AlbanianΕλληνικάEnglish
Search

1 Thesalonikasve 3

Dhiata e Re - Letra e parë e Apostull Pavlit drejtuar Thesalonik
Share

1 Thesalonikasve 3

  1. Prandaj, pasi nuk mundëm të durojmë më, e gjetëm për mirë të mbetemi të vetëm në Athinë,
  2. dhe dërguam Timotheun, vëllanë tonë, dhe shërbëtor të Perëndisë, dhe shokun tonë në punën e ungjillit të Krishtit, që t’ju forcojë e t’ju ngushëllojë për besimin tuaj;
  3. që të mos tundet asnjë në këto shtrëngime; sepse ju vetë e dini se për këtë jemi vënë.
  4. Sepse, kur ishim pranë jush, ju thoshim që përpara se kemi për të hequr shtrëngime, sikurse edhe u bë, dhe e dini.
  5. Prandaj edhe unë, pasi s’duroja dot më, dërgova që të marr vesh për besimin tuaj, se mos ju ngau ai që nget, dhe shkon më kot mundimi ynë.
  6. Po tani që erdhi Timotheu nga ju tek ne, dhe na pruri lajmin e mirë për besimin e për dashurinë tuaj, dhe se na kujtoni gjithnjë për të mirë, dhe se keni mall të na shihni, sikurse edhe ne ju,
  7. prandaj, vëllezër, me gjithë shtrëngimin e nevojën tonë, u ngushëlluam për ju, prej besimit tuaj;
  8. sepse tani rrojmë, në qëndrofshi ju në Zotin.
  9. Sepse çfarë falënderimi mund t’i japim Perëndisë për ju, për gjithë gëzimin, me të cilin gëzohemi për ju përpara Perëndisë sonë,
  10. natë e ditë duke u lutur shumë që të shohim fytyrën tuaj, dhe të plotësojmë të metat e besimit tuaj?
  11. Po vetë Perëndia dhe Ati ynë, dhe Zoti ynë Jisu Krisht, na drejtoftë udhën tek ju.
  12. Edhe Zoti shtoftë dhe teproftë dashurinë tuaj për njëri-tjetrin dhe për të gjithë, sikurse edhe ne kemi për ju;
  13. për të forcuar zemrat tuaja pa të metë në shenjtëri, përpara Perëndisë dhe Atit tonë, në ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht bashkë me gjithë shenjtorët e tij.