{"id":28211,"date":"2021-01-11T00:00:17","date_gmt":"2021-01-10T23:00:17","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=28211"},"modified":"2021-01-06T21:46:28","modified_gmt":"2021-01-06T20:46:28","slug":"oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/","title":{"rendered":"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Sh\u00ebn Theodhosi, kryetar dhe udh\u00ebheq\u00ebs i kinovit\u00ebve (murgj\u00ebrit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb komunitet) n\u00eb Palestin\u00eb dhe nj\u00eb yll i shk\u00eblqyer p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb n\u00eb qiellin shpirt\u00ebror, lindi rreth vitit 423 n\u00eb fshatin Garisos, nga prind\u00ebr besimtar\u00eb dhe q\u00eb e kishin frik\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i transmetuan t\u00eb birit dashurin\u00eb p\u00ebr virtytet e shenjta dhe zbatimin e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re sh\u00ebrbeu si lexues n\u00eb kish\u00eb, donte t\u00eb meditonte rreth historis\u00eb s\u00eb Abrahamit, modeli i gjith\u00eb atyre q\u00eb l\u00ebn\u00eb atdheun nga dashuria p\u00ebr Zotin (Gjeneza 12), dhe rreth fjal\u00ebve t\u00eb Ungjillit q\u00eb porositin t\u00eb braktis\u00ebsh prind\u00ebrit, t\u00eb mirat dhe miqt\u00eb p\u00ebr t\u00eb trash\u00ebguar jet\u00ebn e p\u00ebrjetshme (Matth. 19.29).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shpirti i digjej nga zelli hyjnor, ndaj dhe nj\u00eb dit\u00eb vendosi t\u2019i zbatonte k\u00ebto porosi, duke marr\u00eb rrug\u00ebn p\u00ebr n\u00eb Jerusalem. Kur kaloi nga Antiokia, mori bekimin e t\u00eb ndriturit sh\u00ebn Simeon Stiliti (1 shtator). Jeronti e p\u00ebrsh\u00ebndeti nga larg, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cTheodhos, njeri i Per\u00ebndis\u00eb, je i mir\u00ebpritur!\u201d. E hipi n\u00eb maj\u00eb t\u00eb shtyll\u00ebs, e p\u00ebrqafoi me dhembshuri dhe i paratha se do t\u00eb b\u00ebhej bari i nj\u00eb grigje t\u00eb madhe delesh shpirt\u00ebrore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Kur arriti n\u00eb Jerusalem, si nderoi Vendet e Shenjta, k\u00ebrkoi se si mund t\u00eb niste jet\u00ebn asketike. Sigurisht, ai d\u00ebshironte t\u00eb b\u00ebnte jet\u00eb t\u00eb vetmuar; por, i paralajm\u00ebruar p\u00ebr rreziqet n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr armiqve t\u00eb paduksh\u00ebm nga ndonj\u00eb m\u00ebsues me p\u00ebrvoj\u00eb, q\u00eb qe paraprakisht i ushtruar n\u00eb k\u00ebt\u00eb betej\u00eb, k\u00ebrkoi nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebs, dhe gjeti nj\u00eb jeront nga Kapadokia, t\u00eb quajtur Longin, i cili shk\u00eblqente nga t\u00eb gjitha virtytet mes murgjve t\u00eb p\u00ebrkushtuar n\u00eb sh\u00ebrbimin e bazilik\u00ebs s\u00eb Ngjalljes.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me t\u00eb m\u00ebsuar bindjen, duke b\u00ebr\u00eb si Krishti vullnetin e Atit, dhe t\u00eb dallonte me vet\u00ebdije t\u00eb mir\u00ebn nga e keqja, ai u vendos i vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb kish\u00eb q\u00eb gjendej rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Bethlehem. Kur themeluesja e pasur dhe e devotshme e k\u00ebsaj kishe donte ta caktonte n\u00eb krye t\u00eb nj\u00eb v\u00ebllaz\u00ebrie murgjish, ai u t\u00ebrhoq n\u00eb nj\u00eb shpell\u00eb mes nj\u00eb mali t\u00eb shkret\u00eb ku thuhet se mag\u00ebt kishin q\u00ebndruar pasi nderuan Per\u00ebndin\u00eb &#8211; Foshnj\u00eb. Atje, duke harruar gjith\u00e7ka q\u00eb vinte nga toka, Theodhosi pastroi shpirtin n\u00ebp\u00ebrmjet vdek\u00ebsimit, pa iu dor\u00ebzuar k\u00ebnaq\u00ebsive t\u00eb mishit, duke q\u00ebndruar m\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs, i mbajtur nga litar\u00ebt q\u00eb kishte lidhur n\u00eb tavan, me psalme dhe lutje t\u00eb pand\u00ebrprera. Q\u00ebndroi p\u00ebr 30 vjet pa v\u00ebn\u00eb buk\u00eb n\u00eb goj\u00eb, hante vet\u00ebm hurma, thjerr\u00ebza dhe disa bim\u00eb q\u00eb mbinin n\u00eb shpell\u00eb. Fama e betejave t\u00eb tij dhe e jet\u00ebs hyjnore q\u00eb shk\u00eblqente, i solli n\u00eb shpell\u00eb shum\u00eb dishepuj. Si fillim, pranoi vet\u00ebm 6, m\u00eb von\u00eb 12, dhe pastaj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb Per\u00ebndia i d\u00ebrgonte.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, i m\u00ebsonte t\u00eb mbanin gjithnj\u00eb parasysh mendimin e vdekjes, si themel t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb Krishtin. Nj\u00eb dit\u00eb, i vuri t\u00eb g\u00ebrmonin nj\u00eb varr t\u00eb gjer\u00eb dhe u tha: \u201cJa varri juaj, kush nga ju do ta p\u00ebruroj\u00eb?\u201d. Nj\u00eb prift me emrin Vasil, ra n\u00eb gjunj\u00eb dhe i k\u00ebrkoi shenjtit bekimin q\u00eb t\u00eb ikte i pari te Zoti. At\u00ebher\u00eb Theodhosi porositi t\u00eb celebronin Sh\u00ebrbesat P\u00ebrkujtimore: t\u00eb t\u00eb tretave, t\u00eb n\u00ebntave dhe t\u00eb dyzetave, si\u00e7 e kemi zakon edhe sot p\u00ebr t\u00eb fjeturit. Kur erdh\u00ebn t\u00eb dyzetat, Vasili dha shpirt, dhe 40 dit\u00eb m\u00eb pas, Theodhosi e pa t\u00eb q\u00ebndronte shpirt\u00ebrisht n\u00eb mes t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve, kur psalnin.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjat\u00eb nj\u00eb vigjiljeje t\u00eb Pashk\u00ebs, v\u00ebllez\u00ebrit u shqet\u00ebsuan se u mungonte ushqimi, madje as buk\u00eb meshe p\u00ebr Liturgjin\u00eb Hyjnore nuk kishin. Theodhosi i mblodhi n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb izoluar, i urdh\u00ebroi t\u00eb vinin t\u00ebr\u00eb shpres\u00ebn e tyre te Per\u00ebndia. Kur ra nata, n\u00eb port\u00ebn e manastirit mb\u00ebrrit\u00ebn 2 mushka t\u00eb ngarkuara me ushqime, q\u00eb zgjat\u00ebn deri n\u00eb Pentikosti. Nga dita n\u00eb dit\u00eb shpella ngushtohej p\u00ebr numrin e dishepujve, q\u00eb sa vinte e rritej, dhe shum\u00eb miq t\u00eb pasur, q\u00eb ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb ndihmonin p\u00ebr t\u00eb gjitha shpenzimet, e shtr\u00ebnguan shenjtin t\u00eb zgjidhnin nj\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb manastir t\u00eb madh, sipas profecis\u00eb s\u00eb sh\u00ebn Simeonit. Fillimisht, hezitoi, nga frika se mos humbiste frytet e jet\u00ebs vetmitare, por pastaj Theodhosi arriti n\u00eb konkluzion se, me ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, mund t\u00eb ruante shpirtin e tij n\u00eb paqe t\u00eb patrazuar, duke sjell\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb shp\u00ebtim. Mori nj\u00eb temjanic\u00eb, e mbushi me qymyr, dhe eci para tij, duke lutur Per\u00ebndin\u00eb q\u00eb ta ndizte Ai vet\u00eb temjanin n\u00eb vendin e duhur. Zoti ia dha k\u00ebt\u00eb shenj\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb tij n\u00eb nj\u00eb vend rreth 7 km larg Bethlehemit. Ngrit\u00ebn menj\u00ebher\u00eb nd\u00ebrtesa t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr murgjit, me punishte dhe \u00e7do gj\u00eb t\u00eb nevojshme p\u00ebr t\u00eb \u00e7liruar shp\u00ebrqendrimet e shkaktuara nga marr\u00ebdh\u00ebniet me bot\u00ebn e jashtme. N\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet ungjillor ishin lidhur shum\u00eb anekse: nj\u00eb sht\u00ebpi pritjeje p\u00ebr murgjit e huaj, nj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb pritur t\u00eb varfrit dhe ata q\u00eb nuk ishin vend\u00ebs, nj\u00eb spital p\u00ebr t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt, nj\u00eb p\u00ebr murgjit e moshuar dhe nj\u00eb azil p\u00ebr t\u00eb pamundurit. Syri p\u00ebr t\u00eb verbrit, k\u00ebmba e t\u00eb gjymtuarve, \u00e7atia e t\u00eb pastreh\u00ebve, veshja e t\u00eb zhveshurve, shenjti u b\u00eb gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb; vet\u00eb ai kujdesej p\u00ebr plag\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda dhe i p\u00ebrqafonte me dhembshuri lebroz\u00ebt. Nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb i madh t\u00eb pastreh\u00ebsh vraponin tek ai n\u00eb manastir, n\u00eb koh\u00eb varf\u00ebrie, aq sa e shtronin tryez\u00ebn 100 her\u00eb n\u00eb dit\u00eb. P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar k\u00ebto nevoja, Per\u00ebndia nd\u00ebrhynte her\u00eb pas here me mrekulli dhe shum\u00ebfishonte buk\u00ebn e rezervat ushqimore.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Komuniteti p\u00ebrb\u00ebhej nga m\u00eb shum\u00eb se 400 murgj t\u00eb komb\u00ebsive t\u00eb ndryshme. Prandaj shenjti kishte nd\u00ebrtuar 4 kisha n\u00eb kompleksin e manastirit: n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn lavd\u00ebrohej Per\u00ebndia n\u00eb greqisht, n\u00eb tjetr\u00ebn n\u00eb sirisht, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb armenisht, nd\u00ebrsa e kat\u00ebrta u rezervohej t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve dhe t\u00eb pushtuarve nga demon\u00ebt. Shtat\u00eb her\u00eb n\u00eb dit\u00eb lart\u00ebsoheshin n\u00eb harmoni drejt qiellit himne n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme dhe t\u00eb gjith\u00eb mblidheshin n\u00eb kish\u00ebn e grek\u00ebve, pas leximit t\u00eb Ungjillit, p\u00ebr t\u00eb celebruar s\u00eb bashku Eukaristin\u00eb Hyjnore. Si nj\u00eb at\u00eb i v\u00ebrtet\u00eb, Theodhosi kujdesej p\u00ebr cilindo dhe te t\u00eb gjith\u00eb tregonte, n\u00ebp\u00ebrmjet sjelljes dhe m\u00ebsimdh\u00ebnieve, nj\u00eb ikon\u00eb t\u00eb gjall\u00eb t\u00eb Krishtit. Pas vdekjes s\u00eb jerontit, igumenit t\u00eb manastirit t\u00eb themeluar nga sh\u00ebn Melania (31 dhjetor), ai u zgjodh igumen (arkimandrit) dhe kryetar i t\u00eb gjith\u00eb murgjve q\u00eb jetonin n\u00ebp\u00ebr komunitete, nd\u00ebrsa sh\u00ebn Sava (5 dhjetor) ishte vendosur n\u00eb krye t\u00eb eremit\u00ebve dhe t\u00eb atyre q\u00eb jetonin n\u00eb lavra. T\u00eb dy shenjtor\u00ebt ishin t\u00eb lidhur me nj\u00eb dashuri t\u00eb madhe dhe takoheshin shpesh p\u00ebr t\u00eb diskutuar p\u00ebr tema shpirt\u00ebrore dhe luftonin kund\u00ebr heretik\u00ebve.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb at\u00eb koh\u00eb (513), Kisha ishte e turbulluar nga perandori Anastas, i cili kishte marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr mbrojtjen e monofizit\u00ebve, armiq t\u00eb Sinodit t\u00eb Kalqedonis\u00eb. Shkarkoi patriarkun e Jerusalemit, Elian, dhe vendosi nj\u00eb heretik dhe u p\u00ebrpoq t\u00eb t\u00ebrhiqte drejt tij t\u00eb gjith\u00eb murgjit e shk\u00eblqyer t\u00eb Palestin\u00ebs, n\u00eb ve\u00e7anti sh\u00ebn Sav\u00ebn dhe sh\u00ebn Theodhosin. N\u00ebse nga p\u00ebrul\u00ebsia sh\u00ebn Theodhosi e linte veten t\u00eb kund\u00ebrshtohej e t\u00eb mundej, n\u00eb lidhje me gj\u00ebrat e Per\u00ebndis\u00eb dhe dogmave t\u00eb shenjta t\u00eb Kish\u00ebs, ai nuk t\u00eb falte. Ai mblodhi gjith\u00eb banor\u00ebt e shkret\u00ebtirave, u shpalli se kishte ardhur koha p\u00ebr \u201ct\u00eb urtin t\u00eb shnd\u00ebrrohej n\u00eb luft\u00ebtar\u201d (Joel 3.11), dhe i shkroi sovranit nj\u00eb let\u00ebr, ku lajm\u00ebronte vendimin kategorik t\u00eb murgjve p\u00ebr t\u2019i q\u00ebndruar besnik\u00eb deri n\u00eb gjak doktrin\u00ebs s\u00eb Sinodeve t\u00eb Shenjta Ekumenike. I entuziazmuar nga ky guxim, Anastasi i la pak pas dore p\u00ebrndjekjet e tij, por m\u00eb pas i rinisi p\u00ebrs\u00ebri edhe m\u00eb ashp\u00ebr. Theodhosi shkoi n\u00eb bazilik\u00ebn e Ngjalljes dhe, q\u00eb nga amvona, thirri: \u201cN\u00ebse ndonj\u00eb refuzon t\u00eb pranoj\u00eb kat\u00ebr Sinodet e Shenjta, nj\u00eblloj si kat\u00ebr Ungjijt\u00eb, qoft\u00eb shkish\u00ebruar!\u201d. Pastaj, duke kryesuar ushtrin\u00eb e murgjve, p\u00ebrshkoi qytetin duke e forcuar popullin n\u00eb besim n\u00ebp\u00ebrmjet fjal\u00ebs dhe mrekullive t\u00eb tij. E d\u00ebrguan n\u00eb internim me urdh\u00ebr t\u00eb perandorit, dhe ai mundi t\u00eb kthehej n\u00eb manastir 2 vjet m\u00eb pas, pas ardhjes s\u00eb Justinit I, i cili favorizoi Orthodhoksin\u00eb (518).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Me t\u2019u vendosur paqja, i lumuri vazhdoi t\u00eb p\u00ebrhapte bekimin e Per\u00ebndis\u00eb te njer\u00ebzit: sh\u00ebronte s\u00ebmundje t\u00eb pash\u00ebrueshme, me nj\u00eb kok\u00ebrr gruri mbushi hambar\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj, sh\u00ebroi shum\u00eb gra nga shterp\u00ebsia, d\u00ebboi grumbuj karkalecash, solli shi, \u00e7liroi udh\u00ebtar\u00eb nga rreziqet, paratha 7 vjet m\u00eb par\u00eb t\u00ebrmetin q\u00eb do t\u00eb shkat\u00ebrronte qytetin e Antiokis\u00eb (526). Por, duke mos i llogaritur p\u00ebr asgj\u00eb k\u00ebto hire, ai ngjitej pa pushim te Per\u00ebndia, duke u thelluar n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi. Nj\u00eb dit\u00eb, kur pa se 2 nga dishepujt e tij po grindeshin, u hodh n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e tyre dhe refuzonte t\u00eb ngrihej, derisa ata t\u00eb pajtoheshin. Nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr, kur i ndaloi kungimin nj\u00eb murgu fajtor p\u00ebr nj\u00eb shkelje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb, ky i fundit iu kund\u00ebrp\u00ebrgjigj duke i b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin ndalim. Theodhosi u bind, dhe nuk u paraqit p\u00ebr kungim, derisa murgu t\u00ebrhoqi fjal\u00ebt e tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb dit\u00ebt e fundit t\u00eb jet\u00ebs, i pik\u00eblluar nga nj\u00eb s\u00ebmundje e gjat\u00eb dhe e dhimbshme, duroi si Jovi gjith\u00e7ka me fal\u00ebnderim; refuzonte t\u2019i lutej Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb t\u00eb \u00e7lirohej dhe nuk e la asnj\u00ebher\u00eb asketizmin dhe lutjen. Pak para fjetjes s\u00eb tij, nxiti murgjit t\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulnin n\u00eb sprova, u premtoi se gjithnj\u00eb do t\u00eb nd\u00ebrmjetonte n\u00eb qiell p\u00ebr manastirin e tij; pastaj, si mblodhi gjith\u00eb igumen\u00ebt e Palestin\u00ebs, i bekoi dhe fjeti m\u00eb Per\u00ebndin\u00eb kur ishte 105 vje\u00e7 (529). Varrimi i tij u krye me t\u00eb gjitha nderimet e mundshme nga patriarku, n\u00eb prani t\u00eb nj\u00eb turme t\u00eb madhe murgjish dhe laik\u00ebsh. Trupi i tij u varros n\u00eb shpell\u00ebn e par\u00eb ku kishte banuar, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas filluan t\u00eb kryheshin shum\u00eb mrekulli.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga t\u00eb gjitha virtytet e sh\u00ebn Theodhosit, 3 mbet\u00ebn te dishepujt e tij si trash\u00ebgimi e gjall\u00eb: asketizmi i ashp\u00ebr deri n\u00eb vdekje, shoq\u00ebruar me besim t\u00eb pal\u00ebkundur; p\u00ebrd\u00ebllimi i t\u00eb varf\u00ebrve dhe i t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve; si dhe lutja e lavd\u00ebrimi sistematik i Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>* * * * *<\/strong><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas shum\u00eb vitesh jete murg\u00ebrore n\u00eb manastirin e ava Seridit (shih 13 gusht), n\u00eb Gaza (Palestin\u00eb), sh\u00ebn Vitali u kthye n\u00eb qytetin e Aleksandris\u00eb, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb punonte p\u00ebr shp\u00ebtimin e grave q\u00eb b\u00ebnin jet\u00eb t\u00eb shthurur. Merrte vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn e shum\u00ebs q\u00eb i siguronte puna e dor\u00ebs, p\u00ebr t\u2019u ushqyer dhe nat\u00ebn shkonte n\u00eb lagjet e imoralitetit, i ofronte ndonj\u00ebr\u00ebs prej k\u00ebtyre grave pjes\u00ebn q\u00eb i mbetej nga shuma, me kusht q\u00eb t\u00eb mos jepej m\u00eb n\u00eb m\u00ebkat, dhe rrinte bashk\u00eb me t\u00eb deri n\u00eb m\u00ebngjes, duke u lutur p\u00ebr shp\u00ebtimin e saj. Kur e braktiste, i k\u00ebrkonte q\u00eb t\u2019i premtonte se nuk do t\u2019ia tregonte askujt \u00e7\u2019kishte ngjar\u00eb. E denoncuan te patriarku i shenjt\u00eb, Joan P\u00ebrd\u00ebllimtari (12 n\u00ebntor), k\u00ebt\u00eb murg q\u00eb shkakton skandal duke q\u00ebndruar me m\u00ebkataret. Por sh\u00ebn Joani nuk mori asnj\u00eb mas\u00eb kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Pas vdekjes s\u00eb Vitalit, nj\u00eb i demonizuar u \u00e7lirua, dhe pran\u00eb trupit t\u00eb shenjtit u zbulua nj\u00eb pllak\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebn qe shkruar: \u201cBanor\u00eb t\u00eb Aleksandris\u00eb, mos gjykoni para kohe, derisa t\u00eb vij\u00eb Dita e Zotit\u201d. Numri i madh i grave me jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrdal\u00eb, t\u00eb cilat ishin kthyer fal\u00eb tij, i b\u00ebn\u00eb t\u00eb njohura mir\u00ebb\u00ebrjet e tij, dhe qyteti i t\u00ebr\u00eb e nderoi me funeral madh\u00ebshtor.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku &#8211; Sh\u00ebn Theodhosi, kryetar dhe udh\u00ebheq\u00ebs i kinovit\u00ebve (murgj\u00ebrit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb komunitet) n\u00eb Palestin\u00eb dhe nj\u00eb yll i shk\u00eblqyer p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb n\u00eb qiellin shpirt\u00ebror, lindi rreth vitit 423 n\u00eb fshatin Garisos, nga prind\u00ebr besimtar\u00eb dhe q\u00eb e kishin frik\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i transmetuan t\u00eb birit dashurin\u00eb p\u00ebr virtytet e shenjta dhe zbatimin e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":28214,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg","fifu_image_alt":"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia.","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-28211","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku &#8211; Sh\u00ebn Theodhosi, kryetar dhe udh\u00ebheq\u00ebs i kinovit\u00ebve (murgj\u00ebrit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb komunitet) n\u00eb Palestin\u00eb dhe nj\u00eb yll i shk\u00eblqyer p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb n\u00eb qiellin shpirt\u00ebror, lindi rreth vitit 423 n\u00eb fshatin Garisos, nga prind\u00ebr besimtar\u00eb dhe q\u00eb e kishin frik\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i transmetuan t\u00eb birit dashurin\u00eb p\u00ebr virtytet e shenjta dhe zbatimin e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-10T23:00:17+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"11 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia.\",\"datePublished\":\"2021-01-10T23:00:17+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/\"},\"wordCount\":2163,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/\",\"name\":\"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-10T23:00:17+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\",\"caption\":\"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku &#8211; Sh\u00ebn Theodhosi, kryetar dhe udh\u00ebheq\u00ebs i kinovit\u00ebve (murgj\u00ebrit q\u00eb jetojn\u00eb n\u00eb komunitet) n\u00eb Palestin\u00eb dhe nj\u00eb yll i shk\u00eblqyer p\u00ebr p\u00ebrjet\u00ebsin\u00eb n\u00eb qiellin shpirt\u00ebror, lindi rreth vitit 423 n\u00eb fshatin Garisos, nga prind\u00ebr besimtar\u00eb dhe q\u00eb e kishin frik\u00eb Per\u00ebndin\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt i transmetuan t\u00eb birit dashurin\u00eb p\u00ebr virtytet e shenjta dhe zbatimin e Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-01-10T23:00:17+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"11 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia.","datePublished":"2021-01-10T23:00:17+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/"},"wordCount":2163,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/","name":"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg","datePublished":"2021-01-10T23:00:17+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50808220911_f7d89e0b41_b.jpg","width":"662","height":"960","caption":"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/11\/oshenar-theodhos-kinovjarku-oshenar-vitali-ne-gaza-oshenare-etenia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Osh\u00ebnar Theodhos Kinovjarku. Osh\u00ebnar Vitali n\u00eb Gaza. Osh\u00ebnare Etenia."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28211","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28211"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28211\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28213,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28211\/revisions\/28213"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28214"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28211"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28211"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28211"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}