Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastasi, vazhdon të jetë i karantinuar në shtëpi në Athinë. Analizat e tij mikrobiologjike dolën shkëlqyer. Me kalimin e kohës pritet edhe rikthimi i plotë i shëndetit të tij.
Falënderojmë për interesimin e vazhdueshëm të miqve të shumtë, “duke u gëzuar në shpresë, duke duruar në shtrëngime, duke këmbëngulur në lutje”.

Nga Sekretaria e Kryepiskopatës

Tiranë, e premte 27 nëntor 2020.