{"id":28301,"date":"2021-01-23T00:00:17","date_gmt":"2021-01-22T23:00:17","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=28301"},"modified":"2021-01-07T13:13:55","modified_gmt":"2021-01-07T12:13:55","slug":"deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/","title":{"rendered":"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Martiri i lumur dhe i lavdish\u00ebm i Krishtit, Klementi, lindi n\u00eb qytetin e Ankir\u00ebs n\u00eb Galati. Ishte bir i nj\u00eb ati pagan dhe i nj\u00eb n\u00ebne t\u00eb krishter\u00eb, Efrosina, e cila, para se t\u00eb vdiste, i profetizoi se do t\u00eb provonte vuajtje t\u00eb gjata e \u00e7njer\u00ebzore p\u00ebr Zotin. U bir\u00ebsua nga nj\u00eb grua e shenjt\u00eb dhe besimtare me emrin Sofia dhe u rrit me p\u00ebrkushtim, duke u shp\u00ebrndar\u00eb pasurit\u00eb e sht\u00ebpis\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb varf\u00ebr dhe duke u m\u00ebsuar themelet e besimit. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 12-vje\u00e7are, kreshmonte dhe lutej si murg, prandaj u hirotonis dhjak, m\u00eb pas prift dhe u ngrit n\u00eb fronin episkopal, si episkop i qytetit, kur ishte vet\u00ebm 20 vje\u00e7. E qeverisi grigj\u00ebn e tij shpirt\u00ebrore me shkenc\u00eb dhe me urt\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb t\u00eb mo\u00e7mi, duke treguar kujdes t\u00eb madh p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e varf\u00ebr dhe jetim\u00eb, shum\u00eb nga t\u00eb cil\u00ebt i pag\u00ebzoi. Kur m\u00ebsoi p\u00ebr bamir\u00ebsit\u00eb e hierarkut t\u00eb ri, vikari perandorak i qytetit e arrestoi dhe, pasi e mori n\u00eb pyetje, urdh\u00ebroi ta fshikullonin. Por, meq\u00ebn\u00ebse ai nuk trembej, dhe madje thoshte: \u201cSa m\u00eb shum\u00eb ta mundosh mishin tim, aq m\u00eb tep\u00ebr shpirti im ka dobi\u201d, ia thyen nofullat me gur\u00eb, por shenjti ndiente g\u00ebzim m\u00eb t\u00eb madh akoma kur vuante p\u00ebr Krishtin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Qeveritari mbeti i pafuqish\u00ebm para trim\u00ebris\u00eb s\u00eb martirit, prandaj e d\u00ebrgoi n\u00eb Rom\u00eb te perandori Dioklecian. Kur Klementi doli para sovranit t\u00eb tmerrsh\u00ebm, ai dha urdh\u00ebr t\u2019i vendosnin p\u00ebrpara nga nj\u00ebra an\u00eb sende t\u00eb \u00e7muara dhe nga ana tjet\u00ebr veglat e tortur\u00ebs. Por, n\u00eb kund\u00ebrshtim me at\u00eb q\u00eb priste, shenjti iu p\u00ebrgjigj: \u201cT\u00eb gjitha k\u00ebto en\u00eb t\u00eb \u00e7muara q\u00eb po m\u00eb paraqet, m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb mendoj se t\u00eb mirat e p\u00ebrjetshme t\u00eb Parajs\u00ebs jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb lavdishme, nd\u00ebrsa k\u00ebto vegla torturash m\u00eb b\u00ebjn\u00eb q\u00eb t\u2019i frik\u00ebsohem edhe m\u00eb tep\u00ebr nd\u00ebshkimeve t\u00eb p\u00ebrjetshme n\u00eb ferr, t\u00eb cilat jan\u00eb ruajtur p\u00ebr ata q\u00eb mohojn\u00eb Zotin\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E vun\u00eb n\u00eb rrot\u00ebn e tortur\u00ebs dhe ia dogj\u00ebn mishin me pishtar\u00eb t\u00eb ndezur, por u sh\u00ebrua me mrekulli, duke sjell\u00eb shum\u00eb pagan\u00eb n\u00eb besim, t\u00eb cil\u00ebt thirr\u00ebn: \u201cPo, i madh \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndia i t\u00eb krishter\u00ebve!\u201d. Edhe ata u burgos\u00ebn bashk\u00eb me shenjtin. Po at\u00eb nat\u00eb, nj\u00eb engj\u00ebll u shfaq duke i sjell\u00eb kungat\u00ebn, dhe sh\u00ebn Klementi arriti t\u00eb kungohej para ekzekutimit. M\u00eb pas, Klementin e torturuan n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb trupin, e kamxhikuan deri n\u00eb kock\u00eb dhe e dogj\u00ebn me pishtar\u00eb, por i duroi sikur nuk kishte ndodhur asgj\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">At\u00ebher\u00eb tirani e d\u00ebrgoi n\u00eb Nikomedi, duke shpresuar se guvernatori i qytetit do t\u00eb mund ta n\u00ebnshtronte. Nj\u00eb nga pagan\u00ebt e konvertuar, q\u00eb i kishte shp\u00ebtuar masakr\u00ebs, Agathangjeli (engj\u00eblli i mir\u00eb), u arratis nga burgu dhe lundroi fshehurazi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn anije, me d\u00ebshir\u00ebn p\u00ebr t\u00eb vuajtur edhe ai p\u00ebr Krishtin. Q\u00eb nga ai \u00e7ast, Klementi dhe Agathangjeli mbet\u00ebn shok\u00eb t\u00eb pandar\u00eb n\u00eb \u00e7do sprov\u00eb. Kur nuk i torturonin, ata kreshmonin dhe rrinin zgjuar n\u00eb lutje, duke u ushqyer me buk\u00eb qiellore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Nikomedi, i nxor\u00ebn n\u00eb gjyq dhe i torturuan s\u00ebrish, pastaj i fut\u00ebn n\u00eb burg, ku i vizitonin engj\u00ebj. K\u00ebto shfaqje qiellore soll\u00ebn shum\u00eb t\u00eb burgosur n\u00eb besim. I hodh\u00ebn te bishat, por pa rezultat, i kaluan dhe n\u00eb heje t\u00eb skuqura, q\u00eb ua p\u00ebrshkonin trupin tejp\u00ebrtej. Populli i pranish\u00ebm, duke admiruar q\u00ebndres\u00ebn e tyre me dhimbje, u rebelua kund\u00ebr tiranit mizor. Ky i nxori martir\u00ebt nga qyteti dhe i hodhi nga maja e shk\u00ebmbit, t\u00eb mbyllur n\u00eb thas\u00eb; por engj\u00ebjt e Per\u00ebndis\u00eb i ndihmuan dhe ata u kthyen sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb n\u00eb qytet, duke sh\u00ebruar gjat\u00eb rrug\u00ebs t\u00eb paralizuar dhe t\u00eb verb\u00ebr. Qeveritari i Nikomedis\u00eb, nga frika se mos populli ngrinte krye, i d\u00ebrgoi dy ushtar\u00ebt e Krishtit n\u00eb Ankira, n\u00eb atdheun e Klementit, ku p\u00ebsuan tortura t\u00eb reja e t\u00eb frikshme. Meqen\u00ebse dol\u00ebn fitimtar\u00eb n\u00eb k\u00ebto sprova, u vendos t\u00eb transferoheshin n\u00eb Amisa. Por f\u00ebmij\u00ebt e pag\u00ebzuar nga Klementi koh\u00eb m\u00eb par\u00eb, k\u00ebrkuan me \u00e7do kusht ta ndiqnin pas. Ushtar\u00ebt, me v\u00ebshtir\u00ebsi, arrit\u00ebn t\u2019i shk\u00ebpusnin prej shenjtit dhe ua pren\u00eb kokat pa m\u00ebshir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I torturuan p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb burg, ku t\u00eb dy shenjtor\u00ebt i vizitoi Krishti dhe u sh\u00ebroi plag\u00ebt, duke i nxitur t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulnin deri n\u00eb fund. Qeveritari i Amisas, Dometiani, njohu pafuqin\u00eb e tij, i d\u00ebrgoi n\u00eb Tars, te bashk\u00ebperandori Maksimian q\u00eb qeveriste atje. Gjat\u00eb rrug\u00ebs, ata b\u00ebn\u00eb t\u00eb buronte uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb shuar etjen e ushtar\u00ebve t\u00eb suit\u00ebs, dhe t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt q\u00eb u afroheshin dhe u preknin plag\u00ebt, gjenin sh\u00ebrim. N\u00eb Tars shp\u00ebtuan nga furra e ndezur si djemt\u00eb n\u00eb Babiloni; pastaj, si i t\u00ebrhoq\u00ebn zvarr\u00eb n\u00ebp\u00ebr qytet, ata ngjall\u00ebn admirim tek t\u00eb gjith\u00eb dhe shum\u00eb pagan\u00eb u kthyen n\u00eb besim. Burgosje t\u00eb reja, gjyqe t\u00eb reja dhe tortura pa fund, nuk arrit\u00ebn t\u00eb thyenin atlet\u00ebt e besimit, t\u00eb cil\u00ebt mbet\u00ebn si diamanti q\u00eb sprovohet nga goditjet dhe zjarri. K\u00ebto mundime zgjat\u00ebn 28 vjet, si d\u00ebshmi p\u00ebr Krishtin, ashtu si\u00e7 ishte paralajm\u00ebruar Klementi n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb vegimi.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I d\u00ebrguan n\u00eb Ankira pas shum\u00eb vitesh burgosjeje, i nxor\u00ebn para tiranit dhe p\u00ebrs\u00ebri i torturuan; Agathangjelit i pren\u00eb kok\u00ebn, nd\u00ebrsa Klementin e fut\u00ebn n\u00eb nj\u00eb biruc\u00eb t\u00eb err\u00ebt. Dit\u00ebn e Theofanis\u00eb, e \u00ebma q\u00eb e kishte adoptuar, Sofia, gjeti m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb n\u00eb burg me t\u00eb krishter\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Arrit\u00ebn q\u00eb ta nxirrnin dhe ta \u00e7onin deri n\u00eb kish\u00eb, ku, i veshur me t\u00eb bardha, celebroi agripnin\u00eb dhe i kungoi t\u00eb gjith\u00eb para se t\u00eb kthehej n\u00eb burg. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 23 janar 296, kur sh\u00ebn Klementi po celebronte Blat\u00ebn e shenjt\u00eb n\u00eb kish\u00eb, ushtar\u00ebt pagan\u00eb iu sul\u00ebn papritur dhe ia pren\u00eb kok\u00ebn sip\u00ebr Tryez\u00ebs s\u00eb Shenjt\u00eb. Prifti u b\u00eb k\u00ebshtu flijim. T\u00eb dy dhjakon\u00ebt q\u00eb e ndihmonin, u ekzekutuan, nd\u00ebrsa Sofia e devotshme i varrosi t\u00eb tre trupat jo larg prej andej, n\u00eb vendin e quajtur Kripton.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Lindi n\u00eb fund t\u00eb shekullit t\u00eb 15-t\u00eb n\u00eb Thesali, n\u00eb fshatin Slatina (sot Drakotripa), nga nj\u00eb \u00e7ift i thjesht\u00eb t\u00eb krishter\u00ebsh shpres\u00ebtar\u00eb. Pas vdekjes s\u00eb prind\u00ebrve, i riu punoi si m\u00ebsues dhe si kaligraf, por, i p\u00ebrflakur nga dashuria p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb, hyri n\u00eb manastirin e Meteor\u00ebs dhe u b\u00eb dishepull i nj\u00eb jeronti t\u00eb shquar me emrin Sava. P\u00ebr pak koh\u00eb q\u00ebndroi aty si rasofor, por, kur d\u00ebgjoi t\u00eb lavd\u00ebrohej jeta n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb, shkoi fshehtazi n\u00eb Karies, pa dijenin\u00eb e jerontit, i cili donte ta mbante. Atje k\u00ebrkoi t\u00eb pranohej n\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb jeronti t\u00eb shquar p\u00ebr urt\u00ebsi, i cili quhej Gabriel. Fillimisht e d\u00ebrguan n\u00eb bot\u00eb pran\u00eb episkopit t\u00eb Kasandr\u00ebs, derisa t\u00eb arrinte n\u00eb mosh\u00ebn e duhur dhe pastaj mori skim\u00ebn e madhe engj\u00ebllore nga duart e jerontit Gabriel, i cili dalloi cil\u00ebsit\u00eb e tij dhe e dor\u00ebzoi dhjak e m\u00eb pas prift, q\u00eb ta z\u00ebvend\u00ebsonte n\u00eb sh\u00ebrbesat kishtare n\u00eb Protaton.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">P\u00ebrkushtimi i Dionisit, zelli p\u00ebr asketizmin dhe dashuria e tij p\u00ebr lutjen n\u00eb vetmi b\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ta admironin. Mori bekimin nga ati i tij shpirt\u00ebror q\u00eb t\u00eb jetonte n\u00eb vetmi n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb ftoht\u00eb, pa ngush\u00ebllim njer\u00ebzor, pran\u00eb manastirit t\u00eb Karakal\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ushqimi i tij ishin leximi i Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe disa g\u00ebshtenja, q\u00eb kishte me boll\u00ebk n\u00eb at\u00eb zon\u00eb, dhe kjo e b\u00ebnte t\u00eb ndihej i \u00e7liruar nga \u00e7do p\u00ebrkujdesje p\u00ebr mbijetes\u00ebn. Asketizoi p\u00ebr tre vjet si asket\u00ebt e m\u00ebdhenj t\u00eb koh\u00ebve t\u00eb hershme. Pas nj\u00eb pelegrinazhi n\u00eb Tok\u00ebn e Shenjt\u00eb, ku patriarku Dhorothe donte ta mbante atje, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej pasues i tij, Dionisi u kthye n\u00eb Athos dhe punoi p\u00ebr t\u00eb ngritur kish\u00ebz\u00ebn e tij t\u00eb thjesht\u00eb, i ndihmuar nga engj\u00ebj. Nj\u00eb dit\u00eb, nj\u00eb hajdut, kur pa se shenjtit i vinin shum\u00eb vizitor\u00eb, shkoi p\u00ebr ta vrar\u00eb. Hyri n\u00eb qeli me mendimin se ai nuk ishte, por, kur pa shenjtin, i ra n\u00eb k\u00ebmb\u00eb dhe iu lut me lot, duke rr\u00ebfyer edhe q\u00ebllimin e tij; m\u00eb pas ai u b\u00eb murg.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas 7 vjet\u00ebsh, duke njohur shenjt\u00ebrin\u00eb e tij, v\u00ebllez\u00ebrit e manastirit t\u00eb Filotheut e k\u00ebrkuan t\u00eb b\u00ebhej igumeni i tyre. Pranoi dhe menj\u00ebher\u00eb filloi pun\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsimin e gjendjes materiale e shpirt\u00ebrore t\u00eb manastirit dhe shpejt filluan t\u00eb vinin t\u00eb rinj. Disa murgj bullgar\u00eb u b\u00ebn\u00eb xheloz\u00eb p\u00ebr drejtimin e manastirit dhe organizuan nj\u00eb komplot kund\u00ebr tij. I njoftuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, Dionisi iku s\u00eb bashku me disa murgj t\u00eb tjer\u00eb dhe u vendos\u00ebn n\u00eb skitin e Verias, ku at\u00eb koh\u00eb jetonin me shum\u00eb mundime pak murgj. Atje ai nd\u00ebrtoi kish\u00ebn e Pararend\u00ebsit, e shnd\u00ebrroi skitin n\u00eb nj\u00eb manastir kinovi dhe lejoi q\u00eb v\u00ebllez\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb jetonin p\u00ebrreth.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas fjetjes s\u00eb episkopit t\u00eb Verias, vendi i episkopit ishte bosh dhe populli vendosi unanimisht t\u00eb vinte Dionisi. Por shenjti mendoi se nuk ishte ky vullneti i Per\u00ebndis\u00eb, ndaj shkoi rr\u00ebz\u00eb malit Olimp dhe filloi atje nd\u00ebrtimin e manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Trinis\u00eb. Kur qeveria turke mori vesh p\u00ebr nd\u00ebrtimin e manastirit pa lejen e saj, vendosi ta nd\u00ebshkonte shenjtin bashk\u00eb me murgjit e tij. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, Dionisi u informua p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe u largua q\u00eb andej, p\u00ebr t\u00eb themeluar manastirin e Sh\u00ebn Trinis\u00eb t\u00eb Survias n\u00eb malin Pilio. Zem\u00ebrimi hyjnor nuk vonoi t\u00eb vepronte n\u00eb rrethinat e Olimpit, t\u00eb cilat vuajt\u00ebn nga that\u00ebsira e bresh\u00ebri, q\u00eb i shkat\u00ebrruan prodhimet e tyre. Fshatar\u00ebt e kuptuan se d\u00ebbimi i shenjtit kishte sjell\u00eb k\u00ebto pasoja, ndaj nd\u00ebrhyn\u00eb tek autoritetet, q\u00eb t\u00eb lejonin kthimin e Dionisit dhe murgjve t\u00eb tij dhe q\u00eb t\u2019i ofroheshin t\u00ebr\u00eb leht\u00ebsit\u00eb q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrtonte kish\u00ebn dhe manastirin, si bekim i Per\u00ebndis\u00eb p\u00ebr krahin\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Dionisi u kthye n\u00eb Olimp dhe jetoi i t\u00ebrhequr n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb. Kur ishte n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb thyer, n\u00eb koh\u00ebn q\u00eb gjendej p\u00ebr nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb manastirin e malit Dhimitriadh, u s\u00ebmur dhe parandjeu or\u00ebn e tij t\u00eb fundit. U kthye n\u00eb malin Olimp dhe u transmetoi dishepujve t\u00eb tij m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs s\u00eb tij dhe tradit\u00ebn e Malit t\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p>Fjeti n\u00eb paqe me lutje n\u00eb goj\u00eb, m\u00eb 23 janar 1541.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli &#8211; Martiri i lumur dhe i lavdish\u00ebm i Krishtit, Klementi, lindi n\u00eb qytetin e Ankir\u00ebs n\u00eb Galati. Ishte bir i nj\u00eb ati pagan dhe i nj\u00eb n\u00ebne t\u00eb krishter\u00eb, Efrosina, e cila, para se t\u00eb vdiste, i profetizoi se do t\u00eb provonte vuajtje t\u00eb gjata e \u00e7njer\u00ebzore p\u00ebr Zotin. U bir\u00ebsua nga nj\u00eb grua e shenjt\u00eb dhe<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":28303,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg","fifu_image_alt":"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp.","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-28301","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli &#8211; Martiri i lumur dhe i lavdish\u00ebm i Krishtit, Klementi, lindi n\u00eb qytetin e Ankir\u00ebs n\u00eb Galati. Ishte bir i nj\u00eb ati pagan dhe i nj\u00eb n\u00ebne t\u00eb krishter\u00eb, Efrosina, e cila, para se t\u00eb vdiste, i profetizoi se do t\u00eb provonte vuajtje t\u00eb gjata e \u00e7njer\u00ebzore p\u00ebr Zotin. U bir\u00ebsua nga nj\u00eb grua e shenjt\u00eb dhe\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-22T23:00:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"10 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp.\",\"datePublished\":\"2021-01-22T23:00:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/\"},\"wordCount\":1948,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/\",\"name\":\"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-22T23:00:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg\",\"width\":\"706\",\"height\":\"1024\",\"caption\":\"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli &#8211; Martiri i lumur dhe i lavdish\u00ebm i Krishtit, Klementi, lindi n\u00eb qytetin e Ankir\u00ebs n\u00eb Galati. Ishte bir i nj\u00eb ati pagan dhe i nj\u00eb n\u00ebne t\u00eb krishter\u00eb, Efrosina, e cila, para se t\u00eb vdiste, i profetizoi se do t\u00eb provonte vuajtje t\u00eb gjata e \u00e7njer\u00ebzore p\u00ebr Zotin. U bir\u00ebsua nga nj\u00eb grua e shenjt\u00eb dhe","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-01-22T23:00:17+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"10 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp.","datePublished":"2021-01-22T23:00:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/"},"wordCount":1948,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/","name":"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg","datePublished":"2021-01-22T23:00:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809472383_4cbc7b5b04_b.jpg","width":"706","height":"1024","caption":"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/23\/deshmoret-klimi-klementi-i-angires-dhe-agathangjeli-oshenar-dionisi-ne-olimp-3\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"D\u00ebshmor\u00ebt Klimi (Klementi) i Angir\u00ebs dhe Agathangjeli. Osh\u00ebnar Dionisi n\u00eb Olimp."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28301","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28301"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28301\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28302,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28301\/revisions\/28302"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28303"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28301"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28301"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28301"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}