{"id":29981,"date":"2021-03-23T00:00:27","date_gmt":"2021-03-22T23:00:27","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=29981"},"modified":"2021-02-21T22:30:46","modified_gmt":"2021-02-21T21:30:46","slug":"deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Nikon lindi n\u00eb shekullin e III-t\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Napolit. I ati ishte pagan, nd\u00ebrsa e \u00ebma e krishter\u00eb. U fut n\u00eb ushtri, ku nj\u00eb dit\u00eb u p\u00ebrball me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme. Iu kujtuan m\u00ebsimet e per\u00ebndishme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe thirri: \u201cZot, Jisu Krisht, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua!\u201d. I armatosur me shenj\u00ebn e kryqit hyri me guxim n\u00eb betej\u00eb, dhe doli fitimtar e i mbuluar me lavdi. Kur u kthye n\u00eb vendlindje, vizitoi n\u00ebn\u00ebn dhe ia tregoi ngjarjet q\u00eb i kishin ndodhur, si dhe d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shkuar q\u00eb t\u00eb pag\u00ebzohej n\u00eb Lindje n\u00eb burimin e Besimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dhe k\u00ebshtu b\u00ebri. Zbriti n\u00eb ishullin Hios, u izolua n\u00eb nj\u00eb mal dhe q\u00ebndroi n\u00eb kreshm\u00eb e lutje p\u00ebr nj\u00eb jave, q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgatitej p\u00ebr pag\u00ebzimin e shenjt\u00eb. Nj\u00eb engj\u00ebll i Zotit iu shfaq dhe e udh\u00ebzoi t\u00eb zbriste n\u00eb liman. Atje gjeti nj\u00eb anije dhe shkoi me t\u00eb deri n\u00eb malin Ganos, n\u00eb Thrak\u00eb, ku takoi episkopin Theodhor t\u00eb Kizik\u00ebs, i cili b\u00ebnte jet\u00eb eremiti n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb n\u00eb mal.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Episkopi ishte informuar q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara p\u00ebr ardhjen e tij, e mbajti pas vetes, duke i dh\u00ebn\u00eb m\u00ebsimet themelore t\u00eb besimit dhe e pag\u00ebzoi n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb. Nikoni vendosi t\u00eb jetonte p\u00ebrgjithmon\u00eb atje ku p\u00ebrkujdesja e Per\u00ebndis\u00eb e kishte drejtuar. Pas tre vjet\u00ebsh Theodhori e dor\u00ebzoi prift dhe m\u00eb pas, kur erdhi koha t\u00eb thirrej nga Per\u00ebndia, i dha n\u00ebn drejtim 190 dishepujt q\u00eb ishin mbledhur rreth tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb Lindje kishte shp\u00ebrthyer at\u00ebher\u00eb Persekutimi i Decit (251) dhe kjo e detyroi Nikonin e dishepujt t\u00eb largoheshin q\u00eb aty. Pasi q\u00ebndruan p\u00ebr pak koh\u00eb n\u00eb Mitilini, arrit\u00ebn n\u00eb Itali, ku Nikoni mundi ta shikonte n\u00ebn\u00ebn e tij para se ajo t\u00eb vdiste.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb k\u00ebtij q\u00ebndrimi t\u00eb shkurt\u00ebr n\u00eb vendlindje, Nikoni pag\u00ebzoi edhe n\u00ebnt\u00eb bashkatdhetar\u00eb t\u00eb tij, t\u00eb cil\u00ebt braktis\u00ebn familjet p\u00ebr t\u2019u bashkuar me ushtrin\u00eb e t\u00eb 190-ve. T\u00eb dyqind murgjit shkuan n\u00eb Sicili, ku u vendos\u00ebn n\u00eb malin Taormina, n\u00eb rr\u00ebnojat e nj\u00eb nd\u00ebrtese t\u00eb vjet\u00ebr termale. Por q\u00ebndruan n\u00eb paqe vet\u00ebm p\u00ebr pak koh\u00eb, sepse prefekti pagan i Sicilis\u00eb, Kuintiani, kur mori vesh p\u00ebr pranin\u00eb e asket\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb, i kapi dhe i nxori p\u00ebrpara gjykat\u00ebs. Dishepujt e Nikonit, t\u00eb frym\u00ebzuar edhe nga fjal\u00ebt e atit t\u00eb tyre shpirt\u00ebror, refuzuan t\u2019u flijonin idhujve dhe rr\u00ebfyen fuqish\u00ebm Krishtin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prefekti urdh\u00ebroi t\u2019i rrihnin me kamxhik\u00eb prej deje kau dhe pastaj t\u2019u prisnin kokat. Trupat ua hodh\u00ebn n\u00eb furr\u00ebn e ndezur me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb qendr\u00ebs termale. Kur i erdhi radha Nikonit i shqyen gjymtyr\u00ebt dhe ushtar\u00ebt e dogj\u00ebn me pishtar\u00eb. Pastaj e lidh\u00ebn me rripa pas disa buajsh, t\u00eb cil\u00ebt e hodh\u00ebn n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrrosk\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Pasi e nxor\u00ebn prej andej ende t\u00eb gjall\u00eb, i thyen nofullat me gur\u00eb, i pren\u00eb gjuh\u00ebn dhe n\u00eb fund edhe kok\u00ebn. Lipsanet e \u00e7muara t\u00eb sh\u00ebn Nikonit dhe t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb tij u gjet\u00ebn m\u00eb von\u00eb nga episkopi i Mesinis\u00eb, Theodhosi, i cili nd\u00ebrtoi nj\u00eb kish\u00ebz p\u00ebr nder t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Llukai lindi n\u00eb gjirin e nj\u00eb familjeje t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb Adrianopoj\u00ebs. Pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit, kur s\u2019ishte as gjasht\u00eb vje\u00e7, e \u00ebma ia besoi edukimin e tij nj\u00eb tregtari grek t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. Kur ishte tremb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 u p\u00ebrlesh me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb turk. Kur pan\u00eb se po fitonte, turma e mbledhur u sul mbi t\u00eb me britma, duke e k\u00ebrc\u00ebnuar me vdekje. I frik\u00ebsuar, djali thirri at\u00ebher\u00eb: \u201cM\u00eb lini dhe do t\u00eb b\u00ebhem mysliman!\u201d. E \u00e7uan si sh\u00ebrb\u00ebtor te nj\u00eb turk i pasur dhe e rrethpren\u00eb. Me gjith\u00eb kujdesin e zot\u00ebrinjve t\u00eb tij dhe premtimet p\u00ebr karrier\u00eb, nd\u00ebrgjegjja e Llukait nuk gjeti prehje dhe i p\u00ebrbuzi t\u00eb gjitha k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb, duke vajtuar fshehtazi se s\u2019mund t\u00eb shp\u00ebtonte nga ajo sht\u00ebpi dhe nga skllav\u00ebria e t\u00eb Ligut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Megjithat\u00eb, arriti t\u2019i shprehte tutorit, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb mesazhi, d\u00ebshir\u00ebn e tij p\u00ebr t\u00eb ikur dhe ai e d\u00ebrgoi si \u00e7\u00ebshtje te ambasada e Rusis\u00eb, duke shpresuar p\u00ebr ndihm\u00eb. Pasi t\u00eb gjitha tentativat p\u00ebr ta larguar d\u00ebshtuan, Llukai arriti t\u00eb arratisej dhe si nd\u00ebrroi rrobat q\u00eb kishte me veshje t\u00eb krishter\u00eb, u nis me nj\u00eb anije, q\u00eb e \u00e7oi n\u00eb Smirn\u00eb. Aty u rr\u00ebfye te nj\u00eb prift, i cili e k\u00ebshilloi t\u00eb shkonte n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjetur atje udh\u00ebn e shp\u00ebtimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por, n\u00eb shumic\u00ebn e manastireve t\u00eb Malit t\u00eb Shenjt\u00eb ku shkoi, nuk e pranuan p\u00ebr shkak t\u00eb mosh\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb re. Duke mos gjetur paqen e shpirtit dhe i sulmuar nga shum\u00eb tundime, arriti n\u00eb p\u00ebrfundimin se, n\u00ebse s\u2019do t\u00eb gjente nj\u00eb vend t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u penduar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, ku jetuan shum\u00eb shenjtor\u00eb, kjo tregonte se Per\u00ebndia k\u00ebrkonte nga ai sakrific\u00ebn e fundit, martirizimin, p\u00ebr t\u00eb fshir\u00eb fajin me gjak dhe p\u00ebr t\u00eb pastruar nd\u00ebrgjegjen.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati shpirt\u00ebror i Skitit t\u00eb Sh\u00ebn An\u00ebs, t\u00eb cilit i tregoi planin, si pa mosh\u00ebn e tij t\u00eb re, nga frika se mos e mohonte besimin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, u p\u00ebrpoq t\u2019i kthente mendjen, por m\u00eb kot. Vendosi at\u00ebher\u00eb ta sprovonte dhe i tha t\u00eb b\u00ebnte 800 metani n\u00eb dit\u00eb dhe t\u00eb ushqehej vet\u00ebm me buk\u00eb t\u00eb that\u00eb dhe uj\u00eb. Llukai iu n\u00ebnshtrua me g\u00ebzim k\u00ebtij kanoni, duke medituar vazhdimisht mbi vdekjen e lavdishme p\u00ebr Krishtin. Pasi mori p\u00ebrfundimisht bekimin p\u00ebr t\u2019u martirizuar, u vesh me Skim\u00ebn e Madhe dhe lundroi p\u00ebr n\u00eb Mitilini, bashk\u00eb me hieromonakun Visarion, i cili qe ngarkuar nga ati i tij shpirt\u00ebror ta shoq\u00ebronte dhe t\u2019i jepte zem\u00ebr deri n\u00eb \u00e7astin e fundit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sapo mb\u00ebrriti n\u00eb Mitilini, Llukai ndjeu g\u00ebzim t\u00eb pamas\u00eb n\u00eb zem\u00ebr dhe d\u00ebshira e madhe p\u00ebr t\u2019u martirizuar i rritej n\u00eb \u00e7do hap, duke menduar edhe betej\u00ebn e lavdishme q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara martiri i shenjt\u00eb Theodhor (17 shkurt). Pasi u p\u00ebrgatit n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb fshati, me an\u00eb t\u00eb agripnive dhe Mistereve t\u00eb Shenjta, u vesh me rroba t\u00eb thjeshta mbi rason, u k\u00ebrkoi t\u00eb falur me lot prift\u00ebrinjve t\u00eb kish\u00ebs e shokut t\u00eb tij, dhe u paraqit n\u00eb gjykat\u00ebn lokale.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por kjo p\u00ebrpjekje e par\u00eb d\u00ebshtoi dhe i riu u kthye te Visarioni i trishtuar, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cAt\u00eb, zjarri i Krishtit nuk \u00ebsht\u00eb ndezur!\u201d. Mori zem\u00ebr dhe shkoi p\u00ebrs\u00ebri te Nazir agai dhe k\u00ebrkoi q\u00eb drejt\u00ebsia t\u00eb vihej n\u00eb vend p\u00ebr sa i p\u00ebrkiste rrethprerjes s\u00eb detyruar q\u00eb i kishin b\u00ebr\u00eb kur ishte f\u00ebmij\u00eb. U tall\u00ebn me t\u00eb, por ai i tregoi gjykat\u00ebsit se nuk e kishte humbur arsyen dhe se ishte gati t\u00eb p\u00ebrballonte pasojat e ligjit mysliman p\u00ebr nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb. E \u00e7uan t\u00eb shoq\u00ebruar deri te sht\u00ebpia e gjykat\u00ebsit, ku takoi episkopin e Mitilinit, t\u00eb cilin e kishin thirrur atje p\u00ebr shkak t\u00eb kthimit n\u00eb besimin e krishter\u00eb dhe arratisjen e nj\u00eb familjeje myslimane, ngjarje q\u00eb kishte provokuar t\u00ebrbimin e pushtuesve dhe i kishte b\u00ebr\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt e ishullit t\u00eb jetonin n\u00ebn frik\u00ebn e nj\u00eb reprezaljeje t\u00eb p\u00ebrgjakshme. Llukai u p\u00ebrgjunj para hierarkut dhe i k\u00ebrkoi t\u00eb lutej p\u00ebr realizimin e d\u00ebshir\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me gjith\u00eb rrezikun, episkopi b\u00ebri Paraklise n\u00eb t\u00eb gjitha kishat p\u00ebr sh\u00ebrb\u00ebtorin e Per\u00ebndis\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt ishin n\u00eb ankth, Llukai vet\u00eb kishte besim dhe guxim kur doli para gjykat\u00ebs. Tri her\u00eb e mor\u00ebn n\u00eb pyetje dhe tregoi t\u00eb nj\u00ebjtin vendim t\u00eb pal\u00ebkundsh\u00ebm, q\u00eb t\u00eb d\u00ebnohej me d\u00ebnimin kapital, duke i p\u00ebrbuzur premtimet e kota t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsive mishore nga ana e turqve. N\u00ebn frym\u00ebzimin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, gjeti citime nga Shkrimi i Shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb hedhur posht\u00eb pretendimet e tyre, por persekutor\u00ebt i inatosi edhe mungesa e plot\u00eb e frik\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E lan\u00eb p\u00ebr tri dit\u00eb n\u00eb burg, me shpres\u00ebn se do ndryshonte mendje, por kur e nxor\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri para gjykat\u00ebsit, Llukai k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb ekzekutohej nj\u00eb or\u00eb me par\u00eb. Vendimi u dha dhe shenjtori shkoi n\u00eb vendin e ekzekutimit plot g\u00ebzim, sa nj\u00eb nga rojet e pyeti: \u201cN\u00eb dasm\u00eb po shkon, q\u00eb po nxiton k\u00ebshtu?\u201d. Pastaj k\u00ebrkoi nj\u00eb moment pushimi dhe u lut p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt e ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr ata q\u00eb kishin qen\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb kthimin e tij. Ai i rr\u00ebfeu nj\u00eb besimtari q\u00eb ndodhej atje se kishte vet\u00ebm nj\u00eb breng\u00eb, q\u00eb nuk e kishin torturuar. Kur arriti te trek\u00ebmb\u00ebshi, me qet\u00ebsi i la t\u2019i vinin litarin n\u00eb qaf\u00eb dhe dor\u00ebzoi shpirtin n\u00eb duart e Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebr tri dit\u00eb, gjat\u00eb t\u00eb cilave trupi mbeti i varur, pamja e tij nuk frik\u00ebsonte si\u00e7 ndodh zakonisht me t\u00eb d\u00ebnuarit, por dukej sikur flinte, plot hir hyjnor. Asnj\u00eb insekt s\u2019guxoi t\u2019i afrohej dhe prej tij buronte er\u00eb miro, duke d\u00ebshmuar k\u00ebshtu p\u00eblqimin q\u00eb shenjtori kishte gjetur pran\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Pas tri dit\u00ebsh turqit lidh\u00ebn nj\u00eb gur trupit t\u00eb shenjtorit dhe e hodh\u00ebn aty ku deti ishte m\u00eb i thell\u00eb. Por, p\u00ebr \u00e7udin\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve, doli p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb sip\u00ebrfaqe, nd\u00ebrsa nj\u00eb stuhi e fort\u00eb k\u00ebrc\u00ebnonte anijen. Lipsani i tij i shenjt\u00eb doli n\u00eb breg, ku t\u00eb krishter\u00ebt e varros\u00ebn me ndere, pavar\u00ebsisht se agai e kishte ndaluar.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij &#8211; &nbsp; Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Nikon lindi n\u00eb shekullin e III-t\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Napolit. I ati ishte pagan, nd\u00ebrsa e \u00ebma e krishter\u00eb. U fut n\u00eb ushtri, ku nj\u00eb dit\u00eb u p\u00ebrball me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme. Iu kujtuan m\u00ebsimet e per\u00ebndishme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe thirri: \u201cZot, Jisu Krisht, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua!\u201d. I armatosur<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":29983,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-29981","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij &#8211; &nbsp; Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Nikon lindi n\u00eb shekullin e III-t\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Napolit. I ati ishte pagan, nd\u00ebrsa e \u00ebma e krishter\u00eb. U fut n\u00eb ushtri, ku nj\u00eb dit\u00eb u p\u00ebrball me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme. Iu kujtuan m\u00ebsimet e per\u00ebndishme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe thirri: \u201cZot, Jisu Krisht, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua!\u201d. I armatosur\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-03-22T23:00:27+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori.\",\"datePublished\":\"2021-03-22T23:00:27+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\"},\"wordCount\":1785,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\",\"name\":\"D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-03-22T23:00:27+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij &#8211; &nbsp; Ati yn\u00eb i shenjt\u00eb Nikon lindi n\u00eb shekullin e III-t\u00eb n\u00eb zon\u00ebn e Napolit. I ati ishte pagan, nd\u00ebrsa e \u00ebma e krishter\u00eb. U fut n\u00eb ushtri, ku nj\u00eb dit\u00eb u p\u00ebrball me nj\u00eb situat\u00eb t\u00eb rrezikshme. Iu kujtuan m\u00ebsimet e per\u00ebndishme t\u00eb n\u00ebn\u00ebs dhe thirri: \u201cZot, Jisu Krisht, ki m\u00ebshir\u00eb p\u00ebr mua!\u201d. I armatosur","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-03-22T23:00:27+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori.","datePublished":"2021-03-22T23:00:27+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/"},"wordCount":1785,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/","name":"D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg","datePublished":"2021-03-22T23:00:27+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50967433517_98647abfac_b.jpg","width":"706","height":"1024"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/03\/23\/deshmor-nikoni-e-199-nxenesit-e-tij-oshenar-deshmor-i-ri-llukai-hierodeshmor-i-ri-grigori\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"D\u00ebshmor Nikoni e 199 nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor i ri Llukai. Hierod\u00ebshmor i ri Grigori."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29981","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=29981"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29981\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":29982,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/29981\/revisions\/29982"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/29983"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=29981"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=29981"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=29981"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}