2 Korinthianëve 12
| Dhiata e Re - Letra e dytë e Apostull Pavlit drejtuar Korinthian |
2 Korinthianëve 12
- Të mburrem, nuk më intereson, sepse do të vij në vegime e në zbulesa të Zotit.
- Di një njeri në Krishtin përpara katërmbëdhjetë vjetësh - a me trup, s’e di; a jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di; - se ky njeri i tillë u rrëmbye deri në qiellin e tretë.
- Edhe e di njeriun e tillë - a me trup, s’e di; a jashtë trupit, s’e di; Perëndia e di; -
- se u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, të cilat nuk i lejohet njeriut t’i flasë.
- Për të tillin njeri do të mburrem; po për veten time nuk do të mburrem, veç për dobësitë e mia.
- Sepse sikur të dua të mburrem, nuk do të jem i marrë, sepse të vërtetën do të them, po druhem se mos mendon ndonjë për mua më tepër nga ajo që më sheh ose nga ajo që dëgjon prej meje.
- Edhe që të mos krenohem për zbulesat e shumta, m’u dha një gjemb në trup, engjëll satana, që të më bjerë me shuplaka, që të mos krenohem.
- Për këtë tri herë iu luta Zotit, që të largohet satanai prej meje.
- Edhe më tha: Të mjafton hiri im; sepse fuqia ime në dobësi tregohet e përsosur. Me gëzim të madh pra, do të mburrem më tepër për dobësitë e mia, që të rrijë tek unë fuqia e Krishtit.
- Prandaj kënaqem në dobësira, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në shtrëngime, për Krishtin, sepse kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm.
- U bëra i marrë duke u mburrur; ju më detyruat; sepse unë duhej të rekomandohesha prej jush; sepse në asgjë nuk mbeta prapa nga apostujt më të shquar, ndonëse s’jam gjë.
- Shenjat e apostullit vepruan tek ju me shumë durim, me çudira, e me shenja, e me fuqira,
- sepse në ç’punë mbetët prapa nga kishat e tjera, përveç se unë vetë nuk u bëra barrë për ju? Falmani këtë padrejtësi.
- Ja e treta herë që jam gati për të ardhur tek ju, dhe nuk dua t’ju bëhem barrë; sepse s’kërkoj pasuritë tuaja, po ju; sepse bijtë s’kanë detyrë të mbledhin për prindërit, po prindërit për bijtë.
- Por unë me gëzim të madh do të shpenzoj dhe do të shpenzohem fare për shpirtrat tuaj, ndonëse, megjithëse ju dua më tepër, duhem më pak.
- Po ashtu qoftë, unë nuk u bëra barrë për ju; po duke qenë dinak, ju kapa me mashtrim.
- Mos lakmova gjë prej jush me anë të ndonjërit nga ata që dërgova te ju?
- Iu luta Titos, dhe bashkë me të dërgova vëllanë. A mos lakmoi gjë prej jush Tito? A nuk ecëm po me atë frymë? A nuk ecëm në po ato gjurmë?
- Përsëri pandehni se mbrohemi përpara jush? Flasim përpara Perëndisë në Krishtin; dhe të gjitha këto, vëllezër, i bëjmë për ndërtimin tuaj.
- Sepse kam frikë se mos, kur të vij, nuk ju gjej të tillë siç dua, dhe mua nuk do të më gjeni të tillë siç më doni; se mos ka ndër ju grindje, zilira, zemërime, rrahje, thashetheme, tinëzira, mendjemadhësira, trazira;
- se mos, kur të vij përsëri, më përul Perëndia im përpara jush, dhe vajtoj për shumë nga ata që kanë mëkatuar që përpara dhe s’janë penduar për fëlliqësinë dhe për imoralitetin e për ndyrësinë që bënë





