{"id":4610,"date":"2016-05-25T09:38:05","date_gmt":"2016-05-25T09:38:05","guid":{"rendered":""},"modified":"2016-05-25T09:41:28","modified_gmt":"2016-05-25T09:41:28","slug":"rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/","title":{"rendered":"Rrug\u00ebtimi drejt Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #000000;\"><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">P\u00ebrkthimi nga<b><strong style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; font-size: 16px; text-align: justify;\"> Stefan Zhupa<\/strong><\/b><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: right;\"><span style=\"color: #000000;\"><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: left;\"><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; font-size: 12pt;\"><\/span><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; font-size: 12pt;\"><b>&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp;1.Nj\u00eb rrug\u00ebtim i shkurt\u00ebr historik<\/b><\/span><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Qarkorja Patriakale dhe Sinodike e Patriarkut Ekumenik Joakimi III, e vitit 1902, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ftoheshin Primat\u00ebt e Kishave Orthodhokse Autoqefale t\u00eb bashk\u00ebpunonin p\u00ebr zgjidhjen e problemeve q\u00eb haste Kisha Orthodhokse, ishte shk\u00ebndija e par\u00eb p\u00ebr parap\u00ebrgatitjen e nj\u00eb Sinodi t\u00eb Madh Panorthodhoks. Kjo ide frym\u00ebzoi edhe K\u00ebshillin Panorthodhoks t\u00eb Patriarkan\u00ebs (1923). N\u00eb vitin 1930, Patriarku Ekumenik, Foti II, mblodhi Komisionin Parap\u00ebrgatitor Nd\u00ebrorthodhoks n\u00eb Manastirin e Hirsh\u00ebm t\u00eb Vatopedhit, n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, n\u00eb t\u00eb cilin u hartua edhe lista e par\u00eb me shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duheshin diskutuar, nd\u00ebr t\u00eb cilat ve\u00e7ohen marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrorthodhokse, marr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me Kishat dhe Bashk\u00ebsit\u00eb (Konfesionet) e tjera t\u00eb krishtera, \u00e7\u00ebshtja e Kalendarit&nbsp; dhe shum\u00eb pyetje rreth rregullit kishtar. Sinodi Panorthodhoks ishte i nevojsh\u00ebm edhe p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb pati Kisha Orthodhokse n\u00eb fund t\u00eb shek. XIX dhe n\u00eb fillim t\u00eb shek. XX me shfaqen e Kishave t\u00eb reja Autoqefale, por edhe p\u00ebr shkak t\u00eb sfidave me t\u00eb cilat u p\u00ebrball Kisha n\u00eb shek. XX, q\u00eb erdh\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb Luft\u00ebs s\u00eb I Bot\u00ebrore.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; font-size: 12pt;\"><\/span><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; font-size: 12pt;\"><b>2. Kontributi i Patriarkut Ekumenik Athinagora.<\/b><\/span><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Risjellja edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb v\u00ebmendje e ides\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbledhur nj\u00eb Sinod t\u00eb Madh, i atribuohet Patriarkut Ekumenik Athinagora, m\u00eb konkretisht dy Qarkoreve t\u00eb tij Patriakale drejtuar Primat\u00ebve t\u00eb Kisha Orthodhokse Autoqefale, p\u00ebrkat\u00ebsisht n\u00eb vitin 1951 dhe 1952.&nbsp; Por, fillimi p\u00ebrfundimtar dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb zyrtare i procedurave parap\u00ebrgatitore t\u00eb Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse ndodhi n\u00eb vitin 1961, me mbledhjen e Konferenc\u00ebs s\u00eb par\u00eb Panorthodhokse n\u00eb Rodos. Konferenca miratoi nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb shqyrtoheshin prej Sinodit, t\u00eb cilat ishin ndar\u00eb n\u00eb k\u00ebto kategori: 1) Besimi dhe dogma, 2) Adhurimi Hyjnor, 3) Administrimi i Kish\u00ebs, 4) Marr\u00ebdh\u00ebnia nd\u00ebrmjet Kishave Orthodhokse, 5) Orthodhoksia dhe bota, 6) \u00c7\u00ebshtje teologjike, si p.sh. ekonomia p\u00ebrball\u00eb sakt\u00ebsis\u00eb kanonike, marr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me fet\u00eb e tjera, eutanazia dhe djegia e t\u00eb vdekurve, 7) \u00c7\u00ebshtje sociale, si\u00e7 p.sh. familja, rinia, diskriminimi.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Konferenca e par\u00eb Panorthodhokse Parasinodike, mbajtur n\u00eb Chambesy t\u00eb Gjenev\u00ebs, n\u00eb vitin 1976, e kufizoi list\u00ebn e m\u00ebsip\u00ebrme, duke e konsideruar at\u00eb disi ambicioze, dhe vendosi q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendroheshin n\u00eb tre fusha kryesore: marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrorthodhokse, marr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb dhe d\u00ebshmia e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb bot\u00ebn bashk\u00ebkohore. Q\u00eb nga ajo koh\u00eb, n\u00eb programin e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh, b\u00ebnin pjes\u00eb k\u00ebto dhjet\u00eb \u00e7\u00ebshtje: 1) \u00c7\u00ebshtja e Kalendarit, 2) pengesat e martes\u00ebs, 3) p\u00ebrshtatja e rregullave t\u00eb kreshm\u00ebs me k\u00ebrkesat e bot\u00ebs bashk\u00ebkohore, 4) marr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me Kishat dhe Bashk\u00ebsit\u00eb (Konfesionet) e tjera t\u00eb krishtera, 5) Marr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me L\u00ebvizjen Ekumenike, 6) Marr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me bot\u00ebn, 7) \u00e7\u00ebshtja e Diaspor\u00ebs Orthodhoske, 8) Autoqefalia dhe m\u00ebnyra e shpalljes s\u00eb saj, 9) Autonomia (kishtare) dhe m\u00ebnyra e shpalljes s\u00eb saj, 10) Diptik\u00ebt e Hirsh\u00ebm n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; font-size: 12pt;\">&nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; 3.&nbsp;<\/span><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; font-size: 12pt;\">Procesi i gjat\u00eb i parap\u00ebrgatitjes s\u00eb Sinodit<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Konferenca e par\u00eb Panorthodhokse Parasinodike, e mbajtur n\u00eb Chambesy t\u00eb Gjenev\u00ebs, n\u00eb vitin 1976, p\u00ebrcaktoi procedur\u00ebn e parap\u00ebrgatitjes s\u00eb Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh. Sekretariati i parap\u00ebrgatitjes s\u00eb Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh u vendos n\u00eb Qendr\u00ebn Orthodhokse t\u00eb Patriarkan\u00ebs Ekumenike n\u00eb Chambesy. K\u00ebtij Sekretariati iu ngarkua p\u00ebrgjegj\u00ebsia e mbledhjes s\u00eb propozimeve t\u00eb Kishave Orthodhokse n\u00eb lidhje me \u00e7donj\u00ebr\u00ebn prej dhjet\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb p\u00ebrcaktuara dhe e hartimit t\u00eb nj\u00eb raporti, i cili n\u00eb vazhdim do t\u00eb duhej t\u00eb shqyrtohej nga nj\u00eb Komision Nd\u00ebrorthodhoks Parap\u00ebrgatitor, i thirrur prej Patriarkan\u00ebs Ekumenike. Ky Komision ishte i detyruar t\u00eb mblidhej sa her\u00eb t\u00eb ishte e nevojshme, deri sa t\u00eb arrihej nj\u00eb marr\u00ebveshje nd\u00ebrmjet Kishave Orthodhokse Autoqefale.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Teksti i formuluar prej Konferenc\u00ebs s\u00eb par\u00eb Panorthodhokse Parasinodike t\u00eb Chambesy-s\u00eb n\u00eb lidhje me marr\u00ebveshjen e domosdoshme, n\u00eb vazhdim, n\u00ebp\u00ebrmjet Sekretariatit, iu d\u00ebrgua Sinodit t\u00eb \u00e7do Kishe Orthodhokse vendore p\u00ebr ta miratuar apo mos kishte ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u2019u rishikuar. N\u00ebse do t\u00eb kishin ndonj\u00eb v\u00ebrejtje, \u00e7do Kish\u00eb duhej t\u2019ia d\u00ebrgonte at\u00eb Sekretariatit, i cili i merrte parasysh p\u00ebr hartimin e tekstit p\u00ebrfundimtar, q\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb diskutohej nga nj\u00eb Konferenc\u00eb tjet\u00ebr Panorthodhokse Parasinodike, e thirrur s\u00ebrish prej Patriarkan\u00ebs Ekumenike. Dhe kjo ishte faza e fundit e shqyrtimit t\u00eb teksteve rreth temave t\u00eb ndryshme t\u00eb Sinodit, t\u00eb cilat duhej t\u00eb diskutoheshin dhe t\u00eb miratoheshin p\u00ebrfundimisht prej k\u00ebtij t\u00eb fundit. Pra, duket qart\u00eb q\u00eb kemi pasur t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb proces t\u00eb gjat\u00eb dhe t\u00eb nd\u00ebrlikuar p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur Sinodin e Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh, i cili mb\u00ebshtetej mbi parimin e t\u00eb qenit n\u00eb nj\u00eb mendje.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Me k\u00ebt\u00eb frym\u00eb, pra, Konferenca e dyt\u00eb Panorthodhokse Parasinodike e vitit 1982, n\u00eb Chambesy, miratoi tekstin p\u00ebrfundimtar p\u00ebr sa i p\u00ebrket pengesave t\u00eb martes\u00ebs, p\u00ebrshtatjes s\u00eb rregullave t\u00eb kreshm\u00ebs me k\u00ebrkesat e bot\u00ebs bashk\u00ebkohore dhe \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kalendarit, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr p\u00ebrcaktimin e dat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb kremtimit t\u00eb Pashk\u00ebs pas nj\u00eb konference t\u00eb mbajtur n\u00eb Chambesy, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mor\u00ebn pjes\u00eb astronom\u00eb dhe kanonolog\u00eb orthodhoks\u00eb. Konferenca e tret\u00eb Panorthodhokse Parasinodike e vitit 1986 miratoi tekstin: \u201cKontributi i Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb ruajtjen e paqes, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb dashuris\u00eb nd\u00ebrmjet popujve, si edhe n\u00eb zhdukjen e diskriminimeve racore, por edhe t\u00eb \u00e7dolloj diskriminimi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d, si edhe tekstet: \u201cOrthodhoksia dhe L\u00ebvizja Ekumenike\u201d dhe \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb\u201d. Gjithashtu, u miratua edhe \u201cRregullorja e Funksionimit t\u00eb Konferenc\u00ebs Panorthodhokse Parasinodike\u201d dhe i K\u00ebshillave Nd\u00ebrorthodhoks\u00eb Parap\u00ebrgatitor\u00eb, t\u00eb gjitha vendimet e t\u00eb cil\u00ebve duhej t\u00eb merreshin n\u00eb nj\u00eb mendje, me p\u00ebrjashtim t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve procedurale, vendimet e t\u00eb cilave duhej t\u00eb merreshin me votat e dy t\u00eb tretave t\u00eb kryetar\u00ebve p\u00ebrfaq\u00ebsues q\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Shembja e Bashkimit Sovjetik (1991), q\u00eb solli pavar\u00ebsin\u00eb e shum\u00eb vendeve dhe rip\u00ebrt\u00ebritjen e nacionalizmit, e vonoi shum\u00eb procesin e parap\u00ebrgatitjes s\u00eb Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh n\u00eb vitet 90. Ky proces filloi s\u00ebrish n\u00eb vitet 2000 me nxitjen e Takimit t\u00eb Primat\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse n\u00eb vitin 1992, 1995 dhe 2000, me iniciativ\u00eb t\u00eb Patriarkut Ekumenik, imzot Bartolomeut.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Konferenca e kat\u00ebrt Panorthodhokse Parasinodike e vitit 2009 n\u00eb Chambesy, pranoi tekstin p\u00ebrfundimtar t\u00eb Diaspor\u00ebs Orthodhokse, i cili miratoi Asamblen\u00eb e Episkop\u00ebve Orthodhoks\u00eb n\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb zona: 1) n\u00eb Amerik\u00ebn veriore dhe qendrore, 2) n\u00eb Amerik\u00ebn jugore, 3) n\u00eb Australi dhe Zeland\u00ebn e Re, 4) n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe dhe Irland\u00eb, 5) n\u00eb Franc\u00eb, 6) n\u00eb Belgjik\u00eb, Holand\u00eb dhe Luksemburg, 7) n\u00eb Austri, 8) n\u00eb Itali, 9) n\u00eb Zvic\u00ebr, 10) n\u00eb Gjermani, 11) n\u00eb Skandinavi, 12) n\u00eb Spanj\u00eb dhe Portugali. Zona e Amerik\u00ebs veriore dhe qendrore, gjat\u00eb Takimit t\u00eb Primat\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse t\u00eb vitit 2014, u nda n\u00eb dy zona, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, nd\u00ebrsa Meksika iu bashkua zon\u00ebs s\u00eb Amerik\u00ebs jugore, e cila u quajt \u201cAmerika Latine\u201d. Konferenca e kat\u00ebrt Panorthodhokse Parasinodike miratoi edhe Rregulloren e Funksionimit t\u00eb k\u00ebtyre asambleve t\u00eb Episkop\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; font-size: 12pt;\">4.<\/span><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; font-size: 12pt;\">Hapat e fundit drejt Sinodit.<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">N\u00eb Takimin e Primat\u00ebve t\u00eb Kishave Orthodhokse n\u00eb Patriarkan\u00ebn e Ekumenike, n\u00eb Fanar, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2014, u vendos t\u00eb krijohej nj\u00eb K\u00ebshill i Ve\u00e7ant\u00eb Nd\u00ebrorthodhoks p\u00ebr rishikimin, rip\u00ebrpunimin ose rregullimin e disa teksteve t\u00eb Konferenc\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb Panorthodhokse Parasinodike t\u00eb viteve 1982 dhe 1986. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Takimi i Primat\u00ebve miratoi edhe parimin se t\u00eb gjitha vendimet e Sinodit duhet t\u00eb merren n\u00eb nj\u00eb mendje. Gjithashtu, u vendos q\u00eb Sinodi i Shenjt\u00eb dhe i Madh do t\u00eb mblidhej n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, n\u00eb vitin 2016, p\u00ebrve\u00e7 ndonj\u00eb rasti t\u00eb paparashikuar, n\u00eb t\u00eb kremten e Perndikostis\u00eb, n\u00eb Kish\u00ebn e Sh\u00ebn Irinit, aty ku u mblodh edhe Sinodi II Ekumenik. Sinodi do t\u00eb drejtohet nga Patriarku Ekumenik, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrcaktuar, nd\u00ebrsa Primat\u00ebt e Kishave t\u00eb tjera Orthodhokse do t\u00eb ulen n\u00eb t\u00eb djatht\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb majt\u00eb t\u00eb tij dhe \u00e7do Kish\u00eb Orthodhokse do t\u00eb d\u00ebrgonte nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsi prej nj\u00ebzet e kat\u00ebr episkop\u00ebsh.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">K\u00ebshilli i Ven\u00e7ant\u00eb Nd\u00ebrorthodhoks u mblodh n\u00eb Qendr\u00ebn Orthodhokse t\u00eb Patriarkan\u00ebs Ekumenike, n\u00eb Chambesy, n\u00eb tetor t\u00eb vitti 2014, n\u00eb shkurt dhe n\u00eb mars\/prill t\u00eb vitit 2015, dhe rishikoi tekstet q\u00eb kishin t\u00eb b\u00ebnin me Marr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me L\u00ebvizjen Ekumenike dhe me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, duke i nd\u00ebrthur n\u00eb nj\u00eb tekst t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me titull \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me pjes\u00ebn e tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb\u201d. Teksti \u201cKontributi i Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb ruajtjen e paqes, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb dashuris\u00eb nd\u00ebrmjet popujve, si edhe n\u00eb zhdukjen e diskriminimeve racore, por edhe t\u00eb \u00e7dolloj diskriminimi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d u rishikua dhe u korrigjua. Teksti \u201cR\u00ebnd\u00ebsia e kreshm\u00ebs dhe zbatimi i saj sot\u201d pati thjesht disa korrigjime t\u00eb vogla p\u00ebr sa i p\u00ebrket m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb formulimit. Teksti i vitit 1982 rreth Kalendarit nuk qe e mundur t\u00eb rishikohej nga K\u00ebshilli, sepse Konferenca e dyt\u00eb Panorthodhokse Parasinodike (1982) kishte vendosur t\u00eb b\u00ebnte disa nd\u00ebrhyrje n\u00eb t\u00eb ardhmen. K\u00ebshilli i Ve\u00e7ant\u00eb Nd\u00ebrorthodhoks nuk ra n\u00eb nj\u00eb mendje p\u00ebr sa i p\u00ebrket tekstit \u201cPengesat e martes\u00ebs\u201d, t\u00eb vitit 1982, e cila u la t\u00eb parashtrohej n\u00eb Sinod si\u00e7 ishte.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Konferenca e pest\u00eb Panorthodhokse Parasinodike e tetorit t\u00eb vitit 2015 n\u00eb Chambesy miratoi tekstin \u201cAutonomia (kishtare) n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse dhe m\u00ebnyra e shpalljes s\u00eb saj\u201d, i cili ishte formuluar nga K\u00ebshilli Nd\u00ebrorthodhoks Parap\u00ebrgatitor, n\u00eb vitin 2009. Gjithashtu, kjo Konferenc\u00eb shqyrtoi tekstet q\u00eb kishte rishikuar K\u00ebshilli i Ve\u00e7ant\u00eb Nd\u00ebrorthodhoks n\u00eb vitin 2014 dhe 2015. U miratuan nj\u00ebz\u00ebri tekstet \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb\u201d dhe \u201cR\u00ebnd\u00ebsia e kreshm\u00ebs dha zbatimi i saj sot\u201d. Teksti me titull \u201cKontributi i Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb ruajtjen e paqes, t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, t\u00eb liris\u00eb, t\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb dhe t\u00eb dashuris\u00eb nd\u00ebrmjet popujve, si edhe n\u00eb zhdukjen e diskriminimeve racore, por edhe t\u00eb \u00e7dolloj diskriminimi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi\u201d u quajt \u201cMisioni i Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb bot\u00ebn bashk\u00ebkohore\u201d, por nuk qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb mendje me k\u00ebt\u00eb tekst, sepse ai nuk u firmos nga kryetar\u00ebt e p\u00ebrfaq\u00ebsuese t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb dhe t\u00eb Gjeorgjis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify; text-indent: 28.35pt;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; font-size: 12pt;\">5.<\/span><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; font-size: 12pt;\">Takimi i Primat\u00ebve n\u00eb janar t\u00eb vitit 2016<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; P\u00ebr dy nga dhjet\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse q\u00eb ishin n\u00eb shqyrtim nuk u gjet gjuha e p\u00ebrbashk\u00ebt nga K\u00ebshilli N\u00ebrorthodhoks Parap\u00ebrgatitor. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr tekstet e \u201cAutoqefalis\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb shpalljes s\u00eb saj\u201d dhe t\u00eb \u201cDiptik\u00ebve t\u00eb Hirsh\u00ebm\u201d. Mbledhja e Primat\u00ebve n\u00eb janar t\u00eb 2016 n\u00eb Chambesy, p\u00ebrfundimisht, vendosi q\u00eb k\u00ebto dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb mos shqyrtohen nga Sinodi i Shenjt\u00eb dhe i Madh dhe t\u00eb lihen p\u00ebr diskutim n\u00eb nj\u00eb Sinod t\u00eb ardhsh\u00ebm. Ky Takim vendosi q\u00eb t\u00eb hiqej nga programi i Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh edhe \u00e7\u00ebshtja e Kalendarit, p\u00ebrderisa disa Kisha Orthodhokse u shpreh\u00ebn se tani p\u00ebr tani nuk d\u00ebshironin dhe nuk ishin gati ta ndryshonin Kalendarin. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, Takimi i Primat\u00ebve rip\u00ebrpunoi rr\u00ebnj\u00ebsisht tekstin e pengesave t\u00eb martes\u00ebs, i cili u quajt \u201cMisteri i martes\u00ebs dhe pengesat e tij\u201d.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Duke pasur parasysh q\u00eb tekstet \u201cMarr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me L\u00ebvizjen Ekumenike\u201d dhe \u201cme pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb\u201d ishin shkrir\u00eb n\u00eb nj\u00eb tekst t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, at\u00ebher\u00eb \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb do t\u00eb trajtohen nga Sinodi i Shenjt\u00eb dhe i Madh, t\u00eb cilat u miratuan nga Takimi i Primat\u00ebve n\u00eb janar t\u00eb vitti 2016, bashk\u00eb me tekstet e tyre p\u00ebrkat\u00ebse, do t\u00eb jen\u00eb:<\/span><\/p>\n<ol>\n<li><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Misioni i Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb bot\u00ebn bashk\u00ebkohore.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Diaspora Orthodhokse.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Autonomia n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse dhe m\u00ebnyra e shpalljes s\u00eb saj.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Misteri i martes\u00ebs dhe pengesat e tij.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">R\u00ebnd\u00ebsia e kreshm\u00ebs dhe zbatimi i saj n\u00eb dit\u00ebt e sotme.<\/span><\/li>\n<li><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">Marr\u00ebdh\u00ebniet e Kish\u00ebs Orthodhokse me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb bot\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb.<\/span><\/li>\n<\/ol>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Duke par\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb e situat\u00ebs politike n\u00eb Lindjen e Mesme dhe tensionin nd\u00ebrmjet Turqis\u00eb dhe Rusis\u00eb, Takimi i Primat\u00ebve e p\u00ebrjashtoi mund\u00ebsin\u00eb e mbledhjes s\u00eb Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh n\u00eb Konstandinopoj\u00eb dhe vendosi q\u00eb t\u00eb mblidhet n\u00eb Akademin\u00eb Orthodhokse t\u00eb Kret\u00ebs, n\u00eb datat 18 deri n\u00eb 27 qershor 2016. T\u00eb Diel\u00ebn e Perndikostis\u00eb, m\u00eb 19 qershor, do t\u00eb kryhet bashk\u00ebmeshimi panegjirik n\u00eb Kish\u00ebn e Hirshme t\u00eb Sh\u00ebn Minait, n\u00eb Irakli t\u00eb Kret\u00ebs, me pjes\u00ebmarrjen e t\u00eb gjith\u00eb Primat\u00ebve Orthodhoks\u00eb. Sinodi do t\u2019i mbyll\u00eb punimet t\u00eb Diel\u00ebn e Gjith\u00eb Shenjtor\u00ebve, m\u00eb 26 qershor.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Gjithashtu, Takimi i Primat\u00ebve miratoi edhe Rregulloren e Organizimit dhe t\u00eb Funksionimit t\u00eb Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse. Sipas k\u00ebsaj rregulloreje, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kishave Orthodhokse vendore, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb 24 episkop\u00eb nga \u00e7do Kish\u00eb, mund, si\u00e7 ishte vendosur n\u00eb Takimin e Primat\u00ebve n\u00eb mars t\u00eb 2014, t\u00eb shoq\u00ebrohen edhe nga nj\u00eb k\u00ebshill i ve\u00e7ant\u00eb, i cili mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga klerik\u00eb, murgj ose laik\u00eb, por numri i tyre nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjasht\u00eb veta. Gjithashtu, \u00e7do Kish\u00eb Orthodhokse Autoqefale, duhet t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb edhe tre veta si personel ndihm\u00ebs (stewards). Gjuh\u00ebt zyrtare t\u00eb Sinodit do t\u00eb jen\u00eb greqishtja, rusishtja, fr\u00ebngjishtja dhe anglishtja, si edhe arabishtja si gjuh\u00eb pune (artikulli 9). Gjithashtu, u krijua nj\u00eb Sekretariat Panorthodhoks i Sinodit nga nj\u00eb kryeprift prej \u00e7do delegacioni dhe nga Sekretari i Sekretariatit Parap\u00ebrgatitor t\u00eb Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh, i cili do t\u00eb ket\u00eb rolin e Sekretarit Panorthodhoks (Artikulli 6). K\u00ebta 15 kryeprift\u00ebrinj do t\u00eb ndihmohen nga k\u00ebshilltar\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm, klerik\u00eb, murgj ose laik\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb zgjidh\u00ebn nga k\u00ebshilli i delegat\u00ebve t\u00eb \u00e7do Kishe Orthodhokse vendore. Numri i k\u00ebshilltar\u00ebve nuk duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb shum\u00eb se dy p\u00ebr \u00e7do p\u00ebrfaq\u00ebsi (artikulli 6). Sekretariati Panorthodhoks, i cili do t\u00eb filloj\u00eb punimet q\u00eb n\u00eb mars t\u00eb 2016, do t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrcaktimit t\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm (artikulli 16). K\u00ebta gazetar\u00eb, si edhe v\u00ebzhguesit e ftuar nga Kishat dhe Bashk\u00ebsit\u00eb (Konfesionet) e tjera t\u00eb krishtera do t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb hapjen dhe n\u00eb mbylljen e Sinodit, por pa t\u00eb drejt\u00eb fjale dhe vote (artikujt 14 dhe 16).<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-family: arial, helvetica, sans-serif; color: #000000; font-size: 12pt;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; K\u00ebsisoj, mbyllet procedura e gjat\u00eb e parap\u00ebrgatitjes s\u00eb Sinodit, e cila zgjati af\u00ebrsisht 50 vjet. Vlera e metodologjis\u00eb s\u00eb saj, parimi i t\u00eb qenit n\u00eb nj\u00eb mendje, dometh\u00ebn\u00eb parimi i marrjes s\u00eb vendimeve nj\u00ebz\u00ebri, q\u00eb gjat\u00eb udh\u00ebtimit ishte v\u00ebshtir\u00ebsia kryesore, duket se do t\u00eb na siguroj\u00eb q\u00eb Sinodi i Shenjt\u00eb dhe i Madh do t\u00eb jen\u00eb nj\u00eb v\u00ebrtetim i unitetit t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse dhe jo faktor skizme apo p\u00ebr\u00e7arjeje. Besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb luten q\u00eb Ngush\u00ebllimtari t\u00eb ndri\u00e7oj\u00eb dhe t\u00eb udh\u00ebheq\u00eb Et\u00ebrit e Sinodit. Kjo \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Primat\u00ebt, gjat\u00eb Takimit t\u00eb janarit t\u00eb 2016 n\u00eb Chambesy, \u201ck\u00ebrkuan me p\u00ebrul\u00ebsi hirin dhe bekimin e Per\u00ebndis\u00eb Triadik dhe k\u00ebrkojn\u00eb lutjet e zjarrta t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kish\u00ebs, t\u00eb klerik\u00ebve dhe laik\u00ebve, gjat\u00eb periudh\u00ebs deri dit\u00ebn e Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh, si edhe gjat\u00eb punimeve t\u00eb tij\u201d (Shpallur m\u00eb 27 janar 2016).<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><a href=\"https:\/\/www.holycouncil.org\/about\" target=\"_blank\"><span style=\"color: #000000;\"><strong>Burimi<\/strong><\/span><\/a><\/span><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrkthimi nga Stefan Zhupa &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp;1.Nj\u00eb rrug\u00ebtim i shkurt\u00ebr historik Qarkorja Patriakale dhe Sinodike e Patriarkut Ekumenik Joakimi III, e vitit 1902, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ftoheshin Primat\u00ebt e Kishave Orthodhokse Autoqefale t\u00eb bashk\u00ebpunonin p\u00ebr zgjidhjen e problemeve q\u00eb haste Kisha Orthodhokse, ishte shk\u00ebndija e par\u00eb p\u00ebr parap\u00ebrgatitjen e nj\u00eb Sinodi t\u00eb Madh Panorthodhoks. Kjo ide frym\u00ebzoi edhe K\u00ebshillin Panorthodhoks t\u00eb Patriarkan\u00ebs (1923).<\/p>\n","protected":false},"author":14,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[323],"tags":[204,205],"class_list":["post-4610","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-historia-dhe-informacione-mbi-sinodin-e-shenjte-dhe-te-madh","tag-204","tag-sinodi-i-shenjte-dhe-i-madh"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rrug\u00ebtimi drejt Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rrug\u00ebtimi drejt Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"P\u00ebrkthimi nga Stefan Zhupa &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp;1.Nj\u00eb rrug\u00ebtim i shkurt\u00ebr historik Qarkorja Patriakale dhe Sinodike e Patriarkut Ekumenik Joakimi III, e vitit 1902, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ftoheshin Primat\u00ebt e Kishave Orthodhokse Autoqefale t\u00eb bashk\u00ebpunonin p\u00ebr zgjidhjen e problemeve q\u00eb haste Kisha Orthodhokse, ishte shk\u00ebndija e par\u00eb p\u00ebr parap\u00ebrgatitjen e nj\u00eb Sinodi t\u00eb Madh Panorthodhoks. Kjo ide frym\u00ebzoi edhe K\u00ebshillin Panorthodhoks t\u00eb Patriarkan\u00ebs (1923).\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-05-25T09:38:05+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2016-05-25T09:41:28+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"200\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"172\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/png\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"neo_admin\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"neo_admin\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/\"},\"author\":{\"name\":\"neo_admin\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/dd2bdc135b53c60d45b8bb329565cf6d\"},\"headline\":\"Rrug\u00ebtimi drejt Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh\",\"datePublished\":\"2016-05-25T09:38:05+00:00\",\"dateModified\":\"2016-05-25T09:41:28+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/\"},\"wordCount\":2838,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"keywords\":[\"2016\",\"Sinodi i Shenjt\u00eb dhe i Madh\"],\"articleSection\":[\"Historia dhe informacione mbi Sinodin e Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/\",\"name\":\"Rrug\u00ebtimi drejt Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"datePublished\":\"2016-05-25T09:38:05+00:00\",\"dateModified\":\"2016-05-25T09:41:28+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/\"]}]},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rrug\u00ebtimi drejt Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/dd2bdc135b53c60d45b8bb329565cf6d\",\"name\":\"neo_admin\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/53e6cdc30765aade0129f85e5aeb50124b1d3f5bb9a70373be31e4eb328371e0?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/53e6cdc30765aade0129f85e5aeb50124b1d3f5bb9a70373be31e4eb328371e0?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/53e6cdc30765aade0129f85e5aeb50124b1d3f5bb9a70373be31e4eb328371e0?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"neo_admin\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rrug\u00ebtimi drejt Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Rrug\u00ebtimi drejt Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"P\u00ebrkthimi nga Stefan Zhupa &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp; &nbsp;1.Nj\u00eb rrug\u00ebtim i shkurt\u00ebr historik Qarkorja Patriakale dhe Sinodike e Patriarkut Ekumenik Joakimi III, e vitit 1902, p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs ftoheshin Primat\u00ebt e Kishave Orthodhokse Autoqefale t\u00eb bashk\u00ebpunonin p\u00ebr zgjidhjen e problemeve q\u00eb haste Kisha Orthodhokse, ishte shk\u00ebndija e par\u00eb p\u00ebr parap\u00ebrgatitjen e nj\u00eb Sinodi t\u00eb Madh Panorthodhoks. Kjo ide frym\u00ebzoi edhe K\u00ebshillin Panorthodhoks t\u00eb Patriarkan\u00ebs (1923).","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2016-05-25T09:38:05+00:00","article_modified_time":"2016-05-25T09:41:28+00:00","og_image":[{"width":200,"height":172,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/LogoLastALb-200.png","type":"image\/png"}],"author":"neo_admin","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"neo_admin","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/"},"author":{"name":"neo_admin","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/dd2bdc135b53c60d45b8bb329565cf6d"},"headline":"Rrug\u00ebtimi drejt Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh","datePublished":"2016-05-25T09:38:05+00:00","dateModified":"2016-05-25T09:41:28+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/"},"wordCount":2838,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"keywords":["2016","Sinodi i Shenjt\u00eb dhe i Madh"],"articleSection":["Historia dhe informacione mbi Sinodin e Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/","name":"Rrug\u00ebtimi drejt Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"datePublished":"2016-05-25T09:38:05+00:00","dateModified":"2016-05-25T09:41:28+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/"]}]},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/05\/25\/rrugetimi-drejt-sinodit-te-shenjte-dhe-te-madh\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rrug\u00ebtimi drejt Sinodit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Madh"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/dd2bdc135b53c60d45b8bb329565cf6d","name":"neo_admin","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/53e6cdc30765aade0129f85e5aeb50124b1d3f5bb9a70373be31e4eb328371e0?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/53e6cdc30765aade0129f85e5aeb50124b1d3f5bb9a70373be31e4eb328371e0?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/53e6cdc30765aade0129f85e5aeb50124b1d3f5bb9a70373be31e4eb328371e0?s=96&d=mm&r=g","caption":"neo_admin"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4610","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/14"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4610"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4610\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4610"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4610"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4610"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}