{"id":1875,"date":"2012-11-06T12:50:12","date_gmt":"2012-11-06T11:50:12","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/05\/03\/pashka\/"},"modified":"2022-02-19T11:42:44","modified_gmt":"2022-02-19T10:42:44","slug":"pashka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/","title":{"rendered":"Pashka"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Pashka <\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 Ngjarja qendrore e t\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Pashka dhe Eksodi. Djali i Abrahamit, Isaku ishte ati i Jakovit, t\u00eb cilin Per\u00ebndia e quajti Izrael, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cai q\u00eb lufton me Per\u00ebndin\u00eb\u201d (Zanafilla 32:28). Per\u00ebndia e rib\u00ebri premtimin e Tij tek Isaku dhe Jakovi dhe e vazhdoi me ata dhiat\u00ebn q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me Abrahamin. Jakovi pati dymb\u00ebdhjet\u00eb djem, t\u00eb cil\u00ebt u b\u00ebn\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e dymb\u00ebdhjet\u00eb fiseve ose sht\u00ebpive t\u00eb Izraelit. Djemt\u00eb e Jakovit e shit\u00ebn v\u00ebllan\u00eb e tyre t\u00eb vog\u00ebl Josif n\u00eb skllav\u00ebri n\u00eb Egjipt. Me ndihm\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb, Josifi fitoi p\u00eblqimin e faraonit egjiptian dhe u b\u00eb nj\u00eb njeri i madh n\u00eb Egjipt. N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb zie, v\u00ebllez\u00ebrit e Josifit erdh\u00ebn n\u00eb Egjipt p\u00ebr buk\u00eb. Josifi i njohu ata dhe e solli t\u00ebr\u00eb popullin e Izraelit n\u00eb Egjipt. Kur Josifi vdiq, populli i Izraelit u vendos n\u00eb skllav\u00ebri nga egjiptian\u00ebt p\u00ebr kat\u00ebrqind vjet (Shih Zanafilla 24-50). Per\u00ebndia zgjodhi Moisiun p\u00ebr ta nxjerr\u00eb popullin e Tij jasht\u00eb rob\u00ebris\u00eb n\u00eb Egjipt. Ai iu shfaq Moisiut n\u00eb shkurren e zjarrt\u00eb dhe i zbuloi atij Emrin e Tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 At\u00ebher\u00eb Moisiu i tha Per\u00ebndis\u00eb: \u201cJa, kur t\u00eb shkoj te bijt\u00eb e Izraelit dhe t\u2019u them: \u201cPer\u00ebndia i et\u00ebrve tuaj m\u00eb ka d\u00ebrguar te ju\u201d, po t\u00eb jet\u00eb se ata m\u00eb thon\u00eb: \u201cCili \u00ebsht\u00eb emri i tij?\u201d, \u00e7\u2019p\u00ebrgjigje duhet t\u2019u jap?\u201d.\u00a0<strong>Per\u00ebndia i tha Moisiut: \u201cUN\u00cb JAM AI Q\u00cb JAM\u201d. Pastaj tha: \u201cDo t\u2019u thuash k\u00ebshtu bijve t\u00eb Izraelit: \u201cUN\u00cb JAM-i m\u00eb ka d\u00ebrguar tek ju\u201d.\u00a0<\/strong><strong>Per\u00ebndia i tha akoma Moisiut: \u201cDo t\u2019u thuash k\u00ebshtu bijve t\u00eb Izraelit: \u201cZoti, Per\u00ebndia i et\u00ebrve tuaj, Per\u00ebndia i Abrahamit, Per\u00ebndia i Isakut dhe Per\u00ebndia i Jakobit m\u00eb ka d\u00ebrguar tek ju. Ky \u00ebsht\u00eb emri im p\u00ebrjet\u00eb. Ky ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb gjithnj\u00eb emri im me t\u00eb cilin do t\u00eb kujtohem nga t\u00eb gjitha breznit\u00eb\u201d<\/strong> (Eksodi 3:13-15)<strong>.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Moisiu u kthye n\u00eb Egjipt dhe mbas shum\u00eb p\u00ebrpjekjesh me faraonin egjiptian dhe mbas shum\u00eb plag\u00ebsh q\u00eb Per\u00ebndia d\u00ebrgoi mbi Egjiptin, ai e nxorri popullin e Izraelit jasht\u00eb skllav\u00ebris\u00eb. Eksodi, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb dalje ose ikje, nga Egjipti ndodhi nat\u00ebn e quajtur pashka (kalimi).\u00a0Per\u00ebndia, n\u00ebp\u00ebrmjet Moisiut, i urdh\u00ebroi izraelit\u00ebt t\u00eb zgjidhnin qengja, p\u00ebr t\u2019i therur dhe p\u00ebr t\u00eb vendosur pak gjak n\u00eb dy shtalkat dhe mbi arkitraun e sht\u00ebpive t\u00eb tyre. Duke q\u00ebndruar t\u00eb ngritur, t\u00eb veshur dhe gati p\u00ebr t\u00eb ikur, ata duhej ta hanin qengjin gjat\u00eb nat\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Do ta hani n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb: ijengjeshur, sandalembathur dhe me bastunin tuaj n\u00eb dor\u00eb; do t\u00eb hani me nxitim: se \u00ebsht\u00eb Pashka e Zotit. At\u00eb nat\u00eb un\u00eb do t\u00eb kaloj n\u00ebp\u00ebr vendin e Egjiptit dhe do t\u00eb godas \u00e7do t\u00eb par\u00eblindur n\u00eb vendin e Egjiptit, qoft\u00eb njeri apo kafsh\u00eb, dhe do t\u2019i jap hakun gjith\u00eb per\u00ebndive t\u00eb Egjiptit. Un\u00eb jam Zoti. Dhe gjaku do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb shenj\u00eb mbi sht\u00ebpit\u00eb ku ndodheni; kur un\u00eb t\u00eb shoh gjakun do t\u00eb kaloj tutje dhe nuk do t\u00eb ket\u00eb plag\u00eb mbi ju p\u00ebr t\u2019ju zhdukur, kur t\u00eb godas vendin e Egjiptit. Ajo dit\u00eb do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr ju nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbajtur mend dhe ta kremtoni si fest\u00eb kushtuar Zotit; do ta kremtoni n\u00ebp\u00ebr koh\u00ebra si ligj t\u00eb p\u00ebrjetsh\u00ebm<\/strong> (Eksodi 12:11-14)<strong>.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 K\u00ebshtu, u b\u00eb Pashka dhe Eksodi. N\u00eb mesnat\u00eb Zoti vrau t\u00ebr\u00eb t\u00eb par\u00eblindurit n\u00eb vendin e Egjiptit. Kur Zoti kaloi sht\u00ebpit\u00eb e lyera me gjak u kursyen. Gjat\u00eb trazir\u00ebs, izraelit\u00ebt filluan t\u00eb ikin. Ata e b\u00ebn\u00eb eksodin e tyre n\u00ebp\u00ebrmjet Detit t\u00eb Kuq. Nd\u00ebrkoh\u00eb, kalor\u00ebsit egjiptian\u00eb iu vun\u00eb n\u00eb ndjekje. N\u00eb det, Moisiu iu lut Per\u00ebndis\u00eb. Ai ngriti shkopin e tij mbi uj\u00ebrat dhe \u201cZoti b\u00ebri q\u00eb t\u00eb t\u00ebrhiqet deti nga nj\u00eb er\u00eb e fort\u00eb nga Lindja q\u00eb fryu t\u00ebr\u00eb at\u00eb nat\u00eb dhe e shnd\u00ebrroi detin n\u00eb tok\u00eb t\u00eb that\u00eb&#8230;\u201d (Eksodi 14:21). Izraelit\u00ebt e kaluan detin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Qerret egjiptiane t\u00eb luft\u00ebs q\u00eb po i ndiqnin u kap\u00ebn nga uj\u00ebrat dhe u mbyt\u00ebn.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Dhe Izraeli pa fuqin\u00eb e madhe q\u00eb Zoti kishte treguar kund\u00ebr Egjiptasve, dhe populli pati frik\u00eb nga Zoti dhe besoi te Zoti dhe te Moisiu sh\u00ebrb\u00ebtor i tij<\/strong> (Eksodi 14:31)<strong>.\u00a0<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb detit, populli i Izraelit filloi t\u00eb ankohej. Nuk kishte as ushqim dhe as uj\u00eb n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb. Moisiu iu lut Zotit, i Cili siguroi uj\u00eb p\u00ebr t\u00eb pir\u00eb p\u00ebr popullin dhe mana, \u201cbuk\u00ebn prej qiellit\u201d, p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb p\u00ebr popullin (Eksodi 15-16). Per\u00ebndia e udh\u00ebhoqi popullin n\u00ebp\u00ebr shkret\u00ebtir\u00eb me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb reje dhe nj\u00eb kollone zjarri.\u00a0N\u00eb malin e Sinait, Moisiu mori Dhjet\u00eb Urdh\u00ebrimet dhe ligjin e moralit dhe adhurimit nga Zoti, i Cili \u201cfliste me Moisiun ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb, ashtu si nj\u00eb njeri flet me mikun e tij\u201d (Eksodi 33:11). Moisiu u lejua t\u00eb shikonte lavdin\u00eb e Zotit n\u00eb tymin dhe ret\u00eb n\u00eb maj\u00ebn e malit dhe ai vet\u00eb rrezatonte nga madh\u00ebshtia e Per\u00ebndis\u00eb (Eksodi 34:29).\u00a0Moisiut nuk iu lejua q\u00eb ta kap\u00ebrcente Jordanin dhe t\u00eb hynte n\u00eb tok\u00ebn e premtuar. Ai vdiq dhe u varros af\u00ebr malit Nebo n\u00eb tok\u00ebn e Moabit, atje ku ai kishte shikuar p\u00ebrtej lumit Jordan tok\u00ebn ku pasuesi i tij Jisui i Navis\u00eb do ta \u00e7onte popullin. \u00a0Pashka dhe Eksodi jan\u00eb ngjarja qendrore n\u00eb historin\u00eb e Izraelit. Ajo kujtohej nga t\u00eb gjitha brezat si shenja e madhe e p\u00eblqes\u00ebs dhe besnik\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb ndaj popullit t\u00eb Tij. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb k\u00ebndohej n\u00eb psalmet dhe p\u00ebrmendej nga profet\u00ebt. Ajo kremtohej \u00e7do vit, s\u00eb bashku me Rushajet (Pentekostin\u00eb), si kremtimi kryesor i Popullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Dhe, si pasoj\u00eb, ajo ishte ngjarja kryesore e Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrmbushej p\u00ebrsosm\u00ebrisht dhe p\u00ebrjet\u00ebsisht n\u00eb koh\u00ebn e Krishtit, Mesias s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb Jisu Krishtin zbulohet dhe p\u00ebrmbushet kuptimi p\u00ebrfundimtar dhe q\u00ebllimi universal i Pashk\u00ebs dhe Eksodit. Jisu Krishti \u00ebsht\u00eb Vet\u00eb Pashka e Re. Ai \u00ebsht\u00eb Qengji i Pashk\u00ebs q\u00eb u ther p\u00ebr \u00e7lirimin dhe shp\u00ebtimin e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzve dhe t\u00ebr\u00eb bot\u00ebs prej fuqive t\u00eb s\u00eb keqes. \u201cFaraoni\u201d i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb djalli. Ai i mban t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit n\u00eb skllav\u00ebri. \u00c7liruesi i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb Jisui. Ai e \u00e7on popullin nga rob\u00ebria e m\u00ebkatit dhe vdekjes n\u00eb \u201ctok\u00ebn e premtuar\u201d t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.\u00a0N\u00eb kalimin e popullit p\u00ebrmes shkret\u00ebtir\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, ata ushqehen nga Jisui, Buka e v\u00ebrtet\u00eb e Jet\u00ebs, \u201cbuka prej qielli\u201d e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>At\u00ebher\u00eb Jisui u tha atyre: \u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them se jo Moisiu jua ka dh\u00ebn\u00eb buk\u00ebt nga qielli, por Ati im ju jep buk\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb nga qielli. Sepse buka e Per\u00ebndis\u00eb \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb zbret nga qielli dhe i jep jet\u00eb bot\u00ebs\u201d.\u00a0<\/strong><strong>\u201cUn\u00eb jam buka e jet\u00ebs; kush vjen tek un\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb kurr\u00eb uri dhe kush beson n\u00eb mua, nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb kurr\u00eb etje<\/strong><strong>.<\/strong><strong>\u201d\u00a0<\/strong><strong>\u201cUn\u00eb jam buka e jet\u00ebs. Et\u00ebrit tuaj h\u00ebngr\u00ebn man\u00ebn n\u00eb shkretir\u00eb dhe vdiq\u00ebn. Kjo \u00ebsht\u00eb buka q\u00eb zbret nga qielli, q\u00eb nj\u00eb mund t\u00eb haj\u00eb e t\u00eb mos vdes\u00eb. Un\u00eb jam buka e gjall\u00eb q\u00eb zbriti nga qielli; n\u00ebse nj\u00eb ha nga kjo buk\u00eb do t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebrjet\u00eb; buka q\u00eb un\u00eb do t\u00eb jap \u00ebsht\u00eb mishi im, q\u00eb un\u00eb do ta jap p\u00ebr jet\u00ebn e bot\u00ebs.\u201d\u00a0<\/strong><strong>\u201cN\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb po ju them se, po t\u00eb mos hani mishin e Birit t\u00eb njeriut dhe t\u00eb mos pini gjakun e tij, nuk keni jet\u00ebn n\u00eb veten tuaj. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, ka jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme, dhe un\u00eb do ta ringjall at\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e fundit. Sepse mishi im \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ushqim dhe gjaku im \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pije. Kush ha mishin tim dhe pi gjakun tim, mbetet n\u00eb mua dhe un\u00eb n\u00eb t\u00eb. Sikurse Ati i gjall\u00eb m\u00eb ka d\u00ebrguar dhe un\u00eb jetoj p\u00ebr shkak t\u00eb Atit, ashtu edhe ai q\u00eb m\u00eb ha mua do t\u00eb jetoj\u00eb edhe ai p\u00ebr shkakun tim. Kjo \u00ebsht\u00eb buka q\u00eb zbriti nga qielli; nuk \u00ebsht\u00eb si mana q\u00eb h\u00ebngr\u00ebn et\u00ebrit tuaj dhe vdiq\u00ebn; kush ha k\u00ebt\u00eb buk\u00eb do t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebrjet\u00eb\u201d<\/strong> (Joani 6:32-58)<strong>.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Jisui nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u201cbuka prej qiellit\u201d e v\u00ebrtet\u00eb, Ai \u00ebsht\u00eb, gjithashtu \u201cuji i gjall\u00eb\u201d i v\u00ebrtet\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb Ai i Cili, n\u00ebse njer\u00ebzit pijn\u00eb prej Atij, ata nuk do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb etje.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>\u201cN\u00ebse dikush ka etje, le t\u00eb vij\u00eb tek un\u00eb e t\u00eb pij\u00eb. Ai q\u00eb beson n\u00eb mua, si\u00e7 ka th\u00ebn\u00eb Shkrimi, nga brend\u00ebsia e tij do t\u00eb burojn\u00eb lumenj uji t\u00eb gjall\u00eb\u201d <\/strong>(Joani 7:37)<strong>.\u00a0\u201c &#8230; por kush pi nga uji q\u00eb do t\u2019i jap un\u00eb nuk do t\u00eb ket\u00eb m\u00eb kurr\u00eb etje p\u00ebrjet\u00eb; por uji q\u00eb un\u00eb do t\u2019i jap do t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb t\u00eb nj\u00eb burim uji q\u00eb gufon n\u00eb jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetshme\u201d <\/strong>(Joani 4:14)<strong>.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Sh\u00ebn Pavli, duke folur p\u00ebr eksodin dhe shk\u00ebmbin q\u00eb goditi Moisiu, prej t\u00eb cilit doli burim uji, thot\u00eb qart\u00eb se kjo i referohet Krishtit.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Sepse, o v\u00ebllez\u00ebr, un\u00eb nuk dua q\u00eb ju t\u00eb mos e dini se gjith\u00eb et\u00ebrit tan\u00eb ishin n\u00ebn ren\u00eb, dhe t\u00eb gjith\u00eb shkuan n\u00ebp\u00ebr det, dhe t\u00eb gjith\u00eb u pag\u00ebzuan p\u00ebr Moisin\u00eb n\u00eb re dhe n\u00eb det, t\u00eb gjith\u00eb h\u00ebngr\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn ushqim frym\u00ebror, dhe t\u00eb gjith\u00eb pin\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pije frym\u00ebrore, sepse pinin prej shk\u00ebmbi frym\u00ebror q\u00eb i ndiqte; edhe ky shk\u00ebmb ishte Krishti<\/strong> (1 Korinthian\u00ebt 10:1-4)<strong>.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb Jisu Krishti q\u00eb p\u00ebrmbushi Pashk\u00ebn dhe Eksodin n\u00eb ngjarjet e jet\u00ebs s\u00eb Tij. Kjo p\u00ebrmbushje arriti maj\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e kryq\u00ebzimit dhe ngjalljes s\u00eb Tij. Jisui u vra n\u00eb fest\u00ebn e Pashk\u00ebs p\u00ebr t\u00eb treguar se Pashka e Vjet\u00ebr u plot\u00ebsua dhe filloi Pashka e Re. Kur qengji pashkor therej n\u00eb Tempull, Jisui, Qengji i Per\u00ebndis\u00eb, u kryq\u00ebzua n\u00eb kryq jasht\u00eb qytetit. Kur dita e madhe e Pashk\u00ebs, e cila, n\u00eb at\u00eb vit ishte Sabati, u respektua si pushim nga pun\u00ebt, Jisui u shtri i vdekur, duke pushuar prej t\u00eb gjitha pun\u00ebve t\u00eb Tij, n\u00eb varr. Kur\u00a0 agoi \u201cdita mbas Sabatit\u201d, dita e par\u00eb e jav\u00ebs, dita e krijimit fillestar t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, Jisui u ngjall prej s\u00eb vdekur\u00ebsh. E gjitha kjo ndodhi q\u00eb Pashka e Re dhe Eksodi i Ri t\u00eb mund t\u00eb kryheshin, jo prej Egjiptit n\u00eb Kanan, por prej vdekjes n\u00eb jet\u00eb, prej paudh\u00ebsis\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, prej err\u00ebsir\u00ebs n\u00eb drit\u00eb, prej tok\u00ebs n\u00eb qiell, prej tiranis\u00eb s\u00eb djallit n\u00eb lirin\u00eb e lavdishme t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Vdekja dhe ngjallja e Krishtit \u00ebsht\u00eb pashka-eksodi i v\u00ebrtet\u00eb i Popullit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Ata q\u00eb jan\u00eb sh\u00ebnuar me gjakun e Krishtit do t\u00eb shp\u00ebtohen nga vizita e vdekjes.\u00a0Jisui p\u00ebruroi kremtimin e Pashk\u00ebs s\u00eb Re n\u00eb dark\u00ebn e fundit me nx\u00ebn\u00ebsit e Tij q\u00eb ishte e ngr\u00ebna pashkore. Ai u tregoi atyre se nuk do ta mbanin m\u00eb fest\u00ebn e Pashk\u00ebs n\u00eb kujtim t\u00eb Eksodit t\u00eb vjet\u00ebr. Ata duhej t\u00eb mbanin kremtimin pashkor n\u00eb kujtim t\u00eb Tij.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Sepse un\u00eb mora nga Zoti at\u00eb q\u00eb ju p\u00ebrcolla edhe juve; se Zoti Jisu, n\u00eb at\u00eb nat\u00eb q\u00eb po tradhtohej, mori buk\u00ebn dhe, si fal\u00ebnderoi, e theu dhe tha: \u201cMerrni, hani; ky \u00ebsht\u00eb trupi im q\u00eb \u00ebsht\u00eb thyer p\u00ebr ju; b\u00ebni k\u00ebt\u00eb n\u00eb p\u00ebrkujtimin tim\u201d. Gjithashtu, pas dark\u00ebs, mori edhe kup\u00ebn, duke th\u00ebn\u00eb: \u201cKjo kup\u00eb \u00ebsht\u00eb bes\u00eblidhja e re n\u00eb gjakun tim; b\u00ebni k\u00ebt\u00eb sa her\u00eb q\u00eb t\u00eb pini, n\u00eb p\u00ebrkujtimin tim\u201d. Sepse sa her\u00eb t\u00eb hani nga kjo buk\u00eb ose t\u00eb pini nga kjo kup\u00eb, ju shpallni vdekjen e Zotit, derisa ai t\u00eb vij\u00eb<\/strong> (1 Korinthian\u00ebt 11:23-26; Shih, <em>gjithashtu<\/em> Mattheu 26:26-29; Marku 14:22-25; Lluka 22:14-19)<strong>.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn let\u00ebr, Sh\u00ebn Pavli thot\u00eb, gjithashtu:<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>&#8230; sepse pashka jon\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb Krishti, u flijua p\u00ebr ne. Prandaj le t\u00eb kremtojm\u00eb fest\u00ebn jo me maj\u00e1 t\u00eb vjet\u00ebr, as me maj\u00e1 lig\u00ebsie dhe keq\u00ebsie, por me buk\u00eb pa maj\u00e1 t\u00eb sinqeritetit dhe t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs<\/strong> (1 Korinthian\u00ebt 5:7-8)<strong>.<\/strong><\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb, gjithashtu, n\u00eb Pashk\u00ebn e Krishtit dhurata e re e ligjit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, e ligjit jo t\u00eb shkruar n\u00eb pllaka guri, por n\u00eb zemrat njer\u00ebzore nga vet\u00eb Shpirti i Shenjt\u00eb i Per\u00ebndis\u00eb (Shih 2 Korinthian\u00ebt 3; Jeremia 31:31-34; Ezekiel 36:26-27; Joel 2:28-29).\u00a0Dh\u00ebnia e ligjit Moisiut n\u00eb malin Sinai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrmbushur n\u00eb koh\u00ebn e Mesias n\u00eb dh\u00ebnien e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb tek nx\u00ebn\u00ebsit e Krishtit n\u00eb dhom\u00ebn e sip\u00ebrme n\u00eb fest\u00ebn e Rushajeve. N\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr, kjo ishte festivali i marrjes s\u00eb ligjit, pes\u00ebdhjet\u00eb dit\u00eb mbas Pashk\u00ebs (Veprat 2). K\u00ebshtu, p\u00ebrs\u00ebri, n\u00eb koh\u00ebn e Mesias, ngjarja e vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb t\u00eb fundit dhe t\u00eb ren\u00eb: ligji i jasht\u00ebm i Moisiut \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb ligjin e brendsh\u00ebm t\u00eb Krishtit, n\u00eb \u201cligjin e p\u00ebrsosur, ligjin e liris\u00eb\u201d (Jakovi 1:25, 2:12),\u00a0 n\u00eb \u201cligjin e Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb\u201d (Roman\u00ebt 8:2).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\"><strong>Sepse ligji i Frym\u00ebs i jet\u00ebs n\u00eb Jisu Krishtin m\u00eb \u00e7liroi nga ligji i m\u00ebkatit dhe i vdekjes. Sepse at\u00eb q\u00eb ishte e pamundur p\u00ebr ligjin, sepse ishte pa forc\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb mishit, Per\u00ebndia, duke d\u00ebrguar birin e vet n\u00eb sh\u00ebmb\u00ebllim mishi m\u00ebkatar, edhe p\u00ebr m\u00ebkat&#8230; q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushet drejt\u00ebsia e ligjit <\/strong> (t\u00eb Moisiut)<strong> n\u00eb ne, q\u00eb nuk ecim sipas mishit, por sipas Frym\u00ebs<\/strong> (Roman\u00ebt 8:2-4; Shih, <em>gjithashtu<\/em> 2 Korinthian\u00ebt 3; Galatian\u00ebt 3-5).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 K\u00ebshtu apostulli Joan shkruan: <em><strong>\u201cSepse ligji u dha n\u00ebp\u00ebrmjet Moisiut, por hiri dhe e v\u00ebrteta erdh\u00ebn n\u00ebp\u00ebrmjet Jisu Krishtit\u201d<\/strong><\/em> (Joani 1:17)<strong>.\u00a0<\/strong>Brenda p\u00ebrmbushjes dhe p\u00ebrsosm\u00ebris\u00eb s\u00eb pashka-eksodit t\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr, n\u00eb koh\u00ebn e Mesias, duhet v\u00ebn\u00eb re, gjithashtu se kalimi i Jordanit p\u00ebr n\u00eb tok\u00ebn e premtuar p\u00ebrkon me pag\u00ebzimin n\u00eb Krishtin n\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb. Gjithashtu, ia vlen t\u00eb sh\u00ebnohet fakti simbolik se ai q\u00eb kap\u00ebrceu Jordanin dhe e solli popullin n\u00eb \u201cvendit ku rridhte qum\u00ebshti dhe mjalti\u201d nuk ishte Moisiu, por Jisui i Navis\u00eb, emri i t\u00eb cilit parafiguron At\u00eb q\u00eb do t\u00eb vinte me t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb Shp\u00ebtimtar, Ai q\u00eb filloi misionin e Tij mesianik, duke sjell\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb me an\u00eb t\u00eb pag\u00ebzimit t\u00eb Tij n\u00eb lumin Jordan.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 K\u00ebshtu, \u00e7do aspekt i pashka-eksodit t\u00eb vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsuar n\u00eb Krishtin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrsosur, t\u00eb plot\u00eb dhe p\u00ebrgjithmon\u00eb. E gjitha kjo \u00ebsht\u00eb rinuar dhe rigjall\u00ebruar n\u00eb Kish\u00ebn e Krishtit \u00e7do vit n\u00eb Pashk\u00eb dhe n\u00eb Rushajet, dhe n\u00eb \u00e7do t\u00eb Diel\u00eb, Dita e Zotit. Kurdoher\u00eb q\u00eb Kisha mblidhet, kremtohet Pashka e p\u00ebrsosur e Krishtit Qengjit t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, i Cili \u00ebsht\u00eb gjithashtu UN\u00cb JAM q\u00eb ekziston p\u00ebrjet\u00ebsisht me Per\u00ebndin\u00eb At\u00eb dhe Shpirtin e Shenjt\u00eb, i Cili u ther p\u00ebr jet\u00ebn e bot\u00ebs (Shih V\u00ebllimin I <em>Doktrina<\/em> dhe V\u00ebllimin II <em>Adhurimi<\/em>).<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pashka \u00a0 \u00a0 Ngjarja qendrore e t\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Pashka dhe Eksodi. Djali i Abrahamit, Isaku ishte ati i Jakovit, t\u00eb cilin Per\u00ebndia e quajti Izrael, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cai q\u00eb lufton me Per\u00ebndin\u00eb\u201d (Zanafilla 32:28). Per\u00ebndia e rib\u00ebri premtimin e Tij tek Isaku dhe Jakovi dhe e vazhdoi me ata dhiat\u00ebn q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me Abrahamin. Jakovi pati<\/p>\n","protected":false},"author":7,"featured_media":22545,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[41,114],"tags":[2053],"class_list":["post-1875","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-besimi-orthodhoks","category-iv-historia-e-shpetimit-d51","tag-besimi-orthodhoks"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Pashka - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Pashka - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Pashka \u00a0 \u00a0 Ngjarja qendrore e t\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Pashka dhe Eksodi. Djali i Abrahamit, Isaku ishte ati i Jakovit, t\u00eb cilin Per\u00ebndia e quajti Izrael, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cai q\u00eb lufton me Per\u00ebndin\u00eb\u201d (Zanafilla 32:28). Per\u00ebndia e rib\u00ebri premtimin e Tij tek Isaku dhe Jakovi dhe e vazhdoi me ata dhiat\u00ebn q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me Abrahamin. Jakovi pati\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-11-06T11:50:12+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-02-19T10:42:44+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/anastasi-kyriou.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"700\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"510\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"14 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\"},\"headline\":\"Pashka\",\"datePublished\":\"2012-11-06T11:50:12+00:00\",\"dateModified\":\"2022-02-19T10:42:44+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/\"},\"wordCount\":2756,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/anastasi-kyriou.jpg\",\"keywords\":[\"besimi orthodhoks\"],\"articleSection\":[\"Besimi Orthodhoks\",\"IV - Historia e Shp\u00ebtimit\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/\",\"name\":\"Pashka - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/anastasi-kyriou.jpg\",\"datePublished\":\"2012-11-06T11:50:12+00:00\",\"dateModified\":\"2022-02-19T10:42:44+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/anastasi-kyriou.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/anastasi-kyriou.jpg\",\"width\":700,\"height\":510},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Pashka\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Pashka - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Pashka - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Pashka \u00a0 \u00a0 Ngjarja qendrore e t\u00eb gjith\u00eb historis\u00eb s\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Pashka dhe Eksodi. Djali i Abrahamit, Isaku ishte ati i Jakovit, t\u00eb cilin Per\u00ebndia e quajti Izrael, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb \u201cai q\u00eb lufton me Per\u00ebndin\u00eb\u201d (Zanafilla 32:28). Per\u00ebndia e rib\u00ebri premtimin e Tij tek Isaku dhe Jakovi dhe e vazhdoi me ata dhiat\u00ebn q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb me Abrahamin. Jakovi pati","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2012-11-06T11:50:12+00:00","article_modified_time":"2022-02-19T10:42:44+00:00","og_image":[{"width":700,"height":510,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/anastasi-kyriou.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"14 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de"},"headline":"Pashka","datePublished":"2012-11-06T11:50:12+00:00","dateModified":"2022-02-19T10:42:44+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/"},"wordCount":2756,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/anastasi-kyriou.jpg","keywords":["besimi orthodhoks"],"articleSection":["Besimi Orthodhoks","IV - Historia e Shp\u00ebtimit"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/","name":"Pashka - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/anastasi-kyriou.jpg","datePublished":"2012-11-06T11:50:12+00:00","dateModified":"2022-02-19T10:42:44+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/anastasi-kyriou.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/anastasi-kyriou.jpg","width":700,"height":510},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/06\/pashka\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Pashka"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/df745f942b70e045b3dc05a30211f0de","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/2676eb8d97178435c9f691a7871595a1da6c33542dec218bce40885573150e28?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1875","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/7"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1875"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1875\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":22546,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1875\/revisions\/22546"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/22545"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1875"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1875"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1875"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}