{"id":1817,"date":"2012-11-15T10:34:45","date_gmt":"2012-11-15T09:34:45","guid":{"rendered":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2021\/01\/20\/kungata-e-shenjte\/"},"modified":"2022-02-19T11:26:16","modified_gmt":"2022-02-19T10:26:16","slug":"kungata-e-shenjte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/","title":{"rendered":"Kungata e Shenjt\u00eb"},"content":{"rendered":"<h4 style=\"text-align: center;\"><strong>Kungata e Shenjt\u00eb <\/strong><\/h4>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0 \u00a0 Kungata e Shenjt\u00eb n\u00eb Tradit\u00ebn Orthodhokse \u00ebsht\u00eb quajtur &#8220;misteri i mistereve&#8221;. Quhet gjithashtu edhe &#8220;misteri i Kish\u00ebs&#8221;. Kungata \u00ebsht\u00eb qendra e jet\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs. \u00c7do gj\u00eb n\u00eb Kish\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb Kungat\u00ebn dhe \u00e7do gj\u00eb rrjedh prej saj. Ajo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsimi i t\u00eb gjitha mistereve t\u00eb Kish\u00ebs &#8211; burimi dhe q\u00ebllimi i t\u00eb gjitha doktrinave dhe institucioneve t\u00eb Kish\u00ebs. Ashtu si me Pag\u00ebzimin, ushqimi falenderues nuk u shpik nga Krishti. Nj\u00eb ritual i till\u00eb i shenjt\u00eb ekzistonte n\u00eb Dhiat\u00ebn e Vjet\u00ebr dhe n\u00eb besimet pagane. Duke folur n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, &#8220;darka&#8221; mbetet, madje edhe sot, si nj\u00eb nga ritualet dhe ngjarjet simbolike kryesore n\u00eb jet\u00ebn e njeriut.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Eukaristia (falenderimi) e krishter\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb e ngr\u00ebn\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb e lidhur me ngr\u00ebnien e Pashk\u00ebs s\u00eb Dhiat\u00ebs s\u00eb Vjet\u00ebr. N\u00eb fund t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tij Krishti, Mesia Judaik, e h\u00ebngri Pashk\u00ebn me nx\u00ebn\u00ebsit e tij. Duke qen\u00eb fillimisht nj\u00eb e ngr\u00ebn\u00eb rituale n\u00eb p\u00ebrkujtim t\u00eb \u00e7lirimit t\u00eb Izraelit prej rob\u00ebris\u00eb s\u00eb Egjiptit, e ngr\u00ebna e Pashk\u00ebs u transformua nga Krishti n\u00eb nj\u00eb akt, b\u00ebr\u00eb n\u00eb kujtim t\u00eb tij: t\u00eb jet\u00ebs, vdekjes dhe ngjalljes s\u00eb tij, si nj\u00eb Qengj Pashke i ri dhe i p\u00ebrjetsh\u00ebm, q\u00eb \u00e7liron njer\u00ebzit nga skllav\u00ebria e t\u00eb ligut, nga padituria dhe vdekja dhe i kalon ata n\u00eb jet\u00ebn e am\u00ebshuar t\u00eb Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb. Gjat\u00eb dark\u00ebs Krishti mori buk\u00eb dhe ver\u00eb dhe i porositi nx\u00ebn\u00ebsit t&#8217;i hanin e t&#8217;i pinin ato: Trupin dhe Gjakun e tij. Prandaj, ky akt u b\u00eb k\u00ebshtu qendra e jet\u00ebs s\u00eb krishter\u00eb, p\u00ebrvoja e pranis\u00eb s\u00eb Krishtit t\u00eb Ngjallur n\u00eb mes t\u00eb Popullit t\u00eb tij (Shih Mattheu 26; Marku 14; Lluka 22; Joani 6 dhe 13; Veprat 2:41-47; 1 Korinthian\u00ebt 10-11).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Si fjal\u00eb, termi Eukaristi do t\u00eb thot\u00eb Falenderim. Ky em\u00ebr i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb ngr\u00ebnies s\u00eb shenjt\u00eb &#8211; jo vet\u00ebm buk\u00ebs dhe ver\u00ebs, por t\u00eb gjith\u00eb aktit t\u00eb mbledhjes, lutjes, k\u00ebndimit t\u00eb Shkrimit t\u00eb Shenjt\u00eb dhe l\u00eb\u00e7itjes s\u00eb Fjal\u00ebs s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb, duke p\u00ebrkujtuar Krishtin dhe ngr\u00ebnien e pirjen e Trupit dhe Gjakut t\u00eb Tij, n\u00eb Kungim me at\u00eb dhe me Per\u00ebndin\u00eb At\u00eb, me an\u00eb t\u00eb Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb. P\u00ebrdoret fjala Eukaristi (falenderim), sepse kuptimi gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs i Banketit t\u00eb Zotit \u00ebsht\u00eb ai i falenderimit ndaj Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb Krishtin dhe Shpirtin e Shenjt\u00eb, p\u00ebr gjith\u00e7ka q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb: n\u00eb krijimin, shp\u00ebtimin dhe lavd\u00ebrimin e bot\u00ebs.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Misteri i Eukaristis\u00eb quhet gjithashtu Kungimi i Shenjt\u00eb, meqen\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb Kungimi (bashk\u00ebp\u00ebrjetimi) mistik i njer\u00ebzve me Per\u00ebndin\u00eb, me nj\u00ebri-tjetrin dhe me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit, si dhe me t\u00eb gjith\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb At\u00eb, me an\u00eb t\u00eb Krishtit dhe Frym\u00ebs. Liturgjia eukaristike kremtohet n\u00eb Kish\u00eb \u00e7do t\u00eb Diel\u00eb, Dit\u00ebn e Zotit, si edhe n\u00eb dit\u00eb t\u00eb kremtesh. N\u00eb manastire kremtohet \u00e7do dit\u00eb. Kungimi i Shenjt\u00eb i ndalohet t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb krishter\u00ebve orthodhoks\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebve t\u00eb jav\u00ebs n\u00eb Kreshm\u00ebt e M\u00ebdha, me p\u00ebrjashtim t\u00eb Kungimit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb Mesh\u00ebs s\u00eb Dhuratave t\u00eb Parashenjt\u00ebruara (shih m\u00eb posht\u00eb), p\u00ebr shkak t\u00eb karakterit t\u00eb g\u00ebzuar e ngjall\u00ebsor t\u00eb tij. Eukaristia i jepet gjithmon\u00eb t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Kish\u00ebs, duke p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu dhe foshnjet e f\u00ebmij\u00ebt e pag\u00ebzuar dhe t\u00eb mirosur. Gjithmon\u00eb jepet n\u00eb t\u00eb dyja &#8211; buk\u00eb edhe ver\u00eb. Orthodhoks\u00ebt besojn\u00eb se n\u00eb t\u00eb \u00ebsht\u00eb prania reale e Krishtit, \u00ebsht\u00eb Trupi dhe Gjaku i v\u00ebrtet\u00eb i tij, i pranish\u00ebm mistik\u00ebrisht n\u00eb buk\u00ebn dhe ver\u00ebn q\u00eb i jan\u00eb blatuar Atit n\u00eb em\u00ebr t\u00eb tij dhe shenjt\u00ebruar prej Shpirtit hyjnor t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 N\u00eb historin\u00eb e mendimit t\u00eb krishter\u00eb pati m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb shpjeguar se si buka dhe vera b\u00ebhen Trupi dhe Gjaku i Krishtit n\u00eb liturgjin\u00eb eukaristike. Por, fatkeq\u00ebsisht, k\u00ebto shpjegime u b\u00ebn\u00eb shpesh shum\u00eb racionale dhe t\u00eb lidhura ngusht\u00eb me disa filozofi njer\u00ebzore. Nj\u00eb nga zhvillimet m\u00eb fatkeqe, ishte, kur njer\u00ebzit filluan t\u00eb debatonin realitetin e Trupit dhe Gjakut t\u00eb Krishtin n\u00eb Eukaristi. Disa thonin q\u00eb dhuratat eukaristike t\u00eb buk\u00ebs dhe ver\u00ebs ishin Trupi dhe Gjaku i v\u00ebrtet\u00eb i Krishtit, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb thonin q\u00eb dhuratat ishin jo reale, por thjesht prania simbolike ose mistike e Trupit dhe Gjakut. Tragjedia n\u00eb t\u00eb dyja k\u00ebto metoda \u00ebsht\u00eb, q\u00eb, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb reale i kund\u00ebrvihet asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb simbolike apo mistike.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Kisha Orthodhokse nuk e pranon doktrin\u00ebn q\u00eb thot\u00eb se Trupi dhe Gjaku i eukaristis\u00eb jan\u00eb thjesht simbole intelektuale ose psikologjike t\u00eb Trupit dhe Gjakut t\u00eb Krishtit. N\u00ebse kjo doktrin\u00eb do t\u00eb ishte e v\u00ebrtet\u00eb, at\u00ebhere, kur b\u00ebhet Mesha dhe jepet Kungata e Shenjt\u00eb, njer\u00ebzit do t\u00eb duhej t\u00eb thirreshin thjesht t\u00eb mendonin rreth Jisuit dhe t\u00eb kungoheshin me t\u00eb &#8220;n\u00eb zemrat e tyre&#8221;. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, Eukaristia do t\u00eb kthehej vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb ngr\u00ebnie p\u00ebrkujtimore p\u00ebr Dark\u00ebn e Fundit t\u00eb Zotit dhe bashkimi me Per\u00ebndin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet marrjes s\u00eb Kungimit, do t\u00eb b\u00ebhej vet\u00ebm n\u00eb nivelin e mendimit, apo t\u00eb meditimit psikologjik. Megjithat\u00eb, edhe Tradita Orthodhokse i p\u00ebrdor termat &#8220;simbole&#8221; p\u00ebr dhuratat eukaristike, ndon\u00ebse n\u00eb tjet\u00ebr kuptim. Ajo e quan sh\u00ebrbes\u00ebn nj\u00eb &#8220;mister&#8221; dhe theroren e Liturgjis\u00eb nj\u00eb &#8220;therore shpirt\u00ebrore dhe t\u00eb pagjakshme.&#8221; K\u00ebto terma jan\u00eb p\u00ebrdorur nga Et\u00ebrit e shenjt\u00eb, si edhe n\u00eb vet\u00eb Liturgjin\u00eb.<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Kisha Orthodhokse i p\u00ebrdor shprehje t\u00eb tilla, sepse n\u00eb Orthodhoksi \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb reale nuk i kund\u00ebrvihet asaj q\u00eb \u00ebsht\u00eb simbolike, mistike ose shpirt\u00ebrore. Por, p\u00ebrkundrazi! N\u00eb pik\u00ebpamjen Orthodhokse, gjith\u00e7ka e realitetit &#8211; bota dhe vet\u00eb njeriu &#8211; \u00ebsht\u00eb reale n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb simbolike dhe mistike, n\u00eb mas\u00ebn q\u00eb vet\u00eb ky realitet duhet t\u00eb zbuloj\u00eb dhe t\u00eb shfaq\u00eb Per\u00ebndin\u00eb tek ne. Prandaj, Eukaristia n\u00eb Kish\u00ebn Orthodhokse, kuptohet si Trupi dhe Gjaku i v\u00ebrtet\u00eb i Krishtit, pik\u00ebrisht sepse buka dhe vera jan\u00eb misteret dhe simbolet e pranis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb dhe shfaqjes tek ne n\u00eb Krishtin. Prandaj, duke ngr\u00ebn\u00eb dhe duke pir\u00eb buk\u00ebn dhe ver\u00ebn, t\u00eb cilat jan\u00eb shenjt\u00ebruar mistik\u00ebrisht prej Shpirtit t\u00eb Shenjt\u00eb, ne kemi nj\u00eb kungim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb me Per\u00ebndin\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Krishtit, i cili \u00ebsht\u00eb vet\u00eb &#8220;buka e jet\u00ebs&#8221; (Joani 6:34,41). <strong>Un\u00eb jam buka e gjall\u00eb q\u00eb zbriti prej qiellit. N\u00ebse ndonj\u00ebri ha prej k\u00ebsaj buke, do t\u00eb rroj\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb. Edhe buka q\u00eb do t\u00eb jap\u00eb un\u00eb, \u00ebsht\u00eb mishi im, t\u00eb cilin un\u00eb e jap p\u00ebr jet\u00ebn e bot\u00ebs<\/strong> (Joani 6:51). K\u00ebshtu, pra, buka e Mesh\u00ebs (Eukaristis\u00eb) \u00ebsht\u00eb mishi i Krishtit dhe mishi i Krishtit \u00ebsht\u00eb buka e Mesh\u00ebs. T\u00eb dyja jan\u00eb prur\u00eb s\u00eb bashku n\u00eb nj\u00eb. Fjala &#8220;simbolike&#8221; n\u00eb terminologjin\u00eb orthodhokse do t\u00eb thot\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebt\u00eb: &#8220;t&#8217;i sjell\u00ebsh bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb.&#8221;<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Le t\u00eb lexojm\u00eb fjal\u00ebt e Apostullit Pav\u00ebl: <strong>Sepse un\u00eb mora prej Zotit at\u00eb q\u00eb edhe u dhash\u00eb juve, se Zoti Jisu, nat\u00ebn q\u00eb do t\u00eb tradh\u00ebtohej, mori buk\u00eb dhe si falenderoi e theu, edhe tha, &#8220;Merrni e hani; ky \u00ebsht\u00eb trupi q\u00eb thyhet p\u00ebr juve; b\u00ebni k\u00ebt\u00eb p\u00ebr kujtimin tim&#8221;. Gjithashtu edhe potirin, mbas dark\u00ebs, duke th\u00ebn\u00eb, &#8220;Ky potir \u00ebsht\u00eb dhiata e re n\u00eb gjakun tim; k\u00ebt\u00eb b\u00ebni sa her\u00eb t\u00eb pini, p\u00ebr kujtimin tim&#8221;. Sepse sa her\u00eb t\u00eb hani k\u00ebt\u00eb buk\u00eb, edhe t\u00eb pini k\u00ebt\u00eb potir, rr\u00ebfeni vdekjen e Zotit, derisa ai t\u00eb vij\u00eb. Prandaj, ai q\u00eb do haj\u00eb nga kjo buk\u00eb dhe do pij\u00eb potirin e Zotit, pa qen\u00eb i denj\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb fajtor ndaj trupit dhe gjakut t\u00eb Krishtit<\/strong> (1 Korinthian\u00ebt 11:23-27).<\/p>\n<p style=\"text-align: justify;\">\u00a0\u00a0\u00a0 Misteri i Eukaristis\u00eb s\u00eb shenjt\u00eb, i kap\u00ebrcen analizat dhe shpjegimet e b\u00ebra vet\u00ebm n\u00eb terma t\u00eb past\u00ebr racional\u00eb dhe logjik\u00eb. Sepse eukaristia &#8211; dhe vet\u00eb Krishti &#8211; \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb mister i Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Qiellit, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Jisui na ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb &#8220;nuk \u00ebsht\u00eb e k\u00ebsaj bote.&#8221; Eukaristia &#8211; meqen\u00ebse i p\u00ebrket Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndis\u00eb &#8211; \u00ebsht\u00eb me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb mbi &#8220;logjik\u00ebn&#8221; tok\u00ebsore t\u00eb njer\u00ebzimit t\u00eb r\u00ebn\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb shpjegim t\u00eb m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb Eukaristis\u00eb n\u00eb Kish\u00eb, shih m\u00eb posht\u00eb kapitullin mbi Mesh\u00ebn Hyjnore.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kungata e Shenjt\u00eb \u00a0 \u00a0 Kungata e Shenjt\u00eb n\u00eb Tradit\u00ebn Orthodhokse \u00ebsht\u00eb quajtur &#8220;misteri i mistereve&#8221;. Quhet gjithashtu edhe &#8220;misteri i Kish\u00ebs&#8221;. Kungata \u00ebsht\u00eb qendra e jet\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs. \u00c7do gj\u00eb n\u00eb Kish\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb Kungat\u00ebn dhe \u00e7do gj\u00eb rrjedh prej saj. Ajo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsimi i t\u00eb gjitha mistereve t\u00eb Kish\u00ebs &#8211; burimi dhe q\u00ebllimi i t\u00eb gjitha doktrinave dhe institucioneve t\u00eb Kish\u00ebs. Ashtu<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":18993,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[41,131],"tags":[2053],"class_list":["post-1817","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-besimi-orthodhoks","category-ii-misteret-d58","tag-besimi-orthodhoks"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Kungata e Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Kungata e Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"Kungata e Shenjt\u00eb \u00a0 \u00a0 Kungata e Shenjt\u00eb n\u00eb Tradit\u00ebn Orthodhokse \u00ebsht\u00eb quajtur &#8220;misteri i mistereve&#8221;. Quhet gjithashtu edhe &#8220;misteri i Kish\u00ebs&#8221;. Kungata \u00ebsht\u00eb qendra e jet\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs. \u00c7do gj\u00eb n\u00eb Kish\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb Kungat\u00ebn dhe \u00e7do gj\u00eb rrjedh prej saj. Ajo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsimi i t\u00eb gjitha mistereve t\u00eb Kish\u00ebs &#8211; burimi dhe q\u00ebllimi i t\u00eb gjitha doktrinave dhe institucioneve t\u00eb Kish\u00ebs. Ashtu\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2012-11-15T09:34:45+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2022-02-19T10:26:16+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/kungimi-1.jpg\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:width\" content=\"512\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:height\" content=\"276\" \/>\n\t<meta property=\"og:image:type\" content=\"image\/jpeg\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"7 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Kungata e Shenjt\u00eb\",\"datePublished\":\"2012-11-15T09:34:45+00:00\",\"dateModified\":\"2022-02-19T10:26:16+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/\"},\"wordCount\":1474,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/kungimi-1.jpg\",\"keywords\":[\"besimi orthodhoks\"],\"articleSection\":[\"Besimi Orthodhoks\",\"II - Misteret\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/\",\"name\":\"Kungata e Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/kungimi-1.jpg\",\"datePublished\":\"2012-11-15T09:34:45+00:00\",\"dateModified\":\"2022-02-19T10:26:16+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/kungimi-1.jpg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/kungimi-1.jpg\",\"width\":512,\"height\":276},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Kungata e Shenjt\u00eb\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Kungata e Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Kungata e Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"Kungata e Shenjt\u00eb \u00a0 \u00a0 Kungata e Shenjt\u00eb n\u00eb Tradit\u00ebn Orthodhokse \u00ebsht\u00eb quajtur &#8220;misteri i mistereve&#8221;. Quhet gjithashtu edhe &#8220;misteri i Kish\u00ebs&#8221;. Kungata \u00ebsht\u00eb qendra e jet\u00ebs s\u00eb Kish\u00ebs. \u00c7do gj\u00eb n\u00eb Kish\u00eb t\u00eb \u00e7on n\u00eb Kungat\u00ebn dhe \u00e7do gj\u00eb rrjedh prej saj. Ajo \u00ebsht\u00eb plot\u00ebsimi i t\u00eb gjitha mistereve t\u00eb Kish\u00ebs &#8211; burimi dhe q\u00ebllimi i t\u00eb gjitha doktrinave dhe institucioneve t\u00eb Kish\u00ebs. Ashtu","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2012-11-15T09:34:45+00:00","article_modified_time":"2022-02-19T10:26:16+00:00","og_image":[{"width":512,"height":276,"url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/kungimi-1.jpg","type":"image\/jpeg"}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"7 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Kungata e Shenjt\u00eb","datePublished":"2012-11-15T09:34:45+00:00","dateModified":"2022-02-19T10:26:16+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/"},"wordCount":1474,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/kungimi-1.jpg","keywords":["besimi orthodhoks"],"articleSection":["Besimi Orthodhoks","II - Misteret"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/","name":"Kungata e Shenjt\u00eb - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/kungimi-1.jpg","datePublished":"2012-11-15T09:34:45+00:00","dateModified":"2022-02-19T10:26:16+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#primaryimage","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/kungimi-1.jpg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2012\/11\/kungimi-1.jpg","width":512,"height":276},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2012\/11\/15\/kungata-e-shenjte\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Kungata e Shenjt\u00eb"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1817","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1817"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1817\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":28367,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1817\/revisions\/28367"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media\/18993"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1817"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1817"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1817"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}