Në nderim dhe kujtim të Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Shqipësisë, Anastas, Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës i Kolegjit Universitar “Logos” organizon Konferencë Ndërkombëtare në Tiranë dhe në Shën Vlash, më 22–24 janar 2026, me rastin e përvjetorit të parë të ndarjes së Tij nga jeta (25 janar 2025).
Konferenca, me temë “Madhështia në të bërët dhe në të mësuarit” (Mat. 5:19), do të zhvillohet nën kujdesin e Fortlumturisë së Tij, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Joan. Në këtë veprimtari do të paraqesin kumtesat e tyre akademikë, klerikë dhe laikë, në gjuhën angleze, në kuadër të tre njësive tematike: a) bashkëpunimi ndërkristian dhe ndërfetar, b) ungjillëzimi-dëshmia dhe themelimi teologjik i veprës, c) shembulli i Shqipërisë.
Konferenca do të mbyllet me kremtimin e Liturgjisë Hyjnore dhe me meshën përkujtimore në Katedralen ″Ngjallja e Krishtit‶ në Tiranë.