{"id":28139,"date":"2021-01-06T00:00:45","date_gmt":"2021-01-05T23:00:45","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=28139"},"modified":"2020-12-27T23:48:00","modified_gmt":"2020-12-27T22:48:00","slug":"shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/","title":{"rendered":"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><\/h4>\n<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>&#8211; Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb fund t\u00eb 30 viteve t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb fshehur, gjat\u00eb t\u00eb cilave, duke kaluar n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha stadet e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb zakonsh\u00ebm, Zoti yn\u00eb Jisu Krisht tregoi me sjelljen e Tij shembullin e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb, t\u00eb bindjes ndaj prind\u00ebrve dhe t\u00eb n\u00ebnshtrimit ndaj Ligjit. Ai e nisi misionin publik dhe marshimin drejt P\u00ebsimit t\u00eb Tij, p\u00ebrmes nj\u00eb zbulimi shndrit\u00ebs t\u00eb hyjnis\u00eb s\u00eb Tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ati dhe Shpirti i Shenjt\u00eb d\u00ebshmuan se Jisui \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet Biri i vet\u00ebm i Per\u00ebndis\u00eb, i bashk\u00ebqensh\u00ebm me Atin, Personi i Dyt\u00eb i Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb, Fjala e mish\u00ebruar p\u00ebr shp\u00ebtimin ton\u00eb, Shp\u00ebtimtari q\u00eb u paratha nga profet\u00ebt, dhe q\u00eb n\u00eb Personin e Tij Hyjnia \u00ebsht\u00eb bashkuar pa p\u00ebrzierje me natyr\u00ebn ton\u00eb njer\u00ebzore dhe e b\u00ebri t\u00eb shk\u00eblqej\u00eb nga lavdia e Tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj dhe e kremtja e Pag\u00ebzimit t\u00eb Krishtit u quajt Epifani (shfaqje) ose Theofani; d.m.th. d\u00ebftim i hyjnis\u00eb s\u00eb Krishtit dhe zbulimi i par\u00eb i qart\u00eb i Misterit t\u00eb Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga Galileja (Nazaret), Jisui u kthye n\u00eb Jude, n\u00eb brigjet e Jordanit, atje ku sh\u00ebn Joan Pag\u00ebzori, q\u00eb doli nga shkret\u00ebtira pas 30 vjet\u00ebsh p\u00ebrgatitjeje n\u00eb asketiz\u00ebm, vdek\u00ebsim t\u00eb mishit dhe me lutje, e kishte zakon t\u00eb predikonte pendimin dhe t\u00eb pag\u00ebzonte n\u00eb uj\u00ebrat e lumit turm\u00ebn e judenjve, q\u00eb vinin t\u00eb t\u00ebrhequr nga emri i profetit t\u00eb madh dhe t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">M\u00eb i lart\u00eb se pastrimet e p\u00ebrshkruara nga Ligji p\u00ebr njollosjet e trupit (Lev. 15), pag\u00ebzimi i Joanit nuk jepte faljen e m\u00ebkateve kjo u arrit me Kryqin dhe sakrific\u00ebn e Krishtit por, duke d\u00ebnuar sjelljen e tyre t\u00eb pabes\u00eb dhe paudh\u00ebsit\u00eb me afrimin e Gjykimit hyjnor, m\u00eb i madhi nga t\u00eb lindurit prej grash (Matth. 11.11), i \u00e7onte n\u00eb njohjen e m\u00ebkateve t\u00eb tyre, q\u00eb t\u00eb pendoheshin dhe t\u00eb p\u00ebrgatitnin zemrat q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkonin At\u00eb q\u00eb kishte pararendur Pag\u00ebzori. \u201cUn\u00eb ju pag\u00ebzoj me uj\u00eb, tha ai duke pasur parasysh pag\u00ebzimin; por Ai q\u00eb vjen pas meje \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb se un\u00eb, t\u00eb cilit nuk jam i zoti t\u2019i mbaj k\u00ebpuc\u00ebt (d.m.th. t\u00eb shpjegoj\u00eb misterin e bashkimit t\u00eb hyjnis\u00eb dhe t\u00eb njer\u00ebzis\u00eb); Ai do t\u00eb pag\u00ebzoj\u00eb me Shpirtin e Shenjt\u00eb dhe me zjarr\u201d (Matth. 3.11-12; Lluk. 3.16; Mark. 1.8).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Nga mesi i turm\u00ebs s\u00eb atyre q\u00eb rr\u00ebfenin m\u00ebkatet dhe zhyteshin n\u00eb uj\u00eb, doli Jisui dhe eci drejt Joanit e i k\u00ebrkoi ta pag\u00ebzonte. N\u00eb dashurin\u00eb e Tij t\u00eb pafundme p\u00ebr njer\u00ebzit, Biri i Per\u00ebndis\u00eb nuk k\u00ebnaqej, n\u00eb fakt, me veshjen e mishit t\u00eb vdeksh\u00ebm, por Ai, i Pafajshmi, Qengji pa njoll\u00eb i Per\u00ebndis\u00eb, mbante vet\u00eb gjendjen e m\u00ebkatarit. Ai, i cili, q\u00eb nga barku i s\u00eb \u00ebm\u00ebs e kishte njohur si Mesi, duke k\u00ebrcyer nga g\u00ebzimi (Lluk. 1.41), u drodh nga frika para nj\u00eb guximi t\u00eb till\u00eb: Si do t\u00eb guxonte sh\u00ebrb\u00ebtori t\u00eb pastronte n\u00eb uj\u00eb Mbretin e universit? Si do t\u00eb kishte guxim krijesa, kjo argjil\u00eb, t\u2019i afrohej Fjal\u00ebs s\u00eb mish\u00ebruar, pa pasur frik\u00eb se mos digjej nga hyjnia si kashta nga zjarri? Moisiu dhe profet\u00ebt m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj e prit\u00ebn prej s\u00eb largu (Eks. 33.20-23), ose n\u00eb form\u00eb figurash dhe simbolesh. Si do t\u00eb guxonte ai t\u00eb vinte dor\u00ebn mbi kok\u00ebn e ulur t\u00eb Krijuesit p\u00ebr ta zhytur n\u00eb uj\u00eb? Jisui i tha: \u201cL\u00ebre tani, sepse k\u00ebshtu duhet t\u00eb p\u00ebrmbushim \u00e7do drejt\u00ebsi.\u201d (Matth. 3.15).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ashtu si\u00e7 n\u00eb prag t\u00eb P\u00ebsimeve t\u00eb Tij, Ai urdh\u00ebroi Petron ta lejonte t\u2019i lante k\u00ebmb\u00ebt (Joan 13.6-9), po k\u00ebshtu edhe sot, Krishti e shtyn tej frik\u00ebn njer\u00ebzore t\u00eb sh\u00ebrb\u00ebtorit t\u00eb trembur para nj\u00eb p\u00ebruljeje t\u00eb Hyjnis\u00eb dhe shpall k\u00ebshtu, n\u00ebp\u00ebrmjet mish\u00ebrimit t\u00eb Tij, se Ai erdhi jo vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbushur porosit\u00eb e Ligjit, por edhe p\u00ebr t\u00eb futur nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb re dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur: at\u00eb t\u00eb p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb, t\u00eb sakrific\u00ebs s\u00eb vullnetshme dhe t\u00eb dashuris\u00eb. Joani, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr, iu n\u00ebnshtrua urdhrit t\u00eb Zotit dhe u b\u00eb kryetar i k\u00ebtij akti p\u00ebrurues t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Re.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">I past\u00ebr dhe i pafajsh\u00ebm nga \u00e7do m\u00ebkat dhe, si rrjedhim, nga turpi i Adamit (Gjen. 3.7-11), Krishti, Adami i ri, zbriti i zhveshur n\u00eb k\u00ebt\u00eb varr t\u00eb ujsh\u00ebm, si shenj\u00eb e zbritjes s\u00eb Tij t\u00eb af\u00ebrt n\u00eb err\u00ebsirat e vdekjes dhe t\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb Tij n\u00eb varr. Ai zhytet n\u00eb uj\u00ebra dhe, n\u00eb p\u00ebrputhje me parath\u00ebniet e profet\u00ebve, e shkel me k\u00ebmb\u00eb fuqin\u00eb e satanait, q\u00eb kishte ngritur banes\u00ebn e tij n\u00eb thell\u00ebsira (Ps. 73.13: Ai shtypi n\u00eb uj\u00ebra kok\u00ebn e dragonjve), pastaj doli fitimtar, duke lajm\u00ebruar k\u00ebshtu Ngjalljen e Tij t\u00eb triditshme dhe ngritjen e njer\u00ebzis\u00eb s\u00eb lar\u00eb nga faji. Qiejt, t\u00eb mbyllur nga r\u00ebnia e njeriut t\u00eb par\u00eb, u hap\u00ebn mbi t\u00eb dhe z\u00ebri i Atit erdhi nga lart duke d\u00ebshmuar para t\u00eb gjith\u00ebve: \u201cKy \u00ebsht\u00eb Biri im i dashur, t\u00eb cilin e p\u00eblqeva\u201d (Matth. 3.17).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Edhe Shpirti i Shenjt\u00eb d\u00ebshmoi duke u shfaqur n\u00eb form\u00eb p\u00ebllumbi t\u00eb bardh\u00eb simbol i paqes, i but\u00ebsis\u00eb dhe i pajtimit mes Per\u00ebndis\u00eb dhe njer\u00ebzve (shih p\u00ebrmbytjen te Gjen. 8) dhe sh\u00ebnjoi, si \u201cnj\u00eb gisht i Per\u00ebndis\u00eb\u201d, se ky njeri i zhveshur ishte Biri i mish\u00ebruar i Atit, se ishte ai dhe jo Joani, si\u00e7 mendonin judenjt\u00eb, Shp\u00ebtimtari i premtuar i Per\u00ebndis\u00eb. Me pag\u00ebzimin n\u00eb Jordan, Krishti paralajm\u00ebronte se do t\u00eb \u00e7lironte njer\u00ebzimin nga vdekja dhe do ta \u00e7onte n\u00eb njohjen e Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb dhe n\u00eb Ngjallje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shum\u00eb her\u00eb m\u00eb par\u00eb Per\u00ebndia u zbulua me mrekulli, shenja, n\u00eb \u00ebndrra dhe vizione, n\u00ebp\u00ebrmjet engj\u00ebjve, n\u00eb mesazhe t\u00eb frym\u00ebzuara te sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt e Tij, profet\u00ebt, ose me nd\u00ebrhyrje providenciale n\u00eb historin\u00eb e Izraelit p\u00ebr t\u00eb edukuar, nd\u00ebshkuar ose ngush\u00eblluar popullin e tij rebel, gjithnj\u00eb t\u00eb prirur nga idhujtaria dhe politeizmi. Prandaj dhe u d\u00ebftente fuqin\u00eb e UNITETIT t\u00eb Tij. \u201cUn\u00eb jam ai q\u00eb jam\u201d, i tha Moisiut n\u00eb ferr\u00ebn e zjarrt\u00eb (Eks. 3.14); dhe kur u zbulua n\u00eb zjarrin n\u00eb Sina: \u201cD\u00ebgjo, o Izrael: Zoti, Per\u00ebndia yt \u00ebsht\u00eb Zoti i vet\u00ebm. Do t\u00eb duash Zotin, Per\u00ebndin\u00eb t\u00ebnd, me gjith\u00eb zemr\u00ebn t\u00ebnde, me gjith\u00eb shpirtin t\u00ebnd dhe me gjith\u00eb forc\u00ebn t\u00ebnde\u201d (Ligji i Dyt\u00eb 6.4; Matth. 22.37).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Por sot Ati dhe Shpirti i Shenjt\u00eb d\u00ebshmuan p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn q\u00eb ky njeri q\u00eb hynte n\u00eb uj\u00eb \u00ebsht\u00eb Biri i vet\u00ebm dhe Fjala e Per\u00ebndis\u00eb, i Cili me an\u00eb t\u00eb mish\u00ebrimit na zbuloi Lavdin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe na b\u00ebri t\u00eb njohim natyr\u00ebn e vetme hyjnore t\u00eb pandar\u00eb, Atin, Birin dhe Shpirtin e Shenjt\u00eb. Ati \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi, Biri \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi dhe Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb Per\u00ebndi: jo tre Per\u00ebndi, por tre Persona (hipostaza) n\u00eb nj\u00eb natyr\u00eb t\u00eb vetme (esenc\u00eb).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Mister i Mistereve, e pakapshme nga mendja nj\u00eb r\u00ebzore dhe nga soditja e engj\u00ebjve, q\u00eb Zoti Jisu Krisht, me pag\u00ebzimin e Tij n\u00eb Jordan dhe me \u201cpag\u00ebzimin\u201d e Tij n\u00eb vdekje, jo vet\u00ebm q\u00eb na b\u00ebri t\u00eb njohur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paimagjinueshme, por na b\u00ebri pjes\u00ebmarr\u00ebs. \u201cFjala u b\u00eb mish, dhe q\u00ebndroi nd\u00ebr ne dhe ne pam\u00eb lavdin\u00eb e tij, lavdi si t\u00eb vet\u00ebmlinduri prej Atit plot me hir e me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d (Joan 1.14). Pas ngjalljes prej s\u00eb vdekurish, duke u ngritur drejt Per\u00ebndis\u00eb, p\u00ebr t\u2019u ulur me trupin e Tij n\u00eb t\u00eb djatht\u00ebn e Atit, Ai hapi p\u00ebrfundimisht qiejt p\u00ebr t\u00ebr\u00eb natyr\u00ebn njer\u00ebzore dhe e b\u00ebri t\u00eb aft\u00eb t\u00eb merrte pjes\u00eb, nga Hiri i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, n\u00eb lavdin\u00eb dhe n\u00eb drit\u00ebn e p\u00ebrbashk\u00ebt dhe t\u00eb p\u00ebrjetshme t\u00eb Sh\u00ebn Trinis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Disa tregojn\u00eb se ky shk\u00eblqim i lavdis\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, kjo drit\u00eb m\u00eb e shk\u00eblqyeshme se \u00e7do drit\u00eb tjet\u00ebr n\u00eb bot\u00eb, u ndje n\u00eb \u00e7astin e Pag\u00ebzimit t\u00eb Krishtit, ashtu si dhe n\u00eb dit\u00ebn e Metamorfoz\u00ebs n\u00eb Thavor (6 gusht), sepse, p\u00ebrmes drit\u00ebs shndrit\u00ebse t\u00eb njer\u00ebzis\u00eb s\u00eb hyjnizuar t\u00eb Krishtit, hym\u00eb n\u00eb Drit\u00ebn e Trinis\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb. \u201cO Fjal\u00eb e shndritshme q\u00eb Ati d\u00ebrgoi p\u00ebr t\u00eb zhdukur hijet shkat\u00ebrrimtare t\u00eb nat\u00ebs, po vjen p\u00ebr t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjosur m\u00ebkatin e t\u00eb vdekshm\u00ebve dhe q\u00eb p\u00ebrmes Pag\u00ebzimit t\u00ebnd t\u00eb dalin nga uj\u00ebrat e Jordanit bij t\u00eb Drit\u00ebs\u201d (Ode IV e Kanunit t\u00eb Madh t\u00eb M\u00ebngjesores).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Prandaj dhe e kremtja e Theofanis\u00eb \u00ebsht\u00eb quajtur e kremtja e dritave. Ky zbulim i par\u00eb i Per\u00ebndis\u00eb si Trini (Triunitet) \u00ebsht\u00eb gjithashtu edhe manifestimi i thirrjes s\u00eb fundit t\u00eb njeriut, i cili \u00ebsht\u00eb thirrur t\u00eb b\u00ebhet bir i bir\u00ebsuar nga Per\u00ebndia, i vajosur (krisht) i Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe pjes\u00ebmarr\u00ebs i Drit\u00ebs s\u00eb trefisht\u00eb, duke u b\u00ebr\u00eb i ngjash\u00ebm me Krishtin n\u00eb misterin e Pag\u00ebzimit t\u00eb shenjt\u00eb, i cili e ka origjin\u00ebn nga e kremtja e sotme.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Per\u00ebndia e kishte lajm\u00ebruar q\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara Joanin se pag\u00ebzimi i tij p\u00ebr pendim duhet t\u00eb mbaronte me dit\u00ebn e Pag\u00ebzimit t\u00eb Krishtit: \u201cAi mbi t\u00eb cilin do t\u00eb shoh\u00ebsh Shpirtin e Shenjt\u00eb, duke zbritur e duke q\u00ebndruar mbi t\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb pag\u00ebzon me Shpirt t\u00eb Shenjt\u00eb\u201d (Jn. 1.33). Pag\u00ebzimi i Joanit mori fund n\u00eb at\u00eb dit\u00eb, p\u00ebr t\u2019ia l\u00ebn\u00eb vendin atij q\u00eb do t\u00eb kryenin apostujt \u201cn\u00eb em\u00ebr t\u00eb Jisu Krishtit\u201d (Vep. 2.38), dhe q\u00eb ka pushtetin t\u00eb fal\u00eb m\u00ebkatet dhe t\u00eb jap\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb. Duke u zhytur n\u00eb uj\u00ebra, t\u00eb cilat, p\u00ebrmes lutjes s\u00eb Kish\u00ebs jan\u00eb b\u00ebr\u00eb identike me uj\u00ebrat e Jordanit, fillestar\u00ebt hyjn\u00eb n\u00eb Kish\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb ashtu si Zoti filloi jet\u00ebn e Tij publike; por dhe, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, duke imituar vdekjen dhe zbritjen e Tij n\u00eb varr, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu pjes\u00ebmarr\u00ebs t\u00eb Ngjalljes s\u00eb Tij, ata u vesh\u00ebn me Krishtin (Gal. 3.27) dhe nis\u00ebn jet\u00ebn e re n\u00eb drit\u00ebn e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb: \u201cA nuk e dini se t\u00eb gjith\u00eb sa u pag\u00ebzuam n\u00eb Jisu Krishtin, n\u00eb vdekjen e tij u pag\u00ebzuam? U varros\u00ebm pra, bashk\u00eb me t\u00eb me an\u00eb t\u00eb pag\u00ebzimit n\u00eb vdekjen, q\u00eb, si\u00e7 u ngjall Krishti prej s\u00eb vdekurish me an\u00eb t\u00eb lavdis\u00eb s\u00eb Atit, k\u00ebshtu edhe ne t\u00eb ecim n\u00eb jet\u00eb t\u00eb re\u201d (Rom. 6.3-4).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Ashtu si Moisiu e ndau detin m\u00eb dysh, duke e goditur me shkopin e tij, si me kryq, dhe pasi b\u00ebri q\u00eb t\u00eb kalonte populli pa u lagur, i solli uj\u00ebrat n\u00eb gjendjen e tyre t\u00eb m\u00ebparshme, duke g\u00eblltitur Faraonin dhe ushtrin\u00eb e tij (Eks. 14); po k\u00ebshtu edhe Jisui zbriti n\u00eb uj\u00ebrat e Jordanit, dhe k\u00ebto nuk e duruan zjarrin e hyjnis\u00eb s\u00eb Tij dhe, sipas profecive, \u201cato u kthyen mbrapa\u201d (Ps. 113.3): d.m.th. p\u00ebrmbys\u00ebn ligjet e natyr\u00ebs s\u00eb prishur pas m\u00ebkatit t\u00eb Adamit. Si mbajt\u00ebse t\u00eb vdekjes dhe t\u00eb prishjes, si banes\u00eb e frym\u00ebve t\u00eb papastra, kur Dielli i Drejt\u00ebsis\u00eb zbriti n\u00eb to, ato u b\u00ebn\u00eb mbajt\u00ebse t\u00eb drit\u00ebs dhe t\u00eb pastrimit nga m\u00ebkati. \u201cKrishti d\u00ebftehet n\u00eb Jordan p\u00ebr t\u00eb shenjt\u00ebruar uj\u00ebrat dhe bot\u00ebn\u201d.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke ngritur bashk\u00eb me t\u00eb njer\u00ebzin\u00eb e dergjur n\u00eb err\u00ebsirat e vdekjes dhe duke e \u00e7uar n\u00eb njohjen e drit\u00ebs s\u00eb Trinis\u00eb, Zoti shkund dhe shnd\u00ebrron sot n\u00eb thell\u00ebsi ligjet e bot\u00ebs s\u00eb dukshme dhe t\u00eb kozmosit. Sikurse e kishin parath\u00ebn\u00eb edhe profet\u00ebt, e rikrijuar dhe e dep\u00ebrtuar nga Drita n\u00eb misterin e Krishtit, bota e dukshme, q\u00eb simbolizon Jordani, b\u00ebhet pjes\u00ebmarr\u00ebse e shp\u00ebtimit dhe e g\u00ebzimit t\u00eb njer\u00ebzimit t\u00eb rikrijuar nga Shpirti i Shenjt\u00eb. \u201cToka e Jordanit u mbulua me lule dhe ngaz\u00eblleu nga g\u00ebzimi dhe populli im do t\u00eb shikoj\u00eb lavdin\u00eb e Zotit, madh\u00ebshtimin e Per\u00ebndis\u00eb\u201d (Is. 35.12). \u201cO ju t\u00eb gjith\u00eb q\u00eb keni etje, ejani tek uj\u00ebrat. Ju do t\u00eb nxirrni uj\u00eb me g\u00ebzim n\u00eb burimet e shp\u00ebtimit dhe do t\u00eb thoni at\u00eb dit\u00eb: K\u00ebndojini Zotit, shpalleni emrin e tij, lajm\u00ebrojeni lavdin\u00eb e tij mes kombeve, kujtoni se emri i tij \u00ebsht\u00eb madh\u00ebshtor (Is. 55).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Duke u b\u00ebr\u00eb p\u00ebrs\u00ebri uj\u00eb i gjall\u00eb (Jn. 4.10), banj\u00eb e rilindjes, uj\u00eb q\u00eb na shenjt\u00ebron para \u00e7do pag\u00ebzimi, dit\u00ebn e fest\u00ebs s\u00eb Theofanis\u00eb dhe n\u00eb shum\u00eb rrethana t\u00eb tjera, zhytim Kryqin dhe, duke thirrur emrin e Zotit, ai merr pushtet hyjnor sh\u00ebrimi dhe pastrimi shpirtrash dhe trupash. Uji i shenjt\u00ebruar b\u00ebhet mbajt\u00ebs i fuqis\u00eb s\u00eb Shpengimit, i Hirit t\u00eb Krishtit, i bekimit t\u00eb Jordanit, ai \u00ebsht\u00eb \u201cburim paprishjeje, dhunti shenjt\u00ebrimi, falje m\u00ebkatesh, sh\u00ebrim s\u00ebmundjesh, humbje demon\u00ebsh&#8230;\u201d (Lutje e sh\u00ebn Sofronit p\u00ebr shenjt\u00ebrimin e uj\u00ebrave). Prandaj, pasi sp\u00ebrkatet kisha, besimtar\u00ebt pin\u00eb sot nga ky uj\u00eb dhe mbushin en\u00ebt e tyre p\u00ebr t\u2019i marr\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb sp\u00ebrkatur sht\u00ebpit\u00eb, kopshtet, sendet e jet\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme&#8230; Duke q\u00ebndruar t\u00eb paprishur p\u00ebr muaj me radh\u00eb dhe madje p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra, uj\u00ebrat e Theofanis\u00eb, si dhe \u00e7do uj\u00eb i shenjt\u00ebruar nga Kisha, mund t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb \u00e7do rrethan\u00eb p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar rip\u00ebrt\u00ebritjen dhe shenjt\u00ebrimin e bot\u00ebs, dhe p\u00ebr ta shnd\u00ebrruar jet\u00ebn e t\u00eb krishterit n\u00eb nj\u00eb Theofani t\u00eb vazhdueshme, n\u00eb nj\u00eb zbulim t\u00eb drit\u00ebs s\u00eb Lavdis\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave &#8211; &nbsp; N\u00eb fund t\u00eb 30 viteve t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb fshehur, gjat\u00eb t\u00eb cilave, duke kaluar n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha stadet e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb zakonsh\u00ebm, Zoti yn\u00eb Jisu Krisht tregoi me sjelljen e Tij shembullin e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb, t\u00eb bindjes ndaj prind\u00ebrve dhe t\u00eb n\u00ebnshtrimit ndaj Ligjit. Ai e<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":28141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg","fifu_image_alt":"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave.","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-28139","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave &#8211; &nbsp; N\u00eb fund t\u00eb 30 viteve t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb fshehur, gjat\u00eb t\u00eb cilave, duke kaluar n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha stadet e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb zakonsh\u00ebm, Zoti yn\u00eb Jisu Krisht tregoi me sjelljen e Tij shembullin e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb, t\u00eb bindjes ndaj prind\u00ebrve dhe t\u00eb n\u00ebnshtrimit ndaj Ligjit. Ai e\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-05T23:00:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"12 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave.\",\"datePublished\":\"2021-01-05T23:00:45+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/\"},\"wordCount\":2466,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/\",\"name\":\"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-05T23:00:45+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg\",\"width\":\"683\",\"height\":\"1024\",\"caption\":\"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave &#8211; &nbsp; N\u00eb fund t\u00eb 30 viteve t\u00eb nj\u00eb jete t\u00eb fshehur, gjat\u00eb t\u00eb cilave, duke kaluar n\u00ebp\u00ebr t\u00eb gjitha stadet e jet\u00ebs s\u00eb nj\u00eb njeriu t\u00eb zakonsh\u00ebm, Zoti yn\u00eb Jisu Krisht tregoi me sjelljen e Tij shembullin e p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb, t\u00eb bindjes ndaj prind\u00ebrve dhe t\u00eb n\u00ebnshtrimit ndaj Ligjit. Ai e","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-01-05T23:00:45+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"12 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave.","datePublished":"2021-01-05T23:00:45+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/"},"wordCount":2466,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/","name":"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg","datePublished":"2021-01-05T23:00:45+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768648312_673e1ce394_b.jpg","width":"683","height":"1024","caption":"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/06\/shfaqja-e-perendise-theofania-pagezimi-i-zotit-tone-jisu-krisht-bekimi-i-ujerave\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shfaqja e Per\u00ebndis\u00eb (Theofania), Pag\u00ebzimi i Zotit ton\u00eb Jisu Krisht, Bekimi i uj\u00ebrave."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28139","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28139"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28139\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28143,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28139\/revisions\/28143"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28139"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28139"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28139"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}