{"id":28131,"date":"2021-01-05T00:00:33","date_gmt":"2021-01-04T23:00:33","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?p=28131"},"modified":"2020-12-27T23:36:38","modified_gmt":"2020-12-27T22:36:38","slug":"vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/","title":{"rendered":"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia."},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\">\n<strong>&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\nMartiri i shenjt\u00eb Theopempti ishte episkop n\u00eb koh\u00ebn kur perandori Dioklecian shpalli persekutimin e tmerrsh\u00ebm kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. Pasi rr\u00ebfeu trim\u00ebrisht bes\u00ebn e tij, u arrestua dhe u nxor para perandorit dhe nuk pati frik\u00eb t\u00eb qortonte pabesin\u00eb e tij mizore. E hodh\u00ebn n\u00eb furr\u00eb t\u00eb ndezur, por Hiri i Per\u00ebndis\u00eb e ruajti sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb. I nxor\u00ebn nj\u00ebrin sy dhe e detyruan me forc\u00eb t\u00eb pinte helm vdekjeprur\u00ebs, p\u00ebrgatitur nga magjistari pagan Theonai.<\/p>\n<p>Kur pa se shenjti nuk p\u00ebrkulej nga k\u00ebto keqtrajtime, Theonai u kthye te Krishti dhe d\u00ebnoi mashtrimin e magjistar\u00ebve dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e demon\u00ebve. Pas Theopemptit, i cili vdiq me prerje koke, Theonai mori kuror\u00ebn e martirizimit duke u varrosur i gjall\u00eb n\u00eb nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb thell\u00eb, t\u00eb hapur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n<h4 style=\"text-align: center;\">\n<strong>* * * * *<\/strong><br \/>\n<strong>&#8211; Osh\u00ebnare Singlitikia &#8211;<\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\nN\u00ebna jon\u00eb e shenjt\u00eb Singlitikia lindi n\u00eb Aleksandri, n\u00eb shekullin e 4-t, nga prind\u00ebr t\u00eb pasur e besimtar\u00eb me prejardhje nga Maqedonia. Bukuria e saj e madhe, men\u00e7uria dhe virtytet e shumta b\u00ebnin q\u00eb t\u00eb lakmohej q\u00eb n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb re nga shum\u00eb m\u00ebtues, por ajo q\u00ebndronte e shurdh\u00ebt dhe e verb\u00ebr para gjith\u00eb t\u00ebrheqjeve t\u00eb k\u00ebsaj bote, duke aspiruar martes\u00ebn vet\u00ebm me Krishtin, Dh\u00ebndrin qiellor. E mundonte trupin me kreshm\u00eb dhe gjith\u00eb llojet e ashp\u00ebrsive, e mblidhte mendjen pa kompromis n\u00eb fund t\u00eb zemr\u00ebs dhe th\u00ebrriste dit\u00eb e nat\u00eb: \u201cI dashuri im \u00ebsht\u00eb imi, dhe un\u00eb jam e tij!\u201d (K\u00ebnga e K\u00ebng\u00ebve 2.16).<\/p>\n<p>Kur i vdiq\u00ebn prind\u00ebrit, pasurin\u00eb ua shp\u00ebrndau t\u00eb varf\u00ebrve, nd\u00ebrsa vet\u00eb s\u00eb bashku me motr\u00ebn e verb\u00ebr shkuan larg qytetit, duke iu p\u00ebrkushtuar p\u00ebrgjithmon\u00eb Per\u00ebndis\u00eb; k\u00ebtu nj\u00eb prift i b\u00ebri qethjen murg\u00ebrore. K\u00ebshtu ajo u b\u00eb themeluesja e murgj\u00ebris\u00eb fem\u00ebrore, si sh\u00ebn Andoni i Madh p\u00ebr burrat. Tashm\u00eb, e st\u00ebrvitur n\u00eb pun\u00ebt asketike, ajo p\u00ebrparoi me shpejt\u00ebsi n\u00eb udh\u00ebn e murgjve, t\u00eb cil\u00ebt e jetonin jet\u00ebn e tyre n\u00eb tok\u00eb si n\u00eb qiell, dhe p\u00ebrpiqej t\u2019i mbante t\u00eb fshehta betejat e saj para syve t\u00eb njer\u00ebzve, q\u00eb t\u00eb mos humbiste shp\u00ebrblimin p\u00ebrfundimtar. Ishte e vdekur p\u00ebr veten dhe p\u00ebr bot\u00ebn, q\u00eb t\u00eb jetonte me Krishtin, dhe i shtynte me men\u00e7uri e dallueshm\u00ebri t\u00ebr\u00eb tundimet e shkaktuara nga demon\u00ebt. Lart\u00ebsohej pa pushim drejt qiellit me an\u00eb t\u00eb virtyteve t\u00eb shenjta, duke p\u00ebrhapur aq shum\u00eb kudo fam\u00ebn e saj si parfum er\u00ebmir\u00eb shpirt\u00ebror, sa nj\u00eb num\u00ebr i madh vajzash t\u00eb devotshme shkonin tek ajo p\u00ebr m\u00ebsime dhe k\u00ebshilla p\u00ebr shp\u00ebtim. N\u00eb fillim, nga p\u00ebrul\u00ebsia, shenjtorja refuzoi t\u00eb thyente heshtjen; por e shtyr\u00eb nga dashuria dhe nga k\u00ebmb\u00ebngulja e tyre, u zbuloi me psher\u00ebtima t\u00eb thella, t\u00eb vaditura me lot, thesaret e urt\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb shkenc\u00ebs q\u00eb Shpirti i Shenjt\u00eb kishte v\u00ebn\u00eb n\u00eb zemr\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, sh\u00ebn Singlitikia u kujtonte nx\u00ebn\u00ebseve t\u00eb saj se dashuria e p\u00ebrsosur p\u00ebr Per\u00ebndin\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmin, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebria e Ligjit hyjnor, si e t\u00eb vjetrit ashtu dhe e t\u00eb riut (Eks. 20; Rom. 13.10), ajo duhet t\u00eb jet\u00eb fillimi dhe fundi i t\u00ebr\u00eb akteve t\u00eb atyre q\u00eb t\u00ebrhiqen nga bota. \u201cT\u00eb lumur do t\u00eb jemi ne, thoshte, n\u00ebse punojm\u00eb q\u00eb t\u2019i p\u00eblqejm\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb fitojm\u00eb qiellin, po aq sa punojn\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr t\u00eb mbledhur pasurit\u00eb dhe t\u00eb mirat e prishshme\u201d.<\/p>\n<p>Kjo dashuri e shenjt\u00eb lul\u00ebzon si lule e brisht\u00eb n\u00eb nj\u00eb trup dhe shpirt t\u00eb qasht\u00ebr e t\u00eb past\u00ebr, jo vet\u00ebm nga m\u00ebkatet e mishit dhe t\u00eb shqisave, por nga \u00e7do \u00ebmb\u00eblsim i mendimeve t\u00eb papastra, sugjeruar pa pushim nga djalli te luft\u00ebtar\u00ebt e ushtris\u00eb s\u00eb Krishtit; prandaj duhet t\u00eb jemi vigjilent\u00eb, duke u treguar t\u00eb urt\u00eb si gjarp\u00ebrinjt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb prishur dredhit\u00eb e armikut, dhe t\u00eb but\u00eb si p\u00ebllumbat (Matth. 10.16), nga past\u00ebrtia. Ashtu si i lajm\u00eb dhe i zbardhim rrobat, duke i shtypur me k\u00ebmb\u00eb dhe duke i rrotulluar nga t\u00eb gjitha an\u00ebt, k\u00ebshtu duhet t\u00eb jepemi n\u00eb varf\u00ebrin\u00eb vullnetare dhe n\u00eb jet\u00ebn asketike, duke vdek\u00ebsuar mishin me vigjilenc\u00eb, dallueshm\u00ebri, lutje pa pushim dhe p\u00ebrul\u00ebsi t\u00eb shenjt\u00eb, q\u00eb shpirti, duke pritur Shpirtin e Shenjt\u00eb, t\u00eb b\u00ebhet i ngjash\u00ebm me p\u00ebllumbin e bardh\u00eb q\u00eb fluturon drejt Per\u00ebndis\u00eb. E shenjta kishte treguar nga vetja e saj, nga jeta e saj mistike dhe e t\u00ebrhequr, se si t\u00eb p\u00ebrparosh n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi, n\u00eb themelin e dashuris\u00eb; gjithashtu thoshte: \u201cSikund\u00ebr thesari fshihet nga hajdut\u00ebt menj\u00ebher\u00eb sa gjendet, k\u00ebshtu dhe virtyti dob\u00ebsohet dhe avullon n\u00eb \u00e7astin kur zbulohet. Dhe ashtu si dylli shkrin n\u00eb zjarr, ashtu edhe shpirti dor\u00ebzohet dhe humbet fuqin\u00eb e tij nga lavd\u00ebrimet, nd\u00ebrsa fyerjet dhe p\u00ebrbuzjet e lart\u00ebsojn\u00eb n\u00eb kulmin e virtyteve\u201d.<\/p>\n<p>P\u00ebr jet\u00ebn asketike, ajo shtonte edhe k\u00ebt\u00eb krahasim mbres\u00ebl\u00ebn\u00ebs: \u201cAshtu sikurse kur ndezim zjarrin, fillimisht syt\u00eb, t\u00eb pam\u00ebsuar me tymin, na djegin, por pastaj i g\u00ebzohemi nxeht\u00ebsis\u00eb s\u00eb dobishme; po k\u00ebshtu duhet t\u00eb ndezim brenda nesh zjarrin e dashuris\u00eb hyjnore, q\u00eb Krishti premtoi se do t\u00eb sillte mbi tok\u00eb (Lluk. 12.49), me lot dhe vuajtje, p\u00ebr t\u00eb pasur m\u00eb pas ngush\u00ebllimin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Ky m\u00ebsim i ndritur i mbushte aq shum\u00eb nx\u00ebn\u00ebset e saj me entuziaz\u00ebm t\u00eb flakt\u00eb, sa nuk donin m\u00eb ta braktisnin dhe d\u00ebshironin t\u00eb q\u00ebndronin p\u00ebrkrah saj p\u00ebrher\u00eb, p\u00ebr t\u00eb soditur n\u00eb personin e saj ikon\u00ebn e gjall\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb engj\u00ebllore. Pas shum\u00eb kund\u00ebrshtimesh, ajo iu dor\u00ebzua vullnetit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe e udh\u00ebhoqi v\u00ebllaz\u00ebrin\u00eb, q\u00eb sa vinte e rritej, n\u00eb udh\u00ebn e ngusht\u00eb t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Qiejve, si\u00e7 e drejtojm\u00eb nj\u00eb anije mes shk\u00ebmbinjve. I nxiste pasueset e saj t\u00eb kujdeseshin, sa t\u00eb ishte e mundur, t\u00eb zbukuroheshin me veshje dhe me stoli shpirt\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb pritur Krishtin, si\u00e7 b\u00ebjn\u00eb edhe vajzat e fejuara, q\u00eb p\u00ebrgatiten p\u00ebr nj\u00eb bashkim t\u00eb prishsh\u00ebm.<\/p>\n<p>P\u00ebr ato q\u00eb jetonin bashk\u00eb, u m\u00ebsonte t\u00eb preferonin m\u00eb shum\u00eb bindjen dhe hedhjen posht\u00eb t\u00eb mendimeve t\u00eb tyre ose t\u00eb gjykimeve vetjake n\u00eb luft\u00ebrat asketike, dhe i inkurajonte t\u00eb punonin me fjal\u00ebn dhe, mbi t\u00eb gjitha, me shembullin, q\u00eb t\u00eb shmangnin kurthet e demonit, plog\u00ebshtin\u00eb nga nj\u00ebra an\u00eb dhe kot\u00ebsin\u00eb nga ana tjet\u00ebr, sepse vet\u00ebm k\u00ebshtu mund t\u00eb p\u00ebrparosh me vet\u00ebkontroll dhe dallueshm\u00ebri, n\u00eb rrug\u00ebn mbret\u00ebrore t\u00eb p\u00ebrul\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Me trupin e thar\u00eb dhe t\u00eb dob\u00ebsuar nga kreshma, por me shpirt t\u00eb ndri\u00e7uar nga Krishti, Dielli i Drejt\u00ebsis\u00eb, Singlitikia rrezatonte me m\u00ebsimdh\u00ebniet e saj t\u00eb shenjta, me dallueshm\u00ebrin\u00eb e pagabueshme, q\u00eb t\u00eb zbulonte t\u00ebr\u00eb iluzionet dhe makinacionet demoniake dhe, mbi t\u00eb gjitha, me an\u00eb t\u00eb p\u00ebrparimeve t\u00eb saj konstante drejt p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb. Sakrifikimit vullnetar t\u00eb asketizmit, vitet e fundit t\u00eb jet\u00ebs, i shtoi durimin n\u00eb sprova dhe n\u00eb s\u00ebmundje: temperatura e vazhdueshme dhe problemet me mushk\u00ebrit\u00eb e rr\u00ebzuan dal\u00ebngadal\u00eb trupin e saj, duke e holluar si me lim\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mosh\u00ebn 85-vje\u00e7are, djalli nd\u00ebrmori kund\u00ebr saj edhe nj\u00eb sulm t\u00eb fundit: mori nga Per\u00ebndia pushtetin q\u00eb ajo t\u00eb p\u00ebsonte p\u00ebr tre vjet e gjysm\u00eb vuajtjet q\u00eb p\u00ebsoi Jovi p\u00ebr 35 vjet. Si\u00e7 sulmoi Jovin dhe martir\u00ebt e shenjt\u00eb nga jasht\u00eb, u v\u00ebrsul edhe mbi shenjtoren me t\u00eb nj\u00ebjtin t\u00ebrbim, por nga brenda, duke ia djegur pak nga pak organet, si me zjarr t\u00eb ngadalt\u00eb, me nj\u00eb kancer q\u00eb i shkaktonte dhimbje t\u00eb forta \u00e7njer\u00ebzore.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb shenjtorja i duroi sprovat dhe madje p\u00ebrfitoi q\u00eb t\u2019i m\u00ebsonte nx\u00ebn\u00ebset e saj, duke u th\u00ebn\u00eb: \u201cN\u00ebse na bezdis s\u00ebmundja, t\u00eb mos hidh\u00ebrohemi dhe n\u00ebse p\u00ebr shkak t\u00eb dob\u00ebsimit t\u00eb trupit, nuk mund t\u00eb k\u00ebndojm\u00eb dot; sepse t\u00eb gjitha k\u00ebto gj\u00ebra jan\u00eb p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn ton\u00eb dhe p\u00ebr pastrimin e lakmive tona. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kreshma dhe asketizmi na u rekomanduan p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre k\u00ebnaq\u00ebsive. N\u00ebse s\u00ebmundja na topit, at\u00ebher\u00eb k\u00ebto ushtrime jan\u00eb t\u00eb tep\u00ebrta. Ky \u00ebsht\u00eb asketiz\u00ebm i madh: t\u00eb jesh i duruar n\u00eb s\u00ebmundje dhe t\u00eb lavd\u00ebrosh Per\u00ebndin\u00eb me himne\u201d.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb e munduar, nuk e nxirrte m\u00eb z\u00ebrin e saj dhe humbi k\u00ebshtu arm\u00ebn e frikshme t\u00eb fjal\u00ebs; por vet\u00ebm pamja e qet\u00ebsis\u00eb s\u00eb fytyr\u00ebs s\u00eb saj t\u00eb shenjt\u00eb n\u00eb mes t\u00eb kaq shum\u00eb mundimeve z\u00ebvend\u00ebsonte m\u00eb s\u00eb miri \u00e7do m\u00ebsimdh\u00ebnie dhe i forconte ata q\u00eb i afroheshin n\u00eb dashurin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. Pastaj iu sulmua trupi nga nj\u00eb gangren\u00eb dhe mishi nisi t\u2019i kalbej, duke l\u00ebshuar er\u00eb aq t\u00eb keqe, sa nx\u00ebn\u00ebset nuk mund t\u2019i afroheshin pa e parfumosur dhe pa ia lyer gjymtyr\u00ebt e prekura me aroma, si p\u00ebr kufomat. Asgj\u00eb nuk e mposhtte k\u00ebt\u00eb grua t\u00eb drobitur; Hiri i Per\u00ebndis\u00eb e kishte burr\u00ebruar m\u00eb shum\u00eb se luft\u00ebtar\u00ebt. Duke p\u00ebrbuzur vdekjen dhe manovrat e pafuqishme t\u00eb djallit, ajo mb\u00ebshtetej nga engj\u00ebjt dhe mundi t\u00eb sodiste me g\u00ebzim shk\u00eblqimin e pamatsh\u00ebm t\u00eb drit\u00ebs s\u00eb Parajs\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb k\u00ebtij martirizimi 3-mujor, ajo u nis drejt Zotit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb kuror\u00ebn e betejave q\u00eb b\u00ebri, pasi paratha dit\u00ebn e fjetjes dhe ngush\u00eblloi nx\u00ebn\u00ebset e saj me m\u00ebsimin e fundit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai &#8211; Martiri i shenjt\u00eb Theopempti ishte episkop n\u00eb koh\u00ebn kur perandori Dioklecian shpalli persekutimin e tmerrsh\u00ebm kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. Pasi rr\u00ebfeu trim\u00ebrisht bes\u00ebn e tij, u arrestua dhe u nxor para perandorit dhe nuk pati frik\u00eb t\u00eb qortonte pabesin\u00eb e tij mizore. E hodh\u00ebn n\u00eb furr\u00eb t\u00eb ndezur, por Hiri i Per\u00ebndis\u00eb e ruajti sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb. I nxor\u00ebn nj\u00ebrin sy<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":28133,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg","fifu_image_alt":"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia.","footnotes":""},"categories":[372],"tags":[2103,2101],"class_list":["post-28131","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shenjtoret-e-dites","tag-leximet-e-dites","tag-shenjtori-i-dites"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai &#8211; Martiri i shenjt\u00eb Theopempti ishte episkop n\u00eb koh\u00ebn kur perandori Dioklecian shpalli persekutimin e tmerrsh\u00ebm kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. Pasi rr\u00ebfeu trim\u00ebrisht bes\u00ebn e tij, u arrestua dhe u nxor para perandorit dhe nuk pati frik\u00eb t\u00eb qortonte pabesin\u00eb e tij mizore. E hodh\u00ebn n\u00eb furr\u00eb t\u00eb ndezur, por Hiri i Per\u00ebndis\u00eb e ruajti sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb. I nxor\u00ebn nj\u00ebrin sy\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2021-01-04T23:00:33+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia.\",\"datePublished\":\"2021-01-04T23:00:33+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/\"},\"wordCount\":1736,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg\",\"keywords\":[\"leximet e dites\",\"shenjtori i dites\"],\"articleSection\":[\"Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/\",\"name\":\"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg\",\"datePublished\":\"2021-01-04T23:00:33+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg\",\"width\":\"662\",\"height\":\"960\",\"caption\":\"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia.\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia.\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&#8211; D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai &#8211; Martiri i shenjt\u00eb Theopempti ishte episkop n\u00eb koh\u00ebn kur perandori Dioklecian shpalli persekutimin e tmerrsh\u00ebm kund\u00ebr t\u00eb krishter\u00ebve. Pasi rr\u00ebfeu trim\u00ebrisht bes\u00ebn e tij, u arrestua dhe u nxor para perandorit dhe nuk pati frik\u00eb t\u00eb qortonte pabesin\u00eb e tij mizore. E hodh\u00ebn n\u00eb furr\u00eb t\u00eb ndezur, por Hiri i Per\u00ebndis\u00eb e ruajti sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb. I nxor\u00ebn nj\u00ebrin sy","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2021-01-04T23:00:33+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia.","datePublished":"2021-01-04T23:00:33+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/"},"wordCount":1736,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg","keywords":["leximet e dites","shenjtori i dites"],"articleSection":["Shenjtor\u00ebt e dit\u00ebs"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/","name":"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia. - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg","datePublished":"2021-01-04T23:00:33+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50768498881_2084366926_b.jpg","width":"662","height":"960","caption":"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia."},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/05\/vigjilja-e-theofanise-deshmoret-theopemti-theonai-oshenare-singlitikia\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Vigjilja e Theofanis\u00eb. D\u00ebshmor\u00ebt Theopemti, Theonai. Osh\u00ebnare Singlitikia."}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28131","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=28131"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28131\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28132,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/28131\/revisions\/28132"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/28133"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=28131"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=28131"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=28131"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}