{"id":28317,"date":"2021-01-25T00:00:02","date_gmt":"2021-01-24T23:00:02","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=28317"},"modified":"2021-01-07T13:34:06","modified_gmt":"2021-01-07T12:34:06","slug":"oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/","title":{"rendered":"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Grigori, ky njeri me shpirt qiellor dhe me goj\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebruar nga zjarri i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, dep\u00ebrtoi kaq thell\u00ebsisht n\u00eb misteret e Per\u00ebndis\u00eb, sa nd\u00ebr Et\u00ebrit e shenjt\u00eb vet\u00ebm ai u gjykua i denj\u00eb p\u00ebr titullin Theolog, ashtu si Joani, Nx\u00ebn\u00ebsi i Dashur. D.m.th. jo ai q\u00eb m\u00ebson p\u00ebr profesion dogmat, por ai q\u00eb, pasi u pastrua, u bashkua me Per\u00ebndin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Hirit dhe u kthye m\u00eb pas drejt popullit, si Moisiu, q\u00eb t\u2019i transmetonte orakujt hyjnor\u00eb dhe t\u2019i komunikonte drit\u00ebn. Ashtu si sh\u00ebn Vasili dhe sh\u00ebn Joan Gojarti, jeta e tij i tejkaloi gjer\u00ebsisht kufijt\u00eb e nj\u00eb biografie t\u00eb thjesht\u00eb dhe paraqitet m\u00eb tep\u00ebr te ne si prototipi i shenjt\u00ebris\u00eb s\u00eb krishter\u00eb dhe veprat e tij t\u00eb pavdekshme, t\u00eb pakap\u00ebrcyeshme n\u00eb bukuri dhe thell\u00ebsi, p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb stolin\u00eb m\u00eb t\u00eb vyer t\u00eb Nuses s\u00eb Fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I ati, sh\u00ebn Grigori i Vjet\u00ebr (kujtohet m\u00eb 2 janar), njeri i urt\u00eb dhe i virtytsh\u00ebm, ishte ngat\u00ebrruar dikur n\u00eb sektin e Ipsister\u00ebve; pastaj u kthye fal\u00eb durimit dhe lutjeve t\u00eb bashk\u00ebshortes, sh\u00ebn Non\u00ebs (5 gusht), dhe u b\u00eb episkopi i Nazianzit, qytetit t\u00eb vog\u00ebl t\u00eb Kapadokis\u00eb, pran\u00eb pron\u00ebs s\u00eb tyre familjare t\u00eb Arianzit. Mbet\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb pa pasardh\u00ebs, por Per\u00ebndia u dha menj\u00ebher\u00eb tre f\u00ebmij\u00eb: sh\u00ebn Gorgonian (23 shkurt), sh\u00ebn Grigorin dhe sh\u00ebn Qesarin (25 shkurt). Pas lindjes s\u00eb Gorgonias, sh\u00ebn Nona i ishte lutur vazhdimisht Zotit t\u2019i dhuronte nj\u00eb djal\u00eb, duke i premtuar se do t\u2019ia p\u00ebrkushtonte Atij. Per\u00ebndia iu p\u00ebrgjigj k\u00ebsaj lutjeje, duke i treguar n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr fytyr\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebs q\u00eb do t\u00eb lindte dhe i dha edhe emrin. Q\u00eb kur lindi Grigori, m\u00eb 329, e \u00ebma u kujdes q\u00eb t\u00eb kultivonte tek ai farat e virtyteve t\u00eb shenjta, dhe f\u00ebmija tregoi menj\u00ebher\u00eb urt\u00ebsin\u00eb e t\u00eb vjet\u00ebrve, t\u00ebrheqje t\u00eb madhe e t\u00eb pap\u00ebrballueshme p\u00ebr studimin, soditjen dhe lutjen. Nj\u00eb nat\u00eb, ai pa n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr dy virgj\u00ebresha t\u00eb reja e t\u00eb pastra, q\u00eb iu shfaq\u00ebn t\u00eb veshura me t\u00eb bardha dhe fytyr\u00ebn e kishin t\u00eb mbuluar hijsh\u00ebm me nj\u00eb shami. E p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebn but\u00ebsisht, duke i th\u00ebn\u00eb se nj\u00ebra ishte past\u00ebrtia dhe tjetra d\u00eblir\u00ebsia, shoqe t\u00eb Zotit ton\u00eb Jisu Krisht dhe mikesha t\u00eb atyre q\u00eb l\u00ebn\u00eb martes\u00ebn p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb jet\u00eb qiellore. \u201cAto m\u00eb nxit\u00ebn ta bashkoja zemr\u00ebn me frym\u00ebn e tyre dhe, k\u00ebshtu, i mbushur me shk\u00eblqimin e virgj\u00ebris\u00eb, ato mund\u00ebn t\u00eb m\u00eb nxirrnin para drit\u00ebs s\u00eb Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb\u201d, thot\u00eb ai n\u00eb nj\u00eb poem\u00eb autobiografike. Q\u00eb at\u00ebher\u00eb, mori vendimin t\u2019ia kushtonte jet\u00ebn Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb virgj\u00ebri dhe t\u2019u shmangej k\u00ebnaq\u00ebsive dhe arg\u00ebtimeve t\u00eb k\u00ebsaj bote. I shtyr\u00eb nga dashuria p\u00ebr shkenc\u00ebn, u nis bashk\u00eb me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, Qesarin, p\u00ebr t\u00eb studiuar retorik\u00eb n\u00eb Qesari t\u00eb Kapadokis\u00eb, ku njohu sh\u00ebn Vasilin, pastaj u kthye n\u00eb Qesari t\u00eb Palestin\u00ebs dhe n\u00eb Aleksandri, ku la t\u00eb v\u00ebllan\u00eb, p\u00ebr t\u00eb lundruar drejt Athin\u00ebs s\u00eb ndritshme, e cila ruante ende fam\u00ebn si kryeqytet i oratoris\u00eb dhe i filozofis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por anija ku kishte hipur, u rr\u00ebmbye p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr se 20 dit\u00eb nga nj\u00eb stuhi e llahtarshme. I gjunj\u00ebzuar n\u00eb bashin e anijes, ku fytyra i goditej nga era dhe dallg\u00ebt, Grigori, i cili sipas zakonit t\u00eb asaj kohe, ende nuk ishte pag\u00ebzuar dhe, i frik\u00ebsuar se mos privohej p\u00ebrgjithmon\u00eb nga uji i shenjt\u00eb q\u00eb na pastron dhe na hyjnizon, shtriu duart drejt qiellit dhe iu lut Per\u00ebndin\u00eb me lot. Befas, n\u00eb \u00e7astin kur kujtoi premtimin q\u00eb kishte dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer Per\u00ebndis\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs, stuhia u fashit, pagan\u00ebt q\u00eb i besuan lutjes s\u00eb shenjtit, u b\u00ebn\u00eb t\u00eb krishter\u00eb dhe anija mb\u00ebrriti pa penges\u00eb n\u00eb Athin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Atje Grigori lidhi miq\u00ebsi me Vasilin. Gjith\u00e7ka mes tyre ishte e p\u00ebrbashk\u00ebt: dashuria p\u00ebr dije, talenti i oratoris\u00eb, thell\u00ebsia e reflektimit dhe, mbi t\u00eb gjitha, past\u00ebrtia e zakoneve, k\u00ebrkimi i p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb dhe vigjilenca e gjith\u00eb qenies s\u00eb tyre para Per\u00ebndis\u00eb. K\u00ebto i b\u00ebnin q\u00eb t\u2019ua kalonin bashk\u00ebstudent\u00ebve dhe m\u00ebsuesve t\u00eb tyre, u b\u00ebn\u00eb t\u00eb dashur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb dhe t\u00ebrhoq\u00ebn t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb k\u00ebrkonin sinqerisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Dhe kur Vasili vendosi t\u00eb kthehej n\u00eb atdhe, duke menduar se tashm\u00eb kishte fituar njohuri mjaftuesh\u00ebm, shok\u00ebt e tij u p\u00ebrpoq\u00ebn ta mbanin Grigorin p\u00ebr ca koh\u00eb dhe ta b\u00ebnin m\u00ebsuesin e tyre. Sh\u00ebn Grigori arriti m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb lirohej nga kjo lidhje e pap\u00ebrshtatshme dhe u kthye n\u00eb Kapadoki m\u00eb 359, kur ishte 30 vje\u00e7, dhe u pag\u00ebzua.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Tashm\u00eb nuk b\u00ebhej fjal\u00eb q\u00eb ai t\u00eb shikonte drejt shkencave dhe bukuris\u00eb s\u00eb gjuh\u00ebs. Me gjith\u00eb vrullin e shpirtit, donte t\u00eb jetonte vet\u00ebm p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, p\u00ebr soditjen e Mbret\u00ebris\u00eb dhe lavdis\u00eb s\u00eb Tij, duke e \u00e7liruar mendjen nga lidhjet me bot\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Deri n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb tij ia n\u00ebnshtroi trupin asketizmit, me gjith\u00eb s\u00ebmundjet e her\u00ebpashershme, q\u00eb turbullonin veprimtarit\u00eb e tij, por q\u00eb i duronte me g\u00ebzim. Derdhte shum\u00eb lot kur lutej ose kur zhytej n\u00eb leximin e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, q\u00eb t\u00eb mbushej me fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb; dhe oratorin\u00eb q\u00eb kishte fituar, e vuri n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb Fjal\u00ebs. Por m\u00eb shum\u00eb se gjith\u00e7ka, d\u00ebshironte t\u00eb jepej pa u turbulluar n\u00eb soditje, n\u00eb heshtje larg bot\u00ebs. Prandaj u bashkua me nxitim me sh\u00ebn Vasilin, n\u00eb vendin e tij t\u00eb t\u00ebrhequr n\u00eb lugin\u00ebn e Irisit, q\u00eb t\u00eb jetonin s\u00eb bashku si engj\u00ebj, sipas planeve q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb kur ishin n\u00eb Athin\u00eb. Dep\u00ebrtuan s\u00eb bashku, si nj\u00eb shpirt i vet\u00ebm, n\u00eb misteret e Per\u00ebndis\u00eb; t\u00eb dy u transportuan n\u00eb soditje qiellore, parafigurim i g\u00ebzimit dhe i harmonis\u00eb s\u00eb t\u00eb zgjedhurve n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb, dhe mor\u00ebn k\u00ebshtu nga Zoti nj\u00eb njohje t\u00eb pakrahasueshme p\u00ebr misterin e njeriut dhe t\u00eb natyr\u00ebs, si dhe p\u00ebr artin e pastrimit t\u00eb shpirtit nga pasionet. Prandaj, me gjith\u00eb mosh\u00ebn e tyre t\u00eb re dhe vitet e pakta n\u00eb jet\u00ebn murg\u00ebrore, arrit\u00ebn t\u00eb hartonin Rregullat murg\u00ebrore, t\u00eb cilat mbet\u00ebn statuti i themelimit t\u00eb murg\u00ebris\u00eb orthodhokse.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kjo jet\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt qiellore zgjati p\u00ebr pak, sepse Grigori u thirr nga i ati i moshuar, q\u00eb t\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb dhe t\u00eb merrte, n\u00eb vend t\u00eb tij, drejtimin e Kish\u00ebs s\u00eb Nazianzit, fatkeq\u00ebsisht t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb pas sinodit heretik t\u00eb Riminit (359). Me t\u00eb ardhur n\u00eb fron, Grigori m\u00eb kot u p\u00ebrpoq t\u00eb pajtonte ata q\u00eb ishin ndar\u00eb nga kungimi me t\u00eb atin, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb bashkonte soditjen dhe jet\u00ebn aktive. Me gjith\u00eb frik\u00ebn e p\u00ebrzier me respekt p\u00ebr prift\u00ebrin\u00eb dhe parap\u00eblqimin p\u00ebr soditjen, u hirotonis prift pa p\u00eblqimin e tij, nga i ati, i cili shpresonte t\u2019i jepte m\u00eb tep\u00ebr fuqi predikimit t\u00eb tij dhe d\u00ebshironte ta p\u00ebrgatiste si pasues. I \u00e7uditur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb hirotonisje si nga nj\u00eb \u201ctirani\u201d, Grigori iku p\u00ebr n\u00eb Pont, q\u00eb t\u00eb paq\u00ebsonte dhimbjen bashk\u00eb me mikun e tij t\u00eb shtrenjt\u00eb, Vasilin. Shum\u00eb e qortuan shenjtin, duke e akuzuar p\u00ebr frik\u00eb dhe dob\u00ebsi karakteri. Por nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb. Si mund t\u00eb dyshosh p\u00ebr ekuilibrin psikologjik dhe fuqin\u00eb e shpirtit t\u00eb nj\u00eb njeriu kaq t\u00eb fuqish\u00ebm, i cili kishte arritur q\u00eb n\u00eb rini papasionshm\u00ebrin\u00eb e lumur dhe zot\u00ebrimin e t\u00eb gjitha fuqive t\u00eb shpirtit t\u00eb tij? M\u00eb mir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb shikosh te sh\u00ebn Grigori nj\u00eb shembull t\u00eb mrekulluesh\u00ebm t\u00eb delikates\u00ebs s\u00eb tejskajshme dhe t\u00eb ndjeshm\u00ebris\u00eb q\u00eb fitojn\u00eb shenjtor\u00ebt, duke iu afruar Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ashtu sikurse edhe e shpjegon n\u00eb ligj\u00ebrat\u00ebn e tij apologjetike, ai nuk iu largua prift\u00ebris\u00eb nga frika, por nga nd\u00ebrgjegjja e thell\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb s\u00eb frikshme q\u00eb ka bariu i shpirtrave dhe, mbi t\u00eb gjitha, sepse preferonte t\u00eb bashkohej n\u00eb soditje me Per\u00ebndin\u00eb dhe, n\u00ebp\u00ebrmjet Tij, me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit: \u201cAsgj\u00eb nuk m\u00eb dukej aq e d\u00ebshirueshme, thot\u00eb ai, sesa t\u00eb mbyllja der\u00ebn e shqisave, t\u00eb dilja nga mishi dhe bota, t\u00eb p\u00ebrqendrohesha n\u00eb vetvete, duke mos mbajtur asnj\u00eb kontakt me gj\u00ebrat njer\u00ebzore, p\u00ebrve\u00e7 rastit t\u00eb ndonj\u00eb nevoje absolute, t\u00eb bisedoja me veten dhe me Per\u00ebndin\u00eb, q\u00eb t\u00eb jetoja mbi realitetet e dukshme, q\u00eb t\u00eb mbaja mbi vete sh\u00ebmb\u00ebllimin hyjnor, pa ndryshim dhe pa p\u00ebrzierje me format kalimtare t\u00eb k\u00ebsaj bote; t\u00eb b\u00ebhesha me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pasqyr\u00eb dhe, duke u b\u00ebr\u00eb vazhdimisht pasqyr\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb e panjoll\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe e gj\u00ebrave hyjnore, duke i shtuar drit\u00eb drit\u00ebs dhe duke e z\u00ebvend\u00ebsuar turbullimin me rregullin, duke u bashkuar q\u00eb tani n\u00ebp\u00ebrmjet shpres\u00ebs me t\u00eb mirat e jet\u00ebs s\u00eb ardhshme, p\u00ebr t\u00eb shoq\u00ebruar engj\u00ebjt n\u00eb rrethin e tyre, duke q\u00ebndruar mbi dh\u00e9, pasi t\u00eb lija tok\u00ebn dhe t\u00eb lart\u00ebsohesha nga Shpirti. N\u00eb qoft\u00eb se ndonj\u00eb nga ju \u00ebsht\u00eb pushtuar nga kjo d\u00ebshir\u00eb, e kupton at\u00eb q\u00eb dua t\u00eb them dhe do t\u00eb m\u00eb fal\u00eb at\u00eb q\u00eb kam p\u00ebrjetuar dikur\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas tre muajsh, me porosi t\u00eb sh\u00ebn Vasilit dhe nga frika se mos nuk i bindej vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, u kthye n\u00eb Nazianz, dhe punoi me zell, q\u00eb t\u00eb sillte harmoni mes orthodhoks\u00ebve dhe t\u2019u q\u00ebndronte pran\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb moshuar. P\u00ebr 10 vjet, ai ishte p\u00ebr Nazianzin modeli i bariut: dishepull i p\u00ebrulur i Zotit, sh\u00ebrbyes i fjal\u00ebs dhe i Hirit t\u00eb Tij, kanon i bes\u00ebs dhe ikon\u00eb e gjall\u00eb e p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb ungjillore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 361, kur perandori Julian, p\u00ebr t\u00eb cilin Grigori kishte parath\u00ebn\u00eb apostazin\u00eb e tij kur ishin bashk\u00ebnx\u00ebn\u00ebs n\u00eb Athin\u00eb, filloi p\u00ebrpjekjen p\u00ebr t\u00eb rivendosur paganizmin, duke u ndaluar f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr m\u00ebsimin e let\u00ebrsis\u00eb, at\u00ebher\u00eb sh\u00ebn Grigori iu p\u00ebrgjigj me nj\u00eb fjalim t\u00eb shk\u00eblqyer q\u00eb kishte shkruar dhe me poema sublime, n\u00eb t\u00eb cilat shpaloste misteret e besimit me p\u00ebrsosm\u00ebri letrare dhe pasuri figurash, me fjalor q\u00eb ua kalonte veprave t\u00eb autor\u00ebve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb Antikitetit. Me sh\u00ebn Grigorin dhe Et\u00ebrit e tjer\u00eb t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb k\u00ebsaj epoke, kultura helene jo vet\u00ebm q\u00eb u kthye n\u00eb Krishterim, por e tejkaloi p\u00ebrfundimisht dhe ia la vendin nj\u00eb kulture qart\u00ebsisht t\u00eb krishter\u00eb orthodhokse, e cila p\u00ebrdor m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn e krijimtaris\u00eb s\u00eb Antikitetit, duke e shnd\u00ebrruar at\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 370, sh\u00ebn Grigori dhe i ati bashk\u00ebpunuan p\u00ebr zgjedhjen e sh\u00ebn Vasilit n\u00eb fronin e Qesaris\u00eb dhe n\u00eb njohjen e tij si udh\u00ebheq\u00ebs i orthodhoks\u00ebve. M\u00eb i lir\u00eb se Vasili, q\u00eb ishte i ekspozuar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt dhe i detyruar t\u00eb mbante nj\u00eb lloj ekuilibri, Grigori shpalli hapur hyjnin\u00eb e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb kund\u00ebr heretik\u00ebve makedonian\u00eb dhe kund\u00ebrshtoi me guxim persekutimin e perandorit Valens. T\u00eb dy miqt\u00eb kishin fituar autoritet n\u00eb popull, ndaj perandori nuk guxoi t\u2019i p\u00ebrndiqte dhe ishin t\u00eb vetmit orthodhoks\u00eb q\u00eb i shp\u00ebtuan at\u00ebher\u00eb syrgjynosjes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb vitin 372, me gjith\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e Grigorit, q\u00eb Vasili e aprovonte, p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr nga detyrat baritore pas vdekjes s\u00eb prind\u00ebrve, ai u hirotonis nga miku i tij episkop i qytez\u00ebs s\u00eb rr\u00ebnuar t\u00eb Sasim\u00ebs, e cila ndodhej n\u00eb zon\u00ebn e Kapadokis\u00eb s\u00eb Dyt\u00eb, provinc\u00eb q\u00eb u krijua nga Valensi, p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar veprimtarit\u00eb e episkopit t\u00eb Qesaris\u00eb. Me gjith\u00eb simpatin\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebr Vasilin dhe merakun q\u00eb ky kishte p\u00ebr Kish\u00ebn, sh\u00ebn Grigori nuk e pranoi k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb dhe u arratis n\u00eb mal, duke shpresuar t\u00eb gjente ndonj\u00eb ngush\u00ebllim nga Per\u00ebndia n\u00eb k\u00ebto trazira. Por, p\u00ebr shkak t\u00eb ngulmimit t\u00eb t\u00eb atit, pranoi t\u00eb kthehej n\u00eb Nazianz dhe siguroi qeverisjen e k\u00ebsaj kishe si episkop z\u00ebvend\u00ebsues, deri ku i vdiq i ati n\u00eb mosh\u00ebn 100-vje\u00e7are. Pas t\u00eb atit, fjeti edhe e \u00ebma, sh\u00ebn Nona, dhe Grigori iu dor\u00ebzua p\u00ebrgj\u00ebrimeve t\u00eb besimtar\u00ebve dhe pranoi t\u00eb q\u00ebndronte n\u00eb at\u00eb vend derisa t\u00eb zgjidhej nj\u00eb episkop i ri, ndon\u00ebse ishte tep\u00ebr i dob\u00ebsuar nga s\u00ebmundja, asketizmi dhe betejat p\u00ebr bes\u00ebn. Por, kur e kuptoi se qytetar\u00ebt donin ta mbanin aty, duke vonuar zgjedhjen e t\u00eb riut, u arratis p\u00ebrs\u00ebri fshehtazi p\u00ebr n\u00eb Seleuci, mitropolia e Izauris\u00eb (375), dhe q\u00ebndroi n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Thekl\u00ebs, duke menduar se do t\u00eb gjente, m\u00eb n\u00eb fund, qet\u00ebsin\u00eb. Por edhe atje iu desh t\u00eb b\u00ebnte luft\u00ebn e mir\u00eb t\u00eb bes\u00ebs kund\u00ebr arian\u00ebve, q\u00eb pa m\u00ebshir\u00eb po mbillnin kudo trazira.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fillim t\u00eb vitit 379, Kisha u vesh me rroba zie p\u00ebr vdekjen e kandilit t\u00eb Orthodhoksis\u00eb, sh\u00ebn Vasilit, por e nd\u00ebrroi menj\u00ebher\u00eb n\u00eb tunik\u00eb ngaz\u00ebllimi, kur u zhduk heretiku Valens dhe u em\u00ebrua Theodhosi i Madh, mbrojt\u00ebsi besnik i besimit t\u00eb Nikeas. T\u00eb gjith\u00eb orthodhoks\u00ebt i kthyen syt\u00eb nga Grigori, si p\u00ebrfaq\u00ebsuesi m\u00eb i denj\u00eb i bes\u00ebs dhe predikuesi m\u00eb i shk\u00eblqyer.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Besimtar\u00ebt e Konstandinopoj\u00ebs, kryeqytetit perandorak, q\u00eb gjendej p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 40 vjet n\u00eb duart e heretik\u00ebve, i k\u00ebrkuan episkopit t\u00eb Nazianzit t\u2019i ndihmonte. E nxor\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri nga k\u00ebnq\u00ebsit\u00eb e soditjes hyjnore, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mbronte Kish\u00ebn. Ai shkoi n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, duke pasur me vete fuqin\u00eb e pakund\u00ebrshtueshme t\u00eb fjal\u00ebs dhe t\u00eb mrekullive t\u00eb tij. U prit n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb prind\u00ebrve, ku populli orthodhoks nisi me t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb mblidhej q\u00eb t\u00eb d\u00ebgjonte me entuziaz\u00ebm predikimet e tij, dhe banesa e shenjtit u shnd\u00ebrrua n\u00eb kish\u00eb, me emrin e Anastasis\u00eb (Ngjalljes s\u00eb shenjt\u00eb); sepse besimi q\u00eb kishte vdekur n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, ishte ngjallur me fjal\u00ebn e sh\u00ebn Grigorit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I vet\u00ebm kund\u00ebr shumic\u00ebs s\u00eb heretik\u00ebve dhe sekteve t\u00eb ndryshme, shenjti e b\u00ebnte p\u00ebr vete auditorin me oratorin\u00eb e tij dhe i priste sofizmat dhe argumentet e urt\u00ebsis\u00eb mishore me shpat\u00ebn e fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. N\u00eb nj\u00eb seri prej 5 fjalimesh, t\u00eb cilat i dhan\u00eb titullin Theolog, ai tregoi, para s\u00eb gjithash, se nuk ishte e p\u00ebrshtatshme t\u00eb flisje p\u00ebr misteret e Per\u00ebndis\u00eb si p\u00ebr di\u00e7ka t\u00eb zakonshme, por vet\u00ebm n\u00eb koh\u00ebn e vet dhe pasi t\u00eb jesh pastruar si\u00e7 duhet. Ai paraqiti nj\u00eb shpjegim p\u00ebrfundimtar p\u00ebr pakuptueshm\u00ebrin\u00eb e Esenc\u00ebs hyjnore, hyjnin\u00eb e Birit dhe at\u00eb t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se t\u00eb gjith\u00eb Et\u00ebrit e tjer\u00eb, sh\u00ebn Grigori shk\u00eblqeu n\u00eb paraqitjen me shprehje t\u00eb shkurtra dhe t\u00eb mahnitshme t\u00eb mistereve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb bes\u00ebs. K\u00ebto p\u00ebrkufizime jan\u00eb kaq t\u00eb p\u00ebrsosura, sa, me rrjedh\u00ebn e shekujve, theolog\u00ebt e shenjt\u00eb e m\u00eb t\u00eb ndritur u kan\u00eb kushtuar fjalime t\u00eb t\u00ebra p\u00ebr t\u2019i komentuar, dhe jan\u00eb kaq t\u00eb bukura, sa nj\u00eb num\u00ebr i madh prej tyre u p\u00ebrdor nga kompozitor\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr hartimin e himneve liturgjike t\u00eb t\u00eb kremteve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vitit. T\u00eb lexuara dhe t\u00eb m\u00ebsuara p\u00ebrmend\u00ebsh, si Shkrimi i Shenjt\u00eb, veprat e sh\u00ebn Grigorit jan\u00eb nj\u00eb ikon\u00eb, ato t\u00eb transportojn\u00eb n\u00eb qiell dhe t\u00eb futin n\u00eb misteret e parr\u00ebfyeshme. Gjuha e tij \u00ebsht\u00eb kaq e p\u00ebrsosur, sa e b\u00ebn t\u00eb panevojshme \u00e7do fjal\u00eb dhe e \u00e7on natyrsh\u00ebm t\u00eb dashuruarin e Fjal\u00ebs n\u00eb lutjen e heshtur.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me rigorozitet t\u00eb pal\u00ebkundur, p\u00ebr sa i p\u00ebrket besimit, sh\u00ebn Grigori kishte sjellje t\u00eb but\u00eb ndaj \u00e7do njeriu, m\u00ebkatar ose t\u00eb humbur. Korrigjonte zakonet, duke treguar shembullin e sjelljes s\u00eb krishter\u00eb me jet\u00ebn e tij t\u00eb m\u00ebnjanuar nga jeta e bot\u00ebs, me rrept\u00ebsin\u00eb e tij dhe me durimin n\u00eb sprova e s\u00ebmundje, sa nj\u00eb num\u00ebr i madh nga njer\u00ebzit q\u00eb d\u00ebgjonin fjalimet e tij, u kthyen plot\u00ebsisht n\u00eb besim. Suksesi i tij nxiti kund\u00ebrshtime t\u00eb ashpra nga ana e sekteve, dhe ziliqar\u00ebt p\u00ebrhap\u00ebn kund\u00ebr tij shpifje t\u00eb turpshme, sidoqoft\u00eb, pa arritur ta mundnin durimin dhe but\u00ebsin\u00eb q\u00eb kishte ndaj armiqve. Nat\u00ebn e Pashk\u00ebs s\u00eb vitit 379, disa heretik\u00eb, nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb Apolinarit, q\u00eb ai e kishte mundur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer, shp\u00ebrthyen n\u00eb kish\u00ebn e Sh\u00ebn Anastasis\u00eb, mboll\u00ebn panik dhe u p\u00ebrpoq\u00ebn ta q\u00ebllonin me gur\u00eb shenjtin, por nuk arrit\u00ebn dot ta vrisnin, gj\u00eb q\u00eb ai e d\u00ebshironte p\u00ebr ta mbyllur vrapimin, duke marr\u00eb palm\u00ebn e martirizimit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas k\u00ebsaj sprove, e nxor\u00ebn para gjykat\u00ebs si kriminel, por doli fitimtar dhe i nxiti miqt\u00eb e tij p\u00ebr falje. Q\u00ebndrimi i p\u00ebrmbajtur, dashuria, drejt\u00ebsia e k\u00ebtij dishepulli t\u00eb p\u00ebrsosur t\u00eb Jisu Krishtit, p\u00ebrfundimisht, ngjall\u00ebn kund\u00ebr tij armiq\u00ebsin\u00eb e t\u00eb dyja pal\u00ebve: t\u00eb heretik\u00ebve plot urrejtje dhe t\u00eb orthodhoks\u00ebve tep\u00ebr t\u00eb zellsh\u00ebm.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa, fal\u00eb betejave t\u00eb tij, dukej se herezia po t\u00ebrhiqej, djalli i solli sprova t\u00eb reja me an\u00ebn e nj\u00eb filozofi cinik nga Aleksandria, i quajtur Maksim. Ky, duke e fshehur n\u00eb fillim planin e pabes\u00eb q\u00eb kishte, pati vler\u00ebsimin e Grigorit; por shpejt u zbulua, kur u vet\u00ebzgjodh n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parregullt episkop i Konstandinopoj\u00ebs, duke mbjell\u00eb k\u00ebshtu turbullim dhe skandal n\u00eb Kish\u00eb. Sh\u00ebn Grigori i urt\u00eb ishte gati ta braktiste fronin, q\u00eb t\u00eb mos e kund\u00ebrshtonte mashtruesin me luft\u00eb dhe urrejtje, por populli u ngrit kund\u00ebr Maksimit dhe e luti bariun e tij t\u00eb mos i linte n\u00eb duart e ujqve q\u00eb po k\u00ebrc\u00ebnonin grigj\u00ebn e Krishtit, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cN\u00ebse na l\u00eb, o at\u00eb, ta dish se do ta marr\u00ebsh me vete edhe Sh\u00ebn Trinin\u00eb\u201d. Shenjti u bind dhe i b\u00ebri thirrje perandorit Theodhos, i cili at\u00ebher\u00eb banonte n\u00eb Selanik. Ky e hodhi posht\u00eb uzurpatorin dhe pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb hyri n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb triumfale n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, pas fitores mbi barbar\u00ebt (24 n\u00ebntor 380). Q\u00eb t\u00eb nes\u00ebrmen, i spastroi arian\u00ebt nga kishat q\u00eb kishin zaptuar dhe e caktoi sh\u00ebn Grigorin episkop t\u00eb qytetit perandorak. Ky i fundit, i djegur gjithnj\u00eb nga dashuria p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr, n\u00eb fillim refuzoi, por pranoi me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb popullit entuziast. Megjithat\u00eb, p\u00ebrderisa ai ishte normalisht episkop i nj\u00eb froni tjet\u00ebr, transferimi p\u00ebr n\u00eb Konstandinopoj\u00eb duhej t\u00eb ratifikohej me an\u00ebn e nj\u00eb sinodi; p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Theodhosi mblodhi nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb (381) Sinodin e Dyt\u00eb Ekumenik, i cili, pasi njohu unanimisht zgjedhjen e Grigorit, d\u00ebnoi herezin\u00eb e pnevmatomak\u00ebve (makedonian\u00ebve) dhe sh\u00ebnoi fundin e arianizmit, si dhe fitoren p\u00ebrfundimtare t\u00eb Orthodhoksis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por g\u00ebzimi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb triumf u nd\u00ebrpre her\u00ebt pas vdekjes s\u00eb kryetarit t\u00eb Sinodit, sh\u00ebn Meletit, episkop i famsh\u00ebm i Antiokis\u00eb (2 shkurt). At\u00ebher\u00eb Grigori u caktua t\u00eb drejtonte sesionet gjat\u00eb t\u00eb cilave duhet t\u00eb vendosej p\u00ebr pasuesin e k\u00ebtij froni t\u00eb ndar\u00eb prej shum\u00eb vitesh nga skizma mes orthodhoks\u00ebve: nga nj\u00ebri krah pasuesit e Meletit dhe nga krahu tjet\u00ebr t\u00eb Paulinit. Meqen\u00ebse kishin r\u00ebn\u00eb dakord q\u00eb i mbijetuari do t\u00eb njihej nga t\u00eb gjith\u00eb si i vetmi episkop, sh\u00ebn Grigori mori an\u00ebn e Paulinit, por ndeshi n\u00eb kund\u00ebrshtimin plot urrejtje dhe n\u00eb konspiracionet e episkop\u00ebve lindor\u00eb. K\u00ebta arrit\u00ebn deri atje, sa vun\u00eb nj\u00eb t\u00eb ri heretik p\u00ebr ta vrar\u00eb; por, kur u sul mbi shenjtin, keqb\u00ebr\u00ebsi u shtang, ra n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tij, duke rr\u00ebfyer mes lot\u00ebsh planin e tij djall\u00ebzor. Grigori e ngriti, e p\u00ebrqafoi me dhembshuri dhe i k\u00ebrkoi q\u00eb t\u2019i kushtohej tani e tutje Per\u00ebndis\u00eb e t\u00eb hiqte dor\u00eb nga herezia. Episkop\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, pasues t\u00eb Paulinit, e akuzuan shenjtin se nga Sasima ishte transferuar n\u00eb Konstandinopoj\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim me kanunet e shenjta. I m\u00ebrzitur nga gjith\u00eb ato grindje t\u00eb kota dhe me zem\u00ebr t\u00eb thyer kur shikonte Kish\u00ebn e Krishtit t\u00eb p\u00ebr\u00e7ar\u00eb, ai q\u00eb kurr\u00eb nuk kishte k\u00ebrkuar ndere e as pushtet, deklaroi n\u00eb asamble se d\u00ebshira e tij m\u00eb e madhe ishte t\u00eb kontribuonte p\u00ebr paqen dhe, n\u00ebse rasti i z\u00ebnies s\u00eb fronit t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs do t\u00eb ishte shkak ndarjeje, ishte gati t\u00eb hidhej n\u00eb det, si Jonai, q\u00eb t\u00eb paq\u00ebsohej kjo furtun\u00eb, me kusht q\u00eb besa orthodhokse t\u00eb mbetej e past\u00ebr. Dhe me k\u00ebto fjal\u00eb, e la asamblen\u00eb; u kthye n\u00eb pallat, ku iu p\u00ebrgj\u00ebrua perandorit ta aprovonte dor\u00ebheqjen dhe i k\u00ebrkoi q\u00eb vet\u00eb ai, n\u00ebp\u00ebrmjet autoritetit t\u00eb tij, t\u00eb ngarkohej p\u00ebr vendosjen e unitetit dhe mir\u00ebkuptimit n\u00eb Kish\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb nj\u00eb fjalim t\u00eb fundit dhe tep\u00ebr prek\u00ebs, u dha lamtumir\u00ebn kish\u00ebs s\u00eb dashur t\u00eb Anastasis\u00eb, lavdis\u00eb dhe kuror\u00ebs s\u00eb tij, Sh\u00ebn Sofis\u00eb dhe kishave t\u00eb tjera t\u00eb qytetit, ku kishte rivendosur besimin e v\u00ebrtet\u00eb dhe past\u00ebrtin\u00eb e zakoneve, duke e p\u00ebrgatitur p\u00ebr nj\u00eb mij\u00ebvje\u00e7ar t\u00eb lavdish\u00ebm. P\u00ebrsh\u00ebndeti klerin, murgjit, virgj\u00ebreshat, t\u00eb varfrit, madje edhe heretik\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve u b\u00ebri thirrje t\u00eb ktheheshin, i tha lamtumir\u00eb Lindjes dhe Per\u00ebndimit, engj\u00ebjve mbrojt\u00ebs t\u00eb Kish\u00ebs s\u00eb tij dhe Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, n\u00eb duart e s\u00eb cil\u00ebs dor\u00ebzoi grigj\u00ebn. Pastaj la Konstandinopoj\u00ebn, pasi caktoi Nektarin si pasues (11 tetor) dhe u kthye p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb Nazianz, ku u p\u00ebrpoq t\u00eb em\u00ebronte n\u00eb vend t\u00eb tij nj\u00eb episkop titullar. Pas zgjedhjes s\u00eb kush\u00ebririt t\u00eb tij, Evlalit, u t\u00ebrhoq p\u00ebrfundimisht n\u00eb pron\u00ebn e tij n\u00eb Arianz, ku, i d\u00ebrrmuar nga s\u00ebmundja dhe nga gjith\u00eb ato veprimtari, t\u00eb cilat asnj\u00ebher\u00eb nuk i kishte p\u00eblqyer, i kaloi vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb heshtje dhe vetmi. Ashtu si nj\u00eb mbik\u00ebqyr\u00ebs besnik n\u00eb postin e tij, nuk reshti s\u00eb vigjiluari nga larg p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e besimit. D\u00ebrgonte letra dogmatike, p\u00ebr t\u00eb evituar herezit\u00eb q\u00eb lindnin, ose nxiste Nektarin dhe episkop\u00eb t\u00eb tjer\u00eb orthodhoks\u00eb p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb drejt\u00ebsi, u d\u00ebrgonte f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tij shpirt\u00ebror\u00eb k\u00ebshilla t\u00eb men\u00e7ura, p\u00ebr t\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri, dhe hartonte poema t\u00eb mrekullueshme n\u00eb greqishten e vjet\u00ebr. Me zem\u00ebr t\u00eb thyer dhe t\u00eb p\u00ebrulur, por me mendje t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb soditjen e mistereve t\u00eb padep\u00ebrtueshme t\u00eb Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, ky sh\u00ebrb\u00ebtor besnik edhe luft\u00ebtar fjeti n\u00eb paqe m\u00eb Zotin (390).<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Marisi &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur ishte i ri, osh\u00ebnar Marisi e magjepste popullin e krishter\u00eb q\u00eb mblidhej p\u00ebr t\u00eb kremtet e shenjtor\u00ebve, me bukurin\u00eb e z\u00ebrit dhe hijeshin\u00eb e fytyr\u00ebs s\u00eb tij. Hoqi dor\u00eb menj\u00ebher\u00eb nga t\u00eb gjitha k\u00ebto dhunti dhe u mbyll n\u00eb nj\u00eb qeli t\u00eb vog\u00ebl, me lag\u00ebshtir\u00eb pran\u00eb fshatit Omer, ku q\u00ebndroi p\u00ebr 37 vjet. Mbante veshje prej l\u00ebkure dhie dhe ushqehej vet\u00ebm me buk\u00eb e krip\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nj\u00eb dit\u00eb, kur miku dhe biografi i tij, Theodhoriti i Kirit, erdhi p\u00ebr ta vizituar, asketi i shenjt\u00eb i rr\u00ebfeu se q\u00eb prej shum\u00eb vitesh d\u00ebshironte t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb Liturgjin\u00eb Hyjnore. Episkopi d\u00ebrgoi menj\u00ebher\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonte en\u00eb t\u00eb shenjta n\u00eb fshat, por, meq\u00eb mungonte Tryeza e shenjt\u00eb, ai celebroi Blat\u00ebn e shenjt\u00eb mbi duart e nj\u00eb dhjakoni. Si u kungua me Misteret e shenjta, njeriu i Per\u00ebndis\u00eb i tha se gjat\u00eb gjith\u00eb celebrimit ishte ndier sikur po transportohej n\u00eb qiell, pran\u00eb Fronit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, dhe se gjat\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij nuk kishte p\u00ebrjetuar nj\u00eb g\u00ebzim kaq t\u00eb madh shpirt\u00ebror.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs &#8211; Sh\u00ebn Grigori, ky njeri me shpirt qiellor dhe me goj\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebruar nga zjarri i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, dep\u00ebrtoi kaq thell\u00ebsisht n\u00eb misteret e Per\u00ebndis\u00eb, sa nd\u00ebr Et\u00ebrit e shenjt\u00eb vet\u00ebm ai u gjykua i denj\u00eb p\u00ebr titullin Theolog, ashtu si Joani, Nx\u00ebn\u00ebsi i Dashur. D.m.th. jo ai q\u00eb m\u00ebson p\u00ebr profesion dogmat, por ai q\u00eb, pasi u<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":28319,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg","fifu_image_alt":"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita.","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-28317","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs &#8211; Sh\u00ebn Grigori, ky njeri me shpirt qiellor dhe me goj\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebruar nga zjarri i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, dep\u00ebrtoi kaq thell\u00ebsisht n\u00eb misteret e Per\u00ebndis\u00eb, sa nd\u00ebr Et\u00ebrit e shenjt\u00eb vet\u00ebm ai u gjykua i denj\u00eb p\u00ebr titullin Theolog, ashtu si Joani, Nx\u00ebn\u00ebsi i Dashur. D.m.th. jo ai q\u00eb m\u00ebson p\u00ebr profesion dogmat, por ai q\u00eb, pasi u\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-24T23:00:02+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"21 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita.\",\"datePublished\":\"2021-01-24T23:00:02+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/\"},\"wordCount\":4248,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/\",\"name\":\"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-24T23:00:02+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\",\"caption\":\"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs &#8211; Sh\u00ebn Grigori, ky njeri me shpirt qiellor dhe me goj\u00eb t\u00eb shenjt\u00ebruar nga zjarri i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, dep\u00ebrtoi kaq thell\u00ebsisht n\u00eb misteret e Per\u00ebndis\u00eb, sa nd\u00ebr Et\u00ebrit e shenjt\u00eb vet\u00ebm ai u gjykua i denj\u00eb p\u00ebr titullin Theolog, ashtu si Joani, Nx\u00ebn\u00ebsi i Dashur. D.m.th. jo ai q\u00eb m\u00ebson p\u00ebr profesion dogmat, por ai q\u00eb, pasi u","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-01-24T23:00:02+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"21 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita.","datePublished":"2021-01-24T23:00:02+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/"},"wordCount":4248,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/","name":"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg","datePublished":"2021-01-24T23:00:02+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810380912_ca7d950841_b.jpg","width":"706","height":"1024","caption":"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/25\/oshenar-grigor-theologu-i-konstandinopojes-oshenar-marisi-deshmore-margarita-2\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Osh\u00ebnar Grigor Theologu i Konstandinopoj\u00ebs. Osh\u00ebnar Marisi. D\u00ebshmore Margarita."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28317","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28317"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28317\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28318,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28317\/revisions\/28318"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28319"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28317"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28317"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28317"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}