillim t\u00eb kontakteve dhe zyrtarisht gjat\u00eb k\u00ebsaj vizite p\u00ebr t\u00eb asistuar t\u00eb gjith\u00eb programin agroushqimor t\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb dhe Kolegjit Universitar \u201cLogos\u201d. Kisha jon\u00eb, duke k\u00ebrkuar rrug\u00eb dhe m\u00ebnyra t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb kontribuuar n\u00eb p\u00ebrparimin e vendit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, natyrsh\u00ebm orientohet dhe n\u00eb sektorin agroushqimor dhe, duke k\u00ebrkuar eksperienc\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, zgjodhi pik\u00ebrisht nj\u00eb institucion n\u00eb avangard\u00eb si\u00e7 \u00ebsht\u00eb kjo shkoll\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #800000;\"><em><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>Instituti i Shkencave Agronomike<\/strong><\/span><\/em><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">N\u00eb kuadrin e thellimit dhe zgjerimit t\u00eb Kolegjit Universitar \u201cLogos\u201d, sipas mund\u00ebsive q\u00eb krijon kuadri ligjor p\u00ebr arsimin e lart\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe me synim vazhdim\u00ebsin\u00eb e gjith\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs son\u00eb n\u00eb sektorin agrar dhe t\u00eb mjedisit, Kryepiskopi Anastas po konkretizon nism\u00ebn e tij p\u00ebr krijimin e Kolegjit profesional n\u00eb Sukth, si pjes\u00eb e \u201cLogos\u201d, n\u00eb form\u00ebn e Institutit t\u00eb Shkencave Agronomike. Realizimi i k\u00ebtij projekti ambicioz nga nj\u00ebra an\u00eb do t\u00eb ofroj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb rinj dhe t\u00eb reja q\u00eb t\u00eb marrin arsim t\u00eb kualifikuar n\u00eb fush\u00ebn e prodhimit bujq\u00ebsor e blegtoral, por, nga ana tjet\u00ebr, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr fuqizimin e ekonomis\u00eb s\u00eb vendit, duke i dh\u00ebn\u00eb asaj teknik\u00eb dhe kuadro t\u00eb denj\u00eb n\u00eb nj\u00eb sektor me pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb veprimtarin\u00eb prodhuese<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">Kisha jon\u00eb Orthodhokse gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve t\u00eb ringritjes dhe ecjes s\u00eb saj p\u00ebrpara n\u00ebn kujdesin dhe frym\u00ebzimin e Kryepiskopit Anastas, nj\u00ebher\u00ebsh ka treguar kujdes edhe p\u00ebr programe-pilot n\u00eb krijimin e fermave bujq\u00ebsore (rasti i Rrushkullit dhe i Xarr\u00ebs), n\u00eb promovimin e kultivimeve alternative t\u00eb bim\u00ebve aromatike dhe mjek\u00ebsore (seminare trajnuese n\u00eb zonat e Elbasanit), veprimtari mjedisore (programe me universitete t\u00eb huaja dhe zhvillim i l\u00ebnd\u00ebs s\u00eb ekologjis\u00eb n\u00eb institucionet veta arsimore) etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb frym\u00ebn e p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb nivelit t\u00eb jetes\u00ebs s\u00eb grigj\u00ebs s\u00eb saj, p\u00ebrderisa shumica e enorive tona jan\u00eb n\u00eb zona rurale dhe agrare, por edhe p\u00ebr t\u00eb kultivuar te rinia dashurin\u00eb p\u00ebr tok\u00ebn, q\u00eb ajo t\u2019i kthej\u00eb syt\u00eb nga veprimtarit\u00eb ekonomike t\u00eb lidhura me bujq\u00ebsin\u00eb, blegtorin\u00eb dhe p\u00ebrpunimin e ushqimit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">Instituti q\u00eb \u00ebsht\u00eb duke marr\u00eb form\u00eb me ekspertiz\u00ebn e zgjedhur t\u00eb nj\u00eb prej qendrave m\u00eb t\u00eb kualifikuara n\u00eb Greqi dhe jo vet\u00ebm sikund\u00ebr Shkolla Amerikane Bujq\u00ebsore e Selanikut (grupi i asistenc\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kujdesin e Dekanit t\u00eb Fakultetit t\u00eb saj Profesional, dr. Vangelis Vergos), \u00ebsht\u00eb e nivelit pas shkoll\u00ebs s\u00eb mesme n\u00eb kat\u00ebr gjasht\u00ebmujor\u00eb studimesh akademike dhe synon pajisjen e student\u00ebve me diplom\u00eb profesionale, fillimisht n\u00eb dy deg\u00eb: menaxhim i ferm\u00ebs agrare dhe marketing i produktit agroushqimor.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">Paralelisht, synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb Institut, q\u00eb do t\u00eb funksionoj\u00eb n\u00eb Sukth, n\u00eb nj\u00eb pron\u00eb q\u00eb lejon zhvillim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb, do t\u00eb krijohet edhe nj\u00eb ferm\u00eb shembullore si infrastruktur\u00eb didaktike p\u00ebr student\u00ebt, por edhe prodhuese.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">Sipas p\u00ebrvojave m\u00eb bashk\u00ebkohore, ambicia \u00ebsht\u00eb q\u00eb qendra t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb edhe p\u00ebr kualifikim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb p\u00ebrmes seminareve afatshkurtra e praktikave n\u00eb terren t\u00eb personave nga t\u00eb gjitha zonat e Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img class=\"lazyload\" decoding=\"async\" style=\"display: block; margin: 10px auto; border: 1px solid #000000;\" alt=\"\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27450%27%20height%3D%27300%27%20viewBox%3D%270%200%20450%20300%27%3E%3Crect%20width%3D%27450%27%20height%3D%27300%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/1-0-0.jpg\" height=\"300\" width=\"450\" \/><img class=\"lazyload\" decoding=\"async\" style=\"display: block; margin: 10px auto; border: 1px solid #000000;\" alt=\"\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27450%27%20height%3D%27300%27%20viewBox%3D%270%200%20450%20300%27%3E%3Crect%20width%3D%27450%27%20height%3D%27300%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/2-7-6.jpg\" height=\"300\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img class=\"lazyload\" decoding=\"async\" style=\"display: block; margin: 10px auto; border: 1px solid #000000;\" alt=\"\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27450%27%20height%3D%27167%27%20viewBox%3D%270%200%20450%20167%27%3E%3Crect%20width%3D%27450%27%20height%3D%27167%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/3-4-8.jpg\" height=\"167\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img class=\"lazyload\" decoding=\"async\" style=\"display: block; margin: 10px auto; border: 1px solid #000000;\" alt=\"\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27450%27%20height%3D%27167%27%20viewBox%3D%270%200%20450%20167%27%3E%3Crect%20width%3D%27450%27%20height%3D%27167%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/4-5-7.jpg\" height=\"167\" width=\"450\" \/><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vizit\u00eb e Kryepiskopit Anastas n\u00eb Shkoll\u00ebn Amerikane Bujq\u00ebsore t\u00eb Selanikut,q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb n\u00eb krijimin e Institutit t\u00eb Shkencave Agronomike n\u00eb Sukth,si pjes\u00eb e Kolegjit Universitar \u201cLogos\u201d &nbsp; Nga 20-22 maj 2017, Kryepiskopi Anastas vizitoi Shkoll\u00ebn Amerikane Bujq\u00ebsore t\u00eb Selanikut. Vizita kishte p\u00ebr q\u00ebllim intensifikimin e kontakteve dhe konkretizimin e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr programin e zhvillimit t\u00eb veprimtarive n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor e agroushqimor t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":5259,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108],"tags":[209,196,201,212],"class_list":["post-5258","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-209","tag-tirane","tag-kryepiskopi-anastas","tag-lajme-d27"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>P\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"P\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Vizit\u00eb e Kryepiskopit Anastas n\u00eb Shkoll\u00ebn Amerikane Bujq\u00ebsore t\u00eb Selanikut,q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb n\u00eb krijimin e Institutit t\u00eb Shkencave Agronomike n\u00eb Sukth,si pjes\u00eb e Kolegjit Universitar \u201cLogos\u201d &nbsp; Nga 20-22 maj 2017, Kryepiskopi Anastas vizitoi Shkoll\u00ebn Amerikane Bujq\u00ebsore t\u00eb Selanikut. Vizita kishte p\u00ebr q\u00ebllim intensifikimin e kontakteve dhe konkretizimin e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr programin e zhvillimit t\u00eb veprimtarive n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor e agroushqimor t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-05-31T07:54:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-06T19:58:20+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/1-4-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"150\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"150\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"P\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit\",\"datePublished\":\"2017-05-31T07:54:44+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T19:58:20+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/\"},\"wordCount\":1307,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/1-4-1.jpg\",\"keywords\":[\"2017\",\"Kryepiskopata Tiran\u00eb\",\"Kryepiskopi Anastas\",\"lajme\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/\",\"name\":\"P\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/1-4-1.jpg\",\"datePublished\":\"2017-05-31T07:54:44+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T19:58:20+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/1-4-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/1-4-1.jpg\",\"width\":150,\"height\":150},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"P\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"P\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"P\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Vizit\u00eb e Kryepiskopit Anastas n\u00eb Shkoll\u00ebn Amerikane Bujq\u00ebsore t\u00eb Selanikut,q\u00eb do t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb n\u00eb krijimin e Institutit t\u00eb Shkencave Agronomike n\u00eb Sukth,si pjes\u00eb e Kolegjit Universitar \u201cLogos\u201d &nbsp; Nga 20-22 maj 2017, Kryepiskopi Anastas vizitoi Shkoll\u00ebn Amerikane Bujq\u00ebsore t\u00eb Selanikut. Vizita kishte p\u00ebr q\u00ebllim intensifikimin e kontakteve dhe konkretizimin e bashk\u00ebpunimit p\u00ebr programin e zhvillimit t\u00eb veprimtarive n\u00eb sektorin bujq\u00ebsor e agroushqimor t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2017-05-31T07:54:44+00:00","article_modified_time":"2020-04-06T19:58:20+00:00","og_image":[{"width":150,"height":150,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/1-4-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"P\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit","datePublished":"2017-05-31T07:54:44+00:00","dateModified":"2020-04-06T19:58:20+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/"},"wordCount":1307,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/1-4-1.jpg","keywords":["2017","Kryepiskopata Tiran\u00eb","Kryepiskopi Anastas","lajme"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/","name":"P\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/1-4-1.jpg","datePublished":"2017-05-31T07:54:44+00:00","dateModified":"2020-04-06T19:58:20+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/1-4-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/1-4-1.jpg","width":150,"height":150},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/31\/pergatitje-per-nje-dhurate-te-re-per-te-rinjte-dhe-ekonomine-e-vendit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"P\u00ebrgatitje p\u00ebr nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb re p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb dhe ekonomin\u00eb e vendit"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5258","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5258"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5258\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14846,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5258\/revisions\/14846"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/5259"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5258"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5258"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5258"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}