Zbulesa 5
| Dhiata e Re - Zbulesa e Joan Teologut (Apokalipsi) |
Zbulesa 5
- Edhe pashë në të djathtë të atij që kishte ndenjur mbi fron një libër shkruar brenda e jashtë, vulosur me shtatë vula.
- Edhe pashë një engjëll të fuqishëm duke shpallur me zë të madh: Kush është i denjë të hapë librin dhe të zgjidhë vulat e tij?
- Edhe asnjë nuk mundej në qiell, as mbi dhe, as nën dhe, të hapë librin, as ta shohë atë.
- Edhe unë qaja shumë, sepse asnjë nuk u gjet i denjë të hapë librin, as ta shohë atë.
- Edhe një nga pleqtë më thotë: Mos qaj. Ja tek mundi luani që është prej farës së Judës, rrënja e Davidit, të hapë librin, dhe të zgjidhë të shtatë vulat e tij.
- Edhe pashë, dhe ja në mes të fronit e të katër shtazëve, dhe në mes të pleqve, një Qengj që po rrinte si i therur, dhe që kishte shtatë brirë dhe shtatë sy, të cilët janë të shtatë shpirtrat e Perëndisë të dërguar në gjithë tokën.
- Edhe erdhi e mori librin prej së djathtës së atij që kishte ndenjur mbi fron.
- Edhe kur mori librin, ranë përpara Qengjit të katër shtazët dhe të njëzet e katër pleqtë, të cilët kishin gjithësecili kitara e kupa të arta mbushur me temjane, të cilat janë faljet e shenjtorëve.
- Edhe këndojnë një këngë të re, duke thënë: I denjë je të marrësh librin, dhe të hapësh vulat e tij; sepse u there dhe na shpërbleve tek Perëndia me gjakun tënd, prej çdo fare e gjuhe dhe populli e kombi,
- edhe na bëre mbretër e priftërinj tek Perëndia ynë dhe do të mbretërojmë mbi dhe.
- Edhe pashë, dhe dëgjova një zë shumë engjëjsh përqark fronit dhe shtazëve e pleqve. Edhe numri i tyre ishte dhjetë mijëra dhjetë mijërash, e mijëra mijërash,
- që thoshin me zë të madh: I denjë është Qengji i therur të marrë fuqinë e bekimin.
- - Edhe çdo krijesë që është në qiell e mbi dhe, e nën dhe, e sa janë në det, dhe gjithë sa janë në to, dëgjova që thoshin: Atij që ka ndenjur mbi fron dhe Qengjit i qoftë bekimi e nderi dhe lavdia e pushteti në jetë të jetëve.
- Edhe të katër shtazët thoshin: Amin. Dhe pleqtë ranë dhe iu falën.





