{"id":5207,"date":"2017-05-05T10:54:21","date_gmt":"2017-05-05T10:54:21","guid":{"rendered":""},"modified":"2020-04-06T00:57:04","modified_gmt":"2020-04-06T00:57:04","slug":"kalendari-kremtues-i-krishtere","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/","title":{"rendered":"Kalendari kremtues i krishter\u00eb"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Kisha, e udh\u00ebhequr nga Shpirti i Shenjt\u00eb, transformoi kalendarin e p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kalendar kremtues. Katalogu i dit\u00ebve shnd\u00ebrrohet n\u00eb katalog festash. T\u00eb gjitha dit\u00ebt e vitit vishen me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb shenjt\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb rrjedha e tyre b\u00ebhet vazhdim\u00ebsi festash, t\u00eb kremtesh. Pra, e gjith\u00eb jeta e besimtarit b\u00ebhet nj\u00eb fest\u00eb e vazhdueshme, si\u00e7 na e theksojn\u00eb qart\u00eb edhe et\u00ebrit: &#8220;Jeton n\u00eb tok\u00eb, por qytet\u00ebrohet n\u00eb qiell&#8221;. K\u00ebshtu koha e k\u00ebsaj bote b\u00ebhet model i p\u00ebrjet\u00ebsis\u00eb q\u00eb pritet t\u00eb vij\u00eb, dhe parashikim i jet\u00ebs s\u00eb ardhshme. Besimtari jeton n\u00eb tok\u00eb duke e transformuar jet\u00ebn e tij n\u00eb nj\u00eb jet\u00eb me Krishtin.<\/span><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\"><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>* * *<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; P\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, Kisha me kalendarin e saj kremtues parashikon realitetin e p\u00ebrmbikohsh\u00ebm t\u00eb mbret\u00ebris\u00eb qiellore, duke shfuqizuar n\u00eb thelb koh\u00ebn e k\u00ebsaj bote, p\u00ebrderisa ngjarjet e s\u00eb shkuar\u00ebs i sjell \u00e7do her\u00eb n\u00eb kujtes\u00ebn e saj jo si nj\u00eb e shkuar, por si reale dhe mistike, q\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet \u00e7do vit, dhe madje \u00e7do dit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p> <\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\"><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Kur kremton p.sh. Lindjen e Krishtit, Pag\u00ebzimin, P\u00ebsimet shp\u00ebtimtare, Ngjalljen, Zbritjen e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb (Pentikostin\u00eb) e t\u00eb tjera ngjarje historike t\u00eb shp\u00ebtimit ton\u00eb, nuk i kujton thjesht, por i rijeton si t\u00eb tashme, ashtu si edhe p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb tashme, si ato q\u00eb u b\u00ebn\u00eb n\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebn, ato q\u00eb b\u00ebhen tani, ashtu edhe ato q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhen n\u00eb t\u00eb ardhmen. Ndaj e p\u00ebrjeton Ngjalljen e Krishtit dit\u00ebn e Pashk\u00ebs s\u00eb \u00e7do viti si &#8220;sot&#8221; pra jeton si sot dit\u00ebn e t\u00eb Diel\u00ebs historike t\u00eb Ngjalljes, t\u00eb vitit 33 pas Krishtit. Himnografia jon\u00eb i b\u00ebn jehon\u00eb shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb koh\u00ebs liturgjike, kur n\u00eb \u00e7do t\u00eb kremte p\u00ebrs\u00ebrit dhe v\u00ebrteton vazhdimisht se ngjarja kremtuese nuk u b\u00eb vet\u00ebm n\u00eb at\u00eb koh\u00eb t\u00eb pranis\u00eb hyjnore mbi tok\u00eb, por ajo q\u00eb ndodhi at\u00ebher\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet edhe &#8220;sot&#8221;. E nj\u00ebjta gj\u00eb b\u00ebhet dhe me uratat e shenjta, leximet, sinaksar\u00ebt, sh\u00ebrbesat dhe ikonat e shenjta, q\u00eb e b\u00ebjn\u00eb t\u00eb prekshme ngjarjen kremtuese.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>* * *<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Ky kap\u00ebrcim i koh\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj bote dhe hyrja n\u00eb koh\u00ebn liturgjike hyjnore ka edhe rrjedhoja t\u00eb tjera m\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsore. &#8220;Sot&#8221; nuk p\u00ebrkon vet\u00ebm n\u00eb p\u00ebrs\u00ebritjen mistike t\u00eb ngjarjes s\u00eb shenjt\u00eb n\u00eb \u00e7do vit, por, duke thyer edhe skem\u00ebn kohore, p\u00ebrhapet n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb Kish\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; K\u00ebshtu, kremtojm\u00eb Ngjalljen e Zotit gjat\u00eb Pashk\u00ebs s\u00eb \u00e7do viti, por dhe \u00e7do t\u00eb diel (p.sh. himnet &#8220;Sot erdhi shp\u00ebtimi n\u00eb bot\u00eb&#8230;&#8221;, &#8220;Sot Krishti shkeli vdekjen dhe si\u00e7 paratha u ngjall&#8230;&#8221; etj.). Dhe jo vet\u00ebm \u00e7do t\u00eb diel, por n\u00eb \u00e7do liturgji, t\u00eb cil\u00ebsdo dit\u00eb t\u00eb jav\u00ebs q\u00eb kryhet (p.sh. &#8220;Ne q\u00eb pam\u00eb ngjalljen e Krishtit&#8230;&#8221; pas Kungimit Hyjnor). Kremtojm\u00eb vdekjen e Krishtit jo vet\u00ebm \u00e7do t\u00eb Premte t\u00eb Madhe, por edhe gjat\u00eb Lart\u00ebsimit t\u00eb Kryqit t\u00eb Nderuar, gjat\u00eb Faljes s\u00eb Kryqit, \u00e7do t\u00eb premte si edhe n\u00eb Sh\u00ebrbes\u00ebn e Or\u00ebs s\u00eb 9-t\u00eb t\u00eb \u00e7do dite. Kremtojm\u00eb Zbritjen e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb (Pentikostin\u00eb) jo vet\u00ebm gjat\u00eb p\u00ebrkujtimit vjetor t\u00eb saj, 50 dit\u00eb pas Pashk\u00ebs, por edhe n\u00eb Sh\u00ebrbes\u00ebn e Or\u00ebs s\u00eb 3-t\u00eb t\u00eb \u00e7do dite, n\u00eb shenjt\u00ebrimin e Dhuratave t\u00eb \u00c7muara gjat\u00eb Liturgjis\u00eb Hyjnore, n\u00eb \u00e7do mirosje dhe dor\u00ebzim klerik\u00ebsh, n\u00eb \u00e7do thirrje t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb gjat\u00eb kryerjes s\u00eb Mistereve Hyjnore, n\u00eb cil\u00ebndo dit\u00eb dhe or\u00eb q\u00eb kryhen. Vet\u00eb jeta e Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Pentikosti e vazhdueshme.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, kalendari kremtues kujdeset dhe sh\u00ebron ve\u00e7an\u00ebrisht dob\u00ebsin\u00eb e natyr\u00ebs njer\u00ebzore, ku megjith\u00eb relativitetin e lart\u00eb teologjik t\u00eb pashmangsh\u00ebm t\u00eb tij, ruan t\u00eb t\u00ebr\u00eb vler\u00ebn edukuese dhe formuese n\u00eb Krishtin. P\u00ebr besimtar\u00ebt, p\u00ebrs\u00ebritja \u00e7do vit e ngjarjeve t\u00eb shenjta shp\u00ebtimtare dhe prania e shenjtor\u00ebve gjat\u00eb dit\u00ebs s\u00eb caktuar t\u00eb p\u00ebrkujtimit t\u00eb tyre vjetor, mbetet nj\u00eb pik\u00eb referimi e patundur, si dhe shkak p\u00ebr t&#8217;u familjarizuar me mesazhin dhe p\u00ebr t&#8217;iu afruar p\u00ebrjetimit t\u00eb tyre. Pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, Kisha i ngarkon k\u00ebto dit\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrmbaj\u00actjen didaktike q\u00eb p\u00ebrshtatet me \u00e7donj\u00ebr\u00ebn, duke i nxitur k\u00ebshtu besimtar\u00ebt n\u00eb misterin e shp\u00ebtimit me \u00e7do m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mundshme katekizmi: me leximet, himnet, predikimet, ikonat, si dhe me rip\u00ebrfytyrimet m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb k\u00ebtyre ngjarjeve t\u00eb shenjta, aty ku kjo \u00ebsht\u00eb e mundur (si Pag\u00ebzimi i Jisu Krishtit, Kryq\u00ebzimi, Varrimi, Ngjallja etj.).<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; \u00c7do vit i veshur me kalendarin kremtues p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb historis\u00eb s\u00eb bot\u00ebs, t\u00eb vepr\u00ebs shp\u00ebtimtare t\u00eb Zotit, t\u00eb jet\u00ebs shekullore t\u00eb Kish\u00ebs me t\u00eb kremtet zot\u00ebrore t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb t\u00eb, si edhe t\u00eb kujtimeve t\u00eb profet\u00ebve, t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebve, t\u00eb apostujve, t\u00eb d\u00ebshmor\u00ebve, t\u00eb kryeprift\u00ebrinjve dhe murgjve (osh\u00ebnar\u00ebve), t\u00eb shenjtor\u00ebve burra e gra, q\u00eb gjet\u00ebn hir p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb. Rikthimi i temave t\u00eb nj\u00ebjta kremtuese n\u00eb \u00e7do vit nuk p\u00ebrb\u00ebn shkak ngopjeje, as \u00e7\u00ebshtje rutine t\u00eb m\u00ebrzitshme, por n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrs\u00ebritjes (e cila \u00ebsht\u00eb &#8220;m\u00ebma e dijes&#8221;), \u00ebsht\u00eb shkak rigjall\u00ebrimi dhe p\u00ebrforcimi i katekizmit, i thellimeve t\u00eb reja n\u00eb temat e besimit, i vendimeve t\u00eb reja t\u00eb mundshme dhe i p\u00ebrparimit n\u00eb jet\u00ebn m\u00eb Krishtin. K\u00ebshtu merr kuptim edhe urimi popullor &#8220;p\u00ebr shum\u00eb vjet&#8221; ose &#8220;mot m\u00eb mir\u00eb&#8221;, i cili lidhet n\u00eb ve\u00e7anti me t\u00eb kremtet e m\u00ebdha. Nuk b\u00ebhet fjal\u00eb thjesht p\u00ebr nj\u00eb urim p\u00ebr zgjatjen e d\u00ebshirueshme t\u00eb jet\u00ebs k\u00ebtu mbi tok\u00eb, por \u00ebsht\u00eb urim p\u00ebr t\u00eb pasur raste t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00ebn e Kish\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetave shp\u00ebtimtare t\u00eb besimit. Ashtu si ikonat jan\u00eb &#8220;lib\u00ebr i t\u00eb shkolluarve dhe i t\u00eb pa shkolluarve&#8221;, k\u00ebshtu edhe kalendari kremtues \u00ebsht\u00eb shkolla e besimtar\u00ebve, e t\u00eb shkolluarve dhe t\u00eb pa shkolluarve.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>* * *<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Pashka e p\u00ebrvitshme q\u00ebndroi si e kremtja kryesore e madhe, &#8220;e kremtja e t\u00eb kremteve&#8221; dhe qendra e adhurimit t\u00eb krishter\u00eb. Duke pasur si qend\u00ebr Pashk\u00ebn, u zhvillua gradualisht nj\u00eb sistem kremtues i varur prej saj, si p.sh. Java e Madhe e P\u00ebsimeve t\u00eb Zotit, dhe Java e Ndritshme (kjo si nj\u00eb e kremte e pandar\u00eb paskale, si &#8220;nj\u00eb dit\u00eb&#8221;). Duke u bazuar n\u00eb tregimin dhe p\u00ebrcaktimin kohor t\u00eb Veprave t\u00eb Apostujve, u caktua dita e 40-t\u00eb pas Pashk\u00ebs, si e kremtja e Ngjitjes s\u00eb Zotit n\u00eb qiej (Analipsit) dhe e 50-ta si e kremtja e Pes\u00ebdhjetores (Pentikostis\u00eb), n\u00eb kujtimin e Zbritjes s\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb tek apostujt. S\u00eb fundi i gjith\u00eb cikli l\u00ebviz\u00ebs i Pashk\u00ebs mbyllet me t\u00eb Diel\u00ebn e t\u00eb Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve. I gjith\u00eb ky cik\u00ebl kremtues me qend\u00ebr Pashk\u00ebn, l\u00ebviz n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb Pashk\u00ebs. T\u00eb gjitha t\u00eb kremtet e tjera jasht\u00eb k\u00ebtij cikli jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrcaktuara n\u00eb data konvencionale jo t\u00eb l\u00ebvizshme. Kisha Orthodhokse i p\u00ebrdor t\u00eb dy kalendar\u00ebt diellor\u00eb: at\u00eb Julian (i vjet\u00ebr) dhe at\u00eb Grigorian (i ri). Ky i fundit nuk \u00ebsht\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm korrigjim i atij Julian.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>* * *<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Pashk\u00ebs i paraprin kreshma 40-dit\u00ebshe, si imitim i kreshm\u00ebs s\u00eb Zotit Jisu Krisht n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, si edhe i personave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr (Moisiut dhe Ilias), por edhe si ofert\u00eb e 1\/10-t\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs son\u00eb \u00e7do vit drejtuar Per\u00ebndis\u00eb. Gradualisht m\u00eb von\u00eb iu shtuan edhe 3 jav\u00eb parap\u00ebrgatitore p\u00ebr krijimin e nj\u00eb hyrjeje t\u00eb shkall\u00ebzuar n\u00eb Kreshm\u00ebn e Madhe (me privimin gradual t\u00eb mishit e t\u00eb bulmetit). N\u00eb shembullin e saj, si nj\u00eb parap\u00ebrgatitje p\u00ebr t\u00eb kremtet kryesore, u zhvillua edhe kreshma para Krishtlindjes, e Fjetjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses Mari dhe e apostujve. Brenda ciklit javor t\u00eb kalendarit Kisha porosit besimtar\u00ebt t\u00eb kreshmojn\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn edhe t\u00eb premten e \u00e7do jave, si dhe m\u00eb 14 shtator, 5 janar dhe 29 gusht.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>* * *<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Kronologjikisht e kremtja e par\u00eb e krishter\u00eb \u00ebsht\u00eb pa dyshim e diela, Pashka e p\u00ebrjavshme e Kish\u00ebs, kjo \u00ebsht\u00eb dita e Zotit, kjo \u00ebsht\u00eb dita e pushimit. E diela \u00ebsht\u00eb dita e par\u00eb e krijimit t\u00eb bot\u00ebs, si dhe dita e Ngjalljes. Kjo \u00ebsht\u00eb dita e par\u00eb e jav\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt. Gradualisht edhe dit\u00ebt e tjera t\u00eb jav\u00ebs mor\u00ebn nj\u00eb p\u00ebrmbajtje kremtuese.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>* * *<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Duke marr\u00eb si pik\u00ebnisje kohore fillimin e Indiktit, d.m.th. 1 Shtatorin, q\u00eb ishte dita e par\u00eb e vitit kishtar, shohim nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb ruajtjes s\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb historike, t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb t\u00eb kremtet kryesore. K\u00ebshtu, Lindja e Hyjlind\u00ebses Mari m\u00eb 8 shtator, ngjizja (z\u00ebnia) e Joan Pararend\u00ebsit dhe Pag\u00ebzorit, vendoset m\u00eb 23 shtator. Pastaj pasojn\u00eb: Hyrja e Hyjlind\u00ebses n\u00eb Tempull 21 n\u00ebntor; Lindja e Krishtit m\u00eb 25 dhjetor; Rrethprerja e Krishtit m\u00eb 1 janar; Hyrja e Krishtit n\u00eb Tempull m\u00eb 2 shkurt; ngjarjet e P\u00ebsimeve dhe t\u00eb Ngjalljes; Ngjitja n\u00eb qiej; Zbritja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe viti mbyllet n\u00eb gusht, me Fjetjen e Hyjlind\u00ebses m\u00eb 15 gusht dhe me Vdekjen e Joan Pararend\u00ebsit m\u00eb 29 gusht. Me baz\u00eb p\u00ebrcaktimin e Krishtlindjes m\u00eb 25 dhjetor, 9 muaj m\u00eb par\u00eb ishte Ungjill\u00ebzimi, d.m.th. m\u00eb 25 mars, nd\u00ebrsa 6 muaj p\u00ebrpara k\u00ebsaj (sipas Dhiat\u00ebs s\u00eb Re) ishte ngjizja e Joan Pararend\u00ebsit m\u00eb 23 shtator dhe 9 muaj m\u00eb pas lindja e tij, d.m.th. m\u00eb 24qershor, ashtu si edhe mbarsja e Sh\u00ebn An\u00ebs 9 muaj p\u00ebrpara lindjes s\u00eb Hyjlind\u00ebses (8 shtator) d.m.th. m\u00eb 9 dhjetor.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>* * *<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp;P\u00ebrve\u00e7 p\u00ebrkujtimit t\u00eb profet\u00ebve dhe t\u00eb t\u00eb drejt\u00ebve t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt zun\u00eb vend n\u00eb periudh\u00ebn para Krishtlindjes, dit\u00ebt p\u00ebrkujtimore t\u00eb shenjtor\u00ebve caktoheshin kryesisht n\u00eb dit\u00ebn e vdekjes se tyre, d.m.th. n\u00eb dit\u00eblindjen e tyre n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb regjistrohej kujtimi i shenjtor\u00ebve t\u00eb hersh\u00ebm dhe t\u00eb m\u00ebvonsh\u00ebm pa asnj\u00eb dallim, me t\u00eb vetmen arsye se vdekja e tyre q\u00eblloi n\u00eb at\u00eb dit\u00eb, p.sh. m\u00eb 3 shtator regjistrohet kujtimi i dhjakones Fivia (shek. I pas Krishtit), i hierod\u00ebshmor Anthimit (shek. IV pas Krishtit), i osh\u00ebnar Theoktistit (shek. V pas Krishtit) dhe i d\u00ebshmorit t\u00eb ri Polidor (shek. XIX pas Krishtit) etj.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>* * *<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Kalendari kremtues plot\u00ebsohet gradualisht me regjistrimin e kujtimit t\u00eb shenjtor\u00ebve, profet\u00ebve, st\u00ebret\u00ebrve, t\u00eb drejt\u00ebve, d\u00ebshmor\u00ebve, hierark\u00ebve, mbret\u00ebrve, osh\u00ebnar\u00ebve, burra e gra, t\u00eb rinj e t\u00eb reja, f\u00ebmij\u00eb e t\u00eb moshuar, t\u00eb profesioneve t\u00eb ndryshme, q\u00eb gjet\u00ebn hir p\u00ebrpara Per\u00ebndis\u00eb me m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme, n\u00eb vende dhe koh\u00eb t\u00eb ndryshme. Dita e p\u00ebrkujtimit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb caktuar n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dit\u00ebs s\u00eb vdekjes s\u00eb tyre, &#8220;dit\u00eblindjes&#8221; s\u00eb p\u00ebrsosjes s\u00eb tyre n\u00eb Krishtin, por edhe t\u00eb gjetjes ose transferimit t\u00eb lipsaneve t\u00eb tyre, si dhe t\u00eb p\u00ebrurimeve t\u00eb kishave p\u00ebr nder t\u00eb tyre. Gjithashtu, regjistrohen edhe &#8220;mbledhjet&#8221;, d.m.th. grumbullimet festive t\u00eb besimtar\u00ebve, p\u00ebr nder t\u00eb engj\u00ebjve, t\u00eb shenjtor\u00ebve, mrekullive t\u00eb tyre, ikonave t\u00eb shquara \u00e7udib\u00ebr\u00ebse, grupeve t\u00eb shenjtor\u00ebve t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit rend, si edhe mbledhjet p\u00ebr nder t\u00eb personave t\u00eb shenjt\u00eb q\u00eb luajn\u00eb rol par\u00ebsor n\u00eb ngjarjen e kremtuar t\u00eb historis\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb, q\u00eb regjistrohen dit\u00ebn e nes\u00ebrme t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb kremteve dhe p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb arsye t\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb t\u00eb t\u00eb kremteve (p.sh. Theofania &#8211; Pag\u00ebzimi i Krishtit 6 janar \/ Joan Pag\u00ebzori 7 janar).<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>* * *<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Kujdesi baritor i Kish\u00ebs vazhdon edhe me &#8220;rrethimin&#8221; e t\u00eb kremteve t\u00eb m\u00ebdha me cikle ditore parakremtuese dhe paskremtuese, zakonisht 8-dit\u00ebshe, (ku n\u00eb fund thuhet &#8220;mbyllja e s\u00eb kremtes&#8221;) dhe e dy t\u00eb dielave q\u00eb i rrethojn\u00eb (p.sh. &#8220;e Diela para Krishtlindjes&#8221; dhe &#8220;pas Krishtlindjes&#8221;). N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jepet parap\u00ebrgatitja p\u00ebr t\u00eb kremten me lexime, predikime, himne si dhe p\u00ebrvet\u00ebsim t\u00eb mesazheve gjat\u00eb t\u00eb paskremteve.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><strong>* * *<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; I gjith\u00eb kalendari kremtues, si nj\u00eb cik\u00ebl i pasur liturgjik, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb thesar i pafund p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt, n\u00ebse e kuptojn\u00eb dhe e p\u00ebrdorin n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e duhur. Duhet q\u00eb cikli i jasht\u00ebm festiv t\u00eb jetohet edhe si cik\u00ebl i brendsh\u00ebm shpirt\u00ebror dhe rip\u00ebrt\u00ebrit\u00ebs n\u00eb shpirtin ton\u00eb. V\u00ebm\u00eb re se t\u00eb gjitha t\u00eb kremtet nuk kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mosh\u00eb. Disa jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb hershme, disa t\u00eb reja, t\u00eb tjera shum\u00eb t\u00eb reja. Formimi i kalendarit kremtues \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gradualisht dhe vazhdon ende, duke iu shtuar t\u00eb kremte t\u00eb reja, shenjtor\u00eb t\u00eb rinj e lokal\u00eb dhe k\u00ebshtu do t\u00eb vazhdoj\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn. Kisha nuk pushon s\u00eb linduri shenjtor\u00eb. Kjo, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash, p\u00ebrb\u00ebn edhe mb\u00ebshtetjen e popullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb me k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb v\u00ebrteton se shenjt\u00ebria nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje dhe privilegj i nj\u00eb epoke t\u00eb shkuar, dhe as i atyre koh\u00ebrave t\u00eb mira e t\u00eb hershme, por e \u00e7do epoke, e \u00e7do race dhe e \u00e7do brezi. Njer\u00ebzit jan\u00eb gjithmon\u00eb dhe kudo t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb dhe koh\u00ebt jan\u00eb t\u00eb ngjashme. Shenjtor\u00ebt nuk i lind as koha, as vendi, por &#8220;fuqia e t\u00eb Lartit&#8221; q\u00eb forcon Kish\u00ebn, dhe Shpirti i Shenjt\u00eb q\u00eb e &#8220;mbulon&#8221; dhe e b\u00ebn at\u00eb N\u00ebn\u00eb t\u00eb Shenjtor\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">_____________________________________________________________<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">Marr\u00eb nga libri J. Fundulis, Liturgjika 1 &#8211; Hyrje n\u00eb Adhurimin Hyjnor, Selanik, 1995 (p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip)<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #ff0000; font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Tekst i kalendarit t\u00eb vog\u00ebl 2006 i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; Kisha, e udh\u00ebhequr nga Shpirti i Shenjt\u00eb, transformoi kalendarin e p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kalendar kremtues. Katalogu i dit\u00ebve shnd\u00ebrrohet n\u00eb katalog festash. T\u00eb gjitha dit\u00ebt e vitit vishen me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb shenjt\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb rrjedha e tyre b\u00ebhet vazhdim\u00ebsi festash, t\u00eb kremtesh. Pra, e gjith\u00eb jeta e besimtarit b\u00ebhet nj\u00eb fest\u00eb e vazhdueshme, si\u00e7 na e theksojn\u00eb qart\u00eb edhe et\u00ebrit: &#8220;Jeton n\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[112],"tags":[610,609],"class_list":["post-5207","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-materiale-shpirterore-d72","tag-lutja","tag-materiale-shpirterore"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kalendari kremtues i krishter\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kalendari kremtues i krishter\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; &nbsp; Kisha, e udh\u00ebhequr nga Shpirti i Shenjt\u00eb, transformoi kalendarin e p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kalendar kremtues. Katalogu i dit\u00ebve shnd\u00ebrrohet n\u00eb katalog festash. T\u00eb gjitha dit\u00ebt e vitit vishen me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb shenjt\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb rrjedha e tyre b\u00ebhet vazhdim\u00ebsi festash, t\u00eb kremtesh. Pra, e gjith\u00eb jeta e besimtarit b\u00ebhet nj\u00eb fest\u00eb e vazhdueshme, si\u00e7 na e theksojn\u00eb qart\u00eb edhe et\u00ebrit: &#8220;Jeton n\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2017-05-05T10:54:21+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-06T00:57:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"172\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Kalendari kremtues i krishter\u00eb\",\"datePublished\":\"2017-05-05T10:54:21+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T00:57:04+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/\"},\"wordCount\":2431,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"keywords\":[\"Lutja\",\"Materiale Shpirterore\"],\"articleSection\":[\"Materiale Shpirt\u00ebrore\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/\",\"name\":\"Kalendari kremtues i krishter\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"datePublished\":\"2017-05-05T10:54:21+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T00:57:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kalendari kremtues i krishter\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kalendari kremtues i krishter\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kalendari kremtues i krishter\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&nbsp; &nbsp; Kisha, e udh\u00ebhequr nga Shpirti i Shenjt\u00eb, transformoi kalendarin e p\u00ebrditsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kalendar kremtues. Katalogu i dit\u00ebve shnd\u00ebrrohet n\u00eb katalog festash. T\u00eb gjitha dit\u00ebt e vitit vishen me nj\u00eb p\u00ebrmbajtje t\u00eb shenjt\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb rrjedha e tyre b\u00ebhet vazhdim\u00ebsi festash, t\u00eb kremtesh. Pra, e gjith\u00eb jeta e besimtarit b\u00ebhet nj\u00eb fest\u00eb e vazhdueshme, si\u00e7 na e theksojn\u00eb qart\u00eb edhe et\u00ebrit: &#8220;Jeton n\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2017-05-05T10:54:21+00:00","article_modified_time":"2020-04-06T00:57:04+00:00","og_image":[{"width":200,"height":172,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png","type":"image\/png"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Kalendari kremtues i krishter\u00eb","datePublished":"2017-05-05T10:54:21+00:00","dateModified":"2020-04-06T00:57:04+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/"},"wordCount":2431,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"keywords":["Lutja","Materiale Shpirterore"],"articleSection":["Materiale Shpirt\u00ebrore"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/","name":"Kalendari kremtues i krishter\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"datePublished":"2017-05-05T10:54:21+00:00","dateModified":"2020-04-06T00:57:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2017\/05\/05\/kalendari-kremtues-i-krishtere\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kalendari kremtues i krishter\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5207","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5207"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5207\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14451,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5207\/revisions\/14451"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5207"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5207"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5207"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}