{"id":28287,"date":"2021-01-21T00:00:15","date_gmt":"2021-01-20T23:00:15","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=28287"},"modified":"2021-01-07T12:59:55","modified_gmt":"2021-01-07T11:59:55","slug":"oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/","title":{"rendered":"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi."},"content":{"rendered":"<p style=\"text-align: justify;\">\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Osh\u00ebnar Maksimi lindi m\u00eb 580, n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr familjet fisnike t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. I pajisur me inteligjenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe aft\u00ebsi t\u00eb rralla p\u00ebr spekulime t\u00eb larta filozofike, ai mbaroi shk\u00eblqyesh\u00ebm studimet dhe hyri n\u00eb karrier\u00ebn politike. Pas ardhjes s\u00eb tij n\u00eb fron, m\u00eb 610, perandori Irakli, duke \u00e7muar intelektin dhe virtytet e tij t\u00eb krishtera, e caktoi Maksimin sekretarin e tij t\u00eb par\u00eb. Nderet, pushteti dhe pasurit\u00eb nuk mund\u00ebn t\u00eb shuanin tek ai d\u00ebshir\u00ebn q\u00eb kishte q\u00eb prej rinis\u00eb, t\u00eb b\u00ebnte nj\u00eb jet\u00eb sipas filozofis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Vet\u00ebm pas 3 vjet\u00ebsh, la detyr\u00ebn q\u00eb kishte, nderet e kota t\u00eb bot\u00ebs dhe u b\u00eb murg n\u00eb manastirin e Hyjlind\u00ebses n\u00eb Krisopol, pran\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. I p\u00ebrgatitur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqshme p\u00ebr betej\u00ebn shpirt\u00ebrore n\u00ebp\u00ebrmjet studimit t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe t\u00eb Et\u00ebrve, ai p\u00ebrparoi me shpejt\u00ebsi n\u00eb shkall\u00ebn e virtyteve, drejt papasionshm\u00ebris\u00eb s\u00eb lumur. Urt\u00ebsisht zot\u00ebronte vrullet e d\u00ebshir\u00ebs me vet\u00ebp\u00ebrmbajtjen, inatin me but\u00ebsin\u00eb dhe, duke e \u00e7liruar k\u00ebshtu shpirtin nga tirania e pasioneve, ushqente mendjen me lutje, duke u lart\u00ebsuar paq\u00ebsisht drejt lart\u00ebsive t\u00eb soditjes. N\u00eb heshtjen e qelis\u00eb, i zhytur n\u00eb humner\u00ebn e zemr\u00ebs s\u00eb tij, mendonte Misterin e madh t\u00eb Shp\u00ebtimit ton\u00eb sipas t\u00eb cilit Fjala e Per\u00ebndis\u00eb, e nxitur nga dashuria e pafund p\u00ebr njer\u00ebzit, bashk\u00ebzbriti q\u00eb t\u00eb bashkohej me natyr\u00ebn ton\u00eb, q\u00eb u nda nga Per\u00ebndia dhe u nda brenda vetes nga dashuria egoiste p\u00ebr veten, q\u00eb ta sillte n\u00eb bashkim, q\u00eb t\u00eb mbret\u00ebronte mes njer\u00ebzve bashkimi, harmonia e dashuris\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrore, dhe t\u2019u hapte udh\u00ebt e bashkimit me Per\u00ebndin\u00eb, sepse Per\u00ebndia \u00ebsht\u00eb dashuri (I Joan 4.16).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi kaloi nj\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7ar n\u00eb hezikia, u vendos me dishepullin e tij, Athanasin, n\u00eb manastirin e vog\u00ebl t\u00eb Sh\u00ebn Gjergjit, n\u00eb Kizik\u00eb, dhe filloi t\u00eb hartonte veprat e tij t\u00eb para: ligj\u00ebrata asketike p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr pasioneve, p\u00ebr lutjen, papasionshm\u00ebrin\u00eb dhe dashurin\u00eb e shenjt\u00eb. Por m\u00eb 626, ofensiva e avar\u00ebve dhe e pers\u00ebve drejt Konstandinopoj\u00ebs, e cila u shtyp fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb mrekullueshme t\u00eb Hyjlind\u00ebses, i detyroi murgjit t\u00eb shp\u00ebrndaheshin. P\u00ebrpara Maksimit shpalosej nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e re jetese. Q\u00eb tani e tutje, me sjelljen dhe shkrimet e tij duhej t\u00eb d\u00ebshmonte p\u00ebr dashurin\u00eb hyjnore n\u00eb bot\u00ebn bizantine q\u00eb ishte n\u00eb buz\u00eb t\u00eb katastrof\u00ebs pas sulmeve t\u00eb pers\u00ebve. Q\u00ebndroi p\u00ebr disa koh\u00eb n\u00eb Kret\u00eb, ku filloi betej\u00ebn n\u00eb mbrojtje t\u00eb Besimit Orthodhoks, duke u p\u00ebrballur me theolog\u00ebt monofizit\u00eb, pastaj n\u00eb Qipro dhe n\u00eb vitin 632 u vendos n\u00eb Kartagjen\u00eb, ku njohu dhe iu n\u00ebnshtrua drejtimit shpirt\u00ebror t\u00eb sh\u00ebn Sofronit (11 mars), njoh\u00ebs i madh i tradit\u00ebs monakale dhe theolog i njohur p\u00ebr Orthodhoksin\u00eb, i cili q\u00ebndroi n\u00eb manastirin e Efkrat\u00ebs me murgj t\u00eb tjer\u00eb, strehuar n\u00eb Palestin\u00eb pas marrjes s\u00eb Jerusalemit nga pers\u00ebt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe (626-634), para se t\u00eb fillonte luft\u00ebn p\u00ebr besimin, sh\u00ebn Maksimi arriti t\u00eb thellonte, si askush tjet\u00ebr m\u00eb par\u00eb, doktrin\u00ebn e hyjnizimit, duke ekspozuar themelet filozofike dhe theologjike t\u00eb jet\u00ebs shpirt\u00ebrore. N\u00eb ligj\u00ebrata t\u00eb thella e t\u00eb nd\u00ebrlikuara p\u00ebr pasazhet e v\u00ebshtira t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb, p\u00ebr problematikat e ngritura nga sh\u00ebn Dionis Areopagjiti dhe sh\u00ebn Grigor Theologu dhe p\u00ebr Liturgjin\u00eb, ai hartoi nj\u00eb sintez\u00eb madh\u00ebshtore theologjike sipas s\u00eb cil\u00ebs njeriu, i vendosur nga Per\u00ebndia n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb prift i nj\u00eb liturgjie kozmike, \u00ebsht\u00eb thirrur t\u00eb mbledh\u00eb arsyet e t\u00eb gjitha qenieve p\u00ebr t\u2019ia ofruar Fjal\u00ebs hyjnore, Kryetarit t\u00eb tyre, n\u00eb nj\u00eb shk\u00ebmbim dashurie t\u00eb lir\u00eb; n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, duke p\u00ebrmbushur planin p\u00ebr t\u00eb cilin ai u krijua, p\u00ebr bashkimin e tij me Per\u00ebndin\u00eb, e sjell mbar\u00eb universin n\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebri n\u00eb Krishtin, Per\u00ebndi-njeriun.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Q\u00eb prej ngjitjes n\u00eb fron, Irakliu ishte p\u00ebrpjekur t\u00eb riorganizonte Perandorin\u00eb Bizantine q\u00eb po l\u00ebkundej dhe t\u00eb p\u00ebrgatiste nj\u00eb sulm kund\u00ebr pers\u00ebve n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb serie reformash administrative dhe ushtarake dhe, sidomos, t\u00eb vendoste unitetin mes t\u00eb krishter\u00ebve, q\u00eb t\u00eb shmangte kthimin e monofizit\u00ebve drejt pers\u00ebve ose arab\u00ebve. Patriarku i Konstandinopoj\u00ebs, Sergji, i cili u ngarkua nga perandori t\u00eb gjente p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim nj\u00eb formul\u00eb dogmatike kompromisi, q\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqte monofizit\u00ebt pa mohuar Sinodin e Kalqedonis\u00eb, propozoi doktrin\u00ebn e Monoenergjizmit, sipas s\u00eb cil\u00ebs natyra njer\u00ebzore e Krishtit do t\u00eb kishte qen\u00eb pasive dhe neutrale, pa energji vetjake, duke u absorbuar nga energjia e Fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. N\u00eb fakt, b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb lloj monofizitizmi t\u00eb maskuar, ku z\u00ebvend\u00ebsohej termi natyr\u00eb me at\u00eb energji. M\u00eb 630, perandori em\u00ebroi Kirin e Fasisit patriark t\u00eb Aleksandris\u00eb, me mision t\u00eb realizonte bashkimin me monofizit\u00ebt, q\u00eb ishin t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb Egjipt.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me t\u2019u n\u00ebnshkruar bashkimi (633), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb tavernat e Aleksandris\u00eb populli mburrej se i kishte mundur kalqedonasit n\u00eb \u00e7\u00ebshtjen monofizite, sh\u00ebn Sofroni ngriti z\u00ebrin i vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbrojtur t\u00eb dyja natyrat e Krishtit. Ai u kthye n\u00eb Aleksandri pran\u00eb Kirit dhe, ngaq\u00eb donte t\u00eb evitonte luft\u00ebn e hapur, e d\u00ebrgoi te Sergji n\u00eb Konstandinopoj\u00eb. Pas diskutimeve t\u00eb gjata pa rezultat konkret, Sofronit iu ndalua t\u00eb debatonte m\u00eb tej p\u00ebr natyrat dhe energjit\u00eb. Shkoi n\u00eb Palestin\u00eb, ku u prit nga populli si mbrojt\u00ebsi i Orthodhoksis\u00eb dhe u zgjodh patriark i Jerusalemit, pik\u00ebrisht kur arab\u00ebt pushtuan vendin dhe nis\u00ebn nj\u00eb kalvar pushtimesh, q\u00eb do ta vinin m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb perandorin\u00eb n\u00eb rrezik. Me t\u2019u zgjedhur, Sofroni botoi nj\u00eb let\u00ebr enciklike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn sakt\u00ebsonte se \u00e7do natyr\u00eb kishte energjin\u00eb e saj vetjake, nj\u00eb \u00ebsht\u00eb Personi i Krishtit, por dy jan\u00eb natyrat e Tij dhe veprimet (energjit\u00eb).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb k\u00ebsaj kohe sh\u00ebn Maksimi ishte n\u00eb Kartagjen\u00eb, por hyri fshehurazi n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb dogmatike p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur atin e tij shpirt\u00ebror dhe, duke respektuar faktin se ishte ndaluar t\u00eb fliste p\u00ebr t\u00eb dyja energjit\u00eb, ai tregoi me fines\u00eb se \u201cKrishti vepron njer\u00ebzisht at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb hyjnore me mrekullit\u00eb e Tij, dhe hyjnisht at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzore, n\u00eb P\u00ebsimin e Tij jet\u00ebdh\u00ebn\u00ebs\u201d. Por m\u00eb 638, kur Irakliu publikoi nj\u00eb edikt (Ekthesin), ku konfirmonte ndalimin e diskutimit p\u00ebr t\u00eb dyja energjit\u00eb dhe i imponoi t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rr\u00ebfenin nj\u00eb vullnet t\u00eb vet\u00ebm t\u00eb Krishtit (Monotelizmi), murgut iu desh t\u00eb dilte nga streha e tij dhe t\u00eb shkonte t\u00eb rr\u00ebfente publikisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Meqen\u00ebse sh\u00ebn Sofroni vdiq n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin vit, Maksimi u pa nga t\u00eb gjith\u00eb si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi m\u00eb i autorizuar i Orthodhoksis\u00eb. Ashtu si dhe n\u00eb koh\u00ebn e sh\u00ebn Athanasit apo t\u00eb sh\u00ebn Vasilit, mbrojtja e bes\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb varej vet\u00ebm nga nj\u00eb njeri.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb nj\u00eb korrespondenc\u00eb t\u00eb gjat\u00eb drejtuar pap\u00ebs s\u00eb Rom\u00ebs, sovranit dhe njer\u00ebzve m\u00eb me influenc\u00eb t\u00eb perandoris\u00eb, dhe n\u00eb ligj\u00ebrata me thell\u00ebsi t\u00eb pashoqe, Maksimi i men\u00e7ur tregonte se Fjala e Per\u00ebndis\u00eb, nga dashuria dhe respekti i pafund p\u00ebr krijes\u00ebn e Tij, mbajti natyr\u00ebn njer\u00ebzore n\u00eb t\u00ebr\u00eb plot\u00ebsin\u00eb e Tij, pa i cenuar lirin\u00eb. I lir\u00eb p\u00ebr t\u2019u t\u00ebrhequr para P\u00ebsimit, Ai iu n\u00ebnshtrua vullnetarisht, si njeri, vullnetit dhe planit hyjnor, duke na hapur k\u00ebshtu udh\u00ebn e Shp\u00ebtimit (Matth. 26.39), me n\u00ebnshtrimin dhe bindjen. P\u00ebrsosm\u00ebrisht e bashkuar me lirin\u00eb absolute t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb Personin e Krishtit, liria njer\u00ebzore u restaurua n\u00eb l\u00ebvizjen e tij t\u00eb natyrshme drejt bashkimit me Per\u00ebndin\u00eb dhe me njer\u00ebzit e tjer\u00eb me an\u00eb t\u00eb dashuris\u00eb. At\u00eb q\u00eb p\u00ebrvoja e lutjes dhe e soditjes i kishte lejuar t\u00eb shikonte, Maksimi mundej tani ta ekspozonte, duke themeluar doktrin\u00ebn e hyjnizimit t\u00eb njeriut rreth teologjis\u00eb s\u00eb Mish\u00ebrimit. Asnj\u00eb at\u00eb tjet\u00ebr i Kish\u00ebs nuk e kishte \u00e7uar deri atje ekzaminimin e liris\u00eb njer\u00ebzore dhe t\u00eb bashkimit t\u00eb tij me Per\u00ebndin\u00eb n\u00eb Personin e Krishtit, ashtu si ndodh te shenjtor\u00ebt. Me sh\u00ebn Maksimin, doktrina Orthodhokse e Mish\u00ebrimit gjen zhvillimin e saj m\u00eb t\u00eb plot\u00eb; m\u00eb von\u00eb do t\u2019i mbetej sh\u00ebn Joan Damaskinit ta paraqiste n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb kuptueshme, p\u00ebr t\u2019ua trash\u00ebguar brezave q\u00eb do t\u00eb vinin si nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb pandryshueshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sergji i Konstandinopoj\u00ebs vdiq m\u00eb 638, dhe patriarku i ri, Pirroja, u b\u00eb promotori i zjarrt\u00eb i herezis\u00eb s\u00eb re. Sidoqoft\u00eb, me gjith\u00eb presionet, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e t\u00eb krishter\u00ebve i rezistuan zbatimit t\u00eb dekretit perandorak dhe, pak para se t\u00eb vdiste (m\u00eb 641), Irakliut iu desh t\u00eb njihte d\u00ebshtimin e politik\u00ebs s\u00eb tij fetare. Pirroja u mbulua me turp n\u00eb \u00e7astin e ndryshimit t\u00eb sovran\u00ebve dhe u arratis n\u00eb Afrik\u00eb, ku e luftoi sh\u00ebn Maksimin n\u00eb Kartagjen\u00eb, n\u00eb nj\u00eb debat publik p\u00ebr Personin e Krishtit (645). Duke e prezantuar Misterin e Shp\u00ebtimit me argumentim t\u00eb pagabuesh\u00ebm, shenjti arriti t\u2019ia b\u00ebnte t\u00eb njohura gabimet e tij patriarkut, i cili vendosi p\u00ebrfundimisht t\u00eb shkonte n\u00eb Rom\u00eb, q\u00eb t\u00eb hidhte posht\u00eb anatem\u00ebn e Monotelizmit para varrit t\u00eb Apostujve. Megjithat\u00eb, pak koh\u00eb m\u00eb pas, ai u kthye n\u00eb t\u00eb vjellat e tij dhe u largua p\u00ebr n\u00eb Raven\u00eb. Papa Theodhori e p\u00ebrjashtoi nga kungata dhe e d\u00ebnoi p\u00ebr herezi Pavlin, pasuesin e tij n\u00eb fronin e Konstandinopoj\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Si reagim kund\u00ebr k\u00ebsaj nd\u00ebrhyrjeje t\u00eb pap\u00ebs dhe duke druajtur se ndarja e hapur me Rom\u00ebn do ta r\u00ebndonte m\u00eb tep\u00ebr situat\u00ebn politike, gjithnj\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb dyshimt\u00eb pas pushtimit t\u00eb Egjiptit nga arab\u00ebt, perandori Konstanti II (641-668) publikoi Typosin (648), q\u00eb i ndalonte \u00e7do t\u00eb krishteri t\u00eb diskutonte (p\u00ebrndryshe d\u00ebnohej ashp\u00ebr) p\u00ebr t\u00eb dyja natyrat dhe dy vullnetet. Filluan, pra, t\u00eb persekutonin dhe t\u00eb p\u00ebrndiqnin orthodhoks\u00ebt, ve\u00e7an\u00ebrisht murgjit dhe miqt\u00eb e sh\u00ebn Maksimit. Shenjti shkoi n\u00eb Rom\u00eb pas pap\u00ebs Martini I (13 prill), i cili ishte i vendosur t\u00eb mbronte besimin orthodhoks dhe ishte frym\u00ebzuesi i sinodit t\u00eb Lateranos (649), i cili d\u00ebnoi Monotelizmin dhe hodhi posht\u00eb ediktin perandorak. I inatosur jasht\u00eb mase nga ky kund\u00ebrshtim, perandori d\u00ebrgoi nj\u00eb ekzark n\u00eb Rom\u00eb, pasuar nga nj\u00eb ushtri (653). Arrestuan pap\u00ebn e s\u00ebmur\u00eb dhe t\u00eb pafuqish\u00ebm dhe, pas shum\u00eb abuzimesh,e \u00e7uan n\u00eb Konstandinopoj\u00eb, ku u gjykua si kriminel, u keqtrajtua publikisht dhe prej andej u internua n\u00eb Kerson, ku vdiq n\u00eb gjendje t\u00eb mjerueshme, n\u00eb shtator t\u00eb vitit 655.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nd\u00ebrsa Maksimi u arrestua, pak para Martinit, bashk\u00eb me dishepullin e tij besnik, Anastasin, dhe me nj\u00eb tjet\u00ebr Anastas, pasues i pap\u00ebs. Ai priti shum\u00eb muaj n\u00eb burg, para se t\u00eb dilte p\u00ebr gjykim. Gjykimin e kryetarit t\u00eb Orthodhoksis\u00eb donin ta paraqisnin si proces politik; k\u00ebshtu e akuzuan se ishte ngritur kund\u00ebr pushtetit perandorak dhe se kishte favorizuar pushtimin e Egjiptit dhe t\u00eb Afrik\u00ebs nga arab\u00ebt, pastaj e akuzuan se kishte mbjell\u00eb p\u00ebr\u00e7arje n\u00eb Kish\u00eb me doktrin\u00ebn e tij. I mb\u00ebshtetur te Per\u00ebndia dhe me dashuri p\u00ebr armiqt\u00eb e tij, shenjti p\u00ebrgjigjej me qet\u00ebsi ndaj shpifjeve dhe, duke u mbrojtur se nuk rr\u00ebfente ndonj\u00eb doktrin\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, u tregua i gatsh\u00ebm m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shk\u00ebpuste kungimin me t\u00eb gjith\u00eb patriark\u00ebt dhe madje t\u00eb vdiste, sesa t\u00eb mbillte turbullira n\u00eb nd\u00ebrgjegje duke tradhtuar bes\u00ebn. E d\u00ebnuan me internim dhe u d\u00ebrgua n\u00eb Bizia (Thrak\u00eb), nd\u00ebrsa dishepulli i tij n\u00eb Perbiris dhe Anastasi tjet\u00ebr n\u00eb Misemvria, n\u00eb varf\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb skajshme, por pa e humbur g\u00ebzimin q\u00eb vuante p\u00ebr Emrin e Zotit n\u00eb pritjen e ngjalljes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur m\u00ebsoi gjat\u00eb procesit t\u00eb tij se papa i ri, Efgjeni I, ishte gati t\u00eb pranonte nj\u00eb formul\u00eb kompromisi, duke supozuar nj\u00eb energji t\u00eb tret\u00eb te Krishti, sh\u00ebn Maksimi shkroi nj\u00eb let\u00ebr dogmatike, fal\u00eb s\u00eb cil\u00ebs populli i Rom\u00ebs u revoltua dhe e detyroi pap\u00ebn ta shp\u00ebrfillte marr\u00ebveshjen perandorake. Perandori kuptoi se nuk mund t\u00eb n\u00ebnshtronte orthodhoks\u00ebt pa fituar Maksimin, prandaj d\u00ebrgoi te shenjti episkopin Theodhos dhe dy oborrtar\u00eb t\u00eb shkath\u00ebt. Vuajtjet e internimit dhe q\u00ebndrimi i gjat\u00eb n\u00eb burg nuk kishin ndikuar te Maksimi q\u00eb t\u00eb humbiste kontrollin e vetes. Me leht\u00ebsi i zmbrapsi argumentet e tyre, paraqiti edhe nj\u00eb her\u00eb doktrin\u00ebn orthodhokse dhe p\u00ebrfundoi duke nxitur mes lot\u00ebsh perandorin dhe patriarkun q\u00eb t\u00eb pendoheshin dhe t\u00eb ktheheshin n\u00eb besimin e v\u00ebrtet\u00eb. N\u00eb \u00e7do p\u00ebrgjigje, t\u00eb d\u00ebrguarit e perandorit i kund\u00ebrviheshin si bisha t\u00eb egra, e fyen dhe e mbuluan me p\u00ebshtyma.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">E transferuan n\u00eb Perberis, ku q\u00ebndroi 6 vjet i mbyllur bashk\u00eb me Anastasin, deri n\u00eb procesin e tyre t\u00eb ardhsh\u00ebm, m\u00eb 662, para patriarkut t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs dhe sinodit t\u00eb tij. E pyet\u00ebn: \u201cNga cila Kish\u00eb je ti, pra? Nga e Konstandinopoj\u00ebs? E Rom\u00ebs? E Antiokis\u00eb? E Aleksandris\u00eb? E Jerusalemit? Sepse t\u00eb gjitha jan\u00eb mbledhur me ne\u201d. Rr\u00ebfyesi u p\u00ebrgjigj: \u201cKisha katholike \u00ebsht\u00eb e drejta dhe rr\u00ebfimi shp\u00ebtimtar i bes\u00ebs n\u00eb Per\u00ebndin\u00eb e universit\u201d. I k\u00ebrc\u00ebnuar me d\u00ebnimin e madh, ai dha k\u00ebt\u00eb p\u00ebrgjigje: \u201cAi q\u00eb Per\u00ebndia caktoi para gjith\u00eb shekujve, le t\u00eb gjej\u00eb tek un\u00eb fjal\u00ebn p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb lavdin\u00eb q\u00eb kishte para gjith\u00eb shekujve!\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pasi i mallkuan dhe i ofenduan, gjykata kishtare e dor\u00ebzoi at\u00eb dhe shok\u00ebt e tij te prefekti i qytetit, i cili i d\u00ebnoi me kamxhikime dhe ua preu organet q\u00eb rr\u00ebfenin bes\u00ebn: gjuh\u00ebn dhe dor\u00ebn. Pasi i sh\u00ebtit\u00ebn n\u00ebp\u00ebr qytet t\u00eb gjakosur, i burgos\u00ebn n\u00eb k\u00ebshtjella t\u00eb ve\u00e7uara n\u00eb Kaukazin e larg\u00ebt, n\u00eb Lazik. Atje, n\u00eb mosh\u00ebn 82-vje\u00e7are, m\u00eb 13 gusht 662, sh\u00ebn Maksimi u bashkua p\u00ebrfundimisht me Fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn e deshi kaq shum\u00eb dhe kishte imituar P\u00ebsimin jet\u00ebb\u00ebr\u00ebs me rr\u00ebfimin e besimit dhe martirizimit. Tregohet se \u00e7do nat\u00eb tri llamba, simbol i Sh\u00ebn Trinis\u00eb, ndizeshin vet\u00eb mbi varrin e tij. Dora e djatht\u00eb e sh\u00ebn Maksimit nderohet n\u00eb manastirin e Sh\u00ebn Pavlit n\u00eb Malin e Shenjt\u00eb.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; D\u00ebshmor Neofiti i Nikeas &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Neofiti lindi nga prind\u00ebr t\u00eb krishter\u00eb n\u00eb Nikea n\u00eb fillim t\u00eb sundimit t\u00eb Dioklecianit (rreth 290). Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb shum\u00eb t\u00eb re tregoi virtyte t\u00eb larta dhe i nxiste f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb donin Krishtin dhe t\u00eb zbatonin porosit\u00eb e Tij. Shpesh buk\u00ebn e tij ua jepte m\u00eb t\u00eb varf\u00ebrve, dhe nj\u00eb dit\u00eb, kur ishte vet\u00ebm 9 vje\u00e7, me an\u00eb t\u00eb lutjes b\u00ebri q\u00eb t\u00eb dilte nj\u00eb burim uji dhe qum\u00ebshti, p\u00ebr t\u00eb ngopur shok\u00ebt e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pak koh\u00eb m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb nat\u00eb, kur e \u00ebma po lutej se \u00e7far\u00eb t\u00eb ardhme kishte ruajtur Per\u00ebndia p\u00ebr t\u00eb birin, nj\u00eb p\u00ebllumb zbriti nga qielli dhe q\u00ebndroi mbi shtratin e Neofitit dhe, duke marr\u00eb z\u00eb njeriu, deklaroi se qe d\u00ebrguar nga Shpirti i Shenjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur f\u00ebmij\u00ebn nga \u00e7do dredhi e t\u00eb ligut. E \u00e7uditur, gruaja e mjer\u00eb ra e vdekur, por Neofiti, q\u00eb u kthye at\u00eb \u00e7ast n\u00eb sht\u00ebpi, e ngjalli t\u00eb \u00ebm\u00ebn me an\u00eb t\u00eb lutjes s\u00eb tij. P\u00ebllumbi u shfaq s\u00ebrish para t\u00eb dyve, e mbuloi djalin me krah\u00eb dhe e porositi t\u00eb largohej, ashtu si Abrahami, larg t\u00eb tijve dhe nga atdheu, q\u00eb t\u00eb fitonte jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebrb\u00ebtori i ri i Per\u00ebndis\u00eb u nis p\u00ebr n\u00eb malin Olimp n\u00eb Bitini dhe u b\u00eb nj\u00eb nga eremit\u00ebt e par\u00eb t\u00eb asaj zone, e cila do t\u00eb b\u00ebhej, shekuj m\u00eb von\u00eb, nj\u00eb nga vendet e larta t\u00eb murg\u00ebris\u00eb bizantine. I drejtuar nga p\u00ebllumbi, shenjti mb\u00ebrriti n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb t\u00eb paarritshme nga njer\u00ebzit, d\u00ebboi vet\u00ebm me z\u00ebrin e tij luanin e tmerrsh\u00ebm q\u00eb banonte aty, dhe q\u00ebndroi n\u00eb lutje e soditje t\u00eb mrekullive t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, duke marr\u00eb si ushqim buk\u00ebn qiellore q\u00eb i sillnin engj\u00ebjt. N\u00eb mosh\u00ebn 11-vje\u00e7are, mori prej qiellit urdhrin t\u00eb kthehej n\u00eb bot\u00eb, q\u00eb t\u2019u q\u00ebndronte pran\u00eb prind\u00ebrve n\u00eb dit\u00ebt e tyre t\u00eb fundit. U bind dhe jetoi n\u00eb qytet si engj\u00ebll, pa l\u00ebn\u00eb asgj\u00eb nga asketizmi q\u00eb ushtrohej. Pas vdekjes s\u00eb prind\u00ebrve, ua shp\u00ebrndau t\u00eb varf\u00ebrve gjith\u00eb pasurin\u00eb e tij, pastaj u kthye n\u00eb shpell\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur ishte 15 vje\u00e7, me urdh\u00ebr t\u00eb perandorit erdhi n\u00eb Nikea n\u00ebnprefekti p\u00ebr t\u00eb persekutuar t\u00eb krishter\u00ebt, dhe terrori sundonte kudo. Neofiti mori nga Per\u00ebndia urdhrin t\u00eb shkonte n\u00eb qytet, q\u00eb t\u00eb merrte kuror\u00ebn e lavdishme t\u00eb martirit. Arriti n\u00eb Nikea dit\u00ebn kur i gjith\u00eb populli ishte mbledhur n\u00eb amfiteat\u00ebr p\u00ebr t\u00eb kremtuar nj\u00eb fest\u00eb. U hodh n\u00eb mes t\u00eb aren\u00ebs, duke shpallur vet\u00ebm Krishtin, Per\u00ebndin\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. U kap nga rojat, t\u00eb cil\u00ebt filluan ta fshikullonin, por gjat\u00eb goditjeve shenjti th\u00ebrriste, duke i nxitur pagan\u00ebt t\u00eb besonin Krishtin. Me trupin e shqyer nga goditjet me thonj hekuri, e hodh\u00ebn m\u00eb pas n\u00eb furr\u00ebn e ndezur, por, kur e nxor\u00ebn pas 3 dit\u00ebsh, ishte i pacenuar, si t\u00eb Tre Djemt\u00eb n\u00eb flak\u00eb q\u00ebmoti n\u00eb Babiloni (Dan. 3). At\u00ebher\u00eb tirani e hodhi te bishat, por, i veshur me hirin e Per\u00ebndis\u00eb, si Adami n\u00eb Parajs\u00eb, martiri i shenjt\u00eb e paq\u00ebsoi eg\u00ebrsin\u00eb e tyre. Kur i l\u00ebshuan nj\u00eb luan t\u00eb tmerrsh\u00ebm, q\u00eb frik\u00ebsonte turm\u00ebn vet\u00ebm me ul\u00ebrim\u00ebn e tij, bisha e njohu p\u00ebr \u00e7udi f\u00ebmij\u00ebn, i cili m\u00eb p\u00ebrpara kishte ardhur t\u00eb banonte n\u00eb strofk\u00ebn e tij, u qet\u00ebsua dhe erdhi t\u00eb luante n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tij duke i tundur bishtin. I pushtuar nga t\u00ebrbimi, m\u00eb eg\u00ebrsisht se bishat q\u00eb i l\u00ebshoi shenjtit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, qeveritari rr\u00ebmbeu hesht\u00ebn e nj\u00eb prej ushtar\u00ebve dhe e shpoi drejt e n\u00eb zem\u00ebr Neofitin, duke i siguruar palm\u00ebn e martirizimit.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti &#8211; Osh\u00ebnar Maksimi lindi m\u00eb 580, n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr familjet fisnike t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. I pajisur me inteligjenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe aft\u00ebsi t\u00eb rralla p\u00ebr spekulime t\u00eb larta filozofike, ai mbaroi shk\u00eblqyesh\u00ebm studimet dhe hyri n\u00eb karrier\u00ebn politike. Pas ardhjes s\u00eb tij n\u00eb fron, m\u00eb 610, perandori Irakli, duke \u00e7muar intelektin dhe virtytet e tij t\u00eb krishtera, e caktoi Maksimin sekretarin e<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":28289,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg","fifu_image_alt":"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi.","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-28287","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti &#8211; Osh\u00ebnar Maksimi lindi m\u00eb 580, n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr familjet fisnike t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. I pajisur me inteligjenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe aft\u00ebsi t\u00eb rralla p\u00ebr spekulime t\u00eb larta filozofike, ai mbaroi shk\u00eblqyesh\u00ebm studimet dhe hyri n\u00eb karrier\u00ebn politike. Pas ardhjes s\u00eb tij n\u00eb fron, m\u00eb 610, perandori Irakli, duke \u00e7muar intelektin dhe virtytet e tij t\u00eb krishtera, e caktoi Maksimin sekretarin e\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-20T23:00:15+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"16 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi.\",\"datePublished\":\"2021-01-20T23:00:15+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/\"},\"wordCount\":3189,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/\",\"name\":\"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-20T23:00:15+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg\",\"width\":\"574\",\"height\":\"832\",\"caption\":\"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti &#8211; Osh\u00ebnar Maksimi lindi m\u00eb 580, n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr familjet fisnike t\u00eb Konstandinopoj\u00ebs. I pajisur me inteligjenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe aft\u00ebsi t\u00eb rralla p\u00ebr spekulime t\u00eb larta filozofike, ai mbaroi shk\u00eblqyesh\u00ebm studimet dhe hyri n\u00eb karrier\u00ebn politike. Pas ardhjes s\u00eb tij n\u00eb fron, m\u00eb 610, perandori Irakli, duke \u00e7muar intelektin dhe virtytet e tij t\u00eb krishtera, e caktoi Maksimin sekretarin e","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-01-20T23:00:15+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"16 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi.","datePublished":"2021-01-20T23:00:15+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/"},"wordCount":3189,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/","name":"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg","datePublished":"2021-01-20T23:00:15+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50810293927_26ce607d37_b.jpg","width":"574","height":"832","caption":"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/21\/oshenar-maksim-omologjeti-deshmoret-patrokli-neofiti-e-agnia-hierodeshmor-publi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Osh\u00ebnar Maksim Omologjeti. D\u00ebshmor\u00ebt Patrokli, Neofiti e Agnia. Hierod\u00ebshmor Publi."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28287","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28287"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28287\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28288,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28287\/revisions\/28288"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28289"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28287"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28287"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28287"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}