{"id":4419,"date":"2016-03-07T08:01:12","date_gmt":"2016-03-07T08:01:12","guid":{"rendered":""},"modified":"2020-04-06T22:02:01","modified_gmt":"2020-04-06T20:02:01","slug":"martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/","title":{"rendered":"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse &#8211; Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: center;\"><strong><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica;\"><\/span><\/strong><\/p>\n<p> <\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\"><strong>Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse<\/strong><\/span><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; (<em>Ky referat u mbajt n\u00eb Konferenc\u00ebn me tem\u00eb \u201cBesimi fetar dhe familja n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar nga Fondacioni \u201cN\u00eb familje, p\u00ebr familjen\u201d, dhe po zhvillohet n\u00eb disa qytete, si n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Shkod\u00ebr, Tiran\u00eb etj. Kjo veprimtari kryhet me mb\u00ebshtetjen e Fondit Kanadez p\u00ebr Nisma Lokale.<\/em>)<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Kisha Ortodokse m\u00ebson se nj\u00eb familje e sh\u00ebndetshme nd\u00ebrtohet mbi shenjt\u00ebrin\u00eb e martes\u00ebs. N\u00eb m\u00ebsimin e saj afirmohet, pa asnj\u00eb ekuivok, shenjt\u00ebria e martes\u00ebs, si nj\u00eb doktrin\u00eb themelore e padiskutueshme dhe e patjet\u00ebrsueshme. Bashkimi i lir\u00eb, nd\u00ebrmjet <em>nj\u00eb burri<\/em> dhe <em>nj\u00eb gruaje<\/em> \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kusht i domosdosh\u00ebm (<em>sine qua non<\/em>) i martes\u00ebs dhe martesa \u00ebsht\u00eb baza e zemra e familjes. Martesa konsiderohet si institucioni m\u00eb i vjet\u00ebr i s\u00eb drejt\u00ebs hyjnore, sepse \u00ebsht\u00eb themeluar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb kur u krijuan edhe njer\u00ebzit e par\u00eb, Adami e Eva (Gjeneza 2:23). Bibla na m\u00ebson qart\u00eb se Per\u00ebndia e themeloi martes\u00ebn, si nj\u00eb bes\u00eblidhje nd\u00ebrmjet nj\u00eb burri e nj\u00eb gruaje dhe e bekoi at\u00eb, duke i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb karakter sakramental. T\u00eb bashkuar n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb ajo b\u00ebhet jo vet\u00ebm thjesht nj\u00eb lidhje natyrale konvencionale, p\u00ebr t\u00eb siguruar vazhdim\u00ebsin\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb gjindjes njer\u00ebzore, por edhe nj\u00eb bashkim shpirt\u00ebror e nj\u00eb forc\u00eb krijuese shpirt\u00ebrore, p\u00ebr t\u00eb siguruar themelin, mbi t\u00eb cilin mund t\u00eb nd\u00ebrtohet institucioni i shenjt\u00eb i familjes. Mbrojtja e shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb martes\u00ebs ka qen\u00eb gjithmon\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie kryesore p\u00ebr mbrojtjen e familjes.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Duke komentuar fjal\u00ebt e Ungjillit kur Zoti thot\u00eb <em>se kudo q\u00eb dy a tre jan\u00eb bashkuar n\u00eb emrin tim, un\u00eb jam n\u00eb mes t\u00eb tyre<\/em> (Matth.18:20), sh\u00ebn Klementi i Aleksandris\u00eb shkruan: \u201c<em>Kush jan\u00eb dy ose tre bashkuar n\u00eb emrin e Krishtit n\u00eb mes t\u00eb t\u00eb cil\u00ebve Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb i Pranish\u00ebm? A nuk jan\u00eb burri dhe gruaja dhe f\u00ebmija q\u00eb jan\u00eb bashkuar n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb<\/em>?\u201d (Stromatat 3,10,68). Bashkimi i burrit dhe gruas, n\u00ebp\u00ebrmjet bekimit dhe pranis\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, e b\u00ebn lidhjen m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe e ngre n\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Prandaj martesa nd\u00ebrmjet nj\u00eb burri dhe nj\u00eb gruaje, bekuar nga vet\u00eb Per\u00ebndia, \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb mister i shenjt\u00eb, nj\u00eb sakrament. Filozofi Soren Kierkegaard (1813-1855), n\u00eb librin e tij <em>Veprat e Dashuris\u00eb<\/em>, thekson k\u00ebt\u00eb pik\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme: \u201c<em>Dituria e bot\u00ebs mendon se dashuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje nd\u00ebrmjet burrit e gruas. Krishterimi m\u00ebson se dashuria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lidhje nd\u00ebrmjet burrit &#8211; Per\u00ebndis\u00eb &#8211; gruas, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb hallka lidh\u00ebse<\/em>.\u201d \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo lidhje n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb e b\u00ebn martes\u00ebn m\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe si pasoj\u00eb edhe familjen m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb. K\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt, martesa b\u00ebhet jo vet\u00ebm nj\u00eb kontrat\u00eb e thjesht\u00eb ligjore e nj\u00eb mjet riprodhimi dhe p\u00ebrmbushjeje e nevojave natyrore, por, sipas sh\u00ebn Joan Gojartit, \u201c<em>nj\u00eb sakrament i dashuris\u00eb<\/em>\u201d, nj\u00eb bashkim i p\u00ebrjetsh\u00ebm i bashk\u00ebshort\u00ebve n\u00eb Krishtin.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Si\u00e7 dihet dhe pranohet nga t\u00eb gjith\u00eb, familja \u00ebsht\u00eb qeliza fillestare e jet\u00ebs shoq\u00ebrore dhe guri baz\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebris\u00eb. Familja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb komunitet i jet\u00ebs dhe i dashuris\u00eb, themeluar mbi martes\u00ebn, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur \u00e7do an\u00ebtar t\u00eb saj. Ajo na jep identitetin dhe ndijimin e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb dhe brenda saj ne aft\u00ebsohemi t\u00eb bashk\u00ebndajm\u00eb p\u00ebrvojat e p\u00ebrditshme, si edhe na ndihmon t\u2019i japim jet\u00ebs son\u00eb kuptim dhe q\u00ebllim. Familja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u2019u rritur n\u00eb virtyte, si n\u00eb dashuri, bujari, n\u00eb falje dhe n\u00eb durim. Stabiliteti dhe nj\u00eb jet\u00eb e nd\u00ebrlidhjeve t\u00eb drejta dhe t\u00eb sh\u00ebndosha brenda familjes p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb gjithashtu edhe themelet p\u00ebr lirin\u00eb, sigurin\u00eb dhe v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb brenda shoq\u00ebris\u00eb. Njeriu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qenie komunitare dhe familja \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht komuniteti ku, qysh prej f\u00ebmij\u00ebris\u00eb, ne m\u00ebsojm\u00eb vlerat morale, t\u00eb duam, t\u00eb nderojm\u00eb dhe t\u00eb respektoj\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Aty ne mund t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb gjithashtu t\u00eb kujdesemi p\u00ebr nj\u00ebri-tjetrin, sidomos p\u00ebr m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtit, sepse, moskultivimi i k\u00ebsaj, i gjen familjet n\u00eb raste nevoje t\u00eb pap\u00ebrgatitura. Jeta e familjes \u00ebsht\u00eb nj\u00eb inicim n\u00eb jet\u00ebn n\u00eb shoq\u00ebri. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kemi shoq\u00ebri t\u00eb sh\u00ebndosha, n\u00ebse nuk kemi familje t\u00eb sh\u00ebndosha. R\u00ebnd\u00ebsia e familjes p\u00ebr jet\u00ebn dhe mir\u00ebqenien e shoq\u00ebris\u00eb, duhet t\u00eb rris\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb e shoq\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur e forcuar martes\u00ebn dhe familjen, si edhe t\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsoj\u00eb p\u00ebr tradit\u00ebn e favorshme kulturore, e cila \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e dobishme p\u00ebr ruajtjen e tyre. Gjithashtu, edhe autoritetet civile duhet ta konsiderojn\u00eb si nj\u00eb detyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme njohjen e natyr\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb martes\u00ebs e t\u00eb familjes, t\u2019i mbrojn\u00eb ato, t\u00eb ruajn\u00eb moralitetin publik dhe t\u00eb promovojn\u00eb begatin\u00eb e familjes.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Sh\u00ebn Klementi i Aleksandris\u00eb e p\u00ebrshkruan familjen, si nj\u00eb kish\u00eb dhe si nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, nd\u00ebrsa sh\u00ebn Joan Gojarti e quan familjen \u201c<em>kish\u00eb e vog\u00ebl<\/em>\u201d. K\u00ebshtu q\u00eb nj\u00eb burr\u00eb dhe nj\u00eb grua, t\u00eb bashkuar n\u00eb martes\u00eb n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, formojn\u00eb nj\u00eb kish\u00eb sht\u00ebpiake. F\u00ebmij\u00ebt b\u00ebhen fryt i dashuris\u00eb dhe i bashkimit t\u00eb tyre dhe lindja dhe rritja e tyre i p\u00ebrket, sipas m\u00ebsimit t\u00eb kish\u00ebs orthodhokse, nj\u00ebrit prej q\u00ebllimeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb martes\u00ebs. \u201c<em>Ja, f\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb nj\u00eb trash\u00ebgimi q\u00eb vjen nga Zoti: dhe fryti i barkut \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrblim<\/em>\u201d, th\u00ebrret psalmisti (Ps. 127:3). \u201c<em>F\u00ebmij\u00ebt nuk jan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfitim rast\u00ebsor; ne kemi p\u00ebrgjegj\u00ebsi p\u00ebr shp\u00ebtimin e tyre&#8230; Moskujdesja p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madhi i t\u00eb gjitha m\u00ebkateve, meqen\u00ebse ai t\u00eb \u00e7on n\u00eb pabesin\u00eb ekstreme &#8230; Nuk ka shfaj\u00ebsim p\u00ebr ne, n\u00ebse f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb t\u00eb prishur<\/em>\u201d, shkruan sh\u00ebn Joan Gojarti. \u201c<em>Nj\u00eb at\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb ka lindur f\u00ebmij\u00eb, por ai q\u00eb i rrit dhe i m\u00ebson mir\u00eb ata<\/em>\u201d, shprehet sh\u00ebn Tihoni i Zadonskut. Shkrimi i Shenjt\u00eb thekson me forc\u00eb si detyr\u00ebn e prind\u00ebrve p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, ashtu edhe t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve p\u00ebr t\u00eb nderuar prind\u00ebrit: <em>Ndero atin t\u00ebnd dhe n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde: q\u00eb dit\u00ebn e tua t\u00eb jen\u00eb t\u00eb gjata n\u00eb tok\u00eb<\/em> &#8211; lexohet n\u00eb urdh\u00ebrimin e pest\u00eb. N\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr, mosrespekti p\u00ebr prind\u00ebrit shihet si faji m\u00eb i r\u00ebnd\u00eb. Po ashtu edhe Dhiata e Re i m\u00ebson f\u00ebmij\u00ebt t\u2019u binden prind\u00ebrve t\u00eb tyre me dashuri. \u201c<em>F\u00ebmij\u00eb, bindjuni prind\u00ebrve tuaj n\u00eb t\u00eb gjitha gj\u00ebrat: sepse kjo \u00ebsht\u00eb e p\u00eblqyeshme te Zoti<\/em>.\u201d (Kol. 3:20).<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; M\u00ebsimi social i Kish\u00ebs Orthodhokse thekson se familja, si nj\u00eb kish\u00eb sht\u00ebpiake, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb organiz\u00ebm unik, an\u00ebtar\u00ebt e s\u00eb cil\u00ebs jetojn\u00eb dhe i nd\u00ebrtojn\u00eb lidhjet e tyre n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb dashuris\u00eb. P\u00ebrvoja e lidhjeve familjare e m\u00ebson nj\u00eb person ta kap\u00ebrcej\u00eb egoizmin shkat\u00ebrrues dhe t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb themelet p\u00ebr ndjenj\u00ebn e detyr\u00ebs s\u00eb tij qytetare. N\u00eb familje, pik\u00ebrisht si n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb devocioni, krijohet q\u00ebndrimi i drejt\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve, i cili m\u00eb pas vazhdon edhe n\u00eb shoq\u00ebri. Vazhdim\u00ebsia e gjall\u00eb e brezave, q\u00eb fillon n\u00eb familje, pasohet n\u00eb dashurin\u00eb e paraardh\u00ebsve dhe t\u00eb atdheut, si edhe n\u00eb ndijimin e pjes\u00ebmarrjes n\u00eb histori. Prandaj \u00ebsht\u00eb kaq e rrezikshme t\u00eb shtremb\u00ebrohen lidhjet tradicionale prind\u00ebr-f\u00ebmij\u00eb, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht jan\u00eb rrezikuar n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme nga m\u00ebnyra e jetes\u00ebs bashk\u00ebkohore, duke shkaktuar gjithashtu zhvillimin e largimit dhe antagonizmit nd\u00ebrmjet brezave. Roli i familjes n\u00eb formimin e personalitetit \u00ebsht\u00eb i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm; asnj\u00eb institucion social tjet\u00ebr nuk mund ta z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb at\u00eb. Erozioni i lidhjeve familjare sjell n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paevitueshme deformimin e zhvillimit normal t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve dhe l\u00eb tek ata nj\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme dhe, deri n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb mase, t\u00eb pashlyeshme. F\u00ebmij\u00ebt q\u00eb jan\u00eb braktisur nga prind\u00ebrit, q\u00eb mbushin jetimoret dhe q\u00eb shpesh e gjejn\u00eb veten n\u00ebp\u00ebr rrug\u00eb, tregojn\u00eb s\u00ebmundjen e thell\u00eb t\u00eb familjes dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb sot. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb detyr\u00eb e gjith\u00eb shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe sidomos e autoriteteve shtet\u00ebrore dhe e komunitetetve fetare, p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb k\u00ebtyre f\u00ebmij\u00ebve nj\u00eb ndihmes\u00eb materiale dhe shpirt\u00ebrore. Kisha e konsideron si nj\u00eb nga detyrat e saj m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme nd\u00ebrgjegj\u00ebsimin e detyr\u00ebs s\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb prind\u00ebrimit, p\u00ebr t\u00eb shmangur tragjedit\u00eb e f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb braktisur.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Kultura bashk\u00ebkohore \u00ebsht\u00eb sot n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb thell\u00eb n\u00eb lidhje me martes\u00ebn dhe familjen. N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e sotme postmoderne, familja, e bazuar n\u00eb vlerat hyjnore dhe njer\u00ebzore, ndihet e rrezikuar nga tentativat p\u00ebr t\u00eb ligj\u00ebruar lidhje jonatyrore. Duhet t\u00eb kemi gjithmon\u00eb parasysh se familja dhe martesa jan\u00eb ide e Per\u00ebndis\u00eb dhe, si institucione hyjnore; nuk jan\u00eb t\u00eb hapura p\u00ebr ndryshime dhe devijime njer\u00ebzore. N\u00eb deklarat\u00ebn finale t\u00eb konferenc\u00ebs \u201cT\u00eb krishter\u00ebt p\u00ebrball\u00eb sfidave p\u00ebr familjen\u201d, Kaunas (Lituania) 10 janar 2011 thuhet: \u201c&#8230; <em>Vet\u00ebm familja e bazuar mbi martes\u00ebn krijon ambientin, ku personi njer\u00ebzor mund t\u00eb zihet me dinjitet, t\u00eb lindet me dinjitet dhe t\u00eb rritet e zhvillohet me dinjitet, n\u00eb \u00e7do aspekt. Por, sot, ky mision themelor i familjes pengohet, n\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb konsiderueshme, nga nj\u00eb kuptim i rrem\u00eb i liris\u00eb, q\u00eb e v\u00eb institucionin e familjes, s\u00eb bazuar mbi martes\u00ebn, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin plan me \u2018bashkime\u2019 e forma t\u00eb tjera bashk\u00ebjetimi dhe partneriteti.<\/em>\u201d<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Si p\u00ebrfundim mund t\u00eb themi se shoq\u00ebria e sotme ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019i rizbuluar dhe p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb norm\u00eb t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb saj vlerat e patjet\u00ebrsueshme. Sepse ndodh shpesh her\u00eb, q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb progresit dhe zhvillimit, jan\u00eb shkat\u00ebrruar vlerat dhe lidhjet tradicionale, duke e d\u00ebmtuar r\u00ebnd\u00eb familjen, martes\u00ebn dhe vet\u00eb personin njer\u00ebzor. T\u00eb ruash vlerat nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh kund\u00ebr progresit, por, p\u00ebrkundrazi, do t\u00eb thot\u00eb t\u2019i sigurosh progresit baz\u00ebn e tij t\u00eb domosdoshme, pa t\u00eb cil\u00ebn, gjith\u00e7ka do t\u00eb shkoj\u00eb drejt degradimit, korrupsionit dhe shkat\u00ebrrimit. Besimi n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb garanci p\u00ebr ruajtjen e k\u00ebtyre vlerave jetike p\u00ebr njer\u00ebzimin. Fjal\u00ebt e famshme t\u00eb Dostojevskit, <em>se, n\u00ebse Per\u00ebndia nuk ekziston, t\u00eb gjitha jan\u00eb t\u00eb lejueshme<\/em>, mund t\u00eb shihen t\u00eb realizuara, me t\u00eb gjitha pasojat tragjike, n\u00eb t\u00eb gjitha familjet dhe shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb e kan\u00eb larguar Per\u00ebndin\u00eb nga jeta e tyre e p\u00ebrditshme. Sepse, duke mos pranuar ekzistenc\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, nuk mund t\u00eb pranohet as Ligji Moral, dh\u00ebn\u00eb nga Per\u00ebndia. Duke mos qen\u00eb Ligji Moral, nuk mund t\u00eb ket\u00eb besnik\u00ebri e duke mos pasur besnik\u00ebri, nuk mund t\u00eb ket\u00eb martes\u00eb. Duke mos pasur nj\u00eb martes\u00eb normale, nuk mund t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb familje normale dhe, duke mos pasur nj\u00eb familje normale, ne nuk mund t\u00eb kemi nj\u00eb shoq\u00ebri normale.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><img class=\"lazyload\" decoding=\"async\" style=\"display: block; margin: 10px auto; border: 1px solid #000000;\" alt=\"\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27450%27%20height%3D%27280%27%20viewBox%3D%270%200%20450%20280%27%3E%3Crect%20width%3D%27450%27%20height%3D%27280%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-VrXuMOPvcos\/Vt0x3deZ8UI\/AAAAAAAASaE\/RQ9Fg8Ui2b8\/w958-h595-no\/Faqja3.jpg\" height=\"280\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img class=\"lazyload\" decoding=\"async\" style=\"display: block; margin: 10px auto; border: 1px solid #000000;\" alt=\"\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27450%27%20height%3D%27300%27%20viewBox%3D%270%200%20450%20300%27%3E%3Crect%20width%3D%27450%27%20height%3D%27300%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/lh6.googleusercontent.com\/-OH7evX9x7ug\/Vt0x3kLfP0I\/AAAAAAAASak\/rGJ_utxDwUg\/w958-h639-no\/Faqja4.jpg\" height=\"300\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\">&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse &nbsp; Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs &nbsp; &nbsp; &nbsp; (Ky referat u mbajt n\u00eb Konferenc\u00ebn me tem\u00eb \u201cBesimi fetar dhe familja n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar nga Fondacioni \u201cN\u00eb familje, p\u00ebr familjen\u201d, dhe po zhvillohet n\u00eb disa qytete, si n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Shkod\u00ebr, Tiran\u00eb etj. Kjo veprimtari kryhet me mb\u00ebshtetjen e Fondit Kanadez p\u00ebr Nisma Lokale.) &nbsp;<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4420,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108],"tags":[204,196,212,181],"class_list":["post-4419","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-204","tag-tirane","tag-lajme-d27","tag-korce"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse &nbsp; Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs &nbsp; &nbsp; &nbsp; (Ky referat u mbajt n\u00eb Konferenc\u00ebn me tem\u00eb \u201cBesimi fetar dhe familja n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar nga Fondacioni \u201cN\u00eb familje, p\u00ebr familjen\u201d, dhe po zhvillohet n\u00eb disa qytete, si n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Shkod\u00ebr, Tiran\u00eb etj. Kjo veprimtari kryhet me mb\u00ebshtetjen e Fondit Kanadez p\u00ebr Nisma Lokale.) &nbsp;\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2016-03-07T08:01:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-06T20:02:01+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Faqja3.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"150\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"150\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse &#8211; Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs\",\"datePublished\":\"2016-03-07T08:01:12+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T20:02:01+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/\"},\"wordCount\":2013,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Faqja3.jpg\",\"keywords\":[\"2016\",\"Kryepiskopata Tiran\u00eb\",\"lajme\",\"Mitropolia Kor\u00e7\u00eb\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/\",\"name\":\"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Faqja3.jpg\",\"datePublished\":\"2016-03-07T08:01:12+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T20:02:01+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Faqja3.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Faqja3.jpg\",\"width\":150,\"height\":150},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse &#8211; Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse &nbsp; Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs &nbsp; &nbsp; &nbsp; (Ky referat u mbajt n\u00eb Konferenc\u00ebn me tem\u00eb \u201cBesimi fetar dhe familja n\u00eb Shqip\u00ebri\u201d, q\u00eb \u00ebsht\u00eb organizuar nga Fondacioni \u201cN\u00eb familje, p\u00ebr familjen\u201d, dhe po zhvillohet n\u00eb disa qytete, si n\u00eb Kor\u00e7\u00eb, Shkod\u00ebr, Tiran\u00eb etj. Kjo veprimtari kryhet me mb\u00ebshtetjen e Fondit Kanadez p\u00ebr Nisma Lokale.) &nbsp;","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2016-03-07T08:01:12+00:00","article_modified_time":"2020-04-06T20:02:01+00:00","og_image":[{"width":150,"height":150,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Faqja3.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse &#8211; Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs","datePublished":"2016-03-07T08:01:12+00:00","dateModified":"2020-04-06T20:02:01+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/"},"wordCount":2013,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Faqja3.jpg","keywords":["2016","Kryepiskopata Tiran\u00eb","lajme","Mitropolia Kor\u00e7\u00eb"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/","name":"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse - Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Faqja3.jpg","datePublished":"2016-03-07T08:01:12+00:00","dateModified":"2020-04-06T20:02:01+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Faqja3.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/Faqja3.jpg","width":150,"height":150},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2016\/03\/07\/martesa-dhe-familja-ne-kishen-orthodhokse-nga-hiresia-e-tij-joani-mitropolit-i-korces\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Martesa dhe familja n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse &#8211; Nga Hir\u00ebsia e Tij Joani, Mitropolit i Kor\u00e7\u00ebs"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4419","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4419"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4419\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14918,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4419\/revisions\/14918"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4420"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4419"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4419"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4419"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}