AlbanianΕλληνικάEnglish
Search

1 Thesalonikasve 5

Dhiata e Re - Letra e parë e Apostull Pavlit drejtuar Thesalonik
Share

1 Thesalonikasve 5

  1. Edhe për vitet e për kohët, vëllezër, nuk keni nevojë t’ju shkruaj;
  2. sepse ju e dini hollë, se dita e Zotit, si vjedhësi natën, kështu vjen.
  3. Sepse kur thonë: Paqe dhe siguri, atëherë vjen mbi ata humbje e papandehur, si dhimbjet e gruas shtatzënë; dhe nuk do të shpëtojnë.
  4. Po ju, vëllezër, nuk jeni në errësirë, që t’ju arrijë ajo ditë si vjedhës.
  5. Të gjithë ju jeni bij drite e bij dite; nuk jemi të natës, as të errësirës.
  6. Le të mos flemë pra sikurse dhe të tjerët, po le të rrimë zgjuar dhe le të jemi të përmbajtur.
  7. Sepse ata që flenë, natën flenë; dhe ata që dehen, natën dehen;
  8. Por ne, pasi jemi të ditës, le të përmbajmë veten, duke veshur parzmoren e besimit e të dashurisë, dhe për përkrenare shpresën e shpëtimit.
  9. Sepse Perëndia nuk na ka urdhëruar për zemërim, po për trashëgim shpëtimi, me anë të Zotit tonë Jisu Krisht,
  10. që vdiq për ne, që, qoftë zgjuar, qoftë fjetur, të rrojmë bashkë me atë.
  11. Prandaj ngushëlloni njëri-tjetrin, dhe ndërtoni njëri-tjetrin, sikurse edhe bëni.
  12. Edhe ju lutemi, vëllezër, t’i njihni ata që mundohen ndër ju, e janë mbi ju në Zotin, dhe ju këshillojnë;
  13. edhe t’i nderoni me dashuri fort tepër për punën e tyre. Kini paqe ndërmjet jush.
  14. Edhe ju lutemi, vëllezër, këshilloni të praptët, ngushëlloni zemërlëshuarit, ndihmoni të sëmurët, jini zemërgjerë për të gjithë.
  15. Vështroni se mos ndonjë i kthen ndonjërit të keqe për të keqe; po kërkoni përherë të mirën edhe te njëri-tjetri, edhe tek të gjithë.
  16. Përherë gëzohuni.
  17. Pa pushim faluni.
  18. Për çdo gjë falënderoni, sepse ky është vullneti i Perëndisë për ju në Jisu Krishtin.
  19. Mos shuani Shpirtin.
  20. Mos hidhni poshtë profeci.
  21. Të gjitha provojini, të mirën mbani.
  22. Hiqni dorë prej çdo lloj ligësie.
  23. Edhe vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ju të tërë; edhe u ruajtë e tërë fryma juaj, dhe shpirti, dhe trupi, pa të metë në ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht.
  24. Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë.
  25. Vëllezër, faluni për ne.
  26. Përshëndetni gjithë vëllezërit me puthje të shenjtë.
  27. Ju vë në be në Zotin, t’u lexohet letra gjithë vëllezërve të shenjtë.
  28. Hiri i Zotit tonë Jisu Krisht qoftë bashkë me ju. Amin.