Letër Falenderimi për dhënien e shtetësisë Kryepiskopit Anastas Janullatos nga

personeli i Qendrës Orthodhokse Diagnostike ” Ungjillëzimi”

– – –

A Thank You Letter Sent to His Highness Mr. Ilir Meta President of Albania

by the Staff of the Annunciation Orthodox Diagnostic Clinic on Granting the Albanian

Citizenship to His Beatitude, Archbishop Anastasios

 

Tiranë 11.01.2018

 

Letër Falenderimi për dhënien e shtetësisë Kryepiskopit Anastas Janullatos.

Drejtuar : Shkëlqesisë së tij Z. Ilir Meta

President i Republikës së Shqipërisë

 

Shkëlqesi

Ne personeli i Qendrës Orthodhokse Diagnostike ”Ungjillëzimi”, pasi u njohëm me dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepiskopit Anastas nga ana juaj, ju drejtohemi me këtë letër falenderimi ku bashkojmë mirënjohjen tonë me atë të popullit Shqiptar.

Ishte një gjë shumë e lartë nga ana juaj, kur sapo morët detyrën shumë të nderuar te Presidentit të Shqipërisë të shikoni përpara për përparimin e vendit, por kthyet kokën edhe prapa për punët e pa kryera. Dhe e para punë e pa kryer prej 25 vitesh , ishte dhënia e shtetësisë Kryepiskopit Anastas që punoi kaq shumë për ringjalljen e Orthodhoksisë në Shqipëri, ndërtimin jo vetëm të shumë kishave dhe rikonstruksionit të shumë të tjerave, por dhe të përkujdesjes së përhershme për harmoninë fetare në Shqipëri, pa përmendur këtu ndërtimin e institucioneve arsimore, mjeksore etj.

Përshëndetje dhe mirënjohje nga të gjithë.

Me dhënien e shtetësisë shqiptare, Kryepiskopit Anastas ne qytetarët shqiptarë çlirohemi nga një peng i madh. Populli e bëri atë “Qytetar nderi “ në mjaft qytete të Shqipërisë, por pengu i madh i mirënjohjes dhe falenderimit, pengu i nderit u dha nga juve me dhënien e shtetësisë shqiptare. Ky vendim juaji që u përshëndet nga të gjithë, duke filluar nga Kryeministri i vendit dhe tek qytetari i fundit na entuziazmoi pa masë.

Nuk përmendim konkretisht veprat e Kryepiskopit, kishat, shkollat institucionet shëndetësore e sociale. Njëra prej tyre, ku punojmë edhe ne (Qendra Orthodhokse Diagnostike ” Ungjillëzimi”) u ndërtua plotësisht nga Kryepiskopi në 1999, kur edhe u përurua po në këtë vit nga Patriarku Ekumenik , Vartholomeu I. Në të zhvillohet prej shumë vitesh një aktivitet i madh Filantropik në emër të jetës dhe shëndetit për lehtësimin e dhembjes dhe shërimin e sëmundjeve pavarësisht bindjeve dhe përkatësisë fetare.

Z. President

Ju lutemi pranoni mirënjohjen dhe falenderimet tona më të përzemërta. Me këtë rast ju urojmë shumë suksese në punën tuaj për të mirën e popullit shqiptar.

 

*  *  *

Letër Falenderimi nga këshilli Mitropolitan i Mitropolisë së Shenjtë Gjirokastrës drejtuar

Presidentit të Republikës z. Ilir Meta

– – –

A Thank You Letter Sent to the President of Albania Mr. Ilir Meta by

the Metropolitan Council of the Holy Metropolis of Gjirokastra

 

KISHA ORTHODHOKSE AUTOQEFALE E SHQIPËRISË

MITROPOLIA E SHENJTË E GJIROKASTRËS

KËSHILLI MITROPOLITAN

Kompleksi Orthodhoks, Rr. “Alqi Kondi” – Gjirokastër, tel. (00355)84264266, fax. (084)263773

 

Gjirokastër, më 4 Janar 2018

 

Shkëlqesisë së Tij z. Ilir Meta

President i Republikës së Shqipërisë

TIRANË

 

Shkëlqesia Juaj z. President,

Pranoni Ju lutemi urimet tona më të mira për Vitin e Ri 2018! Qoftë një vit i mbarë dhe bekuar për përparimin e vendit tonë dhe çdo gëzim për familjen tuaj!

Duke Ju përcjellë ndjenjat e gjithë klerikëve dhe popullit besimtar Orthodhoks të zonës së Mitropolisë së Hirshme të Gjirokastrës, përmes kësaj letre, shprehim zyrtarisht falenderimin për vullnetin Tuaj të shprehur në dhënien e nënshtetësisë për Kryebariun tonë, Kryepiskopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Anastasin. Përgëzojmë njëherësh guximin Tuaj politik për të kapërcyer paragjykime të pabaza dhe në këtë mënyrë të ndërmirrni një hap me simbolikë të lartë në aspektin e kohezionit të shoqërisë sonë dhe në bashkëjetesën e paqshme të komuniteteve fetare mes tyre dhe me shtetin.

Fjalët Tuaja të konsideratës së lartë në personin e Kryepiskopit dhe njëherësh pohimi publik se ende ka shumë hapësirë për rehabilitimin e mëtejshëm të Kishës Orthodhokse dhe komuniteteve të tjera nga dëmet e persekutimin ateist, janë mbështetje në përpjekjen tonë të përditshme për më shumë kontribut në lartësimin shpirtëror të grigjës por edhe kontribut në mbarëvajtjen e shoqërisë dhe vendit tonë në përgjithësi.

Me këto mendime pranoni, z. President, konsideratën tonë më të thellë dhe mirënjohjen për aktin në vetvete dhe fjalët e ngrohta që kini shprehur për Kryepiskopin Anastas!

 

Me bekimet e Mitropolitit,

Për Këshillin Mitropolitan të Mitropolisë Shenjtë të Gjirokastrës

Protopresviter Joan Merkuri

(Sekretar)

 

*  *  *

Urimi i Klerikëve dhe Besimtarëve të Mitropolisë së Gjirokastrës

për dhënien e Nënshtetësisë Shqiptare

Kryepiskopit Anastas

– – –

A Congratulation Letter Sent to His Beatitude, Archbishop Anastasios by the Clergy and the Faithful

of the Holy Metropolis of Gjirokastra on Granting the Albanian Citizenship

 

Fortlumturi,

Me respekt të thellë dhe ndjenjë mirënjohjeje nga zemrat tona, Ju përcjellim urimet tona më të ngrohta për Krishtlindjet! Le të bëhet që Zoti ynë që u Lind të bekojë edhe Vitin e Ri 2018!

Viti që lamë pas, Përvjetor i rëndësishëm për Kishën tonë, ngaqë u plotësuan tanimë 25 vjet nga Zgjedhja dhe Fronëzimi Juaj, në krye të Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale, kishte edhe një lajm kaq të këndshëm. Presidenti i Republikës së Shqipërisë nxorri Dekretin për akordimin e nënshtetësisë së këtij vendi, për Ju Fortlumturi.

Fryt i lutjeve i gjithë grigjës së Kishës Orthodhokse por njëherësh edhe drejtësim në një përpjekje që veç të tjerash ka lidhje me realizimin në praktikë të barazisë para ligjit dhe shtetit në vend pavarësisht përkatësisë fetare.

Fjalët janë të tepërta për arsyet sepse do të duhej prej kohësh të ishte realizuar ky hap nga ana e shtetit. Nga dita e parë që ndërmorrët veprën titanike dhe në pamje të parë të pamundur, atë të ringritjes nga gërmadhat e persekutimit ateist të Kishës sonë, e dashuruat këtë vend me gjithë fuqinë e shpirtit dhe zemrës suaj. Dashuruat popullin e këtij vendi, që ishin bërë padrejtësi, sikundër shpesh përsërisni. I përkushtuat atij gjithë fuqitë tuaja duke neglizhuar mundime dhe duke e bërë realitet dashurinë tuaj të painteres. Rezultatet përbëjnë një mrekulli. Kisha jonë është sot një nga arritjet më historike të hierapostolisë Orthodhokse bashkëkohore. Kontributi dhe prurja në rilindjen e shoqërisë i ka aq të shumta shembujt e konkrretizimit.

Të gjitha këto kanë vulën Tuaj.

Qoftë edhe përmes kësaj kërkese të tejzgjatur në kohë dhe përpjekjes për vendosjen e së drejtës për marrjen e nënshtetësisë së vendit për të cilin aq shumë kini kontrubuar, përbën shembull të durimit dhe veprimtarisë në bindje të ligjit. Perëndia i dëgjoi lutjet tuaja dhe kërkesën e mbarë komunitetit Orthodhoks.

Fortlumturi, ne si Mitropoli, në të gjitha enoritë e saj dhe institucionit e ofrimit social me të cilat e kini pajisur, ndihemi të privilegjuar dhe aq të plotë në mirëbërje që hiri i Perëndisë, për aq shumë vjet Jua ka sjellë ptanë nesh. Urojmë që të vijojë t’ju dhurojë fuqi dhe ndriçimin e Tij të pasur për të vijuar të na ofroni me përvojë mësimin praktik të dashurisë së Krishterë, të durimit dhe të guximit për të shprsuar akoma edhe në situata parrugëdalje.

Pranoni urimet tona të përulura për një vit akoma të vazhdimit të veprës Suaj shpirtërore!

Lutemi që në mënyrën e duhur të përcillni edhe Presidentit të Republikës falenderimin tonë për vendimin e tij për të miratuar kërkesën diakronike të gjithë besimtarëve Orthodhoksë në Shqipëri lidhur me dhënien e nështetësisë!

Gjirokastër, të Dielën pas Krishtlindjve 2017

· Teksti u lexua në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Gjirokastër, gjatë Liturgjisë Hyjnore nga Mitropoliti i Gjirokastrës Imzot Dhimitri dhe u firmos nga klerikët dhe besimtarët.

 

*  *  *

Letër falenderimi drejtuar Shkëlqesisë së Tij Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë,

Lidhja Rinore Orthodhokse, Elbasan

– – –

A Thank You Letter Sent to His Highness, Mr. Ilir Meta, President of

Albania by the Orthodox Youth Association in Elbasan

FALENDERIM

Drejtuar: Shkëlqesisë së Tij Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë

I nderuar z. President!

Ne, Lidhja rinore orthodhokse ” Bijtë e Dritës” në Elbasan, ju falenderojmë dhe ju jemi shumë mirënjohës, për dhënien e nënshtetësisë Shqiptare, Kryebariut tonë, Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit Anastas. Ky lajm mbushi me gëzim dhe krenari zemrat tona në këtë Krishtlindje. “Erdhi ora e Zotit”, na thotë gjithmonë Kryepiskopi Anastas, erdhi ora dhe për lajmin e shumëpritur nga të gjithë ne.

Ky është një vlerësim i merituar për Kryepiskopin, duhej bërë kohë më parë sepse me shembullin tij të vyer na ka udhëhequr drejt besimit, së vërtetës dhe dashurisë. Kryebariu ynë, ndërtoi kisha, manastire, shkolla, spitale dhe shumë vepra të tjera bamirësie në shërbim, jo vetëm të komunitetit orthodhoks, por të gjithë shqiptarëve, me përkushtim shpirtëror dhe financiar. Me bekimin tij u krijua Mitropolia jonë e re e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit, e cila u dha mundësinë besimtarëve të ndihen më të plotësuar.

Ne, qytetarët shqipëtarë orthodhoksë, që kontribuojmë maksimalisht për përparimin e vendit tone ju jemi tepër mirënjohës dhe ju falenderojmë nga zemra për vlerësimin që i bëtë Kryepiskopit tonë.

Me respekt

Lidhja Rinore Orthodhokse, Elbasan

 

*  *  *

Letër – Falenderimi Presidentit të Republikë së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij Z. Ilir Meta,

nga kleri dhe besimtarët e Enorisë së kishës së “Shën Nikollës“ të qytetit të Elbasanit

– – –

A Thank You Letter Sent to His Highness, Mr. Ilir Meta, President of Albania by the

Clergy and the Faithful of St. Nicholas Church Community in Elbasan

 

Mitropolia e Shenjtë e Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit

Kisha e “ Shen Nikollës “, Elbasan

 

Elbasan, 29 dhjetor 2017

 

LETER – FALENDERIMI

Presidentit të Republikë së Shqipërisë, Shkëlqesisë së Tij Z. Ilir Meta.

 

Gëzimin e lindjes së Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Isu Krisht, na e shtoi më shumë këtë fundviti edhe lajmi i “ Dhënies së shtetësisë shqiptare” nga dora Juaj, Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Anastasit.

Vlerësimi i bërë nga Ju ndaj Kryebariut tonë, është edhe vlerësim për ne orthodhoksët, të cilët kemi qënë e mbetemi një faktor i rëndësishëm, si për kontributin e vyer që dhanë paraetërit tanë, por edhe i yni sot në dobi të përparimit e zhvillimit të kombit tonë.

Duke vlerësuar kontributin e çmuar të Kryehirësisë së Tij, Imzot Anastasit, Ju i nderuar Shkëlqesi i keni bërë nder vetes dhe kombit, pasi imzot Anastasi është kryelartësuar prej punës e kontributit të tij në dobi të besimit, paqes, harmonisë e bashkëjetesës fetare në vendin tonë e më gjërë në botë.

Ne orthodhoksët, lavdërojmë çdo çast Perëndinë, që na e solli Kryehirësinë e Tij, i cili na nxori nga pusi i errësirës në dritë, ringjalli besimin, ringriti kishën e shkatërruar, e njohu atë duke e bërë të barabartë me simotrat e saj në botë dhe lehtësoi vuajtjet e qytetarëve në mbarë vendin tonë pa dallim besimi, race e gjuhe.

Me një gojë dhe një zemër, ju shprehim Shkëlqesi falenderimin tonë dhe ju urojmë jetë të gjatë, punë të mbara e të bekuara, përparim të familjes dhe ecje gjithnjë e më përpara, drejt kombeve të qytetëruara e të përparuara të Atdheut tonë, Shqipërisë!

Me mirënjohje dhe falenderim.

Nga kleri dhe besimtarët e Enorisë së kishës së “Shën Nikollës“ të qytetit të Elbasanit.

 

*  *  *

Falënderim Shkëlqesisë së Tij Z. Ilir Meta, nga

Lidhja e Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë

– – –

A Thank You Letter Sent to His Highness, Mr. Ilir Meta, President

of Albania by the Orthodox Intellectuals Association

 

Shkëlqesisë së tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta

LETËR FALENDERIMI

I nderuar Shkelqesia Juaj,

z. Ilir Meta, President i Republikes se Shqiperise,

Vendimi juaj, në Lindje të Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, për dhënien e nënshtetësisë shqiptare, Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Z. Anastas Janullatos, është shprehje e vlerësimit dhe mirënjohjes tuaj për një personalitet poliedrik me kontribute të jashtëzakonshme dhe lider fetar i një prej komuniteteve më të mëdha, të vlerësuar jo vetëm në vendin tonë por veçanërisht ndërkombëtarisht.

Ju, me aktin tuaj tepër fisnik, dhënien e Shtetësisë Shqiptare Primatit të Kishës tonë Orthodhokse, Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit Anastas, vlerësuat dhe nderuat në të njëjtën kohë jo vetëm komunitetin tonë orthodhoks por edhe të gjithë ata të cilët njohin dhe nderojnë kontributin e këtij njeriu të rralle i cili me shumë punë, dashuri, përunjesi, përkushtim dhe saktifica titanike Ringriti Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nga rrenojat dhe dha kontribut të jashtëzakonshëm për promovimin dhe përhapjen e vlerave dhe pasurisë së harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare të popullit shqiptar siç e shprehni edhe vetë ju në letrën dërguar Fortlumturisë së Tij, Anastas Janullatos. Kontributi i tij shumëdimensional është dhënë jo vetëm ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë por edhe ndërtimit të shumëë veprave në fusha të ndryshme si arsimi, shëndëtësia, mirëqënia sociale, zhvillimi rural, kultura, dashuria, paqja.

Dhënia e vonuar e shtetësisë, liderit të një prej komuniteteve fetare më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të këtij vendi, korrigjoi një padrejtësi historike të cilën asnjë prej paraardhësve tuaj nuk guxoi që ta bënte më parë. Për më tepër ky akt, i ndërmarrë nga ju në një periudhë kaq të herët të detyrës tuaj, ju vendos në lartësinë e një personaliteti sa të mencur aq edhe të denjë për detyrën që mbani dhe figurën që mëshironi si përfaqësues i unitetit të popullit shqiptar.

Ju, me vendimin tuaj, reflektuat tiparet e një burri të vërtetë shteti, i cili dallon dhe mbështet vlerat e vërteta që ky popull me shumë mund ka ndërtuar në këto vite mjaft të vështira dhe sfiduese për të dhe në mënyrë të vecantë vendosët në vend dinjitetin e komunitetit tonë orthodhoks duke respektuar vlerat dhe kontributin e këtij komuniteti në zhvillimin shoqëror dhe shpirtëror të këtij vendi.

Jemi të bindur që në vendimin tuaj, jeni udhëhequr në vlerësimin tuaj jo vetëm duke e konsideruar një detyrim ndaj gjithë besimtarëve orthodhoksë shqiptarë si dhe shumë intelektualëve dhe personaliteteve të shquara të vendit tonë dhe jo vetëm, por në mënyrë të veçantë në lartësinë e figurës së tij si një personalitet i jashtëzakonshëm, si një mendimtar në fushën e besimit dhe të teologjisë si dhe një idealist dhe humanist me reputacion të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.

Në emër të Lidhjes së Intelektualëve Orthodhoksë të Shqipërisë ju falenderojmë duke ju shprehur mirënjohje dhe vlerësim të veçantë për dhënien e nënshtetësisë shqiptare, Fortlumturisë së tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasit.

 

*  *  *

Falenderim drejtuar Presidentit të Republikës z.ILIR META, Kisha “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”

Kolonjë, Lushnjë

– – –

A Thank You Letter Sent to Mr. Ilir Meta, the President of Albania by

the Community of the Annunciation of Theotokos Church in Kolonje, Lushnja

 

 

*  *  *

Falënderim Shkëlqesisë së Tij Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë,

nga klerikët e Kryepiskopatës së Tiranës

– – –

A Thank You Letter Sent to His Highness, Mr. Ilir Meta, President of

Albania by the Clergy of the Archiepiscopate of Tirana

 

I nderuar Shkëlqesi, Z. Ilir Meta, President i Republikës së Shqipërisë

Me gëzim të madh u informuam nga mediat vizive të Shqipërisë për dhënien e shtetësisë shqiptare nga ana Juaj për Kryepiskopin, Fortlumturinë e tij, Imzot Anastasin.

Përveç gëzimit dhe lumturisë që na solli ky lajm i shumëpritur, e çmojmë aktin tuaj si dhe vlerësimin tuaj për figurën dhe rolin e Kryepiskopit Anastas në ringjalljen e besimit dhe ngritjen nga themelet të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë të persekutuar dhe të martirizuar barbarisht nga regjimi i kaluar ateist.

Juve Z. President keni njohur punën e palodhur të Imzot Anastasit për formimin e klerit të ri shqiptar këtu në Shqipëri, sot 155 klerikë, të gjithë nënshtetas shqiptarë, sipas traditave më të mira dhe vlerave të trashëguara të popullit tonë me histori dhe kulturë të lashtë kishtare bizantine orthodhokse. Ndërtimi i qindra kishave të reja orthodhokse, por dhe restaurimi i qindra kishave të vjetra të cilat janë pjesë e trashëgimisë kulturore të të gjithë popullit shqiptar me të cilat mburremi edhe sot para botës së qytetëruar. Ndërtimi i një rrjeti të tërë social shkollash, kopshtesh, klinika etj. i kanë dhënë një hov dhe gjallërim ringjalljes së besimit tonë të krishterë orthodhoks dhe më gjerë të shpresës për një të nesërme më të mirë për mbarë shoqërinë shqiptare.

Për këto dhe shumë arsye të tjera, të cilat ju i nderuar Shkëlqesi i bëtë publike në mesazhin tuaj drejtuar Kryepiskopit dhe deklarimin tuaj për median, ne klerikët orthodhoksë të Dioqezës së Tiranës, por edhe të të gjithë Shqipërisë, Ju jemi mirënjohës dhe Ju falenderojmë nga zemra për këtë akt që është sa i mençur aq edhe burrëror, i cili Ju tregon një njeri me vlera të larta dhe burrë të vërtetë shteti.

Ju si President i Shtetit Shqiptar, përfaqësues dhe simbol i unitetit të të gjithë popullit shqiptar, bëtë atë që asnjë paraardhës i juaj nuk pati guximin ta bëjë për 25 vjet me radhë. Duke na njohur një të drejtë të mohur për Kryepiskopin Anastas, Ju na vendosët në vend, ne klerikëve orthodhoksë dhe gjithë besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë, dinjitetin e cënuar dhe margjinalizimin e padrejtë që na është bërë për vite me radhë nga një pjesë e mediave vizive dhe e shkruar. Këto media na kanë paraqitur shpesh edhe si armiq të interesave të kombit tonë.

I nderuar Shkëlqesi, ne klerikë dhe besimtarë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë lutemi çdo ditë në shërbesat tona kishtare “Për Presidentin e Republikës, qeverinë, ushtrinë dhe për gjithë popullin”, si dhe “Për shpirtrat e atyre që ranë fli për fe dhe për atdhe” dhe kontribuojmë çdo ditë me punën dhe veprat tona për paqen dhe begatinë sociale të mbarë popullit shqiptar.

Dhe në mbyllje urojmë dhe i lutemi Perëndisë së mëshirave dhe dashurisë që të dërgojë bekim hyjnor për Juve, i nderuar Shkëlqesi, për familjen tuaj, si dhe begatinë për shtetin dhe popullin shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, në këto ditë të bekuara të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Tiranë, 29.12.2017

Për Klerikët e Kryepiskopatës së Tiranës

(Tiranës, Durrësit, Kavajës dhe Shkodrës)

 

* * *

Letër Falenderimi e Intlektualëve Orthodhoksë të Korçës

drejtuar Presidentit të Republikës z Ilir Meta

– – –

A Thank You Letter Sent to Mr. Ilir Meta, the President of Albania

by the Orthodox Intellectuals Association of Korca

 

Korçë, 29, 12, 2017

Shkëlqesisë së Tij Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Ilir Meta!

Lënda: Shprehje Falenderimi

Shkëlqesia Juaj zoti Ilir Meta!

Ju lutem pranoni falenderimet dhe mirënjohjen tonë të thellë për aktin fisnik dhe të drejtë, në lidhje me dhënien e shtetësisë shqiptare Fortlumturisë së Tij Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anasatas.

Në mënyrë të veçantë, ne intelektualët e Korçës, kemi kënaqësinë, të konstatojmë se me këtë veprim, Ju së pari, keni ndrequr një padrejtësi të gjatë, që për aq kohë sa vazhdoi, na trishtonte pa masë, jo vetëm për faktin se lidhej me Kryepiskopin tonë, i cili për hir të së vërtetës, për vetë misionin e tij të dashurisë dhe sakrificës, si dhe karakterit universal të vlerave që përmban në vetvete, ka fituar respektin dhe qytetarinë e mbarë botës, por për arsye se kjo shurdhëri e stërzgjatur dhe e pakuptimtë e kreut të shtetit, tregonte më së pari mungesë respekti ndaj nesh, popullit besëmirë orthodhoks, që për më shumë se një çerek shekulli shikonte në personalitetin e liderit të tij, Kryepiskopit Anastas, i cili na përfaqësonte dhe na përfaqëson kaq denjësisht, ringjalljen, progresin dhe dinjitetin e Kishës Orthodhokse.

Me këtë veprim kaq sublim, ju keni treguar respekt ndaj vlerave; dhe fakti që për një kohë kaq të shkurtër, nga zgjedhja Juaj në këtë post, Ju vutë në vend një padrejtësi të madhe, rrit besimin dhe respektin e komunitetit tonë dhe jo vetëm, ndaj Jush dhe institucionit Tuaj të lartë që drejtoni. Për këtë arsye qytetaria korçare do T’ju jetë përherë mirënjohëse.

Intelektualët orthodhoksë të Korçës.

 

*  *  *

 Letër Falenderimi e Lidhjes së Grave Orthodhokse Korçë

drejtur Presidentit të Republikës z Ilir Meta

– – –

A Thank You Letter Sent to Mr. Ilir Meta, the President of Albania

by the Orthodox Women Association of Korca

 

 

*  *  *

 Letër Falenderimi i Klerikëve dhe Besimtarëve të Famullisë së Shën Athanasit Elbasan

për Presidentin z. Ilir Meta për dhënien e Nënshtetësisë Kryepiskopit Anastas

– – –

A Thank You Letter Sent to Mr. Ilir Meta, President of Albania by the Clergy and Faithful of St. Athanasios Church

Community in Elbasan on Granting the Albanian Citizenship to Archbishop Anastasios

 

 

 *  *  *

 Letër Falenderimi i Lidhjes së Rinisë Orthodhokse Korçë drejtuar Presidentit të Republikës z Ilir Meta

– – –

A Thank You Letter Sent to Mr. Ilir Meta, the President of Albania

by the Orthodox Youth Association of Korca

 

 

*  *  *

Letër Falenderimi e Mitropolitit të Apollonisë dhe Fierit, Nikolla drejtuar Presidentit

të Republikës z. Ilir Meta

– – –

A Thank You Letter Sent to Mr. Ilir Meta, the President of Albania by

the His Grace Nikolla, the Metropolitan of Fieri

 

*  *  *

Letër Falenderimi e Klerikëve të Mitropolisë së Shenjtë Korçë

drejtuar Presidentit të Republikës z.Ilir Meta

– – –

A Thank You Letter Sent to Mr. Ilir Meta, the President of Albania

by the Clergy in the Metropolis of Korca

Korçë më 28.12.2017

Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta.

Shkëlqesia Juaj, ndjehemi thellësisht të emocionuar dhe njëkohësisht të nderuar dhe të vlerësuar nga veprimi juaj. Akti juaj kushtetues, i vlerësimit dhe dhënies së nënshtetësisë shqiptare, për kreun e KOASH, Fortlumërisë së Tij dhe Kryebariut tonë Imzot Anastasit. Ngjarje, e cila ngazëlloi zemrat tona dhe na e shtoi gëzimin e Krishtlindjes, sepse iniciativa juaj, nuk ka të bëjë thjesht dhe vetëm me një person, por me një komunitet, i cili përfaqësohet prej tij.

Ky akt, ishte jo vetëm realizim i një drejtësie të munguar, por edhe një mirënjohje për kontributin e paimagjinueshëm, që Kryepiskopi Anastas ka dhënë në ringritjen nga gërmadhat të KOASH, por edhe për përhapjen e imazhit dhe njohjes së saj në gjithë botën. I cili, me sakrifica të shumta, vetmohim dhe durim ka lartësuar emrin e Kishës dhe Komunitetit Orthodhoks në gjithë këto vite. Me fjalën e tij gjithmonë të ndierë, dashuri-prurëse dhe paqe-krijonjëse dhe më së shumti me veprën e tij.

Për të gjitha këto Shkëlqesia Juaj, iu falenderojmë në emrin tonë personal dhe komunitetit, të cilin baritojmë dhe përfaqësojmë. Nder për ju dhe për aktin tuaj, nder edhe për vendin nënshtetësinë e të cilit mori.

Në këto ditë festash do të donim t’iu uronim nga zemra festa të gëzuara, për ju dhe familjen tuaj. Suksese në detyrën tuaj. Perëndia t’ju japë shëndet, ditë të gjata dhe t’ju ndriçojë dhe bekojë, për të mirën tuaj dhe të gjithë vendit.

Me mirënjohje, falenderim dhe respekt:

Klerikët e Mitropolisë së Shenjtë të Korçës.

 

*  *  *

 Falënderim Drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta

nga besimtarët orthodhoksë të Beratit dhe Anëtarët e Këshillit Kishtar të Qytetit

për dhënien e Nënshtetësisë Shqiptare Kyrepiskopit Anastas

– – –

A Thank You Letter Sent to Mr. Ilir Meta, the President of Albania by the Orthodox Faithful of Berati

and the Members of the Church Council on Granting the Albanian Citizenship

to His Beatitude Archbishop Anastasios

 

 

 *  *  *

 Leter Falenderimi drejtuar Shkëlqesisë së tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta

nga Rinia Orthodhokse “Bijte e Dritës”

– – –

A Thank You Letter Sent to His Highness, Mr. Ilir Meta, President of Albania

by “Children of Light” Orthodox Youth Association

 

Me admirim të papërshkruar dhe plot emocion, këtë Krishtlindje, mësuam për dhuratën e shumëpritur të dhënies së nështetësisë shqiptare, që Shkëlqesia juaj, i bëri Kryepsikopit Anastas, komunitetit orthodhoks dhe mbarë popullit shqiptar.

Ne të rinjtë orthodhoksë shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe ju falënderojmë përzemërsisht për këtë veprim të urtë dhe të guximshëm. Dhënia e nënshtetësisë shqiptare për Kryepiskopin Anastas është vlerësim që ju i bëni atij si misionar i dashurisë pa kushte për njeriun dhe në veçanti për vendin tonë.

Letra juaj e përzemërt drejtuar Kryepiskopit na gëzoi për të vërtetat në lidhje me personin dhe veprën gjigante të Kryebariut tonë dhe na bëri krenarë që në drejtimin tonë kemi një shembull të tillë. Admirojmë shumë faktin që edhe ju Shkëlqesi ndani të njëjtin përjetim me ne, që jemi aq pranë përkujdesjes dhe dashurisë së Kryepiskopit Anastas. Ju falënderojmë që e vutë në vend drejtësinë, duke treguar që ne si shqiptarë dimë të vlerësojmë dhe të jemi të drejtë!

Gjithmonë kujtojmë fjalët e Fortlumturisë që ta duam vendin tonë dhe të punojmë për të. Shpesh, në takimet tona rinore, ai na thekson: “Duam që të përparoni dhe të kultivoni të gjitha talentet që ju dha Perëndia. Në jetën tuaj të jeni të suksesshëm dhe të bekuar. Ne, të vetmen gjë që ju kërkojmë është të ndani me të tjerët, çfarë mësoni. Kujdesuni që kudo që të ndodheni të jeni bekim për vendin, për Shqipërinë. Vendi ka nevojë për shumë dashuri. Ju nuk jeni vetëm e ardhmja, por edhe e tashmja e këtij vendi”.

Vlerësojmë gjithmonë nxitjen e tij që të mos largohemi nga Shqipëria dhe të punojmë që vendi ynë të lulëzojë. Kjo është njëkohësisht edhe sfidë për ne, por akti juaj i drejtësisë dhe i së vërtetës, Shkëlqesia juaj, z. President, na jep guxim dhe shpresë, që ne si të rinj të motivohemi dhe ta shohim të ardhmen tonë dhe të vendit tonë plot dritë dhe përparim, që edhe ne të renditemi përkrah vendeve të zhvilluara të Evropës dhe të krenohemi për vlerat dhe kulturën që përcjellin Shqipëria dhe shqiptarët.

Fortlumturia e tij thekson që në Orthodhoksi “E vërteta, bukuria dhe dashuria qëndrojnë bashkë”; dhe kjo na bën të mendojmë e të përpiqemi edhe më shumë, që vlerat mijëvjeçare të Krishterimit të ndryshojnë jetën dhe vendin tonë. Kësaj motoje të fuqishme dhe frymëzuese tashmë i bashkangjitet edhe ky veprimi juaj i guximshëm dhe i drejtë, që të gjithë së bashku të punojmë për një vend ku e vërteta, bukuria dhe dashuria të japin fryte.

Ne si të rinj kemi nevojë për modele që na frymëzojnë dhe na inkurajojnë. Jeta e tij dhe shërbimi tij 26-vjeçar në Shqipëri është libri që ne lexojmë dhe frymëzohemi çdo herë, sepse kemi parë që mjafton një person plot dashuri që një komb të mësojë drejtësi; mjafton një bari me përkushtim, që të drejtojë popullin në jetë me kuptim; mjafton një drejtues vizionar, që të rritë një brez të ri shpresëtar dhe besimtar!

Shkëlqesia juaj, ju falënderojmë që na dhatë një shembull të fortë guximi dhe drejtësie, dhe ju jemi shumë mirënjohës për dhënien e nështetësisë Kryebariut tonë.

Mirënjohje e thellë!

Bijtë e Lidhjes Rinore Orthodhokse, Tiranë

 

*  *  *

 Letër Falenderimi Drejtuar Shkëlqesisë së tij, Presidentit të Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta,

nga Lidhja e Grave Orthodhokse e Dioqezes se Tiranës

– – –

A Thank You Letter Sent to His Highness, Mr. Ilir Meta, President of

Albania by the Orthodox Women Association of Tirana Diocese

 

I nderuar, Shkëlqesia juaj, zoti Ilir Meta, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, ju falënderojmë përzemrsisht dhe ju shprehim mirënjohjen e thellë për veprën tuaj fisnike të dhënies së nështetësisë shqiptare Kryebariut tonë, Anastas. Ky veprim juaji është njohje e punës së tij historike dhe të mrekullueshme në ringritjen e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë.

Kjo dhuratë juaja në prag të së kremtës së Krishtlindjes i tregoi popullit shqiptar që drejtësia po viziton vendin tonë të shumëvuajtur, ashtu si vetë Zoti viziton gjithë njerëzimin me Ardhjen e Tij.

Ne Gratë e Lidhjes Orthodhokse kemi qenë pranë Kryepsikopit që prej fillimit të rimëkëmbjes së Kishës Orthodhokse në Shqipëri, 26 vjet më parë, kur gjithçka ishte e shkatërruar dhe pa shpresë. Atëherë kur çdo ëndërr dukej si iluzion… kur këmbëngulja dhe dashuria e tij na jepte guxim dhe shpresë. Sot, pas kaq shumë përpjekjesh, shijojmë të gjithë një mrekulli që as nuk e mendonim, ndaj në këtë moment të shënuar të marrjes së nënshtetësisë shqiptare, ndjejmë që jo vetëm komuniteti orthodhoks, por ju vetë Shkëlqesia juaj, nëëprmjet dhënies së nështetësisë shqiptare Kryebariut tonë, shënuat në historinë tonë një mirënjohje dhe falenderim të merituar.

Të gjithë kemi përjetuar dhe bashkëvuajtur nga sulmet e padrejta ndaj Kryepiskopit tonë, kur ai me plot dashuri dhe qetësi na këshillonte që me gurët që na godasin, ne ndërtojmë kisha, dhe guximi i tij na mësonte që ta mundnim të keqen me të mirën. Sa emocion kishim kur ai shprehej që jam “shqiptar i vogël”. Tani, pas 26 vitesh, puna dhe vepra e tij madhështore, durimi dhe këmbëngulja e dashurisë së tij, na tregoi të gjithëve cili është shqiptari i vërtetë i këtij vendi. Ai na rriti në besim, përkrah tij kemi përjetuar dashurinë dhe përkujdesjen për njerëzit në nevojë, vizionin e tij për edukimin e brezit të ri, ofrimin e shërbimeve të shumta sociale dhe fuqizimin e rolit të gruas në Kishë e shoqëri.

Si gra dhe nëna orthodhokse me lot mirënjohjeje në sy dhe gëzim të madh, ju falënderojmë përzemërsisht z. Ilir Meta dhe jemi krenare që nga gjiri i këtij vendi po dalin bij që veprojnë drejtësinë dhe dinë të vlerësojnë njeriun.

Lutemi që Zoti i dashurisë t’ju dhurojë ndriçim dhe urtësi në drejtimin e vendit tonë.

Urime të zjarrta, Shkëlqesia juaj!

Lidhja e Grave Οrthodhokse, Tiranë, Durrës, Kavajë dhe Shkodër

 

 

*  *  *

Falënderim nga klerikët, këshilli kishtar dhe besimtarët e qytetit të Durrësit, drejtuar Presidentit të Republikës,

Shkëlqesisë së Tij, z. Ilir Meta për dhënien e shtetësisë shqiptare Kryepiskopit Anastas

– – –

A Thank You Letter Sent to His Highness, Mr. Ilir Meta, President of Albania by the Clergy, Church Council Members and the Faithful

of Durresi on Granting the Albanian Citizenship to His Beatitude Archbishop Anastasios