English (US)ShqipGreek
"Po përbaltin shenjtorët të cilët populli i kremton me shprestari"

 

- Përgjigje e disa klerikëve dhe besimtarëve beratas ndaj shkrimeve të botuara në media, ku hidhet baltë mbi shenjtorët dhe drejtuesit e Kishës -

 

   Është për të ardhur keq që në prag të festave të mëdha të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, disa autorë të mediave si dhe disa përfaqësues të “shoqatave” të ndryshme hedhin baltë mbi shenjtorët dhe drejtuesit e Kishës.

   Kështu po ndodh edhe këto ditë kur pritet të festohet e kremtja e martirizimit të shën Kozmait në Kolkondas të Fierit. U referohemi kryesisht shkrimeve të botuara rishtazi në media, të cilat, konkretisht për shën Kozmain shprehen negativisht dhe me fjalët më ofenduese.

   1.  Kemi vënë re që të gjithë keqdashësit përdorin për shën Kozmain epitetin shenjtor grek apo i përket kishës greke dhe jo asaj shqiptare.

   Shenjtorët kanë dimension universal. Ashtu si në vendin tonë kremtohen me madhështi shën Joan Pagëzori, shën Joan Vladimiri, shën Nikolla, shën Gjergji, shën Naumi etj, të cilët nuk janë shenjtor vendas, por kremtohen gjerësisht mes nesh, kështu edhe shën Joan Kukuzeli nga Durrësi, një nga themeluesit e muzikës bizantine (kishtare), shën Nikodhimi i Beratit, shën Asti i Durrësit, shën Lefteri i Vlorës, etj. kremtohen gjerësisht në gjithë Kishat Orthodhokse në mbarë botën. Shën Kozmai, si një prej tyre, shkruan me dorën e tij: “Vendlindja ime e rreme tokësore dhe e kotë është nga rrethi i Apokurit”, pjesë e krahinës së Etolisë, në të cilin ai u lind. Kështu, të gjithë shenjtorët kanë një gjë të përbashkët që i bën ata universal, të përbashkët kanë atdheun e tyre të vërtetë, Mbretërinë e Qiejve.

   2.  Gjithashtu këto ditë kemi lexuar shpifje të ndryshme si ajo e studiuesit Moikom Zeqo: “Në tërë dokumentet e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë nuk ekziston ndonjë fakt apo dëshmi që Kozmai të jetë kanonizuar edhe si një shenjtor shqiptar. Kozmai nuk ka qenë i dalluar veçmas dhe Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, që nga ftillëzimi i saj institucional, nuk e ka theksuar asnjëherë Kozmain si një njeri që i ka shërbyer edhe interesave kombëtare, por edhe fetare të Shqipërisë.”

   Shën Kozmai është nderuar si shenjtor në Shqipëri, fill pas martirizimit të tij. E meqenëse z. Zeqo kërkon fakte, Kryepiskopi i parë kanonik i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, Imzot Kristofor Kisi, në vitin 1931 thekson qartë rolin dhe kontributin e shën Kozmait për Shqipërinë: “Në mbarimin e shekullit të tetëmbëdhjetë krishterimi i Shqipërisë kishte arritur në një rrezik shumë të madh. Nga padija e thellë e popullit, nga shtypjet e qeveritarëve të asaj kohe, nga tmerri që mbretëronte nëpër të krishterët, jeta dhe pasuria e të cilëve varesh prej mëshirës së më të fortëve, renegacionet, mohimet e besës, ishin gjëra të shpeshta dhe të zakonshme. Shumë herë ndodhte që vise të tëra ndërronin fe për shkaqe pa rëndësi.

   Në këtë gjendje ardhja e shën Kozmait shënoi një stacion tepër të rëndësishëm për fatin e krishterimit në Shqipëri.

   Po si një apostull i ri, i mbushur me entuziazmin e Frymës së Shenjtë dhe me zemërnxehtësinë e profetëve, ky orator i shkëlqyer i Ungjillit, u përpoq me fjalimet e tij të larta dhe të ëmbla, t’u japë zemër dhe kurajë të krishterëve të terrorizuar të atëhershëm dhe t’i përmbante në traditat fetare atnore. Mund të themi sigurisht se, edhe ato teproja të pakta të krishterimit që mbeten sot në Shqipërinë e jugut, u detyrohen këtyre veprimeve.

   Merita më e madhe e Shenjtit dhe lartësia e tij tregohen nga kujdesia e veçantë që shfaqte për kulturën e popullit. Kur vizitonte një katund apo qytet për të predikuar, mendimi i parë i tij ishte të hapte shkolla, në të cilat, djemtë e të krishterëve merrnin edukatën darovisht”. (Jetëshkrimi dhe Akoluthia e Dëshmoit të Ri dhe Isapostollit Shën Kozma, Kristofor Kisi, Korcë 1931, fq. 3).

   Pas Imzot Kristofor Kisit, është Imzot Theofan Noli që bën në vitin 1947 një përmbledhje të shërbesës të përkthyer nga Kristofor Kisi. Ai shkruan: “Le ta nderojmë o besnik, dhe le ta kurorëzojmë me lule shën Kozmanë, bukurinë e Dëshmorëve, mburrjen e murgjërve, predikonjësin e besës, shembullin e priftërinjve, imituesin e mbaruar të Apostujve, se bën çudira, dhe na dhuron shërime. Le ta përshëndoshim pra, dhe le t’i thërresim: Gëzohu o ligjëronjës i besës, o kollonë e patronditur e Kishës. Ruaje Kishën në paqe me ndërmjetime, se ke kurajë përpara Shpëtimtarit, se derdhe gjakun si një Apostull i tij.” (Kremtore e Kishës Orthodhokse, përkthyer nga F. S. Noli, Boston 1947).

   Ashtu si imzot Kristofor Kisi, edhe Imzot Theofan Noli, e konsideron shën Kozmain një shenjtor të madh me shumë vlera dhe virtyte në misionin e tij të shenjtë. Nëse për këta dy klerikë, intelektual dhe atdhetar, shën Kozmai është një shenjtor që i ka shërbyer dhe ka dhënë një kontribut të paçmuar për të krishterët e Shqipërisë, atëherë  përse këto gjoja “shoqata atdhetare për identitet e bashkim kombëtar” që kanë si shembull këta atdhetarë të shquar, keqinterpretojnë bindjet e tyre? Përse këta intelektual jo të krishterë përzihen në çështjet e besimit të krishterë orthodhoks duke mos pasur fare njohuri, përbaltin shenjtorët të cilët populli, për shekuj me radhë, i kremton me shprestari?

    Shën Kozmai nuk i përket një kishe vendore. Ai është një shenjtor ekumenik dhe kremtohet në mbarë dhenë. Shumë kemi parë e dëgjuar këto ditë. Ata që e martirizuan 235 vite më parë vazhdojnë edhe sot të tërheqin litarin në grykën e tij. “Fali o Zot se nuk dinë se ç’bëjnë...”!

Shënim: Ky artikull ju dërgua si përgjigje gazetës "Dita", por ende nuk është botuar...

         
Atë Petraq Simsia
z. Ilia Zaka
Atë Kristaq Subashi
znj. Stela Qako
Atë Niko Lushi
z. Theoktist Postolli
Dhiakon Anastas Vrapi
znj. Eli Filipi
Dhiakon Joan Qako
z. Ilia Koçi

 

Kampet verore ditore të fëmijëve vazhdojnë në vende të ndryshme të Shqipërisë
Në vende të ndryshme të vendit janë duke u zhvilluar kampet verore ditore për fëmijë. Në këto kampe fëmijët marrin pjesë për 4-5 orë në ditë. Programi i kampeve është mjaft i pasur dhe kjo bën që fëmijët të mësojnë shumë gjëra të rëndësishme dhe të bukura.
 
Studentët e Akademisë Teologjike, me bekimin e Episkopit të Apolonisë, Hirësisë së Tij Nikollës, dhe nën drejtimim e pedagoges Anastasia Pamela Barksdale, zhvilluan kampet ditore për fëmijë në Shën Vlash dhe në Rrushkull. Studentët organizues të këtyre kampeve morën pjesë në një program trajnimi në Akademinë Teologjike në mënyrë që të fitonin më tepër eksperiencë në mësimdhënie. Kampet ditore në këto dy vende kishin si temë: “Lajmi i Mirë dhe Shenjtorët e Shqipërisë”.
 
Përgjatë kampit fëmijët mësuan jetët e shenjtorëve, mësimet e tyre mbi dashurinë për Perëndinë dhe ndaj njëri-tjetrit. Çdo fëmijë mori si dhuratë një bluzë e cila kishte si logo pikërisht këtë mesazh. Fëmijët panë një film të përgatitur nga Zyra e Katekizmit mbi jetën e Shën Kozmait dhe ata morën një libër me ikona për ta ngjyrosur me pamje nga jeta e Jisu Krishtit dhe e katër shenjtorëve të njohur shqiptarë: Shën Astit, Shën Vlashit, Shën Joan Vladimirit dhe Shën Kozmait.
 
Dita e fundit e kampit ishte një peligrinazh në manastirin historik të Shën Kozmait, për të marrë pjesë në festimet e 300-vjetorit të lindjes së tij. 53 njerëz morën pjesë në pelegrinazh, duke përfshirë fëmijët dhe prindërit e tyre.
 
Kampe për fëmijë u zhvilluan edhe me fëmijët e grupeve të katekizmit të Kryezjarrit, Librazhdit dhe Shelcanit. Tema e kampit ishte Liturgjia Hyjnore. Ky kamp kishte si qëllim t’i udhëhiqte fëmijët drejt kuptimit dhe pjesëmarrjes në Liturgjinë Hyjnore. Programi i kampit përmbante lutje, këngë, lojra, punë dore, koktej, shëtitje, etj. Ditët kaluan shumë shpejt dhe fëmijët morën me vete mësimin dhe dashurinë për Perëndinë dhe gëzimin që ofroi të qënit së bashku.
 
Ndërkohë kampet e fëmijëve vazhdojnë në vende të tjera. Në Gjinar të Elbasanit është duke u zhvilluar këto ditë kampi veror ditor për
fëmijë. Në këtë kamp marrin pjesë një numër i madh fëmijësh dhe tema e kampit është: “Zoti është bashkë me ne”.
 
Zyra Qendrore e Fëmijëve përgatitet për kampe të tjera fëmijësh. Nga data 1-6 shtator, do të ketë kamp për fëmijë në Tiranë, pranë Liqenit Artificial, në Kishën e Shën Prokopit. Në këto data do të ketë kamp për fëmijë edhe në Kavajë, pranë Kishës së Shën Nikollës. Ndërsa nga datat 9-13 shtator do të zhvillohet kamp për fëmijë në Sukth.
 
Mosha e fëmijërisë është një moshë mjaft domethënëse në jetën e njeriut, është moshë ku njeriu hedh bazat e formimit të tij. Tek Fjalët e Urta 22:6 thuhet: “Mësoji fëmijës rrugën që duhet të ndjekë, dhe ai nuk do të largohet prej saj edhe kur të plaket”.
 
 
 
 
 
Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Gusht 2014.
Doli në qarkullim gazeta "Ngjallja" e muajit Gusht 2014. Në këtë numër do të lexoni:

- Rrugëtim – Transformimi – nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë † Anastasi.
- U krye Shenjtërimi i kishave të Pogradecit, Alikos dhe Këlcyrës – nga Korresp. i “Ngjallja”.
- Nga 10-13 gusht u zhvillua Panairi i Librit “Vlora 2014”.
- Kryepiskopi Anastas Meshoi në qytetin e Korçës.
- SHËN KOZMAI I MYZEQESË DHE I ORTHODHOKSISË EKUMENIKE – nga Mihail Kr. Pantoulas.
- Një humbje shpirtërore dhe materiale. U dogj kisha “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, monument kulture, në fshatin Salc - Kozare, të Kuçovës.
- NJOFTIM - Konkursi për pranimin e studentëve të rinj në Akademinë Teologjike “Ngjallja e Krishtit”, në Shën Vlash.
- Kalendari i Liturgjive Hyjnore, SHTATOR 2014.
- U zhvilluan kampet kombëtare për djem e vajza – nga Dhjakon Stefan Ritsi, AmarildoTashi, Dhimitër Piperi dhe Ana Baba
- DEKLARATË PËR SHTYP - KËSHILLI NDËRFETAR I SHQIPËRISË
- Njoftim për studentët e Shkollës së Lartë Private “LOGOS”
PANAIR MADHËSHTOR NË KOLKONDAS PËR TË KRËMTEN E SHËN KOZMAIT
Kryepiskopi Anastas: Shën Kozmai u nderua në trevat e Shqipërisë dhe kur jetoi, por edhe menjëherë pas fjetjes së tij martirike...
 
    Sot, më 24 gusht 2014, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë kremtoi me madhështi kujtimin e Shën Kozma etolosit. Në manastirin që mban emrin e tij, në Kolkondas, u krye Liturgja Hyjnore Sinodike, që u kryesua nga Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të Sinodit të Shenjtë: të Hirësive Mitropolitë, të Beratit Ignatit, të Korçës Joanit, të Gjrokastrës Dhimitrit, dhe Episkopëve, të Apolonisë Nikolla, të Krujës Andoni, të Amantias Nathanaili dhe Bylisit Asti, së bashku edhe me shumë priftërinj e dhjakonë. Qindra besimtarë orthodhoksë dhe jo vetëm, kryesisht nga zona e Fierit, por edhe nga i gjithë vendi, si dhe pelegrinë nga Greqia, mbushën kishën qendrore (katholikonin) të Manastirit dhe mjediset përreth, duke marrë pjesë në gjithë atmosferën adhuruese të ditës. Shumë prej tyre e kishin kaluar natën me lutje në manastirin e shenjtorit, siç është tradita shekullore.
    Për personin dhe veprimtarinë shpirtërore të Shën Kozmait foli Hirësia e tij Episkopi  i Apolonisë, Nikolla, i cili theksoi përkushtimin ndaj besimit dhe veprën e jashtëzakonshme të shenjtorit, që në një kohë të errët e të vështirë ktheu shpresën tek të krishterët orthodhoksë.
Në mbarim të Liturgjisë Hyjnore besimtarëve iu drejtua edhe Fortlumturia e Tij Anastasi, i cili në fjalën e tij iu referua veçanërisht kushteve historike në të cilat Shën Kozmai zhvilloi veprën e tij hierapostolike, rrjedhojë e së cilës ishte frenimi i valës të islamizimeve masive dhe shpëtimi i Orthodhoksisë në këto treva, një realitet i bukur për të cilin të krishterët e sotëm kaq shumë i detyrohen shenjtorit.
    Ditët e fundit pati artikuj në gazeta të ndryshme që arritën deri sa ta cilësojnë shenjtin “djall” dhe “antishqiptar”, duke tentuar, sikundër tha Kryepiskopi, ta varin përsëri shenjtorin në laqe prej letrash. Ata, tha ai, frymëzohen nga formimi ateist dhe duan të vazhdojnë t’i mbajnë të nënshtruar besimtarët orthodhoksë.
    Por këto kohë kanë kaluar dhe kur ofendojnë shenjtorët e Kishës, ose kur duan të imponojnë mënyrat sesi orthodhoksët do t’i nderojnë ata shenjtorë, mund të arrijnë vetëm të trondisin tolerancën dhe bashkëjetesën fetare, që është një realitet, nga të paktët, që Shqipëria e paraqet me mburrje në familjen bashkëkohore europiane. 
    Shën Kozmai ishte jo thjesht një klerik i përkushtuar orthodhoks dhe hierapostull i ndriçuar, por ishte edhe një faktor i progresit dhe për kushtet e epokës së tij synonte epancipimin shoqëror. I nxiste besimtarët të mësojnë greqisht si një mjet që ata të njiheshin me të vërtetën e Ungjillit dhe misteret e Kishës. Në atë kohë ende nuk kishte asgjë të shkruar apo përkthyer në shqip, ndërsa edhe vetë Ungjilli i Shenjtë u përkthye disa dhjetëvjeçarë më vonë. Me predikimin e tij Shën Kozmai emocionoi turmat e besimtarëve në trevat e Shqipërisë së sotme dhe besimtarët e vlerësuan dhe e deshën edhe për të gjthë veprën e tij për përparim shoqëror dhe arsimim të masave.
    Fortlumturia e Tij Anastasi foli me emocione edhe për vizitën që pati ditët e fundit në vendin e martirizimit me varje të Shën Kozmait (Kolkondasi është vendi ku u gjet dhe u varros lipsani i Shën Kozmait pas ekzekutimit të tij). Fjala është për fshatin Mujalli, në krah të lumit Seman, në bregun jugor të tij, ku në vendin e martirizimit  ekziston një pemë si ajo ku ishte vendosur laku.
    Në fund, besimtarët dhe klerikët morën pjesë edhe në litaninë me lipsanin e shenjtorit.
    Më pas, në kompleksin manastirial të rindërtuar plotësisht, Kryepiskopi dhe të gjithë kryepriftërinjtë pritën besimtarët dhe pelegrinët.
 
***
 
    Manastiri i Shën Kozmait është rikonstruktuar plotësisht me kujdesin dhe fondet e siguruara nga Kryepiskopi Anastas. Punimet e gërmimit dhe largimit të dherave nxorrën në dritë varrin e shenjtorit me pikturë murale të asaj kohe që mbi dy shekuj më parë, si dhe elemente të tjerë arkitekturorë me mjaft interes, që ishin mbuluar nga lymi i sjellë nga përmbytjet e lumit Seman. Gjithashtu, janë ngritur edhe katër kisha të reja në zona të ndryshme, që i dedikohen kujtimit të Shenjtorit.
 
***
 
   Kohët e fundit ka pasur një fushatë të orkestruar shpifjesh kundër shenjtorit, me qëllim denigrimin e veprës së Kryepiskopit Anastas dhe të gjithë Kishës sonë Orthodhokse Autoqefale.
   P.sh. Një nga sajesat që përdoren, është ajo se nderimi i këtij martiri të madh nuk ka ekzistuar mes të krishterëve orthodhoksë shqiptarë; edhe n.q.s. ka filluar, ka filluar pas vitit 1961, kur me vendim të Patriarkanës Ekumenike u vu në listën e shenjtorëve të nderuar nga të gjitha Kishat Orthodhokse. Këto nuk janë vërteta, nderimi i tij si shenjtor lokal nisi nëshek. XVIII, në të gjitha ato zona ku ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për të zgjuar ndërgjegjen e shtypur të orthodhoksëve nga nata e gjatë osmane, duke frenuar dukshëm islamizimin e këtyre trevave. Këtë e dëshmojnë ndërgjegjja e popullit orthodhoks shqiptar, afresket e ikonat, shërbesa kishtare për shenjtorin, Manastiri i tij dhe kisha e ndërtuar me kujdesin e Ali PashëTepelenës (1814-1815) dhe mbi të gjitha, e dëshmon nderimi i madh i gjithë popullit edhe atij jo orthodhoks, kudo ku ai predikoi.
   Dëshmi e këtij nderimi para vitit 1961, që hedh poshtë ato që pretendojnë antiorthodhoksët, mes shumë të tjerave është ajo që kanë shkruar e botuar dy nga personalitet më të mëdha të Kishës sonë: Imzot Theofan Noli dhe Kryepiskopi i parë kanonik, Fortlumturia e Tij Kristofor Kisi.
   Imzot Theofan Noli, në vitin 1947, në Boston, botoi Kremtoren (Tëkremtet) e Kishës Orthodokse. Në parathënien e tij thotë se: “Përkthimin... e kemi bërë nga Gerqishtja, me përjashtimin e këndimeve të Shën Kozmait të Beratit, të cilin e parafrazuam nga versioni shqip i KryeHirësisë Tij, Imzot Kristofor Kisi, Kryepeshkopit të Shqipërisë”. Dhe në faqet 754-763 jep shërbesën kishtare të këtij shenjtori. 
  Pra, Imzot Theofan Noli, që në 1947 (pra për para vitit 1961) e quan Shën Kozmai i Beratit dhe shërbesën e shenjtorit e merr nga botimi i vitit 1931 të Imzot Kristofor Kisit, i cili ka shkruar mjaft për Shën Kozmain. 
  Pra, për Imzot Theofan Nolin dhe Imzot Kristoforin, si dhe për gjithë besimtarët orthodhoksë dhe më gjerë në shekuj, Shën Kozmai nuk ishte as antishqiptar e as "joshenjtor", siç trumbetojnë zotërinjtë antiorthodhoksë.
  Po kështu, i pa parecedent dhe i pa imagjinueshëm për arrogancen dhe frymën antiorthodhokse ishte dhe një deklaratë e disa shoqatave pa lidhje me besimin, e cila krijoi revoltë mes besimtarëve orthodhoks edhe shqetësim per frymën perçarëse që kërkontë të mbillte e të përhapte.
 
Fjala e Kryepiskopit Anastas per Shen Kozmain dhe kremtimin e tij si shenjtor nder shqiptaret. Kolkondas, 24.8.2014.

 
 
Foto nga Thoma Dhima dhe Aleksandria Ritsi
 

 

 

Foto nga Thoma Dhima dhe Aleksandria Ritsi

Nderimi i Shën Kozmait nga shqiptarët është i hershëm

Pasi sulmuan Kryepiskopin Anastas, pasi sulmuan ata që punojnë për Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, pasi shpikën gjithfarë gënjeshtrash për kanonet dhe statutet orthodhokse, pasi na e deformuan historinë e besimit, tani e kanë radhën shenjtorët tanë. Sidomos kohët e fundit janë shtuar shkrimet në disa media të caktuara, në të cilat hidhet baltë mbi një nga shenjtorët më të nderuar mes shqiptarëve dhe më gjerë - Shën Kozmain (martirizuar në 1779).  

Një nga sajesat që përdoren, është ai se nderimi i këtij martiri të madh nuk ka ekzistuar mes të krishterëve orthodhoksë shqiptarë; edhe nqs ka filluar, ka filluar pas vitit 1961, kur me vendim të Patriarkanës  Ekumenike u vu në listën e shenjtorëve të nderuar nga të gjitha Kishat Orthodhokse. Këto nuk janë vërteta, nderimi i tij si shenjtor lokal  nisi në shek. XVIII, në të gjitha ato zona ku ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për të zgjuar ndërgjegjen e shtypur të orthodhoksëve nga nata e gjatë osmane, duke frenuar dukshëm islamizimin e këtyre trevave. Këtë e dëshmojnë ndërgjegjja e popullit orthodhoks shqiptar, afresket e ikonat, shërbesa kishtare për shenjtorin, Manastiri i tij ndërtuar me kujdesin e Ali Pashë Tepelenës (1814-1815) dhe mbi të gjitha, e dëshmon nderimi i madh i gjithë popullit edhe atij joorthodhoks, kudo ku ai predikoi.

Dëshmi e këtij nderimi para vitit 1961, që hedh poshtë ato që pretendojnë antiorthodhoksët, mes shumë të tjerave është ajo që kanë shkruar e botuar dy nga personalitet më të mëdha të Kishës sonë: Imzot Theofan Noli dhe Kryepiskopi i parë kanonik, Fortlumturia e Tij Kristofor Kisi.

Imzot Theofan Noli, në vitin 1947, në Boston, botoi Kremtoren (Të kremtet) e Kishës Orthodokse. Në parathënien e tij thotë se: “Përkthimin... e kemi bërë nga Gerqishtja, me përjashtimin e këndimeve të Shën Kozmait të Beratit, të cilin e parafrazuam nga versioni shqip i KryeHirësisë Tij, Imzot Kristofor Kisi, Kryepeshkopit të Shqipërisë”. Dhe në faqet 754-763 jep shërbesën kishtare të këtij shenjtori.

Pra, Imzot Theofan Noli, që në 1947 (pra përpara viti 1961) e quan Shën Kozmai i Beratit dhe shërbesën e shenjtorit e merr nga botimi i vitit 1931 të Imzot Kristofor Kisit, i cili ka shkruar mjaft për Shën Kozmain.

Pra, për Imzot Theofan Nolin dhe Imzot Kristoforin, Shën Kozmai nuk ishte as antishqiptar e as "joshenjtor", siç trumbetojnë zotërinjtë antiorthodhoksë.

Më poshtë po japim tre prej disa dokumentimeve, që tregojnë nderimin dhe hershmërinë e këtij nderimi mes shqiptarëve për Shën Kozmain:

- Fragmentet nga libri i Imzot Theofan Nolit, “Kremtore e Kishës Orthodokse”, Boston, 1947 (Libri liturgjik që përdorim sot në kishat orthodhokse të Shqipërisë)

- Kopertina e librit Imzot Kristoforit për shën Kozmain “Jetëshkrimi dhe akoluthia e dëshmorit të ri dhe Isapostullit Shën Kozma”, Korçë 1931.

- Afresku i shek. XIX i shenjtorit në Manastirin që i dedikohet atij. 

 

 

 

Fragmentet nga libri i Imzot Theofan Nolit, “Kremtore e Kishës Orthodokse”, Boston, 1947.

 

 

 

 

 

Kopertina e librit Imzot Kristoforit për shën Kozmain “Jetëshkrimi dhe akoluthia e dëshmorit të ri dhe Isapostullit Shën Kozma”, Korçë 1931.

 

 

 

 

Afresku i shek. XIX i shenjtorit në Manastirin që i dedikohet atij. 

 

 

Panairi i Librit “Vlora 2014”
Me bekimin e Kryepiskopit Anastas edhe nën kujdesin e Mitropolitit të Beratit, Vlorës dhe gjithë Myzeqesë, Imzot Ignatit, Kisha Orthodhokse mori pjesë në panairin triditor “Vlora 2014”, i zhvilluar nga datat 10-13 Gusht, 2014.
 
Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë u prezantua me botimet e saj, punimet kishtare dhe me ekspozitë fotografish të veprimtarive të ndryshme si: shkollat 9-vjeçare, të mesme e të larta, kontributin publik, kujdesin shëndetësor, përkujdesjet ditore (kopshtet), shtëpinë e fëmijëve “Shpresa”, edukimin e krishterë, kampet, ndërtimet dhe restaurimet e kishave, duke shfaqur kështu një prezantim dinjitoz të ringritjes së Kishës.
 
Tenda e Kishës Orthodhokse u vizitua nga shumë pjesëmarrës të panairit, të cilët patën mundësinë të merrnin botimet e saj por edhe të merrnin më shumë informacion rreth veprimtarive të saj. Personalitetet e larta gjithashtu vizituan këtë tendë. I pranishëm në hapjen e këtij panairi ishte edhe Mitropoliti i Beratit, Imzot Ignati. 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Kanë filluar kampet verore ditore për fëmijë. (Gusht 2014)
   Kampet verore ditore janë ndër aktivitetet që fëmijët e zonave të ndryshme të Shqipërisë i presin me shumë dëshirë. Edhe gjatë kësaj vere, Kisha Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë vazhdon zhvillimin e kampeve ditore për fëmijë. Zyra Qendrore e Fëmijëve, Zyra e Katekizmit dhe Departamenti i Edukimit të Krishterë në Akademinë Theologjike “Ngjallja e Krishtit” bëjnë të mundur realizimin e këtyre kampeve, në bashkëpunim me klerikët e Dioqezave të ndryshme, katekistët dhe të rinjtë orthodhoksë.
   Programi i këtyre kampeve i lejon fëmijët që të jenë pjesë e tyre për 4-5 orë në ditë. Zyra Qendrore e Fëmijëve zhvilloi kampe ditore për fëmijë në Qendrën Thavor në Shkozë, në Bathore dhe në Kishën “Ungjillëzimi i Perëndilindëses” në Tiranë. Në këto kampe morën pjesë rreth 120 fëmijë.
   Kampet ditore të zhvilluara nga kjo zyrë kishin si temë Liturgjinë Hyjnore. Qëllimi i këtyre kampeve ishte që fëmijët të kuptonin dhe të përjetonin më tepër të gjitha pjesët e Liturgjisë Hyjnore. Programi i kampit përmbante gjithashtu lojra, këngë dhe punë dore. Gjatë kohës së këngëve fëmijët patën mundësinë që të mësonin dhe të psalnin të gjitha pjesët që  psalen nga kori dhe populli gjatë Liturgjisë Hyjnore.
   Në ditën e fundit të tij kampi u finalizua me kryerjen e Liturgjise Hyjnore në vendet ku u zhvillua kampi. Gjatë kësaj Liturgjie fëmijët kishin mundësinë të shikonin të konkretizuara të gjitha ato që kishin mësuar gjatë gjithë ditëve të kampin si edhe të psalnin vetë të gjithë Liturgjinë Hyjnore.
   Kampet verore ditore të fëmijëve vazhdojnë në zona të ndryshme të vendit dhe fëmijëve u jepet mundësia të mësojnë më tepër për Perëndinë, të krijojnë shoqëri të reja, të argëtohen dhe të kalojnë ditët e pushimeve verore në një mënyrë të vlefshme.
 
 
 

U krye Shenjtërimi i kishës së hirshme “Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, në Këlcyrë. (17 Gusht 2014)
 
...E vërteta, dashuria, pendimi dhe përulësia... armët e besimtarit ndaj fuqive demonike...
 
   Brenda një atmosfere hareje dhe përkushtimi shpirtëror, Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastasi, kreu sot Shenjtërimin e kishës së hirshme “Ungjillëzimi i Perëndilindëses”, në qytezën e Këlcyrës. Ai celebroi së bashku me Mitropolitiin e Gjirokastrës Dhimitrin dhe Episkopin e Amantias Nathanailin, si dhe me shumë klerikë të kësaj Mitropolie. Që herët në mëngjes qindra besimtarë, mes tyre shumë të rinj, nga enoria e Këlcyrës, por dhe e gjithë treva e Përmetit, kishin mbushur oborrin e Kishës, duke marrë pjesë me lutjen e tyre në aktin e hirshëm të Shenjtërimit, me litaninë e lipsaneve të shenjta dhe në vazhdim, me shenjtërimin e Tryezës së Shenjtë.
 
   Më pas vazhdoi Liturgjia Hyjnore, ku Kori i Shkollës së Muzikës Bizantine të Kryepiskopatës së Hirshme të Tiranës i dha një përmasë më të lartë e shpirtërore gjithë shërbesave.
 
   Kisha e re që u shenjtërua nga Kryepiskopi Anastas (e katërta brenda pak javësh, nga cepi në cep të Shqipërisë pas Shenjtërimit të Katedrales së Tiranës; kishës “Lindja e Zotit Krisht”, në Shkodër; kishës “Ngjallja e Zotit”, në Pogradec dhe “Dyzetë Shenjtorët”, në Aliko dhe e fundit kjo në Këlcyrë “Ungjillëzimin i Perëndilindëses”), u ndërtua në periudhën 1994-1996 dhe është e tipit bazilikë me kube, me sipërfaqe të përgjithshme që arrin 300m2. Ndodhet në qendër të qytezës dhe përbën pikë referimi të qytetit të krijuar relativisht rishtazi.
 
   Në fund të Liturgjisë Hyjnore, Kryepiskopi Anastas u foli besimtarëve si për tipikonë e Shenjtërimit dhe kuptimin e pranisë së Tempullit Orthodhoks në jetën e komunitetit adhurues, por dhe të qytetit në të cilin ai jeton dhe aktivizohet, si dhe mbi Ungjillin e ditës. Fortlumturia e Tij i nxiti besimtarët që të jetojnë me të vërtetë besimin dhe që të armatosen përditë me armët ndaj të cilave fuqitë demonike (që janë të pranishme edhe në shoqërinë e sotme njerëzore dhe përpiqen ta zhysin atë në korrupsion dhe padrejtësi), nuk munden veçse të jenë krejt të pafuqishme dhe të parrezikshme. Këto armë janë: e vërteta, përulësia, dashuria dhe pendimi. Ato do të duhet të kultivohen pandërprerë edhe me lutjen në këtë kishë të re orthodhokse. Dhe përsëri edhe një herë tjetër përsëriti porosinë e tij atërore që ne të krishterët orthodhoksë të mos mjaftohemi me harenë e godinave adhuruese, të reja apo të rikonstruktruktuara, por përditë të tregojmë kujdes të ndërtojmë veten tonë si tempuj të Perëndisë së gjallë.
 
   Në Qendrën Shpirtërore në krah të kishës vijoi qerasje tradicionale nga ana e enorisë së Ungjillëzimit, në një amtosferë të përzemërt dhe mbushur me këngë tradicionale të zonës së Përmetit.
 
   Duhet kujtuar këtu, se para pak vitesh Këshilli i Bashkisë së Këlcyrës, në shenjë vlerësimi për nismën e Kryepiskopit Anastas që në qytetin e tyre të ndërtohet kjo kishë e bukur, vendosi që rrugën përpara saj dhe në sheshin qendror të qytezës ta emërtojë “Rruga Kryepiskopi Anastas”.
 
   Në këtë gëzim të veçantë të besimtarëve të Këlcyrës për shenjtërimin e Kishës së tyre i pranishëm ishte edhe Nënkryetari i Parlamentit, z. Vangjel Dule dhe personalitete të tjera.
 
   Për të gjithë Mitropolinë e Gjirokastrës kjo prani e Kryepiskopit Anastas dhe shenjtërimi i dyfishtë përbëjnë një notë të veçantë festive dhe rast për një përjetim më të thellë të këtyre tubimeve adhuruese në kuadrin e së Kremtes së Fjetjes të së Tërëshenjtës Mari, që populli e mbiquan edhe Pashkë e Verës. Ky ishte rast i veçantë edhe për dhjetra besimtarë të këtyre trevave, që jetojnë dhe punojnë më së shumti në Greqi.
 
Këlcyrë, 17 Gusht 2014
 
Foto: Dhjakon Stefan Ritsi
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
U krye Shenjtërimi i kishës së hirshme të Dyzetë Shenjtorëve Martirë në Aliko, Sarandë. (15 Gusht 2014)

“...KISHAT E HIRSHME NA KUJTOJNË PANDËRPRERJE PRANINË E PERËNDISË DHE DETYRAT TONA NDAJ BESIMIT...”
 
  Qindra besimtarë tejmbushën kishën e hirshme të Dyzetë Shenjtorëve Martirë në Aliko, fshat ky në zonën e Vurgut, për të marrë pjesë në veprimtaritë adhuruese për Fjetjen e Tërëshenjtës Mari. Në gjirin e tyre ishte Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi, i cili së bashku me Mitropolitin e Gjirokastrës, Imzot Dhimitrin dhe Episkopin e Amantias z. Nathanail, kreu Shërbesën e Shenjtërimit dhe në vazhdim Liturgjinë Hyjnore.
 
   Ne fjalën e tij, Kryepiskopi u foli besimtarëve veç të tjerash edhe për veprën e pasur që ka zhvilluar Kisha e jonë në sektorin shpirtëror, në ngritjen e kishave e godinave të tjera ndihmëse, zhvillimin e veprës së saj sociale e filantropike etj.
 
   Me rastin edhe të Shenjtërimit të kishës së re forttëbukur të Dyzetë Shenjtorëve, Kryepiskopi u ndal në rëndësinë e kishës (tempullit) orthdhokse, si epiqendër e Enorisë së besimtarëve dhe të jetës së tyre shpirtërore. Me Orthodhoksinë bashkëudhëtarë janë e vërteta, dashuria dhe bukuria. Të tria këto simbolizohen në mënyrën më të mirë në tempullin orthodhoks, ku veç të tjerash promovohet kultura. Ndërtesat e adhurimit të krishterë, që u shtuan gjatë gjithë këtyre viteve të ringritjes së Kishës sonë, në qytete dhe fshatra, janë gjithashtu edhe stoli arkitektonike, por edhe qendra të ngritjes kulturore të komunitetit të besimtarëve. Me fjalët e tij Fortlumturia e Tij i nxiti besimtarët e Alikos që të tregojnë kujdes më të madh për kishën e tyre të re dhe sidomos, që ta ngrohin atë me lutjen e tyre dhe pjesëmarrjen intensive në mbledhjet adhuruese. Ta shndërrojnë atë në një qendër të dashurisë për Perëndinë, por edhe për njeriun - vëlla.
 
 
   Kisha e hirshme e Dyzetë Shenjtorëve në Aliko u ndërtua me inisiativën dhe fondet që grumbulloi Kryepiskopi Anastas gjatë periudhës 2006-2009. Është një kishë shumë e bukur me kube, me peristil në fasadë dhe anën jugore, me kambanore të lartësuar dhe një oborr, që përbën edhe një shesh-park të bukur për komunitetin. Në katin përdhes të kishës ka mjedise për funksionimin e një qendre shpirtërore të enorisë, me sallë polifunksionale veprimtarish etj.
 
***
 
   Pas përfundimit  të Liturgjisë Hyjnore, në oborrin e kishës së porsashenjtëruar të mbushur plot e përplot nga besimtarët, nga autoriteti i pushtetit lokal, u organizua ceremonia e dorëzimit Kryepiskopit Anastas të titullit “Qytetar nderi” i Komunës së Alikos, si shprehje e falënderimit dhe mirënjohjes së gjithë banorëve të zonës për gjithçka ai ka bërë për ringritjen nga hiri i shkatërrimit komunist të Kishës Orthodhokse në Shqipëri, por edhe konkretisht në fshatrat dhe enoritë e zonës. Kryepiskopin e përshëndeti Kryetari i Komunës, z. Kristo Kaishi, që i dorëzoi edhe titullin. Gjithashtu, përshëndeti me këtë rast edhe Nënkryetari i Parlamentit dhe deputet i zonës, z. Vangjel Dule.
 
   Kryepiskopi Anastas duke falënderuar për këtë gjest të Këshillit të Komunës, por edhe për fjalët e ngrohta të dashurisë që u thanë, theksoi se më e rëndësishmja që ka ndodhur gjatë këtyre njëzetë e tre viteve është fakti se ai qëndroi pranë njerëzve, së bashku me grigjën orthodhokse, duke mirëkuptuar gëzimet dhe hidhërimet e tyre, duke ndarë me dashuri me ta gjithçka pati, me respekt ndaj dinjitetit të çdo njeriu.
 
***
 
  Të dielën, 17 gusht Kryepiskopi Anastas, së bashku me Mitropolitin e Gjirokastrës z. Dhimitër do të kryejë Shërbesën e Shenjtërimit të kishës së hirshme të Ungjillëzimit të Perëndilindëses, që ngrihet në qendër të qytezës së Këlcyrës. Kjo kishë u ndërtua nga ana e Kryepiskopit në vitet e para, 1994-1996 dhe është e tipit bazilikë me kube dhe kullë kambanoreje. Është ngritur në truall pronë e Kishës dhe që atëherë meshohet pa ndërprerë.  Në krah të saj ngrihet gjithashtu një qendër enorike shpirtërore.
 
(Gjirokastër, 15 gusht 2014)
 
Foto: Dhjakon Stephanos Ritsi
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
ARCHBISHOP ANASTASIOS CONGRATULATES METROPOLITAN ONUFRY ON HIS ELECTION AS METROPOLITAN OF KIEV AND ALL UKRAINE. (14 August 2014)

 

His Eminence Onufry
Metropolitan of Kiev and All Ukraine
 
Your Eminence,
most beloved brother and concelebrant in Christ our God,
 
    De profundis we enjoy and give glory to the Triune God for Your  election to this great ecclesiastical position. Axios! Axios!
 
    We wholeheartedly pray that You continually walk within the light of Transfiguration in the spirit of the Cross and the power of the Resurrection.
 
    May the Triune God grant You unfailing love, insightful wisdom and inspired creativity to guide the beloved people of Ukraine to a further spiritual development, and radiate the truth and beauty of Orthodoxy all over the Oikoumeni.
 
With deep love in Christ,
 
+ Anastasios
 
Archbishop of Tirana, Durres and All Albania
 

Tirana, 14th August 2014

Apostulli - 2Korinthianëve 8:16-9:5. Ungjilli - Marku 3:13-21.
Apostulli - 2Korinthianëve 8:16-9:5.
Po falënderojmë Perëndinë që jep në zemrën e Titos po atë kujdes për ju; sepse pranoi lutjen tonë; edhe duke qenë më i kujdesshëm, doli me dashjen e tij për të ardhur tek ju. Edhe bashkë me të dërguam vëllanë, lëvdimi i të cilit për ungjillin është nëpër të gjitha kishat. Edhe jo vetëm kaq, po edhe u zgjodh prej kishave që të udhëtojë me ne me këtë dhuratë që shërbehet nga ne për lavdinë e vetë Zotit, edhe për të treguar gatishmërinë tuaj; duke u druajtur nga kjo, se mos na qorton ndonjë për këtë bujari të madhe që kujdesohet nga ne, sepse përkujdesemi për punë të mira jo vetëm përpara Zotit, po edhe përpara njerëzve. Edhe dërguam bashkë me ata vëllanë tonë, të cilin e kemi provuar shumë herë në shumë punë se është i zellshëm, po tani është shumë më i zellshëm për besimin e madh që ka tek ju. Sa për Titon, ai është shoku im dhe bashkëpunëtor tek ju; edhe sa për vëllezërit tanë, këta janë apostuj të kishave, lavdi e Krishtit. Tregojuni pra atyre dëshminë e dashurisë suaj dhe të mburrjes sonë për ju përpara kishave.
 
Sa për shërbesën që bëhet për shenjtët është e tepërt për mua t'ju shkruaj, sepse e di gatishmërinë tuaj, për të cilën mburrem për ju tek Maqedonasit, se Akaia u përgatit që vjet; edhe zelli juaj nxiti më të shumtët. Edhe dërgova vëllezërit, që në lidhje me këtë të mos dalë e kotë mburrja jonë për ju, që, siç kam thënë, të jeni të përgatitur; se mos, në ardhshin bashkë me mua Maqedonas, e ju gjejnë të papërgatitur, turpërohemi ne, - që të mos them ju, - për këtë besim në mburrjen tonë. Prandaj mendova se është e nevojshme t'u lutem vëllezërve që të vijnë më parë tek ju e të përgatisin këtë dhuratë tuajën bujare që u zotuat më parë, që kështu kjo të jetë e gatshme si bujari e jo si lakmim.
 
Ungjilli - Marku 3:13-21.
Pastaj ngjitet në mal dhe thërret pranë vetes sa njerëz deshi ai; edhe ata shkuan tek ai. Edhe zgjodhi dymbëdhjetë vetë, që të jenë bashkë me të dhe që t'i dërgojë të predikojnë. Edhe të kenë pushtet të shërojnë sëmundjet, edhe të nxjerrin demonët: Simonin, të cilit ia vuri emrin Pjetër; edhe Jakovin, të birin e Zevedheut, edhe Joanin, të vëllanë e Jakovit, edhe ua vuri emrin Boanergjes, që domethënë Bij bubullime; edhe Andrean, e Filipin, e Bartolomeun, e Matheun, e Thomain, e Jakovin e Alfeut, e Tadeun, e Simon Kananeasin, edhe Juda Iskariotin, i cili edhe e tradhtoi.
 
Edhe vijnë në një shtëpi; edhe mblidhet përsëri turmë, kaq sa ata s'mund të hanin as bukë. Edhe kur dëgjuan njerëzit e tij, dolën ta mbajnë, sepse thoshin se nuk është në vete.

 

Leximet biblike të ditës - VIDEO

 

Dëshmor Mamanti. Joan Kreshmuesi. Finesi i Drejtë.
Dëshmor Mamanti.

Shën Mamanti vinte nga Gangra e Panflagonisë (Azi e Vogël). Prindërit e tij Theodhoti dhe Rufina ishin të krishterë. U zunë robër nga paganët dhe u burgosën, sepse nuk e mohuan Krishtin. Madje shenjti u lind në burg, por prindërit e tij vdiqën atje, dhe fëmija i vogël u adoptua nga një grua e perëndishme me emrin Amiana (sipas të tjerëve Matrona). Duke belbëzuar, e thërriste gjithnjë nënën që e kishte adoptuar mamas. Kur arriti në moshën 15 vjeçare, u zu rob nga një grup perandorak, sepse kishte refuzuar të sakrifikonte para idhujve. E nxorën para Demokritit, qeveritarit të Qesarisë në Kapadhoki, dhe më pas para perandorit Aurelian. Tirani u përpoq ta bindte djaloshin, por shpirtin e Mamasit e gjeti më të fortë se diamanti dhe më të zjarrtë nga zelli hyjnor se furra që kishin ndezur.

Aureliani u zemërua dhe e dha në tortura mizore si rrahje, shkelma, goditje me shkopinj. Mendoi se vuajtja e kishte mundur Mamasin, dhe i tha: “Thuaj vetëm se ke sakrifikuar para idhujve dhe kjo mjafton që të lirohesh”. Mamanti u përgjigj: “As zemra, as buzët nuk do ta mohojnë Zotin tim Jisu Krisht, o perandor; të falënderoj se nëpërmjet këtyre vuajtjeve do të më lejosh të bashkohem më shumë me Mbretin tim, që hoqi për shpëtimin tim”. Ia dogjën tërë trupin me pishtarë të ndezur, dhe e goditën me gurë. I lidhën në qafë një gur dhe e hodhën në det.

Shpëtoi për mrekulli nga një engjëll i Perëndisë, i cili e transportoi lart në një mal të qytetit të Qesarisë. Jetoi atje me lutje të pandërprerë dhe me falënderime i shoqëruar nga bishat e egra që i jepnin qumështin e tyre si ushqim. Pak kohë më pas, zbriti vetë që të jepej në duart e qeveritarit të ri të Kapadhokisë, Aleksandrit. Iu nënshtrua torturave. E hodhën në furrë të zjarrtë dhe ashtu si tre djemtë e Danielit në furrën e Babilonës, mbeti i pangarë duke himnuar Perëndinë. Përfundimisht, ushtarët ia shpuan brinjët me një sfurk. Mamanti gjeti fuqi të dilte nga qyteti para se të jepte frymën e fundit. Dëgjoi një zë nga lart ta ftonte në banesat e qiellshme.

 

Predikimi i së Djelës

 

Viti Kishtar

   

 Ndonëse 1 shtatori është konsideruar si fillimi i Vitit Kishtar, prapëseprapë, sipas kalendarit të Kishës Orthodhokse, qendra reale liturgjike e ciklit vjetor të adhurimit, është festa e Ngjalljes së Krishtit. Të gjithë elementët e devotshmërisë orthodhokse drejtohen e burojnë prej Pashkës, kremtimit të Pashkës së Re të Krishterë. Madje edhe "festat e palëvizshme" të Kishës, si Krishtlinda e Uji i Bekuar, të cilat kremtohen sipas një date fikse në kalendar, e marrin formën e tyre liturgjike dhe frymëzimin prej festës së Pashkës. Cilki i adhurimit Paskal fillon me periudhën e Kreshmës së Madhe, paraprirë nga të Dielat para kreshmës. Rregulli i adhurimit të Kreshmës së Madhe e përmbush vetveten në Javën e Madhe dhe në Ditën e Madhe të Ngjalljes së Krishtit. Mbas Pashkës janë pesëdhjetë ditët e kremtimit paskal, deri në festën e Rushajeve (Pentekostisë). Çdo javë e vitit është konsideruar në Kishë si një e "Dielë pas Rushajeve". Javët numërohen në këtë mënyrë (E Diela e Parë, e Dytë etj.), përderisa të fillojë periudha para kreshmës, gjatë së cilës javët marrin emrin e përmbajtjes kryesore të adhurimit, duke pasur parasysh kthimin vjetor të Pashkës.

 

 

Radio "Ngjallja" Live


 

 
 

Patriarkana Ekumenike Patriarkana e Aleksandrisë

Patriarkana e Antiokisë
Patriarkana e Jerusalemit
Patriarkana e Rusisë
Patriarkana e Serbisë
Patriarkana e Rumanisë
Patriarkana e Bullgarisë
Patriarkana e Gjeorgjisë
Kisha e Qipros
Kisha e Greqisë
Kisha e Polonisë
Kisha e Shqipërisë
Kisha e Çekisë & Sllovakisë
 
 

Kryepiskopi Anastas

...

Read More

Vështrim i përgjithshëm 1991-2013

    Me rifitimin e lirisë së besimit, pas persekutimit të egër shumëvjeçar (1945-1...

Read More

Sinodi i Shenjtë

Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhet nga: Kryepiskopi i ...

Read More

Besimi Orthodhoks

       Në këtë seksion të faqes sonë të internetit, besimtarët orth...

Read More

Historia e Kishës

            ...

Read More

Dhiata e Re

   Librat e parë të shkrimeve të Dhiatës së Re janë katër ungjijtë e Shën Mattheut, ...

Read More

Mitropolitë e Shenjta

Kryepiskopata e Shenjtë e Tiranës, Durrësit

 

Kryepiskop: Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Anastasi. Episkopë Ndihmës: Episkopi i Apollonisë, Hirësia e Tij Nikolla;  Episkopi i Krujës, Hirësia e Tij Andoni. Episkopi i Amantias Hirësia e Tij Nathanail. Episkopi i Bylisit Hirësia e Tij Asti. Selia: Tiranë. Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Rr. e Kavajës 151, Tiranë, Albania. Tel. (00355) 4–2234.117, 4–2235.095, fax 4–2232.109.

 

______________________________________________

Mitropolia e Shenjtë e Beratit

 

Mitropolit: Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Hirësia e Tij Ignati. Selia: Lagja "22 Tetori", Berat. Tel. (00355) 32–238 120, tel.- fax 32–238.120. 

 

 

Mitropolia e Shenjtë e Gjirokastrës 

 

Mitropolit: Mitropoliti i Gjirokastrës, Hirësia e Tij Dhimitri. Selia: Gjirokastër. Lagja 11 Janari, Gjirokastër. Tel. (00355) 84–242.66, fax 84–237.73.

___________________________________________

Mitropolia e Shenjtë e Korçës

 

Mitropolit: Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij Joani. Selia: Korçë. Rr. "Stefan Luarasi", nr. 2, Korçë, Albania. Tel. (00355) 82–242.876, fax 82–246.100. Epitrop Arkihieratik: Atë Ilia Kotnani.

Kalendari 2014