{"id":4803,"date":"2016-10-20T11:50:15","date_gmt":"2016-10-20T11:50:15","guid":{"rendered":""},"modified":"2021-10-11T00:01:39","modified_gmt":"2021-10-10T22:01:39","slug":"liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/","title":{"rendered":"Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit &#8211; Kryepiskopi Anastas"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong><em>Nish, 6 tetor 2013, me rastin<\/em><\/strong><br \/>\n<strong><em>e 1700-vjetorit t\u00eb Ediktit t\u00eb Milanos<\/em><\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\">Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit.<\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong><em>Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Prof. Dr. Anastasi<\/em><\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 Kur sjellim nd\u00ebrmend persekutimet e frikshme, martirizimet e m\u00ebdha q\u00eb kaluan t\u00eb krishter\u00ebt gjat\u00eb tre shekujve t\u00eb par\u00eb nga sundimtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Perandoris\u00eb Romake, thjesht dhe vet\u00ebm sepse besonin dhe pohonin Krishtin, kuptojm\u00eb r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e jasht\u00ebzakonshme q\u00eb ka Edikti i Milanos p\u00ebr rrug\u00ebtimin e Kish\u00ebs dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr historin\u00eb bot\u00ebrore. Nj\u00eb tekst q\u00eb u dekretua nga dy bashk\u00ebperandor\u00ebt e asaj epoke, Konstandini dhe Liciniusi. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shpalljen p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb t\u00eb liris\u00eb fetare n\u00eb Evrop\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0Me rastin e kremtimit t\u00eb 1700-vjetorit t\u00eb Ediktit t\u00eb Milanos n\u00eb Nish, n\u00eb Naison antike, ku lindi Konstandini i Madh, p\u00ebrsh\u00ebndesnim n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebrg\u00ebzojm\u00eb nxeht\u00ebsisht organizator\u00ebt e k\u00ebtij kremtimi. Me k\u00ebt\u00eb rast do t\u00eb donim t\u00eb theksonim dy pika: E para ka lidhje me rivendikimin e drejt\u00eb t\u00eb disa Kishave Orthodhokse, t\u00eb cilat para shum\u00eb vitesh duruan persekutime t\u00eb r\u00ebnda ateiste. Dhe pika e dyt\u00eb, ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e atyre q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi n\u00eb Kish\u00eb p\u00ebr t\u00eb fuqizuar lirin\u00eb fetare, si edhe, t\u00eb b\u00ebjm\u00eb t\u00eb ditur q\u00ebndrimin ton\u00eb n\u00eb kushtet mbar\u00ebbot\u00ebrore q\u00eb jan\u00eb krijuar sot.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>\u00a0 \u00a01.<\/strong> Tema kryesore e Ediktit \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb Romake mund t\u00eb ushtrojn\u00eb lirisht fen\u00eb e tyre dhe se, t\u00eb gjitha ligjet e nxjerra m\u00eb par\u00eb, si edhe dekretet e tjera kund\u00ebr Krishterimit shfuqizohen.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 Duke studiuar tekstin e Ediktit, na b\u00ebri p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb lidhja direkte e liris\u00eb fetare me kthimin e vendeve t\u00eb adhurimit tek t\u00eb krishter\u00ebt, pa detyrimin e riblerjes. Karakteristike \u00ebsht\u00eb referimi i detajuar dhe k\u00ebmb\u00ebngulja p\u00ebr zbatimin e k\u00ebtij vendimi. Nj\u00eb e treta e tekstit ka lidhje me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Gjuha e tij emfatike \u00ebsht\u00eb mjaft zbuluese n\u00eb vetvete.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u00a0 \u00a0 \u201cUrdh\u00ebrojm\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt, p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerave dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb: vendet e tyre, ku m\u00eb par\u00eb e kishin zakon t\u00eb mblidheshin&#8230; n\u00ebse disa i kan\u00eb bler\u00eb qoft\u00eb nga arka jon\u00eb apo nga ndonj\u00eb ark\u00eb tjet\u00ebr, k\u00ebto duhet t\u2019u kthehen t\u00eb krishter\u00ebve, pa par\u00e0 dhe pa asnj\u00eb lloj shp\u00ebrblimi tjet\u00ebr, pasi t\u00eb jet\u00eb mposhtur \u00e7do lloj neglizhence dhe v\u00ebnie n\u00eb pik\u00ebpyetje.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u00a0 \u00a0 Dhe n\u00ebse ka rastisur q\u00eb disa t\u2019i ken\u00eb marr\u00eb k\u00ebto vende si dhurat\u00eb, t\u2019i kthejn\u00eb ato sa m\u00eb shpejt tek t\u00eb krishter\u00ebt. Si rrjedhoj\u00eb, n\u00ebse ata q\u00eb i kan\u00eb bler\u00eb ose ata q\u00eb i kan\u00eb marr\u00eb si dhurat\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb di\u00e7ka nga mir\u00ebsia jon\u00eb, t\u2019i k\u00ebrkojn\u00eb qeveritarit lokal, nj\u00eb zgjidhje nga dashamir\u00ebsia jon\u00eb. T\u00eb gjitha k\u00ebto vende duhet t\u2019i dor\u00ebzohen trupit t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve, me an\u00eb t\u00eb p\u00ebrkujdesjes sate dhe pa asnj\u00eb vones\u00eb kohore.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><em>\u00a0 \u00a0 Dhe jo vet\u00ebm vendet e adhurimit, por edhe shum\u00eb m\u00eb gjer\u00eb, t\u00eb gjith\u00eb element\u00ebt pasuror\u00eb t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve, duhet me t\u00eb nj\u00ebjtat terma t\u00eb ktheheshin \u201cdhe pa pik\u00ebpyetjen m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl\u201d.<\/em><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 Pasoj\u00eb e pazgjidhshme e liris\u00eb fetare \u00ebsht\u00eb kthimi i vendeve t\u00eb shenjta t\u00eb kultit. Nga kjo vjen edhe detyrimi yn\u00eb p\u00ebr t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulur n\u00eb k\u00ebt\u00eb an\u00eb t\u00eb kuptimit t\u00eb liris\u00eb fetare dhe q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb drejtat tona q\u00eb burojn\u00eb prej saj (si\u00e7 e b\u00ebm\u00eb n\u00eb rastin e kish\u00ebs s\u00eb P\u00ebrmetit). P\u00ebr fakt t\u00eb keq, disa shtete t\u00eb sotme moderne shfaqen t\u00eb vonuar rreth 1700 vjet, sa i takon kuptimit t\u00eb gjer\u00ebsis\u00eb s\u00eb Konceptit t\u00eb Liris\u00eb fetare, p\u00ebr shkak t\u00eb propagand\u00ebs ateiste t\u00eb shekullit t\u00eb 20-t\u00eb. Dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb ende, me pretekste t\u00eb ndryshme, vendet e kultit, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb sigurojn\u00eb se respektojn\u00eb lirin\u00eb fetare.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>\u00a0 \u00a0 2.<\/strong> Pika e dyt\u00eb: Pranver\u00ebn shpirt\u00ebrore q\u00eb solli Edikti i Milanos n\u00eb jet\u00ebn e Kish\u00ebs, e pasuan shum\u00eb alergji shpirt\u00ebrore: ndarje, herezi, dob\u00ebsi njer\u00ebzore, q\u00eb i \u00e7el\u00ebn rrug\u00ebn nd\u00ebrhyrjeve shtet\u00ebrore n\u00eb jet\u00ebn e saj. Liria fetare e siguruar me Ediktin e Milanos, nuk mjaftonte p\u00ebr lul\u00ebzimin shpirt\u00ebror dhe frytshm\u00ebrin\u00eb e Kish\u00ebs, si\u00e7 shpresonin besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb. N\u00eb kushtet e reja lind\u00ebn probleme t\u00eb reja. Marr\u00ebdh\u00ebniet e pushtetit shtet\u00ebror dhe t\u00eb Kish\u00ebs \u00e7uan n\u00eb peripeci t\u00eb reja. N\u00eb Per\u00ebndim, Kisha k\u00ebrkoi pushtetin e k\u00ebsaj bote dhe eci m\u00eb tej duke u b\u00ebr\u00eb shtet. N\u00eb Lindje, pushteti shtet\u00ebror nd\u00ebrhynte, shpesh arbitrarisht, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e brendshme t\u00eb Kish\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0N\u00eb shekullin e 20-t\u00eb Kisha jetoi p\u00ebrs\u00ebri persekutime t\u00eb r\u00ebnda. \u00c7\u00ebshtja kritike n\u00eb epok\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb, se si duke shmangur variantet e dy tundimeve t\u00eb m\u00ebsip\u00ebrme, do t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb ose jo si\u00e7 duhet p\u00ebrvoj\u00ebn, rezistenc\u00ebn, past\u00ebrtin\u00eb e besimit t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb shekujve t\u00eb par\u00eb por edhe t\u00eb atij t\u00eb 20-t\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt \u201csi ari n\u00eb furr\u00eb\u201d u d\u00eblir\u00ebsuan dhe se si t\u00eb mos t\u00ebrhiqemi dhe t\u00eb biem n\u00eb ndasi dhe antiteza, t\u00eb cilat i mbart k\u00ebrkimi i privilegjeve t\u00eb k\u00ebsaj bote.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 \u00c7\u00ebshtja baz\u00eb p\u00ebr shekullin e 21-t\u00eb, duke jetuar n\u00eb periudh\u00ebn e shpalljes s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut q\u00eb ka si element kryesor lirin\u00eb fetare \u00ebsht\u00eb kjo: sa ne drejtuesit e Kish\u00ebs jetojm\u00eb moralin kryqngjall\u00ebsor t\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve q\u00eb duruan persekutime, pa devijuar n\u00eb koncepte pushtetare dhe synime p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb madh\u00ebshti t\u00eb jashtme. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, me kremtimet e p\u00ebrvjetorit t\u00eb dh\u00ebnies s\u00eb liris\u00eb fetare me Ediktin e Milanos, imponohet detyrimi q\u00eb me k\u00ebto, t\u00eb bashkekzistoj\u00eb edhe meditimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e drejt\u00eb t\u00eb liris\u00eb fetare. Ajo q\u00eb k\u00ebrkohet nga t\u00eb gjith\u00eb ne, q\u00eb kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi brenda n\u00eb Kish\u00eb, \u00ebsht\u00eb respektimi i \u00e7do personi njer\u00ebzor, nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe zgjedhja e fuqis\u00eb s\u00eb dashuris\u00eb dhe shmangia e dashuris\u00eb p\u00ebr fuqin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 Persekutimet e jashtme, n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, her\u00eb largohen dhe her\u00ebn ndodhen n\u00eb pik\u00eb kulmore (p.sh. si n\u00eb Lindjen e Mesme). Megjithat\u00eb, p\u00ebrndjekjet kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve thjesht ndryshojn\u00eb form\u00eb (p\u00ebrbuzje, fyerje, shpifje). Por na ngush\u00ebllon fjala e apostull Pavlit \u201cSepse juve ju \u00ebsht\u00eb falur p\u00ebr hir t\u00eb Krishtit, jo vet\u00ebm t\u2019i besoni atij, por edhe t\u00eb p\u00ebsoni p\u00ebr t\u00eb\u201d (Filip. 1:29). Eksperienca dhe morali apostolik na udh\u00ebheqin n\u00eb vazhdimin e p\u00ebrpjekjes dhe t\u00eb detyrimit ton\u00eb apostolik \u201c&#8230;n\u00eb fuqi t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb; me arm\u00ebt e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb dor\u00ebn e djatht\u00eb e n\u00eb t\u00eb majt\u00ebn; n\u00eb lavdi e n\u00eb \u00e7nderim, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb mir\u00eb e n\u00eb em\u00ebr t\u00eb keq; porsi mashtrues, po t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb; porsi t\u00eb panjohur, po t\u00eb njohur mir\u00eb; porsi duke vdekur, po ja tek rrojm\u00eb; porsi t\u00eb munduar, po jo t\u00eb vrar\u00eb; porsi t\u00eb hidh\u00ebruar, po gjithnj\u00eb t\u00eb g\u00ebzuar; porsi t\u00eb vobekt\u00eb, po shum\u00eb veta pasurojm\u00eb; porsi skam\u00ebs, po t\u00eb gjitha i zot\u00ebrojm\u00eb (2Kor. 6:7-10).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 N\u00eb rrjedh\u00ebn e ngjarjeve t\u00eb shekullit t\u00eb 21-t\u00eb, me kaq shum\u00eb trazira, Kisha Orthodhokse, e bashkuar, duke jetuar n\u00eb liri dhe n\u00eb dashuri, ftohet, n\u00eb \u00e7far\u00ebdolloj kushtesh q\u00eb t\u00eb ndodhet, t\u00eb mbroj\u00eb lirin\u00eb fetare, n\u00eb mbar\u00eb dheun, duke rrezatuar t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe fuqin\u00eb shpirt\u00ebrore t\u00eb besimit t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;&#8212;-<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">1.Ajo q\u00eb njihet sot si Edikti i Milanos \u00ebsht\u00eb nj\u00eb let\u00ebr perandorake d\u00ebrguar qeveritar\u00ebve t\u00eb krahinave romake, p\u00ebr t\u00eb zbatuar sa m\u00eb rigorozisht urdhrat e marr\u00eb. Ruhet n\u00eb gjuh\u00ebn latine nga historiani latin Laktanti (240-347 pas Krishtit), n\u00eb vepr\u00ebn e tij <em>De mortibus persecutorum<\/em> (<em>Vdekja e persekutor\u00ebve<\/em> (Migne, PL. 7\/267), dhe n\u00eb gjuh\u00ebn greke n\u00eb nj\u00eb form\u00eb m\u00eb t\u00eb shkurtuar, nga historiani kishtar Efsevi, episkopi i Cezaris\u00eb s\u00eb Palestin\u00ebs (265-340 pas Krishtit),\u00a0\u0395\u03ba\u03ba\u03bb\u03b7\u03c3\u03b9\u03b1\u03c3\u03c4\u03b9\u03ba\u03ae \u0399\u03c3\u03c4\u03bf\u03c1\u03af\u03b1,\u00a010\u03bf \u03ba\u03b5\u03c6,\u00a05,2-3 Migne, P.G. 20, vargjet 880-885)<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nish, 6 tetor 2013, me rastin e 1700-vjetorit t\u00eb Ediktit t\u00eb Milanos Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit. Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Prof. Dr. Anastasi \u00a0 \u00a0 Kur sjellim nd\u00ebrmend persekutimet e frikshme, martirizimet e m\u00ebdha q\u00eb kaluan t\u00eb krishter\u00ebt gjat\u00eb tre shekujve t\u00eb par\u00eb nga sundimtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Perandoris\u00eb Romake, thjesht<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[256],"tags":[608],"class_list":["post-4803","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kendveshtrimi-orthodhoks","tag-kendveshtrimi-orthodhoks"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit - Kryepiskopi Anastas - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit - Kryepiskopi Anastas - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Nish, 6 tetor 2013, me rastin e 1700-vjetorit t\u00eb Ediktit t\u00eb Milanos Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit. Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Prof. Dr. Anastasi \u00a0 \u00a0 Kur sjellim nd\u00ebrmend persekutimet e frikshme, martirizimet e m\u00ebdha q\u00eb kaluan t\u00eb krishter\u00ebt gjat\u00eb tre shekujve t\u00eb par\u00eb nga sundimtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Perandoris\u00eb Romake, thjesht\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-10-20T11:50:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2021-10-10T22:01:39+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"172\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"6 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit &#8211; Kryepiskopi Anastas\",\"datePublished\":\"2016-10-20T11:50:15+00:00\",\"dateModified\":\"2021-10-10T22:01:39+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/\"},\"wordCount\":1407,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"keywords\":[\"K\u00ebndv\u00ebshtrimi Orthodhoks\"],\"articleSection\":[\"K\u00ebndv\u00ebshtrimi orthodhoks\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/\",\"name\":\"Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit - Kryepiskopi Anastas - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"datePublished\":\"2016-10-20T11:50:15+00:00\",\"dateModified\":\"2021-10-10T22:01:39+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit &#8211; Kryepiskopi Anastas\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit - Kryepiskopi Anastas - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit - Kryepiskopi Anastas - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Nish, 6 tetor 2013, me rastin e 1700-vjetorit t\u00eb Ediktit t\u00eb Milanos Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit. Kryepiskopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb Prof. Dr. Anastasi \u00a0 \u00a0 Kur sjellim nd\u00ebrmend persekutimet e frikshme, martirizimet e m\u00ebdha q\u00eb kaluan t\u00eb krishter\u00ebt gjat\u00eb tre shekujve t\u00eb par\u00eb nga sundimtar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb Perandoris\u00eb Romake, thjesht","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2016-10-20T11:50:15+00:00","article_modified_time":"2021-10-10T22:01:39+00:00","og_image":[{"width":200,"height":172,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png","type":"image\/png"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"6 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit &#8211; Kryepiskopi Anastas","datePublished":"2016-10-20T11:50:15+00:00","dateModified":"2021-10-10T22:01:39+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/"},"wordCount":1407,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"keywords":["K\u00ebndv\u00ebshtrimi Orthodhoks"],"articleSection":["K\u00ebndv\u00ebshtrimi orthodhoks"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/","name":"Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit - Kryepiskopi Anastas - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"datePublished":"2016-10-20T11:50:15+00:00","dateModified":"2021-10-10T22:01:39+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/10\/20\/liria-fetare-eshte-pazgjidhshmerisht-e-lidhur-me-kthimin-e-vendeve-te-shenjta-te-kultit\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Liria fetare \u00ebsht\u00eb pazgjidhshm\u00ebrisht e lidhur me kthimin e vendeve t\u00eb Shenjta t\u00eb kultit &#8211; Kryepiskopi Anastas"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4803","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4803"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4803\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":55619,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4803\/revisions\/55619"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4803"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4803"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4803"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}