{"id":1927,"date":"2012-10-04T14:16:37","date_gmt":"2012-10-04T14:16:37","guid":{"rendered":""},"modified":"2020-10-15T19:16:00","modified_gmt":"2020-10-15T17:16:00","slug":"shpirti-i-shenjte-d50","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/","title":{"rendered":"Shpirti i Shenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Shpirti i Shenjt\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0<\/strong><\/h4>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><strong>Dhe n\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb, Zot, jet\u00ebb\u00ebr\u00ebs, q\u00eb buron prej Atit, q\u00eb adhurohet<\/strong><strong>\u00a0e lavd\u00ebrohet bashk\u00eb me Atin e me Birin, q\u00eb foli me an\u00ebn e profet\u00ebve.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><span style=\"font-size: 12pt;\"><span style=\"color: #000000;\"><span style=\"font-family: verdana,geneva,sans-serif; line-height: 1.5;\">\u00a0 \u00a0\u00a0<\/span><\/span><\/span><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Shpirti i Shenjt\u00eb ka titullin e Zotit, s\u00eb bashku me Per\u00ebndin\u00eb Atin dhe Krishtin Birin. Ai \u00ebsht\u00eb Shpirti i Per\u00ebndis\u00eb dhe Shpirti i Krishtit. Ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm, i pakrijuar dhe hyjnor; q\u00eb ka qen\u00eb gjithmon\u00eb me Atin dhe me Birin; vazhdimisht i adhuruar dhe i lavd\u00ebruar me ata n\u00eb unitetin e Trinis\u00eb s\u00eb Shenjt\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Ashtu si edhe me Birin, nuk ka patur asnj\u00eb koh\u00eb kur Shpirti i Shenjt\u00eb nuk ka qen\u00eb. Shpirti \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara krijimit. Ai del nga Per\u00ebndia, ashtu si edhe Biri, n\u00eb nj\u00eb burim t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm dhe t\u00eb pa koh\u00eb. &#8220;Ai buron prej Atit&#8221;, n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi n\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb nj\u00ebhershme, hyjnore dhe t\u00eb vazhdueshme (Joani 15:26).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0 Doktrina orthodhokse pohon q\u00eb Per\u00ebndia At\u00eb \u00ebsht\u00eb origjina dhe burimi i p\u00ebrjetsh\u00ebm i Shpirtit, ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb dhe i Birit. Por, Kisha pohon, gjithashtu, q\u00eb m\u00ebnyra se si Ati zot\u00ebron dhe prodhon Shpirtin dhe Birin ndryshon, sipas ndryshimit nd\u00ebrmjet Birit q\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;lindur&#8221; dhe Shpirtit q\u00eb &#8220;buron.&#8221;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Jan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpjekje nga njer\u00ebz t\u00eb shenjt\u00eb t\u00eb frym\u00ebzuar prej Per\u00ebndis\u00eb me nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb rreth jet\u00ebs s\u00eb Tij Trinitare, p\u00ebr t\u00eb shpjeguar dallimin nd\u00ebrmjet burimit t\u00eb Shpirtit dhe lindjes s\u00eb Birit. P\u00ebr ne \u00ebsht\u00eb mjaft q\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb, q\u00eb ndryshimi nd\u00ebrmjet tyre \u00ebsht\u00eb n\u00eb dallimin nd\u00ebrmjet personave hyjnor\u00eb dhe veprimeve t\u00eb Birit dhe t\u00eb Shpirtit n\u00eb lidhje me Atin dhe gjithashtu, n\u00eb lidhje me nj\u00ebri-tjetrin dhe me bot\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 \u00cbsht\u00eb e nevojshme t\u00eb theksohet, q\u00eb t\u00eb gjitha fjal\u00ebt dhe konceptet rreth\u00a0 hyjnis\u00eb dhe Per\u00ebndis\u00eb, duke p\u00ebrfshir\u00eb dhe ato t\u00eb &#8220;burimit&#8221; dhe &#8220;lindjes&#8221;, nuk mund ta japin t\u00eb plot\u00eb vizionin mistik t\u00eb Realitetit Hyjnor. Per\u00ebndia mund t\u00eb kuptohet deri diku nga njer\u00ebzit, p\u00ebrsa Ai Vet\u00eb e ka zbuluar Vetveten. Megjithat\u00eb, esenca e qenies s\u00eb Tij Trinitare mbetet &#8211; dhe do t\u00eb mbetet gjithmon\u00eb &#8211; esencialisht e pakonceptueshme dhe e pashprehshme p\u00ebr mendjet dhe goj\u00ebt e krijuara. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb fjal\u00ebt rreth Per\u00ebndis\u00eb jan\u00eb pa kuptim, por do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb ato nuk mund t\u00eb shprehin dot k\u00ebt\u00eb Realitet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu e nevojshme t\u00eb theksohet q\u00eb kishat Katoliko-Romane dhe Protestante kan\u00eb n\u00eb besoren nj\u00eb shtes\u00eb, q\u00eb Shpirti i Shenjt\u00eb buron prej Atit &#8220;dhe Birit&#8221; (filioque) &#8211; nj\u00eb shtes\u00eb doktrinore e papranueshme p\u00ebr Orthodhoksin\u00eb, sepse nuk p\u00ebrputhet me Shkrimin e Shenjt\u00eb dhe me vizionin Orthodhoks t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Me pohimin e hyjnishm\u00ebris\u00eb t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, dhe t\u00eb nevoj\u00ebs s\u00eb adhurimit dhe lavd\u00ebrimit t\u00eb tij me Atin dhe me Birin, Kisha Orthodhokse pohon q\u00eb Realiteti Hyjnor, i quajtur gjithashtu Hyjni ose Per\u00ebndi, n\u00eb Tradit\u00ebn Orthodhokse \u00ebsht\u00eb Trinia e Shenjt\u00eb (ose Sh\u00ebn Trinia) <em>(shih kapitullin Trinia e Shenjt\u00eb)<\/em>.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb esencialisht nj\u00eb n\u00eb ekzistenc\u00ebn e tij t\u00eb p\u00ebrjetshme me Atin dhe me Birin; dhe k\u00ebshtu, n\u00eb \u00e7do veprim t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb drejt bot\u00ebs, Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nevojshme aktiv. Prandaj, n\u00eb tregimin e Gjenez\u00ebs p\u00ebr krijimin \u00ebsht\u00eb shkruar:<em> &#8220;Shpirti i Per\u00ebndis\u00eb v\u00ebrtitej mbi faqen e ujrave&#8221;<\/em> (Gjeneza 1:2). Esht\u00eb i nj\u00ebjti Shpirt q\u00eb \u00ebsht\u00eb &#8220;fryma e jet\u00ebs&#8221; p\u00ebr gjith\u00eb gj\u00ebt\u00eb e gjalla dhe ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr njeriun, t\u00eb krijuar sipas shemb\u00eblltyr\u00ebs dhe ngjashm\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb (Gjeneza 1:30; 2:7). N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, n\u00eb hebraisht, Shpirti \u00ebsht\u00eb quajtur &#8220;frym\u00eb&#8221; ose &#8220;er\u00eb&#8221; e Jahves. Ai i jep jet\u00eb gjith\u00e7kaje, &#8220;dh\u00ebn\u00ebsi i jet\u00ebs&#8221; q\u00eb mban gjith\u00eb universin n\u00eb gjall\u00ebri dhe n\u00eb jet\u00eb (p.sh. Psalmi 104:29, Jobi 33:4).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithashtu, Ai q\u00eb frym\u00ebzon shenjtor\u00ebt p\u00ebr t\u00eb folur fjal\u00ebt e Per\u00ebndis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb vullnetin e Tij. Ai lyen profet\u00ebt, prift\u00ebrinjt\u00eb dhe mbret\u00ebrit e Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr; dhe <em>&#8220;n\u00eb t\u00eb mbushurit e koh\u00ebs&#8221;<\/em> \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebjti Shpirt q\u00eb <em>&#8220;zbret dhe q\u00ebndron&#8221;<\/em> mbi Jisuin e Nazaretit, duke e b\u00ebr\u00eb at\u00eb Mesian (t\u00eb Lyerin) e Per\u00ebndis\u00eb dhe duke e shfaqur at\u00eb si t\u00eb till\u00eb n\u00eb bot\u00eb. K\u00ebshtu, n\u00eb Dhiat\u00ebn e Re n\u00eb epifanin\u00eb e par\u00eb (q\u00eb literalisht do t\u00eb thot\u00eb shfaqje) t\u00eb Krishtit si Mesia &#8211; pag\u00ebzimi i Tij prej Joanit n\u00eb Jordan &#8211; Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb zbuluar duke zbritur dhe q\u00ebndruar mbi t\u00eb <em>&#8220;si nj\u00eb p\u00ebllumb prej qiellit&#8221;<\/em> (Joani 1:32; Lluka 3:22. Shih gjithashtu Mattheu 3:16 dhe Marku 1:9).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Esht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb vihet re, si k\u00ebtu ashtu edhe n\u00eb ardhjen e Shpirtit n\u00eb Dit\u00ebn e Rushajeve, si edhe n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb tjera t\u00eb Shkrimeve, q\u00eb fjal\u00ebt &#8220;si&#8221; dhe &#8220;n\u00eb ngjashm\u00ebri&#8221; jan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb shmangur ndonj\u00eb interpretim t\u00eb gabuar &#8220;fizik&#8221; t\u00eb ngjarjeve t\u00eb treguara, ku Shkrimi po flet n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike dhe metaforike. Jisui e filloi sh\u00ebrbes\u00ebn e tij publike mbas pag\u00ebzimit t\u00eb tij, dhe p\u00ebrnj\u00ebher\u00eb i referohet profecis\u00eb s\u00eb Isais\u00eb rreth Mesias, direkt tek vetvetja: <em>&#8220;Shpirti i Zotit \u00ebsht\u00eb mbi mua&#8230;&#8221;<\/em> (Isaia 61:1; Lluka 4:18).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 T\u00ebr\u00eb dit\u00ebt e jet\u00ebs s\u00eb Tij Jisui \u00ebsht\u00eb <em>&#8220;i mbushur me Shpirtin e Shenjt\u00eb&#8221;<\/em> &#8211; duke predikuar, m\u00ebsuar, sh\u00ebruar, p\u00ebrz\u00ebn\u00eb demon\u00ebt dhe duke kryer \u00e7do shenj\u00eb dhe mrekulli t\u00eb mesianis\u00eb (t\u00eb qenurit Mesia) s\u00eb tij, me an\u00eb t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb Shpirtit. (Lluka 4:11) Esht\u00eb shkruar q\u00eb madje dhe vet\u00ebblatimi i tij tek Per\u00ebndia n\u00eb kryq u b\u00eb me an\u00eb t\u00eb Shpirtit t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm (Hebrejt\u00eb 9:14). Dhe me an\u00eb t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit Shpirt hyjnor, ai dhe gjith\u00eb njer\u00ebzit me T\u00eb, jan\u00eb ngjallur prej s\u00eb vdekurish (Ezekieli 37:1-4).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">N\u00eb dit\u00ebn e Rushajeve, Shpirti i Shenjt\u00eb erdhi mbi nx\u00ebn\u00ebsit e Jisuit n\u00eb form\u00ebn e &#8220;gjuh\u00ebve si t\u00eb zjarrit&#8221; me osh\u00ebtim\u00ebn &#8220;n\u00eb ngjashm\u00ebrin\u00eb e nj\u00eb ere q\u00eb fryn me fuqi&#8221; (Veprat 2:1-4). K\u00ebtu vem\u00eb re p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebrdorimin e &#8220;si&#8221; dhe &#8220;n\u00eb ngjashm\u00ebrin\u00eb&#8221;. Ardhja e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb n\u00eb Rushajet, \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushja finale e misionit mesianik tok\u00ebsor t\u00eb Jisuit, fillimi i Kish\u00ebs s\u00eb Krishter\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"lazyload alignright\" src=\"data:image\/svg+xml,%3Csvg%20xmlns%3D%27http%3A%2F%2Fwww.w3.org%2F2000%2Fsvg%27%20width%3D%27431%27%20height%3D%27584%27%20viewBox%3D%270%200%20431%20584%27%3E%3Crect%20width%3D%27431%27%20height%3D%27584%27%20fill-opacity%3D%220%22%2F%3E%3C%2Fsvg%3E\" data-orig-src=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490208047_595f99eb9c_b.jpg\" width=\"431\" height=\"584\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">Gjithashtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushja e profecis\u00eb s\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr q\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e Mesias-mbret, Shpirti i Per\u00ebndis\u00eb do t\u00eb <em>&#8220;derdhet mbi \u00e7do mish&#8221;<\/em> (Joeli 2:28; Veprat 2:17).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Kisha e krishter\u00eb jeton me an\u00eb t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. Shpirti vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb garantuesi i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb mbi dhe. Ai vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb garantuesi, q\u00eb jeta e Per\u00ebndis\u00eb dhe e v\u00ebrteta e dashuria jan\u00eb me njer\u00ebzit. Vet\u00ebm me an\u00eb t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb mundin njeriu dhe bota t\u00eb p\u00ebrmbushin at\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata jan\u00eb krijuar nga Per\u00ebndia. T\u00eb gjitha veprimet e Per\u00ebndis\u00eb ndaj njeriut dhe bot\u00ebs &#8211; jan\u00eb prej Atit me an\u00eb t\u00eb Birit (Fjala) n\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb; dhe t\u00ebr\u00eb aft\u00ebsit\u00eb e njeriut p\u00ebr t\u2019iu p\u00ebrgjigjur Per\u00ebndis\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin Shpirt, me an\u00eb t\u00eb Birit tek i nj\u00ebjti At\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb Shpirti i jet\u00ebs. <em>&#8220;N\u00ebse Shpirti i atij q\u00eb ngjalli Jisuin rri nd\u00ebr ju, ai q\u00eb ngjalli Krishtin s\u00eb vdekurish do t\u2019u jap\u00eb jet\u00eb edhe trupave tuaj t\u00eb vdeksh\u00ebm me an\u00eb t\u00eb Shpirtit q\u00eb rri n\u00eb ju&#8221;<\/em> (Roman\u00ebt 8:11).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb Shpirti i s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. <em>&#8220;Por kur t\u00eb vij\u00eb ai, Shpirti i s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, do t\u2019ju udh\u00ebheq\u00eb juve n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sepse nuk do t\u00eb flas\u00eb prej vetes, por do t\u00eb flas\u00eb sa do t\u00eb d\u00ebgjoj\u00eb, edhe do t\u2019ju tregoj\u00eb juve gj\u00ebrat q\u00eb do t\u00eb vin\u00eb<\/em>&#8221; (Joani 16:13; shih gjithashtu Joani 14:25; 15:26).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb Shpirti i bir\u00ebris\u00eb hyjnore. <em>&#8220;Sepse sa udh\u00ebhiqen prej Shpirtit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, k\u00ebta jan\u00eb bij t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Sepse s&#8217;keni marr\u00eb Shpirt rob\u00ebrie, q\u00eb t\u00eb keni frik\u00eb p\u00ebrs\u00ebri, po keni marr\u00eb Shpirt bir\u00ebrie, me an\u00eb t\u00eb t\u00eb cilit th\u00ebrresim &#8216;Abba! o At\u00eb!&#8217; Vet\u00eb Shpirti d\u00ebshmon bashk\u00eb me shpirtin ton\u00eb se jemi bij Per\u00ebndie&#8221; <\/em>(Roman\u00ebt 8:14; gjithashtu Galatian\u00ebt 4:6).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Shpirti i Shenjt\u00eb \u00ebsht\u00eb prania personale e dhiat\u00ebs s\u00eb re dhe t\u00eb p\u00ebrjetshme nd\u00ebrmjet Per\u00ebndis\u00eb dhe njeriut, vula dhe garantuesi i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, fuqia dhe banimi i Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb njeriun. <em>&#8220;&#8230;ju jeni nj\u00eb let\u00ebr e Krishtit, e d\u00ebrguar nga ne, e shkruar jo me boj\u00eb, por me Shpirtin e Per\u00ebndis\u00eb s\u00eb gjall\u00eb, jo n\u00eb pllaka t\u00eb gurta, por n\u00eb pllaka t\u00eb mishta t\u00eb zemrave&#8230; por trim\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nga Per\u00ebndia, q\u00eb na b\u00ebri t\u00eb zot\u00eb t\u00eb jemi sh\u00ebrb\u00ebtor\u00eb t\u00eb dhiat\u00ebs s\u00eb re, jo t\u00eb shkronj\u00ebs por t\u00eb Shpirtit; sepse shkronja vret por Shpirti jep jet\u00eb&#8221;<\/em> (2 Korinthian\u00ebt 3:2-6). <em>&#8220;A nuk e dini se ju jeni tempull Per\u00ebndie, edhe Shpirti i Shenjt\u00eb rri nd\u00ebr ju&#8230; Sepse tempulli i Per\u00ebndis\u00eb, i cili jeni ju, \u00ebsht\u00eb i shenjt\u00ebruar&#8221;<\/em> (1 Korinthian\u00ebt 3:16; gjithashtu Roman\u00ebt 6:19). <em>&#8220;Sepse me an\u00eb t\u00eb tij (Krishtit) kemi t\u00eb dy t\u00eb hyr\u00ebt me nj\u00eb Shpirt te Ati. Prandaj s&#8217;jemi m\u00eb t\u00eb huaj e t\u00eb jasht\u00ebm, por bashk\u00ebqytetar\u00eb t\u00eb shenjtor\u00ebve dhe sht\u00ebpiak\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb; Sepse u nd\u00ebrtuam mbi themelin e Apostujve e t\u00eb profet\u00ebve, ku guri i \u00e7ipit \u00ebsht\u00eb vet\u00eb Jisu Krishti; mbi t\u00eb cilin t\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtesa \u00ebsht\u00eb e lidhur bashk\u00eb dhe rritet n\u00eb nj\u00eb tempull t\u00eb shenjt\u00ebruar n\u00eb Zotin; mbi t\u00eb cilin edhe ju jeni nd\u00ebrtuar bashk\u00eb, q\u00eb t\u00eb rrij\u00eb Per\u00ebndia me an\u00eb t\u00eb Shpirtit&#8221;<\/em> (Efesian\u00ebt 2:18-22; gjithashtu 1 Pietri 2:4-9).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb njer\u00ebzit kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb e marrjes s\u00eb \u00e7do dhurate nga Per\u00ebndia, t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb natyr\u00ebn dhe jet\u00ebn e Tij hyjnore, duke b\u00ebr\u00eb \u00e7far\u00eb Krishti ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet p\u00ebrmbushjes s\u00eb &#8220;porosis\u00eb s\u00eb tij t\u00eb re&#8221;, p\u00ebr t\u00eb dashur nj\u00ebri-tjetrin ashtu si ai na deshi ne, <em>&#8220;sepse Dashuria e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb derdhur n\u00eb zemrat tona me an\u00eb t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb q\u00eb na \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb&#8221;<\/em> (Roman\u00ebt 5:5). <em>&#8220;Fruti i Shpirtit \u00ebsht\u00eb dashuri, g\u00ebzim, paqtim, zem\u00ebr e gjer\u00eb, \u00ebmb\u00eblsi, mir\u00ebsi, bes\u00eb, but\u00ebsi, vet\u00ebp\u00ebrmbajtje&#8230; Edhe ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb Krishtit, e kan\u00eb kryq\u00ebzuar mishin bashk\u00eb me pasionet dhe d\u00ebshirat. N\u00ebse rrojm\u00eb pas Shpirtit&#8230; ai q\u00eb mbjell n\u00eb Shpirt, prej Shpirtit do t\u00eb korr\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme&#8221; <\/em>(Galatian\u00ebt 5:22-25; 6:8).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shpirti i Shenjt\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0 &nbsp; Dhe n\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb, Zot, jet\u00ebb\u00ebr\u00ebs, q\u00eb buron prej Atit, q\u00eb adhurohet\u00a0e lavd\u00ebrohet bashk\u00eb me Atin e me Birin, q\u00eb foli me an\u00ebn e profet\u00ebve. \u00a0 \u00a0\u00a0 Shpirti i Shenjt\u00eb ka titullin e Zotit, s\u00eb bashku me Per\u00ebndin\u00eb Atin dhe Krishtin Birin. Ai \u00ebsht\u00eb Shpirti i Per\u00ebndis\u00eb dhe Shpirti i Krishtit. Ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm, i pakrijuar dhe hyjnor; q\u00eb<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":26077,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg","fifu_image_alt":"Shpirti i Shenjt\u00eb","footnotes":""},"categories":[122],"tags":[641,1085],"class_list":["post-1927","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-simboli-i-besimit-d7","tag-doktrina","tag-simboli-i-besimit"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Shpirti i Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Shpirti i Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Shpirti i Shenjt\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0 &nbsp; Dhe n\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb, Zot, jet\u00ebb\u00ebr\u00ebs, q\u00eb buron prej Atit, q\u00eb adhurohet\u00a0e lavd\u00ebrohet bashk\u00eb me Atin e me Birin, q\u00eb foli me an\u00ebn e profet\u00ebve. \u00a0 \u00a0\u00a0 Shpirti i Shenjt\u00eb ka titullin e Zotit, s\u00eb bashku me Per\u00ebndin\u00eb Atin dhe Krishtin Birin. Ai \u00ebsht\u00eb Shpirti i Per\u00ebndis\u00eb dhe Shpirti i Krishtit. Ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm, i pakrijuar dhe hyjnor; q\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-10-04T14:16:37+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-10-15T17:16:00+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:image\" content=\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"9 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Shpirti i Shenjt\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-10-04T14:16:37+00:00\",\"dateModified\":\"2020-10-15T17:16:00+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/\"},\"wordCount\":1819,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg\",\"keywords\":[\"Doktrina\",\"Simboli i Besimit\"],\"articleSection\":[\"Simboli i Besimit\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/\",\"name\":\"Shpirti i Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg\",\"datePublished\":\"2012-10-04T14:16:37+00:00\",\"dateModified\":\"2020-10-15T17:16:00+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg\",\"width\":\"718\",\"height\":\"804\",\"caption\":\"Shpirti i Shenjt\u00eb\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Shpirti i Shenjt\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Shpirti i Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Shpirti i Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Shpirti i Shenjt\u00eb\u00a0\u00a0\u00a0 &nbsp; Dhe n\u00eb Shpirtin e Shenjt\u00eb, Zot, jet\u00ebb\u00ebr\u00ebs, q\u00eb buron prej Atit, q\u00eb adhurohet\u00a0e lavd\u00ebrohet bashk\u00eb me Atin e me Birin, q\u00eb foli me an\u00ebn e profet\u00ebve. \u00a0 \u00a0\u00a0 Shpirti i Shenjt\u00eb ka titullin e Zotit, s\u00eb bashku me Per\u00ebndin\u00eb Atin dhe Krishtin Birin. Ai \u00ebsht\u00eb Shpirti i Per\u00ebndis\u00eb dhe Shpirti i Krishtit. Ai \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrjetsh\u00ebm, i pakrijuar dhe hyjnor; q\u00eb","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2012-10-04T14:16:37+00:00","article_modified_time":"2020-10-15T17:16:00+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_image":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"9 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Shpirti i Shenjt\u00eb","datePublished":"2012-10-04T14:16:37+00:00","dateModified":"2020-10-15T17:16:00+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/"},"wordCount":1819,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg","keywords":["Doktrina","Simboli i Besimit"],"articleSection":["Simboli i Besimit"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/","name":"Shpirti i Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg","datePublished":"2012-10-04T14:16:37+00:00","dateModified":"2020-10-15T17:16:00+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#primaryimage","url":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg","contentUrl":"https:\/\/live.staticflickr.com\/65535\/50490060136_2c1dde1418_b.jpg","width":"718","height":"804","caption":"Shpirti i Shenjt\u00eb"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/10\/04\/shpirti-i-shenjte-d50\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Shpirti i Shenjt\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1927","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1927"}],"version-history":[{"count":5,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1927\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":26076,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1927\/revisions\/26076"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/26077"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1927"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1927"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1927"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}