Romakëve 13
| Dhiata e Re - Letra e Apostull Pavlit drejtuar Romakëve |
Romakëve 13
- Çdo shpirt le t’u nënshtrohet pushteteve që janë mbi të; sepse nuk ka pushtet veç nga Perëndia; dhe pushtetet prej Perëndisë janë vendosur.
- Prandaj ai që kundërshton pushtetin, kundërshton urdhrin e Perëndisë; dhe ata që i kundërvihen, do të marrin dënim mbi veten e tyre.
- Sepse pushtetarët nuk janë për të futur frikë për punët e mira, po për të ligat. Do pra të mos kesh frikë nga pushteti? Bëj të mirën, dhe do të lavdërohesh prej tij.
- Sepse pushtetari është shërbëtor i Perëndisë për të mirën tënde. Po nëse bën të keqen, frikësohu; sepse ai nuk e mban më kot thikën; sepse është shërbëtor i Perëndisë në zemërim, shpagimmarrës ndaj atij që kryen të keqen.
- Prandaj është e nevojshme të ulni kryet, jo vetëm për shkak të zemërimit, po edhe prej ndërgjegjes.
- Sepse për këtë paguani edhe taksa, se janë shërbëtorë Perëndie, që kujdesen për këtë.
- Jepuni pra të gjithëve detyrimet; atij që i keni detyrim taksën, taksën; atij që i keni detyrim tatimin, tatimin; atij që i keni detyrim frikën, frikën; atij që i keni detyrim nderin, nderin.
- Asnjeriu të mos i detyroheni asgjë, përveç se të doni njëri-tjetrin; sepse ai që do tjetrin, ka përmbushur ligjin.
- Sepse porositë: “Mos shkel kurorën, mos vrit, mos vidh, mos jep dëshmi të rreme, mos lakmo”, dhe çdo porosi tjetër, janë përmbledhur në këtë fjalë: “Të duash të afërmin tënd si veten tënde”.
- Dashuria nuk i bën keq të afërmit; dashuria pra është përmbushja e ligjit.
- Edhe këtë ju them, duke ditur kohën se tashmë është ora të zgjohemi nga gjumi; sepse tani shpëtimi ynë është më afër sesa kur besuam.
- Nata u thye dhe dita u afrua; le të hedhim pra, tej veprat e errësirës, dhe le të ngjeshim armët e dritës.
- Le të ecim hijshëm si ditën; jo në argëtime e dehje, jo në shtretër imoraliteti e ndyrësira, jo në grindje e smirë;
- po vishni Zotin Jisu Krisht, dhe mos bëni kujdes për mishin që t’i plotësoni lakmitë.