{"id":1177,"date":"2013-07-02T12:27:34","date_gmt":"2013-07-02T12:27:34","guid":{"rendered":""},"modified":"2020-04-06T22:05:41","modified_gmt":"2020-04-06T20:05:41","slug":"rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/","title":{"rendered":"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. (27 Qershor 2013)"},"content":{"rendered":"<div style=\"text-align: justify;\">\n\t<span style=\"color:#000000;\"><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\"><img decoding=\"async\" class=\"lazyload HAa Eha\" src=\"data:image\/gif;base64,R0lGODlhAQABAAAAACH5BAEKAAEALAAAAAABAAEAAAICTAEAOw==\" data-orig-src=\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-K9ceBlhAfBs\/U_WvP-ClAjI\/AAAAAAAAA98\/QMeUXD17ZnA\/w374-h512-no\/kishae%2Bffects.JPG\" style=\"height: 345px; width: 252px; border-width: 1px; border-style: solid; margin: 10px; float: left;\" \/>&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb katedralen \u201cNgjallja e Krishtit\u201d m\u00eb 24 Qershor 2013 u kremtua nj\u00eb fest\u00eb dyfisht, e g\u00ebzueshme dhe e ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb mbushet nj\u00eb vit, nga funksionimi liturgjikal i Katedrales s\u00eb shenjt\u00eb \u201cNgjallja e Krishtit\u201d. Po m\u00eb 24 Qershor, por t\u00eb vitit 1992, Sinodi i Shenjt\u00eb i Patriakan\u00ebs Ekumenike zgjodhi unanimisht si Kryepiskop t\u00eb Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, episkopin e Andrus\u00ebs, Anastasin, pas k\u00ebrkes\u00ebs se besimtar\u00ebve orthodhoks shqiptar, meqen\u00ebse Kisha Orthodhokse e Shqip\u00ebris\u00eb e shkat\u00ebrruar t\u00ebr\u00ebsisht nuk kishte asnj\u00eb episkop p\u00ebr ta drejtuar sepse t\u00eb gjith\u00eb ishin larguar nga kjo jet\u00eb. Hap\u00ebsira midis k\u00ebtyre dy ngjarjeve \u00ebsht\u00eb e mbushur me ngjarje historike, kontribut dhe sh\u00ebrbim t\u00eb Kish\u00ebs Orthodhokse t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb duke vazhduar lidhjen e ngusht\u00eb shekullore e tradicionale me historin\u00eb dhe jet\u00ebn e shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. \u00cbsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb theksojm\u00eb faktin se besimi i krishter\u00eb n\u00eb k\u00ebto troje nuk u ngjiz me ndihm\u00ebn e faktor\u00ebve t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe momental, por nga d\u00ebshira e njer\u00ebzve p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb kuptim jet\u00ebs t\u00eb tyre.<\/span><\/span><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t<br \/>\n\t<span style=\"color:#000000;\"><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Regjimi komunist, pavar\u00ebsisht se shkat\u00ebrroi nga themelet kishat dhe xhamit\u00eb, nuk mundi t\u00eb \u00e7rr\u00ebnjos\u00eb nga mendja dhe zemra e qytetar\u00ebve, besimin dhe dashurin\u00eb tek Zoti, pavar\u00ebsisht se kujt feje ata i p\u00ebrkasin. Bashk\u00eb me p\u00ebrmbysjen e regjimit komunist, mori fund dhe periudha e persekutimeve ndaj besimeve fetare. Periudha, qysh nga ardhja e demokracis\u00eb e k\u00ebtej, flet m\u00eb s\u00eb miri se feja, e kujtdo besimi qoft\u00eb, nuk mund t\u00eb rr\u00ebnjoset nga regjimet diktatoriale. Edhe regjimi pavar\u00ebsisht nga shkat\u00ebrrimet q\u00eb i b\u00ebri vlerave kulturore e fetare, nga viti &#8217;90 e k\u00ebtej, u detyrua t\u00eb pranonte shkat\u00ebrrimin e vlerave fetare, q\u00eb i b\u00ebri para 23 viteve. Gjat\u00eb k\u00ebtyre nj\u00ebzet e ca viteve, jan\u00eb nd\u00ebrtuar dhjet\u00ebra e qindra objekte kulti, ku besimtar\u00ebt luten duke adhuruar Per\u00ebndin\u00eb. Qysh nga viti 1992 e k\u00ebtej jan\u00eb nd\u00ebrtuar nga themelet 150 kisha t\u00eb reja, t\u00eb m\u00ebdha dhe t\u00eb vogla, n\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb nd\u00ebrthurur stilet tradicionale t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb kishave me prirjet dhe stilet moderne, jan\u00eb restauruar 60 kisha dhe manastire, monumente kulture dhe jan\u00eb rikonstruktuar 160 kisha t\u00eb tjera, t\u00eb cilat n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit kishin ndryshuar destinacion. \u00cbsht\u00eb kjo nj\u00eb vep\u00ebr e madhe q\u00eb i takon lavd\u00ebrimi Per\u00ebndis\u00eb, por dhe fal\u00ebnderimi Kryepiskopit Anastas, i cili q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri vizit\u00ebn e par\u00eb bashk\u00eb me besimtar\u00ebt e b\u00ebri n\u00eb kish\u00ebn e Ungjill\u00ebzimit n\u00eb Tiran\u00eb, e cila deri at\u00ebher\u00eb kishte funksionuar si palest\u00ebr dhe u ristrukturua me mb\u00ebshtetjen financiare t\u00eb tij. Kjo vizit\u00eb e Kryepiskopit n\u00eb k\u00ebt\u00eb kish\u00eb bashk\u00eb me besimtar\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebt mbanin n\u00eb dor\u00eb qirinj t\u00eb ndezur dhe psalnin \u201cKrishti u Ngjall\u201d shpreh r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb qendrore q\u00eb ka tempulli, episkopi dhe populli besimtar n\u00eb jet\u00ebn e Kish\u00ebs. Kryepiskopi me nd\u00ebrtimin, restaurimin dhe rikonstruksionin e tempujve, me vizionin dhe frym\u00ebn q\u00eb transmetoi k\u00ebto vite n\u00eb funksionimin e tempujve, e konsolidoi dhe i shtoi vlera t\u00eb tjera Kish\u00ebs Orthodhokse&nbsp; n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo b\u00ebhet e prekshme dhe nga fakti q\u00eb nd\u00ebrtimi, restaurimi dhe ristrukturimi i tempujve orthodhoks u nd\u00ebrthur&nbsp; me nd\u00ebrtimin e objekteve t\u00eb tjer\u00eb si 17 kopshte, 7 shkolla, 5 qendra diagnostike, qendra rinore etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto objekte t\u00eb nd\u00ebrtuara p\u00ebr sh\u00ebrbime t\u00eb ndryshme t\u00eb Kish\u00ebs i b\u00ebjn\u00eb tempujt t\u00eb transmetojn\u00eb dhe t\u00eb shfaqin n\u00eb shoq\u00ebri dimensionin teologjik, shoq\u00ebror, ekonomik dhe kulturor.<\/span><\/span><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t<br \/>\n\t<span style=\"color:#000000;\"><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Tempulli p\u00ebr Kish\u00ebn Orthodhokse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb objekt i thjesht si \u00e7do objekt tjet\u00ebr q\u00eb gjendet n\u00eb bot\u00eb. Tempujt nga ana teologjike japin mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr adhurimin e Per\u00ebndis\u00eb dhe l\u00eb\u00e7itjen e fjal\u00ebs s\u00eb Tij, kthimin e marr\u00ebdh\u00ebnies s\u00eb njeriut me Per\u00ebndin\u00eb, pendimin dhe k\u00ebrkimin e m\u00ebshir\u00ebs dhe shp\u00ebtimit n\u00eb Per\u00ebndi. Ushtrimi i k\u00ebtyre dy misioneve brenda n\u00eb tempull p\u00ebr besimin e krishter\u00eb orthodhoks merr dimensione t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, sepse tempulli identifikohet me trupin e besimtar\u00ebve dhe ku Krishti \u00ebsht\u00eb kreu i k\u00ebtij tempulli. K\u00ebshtu q\u00eb tempulli i Per\u00ebndis\u00eb b\u00ebhet prezent dhe shoq\u00ebrues n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb besimtarit dhe shprehje e liris\u00eb s\u00eb besimit t\u00eb tij duke u identifikuar me termin kish\u00eb, pasi atje ku ndodhet nj\u00eb tempull atje gjendet e gjith\u00eb kisha. Pra nd\u00ebrtimi i tyre \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjall\u00ebrim i Kish\u00ebs n\u00eb Shqip\u00ebri, gjall\u00ebrim i liris\u00eb s\u00eb besimit dhe adhurimin e Per\u00ebndis\u00eb, gjall\u00ebrim i marr\u00ebdh\u00ebnieve shoq\u00ebrore t\u00eb besimtar\u00ebve midis tyre dhe me gjith\u00eb njer\u00ebzit e tjer\u00eb. Nga forcimi i k\u00ebtyre marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb tempull u formuan besimtar\u00eb q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr misionin t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb si klerik n\u00eb altarin e Per\u00ebndis\u00eb, sot sh\u00ebrbejn\u00eb 146 klerik\u00eb, shtetas shqiptar, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrhapin fjal\u00ebn e Per\u00ebndis\u00eb dhe ofrojn\u00eb ndihm\u00eb shoq\u00ebrore n\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb.<\/span><\/span><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t<br \/>\n\t<span style=\"color:#000000;\"><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nga sa tham\u00eb m\u00eb sip\u00ebr b\u00ebhet e qart\u00eb se tempulli \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrlidhur me komunitetin, pasi \u00ebsht\u00eb ekzistenca e nj\u00eb komuniteti q\u00eb k\u00ebrkon dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb tempulli. Ai \u00ebsht\u00eb shprehje e ekzistenc\u00ebs s\u00eb komunitetit dhe nd\u00ebrtimi i tij lidhet me iniciativ\u00ebn dhe kontributin e besimtar\u00ebve. Kjo n\u00ebnkuptonte q\u00eb duhet t\u00eb ekzistonte komuniteti i formuar dhe mund\u00ebsia ekonomike. Historia e nd\u00ebrtimit e mbi 600 tempuj q\u00eb u shkat\u00ebrruan ose ndryshuan destinacionin n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit \u00ebsht\u00eb treguese e qart\u00eb e k\u00ebtij fakti. Por fillimet e proceseve demokratike dhe liris\u00eb s\u00eb shprehjes s\u00eb besimit nuk e kishin t\u00eb mundur kristalizimin e nj\u00eb komuniteti dhe aq m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb mund\u00ebsi ekonomike, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr t\u00eb tejkaluar k\u00ebt\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi dhe t\u00eb nxit\u00eb formimi i komuniteteve t\u00eb krishter\u00eb rreth nj\u00eb tempulli nj\u00eb rol qendror luajti Kryepiskopi Anatsas, i cili me iniciativ\u00ebn, p\u00ebrpjekjet dhe mundin e tij siguroi financimin p\u00ebr gjith\u00eb k\u00ebto nd\u00ebrtime.<\/span><\/span><\/span><\/div>\n<div>\n\t<span style=\"color:#000000;\"><img class=\"lazyload\" decoding=\"async\" src=\"data:image\/gif;base64,R0lGODlhAQABAAAAACH5BAEKAAEALAAAAAABAAEAAAICTAEAOw==\" data-orig-src=\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-xT2urOTcx7U\/UdLF0AmAqjI\/AAAAAAAAFfY\/PUvMEdgxzJY\/s512\/Kryepiskopi%2C materiali i thomait.JPG\" style=\"width: 250px; height: 419px; margin: 10px; float: right; border-width: 1px; border-style: solid;\" \/><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t<span style=\"color:#000000;\"><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nd\u00ebrtimi i nj\u00eb tempulli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr shoq\u00ebrore sepse ose nd\u00ebrtohet nga nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie dhe shoq\u00ebri njer\u00ebzish, t\u00eb cil\u00ebt besojn\u00eb dhe adhurojn\u00eb Per\u00ebndin\u00eb p\u00ebr shp\u00ebtimin ashtu si\u00e7 mund t\u00eb nd\u00ebrtohet nj\u00eb tempull, t\u00eb formohet dhe kristalizohet nj\u00eb shoq\u00ebri, e cila nuk kufizohet brenda mureve t\u00eb tempullit, por shtrihet tej tij.&nbsp; Rasti i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i theksuar n\u00eb Shqip\u00ebri, pasi n\u00eb shum\u00eb qytete mungonin tempujt, madje dhe kur ato ishin, kishin destinacion t\u00eb tjet\u00ebrsuar dhe k\u00ebrkohej restaurim i tyre. Dimensioni shoq\u00ebror i tempullit b\u00ebhet m\u00eb i preksh\u00ebm kur kisha b\u00ebhet pik\u00eb referimi ndryshe nga sa ishte n\u00eb koh\u00ebt e m\u00ebparshme. N\u00eb qoft\u00eb se m\u00eb p\u00ebrpara tempulli ishte pik\u00eb referimi, pasi nuk mbulohej nga hija e objekteve t\u00eb larta, sot gjendet n\u00ebn presionin e k\u00ebtyre hijeve. P\u00ebr t\u00eb mos humbur k\u00ebt\u00eb dimension shoq\u00ebror tempujt u nd\u00ebrtuan me ambiente ndihm\u00ebse.<\/span><\/span><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t<br \/>\n\t<span style=\"color:#000000;\"><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; K\u00ebshtu tempujt kan\u00eb ambiente p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, ku funksionojn\u00eb kopshtet, grupet e katekizmit, kampet ditore q\u00eb organizohen n\u00eb periudha t\u00eb caktuara dhe u afrohet f\u00ebmij\u00ebve mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb shoq\u00ebri me Per\u00ebndin\u00eb dhe me nj\u00ebri-tjetrin. Qendrat rinore jan\u00eb nj\u00eb aspekt tjet\u00ebr i mund\u00ebsis\u00eb q\u00eb ofrojn\u00eb ambientet e tempullit. T\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb k\u00ebto qendra ushtrojn\u00eb dhuntit\u00eb q\u00eb u ka dhuruar Per\u00ebndia, duke marr\u00eb shpesh iniciativa p\u00ebr t\u00eb ofruar ndihm\u00ebn n\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb jan\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb. Ndihma p\u00ebr&nbsp; refugjat\u00ebt kosovar q\u00eb erdh\u00ebn n\u00eb koh\u00ebn e luft\u00ebs n\u00eb vitin 1999 dhe gjet\u00ebn mb\u00ebshtetjen e t\u00eb rinjve t\u00eb kish\u00ebs, si dhe vizitat dhe ndihmat n\u00eb institucione t\u00eb ndryshme p\u00ebr njer\u00ebzit q\u00eb gjenden n\u00eb nevoj\u00eb, jan\u00eb aktivitete t\u00eb zakonshme t\u00eb t\u00eb rinjve q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e tempujve orthodhoks. Organizimi i programeve edukuese dhe arg\u00ebtuese nga ana e t\u00eb rinjve, ekzistenca e librarive modeste n\u00eb tempujt jan\u00eb vepra q\u00eb ndikojn\u00eb dhe i fuqizojn\u00eb n\u00eb procesin e shoq\u00ebrizimit t\u00eb tyre. Madje jasht\u00eb optik\u00ebs s\u00eb t\u00eb rinjve nuk mbeten dhe takimet me personat q\u00eb i p\u00ebrkasin besimeve t\u00eb tjera ose q\u00eb nuk besojn\u00eb dhe kjo mb\u00ebshtetet n\u00eb perceptimin e respektimit t\u00eb ve\u00e7oris\u00eb s\u00eb personit, e cila e ka shoq\u00ebruar besimin e krishter\u00eb n\u00eb historin\u00eb e tij. T\u00eb rinjt\u00eb gjejn\u00eb n\u00eb iniciativ\u00ebn e tyre mb\u00ebshtetjen e mosh\u00ebs s\u00eb rritur ose b\u00ebhen ata pjes\u00eb e iniciativave t\u00eb rriturve. Ndihma p\u00ebr ushqimin e t\u00eb varf\u00ebrve me vakte ushqimi, vizita n\u00eb burgje q\u00eb merren p\u00ebrsip\u00ebr nga organizatat e t\u00eb rriturve gjejn\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebrkrahjen e t\u00eb rinjve. N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb n\u00eb tempull forcohet shoq\u00ebria e besimtar\u00ebve me persona t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb ashtu si dhe forcimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve midis personave q\u00eb i p\u00ebrkasin brezave t\u00eb ndrysh\u00ebm.<\/span><\/span><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t<br \/>\n\t<span style=\"color:#000000;\"><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Jasht\u00eb kontekstit shoq\u00ebror t\u00eb tempullit nuk mbetet dhe ve\u00e7oria q\u00eb ka Kisha Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri, ku besimtar\u00ebt e saj vijn\u00eb nga prejardhje t\u00eb ndryshme etnike, shqiptar\u00eb, grek\u00eb, vllehnj\u00eb, sllav\u00eb. N\u00eb p\u00ebrjetimin e frym\u00ebs s\u00eb dashuris\u00eb q\u00eb p\u00ebrcjell tempulli i Per\u00ebndis\u00eb besimtar\u00ebt me prejardhje t\u00eb ndryshme jo vet\u00ebm bashk\u00ebjetojn\u00eb, por formojn\u00eb nj\u00eb komunitet dashurie, t\u00eb cilin e shprehin n\u00eb \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie q\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ve\u00e7ori dhe vler\u00eb q\u00eb n\u00eb kish\u00ebn orthodhokse ekziston prej brezash dhe e cila zhvillohet gjithmon\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr dhe duke i rezistuar presioneve nga pjes\u00eb t\u00eb caktuar t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, pavar\u00ebsisht se muret e tempujve jan\u00eb t\u00eb rinj ose t\u00eb rigjall\u00ebruar rishtas. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb vep\u00ebr shoq\u00ebrore q\u00eb zhvillohet brenda kish\u00ebs orthodhokse p\u00ebrjetohet dhe p\u00ebrcillet mesazhi se marr\u00ebdh\u00ebniet e v\u00ebrteta nuk mund t&#8217;i ngjajm\u00eb form\u00ebs t\u00eb masivizimit q\u00eb u shfaq n\u00eb koh\u00ebn e komunizmit dhe form\u00ebs individualiste q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e sotme.<\/span><\/span><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t<br \/>\n\t<span style=\"color:#000000;\"><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Rind\u00ebrtimi dhe restaurimi i tempujve afroi mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb rimerrnin jet\u00eb tempujt orthodhoks t\u00eb vjet\u00ebr, t\u00eb cil\u00ebt ishin kthyer n\u00eb muze apo kishin nd\u00ebrruar destinacionin, dhe kjo bazohet mbi konceptin teologjik t\u00eb Kryepiskopit q\u00eb \u201ctempujt nuk jan\u00eb mbetje t\u00eb qytet\u00ebrimit t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, por mushk\u00ebrit\u00eb gjall\u00ebruese t\u00eb qytet\u00ebrimit t\u00eb sot\u00ebm dhe mitra e lindjes s\u00eb qytet\u00ebrimit t\u00eb ardhsh\u00ebm\u201d (Anastasi, Kryepiskop i Tiran\u00ebs dhe i gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, \u201cFjala e Fron\u00ebzimit\u201d Ngjallja, botimi zyrtar i Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefalet\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, 1(1992), fq.7). Ky veprim i Kish\u00ebs \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm pasi hiri i Per\u00ebndis\u00eb nuk mund t\u00eb mbyllet n\u00eb kornizat e nj\u00eb muzeu as nuk mund t\u00eb ndryshoj\u00eb destinacion. Tempulli \u00ebsht\u00eb vendi ku njeriu komunikon me Per\u00ebndin\u00eb, ku njeriu merr jet\u00eb nga Per\u00ebndia, ku jeta i ofrohet njer\u00ebzve, pra \u00ebsht\u00eb vend jete, k\u00ebshtu ai nuk mund t\u00eb kryej funksionin e tij kur me dhun\u00eb i nd\u00ebrpritet ky proces ose i deformohet. N\u00eb tradit\u00ebn e krishter\u00eb orthodhokse n\u00eb tempujt e saj themelohet nj\u00eb shoq\u00ebri hyjnoro-njer\u00ebzore, t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie personash, ku \u00e7do person p\u00ebrjeton vler\u00ebn e tij dhe vler\u00ebn e personit q\u00eb ka p\u00ebrball\u00eb dhe ku tempulli \u00ebsht\u00eb vendi ku themelohet dhe p\u00ebrjetohet kjo shoq\u00ebri. Pra njeriu n\u00eb tempull gjen elemente hyjnore, por dhe elemente t\u00eb qenies s\u00eb tij. Brenda tempullit gjen elemente t\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb tij, p\u00ebrjeton dhe i jep kuptim fatkeq\u00ebsive, g\u00ebzimit, besimit, moralit dhe jet\u00ebs.<\/span><\/span><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t<br \/>\n\t<span style=\"color:#000000;\"><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; K\u00ebto dimensione t\u00eb tempullit e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb mos kufizohet n\u00eb kufijt\u00eb dhe t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs. Ndikimi i k\u00ebtij perceptimi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm na ka shfaqur sot nj\u00eb fenomen ku kisha Orthodhokse t\u00eb mos kufizohet, por t\u00eb shtrihet n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb dhe n\u00eb koh\u00eb. N\u00eb k\u00ebto vite kemi dhe nj\u00eb element t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe t\u00eb preksh\u00ebm kur tempulli \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar n\u00eb nj\u00eb truall ku m\u00eb par\u00eb nuk kan\u00eb ekzistuar tempull orthodhoks dhe ku vendi jo vet\u00ebm shenjt\u00ebrohet, por b\u00ebhet dhe vend ku ofrohet shenjt\u00ebrimi i Per\u00ebndis\u00eb. Gjithashtu kemi dhe nj\u00eb gjall\u00ebrim t\u00eb tradit\u00ebs ku jan\u00eb nd\u00ebrtuar dhe rind\u00ebrtuari tempuj p\u00ebr shenjtor\u00eb q\u00eb ofruan p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb, Kishat \u201cApostull Pavli dhe sh\u00ebn Asti\u201d n\u00eb Durr\u00ebs, \u201csh\u00ebn Donati n\u00eb Xar\u00eb t\u00eb Sarand\u00ebs, \u201csh\u00ebn Joan Vladimir\u201d n\u00eb Elbasan, \u201csh\u00ebn Kozmai\u201d n\u00eb Kolkondas, apo rind\u00ebrtimi i kishave p\u00ebr shenjtor\u00eb q\u00eb ofruan dhe q\u00eb krijuan nj\u00eb lidhje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb me besimtar\u00ebt orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri, si sh\u00ebn Vlashi n\u00eb Durr\u00ebs etj. Apo si\u00e7 \u00ebsht\u00eb e dukshme rip\u00ebrt\u00ebritja e tradit\u00ebs orthodhokse duke nd\u00ebrtuar kisha p\u00ebr nder t\u00eb ngjarjeve t\u00eb m\u00ebdha zot\u00ebrore si \u201cLindja e Krishtit\u201d dhe \u201cNgjallja e Krishtit\u201d. Brenda kishave dhe historis\u00eb s\u00eb besimit, e cila vjen n\u00ebp\u00ebrmjet shenjtor\u00ebve dhe ngjarjeve t\u00eb ndryshme, besimtari dhe shoq\u00ebria gjejn\u00eb piketa referuese p\u00ebr udh\u00ebtimin e shoq\u00ebris\u00eb, pasi jan\u00eb ato piketa q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb frym\u00ebzuese p\u00ebr nd\u00ebrtimin e shoq\u00ebrive demokratike. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb na e b\u00ebn m\u00eb t\u00eb qart\u00eb rasti i apostull Pavlit, i cili shfryt\u00ebzoi hap\u00ebsirat e liris\u00eb q\u00eb kishte krijuar Perandoria Romake, si liria p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur lirsh\u00ebm apo e drejta p\u00ebr t\u2019u mbrojtur para \u00c7ezarit. Por k\u00ebtyre hap\u00ebsirave q\u00eb kishte Perandoria Romake i shtoi element\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm si\u00e7 \u00ebsht\u00eb p.sh. perceptimi i ri p\u00ebr t\u00eb mesmen, ku guximit p\u00ebr t\u00eb folur ndaj shthurjes dhe padrejt\u00ebsive ndaj t\u00eb tjer\u00ebve i vendosi p\u00ebrball\u00eb durimin e padrejt\u00ebsive q\u00eb b\u00ebheshin ndaj tij. P\u00ebrball\u00eb frik\u00ebs s\u00eb pushtetit vendosi guximin e besimit tek Per\u00ebndia. Martirizimi i tij \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb. Ai nd\u00ebrthuri forc\u00ebn e logjik\u00ebs s\u00eb njeriut me forc\u00ebn e past\u00ebrtis\u00eb s\u00eb moralit. Pra nd\u00ebrtimi i kishave p\u00ebr nderim t\u00eb k\u00ebtyre shenjtor\u00ebve apo ngjarjeve hyjnore e pasuron shoq\u00ebrin\u00eb njer\u00ebzore me element\u00eb q\u00eb shpesh her\u00eb jan\u00eb t\u00eb huaj p\u00ebr t\u00eb dhe q\u00eb n\u00eb qend\u00ebr \u00ebsht\u00eb hiri i Per\u00ebndis\u00eb. Kjo e b\u00ebn t\u00eb qart\u00eb q\u00eb tempujt orthodhoks e nd\u00ebrtuar dhe u b\u00ebn\u00eb qendra ku p\u00ebrcillet kultur\u00eb dhe qytet\u00ebrim, madje tempujt e rinj po z\u00ebn\u00eb gjithmon\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr vend dhe hap\u00ebsir\u00eb si vende pelegrinazhi dhe n\u00eb guidat turistike. N\u00eb to \u00ebsht\u00eb ofruar dhe zhvilluar arkitektura kishtare duke nd\u00ebrthurur element\u00ebt tradicional me prirjen e arkitektur\u00ebs moderne. Katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb e k\u00ebtij vendimi.<\/span><\/span><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t&nbsp;<\/div>\n<div>\n\t<span style=\"color:#000000;\"><img class=\"lazyload\" decoding=\"async\" src=\"data:image\/gif;base64,R0lGODlhAQABAAAAACH5BAEKAAEALAAAAAABAAEAAAICTAEAOw==\" data-orig-src=\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-GePj6Gy0WRc\/UdLF-5Bdi4I\/AAAAAAAAFfg\/D4B-cHwwRxE\/s640\/materiali i Thomait.JPG\" style=\"width: 300px; height: 225px; margin: 10px; float: left; border-width: 1px; border-style: solid;\" \/><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t<span style=\"color:#000000;\"><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Nd\u00ebrtimi n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb zhvillim dhe progres. Kur nd\u00ebrtohet nj\u00eb tempull ky proces nd\u00ebrthur dy momente t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, ekonomik dhe shpirt\u00ebror. K\u00ebshtu vepra nd\u00ebrtuese e Kish\u00ebs Orthodhokse sa&nbsp; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vep\u00ebr shpirt\u00ebrore \u00ebsht\u00eb dhe nj\u00eb vep\u00ebr ekonomike, pasi investimi ofroi t\u00eb mira monetare p\u00ebr mij\u00ebra punonj\u00ebs, taksa p\u00ebr t\u00eb ndihmuar zhvillimin e ekonomik t\u00eb vendit dhe nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb madhe p\u00ebr zhvillimin e turizmit, q\u00eb p\u00ebrkthehen n\u00eb p\u00ebrfitim ekonomik p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb shqiptare. Madje n\u00eb prizmin ekonomik ka dhe nj\u00eb dimension tjet\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm. Nd\u00ebrtimi, restaurimi dhe riparimi i kishave, manastireve dhe objekteve t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite u b\u00eb i mundur me iniciativ\u00ebn dhe p\u00ebrpjekjet e Kryepiskopit Anastas, p\u00ebr t\u00eb siguruar burimet monetare nga dhurues t\u00eb ndrysh\u00ebm nga t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e bot\u00ebs. K\u00ebto iniciativa dhe p\u00ebrpjekje t\u00eb Kryepiskopit krijuan shembullin p\u00ebr krijimin e tradit\u00ebs s\u00eb dhurimit dhe ofrimit tek t\u00eb tjer\u00ebt. Madje ky perceptim nuk u kufizua vet\u00ebm n\u00eb nd\u00ebrtimin e tempujve, por dhe n\u00eb ofrimin p\u00ebr plot\u00ebsimin e nevojave t\u00eb p\u00ebrditshme. Shembujt e par\u00eb t\u00eb ofrimit monetar dhe material p\u00ebr njer\u00ebzit e tjer\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb nga ana e besimtar\u00ebve b\u00ebhet gjithmon\u00eb dhe m\u00eb i preksh\u00ebm n\u00eb tempujt e Kish\u00ebs Orthodhokse n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/span><\/span><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t<br \/>\n\t<span style=\"color:#000000;\"><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\">&nbsp;&nbsp;&nbsp; Pra tempulli dhe komuniteti jan\u00eb dy element q\u00eb p\u00ebrmbushin nj\u00ebri\u2013tjetrin. Zgjedhja e Kryepiskopit \u00ebsht\u00eb hapi i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr t\u00eb formuar komunitetin e besimtar\u00ebve orthodhoks, pasi formimi i nj\u00eb komuniteti k\u00ebrkon ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb episkopi. Ky proces i dha mund\u00ebsi nd\u00ebrtimit, restaurimit dhe riparimit t\u00eb shum\u00eb tempujve, ku katedralja \u201cNgjallja e Krishtit\u201d n\u00eb Tiran\u00eb \u00ebsht\u00eb pika kulmore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie komunitet\u2013tempull zhvillohet dhe jet\u00ebsohet dimensioni teologjik, social, kulturor dhe ekonomik. Ashtu si\u00e7 mund t\u00eb dalin n\u00eb pah se qenia njer\u00ebzore \u00ebsht\u00eb e pandashme nga ky proces dhe mund t\u00eb marrin misione t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ve\u00e7anta dhe t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme, ku shembulli konkret \u00ebsht\u00eb ai i Kryepiskopit Anastas, i cili n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite nxiti dhe fuqizoi procesin e nd\u00ebrthurjes s\u00eb tempullit me njeriun, me komunitetin. K\u00ebshtu duke prekur vet\u00ebm elementin e nd\u00ebrtimit, rind\u00ebrtimit dhe restaurimit t\u00eb tempujve t\u00eb saj, dhe formimin e komuniteteve t\u00eb krishtera orthodhokse (460 enori \u2013 famulli jan\u00eb sot), Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb i ofron shoq\u00ebris\u00eb shqiptare nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr zhvillim, progres dhe emancipim.<\/span><\/span><\/span><\/div>\n<div style=\"text-align: justify;\">\n\t&nbsp;<\/div>\n<div style=\"text-align: right;\">\n\t<br \/>\n\t<span style=\"color:#000000;\"><strong><span style=\"font-family: tahoma,geneva,sans-serif;\"><span style=\"font-size: 12px;\">Thoma \u00c7om\u00ebni<br \/>\n\tPedagog i Akademis\u00eb Teologjike \u201cNgjallja e Krishtit\u201d Sh\u00ebn Vlash, Durr\u00ebs<br \/>\n\tBotuar te gazeta &#8220;Shqip&#8221;, 27 qershor 2013, fq.18-19.<\/span><\/span><\/strong><\/span><\/div>\n<div>\n\t&nbsp;<\/div>\n<div>\n\t&nbsp;<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb katedralen \u201cNgjallja e Krishtit\u201d m\u00eb 24 Qershor 2013 u kremtua nj\u00eb fest\u00eb dyfisht, e g\u00ebzueshme dhe e ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb mbushet nj\u00eb vit, nga funksionimi liturgjikal i Katedrales s\u00eb shenjt\u00eb \u201cNgjallja e Krishtit\u201d. Po m\u00eb 24 Qershor, por t\u00eb vitit 1992, Sinodi i Shenjt\u00eb i Patriakan\u00ebs Ekumenike zgjodhi unanimisht si Kryepiskop<\/p>\n","protected":false},"author":1,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"open","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"_acf_changed":false,"pagelayer_contact_templates":[],"_pagelayer_content":"","inline_featured_image":false,"fifu_image_url":"","fifu_image_alt":"","footnotes":""},"categories":[108],"tags":[141,153,196,212],"class_list":["post-1177","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-lajme","tag-141","tag-deklarata-njoftime-zyrtare-d75","tag-tirane","tag-lajme-d27"],"acf":[],"yoast_head":"<!-- This site is optimized with the Yoast SEO plugin v27.2 - https:\/\/yoast.com\/product\/yoast-seo-wordpress\/ -->\n<title>Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. (27 Qershor 2013) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb<\/title>\n<meta name=\"robots\" content=\"index, follow, max-snippet:-1, max-image-preview:large, max-video-preview:-1\" \/>\n<link rel=\"canonical\" href=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:locale\" content=\"en_US\" \/>\n<meta property=\"og:type\" content=\"article\" \/>\n<meta property=\"og:title\" content=\"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. (27 Qershor 2013) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"og:description\" content=\"&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb katedralen \u201cNgjallja e Krishtit\u201d m\u00eb 24 Qershor 2013 u kremtua nj\u00eb fest\u00eb dyfisht, e g\u00ebzueshme dhe e ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb mbushet nj\u00eb vit, nga funksionimi liturgjikal i Katedrales s\u00eb shenjt\u00eb \u201cNgjallja e Krishtit\u201d. Po m\u00eb 24 Qershor, por t\u00eb vitit 1992, Sinodi i Shenjt\u00eb i Patriakan\u00ebs Ekumenike zgjodhi unanimisht si Kryepiskop\" \/>\n<meta property=\"og:url\" content=\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/\" \/>\n<meta property=\"og:site_name\" content=\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\" \/>\n<meta property=\"article:publisher\" content=\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\" \/>\n<meta property=\"article:published_time\" content=\"2013-07-02T12:27:34+00:00\" \/>\n<meta property=\"article:modified_time\" content=\"2020-04-06T20:05:41+00:00\" \/>\n<meta property=\"og:image\" content=\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-K9ceBlhAfBs\/U_WvP-ClAjI\/AAAAAAAAA98\/QMeUXD17ZnA\/w374-h512-no\/kishae%2Bffects.JPG\" \/>\n<meta name=\"author\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n<meta name=\"twitter:card\" content=\"summary_large_image\" \/>\n<meta name=\"twitter:label1\" content=\"Written by\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data1\" content=\"Kisha Orthodhokse\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:label2\" content=\"Est. reading time\" \/>\n\t<meta name=\"twitter:data2\" content=\"15 minutes\" \/>\n<script type=\"application\/ld+json\" class=\"yoast-schema-graph\">{\"@context\":\"https:\/\/schema.org\",\"@graph\":[{\"@type\":\"Article\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#article\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/\"},\"author\":{\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\"},\"headline\":\"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. (27 Qershor 2013)\",\"datePublished\":\"2013-07-02T12:27:34+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T20:05:41+00:00\",\"mainEntityOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/\"},\"wordCount\":3074,\"commentCount\":0,\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-K9ceBlhAfBs\/U_WvP-ClAjI\/AAAAAAAAA98\/QMeUXD17ZnA\/w374-h512-no\/kishae%2Bffects.JPG\",\"keywords\":[\"2013\",\"Deklarata - Njoftime Zyrtare\",\"Kryepiskopata Tiran\u00eb\",\"lajme\"],\"articleSection\":[\"Lajme\"],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"WebPage\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/\",\"name\":\"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. (27 Qershor 2013) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"isPartOf\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\"},\"primaryImageOfPage\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#primaryimage\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#primaryimage\"},\"thumbnailUrl\":\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-K9ceBlhAfBs\/U_WvP-ClAjI\/AAAAAAAAA98\/QMeUXD17ZnA\/w374-h512-no\/kishae%2Bffects.JPG\",\"datePublished\":\"2013-07-02T12:27:34+00:00\",\"dateModified\":\"2020-04-06T20:05:41+00:00\",\"breadcrumb\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#breadcrumb\"},\"inLanguage\":\"en-US\",\"potentialAction\":[{\"@type\":\"ReadAction\",\"target\":[\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/\"]}]},{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#primaryimage\",\"url\":\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-K9ceBlhAfBs\/U_WvP-ClAjI\/AAAAAAAAA98\/QMeUXD17ZnA\/w374-h512-no\/kishae%2Bffects.JPG\",\"contentUrl\":\"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-K9ceBlhAfBs\/U_WvP-ClAjI\/AAAAAAAAA98\/QMeUXD17ZnA\/w374-h512-no\/kishae%2Bffects.JPG\"},{\"@type\":\"BreadcrumbList\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#breadcrumb\",\"itemListElement\":[{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":1,\"name\":\"Home\",\"item\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\"},{\"@type\":\"ListItem\",\"position\":2,\"name\":\"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. (27 Qershor 2013)\"}]},{\"@type\":\"WebSite\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"name\":\"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"description\":\"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.\",\"publisher\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\"},\"potentialAction\":[{\"@type\":\"SearchAction\",\"target\":{\"@type\":\"EntryPoint\",\"urlTemplate\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}\"},\"query-input\":{\"@type\":\"PropertyValueSpecification\",\"valueRequired\":true,\"valueName\":\"search_term_string\"}}],\"inLanguage\":\"en-US\"},{\"@type\":\"Organization\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/\",\"logo\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\",\"url\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"contentUrl\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg\",\"width\":540,\"height\":540,\"caption\":\"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb\"},\"image\":{\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/\"},\"sameAs\":[\"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991\"]},{\"@type\":\"Person\",\"@id\":\"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86\",\"name\":\"Kisha Orthodhokse\",\"image\":{\"@type\":\"ImageObject\",\"inLanguage\":\"en-US\",\"@id\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"url\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"contentUrl\":\"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g\",\"caption\":\"Kisha Orthodhokse\"}}]}<\/script>\n<!-- \/ Yoast SEO plugin. -->","yoast_head_json":{"title":"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. (27 Qershor 2013) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","robots":{"index":"index","follow":"follow","max-snippet":"max-snippet:-1","max-image-preview":"max-image-preview:large","max-video-preview":"max-video-preview:-1"},"canonical":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/","og_locale":"en_US","og_type":"article","og_title":"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. (27 Qershor 2013) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","og_description":"&nbsp;&nbsp;&nbsp; N\u00eb katedralen \u201cNgjallja e Krishtit\u201d m\u00eb 24 Qershor 2013 u kremtua nj\u00eb fest\u00eb dyfisht, e g\u00ebzueshme dhe e ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb besimtar\u00ebt orthodhoks\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs dhe gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb dit\u00eb mbushet nj\u00eb vit, nga funksionimi liturgjikal i Katedrales s\u00eb shenjt\u00eb \u201cNgjallja e Krishtit\u201d. Po m\u00eb 24 Qershor, por t\u00eb vitit 1992, Sinodi i Shenjt\u00eb i Patriakan\u00ebs Ekumenike zgjodhi unanimisht si Kryepiskop","og_url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/","og_site_name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","article_publisher":"https:\/\/www.facebook.com\/koash1991","article_published_time":"2013-07-02T12:27:34+00:00","article_modified_time":"2020-04-06T20:05:41+00:00","og_image":[{"url":"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-K9ceBlhAfBs\/U_WvP-ClAjI\/AAAAAAAAA98\/QMeUXD17ZnA\/w374-h512-no\/kishae%2Bffects.JPG","type":"","width":"","height":""}],"author":"Kisha Orthodhokse","twitter_card":"summary_large_image","twitter_misc":{"Written by":"Kisha Orthodhokse","Est. reading time":"15 minutes"},"schema":{"@context":"https:\/\/schema.org","@graph":[{"@type":"Article","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#article","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/"},"author":{"name":"Kisha Orthodhokse","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86"},"headline":"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. (27 Qershor 2013)","datePublished":"2013-07-02T12:27:34+00:00","dateModified":"2020-04-06T20:05:41+00:00","mainEntityOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/"},"wordCount":3074,"commentCount":0,"publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-K9ceBlhAfBs\/U_WvP-ClAjI\/AAAAAAAAA98\/QMeUXD17ZnA\/w374-h512-no\/kishae%2Bffects.JPG","keywords":["2013","Deklarata - Njoftime Zyrtare","Kryepiskopata Tiran\u00eb","lajme"],"articleSection":["Lajme"],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"WebPage","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/","name":"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. (27 Qershor 2013) - Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","isPartOf":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website"},"primaryImageOfPage":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#primaryimage"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#primaryimage"},"thumbnailUrl":"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-K9ceBlhAfBs\/U_WvP-ClAjI\/AAAAAAAAA98\/QMeUXD17ZnA\/w374-h512-no\/kishae%2Bffects.JPG","datePublished":"2013-07-02T12:27:34+00:00","dateModified":"2020-04-06T20:05:41+00:00","breadcrumb":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#breadcrumb"},"inLanguage":"en-US","potentialAction":[{"@type":"ReadAction","target":["https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/"]}]},{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#primaryimage","url":"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-K9ceBlhAfBs\/U_WvP-ClAjI\/AAAAAAAAA98\/QMeUXD17ZnA\/w374-h512-no\/kishae%2Bffects.JPG","contentUrl":"https:\/\/lh3.googleusercontent.com\/-K9ceBlhAfBs\/U_WvP-ClAjI\/AAAAAAAAA98\/QMeUXD17ZnA\/w374-h512-no\/kishae%2Bffects.JPG"},{"@type":"BreadcrumbList","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/2013\/07\/02\/rigjallerimi-i-tempujve-orthodhoks-ne-shqiperi\/#breadcrumb","itemListElement":[{"@type":"ListItem","position":1,"name":"Home","item":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/"},{"@type":"ListItem","position":2,"name":"Rigjall\u00ebrimi i tempujve orthodhoks n\u00eb Shqip\u00ebri. (27 Qershor 2013)"}]},{"@type":"WebSite","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#website","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","name":"Kisha Orthodh\u03bfkse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","description":"Fqja Zyrtare e Kish\u00ebs Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb me lajmet edhe informacionet zyrtare p\u00ebr struktur\u00ebn edhe veprimtarin e saj.","publisher":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization"},"potentialAction":[{"@type":"SearchAction","target":{"@type":"EntryPoint","urlTemplate":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/?s={search_term_string}"},"query-input":{"@type":"PropertyValueSpecification","valueRequired":true,"valueName":"search_term_string"}}],"inLanguage":"en-US"},{"@type":"Organization","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#organization","name":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/","logo":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/","url":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","contentUrl":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-content\/uploads\/2020\/05\/albania.jpeg","width":540,"height":540,"caption":"Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqip\u00ebris\u00eb"},"image":{"@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/logo\/image\/"},"sameAs":["https:\/\/www.facebook.com\/koash1991"]},{"@type":"Person","@id":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/#\/schema\/person\/0c387634a7063ac612d7ed9ce71c7e86","name":"Kisha Orthodhokse","image":{"@type":"ImageObject","inLanguage":"en-US","@id":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","contentUrl":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/596e7c417251e30f2fbb9c00e026fce61a695a00e51c889caded71c96cbbdde5?s=96&d=mm&r=g","caption":"Kisha Orthodhokse"}}]}},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/users\/1"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1177"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1177\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":15212,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1177\/revisions\/15212"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/orthodoxalbania.org\/2020\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}