{"id":28659,"date":"2021-02-26T00:00:04","date_gmt":"2021-02-25T23:00:04","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=28659"},"modified":"2021-01-28T21:03:19","modified_gmt":"2021-01-28T20:03:19","slug":"deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; D\u00ebshmore Fotinia Samaritane &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Fotinia ishte gruaja nga Samaria, me t\u00eb cil\u00ebn Zoti yn\u00eb Jisu Krisht foli te pusi i Jakovit (Joan 4) dhe i zbuloi gjith\u00e7ka q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria. Pasi ndryshoi m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, ajo shkoi p\u00ebr t\u00eb shpallur Lajmin e Mir\u00eb n\u00eb vendlindjen e saj dhe konvertoi n\u00eb Krishterim kat\u00ebr motrat dhe dy bijt\u00eb e saj.<br \/>\nPas martirizimit t\u00eb apostujve Petro dhe Pav\u00ebl gjat\u00eb persekutimit t\u00eb Neronit (viti 54), ajo shkoi p\u00ebr t\u00eb predikuar me sukses besimin n\u00eb Kartagjen\u00eb, bashk\u00eb me t\u00eb birin, Joseun.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Djali tjet\u00ebr, Viktori, pasi luftoi trim\u00ebrisht kund\u00ebr avar\u00ebve, u em\u00ebrua gjeneral dhe u d\u00ebrgua nga perandori n\u00eb Galile, me urdhrin p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb t\u00eb krishter\u00ebt. Por ai, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nd\u00ebshkonte t\u00eb krishter\u00ebt, nx\u00ebn\u00ebsit e apostujve, predikonte gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs besimin e v\u00ebrtet\u00eb dhe i nxiste besimtar\u00ebt t\u2019i q\u00ebndronin besnik\u00eb atij. Madje konvertoi edhe duk\u00ebn Sebastian, si edhe shum\u00eb dinjitar\u00eb t\u00eb shtetit. Kur m\u00ebsoi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lajm, perandori i arrestoi t\u00eb gjith\u00eb dhe i nxori para gjykat\u00ebs s\u00eb tij. Por, kur e kuptoi se nuk do t\u2019ia dilte mban\u00eb t\u00eb thyente vendosm\u00ebrin\u00eb e tyre, dha urdh\u00ebr q\u00eb Viktorit e Joseut t\u2019i k\u00ebputnin krah\u00ebt, deri n\u00eb lart\u00ebsin\u00eb e shpatullave, pastaj i burgosi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe sh\u00ebn Fotin\u00ebn e nxor\u00ebn para gjyqit, por ajo arriti t\u00eb konvertonte me an\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs bij\u00ebn e perandorit dhe sh\u00ebrb\u00ebtoret e saj. Kjo gj\u00eb e zem\u00ebroi s\u00eb tep\u00ebrmi tiranin, i cili i hodhi t\u00eb gjitha shenjtoret n\u00eb furr\u00ebn e zjarrt\u00eb. Me an\u00eb t\u00eb Hirit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, ato mbet\u00ebn t\u00eb paprekura, prandaj iu n\u00ebnshtruan torturave t\u00eb shumta ku iu nxor\u00ebn syt\u00eb. I flak\u00ebn n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb mbushur plot me gjarp\u00ebrinj helmues. Atje iu shfaq Krishti n\u00eb mes t\u00eb nj\u00eb drite t\u00eb shk\u00eblqyer, i shoq\u00ebruar nga apostujt Petro dhe Pav\u00ebl dhe nga nj\u00eb num\u00ebr i madh engj\u00ebjsh t\u00eb shenjt\u00eb. Ai i bekoi duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cPaqe n\u00eb t\u00eb gjitha ju! G\u00ebzohuni, sepse Un\u00eb jam bashk\u00eb me ju!\u201d. Ato mor\u00ebn forc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb duruar vuajtjet dhe dhimbjet e burgimit p\u00ebr tre vjet dhe k\u00ebshtu soll\u00ebn n\u00eb besimin e v\u00ebrtet\u00eb shum\u00eb pagan\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur i nxor\u00ebn nga qelit\u00eb, q\u00eb t\u2019u b\u00ebnin tortura t\u00eb tjera, nj\u00eb engj\u00ebll i Per\u00ebndis\u00eb u shfaq dhe i mbrojti me krah\u00ebt e tij. M\u00eb n\u00eb fund, tirani urdh\u00ebroi q\u00eb sh\u00ebn Fotin\u00ebs t\u2019i rripnin l\u00ebkur\u00ebn dhe ta hidhnin n\u00eb nj\u00eb pus t\u00eb that\u00eb. T\u00eb njejt\u00ebn tortur\u00eb urdh\u00ebroi dhe p\u00ebr bijt\u00eb e saj, nd\u00ebrsa Sevastianin, pasi i pren\u00eb organet gjenitale, e mbyll\u00ebn n\u00eb nj\u00eb banj\u00eb t\u00eb infektuar publike. Pastaj urdh\u00ebroi t\u2019u prisnin gjinjt\u00eb shenjtoreve t\u00eb tjera dhe t\u2019i rripnin t\u00eb gjalla. Fotid\u00ebn e lidh\u00ebn nga duart midis dy pem\u00ebve t\u00eb p\u00ebrkulura me forc\u00eb, t\u00eb cilat e shqyen kur shkuan n\u00eb pozicionin e tyre t\u00eb natyrsh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, me an\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre torturave t\u00eb tmerrshme, shpirtrat e martir\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb u larguan s\u00eb bashku nga kjo jet\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Qiejve.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur persekutimet resht\u00ebn dhe Krishterimi u njoh si fe zyrtare e shtetit, pasuesve t\u00eb apostujve iu desh shum\u00eb pun\u00eb dhe mundime p\u00ebr t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosur paganizmin, shpesh agresiv, dhe t\u00eb punonin q\u00eb mes njer\u00ebzve t\u00eb mbizot\u00ebronte \u00ebmb\u00eblsia e zakoneve t\u00eb krishtera. Jeta e osh\u00ebnar Porfirit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e mrekullueshme e ecuris\u00eb s\u00eb k\u00ebtij ndryshimi t\u00eb madh.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Porfiri lindi n\u00eb vitin 347, n\u00eb nj\u00eb familje fisnike e t\u00eb pasur t\u00eb Thesalonik\u00ebs. I pushtuar nga d\u00ebshira hyjnore, la nj\u00eb dit\u00eb atdheun dhe pasurit\u00eb e tij dhe shkoi drejt shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb famshme t\u00eb Skit\u00ebs, n\u00eb Egjipt. Mori shpejt veshjen engj\u00ebllore dhe jetoi pes\u00eb vjet n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e et\u00ebrve q\u00eb shk\u00eblqenin atje n\u00eb at\u00eb koh\u00eb. Prej andej shkoi n\u00eb Palestin\u00eb, ku jetoi edhe pes\u00eb vite t\u00eb tjera n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00ebn e Jordanit. P\u00ebr shkak t\u00eb that\u00ebsir\u00ebs s\u00eb madhe dhe ashp\u00ebrsis\u00eb s\u00eb klim\u00ebs, u s\u00ebmur r\u00ebnd\u00eb. Duke pasur shpres\u00eb vet\u00ebm te Per\u00ebndia, shkoi n\u00eb Jerusalem dhe, i mb\u00ebshtetur mbi nj\u00eb shkop, nderoi Vendet e Shenjta. Atje lidhi miq\u00ebsi me Markun, biografin e jet\u00ebs s\u00eb tij, dhe e ngarkoi t\u00eb shkonte n\u00eb Thesalonik\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb pasurin\u00eb midis v\u00ebllez\u00ebrve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur u kthye, Marku e gjeti Porfirin plot\u00ebsisht t\u00eb sh\u00ebruar pas nj\u00eb ekstaze q\u00eb pati n\u00eb Golgotha, gjat\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kishte par\u00eb Kusarin e Mir\u00eb q\u00eb zbriti nga Kryqi dhe e \u00e7oi pran\u00eb Krishtit, i Cili i dor\u00ebzoi Kryqin e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi ndau trash\u00ebgimin\u00eb te t\u00eb varfrit e Jerusalemit dhe n\u00eb manastiret e Egjiptit, Porfiri nisi t\u00eb ushtronte zanatin e k\u00ebpucarit p\u00ebr t\u00eb jetuar me pun\u00ebn e duarve t\u00eb tij, sipas shembullit t\u00eb apostull Pavlit. Kur mb\u00ebrriti n\u00eb mosh\u00ebn 45 vje\u00e7are, episkopi i Jerusalemit, Praili, meqen\u00ebse kishte d\u00ebgjuar p\u00ebr mir\u00ebsin\u00eb e tij, dashurin\u00eb p\u00ebr t\u00eb varfrit dhe p\u00ebr dhuratat e interpretimit t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, e hirotonisi prift, edhe pse ai nuk donte, dhe i dor\u00ebzoi n\u00eb ruajtje Drurin e \u00c7muar t\u00eb Kryqit t\u00eb Shp\u00ebtimtarit (Stavrofylaks). Ky nder, q\u00eb e k\u00ebrkonin shum\u00eb veta, nuk e ndryshoi sjelljejen e Porfirit, por shenjti vazhdonte t\u00eb jetonte me privime, duke i kaluar t\u00eb gjitha net\u00ebt n\u00eb agripni t\u00eb shenjta. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ushtronte k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbes\u00eb, p\u00ebr tre vjet me radh\u00eb, nd\u00ebrroi jet\u00eb episkopi i Gaz\u00ebs. Besimtar\u00ebt e k\u00ebsaj Kishe, t\u00eb themeluar n\u00eb koh\u00ebt e para, por q\u00eb nuk kishte madh\u00ebsi dhe shtrirje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, duke mos arritur t\u00eb binin dakord p\u00ebr zgjedhjen e nj\u00eb pasuesi, d\u00ebrguan nj\u00eb delegacion pran\u00eb kryepiskopit t\u00eb Qesaris\u00eb, Joanit. Pas nj\u00eb kreshme treditore, Zoti iu sugjeroi Porfirin, si personin m\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb. Duke njohur p\u00ebrul\u00ebsin\u00eb e Skevofilaksit, Joani e thirri n\u00eb Qesari me pretekstin p\u00ebr t\u2019i shpjeguar nj\u00eb fraz\u00eb nga Shkrimi i Shenjt\u00eb. Porfiri, i lajm\u00ebruar nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb nga Zoti Jisu Krisht, q\u00eb vajti p\u00ebr t\u2019i dor\u00ebzuar nj\u00eb nuse t\u00eb p\u00ebrulur, por t\u00eb virtytshme, \u201cmotr\u00ebn\u201d e tij, i shqet\u00ebsuar, i b\u00ebri t\u00eb ditur Markut: \u201cUn\u00eb e di mir\u00eb se n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb shlyer m\u00ebkatet e mia, nuk mund t\u00eb m\u00eb imponohet shlyerja e m\u00ebkateve t\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Por \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u2019i kund\u00ebrvihesh vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi mb\u00ebrriti n\u00eb Qesari, u zgjodh nga episkopi, me gjith\u00eb t\u00eb qarat dhe kund\u00ebrshtit\u00eb e tij, pas nj\u00eb agripnie t\u00eb s\u00eb diel\u00ebs, dhe u mor menj\u00ebher\u00eb prej besimtar\u00ebve. Mb\u00ebrriti me shum\u00eb mund n\u00eb Gaza, sepse idhujtar\u00ebt vendas e kishin mbushur rrug\u00ebn me pengesa t\u00eb ndryshme, me gjemba dhe papast\u00ebrti t\u00eb ndryshme me er\u00eb t\u00eb keqe.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I n\u00ebnshtruar ndaj vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe duke kryer me kuraj\u00eb t\u00eb madhe luft\u00ebn e tij kund\u00ebr djallit, q\u00ebkurse mb\u00ebrriti n\u00eb qytet p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ku mbizot\u00ebronte prej koh\u00ebsh nj\u00eb that\u00ebsir\u00eb e madhe, i mblodhi t\u00eb krishter\u00ebt, q\u00eb nuk ishin m\u00eb tep\u00ebr se 280 veta dhe caktoi t\u00eb b\u00ebhej agripni p\u00ebr t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn. N\u00eb m\u00ebngjes, pas nj\u00eb litanie q\u00eb kaloi n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb qytetin, Per\u00ebndia b\u00ebri edhe nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr mrekullin\u00eb e profetit Ilia, duke sjell\u00eb shi t\u00eb bollsh\u00ebm. N\u00eb at\u00eb \u00e7ast u konvertuan 127 pagan\u00eb, duke thirrur: \u201cVet\u00ebm Krishti \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi! Vet\u00ebm Ai ka fituar!\u201d. Me gjith\u00eb k\u00ebto mrekulli dhe lutjet e Porfirit p\u00ebr kthimin e tyre n\u00eb Krishterim, pagan\u00ebt q\u00eb mbanin pushtetin n\u00eb qytet nuk e resht\u00ebn persekutimin e tyre dhe sulmet e dhunshme kund\u00ebr episkopit t\u00eb shenjt\u00eb dhe besimtar\u00ebve. Prandaj Porfiri vendosi t\u00eb d\u00ebrgonte Markun n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, p\u00ebr t\u2019ia paraqitur sovranit k\u00ebrkes\u00ebn e tij n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrmjetimit t\u00eb sh\u00ebn Joan Gojartit. Mori nj\u00eb edikt t\u00eb perandorit Arkad, q\u00eb urdh\u00ebronte mbylljen e t\u00eb gjith\u00eb tempujve pagan\u00eb. Por ky dekret nuk u zbatua n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze dhe fyerjet e sulmet e pagan\u00ebve idhujtar\u00eb kund\u00ebr t\u00eb konvertuarve e shtyn\u00eb sh\u00ebn Porfirin t\u00eb shkonte n\u00eb Qesari, p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar kryepiskopit me p\u00ebrgj\u00ebrat\u00eb dor\u00ebheqjen e tij. Joani e nxiti t\u00eb kishte durim dhe i propozoi t\u00eb shkonin s\u00eb bashku n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar perandorit shkat\u00ebrrimin e tempujve pagan\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi mor\u00ebn k\u00ebshilla t\u00eb ndri\u00e7uara nga nj\u00eb eremit i quajtur Prokop, gjat\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrimi t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb anijes n\u00eb ishullin Rodos, ata arrit\u00ebn n\u00eb Bizant dhe shkuan menj\u00ebher\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb nderimet e duhura sh\u00ebn Joan Gojartit. Sh\u00ebn Joani tregoi dhembshuri t\u00eb madhe, por, duke mos mundur t\u00eb nd\u00ebrmjetonte n\u00eb favor t\u00eb tyre pran\u00eb perandorit, sepse perandoresha e fuqishme, Evdhoksia, ishte irrituar kund\u00ebr tij, i k\u00ebrkoi oborrtarit Amantios q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrhynte. Evdhoksia, q\u00eb ishte shtatz\u00ebn\u00eb n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, i pranoi t\u00eb dy episkop\u00ebt me simpati dhe u premtoi mb\u00ebshtetjen e saj. Pas disa dit\u00ebsh, ajo lindi djal\u00eb, i cili do t\u00eb ishte perandori i ardhsh\u00ebm Theodhosi II i Riu (408-450), n\u00eb p\u00ebrputhje me profecin\u00eb e b\u00ebr\u00eb nga dy hierark\u00ebt. N\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje, ajo u tha q\u00eb ta hartonin ata vet\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tyre n\u00eb lidhje me kish\u00ebn e Gaz\u00ebs. Dit\u00ebn e pag\u00ebzimit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebs, n\u00eb mes t\u00eb festimeve madh\u00ebshtore p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje, Evdhoksia mori nga perandori miratimin e tij dhe b\u00ebri planet, si dhe ofroi shpenzimet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kishe madh\u00ebshtore mbi rr\u00ebnojat e nj\u00eb tempulli pagan n\u00eb Gaza. Pas Pashk\u00ebs (402), Porfiri dhe Joani mor\u00ebn rrug\u00ebn e kthimit, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e funksionar\u00ebve perandorak\u00eb t\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebr t\u00eb par\u00eb zbatimin e urdhrave t\u00eb sovranit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Majuma, pasi i shp\u00ebtuan mrekullisht nj\u00eb stuhie t\u00eb tmerrshme dhe kthyen n\u00eb bes\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb kapitenin e anijes, pohues i arianizmit, t\u00eb dy episkop\u00ebt u prit\u00ebn me himne nga t\u00eb krishter\u00ebt. Kur kortezhi mb\u00ebrriti n\u00eb Gaza, nj\u00eb statuj\u00eb e Af\u00ebrdit\u00ebs u b\u00eb cop\u00eb e th\u00ebrrime kur pran\u00eb saj kaloi emblema e Kryqit t\u00eb Nderuar. Besimtar\u00ebt shp\u00ebrthyen n\u00eb brohoritje t\u00eb forta para k\u00ebsaj mrekullie t\u00eb madhe dhe magjistrati perandorak, q\u00eb mb\u00ebrriti atje n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb eskorte t\u00eb fort\u00eb ushtarake, lexoi vendimin e perandorit. M\u00eb pas, n\u00eb zbatim t\u00eb ediktit perandorak, u shkat\u00ebrruan tet\u00eb tempuj pagan\u00eb. Pjesa tjet\u00ebr e pagan\u00ebve, rreth 300, iu bashkua besimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe Porfiri, pasi i katekizoi sipas rregullit, i pag\u00ebzoi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me vendosjen e paqes n\u00eb Gaza, episkopi i shenjt\u00eb punoi shum\u00eb p\u00ebr nd\u00ebrtimin e nj\u00eb kishe t\u00eb madhe mbi g\u00ebrmadhat e tempullit Marnion, sipas planeve t\u00eb d\u00ebrguara nga perandoresha. T\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt, burra e gra, mor\u00ebn pjes\u00eb me entuziaz\u00ebm n\u00eb punime, duke psalur himne dhe duke th\u00ebn\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb: \u201cKrishti fitoi!\u201d. Pas nj\u00eb pune pes\u00ebvje\u00e7are, dit\u00ebn e Pashk\u00ebs, u krye shenjt\u00ebrimi i Kish\u00ebs, e quajtur Evdhoksiana, n\u00eb pranin\u00eb e murgjve t\u00eb ndodhur atje rrotull dhe t\u00eb nj\u00eb numri t\u00eb madh besimtar\u00ebsh. K\u00ebto kremtime ishin p\u00ebr shenjtorin nj\u00eb rast p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb l\u00ebmosha t\u00eb shumta besimtar\u00ebve dhe p\u00ebr ta nxitur popullin t\u00eb q\u00ebndronte i pal\u00ebkundur n\u00eb besimin e v\u00ebrtet\u00eb. Por, me gjith\u00eb k\u00ebto ngjarje, pagan\u00ebt nuk resht\u00ebn s\u00eb b\u00ebri rezistenc\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do rast k\u00ebrkonin shkak p\u00ebr t\u2019u grindur me t\u00eb krishter\u00ebt dhe nj\u00eb dit\u00eb, pasi shp\u00ebrtheu nj\u00eb z\u00ebnk\u00eb e madhe, ata vran\u00eb shtat\u00eb besimtar\u00eb dhe ndoq\u00ebn sh\u00ebn Porfirin, i cili shp\u00ebtoi duke kaluar nga nj\u00eb \u00e7ati n\u00eb tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa vjet m\u00eb von\u00eb, pasi u vendos rregulli n\u00eb komunitetin e krishter\u00eb t\u00eb Gaz\u00ebs, sh\u00ebn Porfiri, q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn e tij edhe n\u00eb mbrojtjen e besimit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kund\u00ebr herezis\u00eb pelagiane, duke marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Sinodin e Diopolis (415), u s\u00ebmur dhe zuri shtratin. Ai hartoi nj\u00eb dhiat\u00eb ku linte si porosi dh\u00ebnien e rregullt t\u00eb l\u00ebmoshave p\u00ebr t\u00eb varfrit dhe mikpritjen p\u00ebr t\u00eb huajt dhe ia besonte Per\u00ebndis\u00eb t\u00eb gjith\u00eb grigj\u00ebn e tij t\u00eb krishter\u00eb. M\u00eb 26 shkurt 420, fjeti n\u00eb paqe, duke iu bashkuar korit t\u00eb shenjtor\u00ebve dhe duke p\u00ebrmbushur k\u00ebshtu 25 vjet n\u00eb krye t\u00eb episkopat\u00ebs dhe t\u00eb p\u00ebrpjekjeve t\u00eb pareshtura kund\u00ebr idhujtaris\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebshmore Fotinia Samaritane &#8211; Sh\u00ebn Fotinia ishte gruaja nga Samaria, me t\u00eb cil\u00ebn Zoti yn\u00eb Jisu Krisht foli te pusi i Jakovit (Joan 4) dhe i zbuloi gjith\u00e7ka q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria. Pasi ndryshoi m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, ajo shkoi p\u00ebr t\u00eb shpallur Lajmin e Mir\u00eb n\u00eb vendlindjen e saj dhe konvertoi n\u00eb Krishterim kat\u00ebr motrat dhe dy bijt\u00eb e saj. Pas martirizimit<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":28661,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg","fifu_image_alt":"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti.","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-28659","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; D\u00ebshmore Fotinia Samaritane &#8211; Sh\u00ebn Fotinia ishte gruaja nga Samaria, me t\u00eb cil\u00ebn Zoti yn\u00eb Jisu Krisht foli te pusi i Jakovit (Joan 4) dhe i zbuloi gjith\u00e7ka q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria. Pasi ndryshoi m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, ajo shkoi p\u00ebr t\u00eb shpallur Lajmin e Mir\u00eb n\u00eb vendlindjen e saj dhe konvertoi n\u00eb Krishterim kat\u00ebr motrat dhe dy bijt\u00eb e saj. Pas martirizimit\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-02-25T23:00:04+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti.\",\"datePublished\":\"2021-02-25T23:00:04+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/\"},\"wordCount\":2253,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/\",\"name\":\"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-02-25T23:00:04+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\",\"caption\":\"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; D\u00ebshmore Fotinia Samaritane &#8211; Sh\u00ebn Fotinia ishte gruaja nga Samaria, me t\u00eb cil\u00ebn Zoti yn\u00eb Jisu Krisht foli te pusi i Jakovit (Joan 4) dhe i zbuloi gjith\u00e7ka q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebria. Pasi ndryshoi m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs, ajo shkoi p\u00ebr t\u00eb shpallur Lajmin e Mir\u00eb n\u00eb vendlindjen e saj dhe konvertoi n\u00eb Krishterim kat\u00ebr motrat dhe dy bijt\u00eb e saj. Pas martirizimit","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-02-25T23:00:04+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti.","datePublished":"2021-02-25T23:00:04+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/"},"wordCount":2253,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/","name":"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg","datePublished":"2021-02-25T23:00:04+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50885577332_847e0ea9e6_b.jpg","width":"706","height":"1024","caption":"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/26\/deshmoret-fotinia-samaritane-anatolia-oshenar-porfiri-i-gazes-deshmor-theokliti\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"D\u00ebshmoret Fotinia Samaritane, Anatolia. Osh\u00ebnar Porfiri i Gaz\u00ebs. D\u00ebshmor Theokliti."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28659","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28659"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28659\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28660,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28659\/revisions\/28660"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28661"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28659"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28659"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28659"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}