{"id":28579,"date":"2021-02-16T00:00:47","date_gmt":"2021-02-15T23:00:47","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=28579"},"modified":"2021-01-27T22:48:39","modified_gmt":"2021-01-27T21:48:39","slug":"deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pamfili i shk\u00eblqyer ishte udh\u00ebheq\u00ebsi i korit t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb martir\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb nga vende dhe profesione t\u00eb ndryshme, t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku krijojn\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diversitetin e saj. Pamfili, me origjin\u00eb nga Bejruti (Berytus) i Siris\u00eb, ishte nx\u00ebn\u00ebsi i Pieriusit, pasuesit t\u00eb Origjenit n\u00eb Shkoll\u00ebn Katekitike t\u00eb Aleksandris\u00eb. Ai ua shp\u00ebrndau t\u00eb varf\u00ebrve pasurin\u00eb e tij dhe e la lavdin\u00eb e bot\u00ebs p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrkushtuar praktikimit t\u00eb virtyteve t\u00eb shenjta dhe meditimit t\u00eb Fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Duke qen\u00eb nj\u00eb admirues dhe avokat i m\u00ebsimit t\u00eb Origjenit, ai la Aleksandrin\u00eb dhe shkoi n\u00eb Qesari t\u00eb Palestin\u00ebs, ku u hirotonis prift dhe u b\u00eb drejtor i Shkoll\u00ebs Katekitike, t\u00eb themeluar nga mjeshtri i madh. Jetoi si nj\u00eb martir edhe p\u00ebrpara se t\u00eb fillonte persekutimi, duke shp\u00ebrfillur t\u00eb gjitha k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e mishit me an\u00eb t\u00eb asketizmit dhe duke iu p\u00ebrkushtuar me zell t\u00eb pashuar transkriptimit dhe interpretimit t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, sipas metod\u00ebs alegorike t\u00eb m\u00ebsuesit t\u00eb tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pamfili u arrestua m\u00eb 307, kur persekutimi i Maksimin Daiut kishte filluar t\u00eb godiste me eg\u00ebrsi mbar\u00eb Lindjen. E nxor\u00ebn p\u00ebrpara Urbanit, guvernatorit mizor t\u00eb Palestin\u00ebs, i cili, pasi hetoi dijen e tij t\u00eb madhe n\u00eb l\u00ebmin e filozofis\u00eb, i dha urdh\u00ebr t\u2019u ofronte sakrific\u00eb idhujve. Prifti i shenjt\u00eb i Per\u00ebndis\u00eb i duroi t\u00eb gjitha torturat me q\u00ebndrueshm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb qenieje t\u00eb patrup dhe pas k\u00ebtyre e burgos\u00ebn. Shok\u00ebt e tij t\u00eb burgut ishin dhjak Valensi, nj\u00eb njeri fisnik dhe i moshuar, dhe Pavli, q\u00eb i kishte duruar t\u00eb rrahurat pa u ankuar.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ata kaluan n\u00eb burg dy vjet s\u00eb bashku, deri kur pes\u00eb t\u00eb krishter\u00eb nga Egjipti mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb portat e Qesaris\u00eb. K\u00ebta u kthyen n\u00eb atdheun e tyre, pasi kishin shoq\u00ebruar disa konfesor\u00eb t\u00eb besimit, t\u00eb internuar n\u00eb minierat e Kilikis\u00eb. Kur i pyet\u00ebn n\u00eb portat e qytetit, k\u00ebta nuk e fsheh\u00ebn faktin se ishin t\u00eb krishter\u00eb, ndaj i arrestuan si keqb\u00ebr\u00ebs dhe i \u00e7uan p\u00ebrpara Firmilianit, guvernatorit t\u00eb qytetit, i cili i torturoi dhe i mori n\u00eb pyetje. Kur i pyet\u00ebn p\u00ebr emrat e tyre, n\u00eb vend q\u00eb t\u2019u thoshin t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, k\u00ebta u p\u00ebrgjigj\u00ebn se quheshin sipas emrave t\u00eb profet\u00ebve t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr: Ilia, Jeremia, Isaia, Samueli dhe Danieli. Dhe kur gjykat\u00ebsi donte t\u00eb m\u00ebsonte se nga vinin, k\u00ebta i than\u00eb me nj\u00eb z\u00eb: \u201cNga Jerusalemi\u201d, duke iu referuar qytetit t\u00eb Jerusalemit t\u00eb Sip\u00ebrm, q\u00eb ndodhet n\u00eb qiell, Qytetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb gjall\u00eb, atdheut t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve. Kur d\u00ebgjoi emrin e vjet\u00ebr t\u00eb qytetit rebel, t\u00eb riquajtur Aelia nga romak\u00ebt, gjykat\u00ebsi mendoi se t\u00eb krishter\u00ebt ishin mbledhur p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb komplot kund\u00ebr perandorit. Ai urdh\u00ebroi ta rrihnin me kamxhik martirin q\u00eb foli dhe, duke par\u00eb se ai mbeti i pal\u00ebkundur n\u00eb q\u00ebndrimin e tij, e d\u00ebnoi at\u00eb dhe kat\u00ebr shok\u00ebt e tij me prerje koke.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por guvernatori nuk u mjaftua me kaq. Ai dha urdh\u00ebr t\u00eb sillnin Pamfilin dhe shok\u00ebt e tij. Ata kishin dh\u00ebn\u00eb prov\u00ebn e q\u00ebndrueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb tyre n\u00ebn tortur\u00eb, kur Firmiliani u kishte k\u00ebrkuar n\u00ebnshtrimin ndaj idhujve. Edhe k\u00ebta i d\u00ebnoi me vdekje si martir\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa po i \u00e7onin drejt vendit t\u00eb ekzekutimit, nj\u00eb djal\u00eb i ri doli nga turma dhe thirri me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, duke k\u00ebrkuar trupat e martir\u00ebve. Porfiri 18-vje\u00e7ar, nj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtor dhe bir shpirt\u00ebror i Pamfilit, u arrestua menj\u00ebher\u00eb. Magjistrati, m\u00eb mizor se bishat, ua dor\u00ebzoi torturuesve, t\u00eb cil\u00ebt i \u00e7an\u00eb trupin me thonj hekuri derisa i dol\u00ebn jasht\u00eb t\u00eb p\u00ebrbrendshmet. E cop\u00ebtuan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb frikshme, por ai nuk nxori z\u00eb dhe k\u00ebshtu e d\u00ebnuan t\u00eb digjej n\u00eb zjarr t\u00eb ngadalt\u00eb. Ai eci drejt vdekjes porsi nj\u00eb atlet fitimtar. Fytyra i shk\u00eblqente nga hiri hyjnor me syt\u00eb drejtuar nga qielli, nd\u00ebrsa u thoshte miqve t\u00eb tij udh\u00ebzimet e fundit. I lidhur pas nj\u00eb shtylle druri, priti me qet\u00ebsi flak\u00ebt, duke mos nxjerr\u00eb asnj\u00eb britm\u00eb dhe fjal\u00eb, por vet\u00ebm iu lut Jisuit, Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb ta ndihmonte. Selefki, nj\u00eb ish-ushtar q\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb ushtrin\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb ishte m\u00eb pran\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve q\u00eb vuanin, shkoi p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb Pamfilit se si Porfiri kishte mbaruar martirizimin e tij. Ushtar\u00ebt e kap\u00ebn nd\u00ebrsa po p\u00ebrqafonte t\u00eb d\u00ebnuarit e tjer\u00eb. E \u00e7uan para guvernatorit, i cili e d\u00ebnoi menj\u00ebher\u00eb me vdekje. Pak minuta m\u00eb von\u00eb, Theodhuli, nj\u00eb i moshuar shpres\u00ebtar, me pozit\u00eb n\u00eb personelin e Firmilianit, b\u00ebri t\u00eb njohur dashurin\u00eb dhe besimin e tij p\u00ebr martir\u00ebt, duke e puthur Selefkin. Edhe at\u00eb e soll\u00ebn para Firmilianit, q\u00eb sa nuk p\u00eblciste nga zem\u00ebrimi, urdh\u00ebroi ta kryq\u00ebzonin, duke e nderuar me nj\u00eb vdekje si t\u00eb Shp\u00ebtimtarit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb Juliani, nj\u00eb kapadokas i devotsh\u00ebm i mbushur plot me zellin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, i cili ishte kthyer n\u00eb Qesari pas nj\u00eb udh\u00ebtimi, shkoi me shpejt\u00ebsi atje ku ndodheshin trupat e martir\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb. Ai i p\u00ebrqafoi dhe i puthi me dashuri nj\u00eb e nga nj\u00eb. Edhe at\u00eb e arrestuan dhe e \u00e7uan te Firmiliani, i cili e d\u00ebnoi me vdekje t\u00eb ngadalt\u00eb n\u00eb zjarr. Me nj\u00eb g\u00ebzim t\u00eb madh, jo t\u00eb k\u00ebsaj bote, dhe duke e lavd\u00ebruar Per\u00ebndin\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb, ai iu bashkua korit t\u00eb martir\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas martirizimit t\u00eb Pamfilit, udh\u00ebheq\u00ebsit t\u00eb k\u00ebsaj kohorte t\u00eb ndritur, guvernatori i pabes\u00eb dha urdh\u00ebr q\u00eb trupi i tij bashk\u00eb me t\u00eb shok\u00ebve t\u00eb flakeshin si ushqim p\u00ebr kafsh\u00ebt e egra. Megjithat\u00eb, fal\u00eb P\u00ebrkujdesjes Hyjnore, asnj\u00eb kafsh\u00eb nuk iu afrua lipsaneve t\u00eb tyre, t\u00eb cilat t\u00eb krishter\u00ebt i mor\u00ebn dhe i vendos\u00ebn me nderim n\u00eb varre.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb koh\u00ebn e sh\u00ebn Konstandinit t\u00eb Madh, Liuta, qeveritari i Sofen\u00ebs, nj\u00eb territor n\u00eb jugper\u00ebndim t\u00eb Armenis\u00eb, ra n\u00eb dashuri me Mariam\u00ebn, vajz\u00ebn e krishter\u00eb t\u00eb qeveritarit t\u00eb nj\u00eb krahine fqinje, q\u00eb ndodhej n\u00eb kufij t\u00eb Perandoris\u00eb Romake dhe asaj Perse. Mariama nuk donte t\u00eb martohej me nj\u00eb pagan, por, me an\u00eb t\u00eb nd\u00ebrmjetimit t\u00eb sh\u00ebn Jakovit t\u00eb Nisiv\u00ebs (13 janar), prind\u00ebrit e saj e pranuan k\u00ebt\u00eb martes\u00eb. Liuta u pag\u00ebzua at\u00eb vit p\u00ebr Pashk\u00eb, duke iu bindur vizionit t\u00eb nj\u00eb engj\u00eblli, dhe nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e popullit t\u00eb tij p\u00ebrqafoi besimin e krishter\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Maruthai, i biri i Liut\u00ebs dhe i Mariam\u00ebs, u b\u00eb nj\u00eb njeri i ditur n\u00eb \u00e7do deg\u00eb t\u00eb dijes, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb mjek\u00ebsi dhe, kur i vdiq i ati, ai e pasoi si qeveritar i Sofen\u00ebs dhe m\u00eb von\u00eb u hirotonis edhe episkop i saj.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me ngjitjen e Jazdegerdit I n\u00eb fronin e Persis\u00eb (399), sh\u00ebn Maruthai u d\u00ebrgua n\u00eb oborrin e tij si ambasadori i perandorit roman. Midis shum\u00eb mrekullive, ai sh\u00ebroi mbretin nga nj\u00eb migren\u00eb dhe fitoi p\u00ebrkrahjen e tij. P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, arriti t\u00eb siguronte paqe p\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebt. Jazegerdi donte t\u2019i b\u00ebnte nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb shenj\u00eb mir\u00ebnjohjeje dhe shenjtori i k\u00ebrkoi trupat e martir\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb, q\u00eb kishin dh\u00ebn\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tyre p\u00ebr Krishtin n\u00eb Persi gjat\u00eb persekutimit t\u00eb tmerrsh\u00ebm t\u00eb Shapurit II (340-379). Lipsanet ishin shum\u00eb t\u00eb vyera dhe shenjtori i d\u00ebrgoi ato n\u00eb selin\u00eb e vet n\u00eb Mayerferqat, i cili n\u00eb at\u00eb koh\u00eb u b\u00eb i njohur si Martiropolis. Disa vite m\u00eb von\u00eb, ai u kthye n\u00eb Persi p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Sinodin e Seleucis\u00eb (410), i cili riorganizoi Kish\u00ebn e Persis\u00eb. Mori pjes\u00eb dhe n\u00eb zgjedhjen e nj\u00eb Katholikosi t\u00eb ri, dhe nuk reshti kurr\u00eb s\u00eb p\u00ebrkujdesuri p\u00ebr paqen dhe rregullin n\u00eb Kish\u00ebn q\u00eb ndodhej n\u00eb mbret\u00ebrin\u00eb sasanide.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mag\u00ebt mazdean\u00eb ishin xheloz\u00eb p\u00ebr favorin mbret\u00ebror q\u00eb g\u00ebzonte episkopi. Ata fsheh\u00ebn dik\u00eb n\u00eb dhomat e tempullit t\u00eb zjarrit, kur mbreti po ofronte sakrific\u00ebn e tij dhe e b\u00ebn\u00eb q\u00eb ta qortonte gjoja n\u00eb em\u00ebr t\u00eb zotave: \u201cUn\u00eb nuk t\u00eb pranoj ty, sepse ti ke vendosur Maruthain, udh\u00ebheq\u00ebsin e galileasve\u201d. I udh\u00ebhequr nga hiri i Per\u00ebndis\u00eb, Maruthai hyri n\u00eb tempull dhe e b\u00ebri t\u00eb qart\u00eb komplotin, duke hapur tavanin ku ishte fshehur njeriu q\u00eb fliste. Kur mashtruesi rr\u00ebfeu se kishte vepruar sipas porosis\u00eb s\u00eb magjistar\u00ebve, mbreti i arrestoi. Ai do t\u2019i kishte vrar\u00eb ata s\u00eb bashku me grat\u00eb e tyre, por Maruthai i m\u00ebshirsh\u00ebm nd\u00ebrmjetoi pran\u00eb tij q\u00eb t\u2019ua kursente jet\u00ebn. Vet\u00ebm 12 prej tyre u d\u00ebnuan. Mbreti i dha leje episkopit t\u00eb nd\u00ebrtonte kisha, sa ai t\u00eb d\u00ebshironte, n\u00eb mbar\u00eb territorin e Persis\u00eb dhe u dha t\u00eb krishter\u00ebve lirin\u00eb e adhurimit, duke i dh\u00ebn\u00eb vendimeve t\u00eb Sinodit t\u00eb Seleucis\u00eb fuqin\u00eb e ligjeve. Sa i takon Maruthait t\u00eb bekuar, ai fjeti n\u00eb paqe n\u00eb qytetin ku ndodhej edhe katedralja dhe iu bashkua korit t\u00eb martir\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb rreth vitit 420.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij &#8211; Pamfili i shk\u00eblqyer ishte udh\u00ebheq\u00ebsi i korit t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb martir\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb nga vende dhe profesione t\u00eb ndryshme, t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku krijojn\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diversitetin e saj. Pamfili, me origjin\u00eb nga Bejruti (Berytus) i Siris\u00eb, ishte nx\u00ebn\u00ebsi i Pieriusit, pasuesit t\u00eb Origjenit n\u00eb Shkoll\u00ebn Katekitike t\u00eb Aleksandris\u00eb. Ai ua shp\u00ebrndau t\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":28581,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg","fifu_image_alt":"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi.","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-28579","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij &#8211; Pamfili i shk\u00eblqyer ishte udh\u00ebheq\u00ebsi i korit t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb martir\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb nga vende dhe profesione t\u00eb ndryshme, t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku krijojn\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diversitetin e saj. Pamfili, me origjin\u00eb nga Bejruti (Berytus) i Siris\u00eb, ishte nx\u00ebn\u00ebsi i Pieriusit, pasuesit t\u00eb Origjenit n\u00eb Shkoll\u00ebn Katekitike t\u00eb Aleksandris\u00eb. Ai ua shp\u00ebrndau t\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-02-15T23:00:47+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"8 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi.\",\"datePublished\":\"2021-02-15T23:00:47+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/\"},\"wordCount\":1644,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/\",\"name\":\"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-02-15T23:00:47+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\",\"caption\":\"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij &#8211; Pamfili i shk\u00eblqyer ishte udh\u00ebheq\u00ebsi i korit t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb martir\u00ebve t\u00eb shenjt\u00eb nga vende dhe profesione t\u00eb ndryshme, t\u00eb cil\u00ebt s\u00eb bashku krijojn\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb diversitetin e saj. Pamfili, me origjin\u00eb nga Bejruti (Berytus) i Siris\u00eb, ishte nx\u00ebn\u00ebsi i Pieriusit, pasuesit t\u00eb Origjenit n\u00eb Shkoll\u00ebn Katekitike t\u00eb Aleksandris\u00eb. Ai ua shp\u00ebrndau t\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-02-15T23:00:47+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"8 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi.","datePublished":"2021-02-15T23:00:47+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/"},"wordCount":1644,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/","name":"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg","datePublished":"2021-02-15T23:00:47+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50881807378_c77b3a22c6_b.jpg","width":"706","height":"1024","caption":"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/02\/16\/deshmor-pamfili-dhe-shoket-e-tij-flaviani-i-konstandinopojes-oshenar-maruthai-episkop-ne-persi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"D\u00ebshmor Pamfili dhe shok\u00ebt e tij. Flaviani i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Maruthai Episkop n\u00eb Persi."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28579","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28579"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28579\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28580,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28579\/revisions\/28580"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28581"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28579"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28579"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28579"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}