{"id":28294,"date":"2021-01-22T00:00:10","date_gmt":"2021-01-21T23:00:10","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=28294"},"modified":"2021-01-07T13:07:07","modified_gmt":"2021-01-07T12:07:07","slug":"apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/","title":{"rendered":"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Timotheu lindi n\u00eb Listra, qytet romak i provinc\u00ebs s\u00eb Likaonis\u00eb (Azi e Vog\u00ebl). I ati ishte pagan, nd\u00ebrsa n\u00ebna judease, e quajtur Efniki. N\u00ebna dhe gjyshja e Timotheut, Loida, e rrit\u00ebn me p\u00ebrkushtim dhe dashuri p\u00ebr Shkrimet e Shenjta. T\u00eb dyja grat\u00eb ishin kthyer n\u00eb Krishterim nga apostulli i madh Pavli gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Listra (45). Kur erdhi p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet, disa vite m\u00eb von\u00eb (rreth 50), ai e gjeti Timotheun e ri plot zell dhe admirim p\u00ebr betejat dhe vuajtjet q\u00eb apostulli kishte duruar p\u00ebr Emrin e Krishtit. Me porosi t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb Listr\u00ebs dhe t\u00eb Ikoniumit, Pavli e pag\u00ebzoi, vuri duart mbi t\u00eb dhe e b\u00ebri shok n\u00eb veprat e tij dhe dishepull t\u00eb tij t\u00eb preferuar. Ai e quan: \u201cBiri im fort i dashur\u201d (I dhe II Tim. 1) dhe d\u00ebshmitar t\u00eb tij n\u00eb kisha, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cSe si bir me t\u00eb atin, punoi bashk\u00eb me mua p\u00ebr ungjillin\u201d (Fil. 2.22). Megjith\u00ebse porosia e Ligjit u shkat\u00ebrrua me Hirin, apostulli e rrethpreu dishepullin e tij t\u00eb ri, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb predikonte te judenjt\u00eb n\u00eb sinagogat e tyre, si dhe n\u00eb sheshe te pagan\u00ebt. I but\u00eb, i vet\u00ebp\u00ebrmbajtur, model i bindjes dhe i p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb, sh\u00ebn Timotheu tregoi zell t\u00eb palodhur n\u00eb predikim, si ushtar i mir\u00eb i Krishtit (II Tim. 2.3). Ai ishte p\u00ebrfaq\u00ebsues i apostujve dhe instrument energjik i Hirit n\u00eb qeverisjen e Kishave t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, p\u00ebr ndreqjen e zakoneve dhe p\u00ebr ruajtjen e m\u00ebsimit t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga Ikoniumi Timotheu shkoi me Pavlin n\u00eb Frigji dhe Galati, e ndihmoi n\u00eb \u00e7do vend me predikim dhe lutje; pastaj, pas nj\u00eb vizioni qiellor, shkuan n\u00eb Maqedoni, predikuan Ungjillin n\u00eb Selanik dhe Veria, ku Timotheu q\u00ebndroi me sh\u00ebn Sil\u00ebn (Silvani), nd\u00ebrsa Pavli u kthye n\u00eb Athin\u00eb. Pas nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, Timotheu shkoi t\u00eb takonte apostull Pavlin, p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb lajmin e trishtuesh\u00ebm t\u00eb kund\u00ebrshtimit t\u00eb t\u00ebrbuar t\u00eb judenjve t\u00eb Selanikut, dhe u kthye atje q\u00eb t\u00eb forconte dhe t\u00eb ngush\u00ebllonte besimtar\u00ebt (I Thes. 3.1-5). Kur e kreu k\u00ebt\u00eb mision, nxitoi t\u00eb arrinte Pavlin n\u00eb Korinth, p\u00ebr t\u00eb punuar me t\u00eb p\u00ebr kthimin e qytetit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pastaj, si q\u00ebndroi me m\u00ebsuesin e tij p\u00ebr nj\u00eb vit e gjysm\u00eb n\u00eb Efes, n\u00eb mitropolin\u00eb e Azis\u00eb, u d\u00ebrgua s\u00ebrish n\u00eb Korinth, p\u00ebr t\u2019iu kujtuar besimtar\u00ebve parimet e jet\u00ebs ungjillore. Meq\u00eb korinthian\u00ebt u rebeluan, me nxitjet e dishepullit t\u00eb tij, sh\u00ebn Pavli vendosi p\u00ebr d\u00ebrgimin e Titit, mori Timotheun me vete p\u00ebr nj\u00eb mision t\u00eb ri n\u00eb Maqedoni, hartoi duke bashk\u00ebpunuar me t\u00eb letr\u00ebn e tij t\u00eb dyt\u00eb drejtuar korinthian\u00ebve dhe erdhi vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb punuar p\u00ebr drejtimin dhe udh\u00ebzimin shpirt\u00ebror t\u00eb besimtar\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur apostull Pavli nd\u00ebrmori udh\u00ebtimin e tij t\u00eb fundit drejt Jerusalemit, q\u00eb t\u00eb sillte frytet e ndihmave t\u00eb grumbulluara n\u00eb t\u00eb gjitha kishat, p\u00ebr t\u2019u ardhur n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve t\u00eb Qytetit t\u00eb shenjt\u00eb (Vep. 20), sh\u00ebn Timotheu ishte shoq\u00ebrues i tij. Ai ishte i pranish\u00ebm n\u00eb arrestimin e Pavlit (Vep. 22 etj.), e ndoqi n\u00eb Qesari dhe n\u00eb Rom\u00eb, kur u kap rob p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb; por prej andej Pavli e d\u00ebrgoi me mision pran\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Filipis\u00eb (Fil. 219-24). E arriti n\u00eb Lindje dhe, me t\u2019u liruar, e vendosi p\u00ebrfundimisht n\u00eb krye t\u00eb kish\u00ebs s\u00eb Efesit, duke i rekomanduar t\u00eb organizonin adhurimin dhe jet\u00ebn e krishter\u00eb, t\u00eb luftonin m\u00ebsuesit e rrem\u00eb, t\u00eb zgjidhnin me dallueshm\u00ebri an\u00ebtar\u00ebt e hierarkis\u00eb kishtare dhe t\u00eb \u00e7onin n\u00eb \u00e7do koh\u00eb grigj\u00ebn e Krishtit n\u00eb paqe, mir\u00ebkuptim dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb (I Tim.). N\u00eb nj\u00eb let\u00ebr t\u00eb dyt\u00eb, d\u00ebrguar nga apostulli i burgosur n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb prag t\u00eb vdekjes, ai e fton dishepullin e tij besnik, t\u2019i shkonte pran\u00eb n\u00eb \u00e7astet e tij t\u00eb fundit (II Tim. 4.8). Timotheu u arrestua, por u lirua shpejt (Hebr. 12.23). U kthye n\u00eb dioqez\u00ebn e tij pas vdekjes s\u00eb apostullit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Thuhet se n\u00eb Efes takoi sh\u00ebn Joan Theologun, prej t\u00eb cilit mori nj\u00eb tepri hiri dhe ndri\u00e7im shpirt\u00ebror dhe, kur apostulli i dashur u internua n\u00eb Patmos, ai e qeverisi Kish\u00ebn duke p\u00ebrmbledhur brenda vetes s\u00eb tij frym\u00ebn e sh\u00ebn Joanit dhe at\u00eb t\u00eb sh\u00ebn Pavlit. Nj\u00eb dit\u00eb, kur pagan\u00ebt e qytetit p\u00ebrgatiteshin t\u00eb kremtonin nj\u00eb nga festat e tyre t\u00eb ndyra, t\u00eb cilat p\u00ebrfundonin gjithmon\u00eb n\u00eb orgji dhe vrasje, sh\u00ebn Timotheu tentoi t\u00eb nd\u00ebrhynte q\u00eb t\u00eb ktheheshin n\u00eb sht\u00ebpi. Por ata ishin b\u00ebr\u00eb si bisha t\u00eb egra, ndaj u sul\u00ebn mbi t\u00eb dhe e rrah\u00ebn. Dishepujt e apostullit mezi mund\u00ebn t\u2019ua rr\u00ebmbenin shenjtin nga duart dhe, gjysm\u00eb t\u00eb vdekur, e hip\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb lart\u00eb atje ngjitur, ku dhe fjeti n\u00eb paqe.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Trupi i sh\u00ebn Timotheut u varros af\u00ebr varrit t\u00eb sh\u00ebn Joanit dhe shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, m\u00eb 356, lipsani i tij u transferua solemnisht n\u00eb Konstandinopoj\u00eb nga sh\u00ebn Artemi (20 tetor), me ato t\u00eb ungjillor\u00ebve Andrea dhe Lluka, p\u00ebr t\u2019u vendosur n\u00eb kish\u00ebn e Apostujve t\u00eb Shenjt\u00eb. Kreu atje shum\u00eb mrekulli, derisa kryq\u00ebzatat latine i vodh\u00ebn gjat\u00eb pla\u00e7kitjes s\u00eb qytetit, m\u00eb 1204.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload aligncenter\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27485%27%20height%3D%27703%27%20viewBox%3D%270%200%20485%20703%27%3E%3Crect%20width%3D%27485%27%20height%3D%27703%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50809452253_f30535425c_b.jpg\" width=\"485\" height=\"703\" \/><\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Martiri i lavdish\u00ebm i Krishtit, Anastasi, lindi n\u00eb Persi dhe ishte biri i nj\u00eb magjistari, n\u00eb koh\u00ebn kur mbreti pers, Kosroi, pushtoi Palestin\u00ebn, grabiti qytetin e shenjt\u00eb t\u00eb Jerusalemit dhe mori me vete Kryqin e \u00e7muar e jet\u00ebb\u00ebr\u00ebs t\u00eb Shp\u00ebtimtarit (614). Pasi u lirua nga sh\u00ebrbimi ushtarak, djali i ri, i cili at\u00ebher\u00eb quhej Magundat, m\u00ebsoi p\u00ebr mrekullit\u00eb e shumta q\u00eb Trofeu i shenjt\u00eb kryente kudo q\u00eb shkonte dhe n\u00eb zem\u00ebr i ishte ndezur zjarri q\u00eb Krishti erdhi t\u00eb p\u00ebrhapte n\u00eb bot\u00eb; ndaj pyeste me etje t\u00eb krishter\u00ebt q\u00eb t\u2019i shpjegonin misterin e Jisu Krishtit, Birit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb u b\u00eb njeri dhe vdiq mbi Kryq p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb. T\u00ebr\u00eb qenien e tij e p\u00ebrshkoi dashuria e Krishtit, hoqi dor\u00eb nga t\u00eb mirat, i braktisi prind\u00ebrit dhe atdheun dhe shkoi n\u00eb Hierafi, n\u00eb Siri, te nj\u00eb argjendar persian, i cili ishte i krishter\u00eb, dhe i k\u00ebrkoi t\u00eb pag\u00ebzohej sa m\u00eb shpejt. Duke qen\u00eb se bujtinari po vononte nga frika e pers\u00ebve, i riu shkoi p\u00ebr t\u2019u lutur i vet\u00ebm n\u00eb kish\u00eb. K\u00ebtu, skenat e martirizimit t\u00eb paraqitura n\u00ebp\u00ebr mure nxit\u00ebn tek ai d\u00ebshir\u00ebn e zjarrt\u00eb p\u00ebr p\u00ebrsosm\u00ebrin\u00eb me an\u00eb t\u00eb sakrifikimit me gjak. Si dreri i etur q\u00eb vrapon drejt burimit t\u00eb uj\u00ebrave, ai shkoi n\u00eb Jerusalem dhe u pag\u00ebzua nga patriarku, sh\u00ebn Modesti (kujtohet m\u00eb 16 dhjetor), me emrin Anastas (ngjallje).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prej andej, u b\u00eb murg n\u00eb manastirin fqinj t\u00eb Sh\u00ebn Anastasit. Igumeni Justin e besoi te nj\u00ebri prej murgjve m\u00eb t\u00eb vjet\u00ebr dhe k\u00ebshtu i riu m\u00ebsoi me shpejt\u00ebsi gjuh\u00ebn greke, m\u00ebsoi Psaltirin p\u00ebrmend\u00ebsh dhe u tregua i p\u00ebrsosur n\u00eb t\u00eb gjitha virtytet murg\u00ebrore, madje q\u00eb para se t\u00eb vishte skim\u00ebn murg\u00ebrore. Kur u qeth murg, punoi p\u00ebr 7 vjet me zell t\u00eb pashuar p\u00ebr pastrimin e shpirtit t\u00eb tij dhe u sh\u00ebrbente v\u00ebllez\u00ebrve. Kryente dy sh\u00ebrbime n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, at\u00eb t\u00eb kuzhinierit dhe at\u00eb t\u00eb kopshtarit, dhe ishte i pari n\u00eb t\u00eb gjitha sh\u00ebrbesat hyjnore, d\u00ebgjonte me v\u00ebmendje dhe lot detajet e jet\u00ebs s\u00eb shenjtor\u00ebve dhe luft\u00ebrat e martir\u00ebve, duke iu lutur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, q\u00eb ta b\u00ebnte t\u00eb denj\u00eb edhe at\u00eb p\u00ebr palm\u00ebn e fitores.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ishte Pashk\u00eb. Nj\u00eb nat\u00eb iu shfaq nj\u00eb njeri i ardhur nga qielli, i cili i dha t\u00eb pinte n\u00eb nj\u00eb kup\u00eb t\u00eb \u00e7muar me ver\u00eb t\u00eb shijshme. Ia tregoi k\u00ebt\u00eb vizion atit t\u00eb tij shpirt\u00ebror dhe, i siguruar se kjo ishte nj\u00eb ftes\u00eb hyjnore p\u00ebr t\u2019u ofruar n\u00eb martirizim, u kungua me Misteret e Shenjta dhe e braktisi n\u00eb fsheht\u00ebsi manastirin, p\u00ebr t\u00eb shkuar n\u00eb Qesari t\u00eb Palestin\u00ebs, qytet i cili ndodhej n\u00ebn pushtimin pers. Aty dalloi disa ushtar\u00eb q\u00eb praktikonin magjit\u00eb dhe i qortoi pa frik\u00eb, duke u treguar se edhe ai ishte me origjin\u00eb perse, dhe dikur ishte g\u00ebnjyer nga magjit\u00eb e demon\u00ebve, por e gjeti drit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe u b\u00eb i krishter\u00eb. N\u00eb fillim pers\u00ebt u befasuan nga guximi i tij, nd\u00ebrsa m\u00eb pas iu turr\u00ebn eg\u00ebrsisht dhe e nxor\u00ebn para qeveritarit Marzaban. Por Anastasi i p\u00ebrs\u00ebriste bes\u00ebn e tij dhe nuk u ep para premtimeve dhe k\u00ebrc\u00ebnimeve me vdekje, ndaj e lidh\u00ebn me zinxhir\u00eb dhe e d\u00ebnuan t\u00eb transportonte gur\u00eb n\u00eb k\u00ebshtjell\u00eb. Ushtar\u00ebt pers\u00eb e fyenin me sharje dhe e godisnin, por, duke par\u00eb se shenjti nuk p\u00ebrkulej, ia shqyen rrobat, ia shkul\u00ebn mjekr\u00ebn, duke e trajtuar si t\u00eb \u00e7mendur dhe tradhtar, nd\u00ebrsa shenjti g\u00ebzohej q\u00eb po vuante p\u00ebr Krishtin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi e mor\u00ebn n\u00eb pyetje p\u00ebr her\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, s\u00ebrish pa sukses, u dor\u00ebzua p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb vuajtje. Refuzoi t\u00eb lidhej apo t\u00eb mbahej nga rojat dhe duroi pa b\u00ebr\u00eb z\u00eb goditjet dhe, nd\u00ebrsa e k\u00ebrc\u00ebnonin se do ta d\u00ebrgonin para mbretit p\u00ebr nj\u00eb vdekje t\u00eb sigurt, ai u p\u00ebrgjigj: \u201cP\u00ebrse ta kem frik\u00eb? I vdeksh\u00ebm si ti \u00ebsht\u00eb. K\u00eb duhet t\u00eb kem frik\u00eb, at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb i vdeksh\u00ebm si ti, apo Krishtin, q\u00eb b\u00ebri qiellin dhe tok\u00ebn?\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur igumeni i manastirit m\u00ebsoi p\u00ebr torturat e Anastasit, i k\u00ebrkoi gjith\u00eb v\u00ebllaz\u00ebris\u00eb t\u00eb lutej p\u00ebr t\u00eb dhe i d\u00ebrgoi dy v\u00ebllez\u00ebr, q\u00eb t\u2019i ndodheshin pran\u00eb dhe t\u00eb sh\u00ebnonin t\u00ebr\u00eb detajet e luft\u00ebs s\u00eb tij. Edhe pse i prangosur n\u00eb qeli bashk\u00eb me nj\u00eb keqb\u00ebr\u00ebs, shenjti ruante me mundim t\u00eb madh kanonin e tij, dhe t\u00eb burgosurit pan\u00eb engj\u00ebj t\u00eb ndritsh\u00ebm q\u00eb i q\u00ebndronin pran\u00eb dhe e temjanisnin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur po p\u00ebrgatiteshin ta d\u00ebrgonin te mbreti, t\u00eb krishter\u00ebt e qytetit arrit\u00ebn ta nxirrnin nga burgu, q\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb kish\u00eb p\u00ebr vigjiljen e Lart\u00ebsimit t\u00eb Kryqit (14 shtator). Kur besimtar\u00ebt e pan\u00eb shenjtin, vrapuan drejt tij, i k\u00ebrkuan bekimin dhe lutjet dhe kremtuan s\u00eb bashku gjat\u00eb gjith\u00eb nat\u00ebs, me himne e ngaz\u00ebllim, p\u00ebr fest\u00ebn e tij, si dhe p\u00ebr at\u00eb t\u00eb Kryqit t\u00eb shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Persi, Anastasi dhe eskorta ndaluan n\u00eb nj\u00eb qytez\u00eb t\u00eb Asiris\u00eb, Betsaloe, n\u00eb pritje t\u00eb urdhrave t\u00eb mbretit. E mor\u00ebn p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb pyetje, por m\u00eb kot, ndaj e shtrin\u00eb me kurriz, ia kap\u00ebn k\u00ebmb\u00ebn me dy copa druri q\u00eb dy burra i t\u00ebrhiqnin derisa t\u2019i thyheshin kockat dhe e var\u00ebn nga nj\u00ebra dor\u00eb, duke i lidhur n\u00eb tjetr\u00ebn nj\u00eb gur t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Por, i forcuar nga Hiri, shenjti i p\u00ebrballonte t\u00eb gjitha k\u00ebto vuajtje me durim, si qenie e patrup. Pas 15 dit\u00ebsh keqtrajtimesh t\u00eb tilla, erdhi vendimi me vdekje nga mbreti. M\u00eb par\u00eb mbyt\u00ebn nj\u00eb nga nj\u00eb 72 t\u00eb krishter\u00eb; dhe kur i erdhi radha atij, u shpreh se e vetmja gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn i vinte keq ishte q\u00eb do t\u00eb kishte nj\u00eb vdekje jo dhe aq mizore nga dashuria p\u00ebr Krishtin. E mbyt\u00ebn edhe at\u00eb dhe pastaj i pren\u00eb kok\u00ebn, m\u00eb 22 janar 628. Murgjit q\u00eb e kishin shoq\u00ebruar, e blen\u00eb trupin e tij dhe e varros\u00ebn diku n\u00eb af\u00ebrsi t\u00eb manastirit t\u00eb Sh\u00ebn Sergjit, q\u00eb u quajt m\u00eb von\u00eb Sergiopolis; tunik\u00ebn e tij e \u00e7uan n\u00eb Palestin\u00eb, ku kryente mjaft mrekulli. Lipsani i tij i \u00e7muar u transferua m\u00eb pas n\u00eb Palestin\u00eb dhe pastaj n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, ku perandoresha Irini ngriti nj\u00eb kish\u00eb p\u00ebr nder t\u00eb tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t &#8211; Sh\u00ebn Timotheu lindi n\u00eb Listra, qytet romak i provinc\u00ebs s\u00eb Likaonis\u00eb (Azi e Vog\u00ebl). I ati ishte pagan, nd\u00ebrsa n\u00ebna judease, e quajtur Efniki. N\u00ebna dhe gjyshja e Timotheut, Loida, e rrit\u00ebn me p\u00ebrkushtim dhe dashuri p\u00ebr Shkrimet e Shenjta. T\u00eb dyja grat\u00eb ishin kthyer n\u00eb Krishterim nga apostulli i madh Pavli gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Listra<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":28296,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg","fifu_image_alt":"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani.","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-28294","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t &#8211; Sh\u00ebn Timotheu lindi n\u00eb Listra, qytet romak i provinc\u00ebs s\u00eb Likaonis\u00eb (Azi e Vog\u00ebl). I ati ishte pagan, nd\u00ebrsa n\u00ebna judease, e quajtur Efniki. N\u00ebna dhe gjyshja e Timotheut, Loida, e rrit\u00ebn me p\u00ebrkushtim dhe dashuri p\u00ebr Shkrimet e Shenjta. T\u00eb dyja grat\u00eb ishin kthyer n\u00eb Krishterim nga apostulli i madh Pavli gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Listra\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-21T23:00:10+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani.\",\"datePublished\":\"2021-01-21T23:00:10+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/\"},\"wordCount\":2119,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/\",\"name\":\"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-21T23:00:10+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\",\"caption\":\"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t &#8211; Sh\u00ebn Timotheu lindi n\u00eb Listra, qytet romak i provinc\u00ebs s\u00eb Likaonis\u00eb (Azi e Vog\u00ebl). I ati ishte pagan, nd\u00ebrsa n\u00ebna judease, e quajtur Efniki. N\u00ebna dhe gjyshja e Timotheut, Loida, e rrit\u00ebn me p\u00ebrkushtim dhe dashuri p\u00ebr Shkrimet e Shenjta. T\u00eb dyja grat\u00eb ishin kthyer n\u00eb Krishterim nga apostulli i madh Pavli gjat\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb tij n\u00eb Listra","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-01-21T23:00:10+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani.","datePublished":"2021-01-21T23:00:10+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/"},"wordCount":2119,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/","name":"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg","datePublished":"2021-01-21T23:00:10+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810193016_a82860f17b_b.jpg","width":"662","height":"960","caption":"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/22\/apostull-timotheu-nga-te-70-t-oshenar-deshmor-anastas-persiani\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Apostull Timotheu nga t\u00eb 70-t. Osh\u00ebnar d\u00ebshmor Anastas Persiani."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28294","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28294"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28294\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28295,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28294\/revisions\/28295"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28296"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28294"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28294"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28294"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}