AlbanianΕλληνικάEnglish
Search

Zbulesa 15

Dhiata e Re - Zbulesa e Joan Teologut (Apokalipsi)
Share

Zbulesa 15

  1. Edhe pashë në qiell një tjetër shenjë të madhe e të çuditshme, shtatë engjëj, të cilët kishin të shtatë plagët e fundit, sepse me ato u plotësua zemërimi i Perëndisë.
  2. Edhe pashë si një det qelqi të përzier me zjarr; dhe ata që mundën bishën dhe ikonën e asaj dhe numrin e emrit të saj, që po rrinin mbi detin prej qelqi, dhe kishin kitarat e Perëndisë,
  3. edhe këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Perëndisë, dhe këngën e Qengjit, duke thënë: Të mëdha e të çuditshme janë punët e tua, o Zot, Perëndi i Gjithëpushtetshëm; të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o mbret i shenjtorëve.
  4. Cili nuk do të të ketë frikë ty, o Zot, dhe nuk do të lavdërojë emrin tënd? Sepse ti vetëm je shenjt; sepse gjithë kombet do të vijnë e do të falen përpara teje; sepse gjyqet e tua u shfaqën.
  5. Edhe pastaj pashë, dhe ja tek u hap tempulli i tendës së dëshmisë në qiell.
  6. Edhe dolën nga tempulli të shtatë engjëjt që kishin të shtatë plagët, të veshur me li të pastër e të ndritshëm, dhe ngjeshur rreth kraharorëve breza të artë.
  7. Edhe një nga të katër shtazët u dha të shtatë engjëjve shtatë shishe të arta të mbushura me zemërimin e Perëndisë që rron në jetë të jetëve.
  8. Edhe tempulli u mbush me tym nga lavdia e Perëndisë dhe nga fuqia e tij; dhe askush nuk mund të hynte në tempull, deri sa të mbaronin të shtatë plagët e të shtatë engjëjve.