AlbanianΕλληνικάEnglish
Search

1 Timotheut 3

Dhiata e Re - Letra e parë e Apostull Pavlit drejtuar Timotheut
Share

1 Timotheut 3

    1. Për t’u besuar është fjala; nëse dëshiron ndonjë të bëhet episkop, punë të mirë dëshiron.
    2. Episkopi pra, duhet të jetë i panjollë, burrë i një gruaje, i vetëpërmbajtur, i urtë, i sjellshëm, mikpritës, i zoti të mësojë njerëzit;
    3. jo pijanec, jo grindavec, jo spekulues, por i butë, paqësor, jo argjenddashës;
    4. njeri që drejton mirë shtëpinë e tij, që ka fëmijë të bindur me çdo lloj urtësie.
    5. Sepse në qoftë se ndonjë nuk di të drejtojë shtëpinë e tij, si do të kujdeset për kishën e Perëndisë? 
    6. Të mos jetë i sapokthyer në besim, që të mos fryhet me madhështi e të bjerë në dënim të djallit.
    7. Dhe duhet të ketë dëshmi të mirë edhe nga të jashtmit që të mos bjerë në turp e në lak të djallit.
    8. Dhiakonët gjithashtu, duhet të jenë të sjellshëm, jo me dy faqe, jo të dhënë pas verës së shumtë, jo spekulues;
    9. të kenë misterin e besimit me ndërgjegje të kthjellët.
    10. Edhe këta le të provohen më parë, pastaj le të bëhen dhiakë, në qoftë se nuk merren nëpër gojë për mëkatarë.
    11. Gratë e tyre gjithashtu të jenë të sjellshme, jo shpifëse, të vetëpërmbajtura, besnike në të gjitha.
    12. Dhiakonët le të jenë burra të një gruaje, dhe asish që drejtojnë mirë fëmijët e tyre e shtëpitë e tyre.
    13. Sepse ata që kanë shërbyer mirë, fitojnë shkallë të mirë për veten e tyre, dhe shumë guxim në besimin që është në Jisu Krishtin.
    14. Këto po të shkruaj, duke shpresuar të vij për së shpejti tek ti,
    15. dhe në u vonofsha, që të dish si duhet të sillesh në shtëpi të Perëndisë, e cila është kisha e Perëndisë së gjallë, shtylla dhe mbështetja e së vërtetës.
    16. Edhe pa kundërshtim, i madh është misteri i besimit. Perëndia u shfaq në trup, u vërtetua nga Shpirti, iu duk engjëjve, u predikua ndër kombe, e besoi bota, u ngjit lart me lavdi.