AlbanianΕλληνικάEnglish
Search

Hebrenjve 5

Dhiata e Re - Letra e Apostull Pavlit drejtuar Hebrenjve
Share

Hebrenjve 5

  1. Sepse çdo kryeprift që merret prej njerëzve, vihet kryeprift për njerëzit në punët që kanë të bëjnë me Perëndinë, që të bjerë dhurata e therorë për mëkate;
  2. të cilit mund t’i vijë keq për ata që janë të paditur e të gënjyer; sepse edhe ai vetë është veshur me dobësi.
  3. Edhe prandaj ka detyrë, si për popullin, kështu dhe për veten e tij, të bjerë theror për mëkate.
  4. Edhe asnjë nuk e merr këtë nder prej vetes së tij, po ai që thirret nga Perëndia, si Aroni.
  5. Kështu edhe Krishti nuk e lavdëroi veten e tij që të bëhet kryeprift, po ai që i foli: “Ti je Biri im, unë sot të kam lindur”.
  6. Sikurse edhe në tjetër vend thotë: “Ti je prift për gjithë jetën sipas rregullit të Melkisedekut”.
  7. I cili në ditët e trupit të tij, pasi iu fal e iu lut me klithmë të fortë e me lot atij që mundej ta shpëtonte atë nga vdekja, dhe u dëgjua për shpresëtarinë e tij ndaj Perëndisë,
  8. ndonëse ishte bir, mësoi nga ato që pësoi që të jetë i bindur.
  9. Edhe si u bë i përsosur, u bë shkak për shpëtim të përjetshëm për të gjithë ata që e dëgjojnë atë,
  10. duke qenë i quajtur nga Perëndia kryeprift sipas rregullit të Melkisedekut,
  11. për të cilin kemi shumë gjëra për të thënë, të cilat nuk zgjidhen lehtë me fjalë, sepse jeni bërë të rëndë nga veshët për të dëgjuar.
  12. Sepse, ndonëse sipas kohës që ka shkuar duhej të ishit mësues, përsëri keni nevojë t’ju mësojë juve ndonjë elementet e para të fjalëve të Perëndisë; dhe keni arritur të keni nevojë për qumësht e jo për ushqim të fortë.
  13. Sepse kushdo që ushqehet me qumësht, është i paprovuar në fjalët e drejtësisë, sepse është foshnje.
  14. Po ushqimi i fortë është për të rritur, të cilët meqenëse janë mësuar kështu, i kanë ndjenjat e tyre të stërvitura për të dalluar të mirën e të ligën.