{"id":4139,"date":"2015-08-29T07:10:26","date_gmt":"2015-08-29T07:10:26","guid":{"rendered":""},"modified":"2020-04-06T22:02:08","modified_gmt":"2020-04-06T20:02:08","slug":"nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/","title":{"rendered":"Nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e nevojshme &#8211; p\u00ebr kish\u00ebn e sh. Athanasit, Dh\u00ebrmi"},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp;<span style=\"color: #000000;\"> \u00c7do student i historis\u00eb dhe \u00e7do studiues q\u00eb punon me dokumentet burimore t\u00eb historis\u00eb e ka t\u00eb qart\u00eb ligjin e heshtur se \u00e7do dokument ka nj\u00eb parahistori, nj\u00ebhistori, dhe nj\u00eb pas-histori. Keqkuptimi apo shp\u00ebrfillja e k\u00ebtyre element\u00ebve, pa apo me dashje, krijon pashmangshm\u00ebrisht keqkuptim ose ngat\u00ebrrim t\u00eb informacionit historik q\u00eb buron prej dokumentit. K\u00ebto mendonim k\u00ebtyre dit\u00ebve, teksa ndiqnim n\u00eb mjetet e informimit publik \u00e7\u00ebshtjen e tempullit t\u00eb Sh\u00ebn Athanasit n\u00eb Dh\u00ebrmi dhe projektin p\u00ebr kthimin e asaj kishe n\u00eb faltore p\u00ebr t\u00eb nderuar Peshkopin e Durr\u00ebsit, Nilo Catalano.<\/span><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp; <span style=\"color: #800000;\">&nbsp; Parahistoria<\/span><\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; P\u00ebr misionin e at\u00eb Nilo Catalano-s n\u00eb Himar\u00eb, em\u00ebrimin e tij Peshkop t\u00eb Durr\u00ebsit dhe Vikar t\u00eb Himar\u00ebs, p\u00ebr kontributin e tij n\u00eb arsimin shqip dhe n\u00eb shkrimin e gjuh\u00ebs shqipe fol\u00ebn dhe shkruan jo pak personalitete dhe persona. Ca m\u00eb pak u fol p\u00ebr Misionin Bazilian n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Himar\u00eb. Aspak nuk u fol p\u00ebr karakterin q\u00eb kishte ky Mision. Meqen\u00ebse historia nuk fillon me misionin dhe vdekjen e at\u00eb Catalano-s n\u00eb Dh\u00ebrmi, ndjejm\u00eb se k\u00ebtu lind nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Pas mallkimeve t\u00eb dyanshme q\u00eb l\u00ebshuan prelat\u00ebt e Kish\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndimit dhe asaj t\u00eb Lindjes n\u00eb vitin 1054, ndodhi ajo dukuri q\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Kish\u00ebs quhet \u201cskizm\u00eb\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201c\u00e7arje\u201d e Kish\u00ebs, shqyerja e trupit t\u00eb Krishtit, q\u00eb jan\u00eb besimtar\u00ebt. P\u00ebr arsye t\u00eb pastra politike, dy kishat zgjodh\u00ebn t\u00eb baresin n\u00eb udh\u00ebt e tyre t\u00eb ve\u00e7anta. Rrjedhimisht, edhe zonat e influenc\u00ebs s\u00eb tyre u ndan\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, k\u00ebto zona t\u00eb juridiksionit kishtar korrespondonin me pushtetin administrativ t\u00eb perandorive p\u00ebrkat\u00ebse, asaj t\u00eb Lindjes dhe asaj t\u00eb Per\u00ebndimit. Me gjith\u00eb shk\u00ebputjen e kungimit mes dy kishave, fijet lidh\u00ebse nuk u pren\u00eb p\u00ebrfundimisht. Zonat kufitare gjithmon\u00eb kishin kontakte mes tyre, duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb edhe pushteti kishtar t\u00eb mos ishte aq i q\u00ebndruesh\u00ebm sa edhe pushteti politik.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Nga shek. XI deri n\u00eb shek. XV, dhe me mb\u00ebrritjen e osman\u00ebve pran\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, juridiksioni kishtar n\u00eb Ballkan, dhe specifikisht n\u00eb zon\u00ebn e Himar\u00ebs, njeh tkurrjet dhe zgjerimet e veta, sa n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e Patriarkan\u00ebs s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs, aq edhe n\u00ebn var\u00ebsin\u00eb e Patriarkan\u00ebs s\u00eb Ohrit. Periudha pak para r\u00ebnies s\u00eb Konstandinopoj\u00ebs \u00ebsht\u00eb e ngjeshur me komunikime t\u00eb vazhdueshme diplomatike mes Rom\u00ebs dhe Konstandinopoj\u00ebs, t\u00eb cilat shtoheshin me ritmin e shtr\u00ebngimit t\u00eb dar\u00ebs osmane. Me shum\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi, dy Kishat q\u00eb kishin anatemuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, arrit\u00ebn t\u00eb ulen n\u00eb nj\u00eb K\u00ebshill t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, at\u00eb q\u00eb njihet si i Firence-Ferrar\u00ebs (1438-1445), p\u00ebr t\u00eb diskutuar mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit t\u00eb kishave. Ve\u00e7 karakterit teologjik, K\u00ebshilli kishte edhe nj\u00eb karakter diplomatik: arritja e bashkimit n\u00ebnkuptonte mb\u00ebshtetjen e Per\u00ebndimit n\u00eb para dhe ushtar\u00eb p\u00ebr q\u00ebndres\u00ebn e Bizantit kund\u00ebr osman\u00ebve, me kusht q\u00eb Kisha e Lindjes t\u00eb vihej n\u00ebn tutel\u00ebn e Papatit. P\u00ebrfundimisht, partia bizantine q\u00eb ishte kund\u00ebr bashkimit triumfoi dhe nuk u mor asnj\u00eb vendim konkret. Vijimi, dihet: Konstandinopoja nuk u rezistoi dot osman\u00ebve, Patriarkana e Konstandinopoj\u00ebs u kthye n\u00eb institucion t\u00eb administrat\u00ebs osmane.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Pavar\u00ebsisht p\u00ebrfundimit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Firence-Ferrar\u00ebs, \u00ebndrra e bashkimit mes kishave nuk u shua n\u00eb mendjet e t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb cil\u00ebsdo pal\u00eb. Dikur u mish\u00ebrua si ndjesi e past\u00ebr shpirt\u00ebrore, dikur si nevoj\u00eb e diktuar nga rrethanat. Rastet episodike mund t\u00eb jen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb, por ai m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuesi \u00ebsht\u00eb rasti i Polonis\u00eb. Me K\u00ebshillin e Brest-Litofsk-ut (1595), filloi p\u00ebrndjekja e t\u00eb krishter\u00ebve protestant\u00eb dhe ortodoks\u00eb, si dhe n\u00ebnshtrimi i dhunsh\u00ebm i ortodoks\u00ebve ndaj Rom\u00ebs. M\u00eb 1596, pas K\u00ebshillit t\u00eb dyt\u00eb t\u00eb Brest-Litofsk-ut, me ndikimin e fuqish\u00ebm t\u00eb murgjve Jezuit\u00eb, mbreti i Polonis\u00eb, imponon p\u00ebrmes dhun\u00ebs njohjen e primacis\u00eb papale tek ortodoks\u00ebt polak\u00eb, lituan\u00eb dhe ukrainas. Miliona ortodoks\u00eb iu n\u00ebnshtruan at\u00ebkoh\u00eb Rom\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb, sa refuzonin, p\u00ebrndiqeshin si kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb. Bashkimi i t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb ritit lindor ndodhi, dhe kjo dukuri u quajt uniatiz\u00ebm. Ky em\u00ebrtim, n\u00eb koh\u00ebn ton\u00eb, ka kuptim fyes p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt katolik\u00eb t\u00eb ritit lindor, prandaj dhe do ta shmangim n\u00eb k\u00ebto radh\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Me themelimin e Kongregacionit t\u00eb Propagand\u00ebs s\u00eb Fes\u00eb (Congregazione de Propaganda Fide) m\u00eb 1622, parimi i bashkimit filloi t\u00eb p\u00ebrdorej gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh. Klerik\u00eb t\u00eb urdhrave t\u00eb ndrysh\u00ebm katolik\u00eb d\u00ebrgoheshin n\u00eb \u00e7do an\u00eb t\u00eb bot\u00ebs ku ishte apo nuk ishte shpallur ende Ungjilli. Me t\u00eb nj\u00ebjtin parim u d\u00ebrgua edhe Misioni i Murgjve Bazilian\u00eb n\u00eb Himar\u00eb. Por, ishte apo nuk ishte Himara vend i ungjill\u00ebzuar? Sipas t\u00eb dh\u00ebnave historike, n\u00eb shek. XVII Himara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga peshkopatat e Mitropolis\u00eb s\u00eb Janin\u00ebs, ndodhet n\u00eb jug t\u00eb peshkopat\u00ebs s\u00eb Apollonis\u00eb, Bylisit, Vlor\u00ebs, Gllavenic\u00ebs dhe Kanin\u00ebs, n\u00eb per\u00ebndim t\u00eb Mitropolis\u00eb s\u00eb Beratit dhe n\u00eb veri t\u00eb peshkopat\u00ebs s\u00eb Drinopoj\u00ebs. E gjith\u00eb krahina ka nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb madh kishash bizantine dhe pasbizantine, si dhe kler vendas. T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb shenja se \u00ebsht\u00eb zon\u00eb q\u00eb e ka pranuar Ungjillin dhe ka nj\u00eb kish\u00eb t\u00eb vet\u00ebn aktive.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #800000;\"><strong><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp; &nbsp; Historia<\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Sigurisht, Perandoria Osmane nuk ishte mjedisi m\u00eb i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr zhvillimin e lir\u00eb t\u00eb besimit. Pengesat ideologjike dhe praktike v\u00ebshtir\u00ebsonin ekzistenc\u00ebn e komuniteteve t\u00eb krishtera t\u00eb ndodhura n\u00ebn pushtetin e saj. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, t\u00eb krishter\u00ebt nuk ishin t\u00eb barabart\u00eb n\u00eb status me n\u00ebnshtetasit mysliman\u00eb t\u00eb Perandoris\u00eb, \u00e7ka i b\u00ebnte t\u00eb ndjeheshin inferior\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, apo ta kishin jet\u00ebn e pasigurt, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb keq. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebto rrethana, banor\u00ebt e Himar\u00ebs i d\u00ebrgojn\u00eb m\u00eb 1577 nj\u00eb let\u00ebr Pap\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs, duke i k\u00ebrkuar mbrojtjen e tij, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb njohjes s\u00eb Rom\u00ebs si qend\u00ebr e tyre shpirt\u00ebrore. Ca vite m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 1581, gjith\u00eb krahinat e Himar\u00ebs (ku p\u00ebrfshihet edhe Lab\u00ebria) i d\u00ebrgojn\u00eb Pap\u00ebs nj\u00eb let\u00ebr m\u00eb konkrete: k\u00ebrkojn\u00eb ushtri dhe para, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb njohjes s\u00eb tij si primat, me q\u00ebllim q\u00eb t\u2019i kund\u00ebrvihen Perandoris\u00eb Osmane. N\u00eb rast fitoreje, mbreti Filip i Spanj\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb prij\u00ebsi i tyre shtet\u00ebror, kurse Papa prij\u00ebsi shpirt\u00ebror. Teksa \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u lavd\u00ebruar nj\u00eb guxim i till\u00eb n\u00ebn hund\u00ebn e Perandoris\u00eb s\u00eb rrept\u00eb Osmane, p\u00ebr fatin e keq t\u00eb himariot\u00ebve, asnj\u00eb nga k\u00ebrkesat e tyre nuk u p\u00ebrmbush, p\u00ebr arsye q\u00eb nuk lidhen me pal\u00ebt. K\u00ebto korrespondenca vazhdojn\u00eb gjat\u00eb deri n\u00eb shek. XVIII dhe nuk do t\u00eb ndalemi n\u00eb to. Ajo q\u00eb ndodhi \u00ebsht\u00eb se, vite m\u00eb von\u00eb pas letr\u00ebs s\u00eb par\u00eb, m\u00eb 1633, misionari i par\u00eb bazilian n\u00eb Himar\u00eb, Neofito Rodin\u00f2, mb\u00ebrriti n\u00eb zon\u00eb dhe filloi misionin e p\u00ebrhapjes s\u00eb Ungjillit n\u00eb nj\u00eb vend tashm\u00eb t\u00eb ungjill\u00ebzuar.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; \u00c7far\u00eb n\u00ebnkuptojm\u00eb, konkretisht me mision? Pasi popullata e zon\u00ebs, n\u00eb rastin ton\u00eb, Himara, ka pranuar dhe ka k\u00ebrkuar t\u00eb renditet n\u00ebn udh\u00ebheqjen shpirt\u00ebrore t\u00eb Rom\u00ebs, misionar\u00ebt kan\u00eb q\u00ebllim t\u00eb katekizojn\u00eb besimtar\u00ebt duke p\u00ebrdorur tekstet e miratuara nga Kongregacioni i Propagand\u00ebs. Sipas nevojave, kryheshin edhe Sakramentet e nderuara, si pag\u00ebzimi, krezmimi, kungimi, rr\u00ebfimi, etj. Nj\u00eb element thelb\u00ebsor n\u00eb procesin e katekizmit ishte, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb leht\u00ebsisht e p\u00ebrfytyrueshme, gjuha e p\u00ebrdorur. Pun\u00ebt ishin fort t\u00eb thjeshta n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, pasi q\u00eb m\u00eb 1592 Vatikani kishte miratuar p\u00ebrdorimin eE Mbsuame e Kr\u00ebshter\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn shqipe, hartuar nga arb\u00ebreshi Luk\u00eb Matr\u00ebnga. Pyetja q\u00eb ngrem\u00eb, \u00ebsht\u00eb: k\u00ebta misionar\u00eb, vall\u00eb, kishin mision t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebrhapjen e gjuh\u00ebs shqipe? Sigurisht q\u00eb jo. Gjuha ishte mjetip\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin kryesor, konvertimin, pranimin e Doktrin\u00ebs Katolike nga t\u00eb krishter\u00ebt ortodoks\u00eb. Kongregacioni i Propagand\u00ebs u k\u00ebshillonte misionar\u00ebve t\u00eb saj, q\u00eb vepronin n\u00eb vende t\u00eb huaja, t\u00eb m\u00ebsonin gjuh\u00ebn lokale dhe paralelisht, p\u00ebr ata q\u00eb vepronin n\u00eb Turqin\u00eb Evropiane, duhet t\u00eb njihnin gjuh\u00ebn greke, bullgare ose armene. N\u00eb rastin e misionar\u00ebve arb\u00ebresh\u00eb, gjuha ishte e njohur, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e njohur, Catalano-s iu desh ta m\u00ebsonte arb\u00ebrishten. Ky fakt v\u00ebrteton pa asnj\u00eb pik\u00eb dyshimi se banor\u00ebt e Himar\u00ebs dhe t\u00eb krahinave q\u00eb u b\u00ebn\u00eb objekt i misionit nuk ishin katolik\u00eb, p\u00ebrndryshe, nuk do t\u00eb ishte i nevojsh\u00ebm misioni. Kemi, k\u00ebtu, t\u00eb qart\u00eb edhe dallimin mes kishave, t\u00eb cilin asnj\u00eb tekst i shkruar apo deklarat\u00eb e k\u00ebtyre dit\u00ebve nuk e tha shkoqur. Po ashtu, nuk u tha as se ka nj\u00eb ndryshim mes Peshkopit t\u00eb Durr\u00ebsit dhe Vikarit Papnor t\u00eb Himar\u00ebs, tituj t\u00eb cil\u00ebt mori Catanalo m\u00eb 1693, dhe Mitropolitit t\u00eb Janin\u00ebs, autoriteti tradicional dhe i ligjsh\u00ebm kishtar nga i cili varej Himara n\u00eb po at\u00eb vit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Shk\u00ebputemi p\u00ebr pak nga \u00e7\u00ebshtjet e misionit, dhe u hedhim nj\u00eb sy ca dokumenteve t\u00eb tjera, t\u00eb m\u00ebvonshme. T\u00eb ndodhur n\u00ebn k\u00ebrc\u00ebnimin e p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb pushtimit osman, Himara q\u00eb m\u00eb 1759 ende u rezistonte osman\u00ebve, ka nj\u00eb korrespondenc\u00eb, drit\u00ebdh\u00ebn\u00ebse p\u00ebr tem\u00ebn ton\u00eb, me Perandorin\u00eb e Rusis\u00eb. N\u00eb dokumentet e Arkivit t\u00eb Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme t\u00eb Perandoris\u00eb Ruse, ruhen 4 dokumente q\u00eb lidhen me Himar\u00ebn. N\u00eb dokumentin nr. 1 (sipas botimit t\u00eb Gregory Arsh, Rusia dhe Pashall\u00ebqet e Epirit, 1759-1831, dokumente nga arkivat e Rusis\u00eb, Athin\u00eb 2007, fq. 35-36 \u2013 referenca arkivore: APJPR, inventari 95\/1, 1759, Dosja 35, fl. 7-8), Himariot\u00ebt d\u00ebrgojn\u00eb dy t\u00eb besuar t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb bisedojn\u00eb me Ministrin e Jasht\u00ebm t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Stamboll. K\u00ebtyre u japin edhe nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb drejtuar Perandoris\u00eb s\u00eb Madh\u00ebrishme Ruse (sic.), s\u00eb cil\u00ebs i komunikojn\u00eb se n\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebsaj letre \u201cd\u00ebshirojn\u00eb ta sigurojn\u00eb p\u00ebr n\u00ebnshtrimin me d\u00ebshir\u00eb dhe t\u00eb vullnetsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb populli q\u00eb deri tani shquhet p\u00ebr sh\u00ebrbimet e tij ndaj t\u00eb tret\u00ebve, dhe i cili do ta kishte edhe m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr lavdi q\u00eb t\u00eb jepte jet\u00ebn e tij p\u00ebr nj\u00eb shtet q\u00eb ka t\u00eb nj\u00ebjtin besim me t\u00eb\u201d. Duket haptazi se, teksa misioni bazilian \u00ebsht\u00eb aktiv n\u00eb Himar\u00eb, vendasit gjetiu deklarojn\u00eb se jan\u00eb ortodoks\u00eb&#8230;. Nd\u00ebrsa n\u00eb dokumentin nr. 4 (Arsh, fq. 40-42 \u2013 referenca arkivore: APJPR, inventari 95\/1.1759, Dosja 35, fl. 5-8), i s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs koh\u00eb me t\u00eb parin, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Himar\u00ebs b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkrim t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb tyre, sa lidhur me historin\u00eb e vendit, aq dhe me trim\u00ebrit\u00eb e tyre n\u00eb beteja kudo ku kishte luft\u00ebra. Nga ky dokument, citojm\u00eb: \u201cRepublika e Venedikut &#8230;. gjithmon\u00eb i shp\u00ebrblente familjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme me pensione t\u00eb ve\u00e7anta, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ruante zellin e tyre dhe t\u00eb siguronte p\u00ebrgjithmon\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e rekrutimit t\u00eb \u00e7etave\u201d. Ajo q\u00eb kuptojm\u00eb nga k\u00ebto dokumente \u00ebsht\u00eb se Himariot\u00ebt ishin tejet pragmatist\u00eb, elastik\u00eb dhe mendjehapur ndaj realitetit praktik t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme, pa qen\u00eb t\u00eb lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me asnj\u00eb pushtet politik dhe, si rrjedhoj\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e identitetit fetar ishte \u00e7\u00ebshtje e brendshme e komunitetit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; N\u00eb artikujt e k\u00ebtyre dit\u00ebve lexuam shpesh se \u201ckisha e Dh\u00ebrmiut \u00ebsht\u00eb kish\u00eb katolike e ritit ortodoks\u201d. Kjo, n\u00eb fakt, mbeti n\u00eb fjal\u00eb, sepse n\u00eb form\u00eb t\u00eb dokumentuar, askush nuk solli ndonj\u00eb argument. Informacione mbi koh\u00ebn, themeluesit dhe nd\u00ebrtuesit e tempullit t\u00eb Sh\u00ebn Athanasit, nuk kemi. I vetmi dokument q\u00eb na mb\u00ebrrin gjendet n\u00eb botimin e Theofan Pop\u00ebs Mbishkrime kishtare n\u00eb Shqip\u00ebri, fq. 297-298, dokumenti nr. 811, dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mbishkrim n\u00eb prothesis, vendi ku p\u00ebrgatitet buka dhe vera, para se t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb Trup dhe Gjak t\u00eb Krishtit. Mbishkrimi n\u00eb greqisht thot\u00eb: \u201c\u03a4\u03c4\u1f14\u03c4\u03c4\u03b5, \u03bd\u1f30\u03ba\u03bf\u03bb\u1f78 \u03bb\u03b5\u03ba\u03b1\u03c2, \u03b4\u1fc6\u03bc\u1f41, \u03b8\u03bf\u03b4\u1f44\u03c1\u03b1, \u03bd\u03b9\u03ba\u03bf\u03bb\u1f42, \u03c4\u03c4\u1f14\u03c4\u03c4\u03b5 \u03ba\u03b1\u1f76 \u03c4\u03bf\u03bd \u03c4\u03ad\u03ba\u03bd\u03bf\u03bd \u03b1\u1f50\u03c4\u1f44\u03bd, \u03b3\u03b3\u1f24\u03bd\u03b9, \u03ba\u1f44\u03ba\u03b1\u03bb\u03b9. \u0391\u03a7\u039f\u0391\u201d, p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip: \u201cDed\u00eb, Nikolo Lekas, Dhimo, Thodhora, Nikolo, Ded\u00eb dhe t\u00eb bijt\u00eb e tyre, Gjini, Kokali\u201d. Kat\u00ebr germat e fundit jan\u00eb data: 1671. Sipas Pop\u00ebs, me mendimin e t\u00eb cilit bashkohemi, mbishkrimi i p\u00ebrket nj\u00eb periudhe t\u00eb af\u00ebrt me nd\u00ebrtimin e tempullit. Personat q\u00eb p\u00ebrmenden ndoshta jan\u00eb dhe kontribuuesit m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj n\u00eb nd\u00ebrtimin e tempullit, pasi \u00ebsht\u00eb krejt normale q\u00eb emrat e dhuruesve t\u00eb vendosen n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tempullit. Gjuha e shkrimit, si\u00e7 duket qart\u00eb, \u00ebsht\u00eb greqishtja. Si\u00e7 ndodh n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb rasteve t\u00eb ngjash\u00ebm, greqishtja e k\u00ebtushme vuan shum\u00eb n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin drejtshkrimor, \u00e7ka tregon se kemi nj\u00eb shkrues, zakonisht, vet\u00eb piktori, i cili nuk e njeh mir\u00eb gjuh\u00ebn. K\u00ebtu mbetet n\u00eb fuqi tradita bizantine, e cila p\u00ebrdor greqishten si gjuh\u00eb t\u00eb adhurimit n\u00eb kish\u00eb, dhe si gjuh\u00eb t\u00eb teksteve fetare, pasi p\u00ebr miletin e rum\u00ebve kjo \u00ebsht\u00eb gjuha e ligjshme e lejuar nga Porta e Lart\u00eb. Pse ndodh q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur himariot\u00ebt jan\u00eb konvertuar n\u00eb katolik\u00eb, p\u00ebrdorin greqishten si shkrim liturgjik? Si\u00e7 tham\u00eb, p\u00ebr misionar\u00ebt bazilian\u00eb ishte shqipja gjuh\u00eb e misionit, as latinishtja, as greqishtja, argument mbi t\u00eb cilin mb\u00ebshteten fort m\u00ebtuesit e katolicizmit t\u00eb Himar\u00ebs dhe t\u00eb tempullit n\u00eb fjal\u00eb.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Nd\u00ebrkoh\u00eb, tempulli i Sh\u00ebn Athanasit ndodhej n\u00eb nj\u00eb fshat i cili sot i p\u00ebrket besimit ortodoks, ku nuk rezulton t\u00eb ket\u00eb asnj\u00eb shpirt katolik. Tempulli ndodhet edhe mes 18 tempujsh t\u00eb tjer\u00eb ortodoks\u00eb (viti 1922), t\u00eb cil\u00ebt u p\u00ebrkasin shekujve t\u00eb ndrysh\u00ebm dhe jan\u00eb shum\u00eb n\u00eb num\u00ebr, duke pasur parasysh hap\u00ebsir\u00ebn fizike q\u00eb z\u00eb fshati i Dh\u00ebrmiut. Kjo tregon se, me gjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e misionit bazilian, n\u00eb Himar\u00eb nuk arriti t\u00eb nd\u00ebrtohej nj\u00eb Kish\u00eb (bashk\u00ebsi) e q\u00ebndrueshme katolike e ritit bizantin. Po ashtu, duke e par\u00eb nga ana e kund\u00ebrt, n\u00ebse Sh\u00ebn Athanasi \u00ebsht\u00eb tempull katolik, po t\u00eb tjer\u00ebt rreth e rrotull, \u00e7\u2019jan\u00eb? N\u00ebse e gjith\u00eb zona pohoi katolicizmin, t\u00eb gjith\u00eb tempujt e tjer\u00eb duhet t\u00eb jen\u00eb katolik\u00eb&#8230; Vet\u00ebm nj\u00eb fantazi e \u00e7artur apo nj\u00eb mendje e fortifikuar ndaj \u00e7do argumenti t\u00eb ndrysh\u00ebm nga i veti mund t\u00eb mbroj\u00eb teorin\u00eb e Sh\u00ebn Athanasit katolik.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Duke pasur parasysh sa m\u00eb sip\u00ebr, t\u00eb pohosh se Himara \u00ebsht\u00eb katolike, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e nevojshme, e fabrikuar n\u00ebn hijen e pushtetit q\u00eb flet me maj\u00ebn e matrapikut, apo akademizmave q\u00eb flasin nga podiume pupuliti, p\u00ebr t\u00eb justifikuar arbitraren. Gjeti ku t\u00eb varet shprehja se n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend nuk udh\u00ebheq arsyeja, por forca, dhe kur forca ndjehet e k\u00ebrc\u00ebnuar, at\u00ebher\u00eb qeveris barbaria. N\u00eb fund, nga gjith\u00eb ky g\u00ebrshet barbarie dhe budallall\u00ebku, i humburi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb&#8230; Nilo Catalano.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"color: #000000;\"><strong><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica;\">&nbsp; &nbsp;<span style=\"color: #800000;\"> Pas-historia<\/span><\/span><\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; N\u00eb koh\u00ebt e sotme, mosmarr\u00ebveshjet q\u00eb ndan\u00eb dikur Kish\u00ebn e Krishtit jan\u00eb zgjidhur n\u00eb nivel teologjik, duke hapur rrug\u00ebn p\u00ebr bashkimin praktik t\u00eb kishave dhe sheshimin e ndryshimeve. Nd\u00ebrkoh\u00eb, mes t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, k\u00ebto ndryshime nuk kan\u00eb l\u00ebn\u00eb shenja t\u00eb thella, as kan\u00eb ngritur ndonj\u00ebher\u00eb pengesa q\u00eb nuk lejojn\u00eb komunikimin mes komuniteteve. Duke shprehur hapur mes tyre frym\u00ebn e bashk\u00ebpunimit, Kisha Katolike e Shqip\u00ebris\u00eb dhe Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb kan\u00eb n\u00ebnshkruar edhe nj\u00eb marr\u00ebveshje, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn p\u00ebrmendet specifikisht varrosja nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb e prozelitizmit mes kishave, marr\u00ebveshje e cila \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshkruar edhe nga Komisioni Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Dialog Teologjik mes Kish\u00ebs Katolike dhe Kish\u00ebs Ortodokse m\u00eb 1993, duke e konsideruar uniatizmin si t\u00eb pap\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr koh\u00ebt e sotshme. Nd\u00ebrkoh\u00eb, d\u00ebshirojm\u00eb t\u00eb theksojm\u00eb se kjo dukuri, duke pasur d\u00ebshmitare historin\u00eb, nuk \u00ebsht\u00eb nxitur kurr\u00eb nga ortodoks\u00ebt e Shqip\u00ebris\u00eb, por k\u00ebta kan\u00eb qen\u00eb vet\u00ebm objekt i prozelitizmit.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; K\u00ebsisoj, n\u00eb realitetin shqiptar, ngritja e nj\u00eb p\u00ebrmendoreje p\u00ebr nder t\u00eb at\u00eb Nilo Catalano-s, p\u00ebr t\u00eb kujtuar kontributin e tij n\u00eb dobi t\u00eb identitetit (n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ende n\u00eb formim e sip\u00ebr) shqiptar, do t\u00eb ishte, mendojm\u00eb ne, vep\u00ebr e p\u00ebrkrahur edhe nga t\u00eb krishter\u00ebt ortodoks\u00eb t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Misionit t\u00eb tij, aq sa lidhet me gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn shqipe dhe t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, nuk i ndryshojm\u00eb asnj\u00eb presje, madje mb\u00ebshtesim pa asnj\u00eb hezitim gjith\u00eb sa jan\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb par\u00eb nga t\u00eb tjer\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb nga siv\u00ebllai i Catalano-s, arb\u00ebreshi Nilo Borgia (shih: Murgjit bazilian\u00eb t\u00eb Italis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Sh\u00ebnime mbi misionet n\u00eb Himar\u00eb: shek. XVI-XVIII, Tiran\u00eb, 2014). Mir\u00ebpo, emri dhe figura e tij nuk ishte nevoja t\u00eb molepseshin me epitetet q\u00eb u than\u00eb dhe veprat fyese q\u00eb u kryen ndaj ortodoks\u00ebve shqiptar\u00eb, apo me histori varresh, eshtrash dhezhvarrosjesh. N\u00eb fund t\u00eb fundit, Catalano ishte nj\u00eb jabanxhi n\u00eb truallin shqiptar, i cili ka vend m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr nj\u00eb varr t\u00eb huaji.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Lexuam dje fraz\u00ebn sarkastike se \u201ckisha e Sh\u00ebn Thanasit do t\u00eb rilind\u00eb\u201d. Sot, fatkeq\u00ebsisht, pam\u00eb g\u00ebrmadhat e mbetura nga shembja e tempullit. Si do t\u00eb vij\u00eb rilindja mbi rr\u00ebnoja? Me \u00e7far\u00eb fytyre? Me \u00e7far\u00eb autoriteti dhe prej kujt? Trualli i tempullit \u00ebsht\u00eb, ligj\u00ebrisht, pron\u00eb e KOASh, dhe, si\u00e7 thot\u00eb ligji, prona \u00ebsht\u00eb e paprekshme, pavar\u00ebsisht e kujt. Me fondet e kujt? N\u00ebse t\u00eb shtetit, at\u00ebher\u00eb kur ndodhi q\u00eb shteti i shqiptar\u00ebve lejohet t\u00eb dal\u00eb nga pozita e vet laike? Do t\u00eb pyeten taksapaguesit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb? Dhe, n\u00ebse do t\u00eb investohet nga ndonje organiz\u00ebm tjet\u00ebr, p\u00ebrs\u00ebri, mbi cil\u00ebn pron\u00eb dhe me miratimin e kujt? As p\u00ebrfaq\u00ebsuesit lokal\u00eb, as pushteti qendror nuk i p\u00ebrmend\u00ebn k\u00ebto \u201c\u00e7ik\u00ebrrima\u201d ligjore q\u00eb mbajn\u00eb er\u00eb thimjame mesjetare!<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Nuk mund t\u00eb l\u00ebm\u00eb pa p\u00ebrmendur at\u00eb q\u00eb nuk kuptojn\u00eb dot autor\u00ebt dhe mb\u00ebshtet\u00ebsit e shkat\u00ebrrimit: nj\u00eb tempull ortodoks nuk \u00ebsht\u00eb kish\u00eb. Kisha jan\u00eb besimtar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt mblidhen brenda nj\u00eb nd\u00ebrtese, sht\u00ebpis\u00eb s\u00eb tyre shpirt\u00ebrore, p\u00ebr t\u2019u falur s\u00eb bashku. Kur cenohet tempulli i tyre, \u00ebsht\u00eb cenuar jo garazhi, por sht\u00ebpia. P\u00ebr Kish\u00ebn tempulli nuk \u00ebsht\u00eb me vlera vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur u p\u00ebrgjigjet disa shijeve t\u00eb caktuara estetike, apo mosh\u00ebs s\u00eb mureve, k\u00ebto nuk jan\u00eb thelbi. Tempulli \u00ebsht\u00eb vendi ku kryhen Sakramentet, t\u00eb cilat, p\u00ebr ata q\u00eb besojn\u00eb n\u00eb to, jan\u00eb t\u00eb shenjta dhe t\u00eb shtrenjta. Vall\u00eb, a nuk duhet t\u2019i dij\u00eb k\u00ebto katoliku i v\u00ebrtet\u00eb? Dhunimi i vendit ku mblidhet Kisha \u00ebsht\u00eb dhunim i liris\u00eb s\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb jetuar i lir\u00eb, t\u00eb drejta t\u00eb cilat shteti dhe shoq\u00ebria ka detyr\u00eb t\u2019i mbroj\u00eb. Nd\u00ebrtim pa leje? V\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb ishte kjo arsyeja&#8230;?!<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\">&nbsp; &nbsp; Fatkeq\u00ebsisht, e pad\u00ebgjuara q\u00eb prej koh\u00ebve t\u00eb Diktatur\u00ebs s\u00eb Proletariatit, ndodhi. E sht\u00ebrzeu euforia e gjysm\u00eb t\u00eb diturve dhe servilizmi i akademik\u00ebve q\u00eb b\u00ebhen kumbar\u00ebt e tyre. E kthyen Nilo Catalano-n, nga nj\u00eb simbol t\u00eb gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs, n\u00eb nj\u00eb sinonim t\u00eb arroganc\u00ebs shtet\u00ebrore dhe t\u00eb shp\u00ebrfilljes ligjore.<\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt; color: #000000;\"><\/span><span style=\"font-size: 12pt; font-family: helvetica; color: #000000;\"><strong>&nbsp; &nbsp; Nga: Sokol \u00c7unge, i krishter\u00eb ortodoks, studiues.<\/strong><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img class=\"lazyload\" decoding=\"async\" style=\"display: block; margin: 10px auto; border: 1px solid #000000;\" alt=\"\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27450%27%20height%3D%27284%27%20viewBox%3D%270%200%20450%20284%27%3E%3Crect%20width%3D%27450%27%20height%3D%27284%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/QwQ6dv-IKS7ympBwC29obYqXOxRF77LHwxFrHxR7WcA=w300-h189-no\" height=\"284\" width=\"450\" \/><img class=\"lazyload\" decoding=\"async\" style=\"display: block; margin: 10px auto; border: 1px solid #000000;\" alt=\"\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27450%27%20height%3D%270%27%20viewBox%3D%270%200%20450%200%27%3E%3Crect%20width%3D%27450%27%20height%3D%270%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/AtNsZLgaYrZuBtaCsruSIZ3jru0zyeGL2dwRBbaE4mY=w626-h600-no\" height=\"NaN\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><img class=\"lazyload\" decoding=\"async\" style=\"display: block; margin: 10px auto; border: 1px solid #000000;\" alt=\"\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27450%27%20height%3D%27253%27%20viewBox%3D%270%200%20450%20253%27%3E%3Crect%20width%3D%27450%27%20height%3D%27253%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/MWVDoFiw4avxhPRlMnLK61co7MzFAS24doW5ueyyUAM=w720-h404-no\" height=\"253\" width=\"450\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; \u00c7do student i historis\u00eb dhe \u00e7do studiues q\u00eb punon me dokumentet burimore t\u00eb historis\u00eb e ka t\u00eb qart\u00eb ligjin e heshtur se \u00e7do dokument ka nj\u00eb parahistori, nj\u00ebhistori, dhe nj\u00eb pas-histori. Keqkuptimi apo shp\u00ebrfillja e k\u00ebtyre element\u00ebve, pa apo me dashje, krijon pashmangshm\u00ebrisht keqkuptim ose ngat\u00ebrrim t\u00eb informacionit historik q\u00eb buron prej dokumentit. K\u00ebto mendonim k\u00ebtyre dit\u00ebve, teksa ndiqnim n\u00eb mjetet e informimit<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":4140,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108],"tags":[139,196,212],"class_list":["post-4139","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-lajme","tag-139","tag-tirane","tag-lajme-d27"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e nevojshme - p\u00ebr kish\u00ebn e sh. Athanasit, Dh\u00ebrmi - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e nevojshme - p\u00ebr kish\u00ebn e sh. Athanasit, Dh\u00ebrmi - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp; &nbsp; \u00c7do student i historis\u00eb dhe \u00e7do studiues q\u00eb punon me dokumentet burimore t\u00eb historis\u00eb e ka t\u00eb qart\u00eb ligjin e heshtur se \u00e7do dokument ka nj\u00eb parahistori, nj\u00ebhistori, dhe nj\u00eb pas-histori. Keqkuptimi apo shp\u00ebrfillja e k\u00ebtyre element\u00ebve, pa apo me dashje, krijon pashmangshm\u00ebrisht keqkuptim ose ngat\u00ebrrim t\u00eb informacionit historik q\u00eb buron prej dokumentit. K\u00ebto mendonim k\u00ebtyre dit\u00ebve, teksa ndiqnim n\u00eb mjetet e informimit\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2015-08-29T07:10:26+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-06T20:02:08+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/AtNsZLgaYrZuBtaCsruSIZ3jru0zyeGL2dwRBbaE4mY-w626-h600-no.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"150\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"150\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"17 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e nevojshme &#8211; p\u00ebr kish\u00ebn e sh. Athanasit, Dh\u00ebrmi\",\"datePublished\":\"2015-08-29T07:10:26+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T20:02:08+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/\"},\"wordCount\":3356,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/AtNsZLgaYrZuBtaCsruSIZ3jru0zyeGL2dwRBbaE4mY-w626-h600-no.jpg\",\"keywords\":[\"2015\",\"Kryepiskopata Tiran\u00eb\",\"lajme\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/\",\"name\":\"Nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e nevojshme - p\u00ebr kish\u00ebn e sh. Athanasit, Dh\u00ebrmi - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/AtNsZLgaYrZuBtaCsruSIZ3jru0zyeGL2dwRBbaE4mY-w626-h600-no.jpg\",\"datePublished\":\"2015-08-29T07:10:26+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T20:02:08+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/AtNsZLgaYrZuBtaCsruSIZ3jru0zyeGL2dwRBbaE4mY-w626-h600-no.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/AtNsZLgaYrZuBtaCsruSIZ3jru0zyeGL2dwRBbaE4mY-w626-h600-no.jpg\",\"width\":150,\"height\":150},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e nevojshme &#8211; p\u00ebr kish\u00ebn e sh. Athanasit, Dh\u00ebrmi\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e nevojshme - p\u00ebr kish\u00ebn e sh. Athanasit, Dh\u00ebrmi - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e nevojshme - p\u00ebr kish\u00ebn e sh. Athanasit, Dh\u00ebrmi - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&nbsp; &nbsp; \u00c7do student i historis\u00eb dhe \u00e7do studiues q\u00eb punon me dokumentet burimore t\u00eb historis\u00eb e ka t\u00eb qart\u00eb ligjin e heshtur se \u00e7do dokument ka nj\u00eb parahistori, nj\u00ebhistori, dhe nj\u00eb pas-histori. Keqkuptimi apo shp\u00ebrfillja e k\u00ebtyre element\u00ebve, pa apo me dashje, krijon pashmangshm\u00ebrisht keqkuptim ose ngat\u00ebrrim t\u00eb informacionit historik q\u00eb buron prej dokumentit. K\u00ebto mendonim k\u00ebtyre dit\u00ebve, teksa ndiqnim n\u00eb mjetet e informimit","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2015-08-29T07:10:26+00:00","article_modified_time":"2020-04-06T20:02:08+00:00","og_image":[{"width":150,"height":150,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/AtNsZLgaYrZuBtaCsruSIZ3jru0zyeGL2dwRBbaE4mY-w626-h600-no.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"17 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e nevojshme &#8211; p\u00ebr kish\u00ebn e sh. Athanasit, Dh\u00ebrmi","datePublished":"2015-08-29T07:10:26+00:00","dateModified":"2020-04-06T20:02:08+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/"},"wordCount":3356,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/AtNsZLgaYrZuBtaCsruSIZ3jru0zyeGL2dwRBbaE4mY-w626-h600-no.jpg","keywords":["2015","Kryepiskopata Tiran\u00eb","lajme"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/","name":"Nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e nevojshme - p\u00ebr kish\u00ebn e sh. Athanasit, Dh\u00ebrmi - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/AtNsZLgaYrZuBtaCsruSIZ3jru0zyeGL2dwRBbaE4mY-w626-h600-no.jpg","datePublished":"2015-08-29T07:10:26+00:00","dateModified":"2020-04-06T20:02:08+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/AtNsZLgaYrZuBtaCsruSIZ3jru0zyeGL2dwRBbaE4mY-w626-h600-no.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/04\/AtNsZLgaYrZuBtaCsruSIZ3jru0zyeGL2dwRBbaE4mY-w626-h600-no.jpg","width":150,"height":150},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2015\/08\/29\/nevoja-per-te-verteten-dhe-e-verteta-e-nevojshme-per-kishen-e-sh-athanasit-dhermi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Nevoja p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn dhe e v\u00ebrteta e nevojshme &#8211; p\u00ebr kish\u00ebn e sh. Athanasit, Dh\u00ebrmi"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=4139"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4139\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":14969,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/4139\/revisions\/14969"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/4140"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=4139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=4139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=4139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}